Avokatët publikë të Becchetit dhe asistentja Ajola

12 Qershor 2015, 19:42Editorial TEMA
Avokatët publikë të Becchetit dhe asistentja Ajola

Nga Mero Baze

 

Erion Veliaj duket kandidat me fat në këtë fushatë elektorale. Një javë para mbylljes së fushatës, nëse bën bilancin e sulmeve ndaj tij nga kundërshtarët, del që problemi i tij, sipas Partisë Demokratike, është Ajola. Ajo ka faj se i ka kërkuar të martohet në Gjirokastër, ka faj se ka punuar tek studioja ligjore Tashko Pustina si asistente e sapodiplomuar në Paris, ka faj se studioja ligjore i ka dhënë një autorizim të regjistrojë biznesin e një gjeorgjiano- izraeliti, megjithëse ajo as ka shkuar ta regjistrojë dhe së fundmi ka faj se gjatë korespondencës mes studios dhe arbitrazhit në Romë, kjo ka shërbyer si sekretare, duke shkruar në italisht një prej emaileve.

Edhe pse faji nuk ekziston askund në këto gjeste, po e pranojmë një moment se ekziston. Problemi është se kandidati i shumicës për Bashkinë e Tiranës është Erion Veliaj dhe është hera e parë në historinë e këtij vendi, që në një fushatë, bilanci i sulmeve ndaj gruas së kandidatit në raport me sulmet ndaj vet kandidatit, shkon disafish.

Problemi i parë, që krijon kjo fushatë histerike qesharake, është se duket sikur Erionit nuk i kanë gjetur asgjë për ta sulmuar dhe merren me punën e gruas kur ka qenë asistente. Ky është një nder që nuk i është bërë asnjë kandidati, qoftë dhe atyre më të parëndësishëm në garë. Dhe po të kesh parasysh që kandidatëve të tjerë nuk u mbarojnë as skandalet personale, as historitë e errëta të jetës së tyre, është luks i madh që kandidatit më të rëndësishëm të opozitës, kanë filluar i qëmtojnë ndonjë gjë nga punët që ka bërë gruaja.

Problemi i dytë, është inkoherenca e PD-së në këto sulme. Në rastin e biznesmenit gjeorgjiano- izraelit, studioja ligjore Tashko Pustina, nuk është avokate e problemit penal të tij, por një studio që ka marrë përsipër regjistrimin e biznesit të tij, i cili kishte ndërkohë  dhe shumë biznese të tjera nga koha e Berishës. Në aktin e regjistrimit, të cilin nuk e ka bërë as zonja Veliaj, nuk ka akt kriminal, pasi nuk di që ndonjë biznes në botë, ditën që regjistrohet e shoqëron dhe me deklaratë se çfarë krimi do të bëjë gjatë rrugës. Ditën që regjistrohen, bizneset janë të pafajshëm dhe krimi lind rrugës. Gjatë rrugës, ky biznesmen ka avokatë të tjerë dhe tani që është nën hetim, ka avokatë të tjerë. Ai ka qenë i afërt me Berishën, mik me Shkëlzenin, ortak me Dritan Priftin dhe vazhdon akoma bizneset e tij në Shqipëri dhe gjetkë. Nuk e di sesi gjithë bota rreth këtij biznesmeni është e pafajshme dhe fajtore është një asistente që ka punuar në studion që ka regjistruar biznesin e tij dhe që ka pas një prokurë ta përfaqësojë në procedurat e regjistrimit.

Rasti i dytë është dhe më qesharak. Ndërsa prokuroria ka lëshuar urdhër arresti për Francesco Becchetin për pastrim parash, Partia Demokratike dhe Sali Berisha i dolën në mbrojte duke e quajtur sulm politik. Ata u bënë avokatët kryesorë të Becchetit. I pari që e mbrojti ishte Shkëlzen Berisha, duke e quajtur aktin e prokurorisë, një sulm të shëmtuar politik. Pastaj doli Berisha dhe me radhë. Fare papritur rezulton që meqë zonja Veliaj ka punuar si asistente në atë studio, ka qenë dërguese e një emaili në italisht për arbitrazhin në Itali dhe bota u përmbys. Partia Demokratike e shpall avokate të Becchetit dhe e akuzon për pastrim parash.

Deri tani avokatët e Becchetit janë publikë. Avokati që e mbrojti i pari politikisht është Shkëlzen Berisha dhe babai i tij. Avokati që mbron çështjen e  tij penale, është një nga njerëzit më me përvojë në Shqipëri për çështjet penale, ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Ajola as e mbrojti politikisht, as e ka mbrojtur ligjërisht, por thjesht ka punuar asistente në një studio dhe ka çuar  emaile. Tani se ç’opozitë kemi, mund ta gjykoni vetë. Është gati të lëpijë atë që ka pështyrë mbi prokurorinë për Becchetin duke e mbrojtur si viktimë, duke e kthyer menjëherë në mafioz, vetëm që të quhet Ajola përgjegjëse në këtë histori. Përtej konceptit qesharak që po krijohet për avokatët, sikur janë të barabartë si fajtor me klientët e tyre, kjo është dhe një idiotësi e rrallë politike. Një avokat që mbron dikë, pavarësisht se Ajola në këtë rast nuk është as avokate, nuk do të thotë se është fajtor si klienti. Dikush, kur mbron një vrasës si avokat, nuk do të thotë se ka vrarë dhe as kur mbron dikë që ka probleme ligjore me financat, nuk është trafikant. Ai është ose avokat i zoti, ose avokat i dobët. Por ky debat nuk ka shumë vend, pasi Ajola nuk është fare avokate në asnjë rast. Kjo do të vlente nëse do të ishte.

Kjo është shkretëtira më e madhe e ideve që kam parë në një fushatë elektorale për sulmet ndaj kundërshtarëve. PD duhet të mbledhë mendjen nëse ka probleme me Erion Veliajn si kandidat, apo ka probleme me gruan e tij. Nëse ka probleme me këtë të dytën, duhet të ndajë mendjen nëse Beccheti është pastrues parash apo viktimë e prokurorisë. Dhe kur të qartësohet, të na kthejë përgjigje, se dhe një javë mbeti. Se deri më sot, në versionin më të keq, po na rekomandojnë që Erionit s’kemi ç’ti themi, po i kemi inat gruan. Në fakt as Veliaj s’ka çfarë t’i thotë Berishës për këtë fushatë. Dhuratë më të mirë s’mund t’i bënte!

44 komente në “Avokatët publikë të Becchetit dhe asistentja Ajola”

  1. sit..d back..and relaks → says:

    po ja thane mo erionit, ca ti thone me. shkolla qe sdihet si e ka bere, arsyeja fallco qe dha per kthimin ne shqiperi, dasma me leket e mamit, kompjuteri i mjafit me te dhenat financiare te mjaft-it qe humbi si pa dashje, eshte mashtrues profesionist, perdor asetet publike dhe qeveritare per fushate, eshte kukull e ram-es dhe bile ka dhe mundesi qe nusen ia kane gjetur sponsoret e tij ekonomike dhe politike. studiot qe ka punuar ajola si kjo tashko dhe tonucci qe ka pas punu perpara a punon akoma nuk e di si ka mundesi mes shume juristeve qe kane zjgedhin ajolen si postiere? se per miellin e fiqiriut i beni kollaj aludimet dhe hipotezat, kur vjen puna tek ajola aludimet dhe hipotezat nuk vlejne. nuk eshte mire te perdoresh dy kandare per te njejtin mall. nqs hetohet ky bixinesmeni pjese ehetimit duhet te jene edhe te gjithe personat qe kane bashkepunuar me te dhe kane patur dijeni per transfertat dhe aktivitetin e tij. nqs bixinesmeni eshte ne rregull ath lini rehat edhe bixinesmenin edhe te tjeret. kerkojini falje bixinesmenit per cenim imazhi dhe mbylleni me aq, nqs bixinesmeni ka kusure ath ne ato kusure ai nuk eshte vetem.

    1. Granoff- i fundmi i berishes ne washington.. says:

      Ajo që më bën përshtypje më shumë është një pyetje misterioze:
      Kush janë ato shërbime inteligjente që po ndihmojnë Saliqenin për ta shpëtuar nga katastrofa e sigurtë.

      Kush e pruri izraelito-gjeorgjianin vetem per zhurme dhe per ti dhene nje kobure Berihsajve per te” demaskuar” Erjonin

      Kush (urdheroi) e plasi bomben e Becchelit pikerisht nje jave para votimeve perpara fyteres se Veliajt ?

      Kush i pruri 220 muxhahidinet para votimeve te 2013 si spot elektoral per SEBberishen kur dikush i tha ne kongresin amerikan se ishte miku me i madh i Amerikes qe e shpetoi nga muxhahidinet ??

      Kush e zuri ne cark nipin e Enver Hoxhes pikerisht ne 21 janar 2015,diten e pervjetorit te masakres se gjakatarit te demokracise Sali qeni.

      Pse mbahet i burgosur Ermal Enver Hoxha per 5 mije dollare dhe trajtohet si Pablo Eskobari ndersa Shkerdhen Sali Qen Berisha do behet “hero” filmi ne Holliwood
      Kush po barazon nje shpullë ndaj Strazimirit me gjakun e 21 janarit.

      A mos jane ato qe donin te binin LHLne nendor 2013 per te rrezuar Ramen dhe lane Lulin ti shkelte kemben Arvizuse “pa dashje”

      A mos jane po ato qe organizuan kunderrevolucjonin anarshist ne 2 prill 1991 per te vene me bekimin e Beogradit Saliqenin.??

      A mos kane lidhje keto furtuna tip ” 2 prilli 1991 & 21 janari 2011″ me viziten e kongresmenit amerikan DR para 2 javesh qe eshte berishisti me i madh ne zyrtaret e larte amerikane?…Per dijeni te lexuesve ishte ky DR qe para 4 vjetesh akuzoi Obamen dhe Edi Ramen per korrupsionin “gjigand per nje fotografi vetem 4 minuta.

      Por ajo qe eshte e frikeshme vjen nga fakti se ambasada amerikane i ka te dokumentura shumicen e krimeve te mafjes berishiane dhe ne vend te zbatoje demokracine e Xhorxh Washingtonit,Linkolnit,Ruzveltit dhe Kennedit per aresye te paqarta behet pale me berishajt qe nuk ka nevoje per vertetim qe nga 21 janari 2011 dhe deri sot.
      Vetem dokumentacjonin e meposhtem kemi drejte te pyesim:

      Pse ish ambasdori Arvizu dhe tani zoti Lu pamvaresisht nga retorikat e tyre jane pale me berishen dhe ndonje here pranuan apo pranojne te shkelen nga ai me kembe ?

      Pse po mbrohet me cdo kusht Berisha duke i vene ne goje si zagarit te zgjebosur nje gjah te mire si me Becchelin..pikerisht nje jave para votimeve ?

      Pse barazohet nje byzylyk i Ajoles me miljardat e Arqita Berishes

      * Vajza e kryministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.
      http://3.bp.blogspot.com/-ZqDejqu0_0A/TntxmlzNjKI/AAAAAAAAADE/tOvxQAN3OUM/s320/berisha_rama.jpg

      ** Në një kabllogram që ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit flet për një sondazh të USAID, i cili demaskon demagogjinë e qeverisë për luftën kundër korrupsionit. Sipas sondazhit të USAID, 92 % të shqiptarëve mendonin se korrupsionin ka mbërthyer zyrtarët e lartë të shtetit. Në kabllogram thuhet se opozita dhe disa eksponentë të mazhorancës e përshëndetën sondazhin, por Berisha heshti. Sipas Uidhers, Berisha ishte i revoltuar nga sondazhi pasi të dhënat binin në kundërshtim me rezultatet që kishte propaganduar ai. Një tjetër kabllogram i bujshëm që daton në muajin janar të vitit 2009, kur dhe kryeministri përgatiste strategjinë e re elektorale, flet për korrupsionin në qeveri. Në kabllogram thuhet se Berisha dështoi plotësisht në luftën kundër korrupsionit. Sipas Uidhers në vitin 2009 shqiptarët mendonin se kishte më shumë korrupsion sesa në 2005, kur u larguan socialistët. ,??Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 me kartën e luftës kundër korrupsionit. Bëri ca gjëra të mira në fillim, sidomos në implementim ligjesh, por më vonë dështoi. Perceptimi i korrupsionit tek qytetarët është i lartë në krahasim me katër vite më parë. Ata mendojnë se ka më shumë korrupsion nga 2005. Ndërkohë që implikimet e ish-ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, Lulzim Basha në abuzime të pushtetit, por dhe akuza nga drejtësia kanë ndikuar së tepërmi. Po ashtu sikurse lidhjet e Lulzim Bashës me vajzën e kryeministrit Sali Berisha, apo me biznesmenin e errët Damir Fazlliç, nuk e kanë ndihmuar kryeministrin në këtë çështje,??, thuhet në kabllogram.

      *** Disa ditë më parë u zbardh skandali i djalit të kryeministrit. Kabllogrami i datës 20 qershor 2008 përcjell detaje të rëndësishme për tragjedinë e Gërdecit, të cilat Ambasada Amerikane i ka siguruar pas një takimi që ambasadori Uidhers ka zhvilluar me shefin e Shtabit, Luan Hoxha. Sipas këtij kabllogrami shefi i Ushtrisë, Luan Hoxha kërkoi të takohej me ambasadorin për të folur rreth shkarkimit nga detyra, bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme përfshi pikëpamjet dhe faktet rreth Gërdecit. Në këtë takim gjeneral Hoxha ka treguar ngjarjen, sipas versionit të tij, për atë që ndodhi më 15 mars 2008. ,??Gjatë gjysmës së projektit në dhjetor 2007, Hoxha ishte urdhëruar nga Mediu pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas sipas Luan Hoxhës, u konfirmua si Shkëlzen Berisha djali i kryeministrit,??, thuhet në kabllogram.

      . ****Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit në nëntor të vitit 2008, flet për një skemë korruptive të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes me misionet paqeruajtëse. Sipas Uidhers, Shefin aktual i Shtabit, Kolonel Xhemal Gjunkshi është i përfshirë në një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare. Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak. Ambasada amerikane në kabllogram thotë se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë. ,??Sipas llogarive jozyrtare, komandantët e lartë të ushtrisë kërkojë një ryshfet deri në 7,000 dollarë nga një ushtar për ta emëruar në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak,??, thuhet në kabllogram.

      .****** Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se Lulzim Basha ka lidhje me botën e krimit. ,??Sipas një burimi nga Partia Socialiste, ministri i Jashtëm, Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lehtësimin e lirimit nga burgu të kriminelëve të njohur në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familjet kriminale. Të afërm të kriminelit premtuan të ,??organizojnë,?? njerëzit e tyre në Elbasan në mbështetje të Bashës. Krimineli u lirua më 29 qershor, ditën pas zgjedhjeve,??, thekson Uidhers.

      PRA PSE BARAZOHET NJE SHPULLE E STRAZIMIRIT ME 4 TE VRARET E 21 JANARIT & 26 TE SHKRUMBUARIT TE GERDECIT.

      PO FILMIN ME SHKELZENIN E GERDECIT KUR DO TA SHOHIM ZOTI DONALD RAMETA ??

      1. uc pertika says:

        o plako futi nja 2 aspirina e shko e fli gjum/
        por perpara se te bejsh kete futja nja 2 pordha.

        o Mero , po na ke qa trapin me avokate Argiden,
        dhe ajo vetem punonte ne zyre avokatie, apo jo ??
        i he hy nje pune te madhe, ke fillume i puth bithen te gjithe politikaneve me radhe. paska pas bithen e mbare berisha, se atij ja ke puth te parit, e tashti je shum busy e spo din te ndalesh.
        la nam fare….

        1. ivan i madh says:

          Po e mbron Salen dhe ke kelyshet e tij se me sa duket punen qe e refuzoi Meroja e zure ti dhe besoj se po e ben me semiri si qen familje qe dukesh na krahesoke gangstere e mafioze profesioniste me ordinere Kush ta ka mesuar apo ai qe te mban lidhur dhe i lepin kembet cdo mengjes.Ke mare leje qe leh apo te perzuri e mbete rugeve si ata te vjeterit se pronari jot me sa dime nuk ju mban shume se pasaj i ha i duarte e turinjte si ai i Turqise.

        2. PLAKU DOKSBORU says:

          dy fjale per komentuesin WC PERTIKA.

          Megjithese jane votime administrative,rendesia e e Tiranes dhe e Durresit jane te jashtzakoneshme per aresye qe dihen dhe kane vlere jo vetem politike por dhe financjare qe nuk do zgjatem.

          Mero Baze merret ne fakt me nje analize te fenomenit “Beccel” duke analizuar faktorin e brendshem por ai i jashtem eshte determinant sepse BERIHSA-Plaku Dogsborough (dogsboru) I trustit te lulelakrave & canabisit ka nje linje teper te fuqishme pertej atllantikut qe eshte me kryesorja ne jetgjatesine e tij kriminale 22 vjecarePer kete kam I jam referuar nje qytetari amerikan Gary Kokalari ne nje artikull te tij dikur qe tregon se Gerdec-gate nqs gjykohet me me sinqeritet dhe ne amerike do ishte me trondites se WATERGATE ne vitet 70′

          KONGRESMENI FRANK WOLF
          Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?

          VOA
          Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,

          GJENERALI LUAN LEPUR HOXHA
          është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg .Nga 1 janari 2012, eshte larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm.Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.

          Vetem nga keto tre “sequencat” e mesiperme dilet ne perfundim se Plaku Dogsborough ka nje mbeshtetje te fuqishme nga klane dhe segmente te caktura ne USA dhe Kongresi Amerikan duhet te marre ne shqyrtim lobin Berishes ne Washington qe eshte infektuar ne aferat bilioneshe:
          -Ne rrugen e kombit
          -Ne krematoriumin e Gerdecit
          -Albetrolin
          Majkëll Granof është një menaxher i suksesshëm amerikan në Shqipëri, që ndihmon Berishën të mbulohen defektet e tij demokratike në Uashington. Kaq thotë gjithë editoriali ynë. Ato që ti i quan fakte apo mungesë faktesh nuk kanë shumë nevojë të verifikohen. Ne i referohemi kudondodhjes së zotit Granof pas Lulëzim Bashës, një ish- Ministër që është akuzuar nga drejtësia shqiptare për një abuzim prej 220 milionë eurosh dhe që nuk ka pranuar të gjykohet, por e ka mbyllur çështjen me procedurë. I referohemi mbështetjes së zotit Granoff për Sali Berishën, i cili më 21 Janar të vitit 2011 sipas ekspertizës së FBI ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm para zyrës së tij. Ju jeni duke mbrojtur një njeri që ka hedhur në koshin e plehrave ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimeve dhe nuk pranon që vrasësi i provuar nga FBI, i cili është komandant i Gradës dhe njeri personal i tij, të arrestohet. Unë kam kontakte thuajse të shkëlqyera me Ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe i kam shprehur atij mirënjohjen për atë që qeveria amerikane po bën për zbulimin dhe gjykimin e këtij krimi politik. Unë dhe asnjë shqiptar nuk e ngatërron kurrë atë që bën ndonjë individ apo qytetar amerikan në mbrojtje të vrasësve me atë që bën qeveria amerikane. Ne besojmë tek Amerika dhe jo tek qytetarët amerikanë, dhe nuk i zemërohemi kurrë asaj për lirinë që kanë qytetarët e saj të mbrojnë dhe kriminelët. Kur i referohem mbështetjes së tij për Berishën dhe Lulëzim Bashën kam parasysh dhe faktin që këta dy personazhe veç e veç dhe të dy bashkë, kanë konsumuar para syve të shqiptarëve krimin e vjedhjes dhe abuzimit të miliona eurove dhe nuk kanë pranuar të gjykohen, krimin e vrasjeve politike dhe nuk pranojnë të hetohen dhe krimin elektoral të 8 Majit në Tiranë për të cilin nuk pranuan rezultatin dhe e përmbysën me gjykatë. Nëse këta dy njerëz do të ishin në SHBA, do të ishin në burg, ose së paku nuk do të ishin në politikë. E konsideroj një urrejtje të madhe për shqiptarët cinizmin tuaj për të na i quajtur këta si udhëheqës që i meritojmë. Jo. Nuk i meritojmë dhe do të dimë të shpëtojmë prej tyre, sado miq me pare të blejnë këta njerëz në Uashington. Ata tani nuk janë në konflikt me shqiptarët, por me përfundimet dhe rekomandimet e qeverisë së SHBA. Kjo mund t’ju bëjë pak më të përmbajtur kur flisni me adhurim për ta.
          Nqs admistrata amerikane pranon dhe toleron akoma qe mobsteri i ballkanit Berishovic mik shtepie i Damir Fazllic qe ka rezidencen ne zemer te Washingtonit nuk denohet nga vete amerikanet per krime te tij te dokumnetuara dhe te vertetura nga vete sherbimet amerikane ngelemi te themi
          “O zot na ruaj nga miqte se nga armiqte ruhemi vete”

          1. Juriste says:

            Sa per sqarim: Ne nje zyre avokature nuk ka asistente qe per procesin ne trajtim e ka te lejuar kontaktin e drejtperdrejte me klientin. Aq me pak ka punuar Ajola Xoxa si perkthyese e thjeshte se edhe nje e tille nuk ve emrin e saj si adresat. Eshte e kote qe mundoheni ta mbroni. Nuk ka pike dyshimi qe ai eshte klient i saj. Zonja ne fjale mund te gjente menyra te tjera per tu distancuar nga aktivitetet kriminale te klientit te saj. Mohimi dhe tregimi i perallave vetem se e diskretiton me shume.

      2. Bureto says:

        Saktë Granhof! Keta harrojne nje shprehje te urte popullore shqiptare se:”ate mikun sa me shume ta ferkosh aq me shume ngrifet!”

        Keta jo vetem qe i kane ferkuar dhe po i ferkojne politikanet tane kryesore, sidomos Berishen, por me heshtjen apo mosverpimin e tyre po demtojne rende demokracine dhe popullin shqiptar. Çfare cinizminga ana e tyre: “Me pare stabilitet, pastaj demokraci!”, sikur te jemi Somali, apo Nigeri.

    2. black_lion says:

      Kjo puna e Ajoles me duket si shperqendrim! Basha ne Top Story i beri nje sfide te hapur Veliajt dhe fakti qe nuk po i behet jehone ne media eshte te pakten i dyshimte!
      Veliaj pretendonte se Bashkia e Bashes kishte shfrytezuar vetem nje perqindje te paperfillshme te buxhetit te vene ne dispozicion nga qeveria,te cilin, me ritmin e aplikuar, do i duhej 66 vjet per ta shpenzuar.
      Basha u kunderpergjigj duke thene se ka shpenzuar cdo fond qe ka patur ne dispozicion dhe e akuzoi politikisht Veliajn per mashtrim, madje duke e sfiduar me doreheqje nga funksionet publike!
      Veliaj nuk i eshte pergjigjur sfides…
      mediat duhet te pretendojne qe kesaj historie ti shkohet deri ne fund, qe te pakten ai qe mashtron te tregoje fytyren e vertete.

    3. andi says:

      Sala e banda e tij kujtojne se te gjithe njerezit jane si ai, frenat (Dyzinat e kalit) tek Sala terhiqeshin e terhiqen nga Gruja e klani i saj Serb, e basi kujtusi mendon se si shpellari jane te gjithe. Vazhdoni o shpellare se humbjen edhe me te madhe do ta keni, se gjithnje e me shume po u del boja.

  2. sit..d back..and relaks → says:

    Sa per pergjegjesite e avokateve qe mbrojne kriminele ne rastin e transfertave te dyshimta kushdo qe ka dijeni eshte i detyruar ti raportoje. ka pasur apo jo dijeni ajola ket nuk e dime. ka pasur apo jo dieni studio ligjore as ket nuk e dime. por ai qe ka pasur dijeni dhe nuk a ka raportuar duhet te shkoje ne gjykate. nje ceshtje me shume per dhallen pas miellit te intoksikuar te fiqiriut.

  3. Bardhi Tolabi says:

    I nderuari Mero Baze!
    Sali Berisha,eshte armik i institucionit te Avokatures.Ai eshte i edukuar nga PPSH-ja dhe shoku Enver,se nuk eshte e nevojshme prezenca e avoketeve,mbrojtjen e ben “partija”.Per kete aresye mos ju “zemero”,Sali Berishes…

  4. muslimoni ndershem says:

    O PRISH DYRNJAJA MILET. BURRAT MERREN ME GRATE E BURRAVE. TURP E FAQE ZEZE. TOP EKSTRAFULLAH. RAHMANI RAHIM. LENI REHAT GRATE O BURRA GRASH SE DO TU FUT NXHENET ALLAHU .

  5. armand says:

    Ti shoku po ngaterron (qellimisht) carin me dollarin. Ajo e Berishes ishte dhe eshte mbese e UDB-se dhe per kete arsye je lodhur kot duke komentuar.

  6. Makony08 says:

    Sa I peshtire qenke bere more saimir….

  7. Tiku says:

    Sa helm hedhe ti servil po kaq budallenj jane njerzit ta kuptoj se sulmet qe behen behen se eshte korrupsinioni ne mes eshte thesi I arioles qe eshte plot me para te pista eshte lufta per te grabitur italianin

  8. temujin says:

    Opozita eshte rende…

  9. Aurora says:

    Është vetëm një hap nga madhështori tek qesharaku. Ne kete rast kur mendove te behesh avokat i nje gjeje qe nuk mbrohet dhe serioziteti i penes tende ra.
    E shoqja e Veliajt u be rasti i dyte qe si minorene ligjore “asiston” biznese qe qeveria e Rames i quan kriminale. Po doli dhe rasti i trete Mero quhet “asistente” e krimit kjo Xoxa ?
    Është më mirë të kesh të ardhura të përhershme Mero, sesa të jesh analist interesant. Do dhe dukesh se te anon kandari me shume nga te ardhurat.

  10. guri says:

    ec sajmiro ktheu te topi se ishe mire

  11. Veterani says:

    Analize brilante. Ja fytyra e vertet e Saliut. Deri ne drek mbronte Beccetin, ne dark u kujtua qe Ajla paska dergu nje emal ne italisht

  12. Pakistanezi says:

    Ste iken makthi i 3 milionshit Argites Sali. Aty te ka ngel

  13. Kuqua says:

    Artikulli me serioz per kete ceshtje. E para skan asnje argument kunder Erionit dhe shpikin hisotri me punen e Ajoles qe akoma seshte bere avokate. E dyta duan ta trajtojne avoaktin jo si institucion mbrtje spor si kriminel

  14. Luigji says:

    Mero kam qene une ne pritje tek Liria, kur merrte pare nga Becceti. germo pak germo

  15. Sadija says:

    A e dini pse u hodjh perpjet Zeni. Ka dy piktura nga 100 mij euro te Beccetit tek vila ne Lunder

  16. Ndoc Rroku says:

    Saimir dhe Genti. Sido qe jeni perpjekur, kurre nuk do arrini te beni konkurrence me Fiks Fare.

    “Doktori” i fiksit mundet te mos paguhet sa ju, por dinjiteti qe tregoi, duke mos bere pazar me profesionin e kanalin ku u rrit, i a kane rritur shume piket. Ai eshte krenar per ku punon por ju ku do degdiseni pas kesaj gjeme qe ju ndodhi.

  17. Lulushi says:

    O mero o te q… robt se na cmende

  18. Rroku says:

    Me kenoqe shpirtin Mero vellai.
    Me duket se vetem une e kam kuptu lojen tate.
    As Claus-i nuk e ka mor vesh se ku e ke tina.
    Ime po e nxjerr sekretin tat:
    Ja ke fut sa palla Erionit dhe vecanerisht Ajoles; sepse duke e quajtur Ajolen thjesthe si nje shkresaxhie qe bon “only copy and paste” E-maileve, ja ul shume ryben sic i thomi no tironsit denbabaden.
    Gruaja e kryetarit te bashkise se “ardheshme”, nese ka me ardhe ndonjehere, di me bo vetem letra e shkresa por di me i bo ato ene ne italisht ane ne frengjisht ene ne shqip. Pra ajo, Ajo-la-, ka maru shkolle ne France per shkr-dhata-shkresaxhie.
    Ho, me thuaj tashti se nuk e kom kuptu sekretin (idene e shkrimit tuaj)
    Sa per te tjerat qe shkruan per Berishen, Xenin e te tjere, kemi qe nga viti 2007 qe i nigjojme, pra copy and paste.
    E paqarte akoma, te pakten per mua mbetet fakti nese: Eshte Ajola ajo qe ja ka tregu Rames punen e pastrimit te parave te Bexhetit, (I’m sorry te Becchetit), si zakonisht,pa i thone ma para Erionit, apo eshte Rama qe i ka thone Ajoles me ja fut Bexhetit duhe e heq qafe ate dhe duke e mare Rama (Roma) e kam fjalen per KM Rama ne dialekt tironas, me Ajolen Tv Agon-in dhe paret e tjera “te pista” te Bexhetit.
    Nashtina (tanime, ne dialekt tironce), a dini gjo per vertetesine e kesaj hipoteze ju Z. Mero ? Nese jo, do ju keshilloj te shkruni nje artikull tjeter ku te pergenjeshtroni kete te sotmin dhe te mbeshtesni Romen duke e nxjerre Ajolen si “Undercover agent” per Romen (qeverine e Ri-pjelljes, gjithni tironce) qe i ka bo shume “sherbime” jo vetem Romes (K.M) por edhe Veliut (si njeri nga Hasanet e Blushit) si kandidat per bashkine e Tirones.
    Na e dhine Tironen tone kto shkerdhatat e jugut, e bone mu…t e bone.
    Hajt njatjeta dhe tina bashke me Romen.

  19. Venaliu says:

    O Rroku, me qe e make veten per tirons ja ko mre ja ene m’hek i irrik sume.

  20. emigranti says:

    o Mero.Bukur e ke shkruar, por pse je mundduar kote.Nuk ka mace e qen kazani te mos i kuptoj keto marrezi, o jo me qeniet e gjalla qe kane materjen e organizuar ne shkallen me te larte, (per njerzit e kam fjalen).

  21. shpresa says:

    Mos u bej me katolik se Papa o Mero, se populli ka nje fjale te urte:
    -Ku ka ze, s’eshte pa gje-; keshtu edhe per Ajolen qe I del emir si pa dashka, kush eshte prane pushtetit do ti mare per ti bere keto pune te “pastra”, dje Argita e sot Ajola, prandaj tregohu pak me objektiv dhe mos bej avokatin e djallit.
    Erjoni e ka thene me gojen e tij qe me pare do shofi te rregulloje veten e pastaj te tjeret, ajo qe shohim ne, eshte vetem fasade ose me mire teater, per ata qe e hane sapunin per djathe.

  22. METEH says:

    PD-istet dihet qe jane koqe nga trut,ata dine vetem te shpifin,shajne,sajojne,vjedhin,vrasin…naten e te qajne diten,e bejne dobiçin e ta lene ne dere.E sa te jet Saliu gjall dhe aty,kjo parti do kthehet si GABI(shitsit e rrobave te vjeteruara).Erioni eshte djal 100 karatesh dhe do fitoj bindshem.Ai do e beje Tiranen LULE,ndersa Saliu eshte mesuar te merret me grat e kundershtareve,por nje dite ato gra do ja vendosin kufirin te thana.Bazhdari e Shkodres e ka hedhur ne gjyq,por drejtesia nuk vepron se ka frik prej tij.Te gjitha konfliktet qe ka me popullin do i dalin kur te zhduket nga politika dhe do i dhjesin ne varr nqs do e ket ne Tirane,ndaj duhet te varroset ne Viçidol,sa me larg,mase ne Sarbi…!

  23. riti says:

    Ajola sipas baglave nuk duhet te merret me asnje pune,po u more me fazlliqin nuk ka s, gja,po u more me diverolin nuk ka gja ,po u more me grekun per ti fal siperfaqe deti nuk ka gja,o halera lereni more gocen te punoje se ka te drejte te punoje si cdo shtetas i republikes,mjafton te jete ne rregull me shtetin,shikoni kush jane keta bajga qe e mbrojne kete kompani e cila duhet te paguaje deri ne nje detyrimet karshi shtetit dhe te mos ja jape keta detyrime birit te buces

  24. doktori says:

    Edhe pse mbahesh per i mençur nga disa, ne kete rast ke rene brenda me te dy kembet e tua z Mero. Kur thua se Ajola nuk eshte avokate e firmes, deri ketu dakort. Por!
    E para; Perderisa i meshon fort faktit se Ajola nuk ushtron detyren e avokates se firmes, perse e sheh te nevojshme te sforcohesh per te bindur njerezit, se avokati nuk mund te jete fajtor si i pandehuri te cilin po mbron? Me duket mua apo ka diçka qe nuk shkon ne kete mes.
    E dyta; Perderisa(sipas teje) Ajola nuk ka punuar si avokate, por si biçim sekretareje qe dergonte dhe merrte email-le, a nuk te duket se po e nxjerr si pa dashje zbuluar, dhe qe per kete, e pakta duhet te thirret nga prokuroria te shpjegoje permbajtjen e email-leve qe shkembente.
    E treta: A nuk te duket se po i trajton lexuesit si budallenj, kur thua se:-Ka sherbyer si sekretare, duke shkruar ne italisht nje prej email-leve. Kjo shprehje e jotja le te kuptosh se Ajola paska shkruar “nje prej email-leve. Po te tjeret ne vazhdim kush i ka shkruar? Mos te kane thirrur ty se Ti e qan italishten.
    Si perfundim desha te theksoj, se ne kete rast e ke bere aq keq detyren e avokatit te PS-se, sa qe je nisur ti vesh vetullat Ajoles, por ke nxjerre syte e Erjonit dhe te tute.

    1. sefer ziu says:

      Jo, doktor, e ke gabim. Ti shikon me syte, degjon me veshet dhe ke te ngulitur ne mendje ata te Saliut. E, se mos je i vetem. Mero ka bere nje analize te forte logjike dhe te shkurter. S’ka se ku te shkoj po te dishe te lexosh dhe kuptosh shqip sepse nuk ka asnje domethenie apo nentekst. Flet drejtepersedrejti dhe hapet.

  25. joel shkodra says:

    Ne demokracine me te perparuar amerikane (dhe ne duam te behemi si ajo) per çdo kandidat, per çfaredo posti, jo vetem gruaja qe po e po, por shihet me lente i gjithe rrethi i tij. Prandaj, mos te duket çudi hetimi i puneve te gruas se kandidatit Veliaj. Pra, ne piken e pare, o Mero, je larg demokracise “amerikane”. Sa per me poshte, po, te vertetohen, jane apo s’jane “pune te pastra” ato qe ka bere gruaja e Veliajt. Ne s’jane “te pastra”, te pergjigjet per to kandidati Veliaj, se e ka grua, nuk e ka komshie. Ne jane “te pastra” le te denoncojne ata qe shpifin. Pra, puna eshte e thjeshte dhe mbyllet me “fitore” ose nga kandidati, ose nga “shpifesit”.

  26. faro says:

    Fare pak gazetare arsyetojne me kaq inteligjence, mbi bazen e fakteve! Te lumte Mero!

  27. Femija lind nga Lakra says:

    Njohjet e njerzve me njeri-tjetrin, dore pas dore, drejtojne boten sot e kahera.
    Ne boten moderne quhet – Networking – dhe eshte aktiviteti nr 1 sot per te mbijetu, ne vende qindra miliona popullsi flas jo me pastaj 3 mln qe jemi ne – kusherinj te gjithe me njeri-tjetrin.

    Karakteristike e vendeve te vogla, por edhe te varfra mbi te gjitha, edhe cikez ballkanase eshte qarkullimi i lajmit. Edhe nje pordhe nuk ben dot sepse do merret vesh perpara se ti dale era. Nganjere me duken gazetat shume infantile, sepse lajmi mes ketij mileti te vogel qarkullon shume me shpejt.

    Tani si i bie?! Ne kete vendin tone qe per 25 vjet ka prodhuar vetem jurista, qe nga ata Plepa deri tek ata Lisa, e rastesishme te jete qe Villët dhe Beçetet firmosin gjithmone me te njejten dore juristi?!

    A nuk eshte mese normale dhe aspak e rastesishme, qe cdo biznesmen te ndjeje siguri ne kontratat qe ben duke firmosur tek juristi i zemres?

    A nuk eshte normale qe nje zyre juridike serioze dhe me reputacion te beje seleksionim klienteve dhe te kontratave qe ben?! Ne kete logjike Ajola mund te dale qe ka firmosur edhe ne Gerdec dhe prape te mbetet nje sekretaro-çirake, e pafajshme, shkolluar ne Paris.

    Kesaj zyre avokatie nuk i beri fare pershtypje qe po perpilonte nje kontrate, lidhur me nje kompani bastesh, ku vellai i pronarit ishte ne burg me akuze vrasje komisari policie dhe mediat nuk pushonin dite e nate?!

    Nuk e dinte Ajola e shkolluar ne Paris, qe gjeorgjiani ishte ortak i Priftit, pastaj ortak i Frrokut, mikut te Doshit dhe harroi fare qe vete ishte gruaja e kandidatit per deputet Erit, tashme kandidat edhe per bashki?! Sa larg mund te jete nje kandidat nga mjalti i fondeve te bardha aq te domosdoshme per fushate te kushtueshme?! Shume afer sic shqihet, veç Ajola e ndan.

    Vijme tek Beçeti: a nuk ishte burri Ajoles qe sulmonte Beçetin per importin e mbetjeve??? Atehere cdo firma Ajoles mbi kontratat e Beçetit?!!!!

  28. Albi says:

    Mero, qe Erioni ka dhene lek plot gazetave tani qe ishte minister e di. Po qe te paska dhene kaq shume ty personalisht qe ti dalesh kaq hapur ne mbrojtje ketij hajduti sharlatan e morra vesh vetem tani.

  29. ilirjani says:

    Z.Mero je shume i sakte per c’ka analizon vecse disa gjerave u duhet kushtuar rendesi, testi i virgjerise per arjolen dhe erjonen. Ata te rrezuarit nga pushteti ka ardhe dhe po kalon koha per t’i nxjerre para drejtesise. Se kush duhet ta beje kete dihet, ata qe sa ishin ne opozite denoncuan gojarishte,me ardhjen ne pushtet premtuan se do te vendosnin drejtesine e munguar, ku shkaterruesit e ligjit do te perballeshin me te ende nuk po shohim gje. Po perballet me ligjin vetem ndonje qytetar qyqar, qe nuk mundet te shlyej detyrimet ndaj CEZ, te tjerat ju i dini dhe vete. Ky popull nuk deshiroi te ndrronte nje sali me nje model tjeter po aq autokrat, deshirfoles pa funde, selfjerist, karrierist dhe me nje deshire te parreshtur per te dale ne ekrane, sa shastisi dynjane – thone dhe plakat po ky as buk s’ha ngeli tere diten e dites ne TV. Megjithate refleksioni duhet te jete me gjithperfshires, sikur ke lene menjene koqon dhe ilken. Jame i sigurt si edhe ju qe ato inkursionet ne evrope dhe fqinjet miq, per ftesen e ‘investitoreve’ keto prurje do te kene. Ecet ne shtigjet e shkelura nga nano, berishe, iliri dhe ne ndonje kthese shtegu shpesh do ndeshemi dhe me ndonje m…t te tille si beccheti eh sa ka te tjere.. . Nuk dua te zgjatem por do te thoja qe gjithsesi mos e vure doren ne zjarre per arjolen dhe erjonken, ketije te fundit i punojne te dyja edhe mami edhe mami parti, po edhe arjola po punoka goxha dhe qenka e kudo ndodhur. Rob q..i sali e ka vendin ku duhet ta kaloje kohen e mbetur, por siduket ngurojne se mos u vjen dhe radha per vete dhe prandaj ndruhen. Doja t’ju sillja ne kujtese nje kerkese te hershme te saliut perballe te pacipit berluskoni qe kerkonte si ky i tashmi investitor, ai m..t i kerkoi cuca shqiptare, keshtu eshte kur kerkon vende e pavende, po mire do bente te dergonte te bijen e vete. Kjo situate e trishte financiare ne vende do te zgjase deri sa te triumfoje sipermarrja e koqos per legalizimin e kanabisit, biles fermen e ka bere gati tek ishndermarrja bujqesore vrine, ish shkolla e misrit ne vrine, xarre, atehere do te behen me paradhinj shqiptaret dhe ma mosperfilles ndaj ngjarjeve te tilla te rendomta, biles dhe politika ka per te ecur me fjoolle si tymi i hashashit. flm.

  30. Bukuroshja e Durresit says:

    Mero si gjithmon ben avokatin e Socialisteve ,megjithese ben muuuuu . Para disa ditesh Erionka tha qe Ajola nuk ka fare te beje me kete ceshtje ,keto jane vetem shpifje ,kur tani na doli qe paska dhene dhe paska marra ca shkresa gjoja si sekretare se din italisht . Ha ha ha . Ne Tirane ka aq shume sekretare qe din anglisht dhe Italisht ,por jo duheshe Ajola te fitonte nga ky Milioneri mashtrues .
    O populll mjaft u bete leshko nga keta qe duan te fitojne vetem Leka.

  31. Mirenjohesi says:

    A. Xoxa per keto u stërvit ne France, e Jo per te studjuar d.m.the(nxënë)!
    Tung!

  32. ronald reagan says:

    Fjalet profetike qe dikur ka shkruajtur Erion Veliaj per Mero Bazen :
    “Meros nese i ka mbetur pak dinjitet i uroj te kete nje jete te gjate e te behet plak i mocem. Qe kur djali im te jete bere sa jam une sot, te kem mundesi ta shtrengoj prej krahu e t’i tregoj me gisht plakun Mero qe kerruset per intrigen e radhes, e t’i them “Biri im, shihe ate mjeran, e mos e dhente Zoti ta kalosh jeten i tille.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje