Partia Demokratike ka mbyllur fushatën për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit për Bashkitë e Fierit dhe Vlorës, ku kandidojnë Enkelejd Alibeaj dhe Genci Deromemaj.
Në qytetin e Fierit, Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ftoi të gjithë qytetarët që më 21 qershorë të votojnë, Enkelejd Alibeaj si alternative më e mirë që ata kanë.
Sipas tij, Alibeaj por edhe të gjithë kanidatët e tjerë të PD-së do të punojnë për zgjidhjen e halleve të qytetarëve në të gjithë shqipërinë, duke thënë se vota për PD-në do të çelë një sipar të ri në demokracinë shqiptare.
Ai tha se më 21 qershor të vendosin për kandidatin më të mirë sepse pas mbarimit të zgjedhjeve, politikanët shkojnë nëpër vila luksoze, duke parë veten në televizor dhe duke fjetur mbi dyshekë plot me lekë.
“Dyshja Rama- Meta tjetër gjë premtuan dhe tjetër gjë bënë. Premtuan 300 vende pune, por nuk hapën asnjë, por përkundrazi mbyllën me kërbaç vendet e punës. Rritën taksat, por edhe nuk ulën borxhin siç premtuan. Ata e rritën borxhin.
Subashi nuk është këtu për të përfaqësuar fierakët, të rinjtë e fierit, ortodoksët, myslimanët, por vetëm oligarkinë. Ai nuk vjen t’ju jape, por vjen tu marë fjerakëve e të ndajë në Tiranë me padronët e tij.
Zotimi për të mos i rritur, por për ti ulur taksat është ajo që ne duan. Kandidatët tanë janë të duhurit.
Kur mitingjet mbyllen politikanët hypin nëpër benca dhe shkojnë nëpër vila luksoze dhe flene në dyshekë plot me lekë dhe shohin veten e tyre nëpër televizione.
Ndaj shikoni njeriun. Vetëm kandidatët tanë nuk kanë padronë tjetër përveç qytetarëve të fierit. Unë u jap fjalën që me votën tuaj për PD ju do të çelni një siparë të ri në demokracinë tonë.
Me votën tuaj do e ulim çmimin e energjisë e do falim kamatvonesat, do heqim tvsh e do hapim vënde të reja pune. Ky është zotimi ynë.
E konsiderojnë fierin një sarbatorë dhe jo një qytet. Ky është poshtërim dhe fieri nuk e pranon. Për këtë fiery do i përgjigjet me votë më 21 qershorë”, tha Basha.
Ndërsa, kandidati i djathtë për bashkinë e Fierit, Enkelejd Alibeaj tha se tashmë ka ardhur moment që në këtë qytet të kthehet dinjiteti i munguar ndër vite, të kthehe dinjiteti i çdo qytetari.
Sipas tij, në të gjitha zonat e Fierit, në dy muajt e fushatës së tij ka parë vetëm mjerim, varfëri e skamje, që sipas tij është shkaktuar nga mungesa e vëmendjes nga pushteti lokal. Më tej ai tha se gjëja e parë që do të bëjë në qytetin e fierit është ulja e taksave për biznesin si mundësia më e mirë për të rritur punësimin.
“Në këto dy muaj prek dhe ndjeva dhimbjen e këtyre njerëzve. Fieri i sotëm nuk është ai që qytetarët meritojnë. Fieri dhe fierakët kërkojnë me etje një zgjidhje emergjente.
Kjo fushatë më dha mundësinë të takoja shumë prej jush, pashë dhe dëgjova shqetësimet, varfërimë, skamjen dhe mjerimin tuaj. Nuk është ky realiteti që ky qytet meriton. Ky qytet plot me intelektualë e me arsimdashës meriton shumë më shumë.
Sot kemi një mission historik për të sotmen dhe të ardhmen. Kemi misionin për të bërë ndryshimin e madh. Misioni i cili fillon sot dhe do të vazhdojë për 4 vitet e ardhshme. E nisa këtë fushatë si përfaqësues i PD-së.
Gjendja e keqe, mjerimi dhe skamja që mbizotëron në këtë qytet ta ndjej veten si përfaqësues i këtij qyteti, me apo pa parti. Dhe të gjithë sëbashku do bëjmë ndryshimin e madh më 21 qershorë. Kjo është një kërkesë që e keni shprehur kudo, në shkëlqimin e syve tuaj dhe në pjesmarrjen tuaj. Sëbashku do i japim zgjidhje çështjeve më delikate të këtij qyteti”, tha Alibeaj.
Si ore burre e paske pare keto dy muaj te fushates ti skamjen e popullit tend.E po mire thone qe ti ke fjet jo 4 po tet vjet.ne fakt jo ske fjet po ke vjedh ke vrar.Ato dy gishterinjt qe ja ngrinit popullit ne emer te demokracis ja nxorret syte.Mire bete dhe beni se keni akoma popull qe u vjen nga pas si dele juve fares me te poshter.
Si ore burre e paske pare keto dy muaj te fushates ti skamjen e popullit tend.E po mire thone qe ti ke fjet jo 4 po tet vjet.ne fakt jo ske fjet po ke vjedh ke vrar.Ato dy gishterinjt qe ja ngrinit popullit ne emer te demokracis ja nxorret syte.Mire bete dhe beni se keni akoma popull qe u vjen nga pas si dele juve fares me te poshter.