Digjet makina e avokatit dhe dy automjete të tjera

17 Qershor 2015, 11:11Politika TEMA

Tre makina janë përfshirë nga flakët në orëty e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ndërsa dyshohet se zjarri i ishte vendosur qëllimisht automjetit të një avokati.

Makina e avokatit Ferdinand Ndoja është përfshirë nga flakët, ndërsa ndodhej e parkuar në rrugën “Ali Pash Gucia” pranë dy makinave të tjera, edhe ato të dëmtuara si pasojë e zjarrit.

Avokati Ndoja ka mbrojtur ndër proceset e fundit interesat e gjermanes Pranvera Ebeling, bashkëjetueses së Ilir Hysenit ky i fundit i arrestuar dhe i hetuar për kokainën e sekuestruar në laboratorin e përpunimit të drogës në Xibrakë të Elbasanit.

Policia e Shtetit ka nisur hetimet për ngjarjen tashmë të regjistruar si zjarrëvënie e qëllimshme dhe dëmtime prone. Veç makinës tip Benx me targa AA 170 JN në pronësi të avokatit e cila u dogj plotësisht, janë dëmtuar edhe dy automjetet Ford me targa AA 723 EJ në pronësi të personit me inicialet Xh.N dhe makina Toyota me targa AA 931 IC në pronësi të N.B

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje