Edhe 12 ditë deri në falimentimin e mundshëm: në Luksemburg ministrat e Financave të eurogrupit vazhdojnë pokerin për paratë e ndihmave. Perspektiva për sukses duket e zymtë. A mund të ndihmojë një samit i ri?
As ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble dhe as ministri grek i Financave Janis Varoufakis nuk shohin ndonjë shans realist, që grindja për borxhet me Greqinë do të mund të zgjidhet në takimin e eurogurpit në Luksemburg. Varoufakis para se të mbërrinte në Luksemburg u shpreh të mërkurën në mbrëmje (17.06) në Paris, se “tani ka ardhur koha për udhëheqësit politikë, që të gjejnë një zgjidhje.” Një ndër udhëheqëset që ka ai parasysh është kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila gjatë deklaratës qeveritare në Bundestag (18.06) në Berlin tha, se “kur ka një dëshirë, ka edhe një rrugë”.
Stacioni tjetër: samiti i BE-së
Janë të mundshme bisedime të reja të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së me kryeministrin grek Aleksis Cipras në samitin e BE-së të planifikuar për javën e ardhëshme në Bruksel. I mundshëm është edhe një samit i jashtëzakonshëm mes 19 shteteve të eurogrupit. Por diplomatët e zhgënjyer të BE-së në Luksemburg tërheqin vëmendjen, se të tilla samite të jashtëzakonshme ka pasur mjaft katër muajt e fundit dhe nuk është arritur asnjë sukses. “Përveç kësaj vendimet formalisht për programin e ndihmave dhe për pagesat e pashlyera në vlerën e 7,2 miliardë eurove duhet të merren gjithësesi prej ministrave të financave”, thotë një punonëjs i BE-së. Koha nuk pret, për t’i përmbushur të gjitha formalitetet dhe për të marrë miratimin e parlamenteve të ndryshme kombëtare. Programi i ndihmave, për të cilin ka grindje të ashpra qëkurse kryeministri radikal i majtë Cipras ka marrë detyrën në janar, automatikisht skadon më 30 qershor.
A do të arrihet zgjidhja e madhe?
Përfaqësuesit e kreditorëve, FMN-ja, Banka Qendrore Europiane (BQE) dhe Komisioni i BE-së, mendojnë, se ndërkohë qeveria greke do t’i varë të gjitha shpresat në një kartë të vetme. “Grekët duket se besojnë, që eurogrupi nuk do të lejojë që Greqia të falimentojë, për të mos rrezikuar Euron. Në fund ato mund të japin ndihma edhe pa u përmbushur detyrimet e deritanishme”, mendon një zyrtar i BE-së. “Zgjidhja politike”, që do të kërkojë sërish në Luksemburg ministri grek i Financave Janis Varoufakis, përfshin një falje të borxheve ose të paktën një ristrukturim të borxhit të detyrimeve shtetërore kundrejt FMN-së dhe BQE-së. Lidhur me këtë mund të bisedohet, por vetëm pasi të jetë mbyllur në mënyrë korrekte programi aktual. “Grekët janë zotuar t’i respektojnë rregullat dhe duhet tani që t’u përmbahen atyre”, thotë një përfaqësues i BE-së.
Shefi i fondit europian të shpëtimit (ESM), Klaus Regling, në Luksemburg vuri në dukje, se Greqia deri në zgjedhjet në janar ndodhej në një rrugë majft të mirë. Vendet e tjera të krizës Irlanda, Portugalia dhe Spanja ndërkohë i kanë shlyer borxhet ndaj fondit të shpëtimit. “Greqia është një kategori tjetër. Deri në mes të vitit të kaluar ka pasur përparime të dukshme. Aftësia e konkurrencës u rrit, po ashtu pati edhe rritje ekonomike. Shteti ishte madje në gjendje të jepte një kredi të re. Por që nga fundi i vitit të kaluar situata u përkeqësua”, thotë Klaus Regling. Mediet greke njoftojnë, se ekonomia po tkurret sërish dhe se bankat greke ndodhen nën presion masiv. Grekët tërheqin intensivisht para dhe njëkohësisht rritet volumi i kreidve të këqia, që nuk mund të shlyhen. BQE ende vazhdon t’i mbështesë katër bankat e mëdha, duke u aprovuar atyre “kredi emergjence”. Megjtihatë kjo gjendje nuk mund të vazhdojë pafundësisht, thuhet në BQE në Frankfurt.
Eventualisht zgjedhje të reja në Greqi
Qeveria greke ndërkohë e ka refuzuar kontrollin e qarkullimit të kapitalit. Zëvendësministri për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare, Euklid Tsakalotos, tha në një intervistë për BBC, se nëse qeveria e tij nuk bie dakord me europianët, do të ketë zgjedhje të reja ose refrendum. “Ne nuk kemi marrë mandat prej qytetarëve grekë, për të hequr dorë nga Euro”, tha Tsakalotos. Presidenti i Bankës Federale Gjermane, Bundesbank, Jens Weidmann, tërhoqi vëmendjen, që jo me çdo çmim Greqia duhet të mbahet në zonën e Euros. Efekti i mundshëm domino, që mund të ketë një dalje e Greqisë nga zona e Euros, nuk duhet t’i japë Athinës çekun e bardhë, është shprehur Weidman në intervistë për një gazetë të huaj. “Prishja e marrëveshjeve dhe ndërprerja e pagesave për shlyerjen e borxhit kundrejt partnerëve që kanë garantuar ndihmën ose BQE-së do të kishte pasoja të vështira për t’u kontrolluar për Greqinë. Tek e fundit përegjegjësia për qendrimin e vendit në zonën e Euros bie mbi qeverinë greke.” Ky është edhe mendimi unanim i ministrave të financave të eurogrupti në Luksemburg.
Sta arxidia mas per greket me gjithe turgofagosat gayreek-wannabe
Mjaft me me jevgjiterit
Na lodhet me greqine.Boll mo se u bo boz,fare.
Leni greket te shqetesohen dhe te zgjidhin problemet e tyre dhe ne Shqiptaret,tonat.Ne fund te fundit Jane me dhjetra mijera Shqiptar qe punojne dhe jetojne me greqi dhe problemet e tyre do te transferohen ne Shqiperi.Dhe me qe ra fjala,u lumte Palla grekve qe i kane marre evropes gjith ato pare.Shume mir ja kan bo.Kan pare ata.
EDHE KESAJ HERE HORRAT SHQIPO, ATA PALACOT QE URREJNE GREQINE, DO MBETEN ME GISHT NE GOJE.
JEPI GREQI…FORCA GREQI…TOKA E BEKUAR, TOKA E DIELLIT, TOKA E PERENDISE
Gjith Rruzulli Toksor eshte I Perendis dhe Jo vetem greqia,o idiot!
Dean :
une besoj se je Ai Dean
qe une kam njohur 3 vjete me pare .
I llogjikshem , i arsyeshem , i matur.
Prandaj
Per hire te vertetes ,
Sot edhe ne jemi Greqine – e jo europen .
Jemi me Njerzimin – e jo me Finanzen
Jemi me Njeriun — e Jo me LEKUN
JEMI PER vllezerine — Dhe jo per shfrutezimin
Jemi per demokracine ne Greqi — e Jo per DIKTATUREN EUROPES .
Jemi me Sokratin — e jo me Merkelin
Jemi per Sovranitetin e Popujve .
Adios tfgs,enter,klimax,adriatikos mos e harroni sapunin me vete
https://www.youtube.com/watch?v=WvJ_DK9ovec&index=1&list=LL7lZrs4LPt3ZTw5glNX6inQ
Si gjithmone Greket duan te vejne ne zbatim Kalin e Trojes !!!
Shpresoj qe mos ti funksionoje hajduteve .
Mjaft me hajdutet aziatik qe Jane mbledhur dhe nuk fryhen as me miliarda ju ngeli jeta duke lypur si maxhupa pa le nA I paraqesin veten si intelegjent yt.
Parate e europes ishin karrem dhe dihet
Mbas karremit fshihet grepi
greqia e hengri te gjatin por humben dhe surratin se nuk u mjaftonte vetem i gjati
Greqia nuk falimenton, te gjitha keto qe thuhen jane spekullime qe behen per te fituar bankat dhe disa fonde ne burse me derivatet dhe bastet mbi Greqine. Greqia ka ekonomi dhe punesime te qendrueshme. Ka nje turizem pothuajse elitar qe i siguron vende pune per pjesen me te madhe te popullesise si dhe te ardhura te medha. Pozicioni gjeografik i saj eshte sot me rendesi shume te madhe gjeopolitike edhe eshte rruga e vetme per tre gasjellesit gjigande qe parashikohen qe te ndertohen ne vitet e ardhsheme nga lindja drejt Europes. Politikanet greke i dine mjaft mire keto gjera prandaj nuk bejne asnje leshim ne bisedimet. Eshte Europa ajo qe do te beje leshimet e duhura ndaj Greqise.
Me te drejte behet pyetja se pse ne fund te fundit nuk kane rene akoma dakord qeveria greke me kreididhenesit e borxhit grek.
Situata dje date 18 qershor ora 20.40 ishte :
Ne debatet ne lidhje me masat per reforma dhe kursime te dy palet kane nje diference prej reth 2miljarde Euro.
Ne fakt per kredidhenesit behet fjale qe Greqia te sjelle ne rregull financat shteterore, me qellim qe ne te ardhmen ajo te marri leke vete ne tregjet financjare. Ne bisedime mosmarreveshja qendron ne te ashtuquajturen e Teprices primare. Greqia duhet te kete nje bilanc primar, ku nuk futen pagesat per interesat e borxhit dhe pagesat per borxhin vete, ne te cilin te kete me teper hyrje se sa dalje ne bilanz. Pra diferenca qe del nga hyrjet e bilancit qe shteti merr nga taksat etj. dhe shpenzimeve qe ben shteti te jete pozitive.
Kredidhenesit kerkojne qe Greqia ne kete vit te kete nje teprice primare prej nje perqind te PBB se saj. Ne vitin 2016 te jete 2% dhe deri ne vitin 2018 ajo te rritet ne 3,5% te PBB. Greqia per kohe te gjate kerkonte qe per vitin 2015 teprica primare te ishte 0,75% dhe perpara disa diteve Greqia u terhoq dhe pranoi qe per vitin 2015 teprica primare te ishte 1,0% sic donin kredidhenesit.
Me kete marreveshje eshte percaktuar vetem objektivi ( pra 1% te PBB), por po vazhdon grindja se si do te arrihet ne kete objektiv.
Mendoj qe Greqia si gjithmon do te fitoj dhe kete here ,Europa dhe Merkel do te tkurren perseri para Greqise duke pranuar kushtet qe po i parashtron Greqia .
mos nxjerrja e greqisë nga eurozona do të ishte një e keqe e madhe!një precedent për vëndet e tjera!!do të ishte një veprim politik me dy metra të ndryshëm!!masa shtrënguese për irlandë,portogali,spanjë itali e francë dhe një përkëdhelje për greqinë!të gjithë dotë votonin ata bixhozxhinj që do tu premtonin një jetë më të mirë në kurriz të puntorëve gjerman,danez e hollandez!!përse jo??
punon kali e ha gomari!!
qeveria greke është aq e ndyrë sa thotë me mua do të shkatërroheni dhe ju!ajo thotë pa pikën e drojes se po u mbyta unë do tu tërheq dhe juve!!jo pa dashje!!por do të bëj gjithçka për tju shkatërruar dhe ju të tjerët!!
si mund të ndihmohet një qeveri e tillë!!ajo jo vetëm që po shkatërron vëndin e vet,por do të shkatërrojë një kontinent të tërë!!unë për vete asqë do ta kisha këthyer kokën në drejtim të lumit,e jo më të isha hedhur për ta shpëtuar!!
njerëz me të vërtetë të ndyrë!e keqja e popullit të tyre!!të vësh bixhozxhinjt në krye të shtetit është katastrofale!!
qeveria qipras është prova!!