Aleanca për Shqipërinë Europiane ka mbyllur fushatën për Bashkinë e Pogradecit me një miting ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Për bashkinë e qytetit kandidon nën siglat e ASHE Diana Mile, e cila i është propozuar koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste, nga forca e dytë më e madhe në këtë koalicion, Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kryeministri Edi Rama u shpreh në fjalën e tij se, nuk ka nevojë të thuhen shumë gjëra në Pogradec, pasi e gjithë kjo zonë që përfshin bashkinë e Pogradecit është një zonë që kurrë nuk e ka humbur drejtimin dhe që gjithmonë ka qenë besimplotë për të majtën shqiptare dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane”.
Duke folur për kandidatin e PD-së, Eduard Kapri, kryeministri Rama u shpreh se, “pasi ishte tek PSD, më pas nuk arriti të merrte firmën e LSI, tashmë kandidati i PD nxjerr celularin sikur ka marrë mesazhe nga unë. Po ç’janë këta? Iki në Sarandë, pyes çfarë pune bën ky kandiati i PD, më thonë borizanë. Iki në Krujë, çfarë shkolle ka ky kandiati i PD pyes, më thonë shkollë të lartë, por pa fillore”.
“Fushta e PD është e turpshme sepse flet për gjëra që janë pa lidhje fare e 21 qershorin. Ju thonë jepni votën për PD në 21 qershor se në 22 qershor do keni pensione si në Europë. Në 22 qershor do keni drita pothuajse lirë, naftën do ta merrni më lirë se lëngu i portokallit. Dhe Sudja të ishte në krye të PD do të bënte më mirë fushatën”, tha Rama.
“Fushata jonë ka lidhje me bashkinë. Transporti ka lidhje me bashkinë, mbarëvajtja e bznesit është e lidhur me bashkinë, mjediset sportive, shkollat, mbledhja e mbeturinave janë të lidhura me bashkinë, qëndrat e të moshuarve. Prandaj zgjedhja që duhet të bëjë një familje është të shohë se cili është drejtimi i duhur. Vota është letra me me shumë vlerë që ka një njeri në demokraci”, tha Rama.
“Duhet investuar besimi maksimal tek Diana Mile dhe tek ASHE, aq më tepër që zgjedhja nuk është vetëm mes një kandidati të ASHE dhe një të PD, por është mes një pelivani dhe një gruaje që ka treguar se di ta shohë qytetin me sytë e të ardhmes, një njeriu që ka treguar se di të jetë për ju dhe me ju”, tha Rama.
Duke iu drejtuar grave, kreu i qeverisë u shpreh se, “21 qershori është dita kur çdo grua duhet të dalë nga shtëpia të marrë dhe një shoqe dhe të vulosë me dorën e saj vendimin e madh emancipues që kanë marrë PS dhe LSI, jo si si dy parti, por si një fuqi e vetmë e madhe drejtuese e këtij koalicioni, për të barazuar gratë dhe burrat në këshillat bashkiakë”.
Ndërsa kandiatja e ASHE për bashkinë e Pogradecit, Diana Mile, u shpreh se, ka plan konkret për çdo zonë të bashkisë së madhe të Pogradecit.
“Unë i njoh kërkesat tuaja dhe për këtë arsye kam hartuar një plan konkret me specifika për çdo zonë të caktuara. Për këtë arsye presim vetëm zgjedhjet e 21 qershorit që të mund të realizojmë planet tona”, tha Mile.
Mbasi mbaruat se sqaruari per ata te PD-se
Filluat te sqaroje per intelektualet e Rilindjes.
Edhe pysnin njerzit Kryerilindasin.
Na thuaj dicka per ate te Kavajes?
Eshte Rilindas I vertet desh ka vrare dy a tre vete ,sqaron udheheqesi i zgjuar.
Po Erioni cfare arsimi ka pysnin “injorantet”pa shkolle.
Ka marr dipllomen nga shoqata “mashtrues pa kufi” sqaron udheheqesi I zgjuar I cili I nuhat nga 50 km larg injorantet e djathte po ata te majtit edhe me brire te jen mjafton tu veshi fanellen e Rilindjoteve dhe behen te shkelqyer
Do ta shikosh ne 22 Qershor borizanin e Sarandes do tku fut borine ne bythe ti dhe Koqedhimes
Kryeminister tallkarist..Nuk le njeri pa e injoruar perfshi edhe te birin qe I mohoi babain, te jatin qe e beri me turp per se gjalli dhe vdekuri, te jemen, grate qe ka pasur rreth vehtes, bashkepuntore e bashkepuntore, minister e ministresha, shoket e shoqeve dhe shoqet e shokeve,te huaj dhe vendas, prift dhe hoxhe, plake dhe femije, pa dallim feje,krahine dhe ideje, ketij po I dole perpara ky tall ka..rin. Kjo eshte zgjidhje qe ofron ky per popullin..gallate pa kufi. Te shohim cfare do te thote ne Elbasan ne krah te Don Corleones.
Po vete Edi cfare edukimi ka marre,do te pyeste dikush nga mitingu.
Mesues vizatimi,do punonte, nese i ati nuk do ishte deputet i Partise se Vetme.
Me sakte, mesues vizatimesh nudo, ku vetja te duket si ai ne pasqyren me bojna bojna!
Sa akademike, sa shkencetare apo shkrimtare ka Edi ne qeverine apo grupin parkamentar, qe ka nge ti bej vrejtje kanidadeve lokake te opozites?!
Apo nga qe iu be kurban atij ngritesit te peshave te Lalesit?!
Ore i pabese kush ishte ai ne Oxford, qe doli para nga borizana, or gangster ske faj ti o plak buke shkel je dhe do mbetesh