Rama: Korça, lokomotiva e rilindjes urbane

17 Qershor 2015, 16:39Politika TEMA

Korça është bërë realisht lokomotiva e rilindjes urbane.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama pasi inspektoi sot, disa nga kantieret e punëve për rivitalizimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e jetës sociale të qytetit.

Kryeministri vizitoi Parkun “Rinia” të qytetit, ku është duke u zbatuar projekti për rehabilitimin e tij dhe kthimin e tij në një hapësirë cilësore të jetës qytetare. Aktualisht po mbyllen punimet e ndriçimit të mureve dekorativë me tulla xhami, po vendosen stolat përgjatë shëtitores dhe është drejt përfundimit baseni i liqenit në pjesën fundore të parkut.

Korça, një qytet ku projektet konceptohen mbi një vizion europian dhe realizohen me cilësinë e lartë të ambicies së një komuniteti model në Shqipëri, ishte vlerësimi i Kryeministrit për punët e nisura në këtë qytet. Kjo rilindje e qytetit, që sipas Kryeministrit, po jep edhe shenjat e para të ringritjes ekonomike për bizneset familjare, do të shtrihet në gjithë bashkinë e re të Korçës.

“Besoj që s’ka nevojë për koment. Puna e Sotiraqit flet vetë, me shkëlqimin e këtyre projekteve. Korça është bërë realisht lokomotiva e Rilindjes urbane. Është vendi ku pa as më të voglin dyshim ka një transformim fantastik dhe këtë e tregon edhe fakti që fundjavat janë të mbushura me vizitorë.

Edhe nga pikëpamja ekonomike duken shenja të qarta të një hopi të rëndësishëm për ekonominë familjare, të mbajtur nga bizneset e qytetit.

Nuk ka diskutim që çka ka nisur këtu do të shtrihet në të gjithë bashkinë e re, ashtu sikundër të gjitha bashkitë e reja do të vazhdojnë në rrugën e rilindjes urbane, për t’i dhënë më në fund qytetarëve, familjeve, të gjitha moshave kudo ku jetojnë, mundësinë që të ndjehen pjesë e komunitetit, pjesë e qytetit, pavarësisht nëse jetojnë në qendër të qytetit apo në fshatin më të largët.

Tanimë, bashkitë janë njësi ekonomike urbane të integruara dhe për të lënë mbrapa 20 e kusur vite batërdi, rrumpallë, anarki, pluhur, baltë, idiotësi”,  u shpreh Kryeministri, i cili shoqërohej edhe nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe kryetari i bashkisë Sotiraq Filo.

Dy kantiere të tjera të rilindjes janë stadiumi i tenisit dhe ndërtimi i një terreni tjetër sportiv, të cilat Kryeministri i konsideroi të rëndësishme për rigjallërimin e jetën sociale të qytetit.

17 komente në “Rama: Korça, lokomotiva e rilindjes urbane”

  1. liza says:

    Rilindja urbane eshte nje premtim qe u dha edhe po mbahet ne nga kjo qeveri ne shume qytete te shqiperise. kto investime kane bere te mundur hapjen e shume vende te reja te punes qe ndikuan ne ekonomine e shume qytetarve tone!

    1. mario says:

      Ne 18 muaj korca rilindi sepse u vune ne pune projekte konkrete qe ndikuan ne rilindjen e korces duke e kthyer ne nje nga qytete me te bukur te shqiperise. Gjithashtu mbesjtetja qe po jep qeveria ne rilindjen e qendra urbane eshte shume e larte si nje nga hapat e pare te permisimit te jeteses se qytetarvfe!

      1. Objektivi says:

        Korca ka pesuar ndryshim te madh. Puna e bere nga Sotiraq Filo por edhe me ndihmen e pushtetit qendror jane per tu pershendetur. Edhe kesaj radhe Korca votebeson Sotiraqin per me shume investime. Ne vetem nje vit e gjysme me mbeshtetjen e qeverise qendrore eshte bere vertete shume.

    2. Rexhepi says:

      Transformimi i te gjitha qyteteve shqiptare eshte nje nga punet e mira te bera nga kjo qeveri. Korca eshte nje nga qytetet qe ka pesuar nje transformim real, ne qytet jane kryer nje sere investimesh. Kjo politike e ndjekur nga qeveria eshte pozitive per faktin se i jep qytetit pamjen e nje qyteti te vertete, qyteti modern dhe gjithashtu krijohen vende pune fale investimeve.

    3. Gimi says:

      Mund tme thuash mi zonj per cfar vendesh pune e ke fjalen apo per ate biznesmenin qe fitoj tenderin e i coji leket ne zvicer ….

  2. albi says:

    puna e bere nga z filo ne keto 4 vite per korcen eshte e madhe, ai e meriton te jete perseri ne krye te bashkise per te vazhduar akoma ne rrugen e rilindjes urbane per te vazhduar ne drejtimin e duhur dhe per tu dhene nje pergjigje te qarte atyre qe mendojne te kunderten

  3. Francesko says:

    Kryeminister je vertet i papare, ke plane super per Shqiperine e se ardhmes dhe rilindje e Korces, qytet me karakteristika te vecanta, nje nga te vetmet me aq larmirshmeri objektet dhe qendrash te vjetra te ruajtura me fanatizem nga qytetaret korcare. Pershendetje Korca.

  4. ZonaAlbania says:

    Korca eshte nje qytet model qe po transformohet ne “Parisin e vogel” ashtu sic e thote edhe Edi, ky eshte shembulli per te gjitha qendra kryesore te banuar dhe qytezat ne te gjithe Shqiperine, kapacitetet qe mund te beje qeveria jane shume te medha. Prandaj jam i lumtur qe kemi nje qeveri qe na vertet na do.

  5. aldi says:

    Ky esht nje lajm per tu pershendetur. Me vjen mire qe arkitektura urbane e korces po restaurohet,nje qyteti model si korca i duhet nje invetim i zgjedhur dhe dinjitoz. Projekte te tilla i kan munguar shqiperise dhe esht momenti me i mire te inkurajojme punime te tilla.

  6. geni says:

    korca po njeh zhvillim, ajo beson tek qeveria edi rama . dhe me perkrahjen e saj investimet jan rritur ne korce. prandaj jam i bindur se ne do shohim dhe do prekim akoma pune te mira nga edi rama dhe qeveria e tij. ne do shohim me shume sherbim, dhe nje te ardhme te sigurt. urime zoti kryeminister

  7. lokomotiv says:

    qyteti jugur i korces eshte nje nga qytetet me me shume zvhillim pas aplikmit te projekteve konkrete. korcs eshte nje shembull i sukseshem sesi nje qytet duhet te drejtohet dhe me ane te mbeshtetjes te qeverise qendore ky zhvillim te vazhdoj me ritem te larte!!

  8. FREDERIK74 says:

    BRAVO, BRAVO, BRAVo KOrca europiane, gjithmone kam dashur qe korca te behej nje qytet qe te kishte vemendje, tani kjo po behet realitet dhe mund ta them me plot gojen qe eshte qyteti me i banueshem ne Shqiperi. Te tjera qytete do behen jam i sigurt ?

    1. Elma says:

      Ne qytete qe eshte bere pune ka nje zhvillim i cili ofron dhe nje mundesi shume te mire per turizmin dhe e tille eshte dhe korca nje qytet me tradita dhe kulture ku eshte bere pune per ta kthyer ne nje qytet qe ofron sherbime per qytetaret.

  9. Medrit says:

    Korca esht qyteti me i bukur per mendimin ti,me punime te tilla jam i sigurt qe do te behet nje vend i denje per vizitore europian dhe te shpalose vlerat te verteta shqipetare. Bravo per iniciativen dhe vemendjen qe i kushtoni ketij qyteti te mrekullueshem

  10. Renata says:

    Korca eshte nje nga qytetet me te bukura qe ka vendi jone dhe kjo nuk eshte dicka rastesore por rezultat i punes qe eshte bere ne ate qytet i cili ka pasur administratore te cilet kane punuar per qytetin ndaj dhe ata do vazhdojne te zgjedhin njerezit e duhur ne drejtimin e qytetit.

  11. Gimi says:

    Kta e shkatruan shqiperin i rroft qe ndertuan dy bulevarde e na lan pa buk….

  12. bledi says:

    po nuk kane nevoje njerezit per kuvend o i marre.shqiptaret kane nevoje per mireqenie.po e varferon popullin cdo dite o mjeran.mendon se fitohen zgjedhjet me batuta e perralla qe tregon ti neper kuvendet e improvizuara.si ske turp e del e ben parada te tilla kur qytetaret jetojne ne skamje.po nuk eshte koha per fasada por per pune dhe vetem pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje