Disa mësime nga pësimet e zgjedhjeve

22 Qershor 2015, 19:42Editorial TEMA
Disa mësime nga pësimet e zgjedhjeve

 

Nga Mero Baze

 

Shqipëria ka zhvilluar zgjedhjet më të mira të historisë së saj, ku për herë të parë nuk ka asnjë denoncim serioz për dhunë gjatë procesit, asnjë tentativë të denoncuar për manipulim votash dhe një pranim rezulatati në çdo bastion që kanë humbur dy partitë e mëdha, pa asnjë hezitim. Ky është rezultati i parë më pozitiv i asaj që ka ndodhur ditën e dielë dhe fitorja e parë reale e Edi Ramës dhe Ilir Metës si bashkëqeverisës së vendit, duke u dhënë shqiptarëve zgedhje të lira, të drejta dhe të ndershme.

Rivaliteti i ashpër i shfaqur gjatë fushatës, sidomos mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në betejën e tyre për vend të dytë, ka qenë i matur dhe i përgjegjshëm gjatë procesit të numërimit dhe administrimit të zgjedhjeve. Përfundimi i zgjedhjeve në Vorë, me një rezultat të ngushtë, por pa kontestime, ishte një nga këto ilustrime për një proces normal.

Nga pikëpamja politike, zgjedhjet dëshmuan një dështim të plotë të lidershipit të Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Votuesit nuk kanë pranuar në asnjë rast fallcitetin e tij, mungesën e llogjikës politike dhe lojën me kandidatë kukulla në shumë qytete ku ai tenton të formojë “ekipin” e tij në PD.

Përkundër kësaj, në jug të vendit, ku Basha ka lënë të lirë përzgjedhjen e kandidatëve, duke zgjedhur më të mirët, ai ka pasur rezultate suprizë në Sarandë, duke ju afruar fitores, në Përmet, duke fituar bindshëm, në Gjirokastër, duke rritur ndjeshëm PD etj. Zgjedhjet provuan se përzgjedhjet e Lulzim Bashës dhe tentativat e tij për të anashkaluar figurat politike të Partisë Demokratike dhe për të formuar një PD “të Kunatit” dhe me kandidatë klientelistë, kanë shkatërruar çdo shans për fitore të Partisë Demokratike. Ilsutrimi tipik i kësaj historie është Vlora, ku përballë një PS-je të përçarë dhe me probleme, që diti të zgjedhë një kandidat dinjitoz jashtë partisë, PD vë kandidat atë që i ka ndërtuar pallatin Bashës në Vlorë, dhe atë që do t’i ndërtonte Xhaminë dhe dyqanet Zenit në Tiranë, duke fyer çdo demokratë normal në këtë vend.

Partia Demokratike ka nevojë të kuptojë se politika nuk është një zyrë ku emërohesh, por një betejë ku zgjidhesh duke qenë më i miri.

Lulzim Basha duhet të kuptojë se deri më sot vetëm është emëruar. Ai është emëruar tre herë ministër, është emëruar kryetar Bashkie me vota të vjedhura dhe një proces të turpshëm, është emëruar kryetar PD-je me një proces fyes për inteligjencën e çdo demokrati, dhe nuk mund të fitonte një betejë të lirë, të drejtë dhe të ndershme, siç qe gara e 21 Qershorit.

Se çfarë do bëjë Partia Demokratike me të, është punë e tyre, por ai duhet të kuptojë se PD ka nevojë të kthehet tek politikanët që përballojnë beteja dhe jo tek ata që emërohen. Përfytyroni betejën që ka bërë Astrit Patozi duke mbrojtur politikisht Vorën për 30 ditë i pambështetur nga PD dhe më në fund ja del ta marrë, dhe Bogdanin dhe Tabakun si kukulla të kukullës, që humbasin dhe njësinë 8, që është bastioni historik i PD në Tiranë. Përfytyroni çfarë i ka bërë Basha, Kavajës me Engjëll Carën, i cili në çdo palë zgjedhje, zgjedh nga një parti, dhe së fundmi është rikthyer në PD. Humbet aq thellë përballë Elvis Rroshit, sa të duket sikur Kavaja është Tepelenë dhe jo një qytet simbol i PD, ku Berisha ka pas hipotekën e tij të parlamentarit për 20 vjet.

Shikoni çi ka bërë Durrësit, qytetit më stabël të Partisë Demokratike, të cilin Vangjush Dako mezi e mori me 270 vota në vitin 2007, falë shitjes së disa komisionerëve të PD dhe po e mbyt me një lum votash një kandidate fallco të Partisë Demokratike, një pinjolle të një familje sigurimsash, një mercenare të së majtës, e futur aty falë lidhjeve të pista me enturazhin e kryetarit dhe buzëqeshjeve mikluese ndaj një plaku të rrjedhur, që u kujtua të flirtojë në pleqëri.

Ky prototip i njerëzve të Bashës nuk e mund dot më të majtën shqiptare.

Opozita duhet t’i kthehet opozitarizmit, frymës reale që përfaqëson opozitën në Shqipëri, dhe nuk duhet ngatërruar me seminaret e katedrave fallco shqiptare, të cilët, siç fabrikojnë “analistë” për debate, mendojnë se mund të fabrikojnë dhe politikanë për Shqipërinë.

Sot nuk është një ditë e zezë për opozitën, por një ditë e zezë për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, të cilët nuk kanë më gënjeshtra me se të justifikojnë humbjen në zgjedhje. Ata duhet të heqin dorë nga mbajtja e zyrave të SHQUP si studio ligjore për të mbrojtur bëmat e familjes Berisha, dhe kthimin e saj në një pol opozitarizmi në Shqipëri. Opozita nuk bëhet e madhe nga selia dhe nga metrat katrorë, por nga idetë. Ishte një kohë kur PD nuk kishte seli, po kishte parti. Tani që ka rrëmbyer një seli, duket se ka humbur partinë.

Opozita e “cic miceve”, me mendtë e Zenit e Jamarbërit, që mendojn se Shqipëria lexon Facebook-un e ca mendjethatëve për të bërë opozitë, të çon në këtë rezultat.

Shembulli më tipik se si nuk duhet bërë opozitë, është mënyra se si Zeni drejtoi fushatën kundër Erion Velisë në Tiranë përmes disa faqeve onlinë pa identitet, dhe disa personazheve periferikë si punëtorë mediesh në Shqipëri, të cilët nuk thanë dot kurrë një gjë thelbësore kundër kandidatit, por mendonin se çudisnin shqiptarët pse Erioni ka qenë dikur i varfër e ka shit fiq, pse i ka punuar gruaja sekretare në një studio për llogari të Becchetit, i cili nga ana e vet i ka dhënë Liri Berishës 300 milion lek dhe ajo si ka deklaruar. Shqiptarët nuk janë budallenj që mes Ajolës, që ka punuar sekretare në një studio ligjore, dhe mamasë së Zenit që ka rrjepur Becchetin dhe ka fshehur deklarimin e lekëve të marra, të quajnë problem këtë të parën. Dhe ja ku është rezultati për të gjithë. Erion Veliaj është fituesi më rezultatin më të madh historik për Tiranën në 24 vjet, që mund të thellohet tek mbi 40 mijë vota, dhe e gjitha çdo kujtohet nga fushata është opozita “e cic micëve” truthatë, që mendojnë se opozita bëhet duke bërë gallatë.

Opozita nuk ka shumë sekrete për t’u bërë. Duhet të jesh i vërtetë, i qartë dhe I pamposhtur, dhe jo i kapur, mashtrues dhe budallenj frikacak, siç janë këta që tentojnë të duken opozitarë.

Së fundmi zgjedhjet ishin dhe një test i fortë i bashkëpunimit politik mes LSI dhe PS, i cili duket se ka rritur në finale votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim për këshilla bashkiak, duke e bërë atë një aktor edhe më peshërënd në politikën shqiptare.

Dështimi i disa kandidatëve të saj në bashki, është më shumë çështje profili kandidatësh, se sa një një çështje koalicioni. E krahasuar me zgjedhjet e vitit 2011, ku LSI kishte kandidatë në 21 bashki të vendit, dhe thuajse i humbi të gjitha, përveç Lezhës, ky rezultat tregon se koalicioni me PS është më natyral dhe funksional. Por, të përkthyera në zgjedhje parlamentare, votat e LSI në bazë, e bëjnë atë një parti shumë më të rëndësishme në zgjedhjet e vitit 2017, pasi janë vota që përkthehen në mandate deputetësh.

Zgjedhjet provuan se Edi Rama dhe Ilir Meta kanë funksionuar si aleatë realë dhe bashkëfitues të zgjedhjeve, ndërsa baza e PS dhe baza e LSI do t’u duhet kohë të kolaudohen si dy pjesë të një partie, dhe për shkak të një shumice jo të vogël brenda LSI, që vjen nga PD, e që është aty më shumë për arsye pragmatike se sa politike.

Pesha që fiton LSI në këto zgjedhje nga votat popullore dhe qartësia e raporteve mes Ramës dhe Metës e bëjnë këtë koalicion më stabël dhe natyral.

Por, fitorja e tyre e thellë, nuk është një arsye për të qenë arrogantë, por një arsye për t’u bërë më të përulur ndaj atyre që ua ridhanë besimin dhe ua mirëkuptuan përpjekjet për të bërë reforma të dhimshme në vend.

Ky rezultat dhe ky votëbesim është një arsye për të qenë kokëulur para votuesve dhe për ta çuar më te mandatin që kanë marrë dy vjet më parë, për të ndryshuar tërësisht Shqipërinë.

57 komente në “Disa mësime nga pësimet e zgjedhjeve”

  1. antikamunisti says:

    Mero ,si i djathte historik qe je , bere mire qe e pranove supremacine ne vota te se majtes.Nuk besoj se lulushin e le njeri te lire te marri keshilla nga ti . Dhe mos na e shaj mes rreshtash , naim henri cilin ,pasi politikanet neoliberal te pedes qe pordhon universiteti i tij do e mbajne ne pushtet goxha gjate rama meten.

    1. Vlora1912 says:

      Mero, si nje nga ndjeksit e tu, so prisja nje Editorial shum me serioz, me realist……

      Ne fakt ky i sotmi, pa frik, mund te quhet me i dobeti, me i pasakti.

      Ke te drejt per analizen qe i ben Bashes dhe PD-se………pooooor ja fut kot per sa i takon LSI-se.

      Po te sjell si shembull, bashkine Selenice, 70% te se ciles e ben Lumi i Vlores, Laberia, votues i se ciles jam.

      Eshte nje zone thellesisht e majte me mbi 65%, dhe votoi hapur kunder Bandes LSI, pavaresisht pagesave qe beri kjo bande banorve te zones, te cilat mund te deshmohen lehetesisht.

      Po kjo ka ndodhur edhe ne Berat, ku rezultati eshte shum i ngushte, ne Pogradec, Mallakaster, Lezhe etj ku kandidati ishte i LSI..

      Prisni te shikoni dhe rezultatet per keshilla dhe do te konstatoni se ne bashkite ku ka humbur LSI-ja , Keshillat jane fituar nga PS…..dhe kjo tregon Neverine e thelle qe kane Shqiptaret, te majt e te djathte per banden familjare LSI-LESH e Li…

      E cuditshme qe vetem ju gazetaret nuk e konstatoni kete fakt,

      E habitshme qe Ju Mero nuk e dallon dot…apo nuk do ta dallosh kuterbimin qe leshon LSI

      1. sit.. back....and relaks → says:

        era e lekut e mbyt eren e qelpsirllekut

        1. taulant says:

          Shkrim i dobet dhe i pasakte. Zgjedhjet i humbi PD e Bashes dhe jo Berisha qe ka dhene doreheqjen pas humbjes ne 2013. Humbja ishte e pritshme sepse PD do i duhet kohe te gjeje figurat per te plotesuar ekipin e duhur por edhe pse ky popull zgjedh te votoje ata qe shpenzojne miliona euro per zgjedhje ne vend te qytetarit te ndershem qe ka nje jete qe u sherben. Humbja ishte e pritshme sepse qeveria kishte me vete thuajse te gjitha mediat te cilat njelloj si gazetari qe ka shkruar kete editorial jane vene ne radhe per te marre copen e tortes nga Rama dhe Meta.

          1. Opinionisti says:

            Basha eshte i punesuar i Berisha & Sons.

      2. dajti says:

        Te lumte Vlora, i ke rene pikes. Ilir Meta eshte e keqja e ketij vendi. Ai shetit si prostitute ku te fitoje me shume.
        Sali shpella dihet, eshte agjent i serbit, por ky birbo qe doli nga e majta kush eshte? Pergjigja: nje hajdut me bllok ne dore. Mire ja keni bere ju, Lezha, Pogradeci e kudo ku ka humbur.

    2. lili says:

      Mero nje i djathte historik! Vetem ju besoin se mero eshte i djathte!eshte bash si berisha,me te njeten historique ‘perzgedhje’ per keqsherbim shqiperise !Kaq sa kur shit se mero perkrah dikend duhet te jemi te sigurt se asgje e mire per shqiptarine nuk do kemi nga kjo!
      Kurse kur idherohet mero ,duhet te pyesim Cfare pazari u prish per Meron,apo jo!
      Nje mérite ia japim luftoj kunder Berishes,po mbasi e mbrojti Kaq shume sa na e rikthej,kete e ka pasur detyres ne qofte se donte te mbijetoje!

    3. Patriot says:

      Keto te ashtuquajtura zgjedhje do e cojne Shqiperine ne nje rruge shume te rrezikshme. Sovjetet e rinj edviniste do e “pastrojne” Shqiperine si ne 46-ten!!! Imagjinoni ,me mijera njerez te larguar nga puna! me mijera familje pa buke! Nje karvan i mire per eksod dyerve te Europes!!! Dhe krimineli Rama me shpuren e tij qe do e kthejne ne shkretetire kete vend si ne ditet e tallonit ne vitet 80-te.Per menu ne tryezat shqiptare — show dhe batuta pa hesap nga Edvini dhe Edvinistet !!! ….Dhe yjet rrine e veshtrojne !!!……..

    4. andromeda says:

      O mero! Me PD-në ekzistuese shpresat e demokratëve janë asgjesuar përfundimisht pas këtyre zgjedhjeve, dhe problemi nuk është vetëm Berisha dhe Luli, por i gjithë taborri i jeniçerëve që i shkojnë pas këtyre malukatëve. PD-ja yte “e dashur” duhet radikalizuar dhe transformuar plotësisht. Nuk mund të vazhdohet me tipa injorantë dhe arkaikë si Strazua, Muli, Ristani, Halimi, Bylykbashi që mbeten përjetësisht bythëlëpirës dhe zëdhënës të padronëve të tyre në krye të palo-PD. Demokratët kanë nevojë për një parti krejt të re e të riformatuar që ka një platformë të saj ideologjike të aftë që të bëjë për vete sa më shumë idhtarë.

    5. TJ says:

      Ka ardhur koha qe PD te riorganizohet! porjo,nen ombrellen e Berishes apo Bashes! PD duhet te rilinde,vertet! Duhet te rikthehen te larguarit te perjashtuarit dhe te bejne analizen! PSE?! Te zgjidhet nje leadership i ri pa Berishen! Uroj nga zemra qe kjo te ndodhe! Ndryshe PD do te katandiset vetem me kriminele dhe vrases hajdute etj! Lutemi dhe shpresojme!

    6. Bureto says:

      Sa per replike me komentuesin. Mero eshte nga tepelena. Origjinen e families nuk ia njoh, por njoh sado pak historine e ketyre 70 vjeteve te fundit. Rralle mund te gjesh ndonje te djahte ne Tepelene. Vetem nese Mero eshte bere i djathte kur sherbente si keshilltar ‘par excelent’ i Berishes. Kjo ha diskutim. Tani sa i perket analizes se tij am plotesisht dakord, me perjashtim te asaj qe ka lidhje me LSI. Aleanca e saj sot me PS, ashtu si dje me Berishen, eshte nje minus per demokracine, e cila duhet te funksionoje, sipas programeve dhe parimeve demokratike dhe jo sipas interesve te klanit te Ilir Metes. Ket tip partish si klienteliste qe ne ne mos sot neser do te komprementohen keq, vecse nese do te kalojene ylberin. Vec nuk duhet harruar proverbi qe flet per zakonin pickues me helm te akrepit, ndaj bretkoces edhe pse jo e mori ne shpine per ta ndihmar te kalonte mocalin. Kujdes nga keto lloj aleancash. Sidoqofte Rama, le te vazhdoje sa e ka, qe votat e saj ne kete mandat qeverises t’i veje sa me shpejt ne sherbim te reformave, sidomos te drejtesise. Iken dy vjet, dhe koha, nuk pret.

  2. ermir says:

    Ky eshte skaneri me i plote dhe me i sakte qe ka cekur gjithe problematiken e kesaj fushate dhe perfundimin e ketyre zgjedhjeve vendore. Zgjedhjet perfunduan dhe dhane keto rezultate ,po per forcat politike, qe sot duhet te filloje puna per zgjedhjet politike te radhes, 2017 .Dy vjet jane sa per dy dite ,kaq shume pune ka per te bere ,per humbesin ne vecanti ,por dhe per fiutuesin ,se te dy palet kane bilancet e tyre te humbjeve dhe te sukseseve .Nga humbjet dalin detyra specifike e korigjuese me shume efektivitet per te ardhmen per ate qe do te analizoje me objektivitet rezultate dhe mangesit.

  3. relisti says:

    kjo nuk eshte humbje…37 parti+qeveri+…. te konkurosh me 1 parti(PD)..dhe te marresh kete rezultat ?..kjo me logjike eshte nje humbje e madhe por jo e PD-se..une nuk jam partiak por mundohem te fkomentoj me logjike

    1. artiles says:

      Pjesa me e madhe e atyre 37 partive jane parti kryetaresh, pa peshe specifike ne elektorat. Ne zgjedhjet e 2013, PD-ja e kishte edhe me shume vagona ne trenin e saj, por s’arriti te fitonte. Fryma, morali dhe puna konkrete per forcimin e shtetit dhe ekonomise jane faktoret kryesore per te percaktuar fitoren ne zgjedhje. Rezultati shume i thelle ne Tirane (me gjithe pjesemarrjen e ulet) eshte nje vote kunder Bashes qe per 4 vjet nuk beri asgje te rendesishme per Tiranen. Ca rrugica ndermjet lagjeve dhe rrethrotullimet e Zogut te Zi dhe sheshit Skenderbej (qofte edhe sikur te ishin te bukura e funksionale – pasi nuk jane te tilla) nuk jane asgje per tu mbajtur mend e justifikuar punen per 4 vjet.

    2. Dean says:

      Te ka humb 1 “a” ke relisti.
      Me qe ra fjala,Grida Shqinen jam tu kerku.A ta ka kap gjo syni?!!?!?!?

  4. Teli says:

    E mor plaku mere, zgjedhje te ndershme i quan ti keto ku gjysma e kandidateve ishim me rekorde kriminale? Funksioni nr.nje qeverie eshte te mbroje qytetwret nga krimi, kurse qwveria krimin e ngre ne pusbtet.

  5. aleks says:

    Kjo analize eshte t’i kerkosh pergjgjesine atyre qe ke inat e jo atyre qe u takon. Voren nuk e fitoi Patozi por Ismaili. Patozi kur drejtonte Vloren ne 2013 e la me keq se ne 97. Berisha ka dhene doreheqjen kur humbi ne 2013. I biri nuk ka asnje funskion ne PD. Se cfare shkruan neper fb eshte puna e tij. Fushata dhe partia kane pasur drejtues te tjere qe u takon te bejne analizen e mbajne pergjegjesite perkatese.

  6. Emigrant SHBA says:

    Analize realiste dhe shume e sakte PD vazhdon te shkoje poshte e me poshte por kam nje gje per te shtuar PD nuk ka pasur asnjehere me shume se kaq te elektoratit te vet por nje gje eshte e sigurte qe tani nuk mund te vjedhesh me vota mendoj une. A ka ndonje gje te vertete ne kete qe them une megjithese duhet pranuar qe qeverisje antipopulloore per 8 vjet dhe sjellje feminore e Bashes me bashkine per 4 vjet sollen kete disfate.

  7. meridag says:

    37- parti-plehra perball 1-PD fitore e vogel , po qe do poulli shqiptar-pleher,zgjebsa,te pa ditur,primitiv-shqiperi te kam dhjer… shqiperija-monikes

  8. Biba says:

    Po PS-ja nuk paska asgje per te mesuar nga keto zgjedhje??????

    Apo je duke pritur rezultatin katastrofal te saj per keshillat bashkiake.

  9. mira says:

    Mero luan shejtan budallain. Po fillon te besh si sala dhe si serbet.
    Fitore thua se zgjedhjet nuk kishin probleme!.
    A nuk e shihni se eshte “tulle fare” qe populli po behet indiferent dhe nuk ka per te dale fare ne votimet po vazhduan me kete menyre banditeske dhe arogante?!

    Mafia ka nje ngjyre bashko te kuqen me blu dhe aty i ke brenda te gjithe.
    Gjysma e popullsise nuk i ka votura fare dhe fituesi eshte fitues i gjysmes se gjysmes pra i cerekut te popullit.
    Fati i politikaneve eshte se shqiptaret jane tradicionale. Ata te preferuarit e partise i kane trajtuar si bijte plangprishes, por deri kur? Jo pergjithmone!

    Sa per detyrat qe dalin nga fituest per gabimet qe kane bere te jesh i sigurte se gabimet qe behen me dashje dhe si skutha nuk ka sy per qabe qe ti ndreqin. Ata vet jo, vetem po i detyroi populli!

  10. Tomorri says:

    More qe qenke vertete realiste ti.! Po perse te djathtet qenkan nje parti ,ku i kane te tjerat,kush ja u mori dhe pse.Realist leri pordhet se vetem realiste ti kurre nuk mund te jeshe por si berishjan qe je nuk pranon humbjen qe e majta e meri me pune dhe merite te shkelqyere dhe per kete jane faktet para popullit dhe jo ti more mjeran realist.

  11. politicus says:

    Lulja dhe Sallomi duhen mbyll te dy ne nje qele dhe tu jepet Huri i Altinit dhe Tulla e Strazimirit per nje masazh te gjithanshem!!!

    Pastaj te cohen te dy ne Amsterdam per riaftesim sumor.

    Eh cfare ju beri Poplli ketyre pisave te fundit te politikes!!!

  12. N says:

    Erion Velia nuk po fiton se kishte perballe Zenin dhe Saliun, por sepse njerezit Jane zgjuar nga gjumi I thelle berishian, duan cilesi tek kandidati qe zgjedhin, duan alternative zgjidhje konkrete te puneve. Dhe PSE Jo duan inteligjence qe ti coje perpara. PD deri tani nuk ka nxjerre njerez punetore, te zgjuar dhe te perkushtuar per vendin. Ka nxjerre badakcinj qe veten mbushin xhepat e tyre. Dhe nuk Kane impakt serioz ne zhvillimin e vendit. Keto teorite koministe dhe socialiste nuk pine me uje. PD keshtu si eshte ska gje ne terezi. Nuk duhet fryme opozitare, por duhet alternative kokrete per zhvillim. Koha e sali berishes ka marre fund njehere e mire. Boll me me politike hileqare te momentit.

    1. lili says:

      Ajo qe mua do me kenaq radhe ma shume eshte te punohet fort qe ky per se gjalli te sheh se Partia e tij nuk do i mbijetoje .per se gjalli te sheh se puna e tij kishte zéro!
      Pra duam qe kjo parti demokratike aspak demokratike e aspak e djathte te vdese definitivisht sa eshte gjalle ky lugat!

  13. tr says:

    Ne keto zgjedhje do te shikohet puna qe do te beje qeveria e Rames me keto bashkiak ,qe i premtuan boten qytetareve fakira .Nqs populli nuk eshte i kenaqur perseri dhe zhgenjehen me keto bashkiak ,atehere , QEVERIA RAMA META TE PREGATITET PER NJE HUMBJE KLASIKE . POPULLIN NUK BESOJ QE TE MASHTROHET ME . TE ZHDUKEN NGA SKENA POLITIKE PD PS. LSI. Keto do te kthen ne aktore cirku .

    1. andromeda says:

      O mero! Me PD-në ekzistuese shpresat e demokratëve janë asgjesuar përfundimisht pas këtyre zgjedhjeve, dhe problemi nuk është vetëm Berisha dhe Luli, por i gjithë taborri i jeniçerëve që i shkojnë pas këtyre malukatëve. PD-ja yte “e dashur” duhet radikalizuar dhe transformuar plotësisht. Nuk mund të vazhdohet me tipa injorantë dhe arkaikë si Strazua, Muli, Ristani, Halimi, Bylykbashi që mbeten përjetësisht bythëlëpirës dhe zëdhënës të padronëve të tyre në krye të palo-PD. Demokratët kanë nevojë për një parti krejt të re e të riformatuar që ka një platformë të saj ideologjike të aftë që të bëjë për vete sa më shumë idhtarë.

  14. Azio says:

    Analiza juaj z.Mero eshte teper e kuptueshme dhe shume e sakte.Populli shqiptar eshte I mencur.Di se per cfare te votoje dhe kujt ja hedh voten e tij .
    Natyrisht reformat qe ka ndermare qeveria jane te forta dhe shume here te dhimbeshme,por populli e di se per tu realizuar ato,kerkohet durim,kurajo e guxim.Vete kryeministri i parashtroje keto veshtirsi para zgjedhjeve duke marre nje barre te rende per sa I takon edhe humbjes po te ndodhte.Me e rendesishme per te dhe gjthe shqiptaret ishte ec ja perpara per te bere reformat.Dhe populli e besoi. I dha perkrahje dhe frymezim,e per pasoje sot Aleanca per Shqiprine Euoropjane arriti te fitoj me nje rezultat te thelle.Tani lufta behet per te cuar e zgjidhur refarmat me qellim qe te filloj ne sa me shpejt negociatat per tju bashkuar sa me pare europes se enderruar.
    BRAVO EDI RAMA!

  15. relisti says:

    me kete trend qe ka PD ne keto zgjedhje..ku konkuroj e vetme perballe gjithe ketyre partive+qeverise+interesaxhinjve..etj..etj…zgjedhjet e pergjithshme i ka te sigurta..ketuy do jemi

    1. Synth says:

      Ik ere kokloqe se sfiton kurre kunati kar i Bashes

  16. B says:

    Kommenti i Mires i bukur, sidomos 1/2 e 1/2 .

  17. sit.. back....and relaks → says:

    Po pse o Mero veliajn nuk e emeruan minister, nuk e emeruan kryetar bashkie? ca na ben tani sikur karriera e bashes ben dallim nga te tjeret. Po pse Ramen nuk e emeruan minister, nuk e emeruan kryetar bashkie? Rama fitoi zgjedhjet e vitit 2000 kur pd ishte ne piken e saj me te ulet, edhe ver llapen tju vije shqiptareve per kandidat perballe kandidatit te pd ata do votonin ver llapen, njesoj se ne zgjedhjet qe sapo u kryen. ishte 1 mije perqind e sigurt qe veliaj fitonte jo per merite te tij por per faktin qe shqiptaret nuk e kane harruar akoma surratin e berishes dhe bemat e tij plus shtoji ketu dhe apatine 4 vjecare te bashes ne bashki. pra pothuaj te gjithe keta qe erdhen nga stoli i rezervave dhe u futen ne ekipin baze nuk e fituan vendin e liderit ne ekip me merite por ja u dhane. pse karriera e bashes ath beka diference nga rama apo veliaj. te tre u katapultuan ne majat e politikes nga ata qe komandojne ne prapaskene teatrin politik shqiptar. edhe sikur te gjitha bashkite ti humbiste basha ai do vazhdoje te jete ne krye te pd deri sa te vije momenti per tu promovuar ne vend te rames, e pas bashes e ka rradhen veliaj e keshtu me rradhe do dalin surreter te rinj qe sot ty nuk te shkon mendja se mund ti kesh neser kryetar bashkie apo partie per arsye se nuk kane asnje kontribut ne politiken aktive. tani e mesuam skemen si funksionon, te japin nje ojq ne fillim te punosh apo te drejtosh, pastaj te fusin ne parti, pastaj te bejne minister, pastaj kryetar bashkie e pastaj kryetar partie e ne fund kryeminister. te vjen per te vjelle kur shikon kandidate si Termeti i tepelenes apo te tjere Termeter qe ju del rama ne krah i mburr sikur jane kandidate shkencash. po a nuk e quan ti kete tallje bythe me ket popull. ata tepelensit do ja japin voten rames jo Termetin po sikur edhe qenin e Termetit te vere ps-ja kandidat se ja japin ps kunder pd. Pra vetem per politikane te rinj me merita mos na fol, se qe kur zuri fill demokracia ketu lideret e partive jane emeruar e nuk jane zgjedhur, kur te vije momenti qe do dali nje politikan i cili karrieren e tij ia dedikon vetem vetes se tij ath po mund te themi qe shqiperise i ka dale nje udheheqes, deri ath le te na drejtojne ciliminjte me ndihmen e te tjereve.

  18. Jugu says:

    Fitorja e PS ishte e pritshme per disa arsye:

    – shumica e qytetareve shqiptare nga prejardhja/natyra jane me bindje te majta, dhe nese keto 25-vjet do beheshin zgjedhje te rregullta e majta do kishte qene gjithe kohen ne pushtet pervec vitit 1992. E djathta/PD ka qendruar ne pushtet per “merite” te Berishes qe me menyren dhe mjetet e tija ka kerkuar dhe marre pushtet.

    – PD si e ardhur nga humbja e zghedhjeve te pergjithshme akoma nuk ka mundur te rekuperohet dhe problemet e brendshme japing efektin edhe ne keto zgjedhje.

    – LSI ne opinionin tim eshte e humbura e ketyre zgjedhjeve edhe pse provoj qe me metoda te pista qe ajo parti dhe kryetari saj di ti perdore, perseri morri dinimin e duhur ne bashkite ku garoj. Mesimi I dhene LSI-se eshte e vetmja e mire e ketyre zgjedhjeve.

    – E keqja e ketyre zgjedhjeve eshte qe pushteti tani eshte pothuaj teresisht te te majtet dhe mungesa e balances mund te shkaktoj protesta te dhunshme nga ana e opozites ne muajet ne vazhdim.
    Po ashtu e keqe e madhe eshte edhe fakti qe kandidatet e inkriminuar jo vetem qe nuk u perjashtuan nga gara por edhe fituan dhe do I kemi akoma drejtues.
    Kurse e keqja ne vazhdimesi qe u shfaq hapur eshte perkrahja e LSI-se dhe liderit te saj hajdut nga mediat perfshire edhe Zerin e Meros.

    Demokracia akoma eshte e brishte ne Shqiperi pasi pushtetet jane teresisht te varura nga ekzekutivi.

  19. Jimi says:

    Mero! Mundet qe dikush mbase edhe nuk e pelqen editorialin tend, por une bej pjese ne ata lexues qe pa asnje hezitim e vleresoj ate si shume realist.

  20. SOKOL says:

    Plotesisht dakord me analizen sa i perket partise se Lulzime Berishes.
    KREJT E GABUAR ANALIZA SA I PERKET PS-LSI.
    LSI vertet ka nje rritje te vogel ne proporcional,nga 10% ne 12 apo 15%,POR tek pjesa tjeter e te majtes dhe tek gjithe shumica e shqiptareve pertej perqindjes qe voton LSI-ne,Partia e Meta-Monikes ngjall nje alergji dhe urrejtje te pashembullt kombetare.Kjo vjen nga ndergjegjesimi i te gjithe shqiptareve socialiste,demokrate apo jopolitike se LSI nuk eshte parti politike me program politik dhe shoqeror,por vecse nje trust ekonomik mafioz i familjes qe e ka krijuar.
    Gjithashtu shume shqetesuese jo vetem per PS-ne por per te ardhmen e Shqiperise dhe shqiptareve eshte rritja ashtu pak e nga pak e LSI nga zgjedhjet ne zgjedhje.Eshte e padiskutueshme se i vetmi mekanizem qe e rrit dhe fuqizon kete kancer ne politiken shqiptare eshte te qenurit ne PUSHTET.Nepermjet abuzimit me pushtetin dhe parate e shqiptareve LSI krijon terrenin per te marre(blere) me shume vota e me pas me shume pushtet duke ecur me skemen me shume pushtet-me shume para-me shume vota-me shume pushtet-me shume para.Nese ky zinxhir i se keqes nuk keputet,ky zinxhir qe sot ka mbytur pjese te tera te qeverisjes,neser do ta mbyse te gjithin kete vend.
    E keqja e Sali Berishes dhe e gjithe lukunise saliste qe eshte perballe ne kampin tjeter nuk mund te jete justifikim per ti dhene ushqim kancerit LSI ne qeverisje.Cdo vit me shume qe LSI sundon eshte jo vetem vit i humbur kot por vit me deme qe thellohen per gjithe shqiptaret.

  21. gjini says:

    Fitorja ,pothuejse 100% e votave ne Lazarat na tregoi te plote korelacionin Lazarat-PD!!

  22. Fieraku says:

    Mero, je numri 1 i gazetarise ne shqiperi.

  23. SHQIPTAR says:

    Urime kandidateve fitues te te gjitha paleve!
    Urime mazhorances per fitoren e thelle! Mendoj qe formula ekzistencialiste e perdorur u vleresua me shume se ajo pragmatiste.

    Klasa politike, mbi te gjitha mazhoranca qeverisese, duhet te falenderoje kandidatet e pavarur, te cilet kontribuan per te zbutur peshen e bojkotit.

    Kryeministri Rama nepermjet aritmetikes se ketij procesi, uroj te gjeje forcen per reflektim sepse aftesite nuk i mungojne.

    Keto zgjedhje per mendimin tim, ishin nje mesazh edhe per Z.Meta qe te permiresoje kohezionin brenda kesaj mazhorance, sepse pragmatizmi e individualizon dhe ja demton kete kohezion.

    Kryetari i opozites Z.Basha, mendoj qe duhet te gjeje vullnetin brenda vetes per riorganizuar eksponentet me peshe te partise, duke drejtuar ne skuader, si e vetmja menyre per te dale nga kriza. Mendoj qe ekzistenca e forcen opozitare eshte domosdoshmeri per demokracine e vendit, dhe ne kushtet ku ndodhet opozita i nevojitet me shume nje platforme teknike sesa politike.

    Urime dhe suksese Z.Veliaj! Shpresoj ta konsideroje me mirenjohje postin!

  24. Intervista telefonike dhënë gazetarit Sokol Balla në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm, lidhur me satusin tim të fundit në FB “Krimi dhe zgjedhjet e lira nuk pajtohen”! Cilido që është i interesuar ka më poshtë tekstin e saj të plotë. sb
    Balla: Zoti Berisha mirëmbrëma
    Berisha: Mirëmbrëma Sokol
    Balla: Zoti Berisha, në mungesë të komunikimit të drejt përdrejtë, komentuam gjatë njoftimin tuaj në Facebook dhe shumë nga argumentet që ju radhisni aty, duke e quajtur ‘ngjarja më e shëmtuar elektorale dhe deformimin e votës’, ne na tërhoqi vëmendjen paragrafi i fundit ku ju i bëni thirrje komunitetit ndërkombëtar për të mos përligjur rezultatin e kësaj farse të shëmtuar elektorale siç e keni quajtur ju. Si mund tia bëni këtë thirrje komunitetit ndërkombëtar pa ia bërë këtë apel vete partisë suaj?
    Berisha: Së pari zgjedhjet janë një proces të cilat kanë gjithnjë një arbitër dhe verdikti i arbitrit ndërkombëtar për vendet e hapura është përcaktues në qëndrimin ndaj zgjedhjeve. Së dyti, thirrjen e kam bërë me keqardhjen më të madhe, dhembshurinë më të thellë, por dhe ndërgjegjen time të plotë. Cilido politikan, gazetar, qytetar që ka argumente të rrëzojë njërën prej pikave që unë kam shtruar këtu, unë do të jem mirënjohës dhe do t’ja pranoj me kënaqësi. Nuk ka ndodhur kurrë të kandidohen kriminel të ditur me rekorde kriminale, ku komuniteti ndërkombëtar dhe partnerët tanë të kërkojnë largimin e tyre dhe kreu i qeverisë të lëshojë certifikata publike për ta, duke dëshmuar se është udhëheqësi i tyre.
    Sokol unë mund të garantoj qytetarët shqiptarë se në këshillat e bashkive ka kriminel të tmerrshëm, ka nga ata që lajnë dhjetëra e mos më shumë para droge e prostitucioni dhe për ta nuk është folur fare. Nga ana tjetër çdo shqiptar besoj ka parë fushatën më me salltanet dhe më pompoze në historinë e vendit, dëshmi e vërshimit të lumenjve të parave të drogës, prostitucionit dhe krimit. Kanë parë qytetarët shqiptarë atë që nuk kanë parë ndonjëherë, gjithnjë punonjësit e administratës për mendimin tim kanë marrë dhe duhet të marrin pjesë në fushatën elektorale, por kurrë infrastruktura e institucioneve. Kësaj here, si asnjëherë tjetër shkollat, spitalet, repartet ushtarake, policia e shtetit gjithçka u vu në funksion të mazhorancës, u krijua një pabarazi e paimagjinueshme, nuk ka ndodhur kurrë në një vend, që një javë para përfundimit të fushatës të sekuestrohet një televizion që ishte kritik ndaj qeverisë dhe do të theksoj një gjë, akti ishte më i poshtri, më i ulëti, më i pafytyri që mund të behet, sepse në atë mënyrë siç veproi Edi Rama me “çorapen” e tij të akuzojë për larje parash transaksionin pa pritur përgjigje. Çdo transaksion edhe mund të jete larje parash, por para se ta shpallë qeveria të tille, institucionet marrin përgjigjen. Ja që doli që paratë janë të gjitha të “Deutche Bank”, çfarë thotë tani i pa fytyri që sekuestroi një media televizive sikur të ishte një kioskë. A veprohet në këtë mënyrë.
    Balla: Për këtë reagimet e kryeministrit janë së paku reagime politike, por aksioni është ndërmarrë nga prokuroria?
    Berisha: Është armiqësi personale, siç ishte ndaj Fullanit, më vjen keq.
    Balla: Le ta themi troç që z. Rama paska kontroll mbi prokurorinë?
    Berisha: Absolutisht të plotë në këtë aferë. Si mund të shpallet tjetri për arrest se ka dyshime. Jo more zotëri, prit, ktheje dyshimin ne realitet se nuk ka gjë më të thjeshtë. Ke çuar kërkesën për të verifikuar fondet?! Prit të vijë përgjigja. Ja të erdhi çfarë do të thotë tani, apo do të marrë një gjobë me dhjetra e dhjetra milionë për taksapaguesit. Çfarë solli kjo? Solli të gjitha bandat e lidhura me qeverinë që kanë bërë fushatë një muaj rresht, deri tek bllokimi i kutisë në Bulqizë nga banda e Spahive, kjo është e vërteta. A do të përligj Komuniteti Ndërkombëtar një palë zgjedhjen të cilat krimi triumfoi mbi ligjin, në të cilat u krijua pabarazia më e madhe që ka ekzistuar ndonjëherë midis palëve.
    Balla: Do të isha dakord me logjikën tuaj, por i rikthehem pyetjes sime. Mos do të ishte më mirë që këtë apel t’ia drejtoni lidershipit të partisë suaj?
    Berisha: e kundërta është, unë i bëj thirrje partisë që kategorikisht të mos bllokojë procesin, ju bëj thirrje numëruesve të PD, komisionerëve që të kryejnë me përkushtimin më të madh para ligjit. Ky është dallimi ynë me këta zotërinj. Ne nuk bojkotojmë, por ne do të bëjmë betejën më të fuqishme në emër të interesit të shqiptarëve kundër këtyre zgjedhjeve. Jo bojkot në asnjë rrethanë. Por që të dhunohen të gjitha parimet e zgjedhjeve të ndershme, kush të dojë ti shpallë të tilla, ne do të vazhdojmë të palëkundur betejën tonë derisa të bindim edhe zyrtarin e fundit se në këto zgjedhje u dhunuan haptas parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe cilido që ka fakte të rrëzojë këto që themi ne është i mirëpritur.
    Balla: Fakti që ju si PD tashmë merrni pjesë në të gjitha fazat e zgjedhjeve, ndoshta dikujt mund ti duken se të gjitha këto janë justifikime, sepse mund të mendohet se rezultati në kuti nuk është në favor të partisë suaj?
    Berisha: Absolutisht nuk e dimë mund të jetë edhe në favor të PD, por le të kthehemi pak tek historia e Sali Berishës. Kështu thanë vëzhguesit edhe në 2001 dhe më vonë u detyruan të tërheqin atë që kishin thënë dhe u detyruan të thonë se opozita solli fakte dhe dokumenta, me të cilat faktoi se ishin dhunuar parimet themelore të zgjedhjeve. Nuk synoj aspak të bojkotohen zgjedhjet, nuk synoj aspak të ndërpresim procesin, por synoj që ti themi të vërteten komunitetit ndërkombëtar dhe të ndëshkohet kjo qeveri për të gjitha këtë zinxhir presionesh dhune me të cilat veproi në këto zgjedhje.
    Balla: Momenti më i vështirë për partinë tuaj ishte viti 97 edhe atëherë ju nuk keni bëjë thirrje për mos njohje të rezultati dhe bojkotim të procesit, pse tani arrini në këtë moment?
    Berisha: Sepse në 97 megjithëse kishte një rebelim komunist, nuk mund të them se palët ishin të pabarabarta në këtë shkallë sa ç’ishin sot. Unë isha në qeveri zotëri dhe absolutisht nuk mund të akuzoj se opozita e vuri qeverinë në pabarazi. Pati zona që nuk kontrolloi rendi, por nuk ishte detyrë e opozitës ajo ishte e qeverisë. Në listën e kandidatëve në atë periudhë mund të ketë pasur 1-2-3 të inkriminuar por asnjë të njohur zyrtarisht siç ka tani. Nuk kishte një marrëveshje për të mos emëruar të inkriminuarit siç ka tani. Pra, nuk pati atëherë një angazhim total, të institucioneve dhe infrastrukturës së tyre në fushatë. Unë nuk them se ato ishin zgjedhje të mira, jo absolutisht, por mos harro se ato zgjedhje kishin një gjë tjetër më të madhe se të gjitha këto, kishin vendimin për të bërë një zgjidhje politike, dhe ajo zgjidhje politike ishte pranuar që kur nisën zgjedhjet.
    Balla: Z. Berisha megjithëse ju jeni një deputet hija juaj në politikë vazhdon të jetë e rëndë. A pati në reagimin tuaj dhe në qëndrimin e z. Basha duket se jeni të kithët. A dalloni diferencë midis jush dhe z. Basha?
    Berisha: Këto janë strikt qëndrime të Sali Berishës. Janë qëndrim të një ish-kryeministri, i cili ka bërë vetëm gjatë viteve të shkuara tre palë zgjedhje në të cilat në mënyrë eksplicite është shkruajtur se qeveria nuk ka ndërhyrë në rezultatin e tyre. kjo është themelore Sokol. Të dalë një shqiptarë dhe të më thotë se qeveria nuk ndërhyri në rezultatin e këtyre zgjedhjeve, nuk po them në listat e votimit, po në fondet në institucionet, ne bandat e aktivizuara prej tij, në emërimin e krimineleve nëpër bashki e Komuna. Të dalë një njeri të ma thotë këtë dhe do ti kërkoj ndjesë. Zgjedhjet i prishi Edi Rama pa u numëruar votat.
    Balla: Ti qëndrojmë hipotetikisht argumenteve tuaj. Ne kemi një rezultat të konfirmuar, bashkia e Pustecit. Konfirmon një rezultat të thellë, mendoni se edhe ne Pustec është manipuluar rezultati?
    Berisha: Nuk ka të bëjë fare qëndrimi im me rezultatin që ndodhet në kutitë e votimit. Qëndrimi im ka të bëjë me dhunimin flagrant të të gjitha atyre parimeve, të cilat përcaktojnë barazinë dhe rregullat të njëjta dhe që është kushti themelor në kriteret e Kopenhagenit për zgjedhje të lira dhe të ndeshme. Qëndrimi im ka të bëjë me transparencën, me praninë e krimineleve zyrtarisht si kandidat për kryetar bashkie dhe komunash. A mundet një vend që aspiron drejt Europës të thotë që ky që është marrë me drogë, me prostitucion, ky që është marrë me atentate, këta janë të shpëlarë dhe mund të garojnë. Ka gjë më të turpshme se kjo. Rezultati nuk është shumë preokupimi im. Preokupimi im është se shqiptarët nuk duhet të kenë kriminelë në listat e parlamentarëve të qyteteve, në listat e kryetarëve të bashkive. Preokupimi im është se nuk mundet që bandat të përcaktojnë votën e shqiptarëve, nuk mundet që paratë e pista të shndërrohen në mjet kryesor të fushatës elektorale. Këto janë preokupime.
    Balla: Ju flisni nga kritikat e partisë suaj dhe mund të kritikoheni, pasi nga pala tjetër si i dënuar apo i inkriminuar është edhe një prej kandidatëve tuja z. Mziu në Kamëz?
    Berisha: Kandidati i Kamzës nuk është as për korrupsion, as për prostitucion, as për drogë, as për vjedhje është absolutisht në zbatim të ligjit, sepse ka përjashtuar nga tenderi një kompani e cila nuk ka paguar taksat dhe ka zbatuar vetëm ligjin. Nëse ky kandidat ka edhe një presje tjetër në aferë unë jam plotësisht dakord.
    Balla: Ka një vendim gjykate?
    Berisha: Nëse ka një vendim gjykate, pret apelin, sepse ky është de fakto i padënueshëm. Kurse kur ke rekorde kriminale në vendet për rreth dhe të kanë burgosur, dhe kanë bërë politika penale dhe të kanë përzënë dhe ke qenë dhe në Shqipëri për plagosje, kjo është një situatë krejtësisht tjetër. Nuk ka asnjë kandidat të PD me rekorde kriminale. Nuk them për këshilltarët se nuk e di, por për kandidat asnjë.
    Balla: Të flasim pak për rezultatin. Zërat janë që PD do të ketë një analizë për rezultatin, është e vërtet?
    Berisha: E vërteta është se gjithnjë PD dhe çdo forcë politike lexon çdo rezultat pozitivin dhe negativin dhe nxjerr konkluzionet. Jam i bindur se ky do të jetë edhe veprimi i PD. Problemi im nuk ka të bëjë me rezultatin, ka të bëjë me standardin, ka ndodhur ndonjëherë që një kryeministër me zë dhe figurë që ti thotë çdo drejtori apo nëndrejtori, apo çdo punonjësi, që ka marrë qoftë edhe një fije pushtet nga PS, nëse nuk sjell rezultatin do të largohet nga puna. Nuk ka ndodhur kurrë. Nuk janë larguar nga puna ato që bënë spotet e Edi Ramës dhe mashtronin gjithë ditën për rrogat e mësuesve. Ajo u bë drejtoresh nga Edi Rama po unë e lash mësuese dhe nuk është marrë njëri me të. Apo pedagogia tjetër tek Inxhinieria që u ngrit me një akces anormal ndaj Lulzim Bashës dhe nuk i foli askush një fjalë.
    Balla: Më kujtohet fushata 2007 kur përurohej shatërvani Fitorja dhe tha se kandidatin e majtë do ta zhysim me kokë në shatërvat, dhe kryeministër keni qenë ju?
    Berisha: Absolutisht jo, ajo është fantazi e tij e sëmurë , po unë i kam trefishuar fondet atij kurse ai bëri fushatë të tillë. Ai ju tha se mos votoni kundërshtarin se do të mbeteni pa ujë, pa kopshte, pa rrugë, pa shkolla. Ai i tha të gjitha këto. Ajo çështja e kokës në shatërvan ka qenë çështja e nxehtësisë së kokës, por kurrë për ta diskriminuar. Ka qenë kokë e nxehtë.
    Balla: Ndoshta simbolike i ka pasur edhe ky…
    Berisha: Ky i bëri moto të fushatës, që po votuat për kandidatin SHQUP-it do të keni këtë e këtë, sikur buxheti të ishte familjarë apo partiak dhe jo kontribut i të gjithë shqiptarëve. Edi Rama ka shkelur çdo standard të zgjedhjeve në këtë fushatë. Këto janë zgjedhje të padenja pavarësisht nga rezultati.
    Balla: Edhe nëse PD del fituese në këto zgjedhje, ju i qëndroni faktit se fituesi ju i qëndroni faktit se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet ti legjitimojë ato?
    Berisha: Unë i qëndroj plotësisht asaj që kam thënë këtu dhe i bëj thirrje çdo njëri që ka të bëjë direkt apo indirekt me zgjedhjet në Shqipëri, të qëndrojë se ai është interesi më i mirë i shqiptarëve. Këto ishin zgjedhjet e para në historinë e vendit kur në deklaratë publike Komisioni i Helsinkit të SHBA shprehu të gjitha shqetësimet që unë kam renditur në statusin tim se po ndodhin në Shqipëri.
    Minxhozi: Ju thoni në statusin tuja në FB, që bëni thirrje të mos njihen zgjedhjet nga ndërkombëtarë. Çfarë ndodh me pozitën e opozitës përsa i përket bashkëpunimit parlamentarë, pushtetit lokal, çfarë ju ndodh proceseve politike në Shqipëri…?
    Berisha: I ndodh një gjë shumë e mirë. I ndodh ajo që qeveria detyrohet të bëjë një tërheqje, ti vërë gishtin kokës dhe të mos imagjinojë të përsërisë kurrë më këto që përsëriti. Ndodh një gjë shumë e mirë, që qeveria dhe opozita kyçen edhe një here në mënyrën më serioze në procesin e dekriminalizimit dhe i nxjerr një nga një nga postet dhe funksionet ata të cilët nuk meritonin për shkak të rekordeve kriminale të ishin. Ndodh një gjë shumë e mirë, qeveria nxjerr konkluzionin, nën presionin ndërkombëtar se nuk mundet kurrë të përdorë infrastrukturën e institucioneve shtetërore për fushatë elektorale. Pra, qeveria të kujtohet se barazia midis palëve është një parim themelor i zgjedhjeve të pranueshme dhe ky është qëllimi i qëndrimit tone, me të cilin ne do të përpiqemi me të gjitha mjetet tona për të bindur partnerët tanë.
    Minxhozi: Do të thoshte kjo një rikonsiderim të qëndrimit tuaj ndaj parlamentit?
    Berisha: Këtë nuk mund ta them. Ky është vendim partie. Kjo ka një gjë tjetër, ka një marrëveshje për dekriminalizimin dhe unë mendoj se opozita është e detyruar ti qëndrojë asaj. Natyrisht, cila do të jetë rruga që do të ndjekë opozita për të inponuar marrëveshjen, këtë realisht unë nuk e di.
    Dervishi: Ju po kërkoni një shkak ligjor për anulimin e zgjedhjeve, apo një zgjidhje politike?
    Berisha: Nuk kërkoj një shkak ligjor për anullimin e zgjedhjeve, se për mua këto janë zgjedhje të dënuara. Unë kërkoj dënimin e të gjitha atyre rrethanave, të cilat ndëshkuan zgjedhjet dhe këto që kam thënë dhe konstatuar këto bazohen në qindra fakte, dokumente, deklarata dhe besoj janë objektive. Të mendosh se Shqipëria mund të shkojë më tutje në këtë proces, do të thotë që ta ndëshkosh në mënyrë shembullore këtë vend, të bësh një krim të vërtetë ndaj tij.
    Dervishi: Gjatë fushatës ju keni evidentuar incidentet dhe parregullsitë që kanë shoqëruar këtë fushatë. Ju kërkesën ndaj komunitetit e bëtë në prag të fillimit të numërimit, a ishte ky momenti i duhur?
    Berisha: Unë nuk doja të interferoj në procesin e numërimit. Numërimi mund të jetë një frazë kurse këto që unë kam thënë, vijnë në atë që unë kam thënë në mëngjes, këto janë zgjedhje të plagosura. Duhet të jemi shumë të vetëdijshëm para Europës, para çdo vendi të lirë. Prania e krimineleve në kandidimi përbën një damkë të zezë për ne.
    Balla: Ju kam pasur ne studio dhe ju pyeta se çdo të bëni nëse do të humbi zgjedhjet, ju thatë se do ta lexoj drejt votën e sovranit dhe do marr vendimet e duhura dhe i morët ato vendime. Mendoni se edhe kryetari aktual i partisë duhet ti nënshtrohet të njëjtave kritere?
    Berisha: Zgjedhjet lokale nuk janë zgjedhje të cilat përcaktojnë fatin e liderit edhe zgjedhjet e përgjithshme në disa raste ka që e përcaktojnë. Janë një grup vendesh të caktuara që nëse liderët humbasin zgjedhjet thonë ‘goodbye’, ka shumë vende të tjera të cilat thotë ‘përpara me mua’. Kështu që zgjedhjet lokale nuk e përcaktojnë. Natyrisht analizë duan, por gjithë qëndrimi im nuk ka të bëjë me partinë. Partia ka udhëheqësin e vet, partia nxjerr direktivat e saj. Unë natyrisht këto i kam të pavarura dhe i kam si një ish-kryeministër që ka bërë përpjekjet më të jashtëzakonshme kur ka pasur zgjedhjet për të bërë zgjedhjet më dinjitoze për shqiptarët.

    Balla: Faleminderit z.Berisha.
    Sali Berisha’s photo.hahahahahahahah cpo tallem me kete popull. Vilen e kam si Shtepia e Bardhe, le ta luj mendsh kete popull qe sme zgjodhi.

  25. Suferina says:

    Bravo Mero. Je bindes dhe argumentues. E djathta shqiptare duhet te gjeje vetveten larg peshtirosjes se deritanishme. Ndryshe do ndeshkohet edhe me rende, pasi i ka hyre ne hake popullit e vendit.

  26. tironci says:

    Me ne fund .mbas kaq vitesh poshtersira .po vjen era zgjedhje.
    Kaq vjet humbje kohe per bastardin berishe.
    Tani edhe sa ti sigurojm nje qeli te rehatshme bastardit berishe e compani .dhe Shqiperia fillon e merr fryme lirisht.
    Suksese Edi Rama .

  27. fati says:

    Vetem nje pyetje kam. Ku eshte ai zvarraniku i halese Skypion, pse nuk ndihet!!!!!!!!!!!

  28. xhixho çami says:

    O shoku/zoti Mero !
    Vazhdon te mbetesh nje kalemxhi ne sherbim te me te medhenjve. Si mjeshter i kulisave dhe sherbetor i bindur qe je vetem per to shkruam. Te lumte se keshtu fiton para por edhe ndoshta pusht….et.
    Pse nuk gjen ne kete artikull apo editorial qe e quani ju kalemxhinjte, nje fjale per partine e çameve qe fitoj tre bashki, apo per partite e tjera si ajo e z. TOPI qe dhane votat per koalicionin “e majte” ?
    Vetem ti mund ta dish kete dhe porositesist e tu!
    Shpresoj qe te zgjohesh ndonje dite apo te ngrysesh ndonje nate e te shkruash edhe per ne çamet ndonje rrjesht te mire….

  29. METEH says:

    Z.Mero bene analize te sakt.Por per LSI duhet te jet me realist.Kjo parti per te fituar zgjedhjet shfrytezon PARANE dhe punesimin ne kurriz te PS.Kete e argumentoj me MALLAKASTREN,e cila nuk e pranon kete metode dhe ndaj e humbi kete bashki,sikurse Lezhen-nga euforia,Pogradecin-nga kandidatura jo dinjitoze.Jo çdo femer mund te drejtoj nje bashki te madhe…!

  30. ledia says:

    Ne Berat brenda ne qytet, LSI humbi me -57 vota, dmth te majtet votuan kunder bandes se Ilir Metes qe do ta ktheje Beratin ne principate te LSI

  31. tinka says:

    Lexoni paragrafin per Sumen..cfar turpi nje plak i rrjedhur qe flirton ne pleqeri….o zot ku esht katandis kjo PD e dhjer…

  32. Turi says:

    Dy vleresime dua te jap lidhur me analizen tuaj per rezultatin e zgjedhjeve z.Mero.
    E para,PD ka humbur por PS nuk ka fituar.
    E dyta,nese ju e quani koalicionin e PS me plackitesit e LSI si stabel dhe natyral,atehere sa me pare te bjere kjo qeveri sepse ne fund asgje te mire nuk do te perfitojne qytetaret prej saj.

  33. astrit says:

    Mero. Megjithese ndonjehere ne te rralle te kam kritikuar, me duhet te pranoj se je i madh.

  34. vizioni i Bashes says:

    Unë them që PD, që udhëhiqet nga një bandë-llumpen i shoqërisë shqiptare, duhet ta quajë fitore të madhe përqindjen që mori në këto zgjedhje… Kjo falë injorancës demokratike, prirjes për anarshi dhe “tifozllëkut” politik të shqiptarëve… Mjafton shëmbulli i -97-ës, ku një njeri, që nën përgjegjësinë e të cilit (fjala më e butë), në Shqipëri u shkaktua një kaos i paparë në historinë botërore, erdhi “si zotëri” përsëri në pushtet dhe qeverisi edhe tetë vjet të tjera dhe tani ha paratë e vjedhura dhe “tall bythën” me këtë popull mjeran që e duartroket akoma…(???!!!) Kjo nuk do të ndodhte edhe në vëndin më të humbur të botës…!

  35. Ida says:

    Mesimet nga pesimet e zgjedhjeve nxirren me mire kur te dalin numrat dhe perqindjet e votes per partite.
    Me c’duket nga rezultatet e para nje mesim duhet ta nxjerre Edi Rama.Ne bastionet e PS ku Ilir Meta merrte vetem 4-5% te votave dhe ku Edi Rama ju kishte dhuruar gjysmen e drejtorive dhe te administrates lokale,sot LSI ka marre 20-25% te votave.Konkluzionin nxirreni vete.

  36. ALTIN says:

    Une do te beja 3 gjera per ti ndryshuar fytyren Shqiperise nje here e pergjithmone:
    1 ) e para dhe me kryesorja eshte krijimi i te famshmit ” Ligji per nenpunesat civil”. nuk mund te krijosh kurren e kurres nje administrate te rregullt ne qofte se kur nderrohet qeveria atehere nderrohet i gjithe sistemi administrativ ( enveri ka me shume se 30 vjet qe ka vdekur , dhe komunizmi ka rreth 25 vjet qe nuk eshte me, pra ska se perse te nderrohet administrata çdo 4 vjet ).

    2 ) çdo njeri qe merr pjese ne politike dhe shkon ne parlament duhet te jete minimunmi 35-40 vjeç dhe maksimumi duhet te jete 65-67 vjeç ( pra edhe politikanet duhet te shkojne ne pension ne te njejten moshe qe shkojne te gjithe punonjesit publik.
    Nje politika shume i ri nuk eshte i mire sepse nuk ka shume eksperience , .. nje politikan shume i vjeter ka shume eksperience por nuk ka asnje ndjenje per ate qe ben dhe nuk arrin qe te perceptoje peshen e ligjeve qe firmos.

    3 ) çdo njeri mund te rrije ne parlament maksimumi 12 vjet , dhe mund te mbuloje nje pozicion si minister maksimumi vetem 8 vjet.

  37. VUTHJANI1 says:

    Nje msim nga psimet e gazetarit me trim Mero Baze.
    Si mund te nxjerr msime PD me llumin qe e ka kaplue me dhimbset Shkodra e kultures qe ende nen diktatin berishist e e permbyti mbi 3 here i jep Voten te djathes se lodhur dhe te rrxuar per tokë.
    Ky bash shizofreni qe ndoshta dhe sja nien aq fort as per pd as dhe per shqiprin kur mendje e shpirt i rrin ne Holand ky faqezi qe sla gje te keqe pai ber shqipris e qe duhej te ishte para drejsis ska si nxjer msime nga ato te zeza qe beri qoft ne rrugen e kombit qe vodhi me miliona qoft me marreveshtejen detare ne dam te shqipris po dhe ma tragjikja ne dhenjen urdher per vrasjen e 4 demostruesve te 21 janarit,
    ky kriminel ordiner duhet pa tjeter ti nenshtrohet ligjit dhe vetem ligjit Mero.

  38. KUR DO BEHET FUNERALI I SALI ELEZBIBERISHES... says:

    E verteta e te metave te votimeve ne Shqiperi nuk mund te quhen gabime dhe gjasme ne duhet te “mesojme ” nga pesimet.
    Kemi njecerek shekulli qe jemi ne- Zgjedhen e Zgjedhjeve- dhe perseri do jemi ne kete gjendje deri sa te themi te verteten e kesaj semundje kanceroze dhe te marrim masat per sherimin e kombit.

    Zanafilla e kesaj katraure ze fill pas 31 marsit 1991 qe ishin votimet me serioze te bera ne Shqiperi..por u prishen nga kush…lexoni “kujtimet ” e atyre viteve te dy antishqiptareve me te medhenj te kombit tone Elez Biberaj & Fran Shkreli per te kuptuar te verteten.
    Cdo shqiptar edhe me intelekt mestar e kupton qe ne vitet 1990-1991 ai sistem ekonomiko-politik (gabimisht quhet komunimizem) qe u vendos ne 1945 kishte vdekur…

    Atehere pse u be kjo ” lufte” me kufomen e komunizmit nga enverifagosit Elez & Fran ku nuk ngelen prapa dhe ca makartiste si amb.Rajerson qe erdhi nga Beogradi….pse nga Jugo-Serbia ??
    Pikerisht ketu eshte celsi i jetegjatesise te nje nga kriminelat qe ka nxjerre njerzimi.

    Pas Gerdecit,pas 21 janarit..pas tradhetise (ose pafuqise) se fituesve te votimeve te 23 qershorit 2013 nga Rama-Meta dhe pas hipokrizise proverbiale te ambasadoreve tane miq ( qe gjasme po ndihmojne dekriminalizimin per te shpetuar super-kriminelin Berish) eshte e kote te gezohemi me keto fitore te “Pirros” te RAMETES.

    Pa i vene prangat tradhetarit,kriminelit dhe monstres Sali Berisha & sons,…pa denuar berishizmin si praktike anti-kombetare kjo fitore e 21 qershorit 2015 do te shkrihet dhe do behet uje i qelbur ashtu sic u be me gjakun e heronjeve te 21 janarit 2011 ku akoma vrasesi i tyre perrmjerr mbi jetimet e tyre,nen fishekzjarret e festes “fitores” dhe ne zgerdhimjet e ca ambasadoreve me kinezerirat e tyre.
    Zoti Rama dhe Meta ?!

    Mos e gezofshi kete fitore pa denuar salikrimin qe nga koha e 1991 e elezbibereve…sepse votat i keni marre dy here per denimin e tij dhe
    jo per corapet dhe kollaret tuaja.

    Nuk ka europjanizim te Shqiperise pa de-berishizim..pa rrezimin e statujes se kesaj frankeshtein monstre

  39. Silva says:

    Per te miren dhe te ardhmen e LSI e te mbare vendit, kjo parti dhe kryetari i saj Ilir Meta duhet te distancohen urgjentisht nga Monika Kryemadhi, frymezuesja e te gjitha puneve te liga qe behen nga kjo parti. Kur them distancim nuk e kam fjalen qe Iliri te ndaj gruan pasi si e tille dhe nene e femijeve, ajo pa tjeter qe ka vlera, por ta largoje nga partia pasi me te drejte konsiderohet kanceri malinje i kesaj partie.

    1. dr mentar meleku says:

      dear Silva.

      Jam shume dakort per Ilirin dhe Moniken e tij qe nuk jane njerez te mire.Jane te dy figura ordinere qe per aresye banale ndodhen aty ku jane sot.POR me P te madhe keto te dy nuk kane bere krimin e tradhetise dhe te vrasjeve seriale si B+b dhe kjo ka rendesi.
      E dyta ne pranuam nje Ilir me gabime per te hedhur dhe denuar nje Sali me krime.
      Ne gop te semes shkofte iliri me Moniken e tij….por para se ti kritikojme ata duhet te kerkojme denimin e banditit Lul Bashici qe eshte rast i rralle ne bote qe euro-amerikanet e dine qe eshte kriminel…por kane turp ta thone..ja dhe dosja e kriminel Lulit qe e do ne lule te ballit..1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
      2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
      3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
      4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
      5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
      6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
      7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
      8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
      9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
      10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
      11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
      12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
      13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
      14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
      15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
      16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
      17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “cunamin Doshi” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje