Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në mbylljen e fushatës elektorale në Mirditë, ku theksoi se në dy vjet qeveria, varfëroi qytetarët, mbylli mijëra vende pune, dyfishoi çmimin e energjisë.
“Qeveria për dy vite me radhë nuk punoi asnjë ditë, për t’ju a bërë jetën më të lehtë juve, por ju a bëri më të vështirë sepse shtoi e rriti barrën e taksave. Ju a bëri më të vështirë, sepse po i bën mirditorët të paguajnë dyfish çmimin e energjisë dhe dy herë më lart se rajoni, ju a bën më të vështirë sepse çdo ditë me kërbaç në dorë, me bllok gjobash në dorë nuk mendon punësimin e qytetarëve por burgosjen e tyre”, u shpreh Basha.
Sipas tij, bashkimi i qytetarëve e ka detyruar Edi Ramën të pranojë se ka shtuar varfërinë, mjerimin pasigurinë në këto dy vjet keqqeverisje por pavarësisht kësaj, ai nuk bëri dhe nuk po bën asgjë për të ndihmuar qytetarët. Propozimi i tij është dyfishimi i çmimit të ujit të pishëm.
“I ballafaquar me bashkimin më të madh popullor në sheshet e qyteteve tona, nga veriu në jug, Rama është detyruar ta pranojë se varfëria është rritur, se papunësia është shtuar, se çmimet dhe taksat janë rritur, se shqiptarët paguajnë më shumë, fitojnë më pak, jetojnë më keq.
Është detyruar se s’ka nga t’ia mbajë. E ka kuptuar se s’i ecën më as me shantazhe, as me sondazhe, as me kërcënime, as me presione,por nuk ofroi asnjë shpjegim se pse kur kishin dhe kanë gjithë pushtetin, pse nuk bëjnë diçka për t’ju ndihmuar”, theksoi Basha.
Ai theksoi se vota e bashkuar e qytetarëve me 21 qershor do të bëjë realitet ofertën e PD për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë, falje kamatvonesa mbështetje biznesit për hapje vendesh të reja pune.
“Harxhon gjithë kohën duke shpifur e duke thënë, opozita nuk i ul dot taksat, opozita nuk e ul dot çmimin e energjisë. E vërteta është se opozita parlamentare i çoi këto amendamente në Parlament dhe ky që i digjet barku për popullin i hodhi poshtë. Ne nuk i kishim kartonat, ti i ngrite kartonat kundër popullit por kur populli në 21 qershor të ngrejë kartonat për veten e tij, harroje se mund ta frenosh, bllokosh apo shpërfillësh vullnetin e tij sovran. Vota e popullit në 21 qershor do të të detyrojë, do të ulësh çmimin e energjisë dhe do të falësh kamatë-vonesat”, tha kreu demokrat.
ore kush te beson dhe te voton ty o njeri i deshtuar . o lider pa vizion. ti je turpi i ketij vendi. ti je me i paafti. askush sdo te jet ne drejtimin e gabuar, prandaj dhe ty ste voton kush. dil e prano se ke deshtuar ne tirane edhe tek SHQUP-i. keto zgjedhje jan me te lehta per te fituar me ty si lider
Vota e 21 qershorit eshte per te te thene ty dhe partise tende qe ne nuk besojme pallavrat tuaja aq me pak tani qe pas 4 vitesh ne bashki je shembulli i kryebashkiakut te deshtuar, pa vizion dhe pa perkushtim, ky eshte mesazhi qe ti ke dhene ne keto 4 vite.
Kur degjon keto deklaratat e bashes sikur nuk ishin keta para 2 vjeteshy ne pushetet dhe nuk bene asgje as per te ulur taksat as per ti mireadministruar ato por vetem sa rriten pabarazine dhe korrupsionin. Kur do japesh llogari per keto ti dhe partia jote?
Po vota e 21 qershorit do jete kundra politikes tuaj te perbaltjes edhe te perbuzjes qe keni 23 vjet qe ja jepni ktij populli. edhe kjo vote do deshmoje qe zgjedhja e qytetarve do jete per ato administrator qe do ti cojne qytetet ne drejtmin e duhur!
Zgjedhjet e 2015 jane per administrim e qyteteve qe ti ofrojne qytetarve me shume sherbime me shume shkolla cilsore me shume rruge qe te ecin ne drejtmin e duhur. ulja e cmimit te energjise nuk eshte ne kopetencat e bashkive. nuk ke faj ske nga ti dish se ne 4 vjet nje dite te vetme nuk je marre me punet e bashkise!
Epo ky eshte totalisht idiot. Jane zgjedhjet ku vleresohet puna qe eshte bere nga kryebashkiaket ne keto kater vite, konkretisht ju z. Basha keni kater vite qe drejtoni Tiranen mirpo nuk keni kryer as me te voglin investim. E kote tu shesesh moral qytetareve shqiptare, duhet te japesh llogari perpara qytetareve te Tiranes per premtimet boshe qe dhe ne vitin 2011.
Eja ne Tirane e bej ndonje pune per kryeqytetin se e ke lene ne meshire te fatit. Leri budallalleqet se nuk ke fytyre te flasesh ti per cmimin e energjise te pakten ju te Partise Demokratike. Ishte pikerisht Partia Demokratike ajo qe e dergoi ne kolaps sistemin energjitik. Informaliteti e humbjet ne rrjet ishin galopante gjate gjithe periudhes tete vjecare qe PD qeverisi vendin.
Shqiptaret po vuajne ende sot pasojat e keqqeverisjes se Partise Demokratike. Ne 8 vite vendi u zhyt ne rrumpalle nuk merte vesh i pari te dytin. Qeveria aktuale po ben te mundur mbylljen e gropave qe ka krijuar keqqeverisja e te djathtes, rruga qe po ndiqet eshte e duhura, nuk jemi ende aty ku duhet por e sigurt eshte se po progresojme.
Qeveria te vazhdoje reformat e nisura e ti dergoje ato deri ne fund. Vetem duke vazhduar reformat e ndermarra ne cdo sektor mund te progresojme. Te mos harrojme se ne cgjendje u dergua vendi gjate periudhes qe qeverisi PD-ja. Eshte bere shume, ka nevoje per shume me shume kjo eshte mese e vertete por duhet durim.
vota e 21 qershorit do jete nje dore e forte ndaj ketij pushteti te degraduar i cili po e shkaterron te ardhmen tone.shqiptaret po varferohen cdo dite.ne nuk kemi nevoje per fasada por per mireqenie.dhe mirqenia nuk vjen duke ngrit taksa duke rrit cmim energjie.duke rrit cmimet e artikujve ushqimore.jemi ne nje udhe pa krye.
basha nuk voton njeri shpifjet e tua o lider maskara. turp dhe mjer per ata qe te kan ty lider. ne nuk e duam kete gje. ne duam me shume sherbim dhe mireqenie. ti i do votata per ti kthyer kundra qeverise. prandaj ne jemi ne rrugen e duhur per ta cuar shqiperin ne drejtimin e duhur. te gjitha votat do te te perplasen ne fytyr per deshtimin qe pate ne tirane
deri tani kulzim basha thonte se duke votuar partine demokratike do nej te munder qe pas ardhjes ne pushtet te ulin cmimet. tani thote qe vota do bej te mundur qe qeveria ti ule cmimet..pra kush e ul e kush e ngren ne kete histori? bahskiaket e pd apo qeveria qendrore? eshte bere per tu ardhur keq ky ktu..
pune dhe dinjitet ja cfare iu shqiptarve.papunesia ka arrit kulmin.nga 13% qe ishte ne periudhen e qeverisjes se djathe brenda 1 viti ka arrit ne 18%.ku i kane vendet e punes .ku eshte mireqenia.njerezit po vuajne ne mjerim.mireqenia rritet vetem per politikanet tane ne krye te kesaj qeverie te korruptuar.me voten popullore shqiptaret duhet te tregojne se jane akoma te fuqishem per te ndryshuar dicka per te ardhmen e tyre.
basha do qaj gjithe naten per humbjen ne keto zgjedhje. ai e di qe nuk e beson njeri. ai e di qe e kan braktisur. tani gjen berishen per gjet ngushellime, saliu eshte per vete ne hall te madh se ka rrjedhur , dhe ka ikur per lesh. prandaj bej nje gje te mire e mos shpif me , se je bere i padurueshem
basha vazhdon politiken e mashtrimeve, energjia ishte nje problem ne kohen e qeverise tuaj pasi cmimi qe faturohej ishte me i larte per familjet e qe nuk konsumonin shume energji te paken tani eshte vendosur nje rregul dhe cdo familje paguan aq sa harxhon, sa i perket energjise kretari basha po spekulon se tepermi pasi po premton uljen e cmimit ne qytete te ndryshme duke mashtruar qytetaret pasi energjia eshte nje kompetence e qeverise dhe nuk eshte ne dore te kandidateve te bashkise
partia demokratike me aleatet e saj kane nje program shume konkret per te permiresuar jeten e qytetarve anembane vendit.eshte nje program i taksave te ulta.program punesimi i cili do te rriste ndjeshem vendet e punes.nje program ku ne qender vendoset qytetari dhe jo politikanet e korruptuar te cilet punojne vetem per interesat e tyre sic ndodh ne kampin socialist ku kjo qeveri po zhvat parate e popullit dhe po i con qytetaret shqiptare drejt kolapsit ekonomik e social.
ne dy vite qeveria rama deshmoi se ka aftesine per ta udhehequr vendin ne drejtimin e duhur dhe se ka vullnetin per te bere shume me teper projekete dhe investime aq sa qeverise berisha nuk i mjaftuan tete vite per te bere as minimumin e atyre qe realizoi qeveria ne dy vjet e gjysem, qytetaret jane te ndergjegjshem per ndryshimin e madh dhe permiresimin e ndjeshem ne shume fusha te jetes
njerzit nuk i harrojn 8 vitet e kaluara ku ekonomia hyri ne gremine dhe papunesia e varferia kaploi vendin. Njerzit nuk harrojn kollaj policine arrogante dhe te korruptuar ku vetem siguri qe nuk reflektonin. Ndoshta njerzit ishin mesuar me nje tolerance te pafalshme te mospagimit te dritave por qe ishte ne dem te tyre dhe fajin per kte e ka ajo qeveri qe lakmonte ate lloj papergjegjshmerie te pafalshme. Pavarshisht ketyre njerzit nuk mund ti bindesh te mosh besojn se jan ne rrugen e duhur dhe qe ky vend do te behet me mire, dhe qe ka filluar te ndryshoje, keta nuk mund ti heqin shpresen njerzeve pavarsisht genjeshtrave dhe mashtimeve qe kultivojn