Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ftoi sot të rinjve që votojnë për herë të parë, që në 21 qershor ta përdorin me zgjuarsi forcën e votës dhe të votojnë drejtimin e duhur. Në takimin e zhvilluar në oborrin e selisë së Partisë Socialiste me votuesit për herë të parë, kandidati i majtë tha se përmes votës secili prej nesh ka e në dorë ta zgjojë nga gjumi 4 vjeçar Bashkinë e Tiranës.
“Kur njerëzit po përmendin një bashki që ka kaq kohë që fle gjumë, një elefant të madh përtac që fle gjumë, ka vetëm një mënyrë sesi mund të zgjohet. 1 milionë të rinj që bëhen bashkë në një qytet me 1 milion banorë dhe që e zgjojnë nga gjumi këtë elefant përtac. Unë besoj se kjo është fabula më e bukur e asaj që duam të bëjmë”, u tha Veliaj të rinjve. Ai solli në vëmendje se së bashku me shumë vullnetarë të rinj, ekipi i tij arriti të dokumentonte çdo problematikë të Tiranës. Kandidati i majtë theksoi në këtë fushatë u prekën gjërat konkrete me të cilat merret bashkia, me ndriçimin e qytetit, pastrimin e tij, ngrohjen e kopshteve dhe shkollave, shtrimin e rrugëve, standardet dhe higjienën në tregjet tona.
“Për herë të parë, në vend që të kishim një program dhe të bënim premtime për tramvajin dhe qilima fluturues, vendosëm të hartonim 24 programe për secilën njësi, sepse unë besoj se në fund të ditës njerëzve u intereson jeta e tyre, lagja e tyre, hallet e tyre”, theksoi Veliaj. Nga ana tjetër, ai tha se kundërshtarët nxorrën disa të rinj që të sajojnë dhe të shpifin për situata që nuk ekzistojnë. Ndaj, Veliaj theksoi se duke fituar bindshëm më 21 qershor do të zhduket edhe kultura që të rinjtë ndërsehen mes tyre për të larë hesapet e disa pleqve të politikës.
Më tej, Veliaj u tha të rinjve se për herë të parë do të shkojnë më datën 21 qershor për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes së Republikës së Shqipërisë. “Atë ditë jemi të gjithë barabartë dhe të gjithë kemi një votë, vetëm një votë. Ndaj dhe unë dua t’ju inkurajoj që këtë forcë ta përdorni me zgjuarsi. Qyteti ynë, Republika jonë, në një farë mënyre është si një grupim aksionerësh. Bashkia e re e Tiranës ka 1 milionë aksionarë, të gjithë banorët kanë aksionet e tyre dhe si një bord aksionerësh, secili me votën e vet, vendos drejtimin që kjo sipërmarrje do të ndërmarrë më datën 21 qershor”, tha ai.
Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës u rrëfeu të rinjve se votën e tij të parë në vitin 2000 e ka hedhur për Edi Ramën. Ai tha se në një farë mënyre edhe vota e tij bëri një diferencë për Tiranën e viteve 2000. “Arsyeja pse e mbaj mend është se vota ime vlejti për të sjellë atë ndryshim në Tiranë. Nëse kam një inkurajim për t’ju dhënë është që ta bëni votën të vlejë. Në këtë mbledhje të aksionerëve të Tiranës, ku ftoheni të merrni pjesë për herë të parë, siguroheni që jepni peshën tuaj, jepni vlerësimin tuaj, jepni mendimin tuaj, për të thënë si e doni drejtimin e ri të Tiranës”, deklaroi Veliaj.
Një tjetër arsye, që sipas kandidatit të majtë, vota ka shumë vlerë është edhe ajo çfarë ndodhi në vitin 2011. “Ne fituam me 10 vota. Secili prej nesh ishte një nga ato 10 votat e fundit. Unë besoj se për katër ditë kemi një shans fantastik që edhe të vendosim drejtësi për ato 10 vota që transformuan vullnetin e qytetarëve. Nëse dikush ka dyshim dhe thotë a vlen realisht vota ime, ajo që ndodhi në 2011 është përgjigja më e saktë. Vlen sepse një votë bën diferencën”, tha Veliaj.
Ai deklaroi se në 21 qershor të rinjtë kanë mundësi të mabjnë një qëndrim për premtimet që nuk u mb
Ne qofte se e degjon zerin e qytetareve sic thua Erjon, atehere terhiqu nga gara sepse qytetaret zgjodhen Majkon dhe Klosin kurse ti ishe i fundit. Kur ti nuk e degjon zerin e qytetareve per kete gje , si do e degjosh neser. Boll me mashtrime degjo qytetaret dhe zbrit nga zverku i partise socialiste. Po ja pini gjakun PS si shushunja. Jeni pa vota vete dhe sjeni as socialiste po e shfrytezoni PS per qellime vetjake. Boll.
erioni eshte kryetari i ardhshem i bashkise sepse eshte i zgjedhur nga gjite koalicioni i ASHE-se, per tu dhene zgjedhjen me te mire qytetareve te tiranes dhe per te larguar dembelet nga bashkia qe kane 4 vjet qe rrine kot pa bere asnje investim per qytetin duke harruar se perse ka marre votat 4 vite me pare
lulzim basha para zgjedhjeve lokale u shfaq tek qytetaret e tiranes si nje mesia i cili do rivitalizonte gjoja qytetin..as ne ate kohe qytetaret e tiranes nnuk i beuan atij dhe ishte nderhyrja e sali berishes ajo qe beri te mundur qe ai te behen kryebashkiut. pas kater viteve gjym te thelle ai do cohet nga gjymi nga vota popullore!
o velo po ti mendon se do ta kesh te lehte te manipulosh opinionin publik per te te votuar ty?po per cfare arsye duhet te te votojna ata ty.cfare ke bere per ta asgje.partiaa demokratike me ne krye kandidatin zotin halim kosova ,ne tirane do te riktheje dinjitetin e ketij qyteti i cili vuan pasojat e nje keqqeverisje ne te shkuaren nga dora e edvinit me shoke.zoti kosova je zgjedhja e duhur per tiranen.
Sipas kesaj qe thote ky , i bie qe pleqte ti “internoje” jashte Tiranes…
Nje elefant pertac nuk duhet zgjuar nga gjumi nuk i duhet lene asgje per te bere kur ka te tjere qe dine ta bejne shume me mire
Po te rinjte e kane te qarte voten e tyre qe normalisht do te shkojn per EV . ata i kane syte e hapur qe per te rinjte askush me shume se erioni nuk eshte mare dhe ka bere gjera konkrete, ca jane keta te tjeret qe flasin per te rinjte i kane me te degjuar dhe flasin kot sa kerkojne voten. une personalisht votoj per here te pare dhe vota ime shkon ne drejtimin e duhur, per tiranen e zgjuar , per Erion Veliaj.
te gjithe votuesit per here te pare duke pare para syve te tyre dy modele te ndryshme e kane shume te kollajt me bo nje zgjedhje. nga njera ane eshte nje elefant i pergjymur i cili barren e peshes se tij do e lej prapa tij per kryebashkiun e ardhsem te punes, erion veliaj!
po ka me shume se sa te drejte , te rinjte jane e tashmja jane ata qe duhet te marrin frenat ne dore dhe qe te tregojne qe mund te vendosin qe jane ata qe mund ti marrin frenat ne dore dhe te mund ta kthejme te gjithe se bashku ne drejtimin e duhur
deri me tani e ka ndjekur me vemendje garen e dy kandidatve dhe me gjithe respektin per halim kosovene vetmja gje qe ka treguar kane qene barsaletat dhe fakti qe e ka sekret, por ne fakt ajo qe tirana ka nevoje eshte nje person energjik dhe me deshire te mire per te bere pune te mira. gje qe veliaj e ka treguar me se miri deri tani.
Luli fjeti 4 vjet dhe do vazhdoj te fleje mbi hallet e popullit. Ai nuk eshte per kete pune dhe pike. Nuk drejton dot nje bashki,imagjino pastaj nje Shqiperi te gjithe.
Vota jone vlen vetem nese votojme per ty Erion. Ne te kundert vota jone do shkoi dem per nje kandidat qe ashtu sic edhe paraardhesi,nuk do bej gje tjeter vec do fleje gjume. Nuk e duam nje kandidat te tille,nuk dua qe vota jone te mos vleje. Voto 6!
Vota jone do shkoj ne drejtimin e duhur,ashtu sic edhe Shqiperia ne 18 muajte e fundit. Vendi yne ka nevoje per njerez me vizionin tend Erion dhe me energjine qe ti tregon. Kam besimin se do besh te njejten pune te mire me bashkine ashtu sic edhe me ministrine dikur.
Per fat te keq TIRANA ka kater vite pa kryetar Bashkie, de fakto. Lulzim Basha premtoi shume per qytetin por nuk realizoi thuajse asgje, asgje. Nga Trami te kartat e studentit, nga krijimi i hapsirave te gjelberta te hapja e qendrave rinore, nga hipotekat te mosdhenia e lejeve te ndertitmit, keto ishin disa nga premtimet e Lulzim Bashes por qe asnjeren nuk e realizoi.
Me 21 qershor e gjithe rinia dhe e gjithe Tirana do caktojne me vote drejtuesin e ri te qytetit, Erion Veliajn. Ne nje qytet ku per kater vite nuk eshte bere asgje vec krimit mjedisor ka nevoje per shume pune. Shpresojme shume qe Erioni do u riktheje Tiranen e munguar qytetareve.
Ne drejtim te qytetit ndodhet nje pertac i quajtur Lulzim Basha, i cili qe me marrjen e postit te kryebashkiakut ka rene ne letargji totale. Z. Veliaj ka bere shume mire ne vetem nje vit e gjysme drejtim te ministrise se Mireqenies, mjaft te punoje me aq deshire dhe Tirana mund te transformohet totalisht e te kthehet ne sherbim te qytetareve te saj.
Luli ishte ne gjume letargjik. Nuk ka force ne bote qe e zgjon nje njeri si puna e tij. Vetem vota jone do e zgjoje dhe do e beje te kuptoje se eshte nje humbes i lindur i cili do mendoje vetem per xhepin e vet dhe per asgje tjeter.
Patjeter qe je fitues i padiskutueshem. tiran di=uhet te zgjoeht bol fjeti e shkaterrua per kater vite . kater vite nje tirane e keqtrajtuar , nje tirane qe lengon. basha ka qene thjesht nje lider pa vizon nje pertac qe as qe i interesonte ky qytet. e me kandidatin e rradhes Kosova , pertej te qenit i derguari i zotit ne toke e si njeri qe di te mbaje mire sekrete nuk di et bej gje tjter.
rinia kryeqytetase eshte e revoltuar! ajo eshte revoltuar sepse lulzim basha asnjehere nuk realizoj asnje nga premptimet e veta per ata dhe tani ai i jep atyre nje kandidat i cili eshte i pershtatshem vetem per te treguar peralla femijeve 5 vjec. tani eshte koha per energji te re, energji postive, qe vetem erioni mund te garantoj!
Ai prezantohet si elefant ne premtime dhe punon si breshk ne realitet ndaj dhe sot eshte e qarte jo vetem per te rinjt se vota e tyre duhet te shkoje per punen dhe jo per premtimet false te breshkave te saliut ne cdo qytet te vendit.
Luli te arrestohet per korrupsionin qe ka bere ne Rrugen e Kombit pastaj folim