Partia Socialdemokrate ka mbajtur mitingun përmbyllës të fushatës dje në Tiranë duke shënuar kështu dhe daljen e parë vetëm në zgjedhje pa aleatin e saj kryesor, PS-në. Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi në fjalën e tij u tregua kritik e i ashpër ndaj qeverisë së majtë duke i kujtuar Edi Ramës premtimin e pombajtur për ndëshkimin e autorëve të vrasjeve të 21 Janarit, Gërdecit dhe korrupsionit për të cilin akuzohej mazhoranca e djeshme.
“Luftimi i korrupsionit dhe mosndëshkimi i përgjegjësve kryesorë të 21 janarit, Gërdecit dhe dhjetra aferave korruptive nuk është çështje kohe, por çështje implikimi dhe kurajoje. Pas dy viteve na doli se asnjë ishpushtetar nuk është i korruptuar, se milionat në Kesh, naftë, rrugë dhe dogana na i kanë marrë persona të paidentifikuar. Kërkuan 6 muaj në Kuvend për të gjetur deputetë të implikuar dhe së fundmi e gjetën një në Këlcyrë, kandidatin për bashkinë”, tha ai.
Ai tha se aleancat janë kthyer në marrëveshje përfitimi.
“Majtas e djathtas tani janë kthyer më shumë në demagogji se moralitet sepse tani është kthyer në modë që shumë parti kalojnë nga një krah në tjetrin, por në çdo rast një pikë të programit nuk e ndryshojnë kurrë, atë të përfitimit dhe korrupsionit. Pra, ndërrojnë krahun, por jo zakonin”, tha ai.
Ndërkohë i kujtoi PS-së besnikërinë e tij të pashpërblyer.
“PSD ishte e vetmja parti që qëndroi në krah të PS-së gjatë 8 viteve opozitë, ndërkohë që u nxor nga Parlamenti. Të njëjtin fat patën dhe kontributorët e fitores së madhe, veteranët, ish-ushtarakët, militantët dhe shumë socialistë të vërtetë dhe kur nuk respekton aleatët dhe mbështetësit e tij, çmund të bëjë një parti me premtime ndaj popullit? Të tjerë kontribuan për fitore dhe të tjerë përfituan dhe po përfitojnë sot e kësaj dite. Këtë do të rregullojmë me votën tonë më 21 qershor. Ndaj PSD vendosi të hyjë më vete që të bashkohemi me votë në 21 qershor, që të mbështesim njëri-tjetrin sot dhe në të ardhmen”, theksoi Gjinushi.
edi ramaeshte kreu i ekzekutivit, nuk eshte kreu i gjykates, kemi nje gjykate qe eshte ne doren e saliut, keminje president qe eshte po i zgjedhur nga saliu dhe reforma ne drejtesi nuk pranohet nga kriminelet e PD-se, prandaj perpara se te akuzohet qeveria rama duhet si fillim te largohen kriminelet e saliut nga gjyqesori
per fat te keq nje ish laeat aq i ngushte i partise socialiste dhe i edi rames del tani dhe kritikon punen e vet per disa ceshtej aq sensitive. skenderi nuk duhet te harroj se nuk eshte edi rama ai i cili jep drejtisi ne kete vend por gjykattat te cilat akoma kontrollhen nga saliu!
qeveria smund te beje as gjykaten, as prokurorin. nje president i zgjedhur nga pd,me gjykaten e larte te zgjedhur nga pd, me kryeprokuror te zgjedhur nga pd, me kld ne dore te pd dhe prisni qe rama ti bej nai gje kesaj ceshtje e cila qe ne fillim eshte manipuluar. kshu qe si aleat i se majtes qe keni qen duhet te mos beni deklarata te tilla te cilat ju ulin vlerat
Nje nga problemet me te medha per tu rregulluar eshte ai i stabilitetit dhe reformimi ne drejtesi. keto jane ceshtje qe duan kohen e tyre per tu arritur, keto si rrjedhoj e nje sistemi drejtesie qe ka 22 vite qe nuk ekziston. Me nje vullnet qe ne kete qeveri e kemi pare fare mire qe nuk mungon, do mundemi te kthejm edhe drejtesine ne vend.
Shifni kur te vijne blogerat e Erionit dhe te shkruajne me porosi. Ska faj Edi e ka fajin gjykata, Gjinushi esh me Berishen e te tjera si keto.
Por e verteta esh qe Edi Rama pati 2 vjet kohe per te reformuar drejtesine dhe as nuk filloi. Ka 84 vota pra nuk e pengonte dot as Nishani as kld. Saliu e pushtoi drejtesine me 70 vota vetem.
por puna esh qe Rama ka marrveshje te fsheht me Salin qe sdo i beje gje. Lexoni intervisten e Rames sot sesi i premton Salis rehatllik. Gjinushi shum pak i ka then se Rama esh 100% pergjegjs. Ps duhet te clirohet nga Rama para se tja dorexoje celsat Ilir Metes. Sot Shqiperin e komandon zemuni i Kokave. Kokat e ben edhe lalzin. Esh skandal boteror. Nqs ju dhimbset vendi votoni kunder musketierve qe shkatrruan vendin Rama, Berisha, Meta, Basha .
Fajesohet Rama per cdo problem qe del, se keshtu eshte zakon per cdo person qe punon duhet ta godasim. Skema te politikes se vjeter te baltes.
21 Janari gerdeci jan prodhim te pushtetit qe u rezua, nje pushteti qe e ktheu vendin ne anarshi dhe veshtiresia per te zhdukur kete vazhdon edhe sot.
Pushteti i renimit ka bere 1001 te zeza ne kete vend dhe te dalesh sot e thuash qe Qeveria e ka fajin per nje problem qe qeveria i ka lene dore te lire cdo organi drejtesie, eshte e nje budallik me brire. Sot ne kemi nje qeveri model dhe po behet SHTET. Cdo person do marri ndeshkimin dhe meriten qe i takon.
skender gjinushi pasi nuk ra dakort me ramen tani filoj duke e akuzuar ate. kjo e bon ate jo serioz pasi ai vet shpesh here ka thene qe sistemi i drejtesise ne shqiperi eshte ende i kontrolluar nga sali berisa me njerzit e vet me ne krye nujar nishanin i cili vazhdon ta marre urdhra ng saliu!
21 janariedhe ceshtja e gerdecit jane dy rast shume sensitive per parine socialiste e cila deri tani ka qene avokataj me e mire e njerezve te prekur nga keto tragjedi. ne cdo rast ama mundet qe partia socialsite te japi drejtesi por vetem ta kerkoj ate. drejtesi jepet nga organet kompetente.
ceshtja e gerdecit dhe vrasjet e qytetareve te pafaijshem ne bulevard me 21 janar 2011 jane ceshtje qe do gjejne rruegen e duhur pas ndrimit te personalet te sistemit te drejtesesie qe jane militant te sali berishes dhe si lider koordinimi te tyre kane presidentin e republikes ujar nishani.
Ceshtja e 21 Janarit dhe Gerdecit eshte nje ceshtje qe i takon drejtesise. Aktualisht kemi nje sistem drejtesie te kalbezuar. Prokurori i Pergjithshem eshte i zgjedhuri i Sali Berishes. Kreu i KLD eshte po pjelle e Sali Berishes. Pa u formatuar sistemi i drejtesise ta harrojme se mund te kemi gjykim te qarte te ceshtjes se 21 Janarit apo Gerdecit.
Si mund te akuzohet kryeministri per dicka qe nuk e ka per kompetence ta beje. Keto dy ceshtje e shume te tjera i takojne ti vleresoje drejtesia, drejtesi ne kete vend akoma nuk ka per aq kohe sa Sali Berisha nuk eshte ne burg. Vetem kur te perfundoje pas hekurave Saliu qe vrau popullin, dogji vendin ne vitin 1997,shkaterroi vendin, vetem atehere do vihet drejtesi ne kete vend.
Mendon Gjinushi se ne kete menyre do kthehen ne bashkepunim. Nuk kthehesh me fjale, por me ide te perbashketa dhe me nje te njejtin vizion per punen ne vend.
Kush ktitikon nuk do te thote qe ka te drejt, te drejt ka ai qe jep zgjidhje dhe bashkevepron per ti shkuar kauzes deri ne fund.
21 janari eshte amnistu me 1 prill te 2013.protagonisti i 21 janarit eshte ilir meta,21 janari ndodhi per shkake te ilir metes.edi rama ka nje opsion ose te thote se videoja ishte e vertete dhe ilir meta eshte nje hajdut, ose videoja nuk eshte e vertete dhe tu kerkoje ndjese qytetareve shqiptare per 21 janarin.se shkaku i protestes eshte videoja e ilir metes.
Po shume mire i thote Gjinushi keto gjera, prandaj dhe Rama nuk bashkepunon me te. Une dhe miliona te tjere i besuam premtimet per drejtesi dhe vende pune po tani duket sheshit qe Rama per Saliun e ka shpallur te enjten feste kombetare, kurse vendet e punes jane per lsistat vetem. Sic thoshte dhe ai skeci i Portokallise, konkurset jane per socialistet kurse lsistat futen pa konkurs. Kurse ekonomia ka marrur tatepjeten me keq dhe kete e pranon edhe shtypi i majte si gazeta dita http://www.gazetadita.al/07-maj-2015/ . Prandaj une me mire votoj Gjinushin qe ka luftuar me shume se Rama dhe nuk i thote lsise daje sic ben Rama. Me kete rast i japim edhe Rames nji mesazh qe ti veje gishtin kokes se keshtu nuk vazhdohet. Une PD nuk e kam votuar kurre dhe Luli duhet te shkoje ne burg sic thote Erion Brace, por ky nuk eshte drejtimi i duhur. Po vazhdoi ky drejtim i Rames na morri lumi.