Serbia duket e befasuar me arrestimin e Ramush Haradinajt në Slloveni. Vetë kryeministri serb, Aleksander Vuçiç, ka thënë se duket sikur po ndodhin disa gjëra të çuditshme.
“Është e qartë që do të ketë presion ndaj Serbisë për shkak të bisedimeve. Ne shkojmë në Bruksel që të arrijmë marrëveshje, por për të vallëzuar tango duhen dy persona”, ka thënë Vuçiç, në një deklarim për mediat serbe.
Haradinaj, siç ka thënë Vuçiç, ka kaluar me të njëjtën pasaportë diplomatike 50 herë në të gjitha vendet dhe asnjëherë nuk është arrestuar.
Një qëndrim më të qartë për këtë pritet ta japë qeveria gjatë takimeve të ardhshme, ndërkohë gjykata sllovene po merret me verifikimin e ekzistimit të një padie nga Serbia ose jo.
Përveç Vuçiç, edhe mediat shtrojnë pyetjen se a ka ngritur Serbia padi ndaj Haradinajt. Ndonëse në arkiva duket se ka shumë padi, e sidomos për Haradinajn ku përmenden 108 prej tyre, Top Channel nuk ka mundur të kontaktojë Ministrinë e Drejtësisë, pasi duket se nuk ka një përgjigje të qartë.
“Verifikimi i ekzistimit” – o Mero, çoji ne klase II gazetaret qe ke, se nuk e njohin shqipen.
Me fal o Ramush por sjeni politikan, kot i keni ren ne qaf Sllovenis,sepse ne kete rast fati esht me ju,por si “inteligjent”qe jeni se keni kuptuar.Dihet se urdher arresti i nxjerr nga Serbet esht per efekt te brendshem politik,per te kenaqur nacionalistet. Sllovenia nuk ju ka ndaluar sic thoni ju sepse kane nostalgji per ish Jugosllavin po per tu tallur me Serbin duke i then:Ne e ndaluam,ju po te doni mund ta merni.Dihen pasojat politike qe do te pasojn Serbin,si nga BE ashtu edhe nga Amerika,per arsye se Serbia e njeh gjykaten e Hages dhe vendimet e saj.Ndryshe ndodh me Rusin apo disa vende te tjera,te cilat nuk e njohin gjykaten e Hages me argumentin se ajo eshte kundra rraces Sllave.Haradinajt i urojm kthim te shpejt ne Kosovos,dhe larg politikes se sa her qe e kem degjuar ka dalur jasht me parashikimet e tij (sic ishte rasti i zgjedhjeve te fundit parlamentare,dhe e parashikonte veten e tij si Kryeminster i ardhshem i Kosoves)
serbia habitet????
kush e leshoi flete arrestin gjyshi im!!!!!
serbia o duhet ti terheqe ose te kerkoje ekstradimin e haradinajt dhe jo te beje rolin e budallit
nuk kane bole te kerkojne ekstdradim dhe u mbetet vetem te habiten
a budallejn jeni ? kush e han kete genjeshter ?
Qeveria serbe duke treguar dy fytyra nuk do ta kete te gjate. Nuk mbahet populli gjithmone me rrena.Vuçiç te mos tregoje habi me lojrat qe bejne shtetet e komunitetit europian por le te shikoje ligjet qe jane ne fuqi. Nuk hyet ne Europe me ligjet qe jane ne fuqi, per te rishikojne kushtetuten.
provokacia haaa