Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një apel nga Devolli të gjithë demokratëve që ta shikojnë me kujdes 21 Qershorin dhe votën që do të hedhin.
“Më 21 Qershor shqiptarët do të votojnë për komunitetin, për rrugët, për shkollat, për kopshtet, për infrastrukturën dhe nuk do të votojnë për të mbajtur me gajret trupën e cirkut në SHQUP apo shkopin e flamurit të SHQUP-it.
Ndaj i drejtohem të gjithë demokratëve që në 21 Qershor të votojnë për rilindjen e qyteteve, të votojnë për shndërrimin e qyteteve në qendra të zhvilluara dhe jo të mbajnë me gajret SHQUP-in.
Një votë në drejtimin e duhur do të zgjojë nga gjumi edhe Partinë Demokratike.
Ne na duhet një opozitë në drejtimin e duhur dhe jo një opozitë pa drejtim. Ne na duhet një opozitë që të ushtrojë presion ndaj Qeverisë, dhe jo sherrnaja dhe shpifje“, theksoi Rama.
Në vijim Kreu i Qeverisë ka ironizuar kandidatët e PD në disa bashki të vendit, kur u shpreh se ato janë ose borizanë ose kandidatë që kanë mbaruar shkollën e lartë, por s’kanë filloren.
“Shkova në Sarandë dhe pyeta ore ca është ky kandidati i PD dhe njerëzit mu përgjigjën borizan. Si borizan i thashë? Po ja i bie borisë gjithë ditën.
Shkova në Krujë dhe pyeta për kandidatin e PD dhe më thanë ka shkollën e lartë, por s’ka filloren“, theksoi Rama.
Por një batutë kreu i qeverisë e ka drejtuar edhe për kryetarin e PD-së.
“Vijnë në Devoll dhe pyesin si e ka emrin ky kandidati ynë këtu dhe nuk thonë asnjë gjë tjetër. Ndaj unë sot po pyes ore kush është kryetari i PD-së Saliu apo Luli“, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se më 21 Qershor shqiptarët do t’i japin fund edhe copëzimit të territorit dhe projekteve të zhvillimit, ndërsa nuk nguroi të akuzonte kryetarët e komunacve dhe disa bashkive se kanë shpërdoruar pushtetin dhe fondet duke i lënë komunitetet në varfëri të plotë.
“Ishim në Korcë dhe pamë ndryshimet, vijmë këtu dhe shikojmë një gjë krejt tjetër, një shesh që ka shkuar në drejtimin e paditur.
Ndaj më 21 Qershor votoni për rilindjen e Devollit, për rilindjen e infrastrukturës dhe gjithckaje që ka të bëjë me përmirësimin e kushteve të jetesës”, tha Rama.
kandidatet e pd jan ata qe vetem mashtrojne nga mengjesi ne darke. jan ata qe cdo dite thone duam debat dhe pasatj nuk vin vet ne debat. gjithe zonat ku ka qen pd kan ngelur mbrapa. tashme me keta kandidat luli vetem sa tregon qe do vazhdoji njesoj nese fiton pushtet. kete gje qytetaret e shqiperise nuk do ja japin mundesine
devolli do votoi drejtimin e duhur si e gjithe shqiperia. nese mendon njeri se kandidatet e shqupit do bejne ndonje gje per qytetaret e kan shume gabim. ushtar e saliut as frym nuk marrin pa leje nga shqupi. kjo eshte e verteta e nje partie qe vazhdon te mbahet peng nga saliu. kjo eshte partia qe vetem shpif kur ska program. drejtimi i duhur eshte vetem me kandidatet e kesaj mazhorance qe po zbaton ligjin dhe qe po ngre ekonomine
Partia demokratike ka nevoje te refrormohet dhe te sjelle njerez te rinj ne ate parti se ata qe deri dje shkaterruan vendin nuk mund te na tregojne sot se cdo benin per ne po te ishin ne qeveri se e kishin ate mudesi dhe e shperdoruan me qellim qe te perfitonin me pushetetin dhe duke futur vendin ne rrugen e rrenimit.
pd-ja eshte katandis ne ca kandidate qe ne CV-ne e tyre kane si aftesi edhe perdorien e internet explorer, e si mund te votohet nje kandidt i tille qe se ka idene se cfare eshte internet explorer, jo me te drejtoje nje bashki. Prandaj ne 21 qershor jo vetem te mahtet por edhe te djathtet e devollit do votojne drejtimin e duhur per ta cuar devollin ne drejtimin e duhur
trupa e cirkut pas nje periudhe jo shume positive tashme ka nje komponent shume te rendesishem ne organiken e vet per te arritur suksese. ky komponent eshte partia demokratike e cila e ben rolin e komedianit shume mire ndersa rolin e polik-berjes shume keq!
ky mesazh i kryeministrit edi rames jepet ne nje zona me se te persthatshme pasi kandidati i partise demokratike ne ate zone ka vendosur te kandidoj nje person i cili vetem biznes privat mund te drejtoj dhe jo bashki..kjo parti eshte bere tamam nje cirk i trisht..
Basha dhe e djathta e duan pushtetin dhe administrimin e qyeteteve per interesa pesonale dhe jo per ti sherbyer qytetareve, ata nuk mund te ofrojne asgje per ne per aq kohe sa nuk kane programe dhe nuk kane njerezit e duhur per te bere punen. ky eshte mendimi im per ate parti.
Shqiptaret votebesojne kandidatet e Aleances per Shqiperine Europiane me qellim qe reformat e nisura nga qeveria te vazhdohen me tej e te dergohen deri ne fund. Shqiptaret nuk harrojne se ne cfare gjendje e katandisen vendin te djathtet per tete vite rresht. Vetem nepermjet reformave mund te progresojme e te zhvillohemi.
Po e braktisin te gjithe partibe demokratike, nuk do ju ngelet me askush pervec lulit dhe grrridesss….me 21 qershor e gjithe shqiperia voton per partine socialiste, drejtimi i duhur po na pret…
Vazhdoni punen e nisur z. Rama, populli mbeshtet rrugen e ndjekur nga qeveria. Jemi te ndergjegjshem qe reformat duan kohen e tyre mirpo do japin efekt pozitiv. Vendi u mor ne nje situate aspak te mire ku cdo sektor ishte ne prag kolapsi. Sistemi energjitik ishte ne prag kolapsi, korrupsioni ne maksimum, ndertime pa kriter kudo, taksa qe nuk mblidheshin. Na duhet shume pune.
partia demokratike per zgjedhjet e 21 qershorit venndosi te kandidoj nje person per bahskine e devollit i cili si aftesi me te zvhilluar ka perdorimin e mire te internet explorer!! prandaj edhe qytetaret e shqiperise nuk kane ndermend te votojn nje parti e cila ben shfaqje te keq cirku!
ne 21 qershor qytetaret e devollit do votojne masivisht kandidatin e ASHE-se per te pasur nje kryebashkiak qe mendon per popullin dhe qe do e coje ne drejtimin e duhur bashkine, nuk mund te vazhdohet memepolitiken e mashtrimit dhe shantazheve te pd-se qe skane asgje per tu ofruar qytetareve
O albi Devolli nuk eshte qytet o te marte e mira,Devoll quhet zona njejt si Mallakaster,Kolonje etj.
Sa per kandidatin e bashkise (ben doracin) ke te drejte,ai mendon per popullin,ka menduar gjithnje per te,qe ne kohen kur trafikonte refugjate (emigrante) deri ne kohen kur u ngrit ne grade dhe u be trafikant hashashi. Boll se late nam,mendon per popullin thote.
ky mesazh i kryeministrit edi rama eshte shume i rendesishmem pasi qytetaret nuk duhet te genjehen nga dokrat qe partia demokratike thote mbi ulje taksash dhe ritje rrogash dhe pencionesh. e vetmja rruge qe qytetaret shqiptar do te zgjedhin eshte ajo e partise socialiste!
Qytetaret e Devollit me 21 qershor votojne per partine socialiste, per drejtimin e duhur, ka ardhur koha te jemi ne krah me njerez qe e duan punen, me njerez te duhur perparohet se bashku… 1 2 3 votojme 23…