Nga Mero Baze
Unë jam ndër ata që jam gëzuar me kandidimin e Gjergj Bojaxhiut dhe e kam inkurajuar atë. E kam inkurajuar në gazetë, personalisht dhe në përpjekjen për të mos e izoluar nga ngjarjet e fushatës. Rrallëherë mund të ndodhë që në ndonjë fushatë elektorale një kandidat i pavarur të ketë një terren kaq shumë të kurdisur pro tij, me një opozitë nga e cila ai vjen prej origjinës politike që është dërrmuar dhe një shumicë, që ka mbi kurriz një peshë pushteti që po e kërrus që në rininë e parë të saj.
Gjergj Bojaxhiu ishte njeriu i duhur për këtë situatë. Edhe pse shumë vet mendojnë se ai do të marrë vota nga e djathta, besoj se ai do të marrë po aq shumë nga votuesit e mërzitur të 23 Qershorit, nëse ata nuk abstenojnë. Detyra e Gjergjit është t’i nxjerrë ata nga shtëpia, t’u japë shpresë me qëndrime të forta dhe të mos rrijë të taktizojë, që meqë ka folur një herë kundër PS-së, duhet të flasë dhe një herë kundër PD-së.
Por ç’po ndodh me fushatën e tij?
Një gjë që më shqetëson janë detajet prej OJQ-je me të cilën ai përpiqet të ndërtojë fushatën. Mesa duket sindromi i lëvizjes Mjaft, dhjetë vite më parë, ende nuk i ka ikur nga mendja. Mjaft ka bërë opozitë me gjeste, me karagjozllëqe, me humor, edhe pse jo me ekstremizma, pasi nuk kërkonte vota. Thjesht donte të ironizonte pushtetin.
Gjergj Bojaxhiu është kandidat i Tiranës dhe aspiron të jetë një shkëndijë politike në horizont, për një forcë të tretë dhe nuk e ka luksin të jetë kaq sipërfaqësor. Shfaqja e tij para Kryeministrisë me sloganin “Nuk jemi dele”, përveçse ishte naive, ishte dhe jo politike. Ishtë një lloj proteste, në vend që të ishte një qëndrim politik. Udhëtimet e tij në fshatra me fshatarë që kanë vënë para gomarin dhe ky i pyet për hallet, takimi i “rastësishëm” në rrugë me vajza që shkojnë në pub të veshura super luks, apo harmonia me protestuesit e ndërtimeve nga Liqeni, të krijojnë ndjesinë se kemi të bëjmë me një OJQ ambientaliste që pëlqen natyrën, blegtorinë, kafshët shtëpiake, njëthundrake etj.
Gjergji ka më shumë mbështetje sesa mund të duket, por nuk e ka për shkak të tij, por për shkak të refuzimit që një pjesë e shoqërisë u bën dy partive kryesore. Gjergji lufton kot për ato vota, se ato janë vota në dispozicion të një të treti kushdo qoftë ai, por me dallimin se janë vota njëpërdorimshe. Ato nuk mund t’i përdorësh dy herë. Gjergji ka nevojë të sillet politikisht dhe si politikan. Ka nevojë të dëshmojë disa teza politike mbi Tiranën dhe disa konsiderata mbi liderët që qeverisin Shqipërinë. Ai duhet të hyjë në mendjet e qytetarëve me një qëndrim, me një ide, me një aftësi të vetën për të t’u imponuar, jo me detaje OJQ-je, jo me slogane për dele, dhi, gomerë, pube, ndërtime etj.
Ai duhet të pozicionohet ndaj Edi Ramës, dhe ta godasë apo të mbrojë ide të tijat, për të qenë i qartë ku është ndryshimi. Ai duhet të godasë dhe të mbrojë ide të Lulzim Bashës, nëse ia del të gjejë gjëkundi. Por mbi të gjitha ai duhet të formojë një qëndrim të tij ndaj zhvillimeve në vend, ta dimë ç’mendon për ato që kanë ndodhur dhe që do të ndodhin në këtë vend. Ata që ngulen në politikë duhet të kenë patjetër një vend ku të fusin levën për të ndryshuar elektoratin.
Portreti i tij jashtë jetës politike është vërtetë fantastik. Ai ka pasione të çuditshme bujqësore, blegtorale, është i dashuruar me natyrën, ka një familje shembullore etj si këto. Madje aq shumë e tepëron në këtë pikë, sa duket sikur jeton si Nënë Zyraja me një dhi të vetme. E vërteta është se ai jeton siç ka pasionin e tij. Por për këto gjëra në Shqipëri maksimalisht të kanë simpati. Më tej nuk ndodh asgjë. Thonë “ishte djalë i mirë i shkreti”.
Gjergj Bojaxhiu duhet të hyjë në betejë, me programin e tij, me dy tre qëndrime të tij dhe duhet të përgatitet t’i mbrojë ato në mënyrë afatgjatë. Vetëm ashtu ai mund të tejkalojë votat e rastësishme që mund të shkojnë tek ai më 21 Qershor dhe që pasi të shkojnë tek ai, shkojnë dhe dëm, pasi s’ka as anëtarë të Këshillit Bashkiak ta përfaqësojnë dhe të mbrojnë kauzat e tij.
Gjergji duhet ta injorojë këtë mangësi që ka. Ai duhet të flas politikisht, të mendojë politikisht dhe të përgatitet të mos jetë i dashur nga i gjithë populli, por i mbështetur nga një pjesë e tij. Vetëm kështu mund t’ia dalë të hyjë në politikë dhe të mos përsërisë frikën e një dështimi të ri, i cili do të jetë edhe dështimi jonë. Jemi duke pritur një politikan, jo një drejtues OJQ-jë. Nga ata kemi plotë. Aq plot, sa duken vërtet si dele që kullosin në arat tona në mënyrë të paligjshme.
Gjergj leshi,,,duket njeri pa gjak I mefshet.
por kur ishte drejtor i Saliut, ky me duket se nuk ishte burre i mire atehere. Mero ti si gjithmone i pandreqshem. Kush te hedh kocken aty leh. Une te kam lexuar edhe kur ke qene me Berishen. Po te duash botoje kete koment.
Sa mund t’i besojme ketij drejtimin e Tiranes, kur ai ishte drejtor KESHI dhe e la si mos me keq sistemin elektroenergjitik, ne kete derexhe qe kemi trasheguar, kur u kallezuar nga KLSH per performance te dobet e shperdorim detyre. Kur ishte drejtor i INUK dhe nuk zbatoi ligjin per 191 ndertime pa leje, duke favorizuar klientet e partise. Kujton ky se harrojne njerezit, po ja qe jemi ne t’ia kujtojme.
Pse nuk tregon bojaxhiu se kush ia financon fushaten dhe mashtron me 500 e 1000 lekeshat e njerzve, pse s’tregon se ca lidhje ka me kompanine “Everest Oil”, qe eshte aksioner dhe qe ka shperdoruar detyren kur ka qene zv.minister i energjitikes dhe ekonomise duke e favorizuar?
Tirana eshte qyteti me i ndotur dhe duhet nje njeri qe eshte pro ambjentit, jo si Bojaxhiu qe dha lejen e ndertimit te TEC-it të Vlorës nën kundërshtimin e fortë të ambientalistëve dhe qe sot e kesaj dite ende nuk ka prodhuar 1 KW energji.
a na rr..fsh to..et o Mero (më faaal shuuumë për fjalorin, por më mërzite mjaftueshëm sot), ti dhe këto lëtyrat e Erit, që na e shpifën me këto bombardime të hapësirave të komenteve.
O Mero, Bojaxhi është mjeti ynë, dhe ne do nxjerrim shpesh mjete, pavarësisht se forca tjetër bën të vetën – shpresojmë që ekuilibri të ndikohet edhe nga presioni ynë, presion që sot të ka kundër edhe ty.
Po pres me durim që të të “zhgënjejnë” edhe rilindasit, e pastaj të bëhesh prapë pena jonë, e masës qytetare (se ti e kupton besoj, që nuk është vetëm talenti yt i shkrimit dhe këndvështrimi si pak gazetarë, por edhe fakti që ti shkruan për shumicën, atë që do shumica, që je i lexuar).
o njerez, mos gjykoni c’bente Gjergji kur ishte pionier entuziast i Saliut.
Degjoni se c’thote, se te keqen e kemi ne, e jo Gjergji.
Askush nga ne nuk llogarit interesin e tije e te vendit, por te gjithe llogarisin interesin e pertise.
U ju qifsha mu ne parti te gjitheve.
Te marrsha te keqen per kete fjaline e fundit te komentit tend!Sa c’lodhese qe eshte!
Bojaxhiu eshte kandidat qe nuk ka perkrahje nga qytetaret sepse nuk ka as program dhe asgje tjeter qe i duhuet nje kandidati i cili memndohet te drejtoje bashkine me te madhe ne vend.
o Ridona, Gjergji thote: Populli do te vendosi me referendum, per standartet dhe vendimet madhore te qytetit.
Nese nuk ka perkrahje qytetare (une them qe gabon), problemi eshte tek ne e jo tek Gjergji, i cili ka marre persiper te beje pikerisht ato gjera, qe te gjithe i dine, por nuk i bejne, se ju pritet hisja e vjedhjes.
Ti ku punon? Tek Sala apo tek Edi?
bojaxhiu te boj transparenc te lekve pastaj te kerkoj vota te njerzve!! se vodhi mire e mire ne KESH e tashi vjen e tento te vjedhi prap !! zoti bojaxhiu te thote sa i kushtoj ajo ngjitja ne malet e bukra!! se mesa di un kushton pak ajo !! tirana do rini do erion veliaj !! jo keto lepirsat e partise demokratike
sa mire do ishte te dilte Bojaxhi e ta na fliste pak per “Everest Oil” ne te cilen eshte perfaqesues ligjor i kesaj kompanie ne date 15.6.2012 e do te jete pjese e saj deri me 15.6.2015 , per keto te dale te flas Bojaxhiu jo et flas kodra pas diellit duke bere si shenjtor se nuk i shkon dhe nuk ka kurresesi si te beje se eshte i lyer e perlyer deri ku nuk mban me.
jo jo eshte e kot qe qytetaret e tiranes te mendojne se ka dhe kandidat te pavarur nuk eshte keshtu, Gjergj Bojaxhi eshte fund e krye PD & Co del e flet per “padrejtsira” kur ndaj tij ka nje kallezim penal nga KLSH per shperdorim detyre jane jo pka po 171 ndertime pa leje te toleruara nga ky i fundit .
I dashur Bojaxhi te kujtohet lidhja jote me kompanine “Rudnap Energie” te Fazllic? flitet poshte e perpjete ne fakt per lidhje tuaja te vjetra dhe qe takoheni jo rralle ne Tirane , dhe ku ka ze seshte pa gje thote populli keshtu qe ben mire per te qene keshtu si i derguari i zotit deri ne fund ashtu si pretendon bej publike dhe keto .
nuk ka keshilltar sepse ai eshte nga partija demokratike !! dhe ai do kete ato te partis demokratike!! shume ethjeshte pergjigja o zoti Mero !!meroja po ti japesh nje post te mire iken prap te partija demokratike!!! edhe pse ja kam friken qe votat e njerzve te shkrete qe do kujtojne se eshte i pavarur do i ikin votat dem !! se votat do jen per partin demokratike !!
bojaxhiu eshte shume i lexushem dhe tregon qart qe votat e tij do shkojn per aprtin demokratike !! ai ne emisione nuk flet asnje here kundra halimit !! lind pytja pse nuk e shan ?! normale se do te jete ne kualicion me ate dhe ska si ta shaj shokun e tij nga partija demokratike!!
Gjergj duhet te japesh llogari persa i perket aksioneve qe zoteron ne kompanine “Everest Oil”. Eshte kjo pyetja qe bejne dhe duan qartesim te gjithe qytetaret e Tiranes. Sa fitime nxjerr z. Bojaxhi nga aksionet qe disponon tek “Everest Oil” ?
Drejtoi KESH dhe vetem sa e zgjeroi edhe me shume gropen e borxheve.
Drejtoi INUK dhe vetem sa u shtuan me shume ndertimet pa leje ne Shqiperi.
Ishte zv. minister i qeverise Berisha dhe i dime te gjithe aferat qe kryeheshin ne cdo ministri.
Ka kandiduar per postin e kryetarit te Partise Demokratike per Tiranen ne vitin 2009. NUK KA CFARE NA DUHET Z. BOJAXHI.
Z.Mero keni orientuar nje ironi denigruese karshi Bajaxhiut, gje qe nuk ju nderon aspak. Ju jeni shume i talentuar per ta kullandrisur fjalen me finese, edhe kur duhet bere ironi, jeni shume i afte per ta bere ate ne shume forma, por keni zgjedhur pikerisht kete forme tallese kesaj here. Kjo gje ju zbulon nervozizmin dhe pasigurine per te konkuruar denjesisht. Qartesisht perconi frymen e maxhorances e cila kesaj here reflekton mediatikisht mungese vetbesimi per tu ndeshur pa hile. Po e demtojne akoma me teper keto perqasje maxhorancen por jeni verbuar dhe spo e kuptoni.
Spo e kuptoni edhe qe gazeta Tema, nuk eshte me nje strehe per te majtet, por per te gjithe ata qe duan te mbrohen nga politika mashtruese, e cfaredo krahu qofte. Politika iken e vjen, ju qendroni Z.Mero. A do mund te qendroni akoma me keto tendenca? Gabon e djathta ju distancoheni. Gabon e majta detyrimisht do distancoheni ose do pranoni te fundoseni bashke me te. Vertete qe sju kane mbetur me pole politike ku te rradhiteni, por sidoqofte keni nje mundesi te rradhiteni me popullin tuaj, sepse populli nuk leviz vendit asnjehere sic leviz politika.
Personalisht jam i majte dhe e kam votuar Ramen sepse besoja tek aftesite e tij, me jepte shprese. Sot, pas dy vitesh me Ramen nuk mendoj me keshtu. Rama ka ndryshuar nga Rama. Sigurisht qe Rama ka qene gjithmone natyre açike, por tashme eshte bere harbut, perbuz, cdo gje me nervozizmin e dikujt nuk do ti pranoje gabimet, por ngul kembe si mushka se deti pihet. Jo deti nuk pihet, por fundi mund te arrihet duke ngulur kembe keshtu. Harbut si kurre ndonjehere Rama i ftuar tek Dudushi. Dudushi eshte si arush pellushi si mund te jesh harbut me te, ja pra Rama ka arritur deri ne kete cak duke deshmuar shume. Te tentosh te pish detin nuk eshte kundra-rryme por absurditet.
Per Bojaxhi, fillimisht isha skeptik, sepse mendoja qe kishte qene partiak. Po ta mendosh kthjellet: a ka njeri ne kete vend qe ska qene partiak? A ka njeri nga politika sot qe ska qene aktiv i PD-se? Rama vete e ka nisur me PD-ne!
Dikush mund te thote: Erioni nuk eshte partiak. Erioni eshte i rritur me buken e shoqerise civile, dhe kur mesoi te ecte dezertoi ne politike. Erioni e hap fjaline me emrin e Rames, pra eshte zogu i tij keq mos i ardhte, por e thote vete. Erioni beri gabimin me te madh qe u largua nga foleja e vet e shoqerise civile, duke treguar babezi dhe deshmi te qarta te sunimeve te tij personale aspak te sinqerta. Erioni duhet te ishte duke garuar si i pavarur sot nga politika, por spati aspak vizion. Ku eshte Mjafti sot?! Pse nuk ekziston me?! Valle mbaruan hallet e shiqerise civile?! Jo aspak, por Mjafti nuk u krijua per shoqerine civile, thjeshte sot perben nje pale kepuce te vjetra te cilat Erioni i perdori mire e mire dhe tani nuk i vesh me. Eshte Erioni nje politikan i bere me forcat e veta? Jo aspak! Erioni eshte i bere nga kodi elektoral, ku ti behesh politikan sepse kryetari jot ta ve emrin ne rradhet e para te listes. Sesa politikan eshte Erioni le te kandidoje per deputet me emer jo me proporcional.
Na humbi shpresa Z.Mero, dhe sot arrij ta perceptoj shpresen vetem tek ligjerata e Bojaxhi. E ndoqa me vemendje tek Agon, nuk e di sa do jete i afte te beje, por ndryshe nga te tjeret arrin te trasmetoje besueshmeri. Eshte nje menaxher shume i zoti, nga te paktet sot ne vend, dhe tani do kete mundesine te jete i pavarur nga partite sepse kryetari i bashkise eshte pushtet i pavarur me kushtetute.
Ju dhe shume media te tjera, e keni izoluar me qellim, dhe ne lexuesit e kuptojme kete gje ashiqare. Tema ka vend per lloj lloj lajmesh nga fundi botes, ndersa per Bojaxhi aspak hapsire. “Kjo grua ne filifistun, ben seks me zhurme, denohet nga gjykata” per Bojaxhi ska hapsire… Ne fakt ju ashiqare po tregoheni frikacake. Trimat thone bujrum ne shesh! Te nesermen e shfaqjes se tij ne Agon channel, ju e sulmuat direkte, dhe ne lexuesit e Tema e kuptojme sepse ne 30 komente me emra te ndryshem teksti eshte i njejte: “vaji everest, vaji everest”. Po! Bojaxhi eshte nje burr trim, nga te paktit ne kete bote qe i eshte ngjitur everestit te pamundur. Pike! Tregon karakterin e burrit kjo gje!
Permendni dhite e thundrat a thua se te kesh empati per gjene e gjalle eshte difekt. Harroni qe percmoni 60% popullsi fshatare te ketij vendi qe jetojne me bagetine. I sugjeroni te zhytet ne politike, por qe ashiqare eshte nje tentative per ti sugjeruar nje rruge qe nuk e con atje ku do ai te mberrije. Bojaxhi nuk po luan karte politike dhe bravo i qofte! Ai kultivon thundrake por nuk eshte dele qe ta haje keshillen per te luajtur karten politiken. Bojaxhi po tendon bashkine, dhe po perdor platforma ekonomike per kete gje. Politika e coi bujqesine ne pike te hallit, ai me pasionin e tij po thote se bujqesia eshte rrugedalje nga kriza ekonomike. Apo jo? Rama u kujtua pas 2 vitesh pushtet per thundrat. Kush eshte thundraku i vertete ketu?
Bojaxhi me jep shprese, per te cilen kam aq shume nevoje sot, prandaj i mire i keq qofte, do ja jap voten sepse skam kujt tja jap tjeter. E falenderoj qe ekziston!
Kujtoni se Erioni e ka fitoren e sigurte sepse ka mbledhur kuc e mac ne koalicion? Aspak nuk i dihet! Cdo aktor i koalicionit luan interesin e vet politik, dhe te gjithe e dine qe sa me shume fuqizohet Rama aq me pak shance politike kane ata vete. Pse i jane bashkuar koalicionit atehere? Sepse thjeshte kane shfrytezuar panikun e Rames, dhe u ka ardhur oportuniteti ne dere ti heqin ndonje llokme. Jane trojane, aspak partnere. Rama tregoi panik dhe frike duke kerkuar ndihmen e turlifar sorrollopi ne koalicion.
Po po! Sigurisht! Deti pihet, pihet dhe oqeani, dhe sigurisht une qe shkruaj jam i paguar nga shqupi. Pije oqeanin Z.Rama!
Mero si gjithmone i pandreqshem, nga fryn era shkon dhe ti
me pelqen kauza e meros.ai vertet duhet te kete nje ide per elektoratin.por si mund te kete ai nje ide eshte kunderpergjigja ime.si mund te kete ai nje ide kur politikisht eshte shkolluar ne Shqup?si mund ti ofroje ai njerzve nje perkrahje dhe nje partiture politike,ku ai idealet i ka marre nga Shqupi?pra dhe nqs do kemi nje teze pao nje ide politike te nga ana e bojaxhiut atehere do kemi nje rimodelim te modelit shqup,njerez qe nuk punojne,qe flene gjume ndoshta nuk do japi l;eje per ndertime ke liqeni por do i japi ke fresku apo ne bathore apo ne paskuqan.
kemi nje kauze te ngritur dhe te strukturuar mire nga mero.por mero harron se dishepulli i kujt ishte ky?mero mesa duket nuk do ta pranoje ose me sakt deshiron te harroje se dhe ky nqs ka nje ide per te na ofruar,do jete ideja e ambjentalistit rebel apo qofte dhe blegtorit ose bujkut modern?por a e kemi ne luksin si metropol i nje shteti ti japim me shume se sa i takon ketyre shtresave vemendje?Nderkohe qe sot flasim bashke ne tirane ka rreth 3 mije puseta pa kapak.ka rreth 2500 poca te panderruar,ka rreth 45 segmmente perioferik vetem ne lagjet e tiranes qe jane me gropa?pra ketu po diskutojm per Tiranen e 1964 ,dhe jo per tiranen e 2015 (ku ndoshta mund te kishim luksin te imagjinonim dhe ndonje tram apo nje metro).pra gjergji do ishte njeriu i duhur per bashkine e tiranes ndoshta ne vitet 2040-2050 ku te ishte zgjidhur cdo hall i qytetit te tiranes dhe ti kthenim vemendjen nga gjergji.
do te ishte e mira qe ne te kishim nje alternativ me te sakte dhe me te drejte.ndoshta dikush qe do ti jape voten gjergjit dhe ky dikush te jete nje njeri i mirearsimuar dhe ndoshta ti kerkoje gjergjit qe.po ti cfare idealesh politike na oron?atehere druaj se pergjigja e gjergjit smund te jete tjeter perv ecse modelin e shqupit.pra ai mori mesimet ne shkollen e shqupit ,keshtu sado te duket i moderuar perseri modelin e shqupit do na ofroje.
alternativa e duhur qe gjergji mund te na ofronte do te ishte nje administrim i sukseshem.ok jam shume dakord,por nje fature qe mund te na jape per projektet e tij?pra e ka thene publikisht qe sdi sa do e kem buxhetin dhe sdi asa do shpenzoj uin jam thjesht nje administrator i mire.pra me ben te ndjehem skeptik pergjigja e tij,sepse nqs nuk di te administroje buxhetin e tij atehere si do jete administrimi i mire i tij?
mero na lejo te te rikujtojm ndoshta ate qe ky e quan “menaxhim i sukseshem”.u kallazua nga KLSH per performance te dobet,perseri po i dalin te palarat sepse po te veme re u be nje zhurme e madhe ne parlament per ligjin per legalizimet per banesat e ndertuara ne 2009?mund te kem nje pergjigje per kete?sepse kur ishte drejtor i INUK-ut ky plasi dhe bumi i ndertimeve ne tirane ,ku ne cdo lagje ne cdo rruge u shpalosen nga 2-3 kate apo shtesa te llojeve te ndryshme.si mund ti besoj voten ne momentin kur kam perball 2 deshtime te tij kur vetem 2 poste ka mbajtur?
bojaxhiu eshte super hajdut!! ai eshte nje nga te afermit e fazllic dhe se deklaron pasurin e tij dhe si funizohet !! se kuptoje si ben si i ndershem ai qe eshte nje nga me te pistit qe ka pas partija demokratike pran
ne momentin qe gjergjit na ofrohet ne formen e nje OJQ?atehere cfare alternative mund te na ofroje ai?cfare propozimi dhe cfare programi do na ofroje?do na tregoj sesi mund te shtohen lopet apo gomeret?te na tregoje delet apo lopet?pra na jepen 5 zgjidhje :1-barsaleta,gallata dhe humor sesi kane lindur grate e tiranes,2-vazo me lule ne cdo rruge te tiranes,3-dele gomere lope dhe deshtime ne 2 poste qe ka mbajtur ne jeten e tij tek te 2-ja te deshtuara,4-njeri qe nuk e di se per cfare ka kandiduar,5-kemi dhje plane projekte te detajuara sesi mund te ndryshoje tirana,plane emergjence dhe zgjidhje konkrete.pune dhe jo barsaleta.
Gjergji Bojaxhi do ishte mire te bente transparente per qytetaret pasurine e tij. Disponon dy vila ne Farke, disponon qindra hektare toke dhe jo pak por 1200 rrenje ullinjsh te mbjelle. Pse nuk i ben transparente keto Bojaxhiu? Po me kompanine “Everst Oil” cfare e lidh?
Ti Mero perpiqesh ta keshillosh dhe i jep mesime se cfare duhet te bej Bojaxhi, por ti ndoshta nuk e di qe Bojaxhi vertet mund te jete njeri i mire ( eshte relative i mire), por nuk di te bej politike, nuk eshte njeri me drejtim politik, eshte thjeshte nje njeri normal, qe beri pak emer ne qeverine berisha , dhe qe eshte alpinist. e degjeoj qe shan tere kohen Edi Ramen, nuk e di pse, kur ai e di mire kush i ka dhene lejet tek liqeni, apo ne zonat e rrethinave te tiranes, qe nuk eshte Rama, e berezon me bashen, gje qe kjo nuk qendron, Une kisha pak simpati per te, dhe mund te isha e dyzuar per tej dhene voten, por tani qe e degjoj nuk mund ta hedh veten time kot, se do bojaxhi te shaj ate qe vertete i ndryshoi fytyren Tiranes, pavaresisht shume gjerave qe nuk arriten te beheshin.
A eshte e mundur te mos na bej te renin nga qielli Bojaxhiu.. se pjelle e Berishes me shoke eshte , i kujtohet valle historia e TEC-T ne Vlore ne 2004-2005qe edhe pse i ndertua ne kundershtim te plote me ambientalistet po kujt i interesonte aso kohe se cbehej me qytetaret dhe se rrezikohej seriozisht shendeti i tyre.
po e ka fut berisha te marri votat e pakenaqura te majta kuptohet
OJQ-je!?
Mero, Bojaxhi me 30 milion leke fushate, ojq te duket ty. Por po zbaton ligjin dhe transparencen. Te kishte leke, nga ato te erionit apo halimit mbase do te dukej dhe ty ndryshe.
E kuptuam Mero,Erionit po I bien aksionet por yet pakten ti ruaj penen. …
Kjo eshte nje verejtje shume e sakte , Ky vend lengon per nje njeri te ndershem ,te zotin si Bojaxhiu ,ai i ka te gjitha premisat per tu bere nje politikan i afte dhe me popullaritet te duhur .Gjitheshka varet nga ai vete.
Suksese te metejshme i uroj Bojaxhiut dhe sygjerimin e Meros shpresoj ta kete lexuar .
…nje lezim i shkelqyer i portretit te Bojaxhiut !!!!!!
Ndoshta Gj. Bojaxhiun e inkurajoni në ambiente private z.Baze se unë gazetën tuaj e gjej plot qoka për Veliajn dhe lajme “humoristike” për kundërshtarin e tij.
Dua te flas por sflas dot.
Kam dosje te vogla me kan kap per bolesh. Megjithate Faleminderit per interesin
Po me doni vertet shihemi ne zgjedhje vota juaj eshte plumb per armikun
LSI kancerri I shqiperise
PD malaria
PS hienat e afrikes
Ju dua shume te gjitheve
I nderuar z. Mero te isha si ti keto keshilla prej analisti do tja shisnja shume shtrenje Bojaxhiut.
Ti merrja ca nga ato milionat qe beri kur ishte tek Kesh , fundi fundit dhe ato leket e ne “deleve” ishin ( e ka harruar Bojaxhiu kete , se kur zbriti nga Everesti ato vakumet e oksigjenit i kan lene pasoja ne memorje)Po me mire ti hash ti ato lek sesa te shkojne bar per dhite e Bojaxhiut. Se dhite kakardhie do i bejne , por ti te pakten na hap syte. Njeher majtas njeher djathas por te pakten nuk ben kakardhie :-)))))
Respekt
Je me i miri per ne.
Edhe pse ja paske qare me lot shokut tend kte shkrim,Bojaxhiu akoma nuk fiton
Nje refleksion Jo I drejte, ne editorial in e kryeTema-s, Mero Baze. Eshte ne interest te gazettes dhe te barazise ne qendrimet dhe opinionet ndaj kandidateve per kryebashkine, qe te intervistoheshin kandidatet, ne kete rast kandidati Gj.Bojaxhi, prej gazetarit te Tema- s, me pyetje sic do te donte vete Mero, dhe te qartesonte veprimet dhe idete e Gjergjit per gjithcka te paqarte dhe te munguar per syte e gazettes Tema.
Eshte nje shkrim tendencioz, I padrejte, dhe si I tille nuk merr vlera.
Nuk eshte vone te nxjerresh ne gazete gjithcka te dobishme per cdo kandidat, ne interes te Tiranes dhe qytetareve te Saj.
Kendveshtrimi me tifozllek nuk ju nderon.
Ndoshta e ka keqkuptuar Edi Ramen, kur Rama thote “Nuk jam politikan”.
Kur i hyhet politikes, nuk mund te sillesh si Halimi, qe tregon lindjet e grave te botes. As nuk mund te sillesh si kandidatet e pushtetit qe bejne vizita kot, sepse duan vetem te heqin mendjen…
Po deshi ndonje shans qe te mbledhe njerez Bojaxhiu, duhet te preke ne plage, dhe plage kane plot edhe qeveria, edhe bashkia e Tiranes.
Ndryshe e ka kot, se cuna te mire e te bukur ka Tirana plot.
Z Gjergj.Ju nuk jeni I Lakuar si politikan I vlerave apo antivlerave..
Megithate ju keni dijtur,qe rreth botes tuaj te thell shpirtrore,te ruani nje ekuiliber perfekt.Sepse njeriu Zoteri nuk eshte gje tjeter,pervecse nje rrobot biologjik ku nje pjese e mire e tyre komandohen me teleokomande nga perbindeshat dy kembesore politik. Ndersa ju zoteri jeni I distancuar nga bota kriminale e politikaneve
tane.Ku prej 23-vjetesh as nje gur nuk e kane vendosur ne
themelet e demokracise se vertete,per ti krijuar mundesine e nje
mbijetese disi normale,pervecse e kan denigruar poshtruar barbarisht,
jo vetem krijesat njerzore,por shkatarruan 100% faunen tone shembullore,ku tere krijesat e gjalla u shduken.Sepse hajdutet politik ne bashkepunim me ato ordiner shkatarruan totalisht strehimet e tyre natyrore..Ndersa ju Zoteri,keni nje avatazh mbi qytetaret e tjere te politikes,sepse ju jeni I dashuruar pas natyres..Kjo tregon se keni nje kultur te thell qytetare,dhe mbi te gjitha jeni nje intelektual me se I mirfillte..Te gjith krijesat njerzore,qe adhurojn natyren dhe
krijesat qe mbijetojn nen ombrellen saj ata jan “ushtar” te perendise…Ndersa shum Krijesa njerzore,qe shkatarrojn natyren, duke
zhdukur dhe krijesat qe mbijetonin ne te ata do te mbeten armiqt e pandreqshem te perendise..Hakmarria ndaj tyre do te jete e pameshirshme … Rrespektin me te madh perju,sinqerisht ju uroj suksese…
O Mero c’eshte ky delir o burre. Shkruan qe e ke inkurajuar Bojaxhiun. Po si s’te vjen zor? Ju mediat keni bere te gjithe komplot. As nje s!e pasqyron fushaten e Gjergjit, tere diten rrenat e Veli “Turkut”. Edhe sot qe ben sikur e keshillon ne fakt ben kundra publicitet. Late nam jeni bere te gjithe mercenare. Turp. S’ka me media ne Shqiperi.
Mero,
te lutem, vetem ti mos e thuaj se votat per Gjergjin shkojne kot. E para se kryesisht vijne nga e djathta,por jo vetem,
E Dyta, cdo vote e hedhur per kunder Ps dhe Pd, eshte simbolike lirie politike…
Me mire shkruaj: Gjergj, na shpeto nga vetja jone, se sa te dyshosh tek liria qe s’e kemi…
Mero eshte i bindur se votat pro edi rames dje nuk ishin vota protestuese?
S’na mbetur gje pos ose te abstenojme ose te votojme bojaxhiu kur ke d’y fije mend,o mero se PD PS njesoj po sjellen,edhe ishallah do Zoti sa ma shpjet te humbin nga faqjen e dheut shqiptar!
A thua halli i madh i fushates se Bojaxhiut eshte qe benka ca protesta alla-Mjaft?!!! Nderkohe qe ai izolohet nga mediat, ka nje mungese te frikshme fondesh ne krahasim me dy kandidatet e tjere, problemi i madh qenka qe me keto protestat po e ekzagjeron pak? Seriozisht e ke Mero, apo duhet te behet nje qoke e fundit ndaj Erionit?
Pastaj ti thuash Bojaxhiut se nuk ka mbajtur qendrime te forta politike kur ka folur haptazi per korrupsionin dhe klientelizmin politik te ndertimeve te Diga, pjesa tjeter e Parkut, zhvillimin e bulevardit, etj., do te thote te mos ta kesh ndjekur fare se cfare ka bere ai.
O Mero edhe Bojaxhiu eshte i korruptuar,mos na i shit per engjell se e ka hapur krahun ne KESH sa i ka dashur palla
Une mendoj qe se pari shoqeria shqiptare vuan nga renia dakord per minimumin e vlerave te perbashkta qe ajo perqafon. Merua nese eshte mesuar me politikanin tipik, hajdut, mashtrues, qe karakterizohet ne bisedat e tij per historite dashnore gjendet dhe ai pak i pa pergatitur ne kete rast. Paragrafi qe na romanticizon familjen dhe tallet me dhite tregon qartasi kete coroditje te tij. Akoma me shume ai coroditet kur e di qe disponon nje portal qe lexohet shume dhe ne nuk kemi bere nje percapje per ti dhene ndonje leke nen dore (Si Erioni) per te bere te rendesishem ne faqen e tij. Ai refuzon ta pranoj qe mund te behesh i rendesishem edhe pa te. Qe mund te kete diskurse politike per nivel kombetar e pranojme por Merua sikur te nxirte njehere keto denoncimet lokale per Parkun e Liqenit dhe Pyetjet qe ne i drejtojme Veliajt do jepte nje shembull te mire, sesi morali fillohet nga vetja. Deri atehere shtrengojme dhembet edhe 15 dite per te kthjelluar Merot dhe etalonet e tyre te shpurpurisura
Si e keni testuar qe shoqeria shqiptare ka rene dakort te perqafoje minimumin e vlerave ??????
Nje taktike e sterholluar per te goditur kandidatin e pavarur per Bashkine e Tiranes, me qellimin e vetem, te beje sa te kete mundesi, per ti hapur rrugen per fitore shitesit te fiqve.
Kjo analize e Meros, eshte si ta vrasesh tjetrin me pambuk.
Te dua Gjergj Bojaxhi!-thote Merua:-por Ti e kupton qe nuk mund te jem me ty se nuk fitoj gje nga ty.
ka ardhur koha qe populli shqiptar te mos kqperdoret nga partite politike. kushdo qe ka pak respekt per veten dhe e ndien se eshte nje shtetas i denje i ketij vendi, nuk i voton keto parti mizerable.
Shkrim per konsum kohe.
Kjo eshte nje analize e hollesishme dhe teper e sakte qe Mero Baze i ben z.Bojaxhi .
bojaxhi….. prefero me mire te ngjisesh ndonje mal a koder. Lere bashkine se do pune jo fjale
“Mjaft ka bërë opozitë me gjeste, me karagjozllëqe, me humor, edhe pse jo me ekstremizma, pasi nuk kërkonte vota. Thjesht donte të ironizonte pushtetin.” – Cfare renie “stili” Mero! Mjafti ishte vegel e Rames, si cdo vegel ajo u shua pas arritjes se rezultateve politike, dmth pasi siguroi votat e duhura te Rames ne PS, Bashki dhe rrugen per qeveri.
Pjesa tjeter e artikullit tend eshte Mjaft “dashamirese” ndaj Boj.axhiut: e fton te pozicionohet politikisht qe t’i dalin lakrat blu e te humbase ato gri. Dialektike e bukur por e thjeshte, elementare, popullorçe, per dele dmth.
Mero po e thua me delikatese se kane rene aksionet e Erit.
Ti nuk mund t’i shpetosh me analiza qe nuk perputhen me intelektin dhe aftesine tende gazetareske. Kjo duket qarte dhe te ben te pabesueshem, dhe te keqardhur qe bie ne te njetin nivel me ata per te cilet ti e ben kete shkrim. Keto jane zgjedhje lokale dhe Gjergji nuk e ha kokren e ullirit qe i sugjeron ti qe te jete politik.
Do te shkruaja shume por, Komentuesi Pa Pagese- qe i pifsha dolline- ti ka thene aq bukur sa t’i ka qare.
Po te shtoj ndonje gje e prish.
Respekt per Gjergjin dhe per Komentuesin Pa Pagese
Bojaxhiut , qe lyen veten me boje MAVI te skaduar , ne te vertete nuk ka c’i duhet kjo pseudo apologji e Meros ,sepse si Gjergji vete , si Mero EDItorialisti, si dhe ata qe e kandiduan per kryebashkiak ate , e dijne mire se Ai s’mund te fitoje kurre ne keto Zgjedhje !!! Ceshtja ketu qendron te agrodiabolizmi i autorit te ketij EDItoriali , i cili synon t’iu a mbushe mendjen disa te “djathteve” te sojit Bamir fergesa & Co. t’i japin ndonje vote Bojaxhiut bojendrrues e bojeskaduar , vetem e vetem te pakesojne votat per Dr. Kosoven , pasi Bojaxhiut , asnje i majte nuk i jep kurre voten , sikur deri ne vitin 3000 te kandidoje ky fare i pavaruri , qe varet nga PS-ja ( ia dijne mire allishverishet me sekseret e shitblerjeve te energjise elektrike , korrupsionin te INUK dhe si zv/minister , ndaj dhe e mbajne peng me dosje duke e keqperdorur ) !!! Teper naive kjo perpjekje mjerane e MJERO BAZES , ne kuader te antiPD-izmit ekstrem te tij , tani ne stinen e dashurise me ish armikun e perbetuar Rama , per te na mbushur mendjen me pseudokeshillat ” dashamirese ” te tij , ose karamelet plot helm . Disa pyetje Mjeros se mjere : A i qendron atyre shkrimeve te dikurshme per divorcin Makoci – Rama ?!!! A di gje per Hotel – Keshtjellen e 2 K-shit ndertuar pak centimetra nga deti , pse nuk e prish dot Rama ?!!! A nuk i sosi Edwini ato te shkreta 3000$ ,me dasmen perandorake te Xibraku , apo Xibraka e Kokaines se Ermal Ilir Enver Hoxhes , ia shtoi dy zero dhe me 300.000 $ ndertoi Superbunkerin gjigand te Surrelit ?!!! Kush ia dogji serverin dhe kompjuterat Vilajet Qyrkut te MJAFT-it ( alias 99 -eshi Erion i fiqve ) ?!!! Ku e gjeti ky Xanashvili Xoxen , kete “pastertore” te pashembullt te Eurove dhe $ , perndryshe lavatricja superautomatike e markes AJOLA ,, qe vetem pak me barre duket te jete ne kete histori te felliqur , te ciles Erioni , me heshtjen e peshkut , mendon se do t’ia hedhe?!!!
GJERGJ BOJAXHIU DUHET TE JETE E ARDHMJA E SHQIPERISE , DO TE ISHTE NJE KRYEMINISTER I ZOTI
PRANDAJ I DUHET DHE POLITIKA .
FORCA BOJAXHI SHQOPERIA ESHTE NE PRITJE TE NJERZVE SI JU .
ASNJEHERE NUK ESHTE VONE .
MAI DIRE MAI !!!!
– Vota per Gj. Bojaxhiun eshte vote treguese, se ky popull nuk fle ne kenete !
-Vota per Gj.Bojaxhiun eshte tregues qe ky popull nuk fle ne kenete!