Në dorë të Tomës!

27 Maj 2015, 20:13Editorial TEMA
Në dorë të Tomës!

 

Nga Mero Baze

Partia Demokratike në Shkodër ka ngelur në dorë  të Tom Doshit. Prej konfliktit të tij të hapur me shumicën, PD-ja iu bë mburoja kryesore politike dhe deri këtu kishte një shpjegim. Shpresa kryesore që PD-ja kishte pasi u kthye në parlament, ishte plasja e skandalit të Doshit, për të cilin Berisha ishte njoftuar siç tha 3 muaj më parë, ndërsa Basha diçka më herët. Mbështetja politike për Tomën ishte aq e madhe sa Berisha shtyu mitingun e 20 Shkurtit, që e mban prej 22 vitesh në pritje të shpërthimit të skandalit Doshi për ta bërë atë më të madh.

Por aty dhe i ndodhi problemi i parë. Skandali i Doshit jo vetëm që nuk ia rriti mitingun, por ia ktheu atë në një karrikaturë të mitingut vërtetë të madh të opozitës në Nëntor të vitit të shkuar. Deklarata se PD-së së Shkodrës se me ndihmën e Doshit do të dërgonte 12 mijë protestues, u harruan.

Pas kësaj, shpresa e dytë ishte beteja e Doshit në Shkodër kundër Bazhdarit.

Për shumë vet që nuk e dinë, beteja mes Bazhdarit dhe Doshit është beteja mes një vajze shkodrane që iu bashkua të majtës kur ishte në opozitë, me një grup bajraktarësh, që për t’i nxjerrë frikën të majtës në Shkodër i kishin futur frikën gjithë qytetit. Ky raport i vështirë nuk u qetësua kurrë dhe Bazhdari ndenji larg garave në PS para garës për deputete apo kryetare bashkie në Shkodër, për shkak të këtij konflikti.

Vendimi i saj për të kandiduar më 2015-ën, e futi në ditë të keqe kundërshtarin e saj dhe nuk mundi ta pengonte më.

E ardhur nga një familje me të shkuar antikomuniste dhe një baba që ka provuar burgun politik në komunizëm, Bazhdari nuk hynte tek ajo pjesë e së majtës shkodrane që kompleksohej nga antikomunistët e vetëshpallur, të tipit Sali Berisha. Ajo iu bashkua me vetëdije të majtës së Edi Ramës në Shkodër, po aq e pakompleksuar nga “demokratët” po aq dhe nga “të fortët” që kishin zaptuar PS-në në Shkodër.

Kandidimi i saj paralel me largimin e Doshit nga Partia Socialiste, i gjeti të papërgatitur dhe kundërshtarët e saj politik. Rritja e fushatës së saj dhe sfida reale që ajo po i bën PD-së në Shkodër, tashmë ka bërë që kjo parti, e cila nuk e ka humbur kurrë këtë qytet përveç vitit 1996, të bjerë në gjunjë sërish para Doshit për të kërkuar ndihmën e tij. Dhe ndihma e tij e vetme është që të përhapë tezën se Bazhdari është kandidate e LSI-së dhe se për këtë shkak Doshi është pro kandidates së PD-së.

Që Doshi ëdhtë me Voltana Ademin, është gjë e mirë, madje kjo duhet përsëritur çdo ditë, por që Bazhdari është socialistja më krenare e Shkodrës, e mbështetur po aq fortë dhe nga LSI, dhe kjo duhet përsëritur çdo ditë. E vërtetë është po ashtu, që për shkak të personalizimit të konfliktit Doshi-Meta, ky i fundit i ka kushtuar shumë energji fushatës në Shkodër dhe kjo është pozitive. Por beteja reale është mes një PD-je që ka rënë në gjunjë të Tom Doshit dhe një të majte që po ia heq frikën nga të fortët e Tomës, një grua.

Tezat banale që Bazhdari është e LSI-së dhe jo e PS-së dhe se Doshi po kthehet të mbështet Voltanën, janë lajme paniku.

Nuk është kurrëfarë lajmi që Keti Bazhdari të mos e fitojë Shkodrën. Nuk është as kurrëfarë tragjedie që Volta Ademi të humbasë garën. Dikush prej tyre do humbasë pas 21 Qershorit. Tragjedi është të dorëzohesh një muaj para. Tragjedi për PD-në e Jozefinës është që të bjerë në gjunjë të Tomës dhe jo vetëm të forcës së tij fizike apo financiare, por dhe ideve të tij. Sot PD-ja flet si Toma, Berisha sulmon si Toma dhe Voltana ka shpresë se idetë e Tomës do ta nxjerrin fituese. Madje për ta bërë deri në fund qesharake këtë skemë, Doshi mbështet Voltanën në Shkodër dhe një të majtë në Bushat, për të treguar se është ende socialist.

Kjo është e gjitha një karrikaturë që dëshmon degradimin e PD-së, por jo të Doshit,  pasi ai po tregon se është i dobishëm ende për diçka në atë qytet. Në ditët e tij më të këqija, ai vlen së paku për PD-në dhe u jep zemër atyre se mund të mos humbasin në Shkodër. Lajm më të keq për një parti të madhe historike nuk mund të ketë.

Për Bazhdarin nuk ka asgjë të re këtu. Socialistët duhet ta dinë mirë se ata janë më të nderuar në Shkodër, nëse arrijnë të ruajnë fitoren “e humbjes së Doshit”. Bazhdari i duhet Shkodrës për një qeverisje të re, që mund ta ndaj nga 24 vjet anarki, por Shkodra nuk i duhet Bazhdarit,  si “fishekë në pajë”.  Socialistët e Shkodrës aq sa janë, duhet të besojnë se dikush mund t’i bëjë fitimtarë me votë. Por dhe në mos besofshin deri këtu, duhet të binden së paku se dikush po i bën më të lire, qoftë dhe për të treguar që janë socialistë. Mjafton që kjo vajzë ka detyruar PD të bjerë në gjunjë të Tomës, që ata të jenë krenare me të.

 

55 komente në “Në dorë të Tomës!”

  1. shkodrani says:

    O zoti Mero !
    Hala nuk paske msu asgja prej atyne qe kalojne nga e djathta , ne te majte dhe asasjelltas?
    A mundesh zotrote me ma garantue mue, se neser kjo zonja e persekutume, ish e djathte, qe sot kaloi majtas, neser nuk do te kaloje prape djathtas?
    Mos, bre burre u rrej prej atyne qi kalojne ylberin, per interesa te castit, ene jane pa pike burrnie.

    1. hekurani says:

      Nuk besoj se shkodra ka shkuar pas tomes, perkundrazi toma ka perfituar se qytetaret e shkodres kane zgjedhur rilindjen, ndaj mos u ngaterroni me kete, nuk ka individ qe te permbyse ate rezultat si ne shkoder kshuqe lerini kto komente.

      1. joni says:

        Po kjo ka qene politike e perhershme e PD perca e sundo e kane, presin te cahet kundershtari e vetem me ate pune merren, sic bene me LSI me percarje me thashetheme e me te tilla gjera e pastaj fillojn merkaton e blerjen e njerzve.

        1. e verteta says:

          E vetmja gje qe ka degraduar me shpejtesine e qeverisjes Rama keto 2 vjet eshte kendi i editorialit te Bazes. Dikur nje kend ku te majtet gjenin vetveten, tashme eshte kthyer ne nje megafon i budalleqeve qe dhe Rama nuk i thote dot vete.
          S’dua te merrem shume me te pavertetat e rradhes ne keto editoriale, por mjaftojne dy kontradita qe Baze duhet ti sqaroje me veten e tij pasi ai vete ka thene te kunderten shume pak kohe me pare.
          E para, Baze kur Doshi doli kunder Rames beri disa editoriale ku thoshte se Doshi nuk kishte kontribuar ne fitoren e PS ne Shkoder. Tashme qe humbja e Rames ne Shkoder eshte e sigurt i duhet Bazes sot te shpjegoje cfare ndryshoi ne Shkoder qe humbja po troket ne dere kaq e sigurt.
          E dyta, qe Keti duhet te jete krenare qe mbeshtetet nga LSI eshte nje turp per Bazen sepse vetem Tur Zheji eshte kaq krenar per LSINE. Edhe freshistet qe rendom komentojne pozitivisht per Ramen, thone qe LSI eshte nje e keqe e domosdoshme, por tashme Baze ka filluar te ndjehet edhe krenar. Kjo eshte katastrofe per nje gazetar qe ka shkruar qindra faqe per krimet e pandeshkuara te LSISE. Ska nevoje as per hetim, mjafton nje kerkim ne gazeten tema online, dhe ska njeri qe te pranoje nje gazetari te tille kaq te ulet.
          E verteta eshte qe Doshi me gjithe mekatet e tija, ka qene njeriu kryesor i fitores se Shkodres. E verteta eshte qe askush qe krenohet me Ilir Meten s’mund te kete fytyre te flasi per moralin e figuren e te tjereve. E verteta eshte qe gazetaret qe kriminelet e djeshem sot i quajne krenari, nuk jane gazetare qe ndihmojne shoqerine duke hedhur drite, por ata mbajne popullin nen thundren e plerave duke dizinformuar njerezit me genjeshtra qe jane dukshem te sajuara kur lexon artikujt e tyre te meparshem.
          Shpresoja se ishte vetem nje lajthitje e momentit e Bazes prej deshires per tu pranuar nga Meta duke qene se ishte non-grata prej denoncimeve te vazhdueshem te inkriminimit te LSI-se, por tashme ky kend editorial eshte kthyer ne nje mini 55 qe ska asnje shtylle kurrizore pervecse te kenaqi shefin. Ndryshe nga Fahriu, Baze nuk fiton asnje tender shteteror dhe ky eshte ndryshim i madh, por demi qe i ben opinionit publik eshte po njelloj prandaj dhe duhet denoncuar po njelloj. Titulli i ketij editoriali duhet te ishte “Ne dore te Metes”.

        2. gjahu malesoreve te Salehut says:

          Shume PeDerave i paska djegur ..uma nga ky artikull analitik qe i bie ne koke problemeve reale qe ka Shkodra.

          Me thene te drejten kur doli Toma ne fillim qe kercenoi Ramen se do behej qameti kur te plaste “bomben Frroku” pata nje fare besimi se ky malsor nuk do genjente.. por doli malsoruc me sakte malokar.

          Po i pershendesim keto PeDera qe i dogji ..ytha me himnin e bajlozit te lugut te zi te tropojes:

          Ku e ke djalin nene Jovanka ?
          Ne Tirane, tek Sllobodanka,
          Do me u kthy dhendrri n’pushtet
          Tash do te dalim n’selamet.
          Dobro doshli, daj Fazllici !
          E uron Shkelzen-o-vici

          Zdravo unuka Argite !
          Te gezojme qe erdh kjo dite !.
          Tash fitojme c’far t’na doje zemra:
          Pare t’pista, prona, tendera,
          Me rrite normen e fitimit,
          Jem bashkue me boten e krimit.

          ****
          Babe Salihi jep udhezimet,
          Si me i shtue superfitimet:
          “Gjithsecili ne klanin tone,
          T’angazhohet ne korrupsion !”
          Ne mandat te pare si president,
          Jam tregu koqe, pa mend,

          Me duket vetja anormal,
          Pse nuk vuna kapital !
          Eshte momenti te fitojme sot,
          Vitet qe na iken kot,
          Due me u ba pasanik,
          Me jetue si sheik!!
          ****

          Objektiv i madh per mu:
          Keto milionat me i fitu
          Si ti fusim ne xhepin tone,
          Ka metoda ti pastrojme.
          Arme, droge e kontrabande,
          Jane per burrat: pune e rande,
          Ketu , Argite mos i fut hundet,
          Kem Shkelzenin per kesi punesh.
          More Shkelzen, t’ka baba trim,
          Je i lind per demontim,
          Ti Argita, bija ime,
          Fokusou n’ privatizime.
          Sokoleshe, ti moj malesore,
          Na e hap studion ligjore,
          Gjithe projektet qe ka shteti,
          Kush e solli kete hamam ?
          Saliserbi sharlatan !
          “Hena blu” as “dielli gri”,
          Dora vete shoku Sali !
          Hapi syte o milet,
          Pse fajtore jemi vete:

          Se cdo vote per ate lubi,
          Eshte burim per tragjedi !!
          Moj malesia e Gjakoves,
          Ke pas qene e pararojes,
          Ti ke pase burra model,
          Turp, qe nxore ate kriminel !
          Do t’mbuloje Sale turpi i zi
          Per afera e per tradheti,

          Do te mbetet brez pas brezit:
          “Kryeministri i Gerdecit”.
          Para teje ne tradheti,
          Jane zhyt Zogu e daja i tij.
          Por s’kane bere te tilla pazare!!,
          Me ujrat territoriale .

          Kjo do te thote se n’ qeveri
          Esat Pasha na eshte kthy.
          Problemi qe ka sot vendi:
          A do vi dhe Avni Rustemi ?!
          Jeni nje tufe me kusare,
          Me Ballinje e Selmanllare,
          Delijorgje dhe Fazllicё,
          Taç e mac e berishiçe.
          Kjo eshte ish klike qeveritare,
          Eshte nje bande kriminale,
          Ruli, Basha dhe Mediu,
          Kapobanda eshte Saliu.
          Sa krimet i keni ba,
          Me lekure keni me e la.
          Do ta zbojme ne korrupsionin,
          Bashke me Gerdec-kualicionin.
          ***
          Moj PD – e bija e “nanes”,*
          Paske qene ti “piçka e s’ames”.
          Me Saline ket fare kodoshi
          ke var shpresat te Tom Doshi

      2. Petro says:

        Qenka ngrit Hekuran Isai nga varri!…

      3. Riniascimento says:

        Hahahahaha po flet hekuri i Merushit prej Shkodre…

        A mujt me ma nda dicka o analista dhe lepirsa te rilindjes veri-jug.

        Sali Berisha dhe Tritan Shehu me “Shqiponjen” e naftes e furnizonin Tomen me karburante dhe ai ja shiste ate sa frengu pulen malazezeve dhe ata serbeve.
        Ilir Meta kryeminister nuk pyeti per kontrabanden e naftes se Tomes, po i dhe me privatizim “te paster” Tomes Profarmen dhe Ajken.
        Fatos Nana e pranoi per kandidat per deputet ne Shkoder Tom Doshin, pavaresisht se Edvini dhe Blushi ngelen tek kangjellat e amerikaneve duke llapur per kontabandistin Doshi. Doshi fitoi ne mazhoritarin e 2005 me me shume vota se cdo kandidat socialist. Sali thoshte fitoi me leke, Mero na thote Tomen e kishin frike.
        Edvini me pas e luste ne gjunje qe jo vetem te drejtonte qarkun e Shkodres, por dhe te kontrollonte demokristianet e Ndokes.
        Doshin nuk e tradhetoi ndonjehere PS dhe Ramen sic bente rendomte Sterkaj.
        Doshi luftoi edhe me porosi te Rames per rrezimin e “bllokut ” te Metes.
        Tani, Saliu, Nano, Meta, Rama jane te miret e Meros dhe ai qe i prishte ishte Toma.
        Kjo injorance mediatike nuk sqaron se ku ishte e persekutuara Keti ne keto vite dhe sa ishte ajo afer te majtes.
        Kjo per Merushin s’ka rendesi. Ai mendon se shkodranet te pajisur me kanatieret dhe breket antipllum te Ketiti nuk do te kene me frike nga Doshi…….hahahahah jeni bo me qesh o sy e hundelesh te politikes se korrupsionit.

    2. fshatari says:

      Lexoj me kenaqesi editorialin e Meros pastaj komenti i pare qe lexoj behet nga nje idiot me patent

    3. miri bushat says:

      Mero respekte por politika ne Shkoder eshte njaq kurve sa ti nuk e ke arrit ate grade akoma sa te besh editoriale vertete realiste jo sepse deformon me deshire por ka shume pisllek brenda dhe nuk lexohet nga siperfaqja siç Ju pretendoni..nuk eshte fort gabim Toma sa i perket rolit te LSI ne Shkoder dhe sidomos ne garen per bashkine Vau-Dejes,investigoni pastertisht dhe do nxirrni konkluzione mjaft te peraferta me Tomen te pakten per kete rast!!!

  2. Boombastik says:

    Editorial shume i dobet. E rrotullon llafin dhe si perfundim nuk thua asgje. Te pakten ke filluar ti lepihesh Metes. Kjo eshte gje e mire se sdo ngelesh kurre pa buke.

    1. Devolliu says:

      O Bombaleshi; ti as ke marrë vesh gjë nga ky shkrim i Meros, Merua nuk thotë asgjë për Metën këtu o trupeshk i Saliut të Viçidolit.

      1. Boombastik says:

        Rri urte ti mor kokerr kari se ti sdi te lexosh akoma. Devolliu karit tim

      2. Windows10 says:

        O Devolli. Ka fol shume sakte ai bombastic. Je ti ai qe se ke kuptu shkrimin e Meros o Devolli cobani. Ske faj se duke rujt dhite gjithe diten dhihesh nga trrute e kokes o devolli katunari

  3. Shkodra live says:

    O Mero djali, çka me t thane ty, si njera si tjetra jane pesha te lehta, i treti, Vullneti, asht edhe ma budall, me nji fjale Shkodra ka mbete ne duar te torrollakeve. Megjithate une voten do t’ia jap socialistave, mjaft qe te mos ia shohim ma bojen Sali Berishes.

  4. sit... back..and relaks →→→ says:

    zevendeso ne artikull pd me ps dhe tomen me lsi dhe dalim aty ku duhet. ca ndryshimi ka aleanca e tomes me pd nga aleanca qe beri ps me lsi? kete na sqaro Mero.

  5. Shqiptar says:

    I vetmi qe Eshte ulur ne gjunje Eshte autori I pseudoanalizes bashke me kete portal qe sherbimet ne gjunje Po ia largojne lexuesit perdite.

  6. sit... back..and relaks →→→ says:

    Mund te na e sqarosh me pehlivanllek por gjithsesi them se blushi e ka sqaruar tek hasanizimi.

  7. MORALISTI I VERTETE says:

    MERO E KE DHI KET HERE VLLAJO. PO I BON FRESK METES SI DIKUR IA BOJSHE SALE TRIMIT TE VICIDOLIT. MOS U REJ NGA ATO QE TOFRON ILIR META VLLAJO SE JANE SI HELMI I SALES QE KUR STE DESH TVUNI FLAKEN TEK GAZETA.

  8. rilindasi i vdekur says:

    ca eshte kjo pacavure??

  9. deti says:

    Ja ke futur kot e Mero

  10. Miri says:

    Me Tomen apo pa Tomen,Voltana Ademi e PD-se do te fitoje.
    Mos ja hidh fajin Tomes per ne Shkoder se edhe ne 2013 ishte vote kunder Berishes dhe Jozefines dhe jo pro PS-se.
    Edhe ne Kavaje PD-ja do te fitoje.

  11. Pjeter Mustakuqi says:

    Sa poshte qe ke rene bre djalke. Lepije palloshin e gjat, lepije shtangistin. Shume e ke ulur piacen

  12. mero-vlore says:

    dikur te lexoja me shume interes dhe etje, tani jo me , e di perse? je bere nje me poziten , nuk je me realist , e di qe buka te cone dhe ne dere te ………, por athere lexoheshe , po tani…….
    ke filluar te hysh dhe ne kanidime te bashkive si psh ne vlore, hyre mik tek rama per radiologun leli , cfare te lidh vetem paraja, asqe diskutohet njeriu prandaj punon, por jo kaq ………..,
    c mund te sjell nje radiolog nje qyteti si vlora vec foto bardhe e zi dhe ti e di kete, por ndoshta nikolini i sponosori i gazetes , besoj e kam gjete ….. o meroooooooooo
    te lexoja me endje, tani jo me

  13. like floriri says:

    Po kush mund ta kuptoje me mire se Mero levizjet majtas-djathtas?
    A nuk ka qene vete Mero i djathte para se te behet i majte?

  14. o mero si te do bytha i komenton ngjarjet , konteksi fshatarak nuk te eshte zhbere akoma edhe pse jeton ne kryeqytet ,ti e di mire se cfare plehre eshte ilir meta dhe zagaret qe propozon ai ,nuk e di ne te cilin moral mbeshtetesh,qe arsyeton per moral ,je shume i lexueshem dhe aspak bindes kjo edhe per efekt te realitetit ku nuk mund te shpetosh pa shkelur ne mut

  15. england says:

    E mira eshte se cdo kush qe ka nje lap-top,apo kompjuter ulet dhe mbi tastieren fillon e shkruan cfare ti doje qejfi!Por ai qe ka dy pare mend ne koke arrin te dalloje qe Mero Baze nuk i eshte lepire askujt ne politike(kur e ka pas kete shans ta beje me Berishen)gjithmone ka qene kunder gjithekujt,prandaj nese dikush qe rri mbrapa brekeve te Berishes,dhe mundohet te kritikoje Bazen pikerisht se ky i fundit i dha nje dore plakushit te dale ne pension,kjo nuk eshte ndonje mekat,por puna qe nje gazetar duhet te beje,nese ne Shqiperi do ishin gazetaret sa gjysma e Mero Bazes,ai vend do bente shume perpara …

    1. sit... back..and relaks → says:

      nuk e votuam ramen qe te dali ne pension berisha, e votuam ta shohim ne burg berishen per gjithcka eshte akuzuar tere keto vite me ze dhe me figure nga opozita e dikurshme. nqs mendon se berisha ka dale ne pension te rre menja vllajo, ti nuk besoj ta kesh pa najhere nga afer e te jesh shkembyer sy me sy me te, ai ka nje energji o te keqen vellaji ne sy qe edhe tigri do e kishte zili. Mero mund te ma konfirmoje se i ka ndjere aromen per shume kohe. ai ramen e ha me gjithe lecka, mos shiko zgjedhjet e fundit se ato ishin destinuar per tu humbur. po ja dha truri te kthehet prape si titullar ne politike ramen e ke ne stol te rezervave. Berisha nuk doli ne pension prej Meros po prej babuceve te medhenj qe komandojne Meron e te tjere. c’do gje ne shqiperi behet sipas nje skenari, asgje nuk ndodh vetvetiu. te jesh 100% i sigurte qe edhe sikur gjykatesit ti vendose rama me doren e tij saliun nuk ka burre ta fusi ne burg se shqiperia digjet prape e shkojme prape ne kufijte e luftes civile. Rama e di kete dhe prandaj dhe reforma gjyqesore nuk do behet deri ne fund te ketij mandati po do shtyhet me gjasme diskutime, kundershtime, bojkotime etj. Reforma gjyqesore do perdoret si arme per ne fushaten e ardheshme dhe berisha do jete prape pjese e propagandes se rames. per sa kohe berisha do jete jashte hekurave i padenuar pozita do e kete me te lehte per te mbajtur votuesit rreth ps dhe lsi keshtu mendon rama-meta

  16. pocenaloza says:

    jemi tek zgjedhjet, ne portalin e temes del figura e radiologut leli, perse u hoq porcenaloza ,sponsor i gazetes dhe u vendos radiologu leli. pra del qarte qe biznesi blene politiken dhe shtypin. nikolin janina eshte sposor i gazetes dhe pronar i porenalozes dhe sponsor i radilogut leli . lidhja treshe funksionin. dhe mero trimi hyne mik tek rama per lelin qe kerkonte pune si shef radiologjie, nuk fitoi dhe ja u katapultua per kanidate ne vlore.
    e shikon mero je blere nga anonim, nikolini 1.5 m, dhe leli si gay grek.do te ngelesh ne mendjen e vlonjateve i keq , pa vizion , vecse nje lekist

    1. Pelasgian says:

      ajo 1.5 m cfare eshte? gjatsia e nikolinit apo noj shume paresh ?

  17. Roland Deda says:

    P.D.-ja eshte e vertete qe ka mbetur ne dore te Tomes. Eshte fakt qe Sali Berisha dhe P.D. e dinin prej kohesh “skandalin” qe do te shperthente Toma dhe besonin fort ashtu si Toma se do te trondisnin themelet e te majtes. Bllofi ishte i madh. Ai zhgenjeu jo vetem P.D.-ne , por edhe Tomen qe kishte llogaritur kataklizmone.Partia Demokratike ka mbetur pa alternativa. Ajo nuk ka afruar dhe nuk po afron asgje edhe ne keto zgjedhje lokale. Po te shikosh me kujdes perballjet e medha midis kandidateve te majte dhe atyre te djathte shikon dhe diferencen e partive qe i mbeshtesin. Ne se mazhoranca po lufton te beje shtet, te respektohen ligjet dhe te funksionoje normalisht administrata shteterore, opozita mundohet vetem te perbalte dhe te beje lajm thashethemet e plakut te matufepsur Sali Berisha.Ne Tirane kandidati i opozites qe pretendon se eshte burre i thekur dhe qe do te sheroje plaget e kryeqytetit, asnjehere nuk ka ngritur zerin si qytetar, si mjek , si intelektual qofte kunder te veteve , qofte kunder te majteve. Ai vetem se eshte munduar me zell te ndertoje biznesin e tij dhe te rrise te ardhurat personale. Nje pretendent qe kerkon voten e qytetareve tiranas duhet te pakten te kete luftuar per te drejtat e tyre, te kete ngritur zerin kunder korrupsionit, militantizmit, shthurjes dhe premtimeve te pambajtura edhe te kryetarit te tij aktual, Lulzim Bashes. A e ka bere kete doktor Halimi. Jo e jo. Nuk ka asnje garanci qe zoti Kosova do te jete i pavarur ne punen e tij si kryebashkiak. Familja dhe tashme “ish kryetari i bashkise” Lulzim Basha kane hedhur rrjetat per punet e tyre nese fiton doktor Halimi. Kandidati i te majtes zoti Veliaj njihet publikisht si kritik jo vetem i te djadhteve , por edhe sic e theksoi Sala, ai ka bashkepunuar me Erjonin per te rrezuar Fatos Nanon. Konfirmim me te plote per paanshmerine e Erionit nuk ka.Ne Shkoder dhe ne Durres njerezit do te dine te dallojne kandidatet qe do te punojne per te miren e tyre dhe te qytetit. Eshte turp per kandidaten e opozites te mbeshtese fatin e zgjedhjes se saj tek Tom Doshi. Kjo tregon shterimin e energjive dhe te ideve te kesaj partie ne qytetin me te madh ne veri te vendit. Zonja Ademi mund ti terheqe qytetaret shkodrane pas saj vetem me altarnativa te qarta, programe te detajuara dhe projekte te realizueshme dhe te mbeshtetura ne mundesite reale te financave te bashkise.Pritja se Toma do na beje mrekulline eshte e vajtueshme dhe tragji-komike per kandidaten dhe partine e saj. Ne Durres Vangjush Dako i ka bindur qytetaret e tij durrsake se ai di te menaxhoje punet e qytetit bregdetar. Nuk eshte perfekt , por eshte punetor dhe realizimet nen drejtimin e tij ne qytetin e Durresit jane te prekshme. Perballe ka nje kandidate qe kryetari Basha e cilesoi si emblema e partise. Kandidatja per kryetare e bashkise ne Durres ka akoma probleme me drejtesine shqiptare per afera mashtrimi ne bisnesin e saj . Gjithashtu ne Durres zonja Duma po mbeshtetet fort nga “Duka i krimit” sic e ka cilesuar zoti Berisha Agron Duken kur ky i fundit ishte me P.S.-ne.Zerat thone se Agroni ndihmen per Griden se ka falas . Do te merren vesh pas zgjedhjeve nese fiton Grida.Partia Demokratike per tete vjet ne pushtet qendror dhe lokal e ktheu Shqiperine mbrapa. Pasojat e keqqeverisjes qendrore dhe lokale jane te dukshme dhe njerezit dine te bejne diferencen.Ai qe e zhyti Shqiperine ne borxhe dhe gremine tani ankohet se dyshja Rama-Meta po varferojne shqiptaret. Gabim zoti Berisha. Tani po vjen era shtet dhe jo atehere kur zotrote na rendisje ne vend te dyte mbas Gjermanise.Shteti ligjor ne nje demokraci eshte i barabarte per te gjithe qytetaret dhe jo vetem per “miqte” e tu perfshi dhe Fazllicin qe beri miliona fiktive nen qeverisjen tende dhe se fundi po i sekuestrojne pronat e marra mizorisht me firmen tende ne kurriz te shqiptareve.Ne 21 Qershor do te votohet per njerezit e ndershem , te paperlyer qe kane fituar besimin e qytetareve te tyre dhe jo matrapazet dhe sekseret e ish pushtetit tend.

    1. tradita says:

      nese votohet per njerezit e ndershem e makta fiton O bashki

  18. Lela says:

    Ani mor xotni se Bazhdari do te ktheht me te djathten nese fiton.E cka me u cudit ketu .pse e para eshte nji kjo zonje qi do e bej ket veprim Po jo mo bur se e ka ba dhe Lila floriri ket gja kur u hodh me Salin dhe tas u hodh prap me te majten ku po tund hejbet ne kuendin e shqipnis .A e gjete gja ket popull? Hic. Per ket arsya nuk duhet me e votu Lila floririn se Bazhdari eshte e mandatuar nga L.S.A. Si forca me “moderne “europiane.

  19. GERI Gj says:

    Nuk ke pse e fyen Meron! Ai po hap syte shkodraneve! Poi thote qe te kene kujdes nga PD, qe ngjan si PPSH. Kjo vetem ne Shkoder!! Shifi keta ustallaret e PD, Berisha, Jozi apo Bash bejne sikur se kane mendjen! Se e dine se po i dolen shkodranev, ja kenodojne mire votata dhe barcalete.
    Mero po thote qe Doshi dhe PD, po mundohen t’ja fusin prape Shkodraneve!
    Kaq!

    1. D says:

      Mero po i hap syt Shkodranve ???? …shko e ftuja gjumit…Shkodra e ka votu PD sepse gjithmone Ps ka vendos kryetare te shitun qe nuk kan organizu partine perkundrazi e ka shit ate bashk me vota gjithmone tek PD…kjo asht arsyeja pse PD ka fitu gjithmone dhe pse PS eshte votu me pak pervec atyre socialistave te betum ne shkoder qe i njohim me gishta dhe qe per hir te vertetes jane njerzit me te ndershem por qe nuk jane begenis najher nga parija e PS ktej ne tirane ….ju qe nuk ia keni idene shkodres mos flitni hic.

  20. mali says:

    eshte e drejte e gjithesecilit qe nje editorial ta komentoje ashtu sice kupton,sipas logjikes,kultures,intelektit,bindjevepolitike dhe njohjes se problemit a personazheve qe artikulohen ne shkrimin perkates,sic dhe permenden ne kete editorial te Meros :Tom Doshi,Bazhdari,PS,PD,V.Ademi etj si LSI.Nje gje shte e sakte se Bazhdari eshte rreshtuar me PS-ne qysh me pare dhe pretendimi i Tom Doshit se eshte kandidate e LSI nuk qendron,por sic duket Toma eshte i ndikuar nga konflikti me Meten dhe zbrazet tek Bazhdari per te cilen edhe me pare nuk ka qene dashamires dhe kerkon te beje socialistin e perkushtuar dhe per hir te asaj qe pretendon se Bazhdari s,perfaqeson socilistet e Shkodres ,nuk meriton perkrahjen e Tomes dhe fton edhe miqte e tij qe te votojne per kandidaten e PD.Ky qendrim i Tomes ia ul me teper vlerat si socialist qe eshte ose sic pretendon se mbetet socialis.Te punosh per fitore te PD dhe te hiqesh si socialist i denje eshte me teper se hipokrizi,poshtersi,dashakeqesi,paburreri,kjo do te thote sic shprehet populli “Per inat te sime vjehrre,shko e fli me minollane”.Qendrim jo i paster i Tom Doshit qe po perdoret nga PD qe sic shprehet edhe z.Mero me te drejte i ka rene ne gjunje Tomes qe t,i perkrahe ,se e dine mire se gjate 24 viteve e kane drejtuar bashkine e Shkodres keq e mos me keq dhe se kandidatja e PS ,mund te sjelle nje fryme te re ne menaxhim,drejtim,administrim,zhvillim e prosperitet te qytetit te kultures,te arsimit,te traditave,te vlerave te qytetarise qe me te drejte meriton nje vemendje me te madhe dhe nga qeveria shqiptare .Nuk do pajtohesha me ofendime e qendrime fyese per askend sepse cdokush eshte nje qytetar qe edhe kur shprehet keq,shpreh vetveten,personalitetin,karakterin e tij ashtu sic eshte dhe nuk ia ndryshojme dot ne komentuesit edhe pse mendimet tona s,perputhen dhe s,kane si te perputhen se jemi te gjithe te ndryshem,por te pakten gazetaret ,editorialistet s,kemi pse t,i mallkojme,perkundrazi duhet t,i urojme se lexojme dicka.Pa shkrimet e tyre s,do merreshim me komentet tona.

  21. Artur says:

    Mero, te jesh anti-Berishe eshte dicka, dhe te jesh i majte eshte dicka tjeter. Me cfare shkruan, ja kalon edhe “Zerit te Popullit”, je bere i majte i flakte. Ketin e njohin mire ne Shkoder, po aq mire sa njihnin edhe Tomen. Sigurisht qe kishte nga ato qe thane me vehte se leku nuk ka ngjyre, dhe moren leket edhe nga Toma, e sot po marrin edhe nga Bazhdari. Megjithese, ke te drejte te shkruash, aq me shume ne gazeten tende, te siguroj qe punet e Shkodres nuk i merr vesh, e aq me pak je ne gjendje t’i artikulosh me shkrim. Por, pena pushke t’u befte se Keti nuk ka asnje shans ne fitoje si me Tomen e si pa Tomen.

  22. Cecua says:

    Hajde sali hajde, se ti i duhesh ketij vendi,ky popull nuk ze mend. Akoma o njerez nuk po bindeni qe saliu eshte ne krye te vendit? akoma o dele saliun me kelyshet e tije do mbajme mbi shpatulla? ngrihuni more te bejme Shqiperine per veten tone e per femijet tane,se kelyshet e saliut as nuk duan tja din per ne e femijet tane.

  23. marko says:

    E çuditshme si nuk ju bën pershtypje levizjet alla cozanostra te baba Takut, Z Mero- u bë kohë e gjatë që editorialet tuaja nuk priten si dikur- shpresoj ta gjeni rrugën e humbur

    1. vk says:

      e ke gabim zoteri…
      mero ka qene ne drejtim te gabuar
      por me qetesi dhe dashuri tani mund ta themi me plot gojen se eshte ne drejtimin e duhur

  24. miri says:

    Ne dor te Tomes nuk ka rene PD o Mero.Ne dor te Tom Doshit ka rene LSI e kjo vertetohet me informacionet e fundit qe ka Tom Doshi ne dore per ceshtjen e atentatit kunder tij e rjedhen e ngjarjeve me pas gjer te Durim Bami.

  25. Kthimi i Nostalgjise... says:

    Faktet qe permenden jane fakte, pra te vertete, por me po kete logjike do mund te thoshim se PS ka mbetur ne dore te TEMA te Bazes!
    Ne Shkoder edhe sikur Pd ta bej vezen te kuqe, pra sikur PS te beh veze Blu me kromozome LSI brenda, me mire votojne sedren e lenduar, te Tomes se tyne.
    Perse jo?

  26. kujt po i delni në mbrojtje..Tom Moldaves. Injorantit gangaster drogaxhi dhe me horra mbas by..e? Toma asht pjesë e krimit alla Berisha..pjesë e katokriminelëve të veriut që turpnojnë veriorët. Ai burrë? Nji malsor që medemek din se Likja don me e vra dhe han drekë e darkë e ban marrëveshje tavoline me te? Ka faj PS qi ka pranu nji moldave burrë si ai. Ai të shkoj me Voltanën e marrë se aty e ka vëndin. E majta nuk mund ti durojnë këto monstra laperash mali të pa gdhendun. Ai ka vënd vetëm te Gjysepina dhe Megi po jo kund tjetër.

  27. PD-jaFitonNeShkoder says:

    Nuk ka editorial dhe nuk ka propagande mediatike qe te kompleksoje Shkodren. Ilaci me i mire eshte koha, dhe Shkodres i duhet kohe ti dale dehja e propagandes pseudo-anti-komuniste e stisur ne Beograd e qendra te tjera antishqiptare dhe e percjell nepermjet Saliut. PD-ja do te fitoje ne Shkoder sepse Shkodra akoma vazhdon te jete e infektuar nga virusi ne shumicen e saj per fat te keq. Kam bindjen se edhe ne Kavaje PD-ja do te fitoje.

  28. Rilindasi says:

    Te cilesosh Rilindjen me te “majten” eshte dizinformim. PS nuk ekziston me. Ka vetem grupe interesi qe luftojne per pushtet e mbushje thasesh me para. Populli fukara voton pakuptuar gje e si gjithmone pendohet pas zgjedhjeve.

  29. liri says:

    Keti Bazhdari eshte vlere jo vetem per te majten por per gjithe qytetin e Shkodres. Uroj qe Tom Doshi, te mos matet me nje zonje. E tha vete sherri eshte kancer, nuk fiton askush. Problemet personale, nuk duhen kthyer ne politike. Shkodra ka nevoje per nje fryme te re. I uroj fitoren z. Bazhdari

  30. batuta says:

    Nuk e kuptoj perse genjen veten, dhe mundohesh te genjesh dhe lexuesit, kur e quan gazeten tende si nje gazete e pavarur. Nuk eshte turp te fillosh ta quash: Gazeta TEMA….ORGAN QENDROR I PARTISE SOCIALISTE TE SHQIPERISE.

  31. XXL says:

    Nuk e di pse shumica e komenteve ketu me duken sikur vinë nga njerez qe akoma nuk e kuptojne ate qe Mero perpiqet te bej. Ai e di me mirë se cdo njeri,se kush eshte Meta apo Rama. Por Ai ne te njejten kohe e di me mirë se kushdo tjeter ne ate vend se kush eshte Sali Berisha. Qellimin i cdo shkrimi ne gazeten e tij eshte qe; njerezit te kuptojne qe e keqja me e madhe e atij vendi eshte ky i fundit( se me erdhi neveri kur e permenda). Eshte ky qe e varrosi Shqiperine dhe demokracine. Meta apo Rama jane e keqja me e vogel. Sot ne bote jane me mijra politikane qe vjedhin, jo me larg se disa ore perpara u arrestuan shume zyrtare te FIFA-s. Te gjithe hajdute si Meta me bllok ne dore apo Rama me lejet e ndertimin. Por deri me sot akoma nuk ka dale nje si Sali Berisha qe shkaterroi totalisht nje vend te bukur buze detit. Nje monster qe,edhe pse eshte deficent dhe nuk la gje pa bere, edhe lufte, kerkon te vije ne pushtet… Kushdo qe nuk eshte dakort me fjalen ” deficent” mund te lexoje faqen e tij ne FB,dhe po te kete dy pare mend ne koke do e kuptoi pse ai vend perfundoi ashtu. Hapni po te doni edhe faqen e Bashes ne qofte se nuk e kuptoni injorancen,apo degjoni cfare thote, ku shkon, cfare ka bere dhe me cfare merret, dhe perse PAGUHET. Vetem keshtu do e kuptoni se deficenca ka qene modeli ekonomik i zhvillimit te Atdheut tone.

    1. sit... back..and relaks → says:

      sic e the dhe vete zyrtaret e fifa u arrestuan, kurse berisha krimineli qe thua ti ben pushimet ku ti doje trapi dhe tall sumen ne fejsbuk me ramen dhe 1 milion shpullaxhinjt

  32. Z/Kallami says:

    Toma po te jete se ka nji cike mend dhe e mban veten ok burrit malciet nuk duhet te largohet nga istikami i interresit te majte.Aty ne te majten ka shpirtin dhe duhet perjetesisht ti qendroj besnik idealit te shpirtit,te majtes.Per qeshtje individuale qe ka me Meten nuk duhet te beje lojna qe e nxjerrin jasht burrnise,te c’burrnuem.Nese,Tomes,e zam se i del e drejta dhe Meta dhe Rama shkojne ne vendin e merituem.Toma do mbetesh besnik i te majtes.Mbasi e majta asht ideali i Tomes dhe jo prijsit e te majtes.Me keto cilivili qe ban sot per nji “plesht” e nji “morr” ti kundervihet te majtes del i pa burr dhe i pa karater ne karaterin e tij prej malcorit.
    Toma duhet te baje fushate me gjithe shpirt per te fitue e majta z.Bazhdari e cila e ka tregue veten se i sherben shkodranve dhe gjithe Shkodres barabar pa dallime majtas apo djathtas.

    Shkodranit!

    Z.Bazhdari ne qoftese neser do shkonte djathtas tek Berisha vertet do ishte tradheti.Po nese do shkonte djathtas ta zem tek partia e z.Topi nuk kemi pse ta urrejme mbasi aty ka shpirtin dhe historin e nji te ndershme djathtiste per te cilen prindrit e Saj kane ba dhe burgun.Nji levizje e kesaj natyre asht normale sepse po ti krahasojme programet e te majtes me te djathten e Topit do vrejme se nuk ekziston urrejtje me ngrimje buzeqshje ne buze per kundershtarin pluralist.Por do te shofim idena te kunderta ne perparimin e vendit po me nji strategji unike ne mbrojtje te interresit dhe te teritorit te vendit dhe kombin me te njejtin perkushtim.Kjo ban qe te jemi vertet shqiptare per truellin ton e te perparojme me mundin e djersen tone.Pa nderhymjen e te huajve ne ceshtjet tona te brendeshme.

  33. ligji says:

    mero jini kthyer ne nje 55 eedushit

  34. Tome Fazllici i Atllantikut.. says:

    Nuk eshte problem se ngeli apo jo PD ne dore te Tom Doshit..se po te ngeli ne dore te tij jo vetem qe do humbi 8 me 2 por dhe do dali ne vendin e trete dhe ndoshta e jashteligjeshme si nje parti qe ka bere bashke ish spiunat e sig.shtetit me pinjollet e bashkpuntoreve te fashizmit dhe pak “balliste te genjyer” demokrate.

    Ca Tome te tjere kane PD ne dore.

    Kujt i kujtohet Tome Rixhi qe kishte ne krah Damir Fazllicin..mikun e shtepie te Sali Berishit qe eshte “kumbari” i Lul Bashit..qe ju zoti Mero keni shkruar shume me pare per kete klan kriminal antishqiptar
    Nje “Tome” tjeter (me rendesi ) ultra berishist erdhi para ca ditesh ne Shqiperi nga Amerika me inicialet D.R .

    Ky kongresmen shkoi aq larg qe te bente tifozllik per PD ne 2013 sa qe ‘shpiku” ceshtjen e muxhahidineve me ca “kolege” te tij berishiste dhe e beri spot te fuqishem elektoral duke thene ne Shtepine e Bardhe 5 dite para votimeve te 23 qershorit 2013 tekstualisht:”‘qe berisha eshte miku me i madh i Amerikes se e shpetoi nga rreziku per marrjen 200 cope muxhahidenive…”” a ka me ofendim me te madh per shqiptaret keto komedi Tomerixhdiane.

    Po ky person per nje fotografi te Rames me Obamen para 3 vjetesh arriti ne pervesitet se akuzoi publikisht Obamen si i korruptuar nga nje biznesmen i Rames ne NJ…pra sulmohet Rama dhe Obama per te mbrojtur Berishicin e Fazllicit dhe Tom Rixhit…

    Prandaj duhet te trembemi nga disa ‘Tome” berishiste ne Atllantik se per kete te Adriatikut eshte bere i shpifur dhe per te majtet dhe per te djathten..biles dhe per ate te mesit..

    Pa patur Berisha ” Tomet e atllantikut” qe e mbrojne hapur fare ,te pakten per 21 janarin & gerdecin duhet te ishte prapa hekurave..

    1. sit... back..and relaks → says:

      po mer shok po, armiku i jashtem na e ka fajin kur nuk kemi me grupe armiqesore te brendeshme

      1. Tome Fazllici i Atllantikut.. says:

        I nderuar komentuesi sit back and relax.

        nuk e di cfare arsimi dhe shkalla intelekti ke por po te tregoj nje “barcalete” te vertete:

        1- e pyeten nje diplomat te zgjuar amerikan por dhe pak “shakaxhi” se pse ne amerike ka nje stabilitet 200 vjecar ??

        dhe ai u pergjidj…sepse ne amerike nuk ka ambasade amerikane…

        dhe te gjithe qeshen..

        2- lexo kete letren e gery kokalarit te shikosh sa thelle jane punet me faktorin e jashtem..me ato TOMAT e atllantikut:

        Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
        Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.
        Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”

        “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
        Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
        “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.

        Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”
        Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html). Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara. Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri…
        Qëkurse shqiptarët e shpëtuan veten nga prangat e komunizmit, shumë ambasadorë kanë ardhur dhe shkuar. Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.
        Në fjalët e Volterit dhe të Njeriut Merimangë, “Nga fuqia e madhe vjen përgjegjësia e madhe”. Ju padyshim do ta kuptoni edhe vetë se pozicioni juaj si Ambasador i SHBA në Shqipëri ju jep pushtet të madh, ndërsa ju jeni në Shqipëri, çka mund të jetë unike brenda trupit diplomatik të Amerikës. Kjo është për shkak se ka pak, nëse ka, vende në botë, ku fjalët dhe veprat e një Ambasadori Amerikan vëzhgohen nga afër dhe respektohen, siç është rasti në Shqipëri. Unë shpresoj që ju do të përdorni këtë fuqi me përgjegjësi për shkak se ju do ta kini mësuar tashmë se ka pak, nëse ka, vende në botë ku Amerika është e admiruar kështu (https://europeansouth.wordpress.com/2007/06/19/albanias High-lidhje-për-america-ka-a-gjatë-histori /). Faleminderit dhe fat të mirë gjatë mandatit tuaj si Ambasadori ynë. Sinqerisht, Gary Q. Kokalari, New York, NY – e mbyll letrën e tij për ambasadorin Lu, Geri Kokalari.

  35. Flori says:

    Futja kot, Bazhdari ka mbledhur gjithe llumhanen e Tomes e po ben fushate me ta, Luan Harusha, ish kandidati i Tomes per Shkodren, Ardian Dodani, drejtor Aluizni shok i Tomes, ca drejtoresha e sekretare qe i ka vu ai jane ne pararoje te fushates se saj, Andi Halluni, kryetari i ps, drejtori i Isksh , drejtoresha e sherbimeve sociale, etj te gjitha jane bashkuar fushates duke braktisur Tomen, ate qe i vuri, per ate qe i genjen mendja qe do i mbaje! Prandaj Bazhdari eshte kapur dhe prandaj Toma ka te drejte! Bazhdari ka zevendesuar Tomen, e klani eshte i njejti! Ky eshte ndryshimi apo rruga e duhur. Tomen e trathtun klani i tij, e ai tash don me
    I prish pune, me i tregu se cfare ndodh kur kafshon doren qe te jep buk. Keta nese sdo fitoje socialistja do ikin te gjithe, nese fiton, do i flakin si njerez te Tomes! Mire ia ban Toma!

    1. sodeta karaosmani says:

      Shume nga shtabi i vuvuzelave te Shqupit paska lene pa gjume ky editoriali i sotem i Meros, dhe ky komentuesi “Flori” duket sikur e kane thirr prej Shkodret me bo nje ket koment qe ta marre vesh njerzia se kreshniku i moleve dhe boleve Tom Doshi mire ja ban,se me ken shkodran te tana i ban dhe .utin ta han ( e kam per ato qe kan zbrit prej bjeshkeve keto dekadat e fundit jo per shkodronet autoktons)
      Fakti qe ky Flori paska vu dhe listen emrore tregon se ka qen ose spiun i Sig Shtetit ose ndonje fuks nga keto te perrmjerrmit politike.Argumenti qe sjell se me Tomen duhej te ikte dhe gjithe PS e Shkodres tregon se eshte jo vetem nje sherbetor i klanit kriminal te berishajve ,jo vetem budalla,por dhe gaztor forumi.Tung Flori..me sa ke shkrue ja ke ngul ma keq Tomes..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje