Keqkuptimi i “standardit Berisha” për mediat kritike dhe rasti “Agon”

9 Qershor 2015, 18:31Editorial TEMA
Keqkuptimi i “standardit Berisha” për mediat kritike dhe rasti

 

Nga Mero Baze

 

Urdhër arresti për investitorin italian Francesco Beccheti, i cili është nën akuzë për pastrim parash nga kompanitë e tij në biznesin energjitik në Shqipëri, po tenton të devijohet në një debat për lirinë e shtypit dhe motivim politik, kundër një kanali televiziv superluksoz, por pa ndikim në opinionin publik në Shqipëri.

Nuk mund të paragjykojmë ata që dyshojnë në këtë gjë. Sa herë që një media vihet në pozitë të vështirë për shkak të pronarit të saj, është një ditë e keqe për gazetarët që punojnë aty. Në rastin e Agon Channel, është e dhimbshme për shumë gazetarë të mirëpaguar, të cilët mund të rrezikojnë kontratat e tyre, por dhe një staf të gjerë gazetarësh me rroga normale si gjithë gazetarët e tjerë në Shqipëri.

Unë jam dakord t’i dëgjojmë ata që thonë se sulmi është politik ndaj këtij biznesmeni, por kur ta themi këtë, duhet të kemi disa fakte.

Së pari, nxitimi për të thënë që ai nuk ka pastruar para, kur kemi vetëm akuzën dhe akoma jemi larg procesit gjyqësor, është guxim i madh dhe një standard i dyfishtë nga të njëjtët njerëz.

Në një rast të ngjashëm dy javë më parë, kur prokuroria filloi hetim dhe ende s’ka prerë urdhër arresti për një biznesmen gjeorgjiano-izraelit, të njëjtët gazetarë, të njëjtat media dhe i njëjti Berishë, jo vetëm që besuan apriori (dhe mirë bënë) akuzën për pastrim parash, por po kërkojnë që dhe punonjësia e zyrës së studios ligjore (jo pronarët), të hetohet pse ka regjistruar biznesin. Kurse në rastin e Becchetit, kur prokuroria dhe gjykata kanë gjykuar se duhet arrestuar për pastrim parash, të njëjtët gazetarë dhe i njëjti Berishë, jo vetëm që thonë është i pafajshëm, por bëhen dhe avokatë publikë të tij, a thua se i kanë ndarë bashkë lekët për të cilat akuzohet ai.

Kjo është njësoj sikur tani të shikojmë kush e ka regjistruar Becchetin, kush ia ka bërë bilancet, kë ka pasur eksperte kontabël, kë ka pasur avokat dhe të kërkojmë ndjekje penale për ta. Kjo do të ishte një marrëzi, pasi të parin duhet të çonim në prokurori djalin e Sali Berishës, që i doli në mbrojtje Becchetit. Por, që ta bësh këtë, duhet të jesh i çmendur, si Berisha.

Unë nuk pretendoj të njohë dosjen kriminale të Becchetit, por më mjafton fakti i pranuar dhe nga ata që e mbrojnë, që ai ka shmangur 7 milionë dollar taksa, duke kryer vepër penale. Këto para i ka devijuar në një shoqëri tjetër, duke i pastruar si fitime. Pra, kemi 7 milionë dollarë që janë marrë nga xhepat tanë, duke kryer një krim dhe janë pastruar si fitime, duke u devijuar në një shoqëri tjetër me ndihmën e bankës. Kaq e pranon prokuroria, gjykata dhe ata që e mbrojnë. Por, argumenti që kanë gjetur është se kur njeriu vjedhë para nga shteti nuk quhet pastrim parash, se janë para të pastra. Kjo është e frikshme kur e dëgjon dhe nga njerëz me shkollë të lartë.

Për herë të parë që kemi të bëjmë me një njeri që pranohet se ka vjedhur paratë tona dhe ka një konsesus për t’ia falur se qenka “hajdut i zoti”. Për 7 milionë dollarë akuzuam dhe Ardian Fullanin, që na i vodhi nga banka dhe po bëjnë burg 10 veta, përveç atij. Përse për atë u ngrit një furtunë e tërë, kurse në këtë rast nuk u quaka krim vjedhja e 7 milionë dollarëve?

Nuk dimë detaje të tjera nga dosja, por ai fakt i bërë publik dhe i pranuar dhe nga Berishët “si gjë e lehtë” për të cilën s’duhet të dënohet njeri, është i tmerrshëm. Të thuash që një biznesmen na ka vjedhur 7 milionë dollarë dhe i ka xhiruar si fitime në llogaritë e nënës dhe familjarëve të tij dhe të mos e quash devijimin e taksave para e fituar me vepër penale, duhet të jesh më shumë se i papërgjegjshëm. Dhe kur e bën këtë në emër të mbrojtes së gjoja lirisë së shtypit, është edhe më fyese, pasi krijon idenë se shtypi është një organizatë kriminale që ka të drejtë të vjedhë.

Së dyti, nxitimi për të quajtur Agon Channel media kritike me qeverinë është shaka e hidhur. Unë s’kam të drejtë të flas, se nuk e kam parë kurrë, ngaqë s’ma kap TV, por ka pak shqiptarë që kam dëgjuar se e kanë parë ndonjëherë. Audimetrat tregojnë se ai ka rreth 0.6 përqind të audiencës në Shqipëri. Si mund ta rrezikojë qeverinë një media e tillë dhe çfarë ka bërë që ta rrezikojë? Lapsi i Bushatit është shumë më kritik dhe shumë më me ndikim kundër qeverisë, sesa kjo media superluksoze.

Së treti, ka një keqkuptim historik mes mënyrës se si Berisha sillej me medien kritike dhe mënyrës se si sillet qeveria e re. Modeli i kapjes së medias prej këtyre që janë në pushtet nuk është dhuna. Nuk është modeli i Berishës. Këta i kapin mizat me mjaltë. Shikoni si e kanë vënë në rresht Klanin dhe gjithë mediat që kontrollonte Berisha dy vjet më parë.

Problemi i Berishës është se ai dhe modelin e kapjes së medias, e do siç e ka kapur vetë. Meqë ai ka djegur makinën time para shtëpisë, ka rrethuar gazetën me policë dhe s’më ka lënë të hyj, ka nxitur dhunë mbi redaksinë dhe gazetarët, mendon se dhe këta kështu duhet të bëjnë.

Meqë Berisha ka gjobitur 6 milion dollarë Digitalb për të kërcënuar Top Channel, mendon se dhe këta kështu duhet të bëjnë.

Meqë Berisha i bëri një raport gjobe Tring, 6 milion euro, që të vinte nën kontroll Vizion Plus duke mbyllur emisione kritike dhe ndryshonte drejtor informacioni, mendon se dhe këta kështu duhet të bëjnë.

Meqë Berisha ka djegur redaksi gazetash dhe ka rrahur barbarisht gazetarë, mendon se dhe këta kështu duhet të bëjnë.

Jo Sali, jo. Duket që ke rrjedhur. Këta nuk është se nuk janë të rrezikshëm për lirinë e medias, por janë se t’i ua ke bërë dhuratë median këtyre. Ti ke mbajtur një shtyp piramidal në këmbë, ke mbajtur televizione piramida, boll që të të shërbenin ty. Ke mbajtur televizione biznesmenësh milionerë që të shërbenin ty dhe vidhnin Shqipërinë dhe tani ato ose do mbyllen, ose do t’i dorëzohen Edi Ramës. Ky është krimi yt dhe problemi yt. Nuk të rrahin, nuk djegin, nuk vrasin këta. Kësaj medie ti ja ke dorzuar kokën në sininë e pasardhësit tënd, i cili thjesht u përkëdhel flokët dhe ata i buzëqeshin. Prandaj mos kuis si qen i lidhur në zinxhir, se shtypin në këtë vend e ktheve në shërbëtor të superpaguar dhe tani mos vajto fatin e super të paguarëve. Qa hallin tënd, sesi të vish dhe një herë në pushtet të shpëtosh Famijen dhe pasuritë e saj.

Unë uroj që Agon Channel t’i mbijetojë furtunës që ka kapur pronarin e saj, i cili nuk dimë ç’ka sjell në këtë vend, por dimë mirë se çfarë ka marrë. Uroj t’ia dalin dhe të bëhen dhe më kritik sesa janë me qeverinë, nëse janë në të vërtetë, se nuk i kam parë. Ajo që ne mund të bëjnë për produktin gazetaresk të “Agon Channel”, është të hapim faqet e gazetës e t’ua botojmë, për të mos u rrezikuar fjala e lirë. E vetmja gjë që nuk u japim dot, janë rrogat e Becchetit. Aq s’kam marrë as vet gjithë jetën.

Së fundmi, duhet të them se sjellja e qeverisë ndaj Becchetit nuk është aspak e lavdërueshme. Edi Rama si një kompromisaxhi i rrallë, jo vetëm që ka qenë miqësor me të, por i ka dhënë këtij TV disa intervista, madje dhe duke e lavdëruar vet Becchetin. Përfytyro Sali Berishën të jepte intervistë tek TemA apo Top Channel disa vite më parë dhe krahasoje me Edi Ramën, që bën humor me Becchetin, se ka qejf të flejë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë. Kjo është diferenca. Edi Rama ishte duke e parë si të vetin Becchetin dhe as që është ndjerë i mërzitur nga çfarë pretendohet se paska mbajtur qëndrim televizioni i tij. Problemi i Ramës me këtë biznesmen është se i ka toleruar tejzgjatjet e kontratës konçesionare, ndërsa drejtësia jonë ka bërë maskaradë, duke mbyllur gjyqe prej qindra miliona eurosh ndaj disa kompanive perëndimore në favor të tij. Nuk di si do shkojë fati i tyre, por nëse shoh dikë që ka shtyrë para drejt greminës Becchetin, nuk gjej arsye ta shohë në qeverinë e Tiranës, por në zyra të tjera në Perëndim. Faji i Edi Ramës, Sali Berishës, Ilir Metës, Pandeli Majkos, Fatos Nanos e deri Aleksandër Meksit në vitin 1996, është që i kanë dhënë shans një biznesmeni të bëjë sikur do investojë në Shqipëri dhe të merret me punë të tjera. Një nga këto punë dy vitet e fundit ishte dhe Agon Channel, i cili ka fatin të bëhet më i famshëm me aktin e rrezikut të mbylljes, sesa me atë të çeljes.

34 komente në “Keqkuptimi i “standardit Berisha” për mediat kritike dhe rasti “Agon””

  1. drejtësi says:

    Vetëm fakti që hidrocentrali Kalivaçit ka 20 vjet që nuk po ndërtohet, dhe ky BEKUA është tallur me popullin dhe shtetin shqiptar, kaq mjafton që ky BEKUA të bëjë burgim të përjetshëm

    1. A says:

      Te nderuar lexues te Temes:

      ju siguroj 10000% se asgje nuk do te ndodhe…

      eshte si rasti I kodres pse Bregut..me falni brekeve te Majlindes & sisters..

      Më 29 Shtator 2010 është arrestuar një qytetin e Vlorës një nga krerët e organizatës mafioze në Itali “Sacra Corona Unita”. Albino Prudentino është arrestuar falë bashkëpunimit midis Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe në koordinim me Prokurorinë e Antimafias në Leçe.

      Arrestimi i Prudentinos, i kryer në qytetin e Vlorës, erdhi në kuadrin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar të emërtuar “Kalipso” për vënien para drejtësisë të pjesëtarëve të një organizate me karakter mafioz, “Sacra Corona Unitta”, që operon në zonën e Brindisit. Në Itali u arrestuan 7 persona, në Shqipëri shtetasi italian Prudentino, ndërsa një shtesas tjetër u arrestuanë Tailandë. Por ajo çka shkaktoi sensacionin më të madh në Shqipëri ishte fakti se Albino prudentino dhe i biri i tij Angelo Prudentino rezultonin ortakë në dy kompani me shtetasin Elvis Gjeçi i cili është dhe kunati i ministres së integrimit Majlinda Bregu.

      Pas arrestimit të Albino Prudentinos Prokuroria e Krimeve të Rënda konfiskoi dhe aksionet e tre kompanive, ku është bashkaksioner djali i Albino Prudentinos, i akuzuar për lidhje me organizatën mafioze “Sacra Corona Unita”pasi prejardhja e tyre ishte e dyshimtë. Më vonë këto prona dhe aksione nuk rezultuan me probleme.

      Djali i Prudentinos Angelo dhe Elvis Gjeçi rezultuan bashkëaksionarë ose partnerë në dy kompani “Bet Plus” dhe “Betting Systems”. Në kompaninë “Betting System Albania” ishte bashkaksioner edhe biznesmeni Ervis Gjeçi, i cili kishte 10 milionë lekë kontribute në para, ndërsa nga hetimet del se italiani Giuseppe Palma, si person i lidhur me Angelo Prudentinon dhe Ervis Gjecajn, zotëron 3 mijë aksione dhe kontribut në para 6 milionë lekë.

      1. black_lion says:

        Kompanise se Beketit eshte dashur t’i hiqet koncesioni per Kalivacin prej vitesh, qe ne momentin qe nuk ka respektuar afatet. Gjithashtu duhej proceduar penalisht per demin financiar qe i ka shkaktuar shtetit shqiptar me mungesen e investimit. Edhe hetimi i hapur per evazion fiskal eshte nje hap pozitiv qe duhet vazhduar edhe tek media te tjera e me gjere.

        Ajo qe “kuterbon” ne kete histori eshte nxitimi i Rames per t’i percuar nje “mesazh” Beketit dhe avokateve te tij ne PD. Kjo pikerisht pas akuzave te PD se pas vendimeve te prokurorise qendron Rama. Ne nje kohe kur normalisht duhet te priste fjalen e gjyqesise.

        Ndersa nje vecori e shoqerise “se kalbur” shqiptare eshte paragjykimi ndaj rrogave te gazetareve te AGON apo besnikerise perkundrejt punedhenesit. Kjo ne nje kohe kur gjysma e biznesit qe operon ne Shqiperi eshte informale dhe gjysma tjeter mbizoterohet nga tentakulat e politikaneve te korruptuar qe kane investuar parate e vjedhura nga ky popull. Pra mund te themi qe mbi 70% e punemarresve ne Shqiperi eshte e punesuar nga “kriminelet” dhe nuk kane asnje te drejte morale te hedhin balte mbi te punesuarit e Beketit. Ndersa besnikeria ndaj punedhenesit eshte gjeja me normale ne bote, persa kohe ky i fundit nuk te kerkon te besh dicka te paligjshme.

      2. Bureto says:

        Sikur te ndodhte nje mrekulli per te pare sesa thelle dhe gjere eshte mpleksur Mafia me politikanet shqiptare, ky popull do te ishte cmendur fare. Por meqe mrekullite nuk ndodhin kurre ndaj dhe populli eshte ne rehatine e vet, kot e keni dhe ju o te nderuar komentues. Kunati i M. Bregut thoni. Dhe ky me 10 mln. Leke aksione. Ejani ne vete more! Ketu behet fjale per qindra milione euro pasuri te politikaneve, gjyqtareve, ministrave dhe nuk e can koken njeri, jo me per 10 mln. Leke aksione te kunatit te Bregut. Une kam me shume, por i kam ne banke. Kam bere gabim qe nuk i kam kthyer ne aksione ne ndonje kompani politikano-mafjoze qe t’i beja miliona euro!

    2. erind says:

      Shkrim per te nxjerre zorret me lavde per Rame dhe lapsin e vockel te Bushatit qe sado t’ja lavderosh e perkedhelesh prape i vogel i ngelet.

      1. Ditziu says:

        Kur ste vijne zorret ne fyt nga Sonila Mecua dhe Becceti me mire te vij ne gryk zorre e bythes

      2. Iliri pe Korce says:

        Ty erind sikur te ka qire nenen Berisha dhebje i detyruar ti thuash baba. Nuk e kuptoj kete manine anti Rama qe shpreh non stop

  2. flaka says:

    Shkrimi eshte nje analize e qart e diferences qe ben berisha ndaj shtypit kritik dhe bythpambuket e Agonit si bythlepires per logari te Beketit

  3. agjit prop says:

    Ky Becceti ka partner real fatos nanon ne ate Tv dhe ne biznese te tjera. Prit kur tia degjoni krismen

  4. zhurmuesi says:

    Mero i papare je. Po pse se permend rrigen e lubonjes 20 mij euro dhe te ad krastes 240 mij euro, apo te dhimben se i ke shok. Dhe shko ankehesh qe si ke marr gjithe jeten aq

  5. Sonja says:

    O Mero vetem nje problem madhor ka ketu. Ca do behet me Sonilen.

  6. Panoja says:

    O Mero, po ti pse nuk shkove tek Agon apo u prishe ne pazar.

  7. Rafi says:

    Robt ku ti kesh. Kur ste dogjem dhe ty me gjithe makine brenda, akoma na e permend

  8. Veterani says:

    Mero djali po ikin nje nga nje. rezart iku shkoi per lesh, Becceti iku. Tani e ka rradhen Irfani dhe ylli ndroqi. Sandri i fundit se na duhet ta q…me ne byth

  9. salem says:

    Bravo Mero si gjithnje i sakte dhe i mireinformuar.
    Une e kam ndjekur rralle kete Agon chanel,po asnje here s’kam pare ndonje gje per te qene.Me teper e kam ndjekur te shikoja Saimirin qe na shemtoi fiksin,po s’e kam pare asgjekund.

  10. antikamunist says:

    Rama ka filluar cmontimin e mafies dhe te gjitha copat e kesaj te keqe po bien nje nga nje.Vjet ne itali u arrestua edhe dajoja i becetit dhe askush atje nuk e etiketoi si sulm politik ,ketu vari ka..n ,te gjithe hajdutet kur kapen kete e kane mburoje.Per gazetaret e superpaguar na intereson aq sa ju intereson atyre per ne ,pra 0.Ne rradhe te pare mbaroni hec-in kalivac ose detyrojeni ate hajdut te riktheje ne gjendjen e meparshme ate pasuri natyrore te shkaterruar.Eshte e patolerueshme qe pasurite e njerezve te varfer ti prishin rrugacet dhe hajdutet e huaj ose vendas.

  11. Tirona says:

    Po shikoja sot Sonilen, Saimirin dhe Gentin qe perpiqeshin te mbronin Bexhetin.
    -Ju them- Minjte qe e ndjejne te paret termetin, largohen nga ndertesa dhe shpetojne. Ata qe nuk kane ndjeshmeri te mire, ngordhin ne rrenojat e nderteses te rrezuar nga termeti.
    -Ikni, ikni, nga syte kembet. Mos i jepni doren te mbyturit se do t’ju mbyse. Shkoni kerkoni pune ne televizion tjeter. Lereni Bexhetin. Mori fund.

  12. Bler says:

    Mos i bjer nga Kina Mero Ziu .Becheti eshte “qëruar ” per hesap te Koços .Koçoja do te aplikoje modelin e landfilleve dhe Becheti ka tregun e enerrgjise nga djegja e plehrave.Mos harro protestat e te gjelberve te Koços atehere .

  13. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Varferia e shqiptarve shtohet,miljona dollar shkojne ne drejtim te “paditur” !
    Ne keto situata bejme “bamiresin”,mos paguani energjine dhe ujin,por faturat i kini ne by…!
    Dy tv. ishqeveritare,kane bere lek,me thase.
    Ne mjafte raste,jane mbyllur hetime,per pervetsime shumash te medha lekesh,ne sektorin shtetror,neper ministrite.Jane mbuluar vjedhjet e qeverise Berisha,neper dikastere,nuk jane denancuar.
    Sigurisht qe keto vjedhje te vazhdushme,duke futur dhe ata qe vjedhin bankat,se bashku me punonjesit,e etiketojne te ndershmin,budalla !
    Varferia ulet kembekryq,kur leku iken ne drejtim te “paditur”,ajo pjese qe ju takon te varferve.

  14. tosuni says:

    Mero! Të të vijë turp për sa shkruan!

    1. Tekniku says:

      Degjo ketu ti “tosun”
      Mero dhe turpi nuk puqen, dhe kur puqen ai e ben turpin te skuqet. Mero nuk shkruan, ai ligjeron. E verteta eshte gjithmone si thote Mero, dhe kur nuk eshte, do behet si thote Mero.
      Lum ne qe te kemi o Mero, e te na rrosh sa malet.

  15. Bureto says:

    Sikur te ndodhte nje mrekulli per te pare sesa thelle dhe gjere eshte mpleksur Mafia me politikanet shqiptare, ky popull do te ishte cmendur fare. Por meqe mrekullite nuk ndodhin kurre ndaj dhe populli eshte ne rehatine e vet, kot e keni dhe ju o te nderuar komentues. Kunati i M. Bregut thoni. Dhe ky me 10 mln. Leke aksione. Ejani ne vete more! Ketu behet fjale per qindra milione euro pasuri te politikaneve, gjyqtareve, ministrave dhe nuk e can koken njeri, jo me per 10 mln. Leke aksione te kunatit te Bregut. Une kam me shume, por i kam ne banke. Kam bere gabim qe nuk i kam kthyer ne aksione ne ndonje kompani politikano-mafjoze qe t’i beja miliona euro!

  16. sovjetiku says:

    Hiqja prenes veja lenes tjone shqipot..dmth hiqja agon chanel begetit dhe jepja kocos…pffff loje e peshtire kulisash…dhe ti o mero kur deshi sala me te nxjerr nga magazinat e shtypshkronjes atehere na cave bythen tubertit….liria e medias po dhunohet…sepaku per solidaritet gazetaresh duhet te kishe tjeter qendrim..

    1. ....... says:

      Koco djali aq i rrudhur eshte sa qe nje rroge 27 mije lek, ua jepte punetoreve nje here ne tre kater muaj.
      Beketi te pakten ka paguar mire

    2. Pelasgian says:

      pse c’hyn ktu koco kokdhjeri ???

      na jepni disa info te sakta se mero spo i jep me

      qan hallin e 7mln euro tatime ( TATIME ) , realisht nuk jan “leket tona te xhepit)

      leket tona te xhepit jan ato 300 mln eurot qe vodhi lulzimja dhe qe me bredh si p…ropsh ne mes te shqiperise e kosoves dhe i jepen edhe medalje

      vjedhje nga leket tona jan ato piramidat e sal moter..qiiirit , vjedhje nga xhepat tone jan ato armatimet qe u shiten per femijet e ktij fi..qiri ..
      ne ato armatime ishte djersa e gjyshit , babes , xhaxhit , dajes , tezes , nenes , gjyshes se gjithe shqiptarve

      vjedhje ne xhepat tone jan ata plehrat qe ishin drejtor te KESH-it qe me parate tona bejne jet lluksoze ne amerike e canada

      kto jan VJEDHJET DIREKT NE XHEPAT TONA

      nuk eshte se me rruhet shume per becchettin , dihet mire qe eshte i perlym ne krim por ia vlente me e fillu nga ata qe kan VJEDH REALISHT NE XHEPAT tone e pastaj filloje me beketat e behxhetat

      PS sa bukur e thote , ” u denuan 10 vet por fullhajni jo ” dhe e le me kaq

      edhe ti beje pjese ne ato njerez qe u revoltuan por tu mbyll goja si me magji , ashtu sic te eshte mbyllur per “drejtsine” e rilindjes , per te vraret e 21 janarit , per vjedhjet e like floririt etj etj

  17. vollga says:

    tosuni turi majmuni . perse duhet te turperohet mero , apo pse denoncon 1 mafioz qe na vodhi 7 milion dollar ne shqiptareve ??????

  18. mak says:

    Llapa, llapa, ham, ham …Mero. Nje ver ne uje. Asgje nuk ndodh. Mos harxho kohen me analiza dhe filozofira.

  19. Tironsi says:

    Doli ne shteg Bechetti me 7 milionet dhe jeni ngritur ne kembe te gjithe.Shikoni mer qyqare te gjithe politikanet e te dy kraheve duke futur dhe ca palo gazetare qe kane bere miliarda ne kurriz te popullit dhe te prones publike.Kjo duket qarte nga vete deklarimet e pasurive te tyre , pa llogaritur ato te fshehura.

    1. Pelasgian says:

      Bravo, por kujt ia thua . Legenave qe shkojne nga fryn era

      Te na tregoje pak Mero se c’behet me Klanin ( kot se ka edhe emrin Klan )

      Mafioz Berisha – Frangaj????? Te na tregoje pak kush ia la Kinostudion zejmensit b…qir ????? Loku apo Lokja ??????

      Te na tregoje pak si po trajtohen pronaret tiranas te atij trualli ????

      Te na tregoje pak per Top Qenin e Drogaxhinjve Tani&Vajdin Lori Droge 100%

      te na tregoje pak per taksixhinjte dhe hoxhallaret e tipit Ndroqi si u bene pronare tv ne albanistanin e mrekullirave ?????

      ska shume kohe qe arrestun ” MESSIN E DROGES ” ne Breshia t’Italise , financusi nr 1 i Yllit

      ato peshkaqenet e medhenj qe permend ti i permenda dhe un ne nje koment me siper

      Respekte Tironsi!

  20. Tironsi says:

    Doli ne shteg Bechetti me 7 milionet dhe jeni ngritur ne kembe te gjithe.Shikoni mer qyqare te gjithe politikanet e te dy kraheve duke futur dhe ca palo gazetare qe kane bere miliarda ne kurriz te popullit dhe te prones publike.Kjo duket qarte nga vete deklarimet e pasurive te tyre , pa llogaritur ato te fshehura.

    Cfare perseritje ka mer qullash?

    1. xen holivudsi says:

      o Tironso..je plotesiht I sakte:

      cfare jane keto 7 miljon para 300 miljon te yllit ne ngjitje Lulishte bashes.

      nuk e kuptoj pse lodhen me beqelin kur kane fakte nga vete gazeta amerikane qe thote lul bashelin:

      Si i fitoi “Bechtel” 400 mln dollarë nga Rruga e Kombit

      Postuar më: 01 Shkurt 2015

      Revista e njohur amerikane “Foreign Policy” ka bërë një shkrim lidhur me ndërtimin e pjesës kosovare të Rrugës së Kombit duke treguar se si ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell favorizoi firmën e njohur amerikane “Bechtel” për ndërtimin e saj.
      Bëhej fjalë për 48 milje rrugë që u ndërtuan për një kosto prej 1.3 miliardë dollarësh, afërsisht 25 milionë dollarë për çdo milje.

      Në pjesën shqiptare është dokumetuar një vjedhje prej 300 miljon dollarësh ku është implikuar dhe nje dipllomate amerikane dhe bedelin e saj Lulzim Basha i cili shpëtoi me procedurë

  21. Dikush duhet te mendoje edhe per ata qe punojne-ndihmojne ne ket TV qe paraqiten ne momentin aktual me nje kembe ne breg dhe tjetren ne grope, duhet menduar nga pastrusja e deri tek vigjilanca pasi kohet e veshtira qe po kalonje shume
    Fa. shqiptaresh te mos i shtohet edhe te tjere te papune.
    Gjithmone duke Respektuar Ligjin ti behet e qarte z.Boketit
    me Dokomentacjon shkelja è Ligjit dhe taksat e mos’paguara kundrejt Shtetit duke ja bere qarte shifren qe ai duhet ti
    shlyej Shtetit, nqse ai nuk pranon te shlyej ndaj Shtetit atehere mund te flasin per mbyllje te ketij TV.Sì perfundim te zgjidhet nje rruge pa n’derhyrie politike pasi jemi plot
    te mbushur nga kjo Politike qe hundet i fusi kudo per nje mik apo shok’k pa respektuar Ligjin,le te fitoje drejtesia pa bere zhurme dhe “tifozllek”nga nje pale apo t’jetren.

  22. sofika says:

    Mero, shkrim i kthjellet, pa ekuivoke. Si gjithnje, pergezime. Sa per kritizeret, mos e caj. Qente le te lehin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje