Haradinaj: Ndalimi im, ofendim për Kosovën

17 Qershor 2015, 17:40Rajoni TEMA

Lideri i partisë politike dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritetet në Slloveni me një urdhër arresti nga Serbia për krime lufte gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë.

Haradinaj u ndalua nga autoritetet ditën e mërkurë në aeroportin e Lubjanës mbi pretendimet serbe se kryer krime gjatë kohës që ishte komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës.

Ish-kryeministri, i cili tani është kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha për BIRN në linjë telefonike se autoritetet sllovene e kishin “katranosur punën” duke e ndaluar atë për urdhër arrestin e vitit 2004, i cili ai këmbëngul se nuk është i vlefshëm.

“Nuk e shikoj si një ofendim personal, por si një ofendim për Kosovën,” tha Haradinaj.

“Që prej vitit 2012 kam udhëtuar në shumë vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe vende evropiane dhe nuk kam pasur probleme,” shtoi ai.

Ai u shpreh se i është thënë të dalë para një gjykate sllovene në orën 18:00 me orën vendase “për të sqaruar gjërat”.

Partia e tij Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se ndalimi i tij ishte një përpjekje “për të shpifur ndaj Haradinajt dhe personalitetit të tij” dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.

Prokuroria serbe e krimeve të luftës aktualisht po e heton Haradinaj në tre çështje, duke e akuzuar atë për vrasjen e të paktën 60 njerëzve.

Haradinaj është cituar gjithashtu nga mediat kosovare se është shprehur që urdhër arresti bazohej në akuza të rreme.

“Gjatë këtij udhëtimi kam kaluar në disa aeroporte dhe gjithçka shkoi mirë. Ata (sllovenët) janë  si ata (serbët) – ata janë vëllezërit e tyre,” tha ai në një deklaratë, sipas gazetës kosovare “Koha Ditore”.

Ish-komandant i UÇK-së u lirua nga akuzat në vitin 2012 nga Gjykata e Hagës për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 1998-1999.

Gjykata e mbështetur nga OKB-ja hodhi poshtë akuzat se ai ishte pjesë e një sipërmarrje të përbashkët kriminale për të vendosur kontrollin e UÇK-së në Kosovën perëndimore nëpërmjet kampeve të burgimit, dhe se ai dhe të tjerë ishin përgjegjës për torturimin dhe vrasjen e serbëve dhe shqiptarëve që besohej se bashkëpunonin me serbët.

Ai tha se në atë kohë “drejtësia ndërkombëtare konfirmoi se rruga jonë drejt lirisë ishte e pastër dhe e drejtë”. Megjithatë, Serbia u shpreh se lirimi nga akuzat ishte i padrejtë dhe se gjyqi kishte të meta për shkak të problemeve me dëshmitarët.

Haradinaj, 46 vjeç, ka qenë kryeministër i Kosovës për 100 ditë nga dhjetori i vitit 2004 deri në mars të vitit 2005, para se të dorëzohej me dëshirën e tij në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

I njohur me pseudonimin ‘Rambo’, ai konsiderohet nga shumë njerëz në Kosovë si një hero i luftës kundër regjimit serb të Sllobodan Millosheviçit.

7 komente në “Haradinaj: Ndalimi im, ofendim për Kosovën”

  1. Lala says:

    Nuk eshte ofendim po eshte rregull po vrave te huaj serb grek etj do te paguash . Po te vrash shqiptare ngrihesh ne detyre e more vesh vone nuk ta sqaroje SALA ket pike

    1. Pilo Lala says:

      Nje telefon i Sales kuneterve te UDB, dhe e lirojne menjehere.
      Nuk me del nga mendja kurre, qe Haradinaj, mbas rezultatit te humbjes Sali Berishes ne zgjedhjeve te 23 Qershorit ne Shqiperi, deklaroi se deshironte te fitonte Berisha.
      Ky eshte fyell nga mendja. Me duket eshte si Kulici dhe ai Brecani qe bente foto ne Pasqyre.

  2. ad says:

    ke te drejte ramusho

    edhe ne ketu ne shqiperi po te arestonin ilir meten ne ndonje shtet tjeter.

    do ndiheshim vertet shume te ofenduar.

  3. GMT says:

    Mor zotëri Haradinaj.Kjo është pasojë e një shteti joserioz si Kosova të cilit ju i keni vënë themele aq të brishta.Kur duhej të merreshit me krijimin e një shteti serioz ju vrapoheshit pas pasurimit duke mos zgjedhur mjetet.Shteti i rregullt është ai që merr në mbrojtje qytetarin e tij dhe dinjitetin e tij.Se çfarë shteti është Kosova do ju ilustroj me një ngjarje dëshmitar rasti i së cilës isha dy muaj më heret në aeroportin Jože Pučnik të Lubjanës ku një zyrtar kosovar në detyrën e zëvendëskryeministrit i quajtur Petrit Selimi po deklaronte pasaportën e tij diplomatike në njërin nga sportelet ku parakalojnë vetëm shtetasit qytetarë të Bashkimit Europian.Ai kujtonte se si zëvendskryeministër që është dhe pasaporta diplomatike që gëzon i japin favore dhe dyer kudo që të shkojë.Sa e turpëroi doganieri dhe e ktheu mbrapsht në sportelin e të gjithë atyre pasagjerëve që nuk janë “EU” U turpërova për turpin e tij.Këto janë argumente kur nuk ke vatan si duhet.

  4. Shkodran I Vjetër says:

    E habitshme,
    si ka mundësi që të gjithë fqinjët tanë kristiane janë të qelbun, të gjithë pa përjashtim: grekët jevgj, serbët sllavë të këqij, maqedonasit po ashtu, malazezët, kroatët, sllovenët, romunet, bullgarët edhe italianët shumë racista DHE TË GJITHË KTO FQINJË KA NJË OPINION PUBLIK DHE POLITIK TE PËRBASHKËT NË LIDHJE ME SHQIPEFOLSAT E EMIGRUAR NGA AZIA.
    PSE ? SEPSE KURRË JU NUK INTEGROHENI !! Kjo është një e vërtetë e hidhun dhe tepër e rrezikshme sepse mund dhe po përdoret nga forca të mëdha që për qëllime të përkohshme e interesa politike mund t’ju përdorin si proksi për luftat e tyne që në fund ju do t’a kuptoni që s’do ju dalin hesapet dhe do braktiseni nga “miqtë” perëndimor dhe do liheni në një pozicion tepër të pashpresë, pa askënd perrotull t’ju ndihmojë. S’do këtë Tyrykie t’ju vij në ndihmë. Do ju qajnë nga larg.
    “Mbetsh more shokë mbetsh,
    përtej urës së qabese,
    të fala të m’i besh Erdos,
    ….. ….. …..
    Para dy muajsh, ne kulmin e pushtetit të Erdos dhe në megalomanine e tij kur fap. .. pritet energjia elektrike në TË GJITHË VENDIN !! Per dy ditë gjithë turkia, me qytete e fabrika pa drita. KAQ !! Mesazhet nga Fuqitë e Mëdha !! Gyzela,te silleni si ju kërkon Bota e Zhvilluar !! Po luajtet lojnat tuaja të pabesa, ju nxjerrim dhe nga ajo pjesë europiane që zaptuat. Mos harroni që në pjesën perëndimore të atij shteti të qelbun duke llogaritun edhe pjesën dërrmuese të Kostandinopojës, janë vllaznit tonë europian që kanë shekuj që robtohen nga mongolët aziatik. Vetëm të shikoni surratet e atyne të Gezi Park kundër uniformave dhe surratave te zi te sjellun nga anadolli! Janë shumë domethanese për ata që kanë gjysmë truni !!
    A e kuptoni pra pse asnjë kojshi nuk ju don ? A e kuptoni pse ju shikojnë si sëmundje ? Sepse jeni të sëmurë !!
    Ne 91in kurrë nuk i harroj ato imazhet në TVSH kur kufiri i jugut u thye dhe mijëra mijëra popullsi, pa asgja në dorë apo në trup iu vërsulen pyjeve drejt Greqisë, atij vendi të bekuem ! Me qindra Grek popull e prifta dolën fushave po ashtu me bukë e krype e shumë bujari dhe i futen Shqypetaret duke mendue se të gjithë kanë Gjergjin në zemër edhe pse emnin e kishin qazim e qerim të dalun nga gulagu sovietico-islamik i enver pleh ndytesine hoxhës.
    Grekët dhe pak a shumë gjithë kojshit tanë janë tepër tepër të durueshëm dhe të mire ndaj nesh, tepër biles aq sa në s’do kishim kurrë mundësi për ta reciprokuar. Imagjinoni qindra mijëra grek në Shqypni dhe mijëra prej tyne të vjedhin, vrasin, përdhunojnë të udhehequn nga një mentalitet aziatik barbar ? He a e imagjinoni dot ?
    Prandaj Zoti ashtë tregue pak gjeneroz më mbasardhesit e Gjergjit, mbas mundimeve që u ranë mbi krye me ato parazita nga Azia, duke na lanë trimat e bujaret Grek si kojshi. Prandaj dhe atë tregohen shumë shumë të durueshëm me ne sepse DIKUR kemi pas Lidhë një Besë më ta, dhe ata trima e të ndershëm na durojnë, tolerojnë dhe na mbështesin në çdo arenë internacionale. Kto janë fakte jo pellitje teqesh apo gazetash islamo-post-komuniste !!

    Prandaj merrni mundimin dhe edukohuni !!
    Nuk ka të ardhme në atë mënyrën islamike gjithë urrejtje për kojshin e Europen !!
    Rruga për ne Europe nuk bjen kah Amerika!!
    Sikur dy plus dy barabartë me kater,
    ashtu dhe marrëdhëniet me kojshit s’mund të jenë të qelbuna kurse me kombe e krijesa që nuk u lidh as gjuha as zakoni (fjalë sllave btw) i thoni vllazen ?!! Wtf??
    Nuk ka të ardhme për ju në Europe më mënyrën si e konceptoni ju atë dhe me mentalitetin që keni !!
    Ata që e ndien veten Shqipetar e Europian duhet ta denoncojnë mentalitetin aziatik që na cenon çdo liri !!
    Ata që e ndien veten Shqipëtar duhet menjëherë dhe pa kushte t’u afrohen dhe të mbështesin kojshit tonë së ME TA ASHTE E ARDHMJA !!!

    Ps: Prap për ata që e kanë gjysmë truni,
    Greqia sot po lufton për njeriun e thjeshtë, për të drejtat universale njerzore,për mbrojtjen e aseteve të popullit nga privatizimi (pra nga bankierat që coptuan e vodhën pronën e popullit në gjithë Europen Lindore mbas ranies të komunizmit, që po vazhdojnë akoma sot më Ukrahinen e shumë vende të tjera që pjella e njeriut socialist që ashtë në fuqi sot ne Shqipe po I fton të “privatizojnë” edhe ma shume djersën e gjakun a atij popull, si privatizojë Koçja pshm UEM’in e Durrësit me 15,000 dollar)

    DHE NJË HERË PO UA PËRSËRIS PËR ATA QË KANË GJYSMË TRUNI !!!
    E ARDHMJA ASHTË ME ATA QE KE PERROTULL !!!
    ME GREKËT DHE SLLAVËT ASHTË E ARDHMJA E SHQIPENISË JO MË TURKIEN AMERIKËN SË JANË LARG !!!
    MOS BANI NDAJ GABIM NDAJ KOJSHIVE SE NUK ASHTE MA SHEKULLI I KALUEM DHE NUK FALEN MA SEPSE DO JET GABIM FATAL DHE TË GJITHË NE PA PËRJASHTIM DO TA PAGUAJMË SHTRENJTË NJË AKTE TË TILLË !!!
    SHIKONI EUROPEN MË SY E SHPIRT INTEGRUES !!!
    DHE KRYESORJA: GREKËT E SERBËT I KA TREGUE HISTORIA SE JANË ME TË VËRTET TRIMA !!!
    NACIONALISTAT SERB VRANË FRANC FERDINAND’in (pa iu dridh cerpiku) DUKE FILLUE LUFTËN E MADHE (në të njëjtën kohë shqipfolësit iu kundërvunë Shqyptareve e Europes që na solli nji fisnik europian si Princ, pra me na integrue në Krishterim EDHE NJI HERE dhe ma vonë dolën më flamur turk duke bërtitun DUEM BABËN )
    GREKËT NGA ANA TJETËR, TË VARFËN, TË URITUN, ME PUSHKË TË SHEKULLIT TË 19të, I DOLËN ZOT VENDIT TYNE, SHKAMBIT TYNE, DUKE THYE ITALINË MË FLOTEN MA MODERNE E TE MADHE TE MESDHEUT DHE MA VONË DUKE LUFTUE GJERMANËT NË KRETË NJË PER NJË E DUKE IA FELLIQUN ADOLFIT TEDESC KOHËN DHE PLANIN PËR OPERACIONIN BARBAROSSA (invazioni i Rusisë) DUKE I DETYRUE ME IU FUT ATIJ MUHABET TEPËR VONË, NE SHTATOR DMTH ME STRATEGJI E SAKRIFICE TË JASHTËZAKONSHME ME JETËT E TYNE SABOTUAN E SHKATËRRUAN NAZIZMIN DUKE I DHANË KOHE RUSIT.
    Po shqipfolësit, kushërinjet e nënkryetarit të parlamentit ?? Zikja me shoke plaçkitning popullsinë greke të pambrojtur. Si në kohe te turkut, ashtu dhe me italianët po dhe me gjermanët gjithmonë mercenar kundër kojshive, kundër Europes, kundër krishterimit, kundër së drejtës e dijes !!!

    ALOHA SNACKBAR !!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. tani says:

      Ik e bole me kto lesione boles
      Thot nji fjal familjen sé zgjedh dot po shoket po i zgjedh
      Ne kena pas nji fat muti per dy arsye e para esht sé fqinjet i kena mostra qe kalojn limitin e se keqes plus na u ka dash me bashkjetu me hajvana dhe tradhtar si puna jote o shkodra
      Po e mira esht sé jemi te vetedijshem dhe i zgjedhim miqte Turquía, grek,dhe ser ke koshi i plenave ne me progresin me mirqenien

    2. Sinan Pashe -Topojani says:

      Shkerdhati i Vjeter thot: “Si ka mundesi qe te gjithe fqinjet tone na
      urrejne?” “Govno jedna”, na urrejne sepse gati 500 vjet jua futem ne cdo vrime, ne sebashku me osmonet, dhe se gati 500 vjet ishin “Raja” jone, per qata na urrejne, e more vesh Shkerdhati i Vjeter?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje