Nga Mero Baze
Politikanët shqiptare në Maqedoni, iu shmangën sot pjesëmarrjes në protestën e madhe të opozitës, duke iu shmangur kështu dhe objektivit kryesor të asaj proteste, që është rrëzimi i kryeministrit Nikolla Gruevski. Arsyetimet formale të Ahmetit, Thaçit dhe të tjerëve, janë se ky është një problem i maqedonasve dhe më tej bëjnë analogjinë nacionaliste se të gjithë maqedonasit janë njësoj të këqinj për shqiptarët.
Këtë e thonë disa njerëz, të cilët kanë vite që janë vënë në radhë para derës së Gruevskit për të kuptuar kë do më shumë ai dhe që pas përgjimeve, del që kanë bërë dhe betime të tjera më rrënqethëse.
Mbi të gjitha, këtë e bëjnë disa politikanë, që sa herë vendi i ka dashur të jenë patriotë, ata kanë qenë kolaboracionistë me qeverinë maqedonase dhe tani që po u kërkohet të jenë bashkëpunues me opozitën maqedonase, po shtiren si nacionalistë.
Së pari, për shqiptarët në Maqedoni duhet folur hapur, se ata janë pjesë e një shteti, i cili duhet të ketë orientim të qartë perëndimor, objektiv të qartë futjen në NATO dhe Bashkimin Europian dhe respektimin e Marrëveshjes së Ohrit. Nikolla Gruevski është armik i shtetit të tyre, pikësëpari se është një antiperëndimor, që nëse vjen fjala për nacionalizëm, i konkurron realisht dhe cilësisht liderët e shtirur shqiptar. Të jesh nacionalist shqiptar në Maqedoni do të thotë ta detyrosh atë shtet të bëhet pro-perëndimor dhe të garantosh liritë e tua nën një ombrellë të sigurtë perëndimore dhe jo të dalësh kaçak maleve. Për këtë shkak, shtirja e tyre si nacionalistë, kur kërkohet të largohet nga pushteti një nacionalist maqedonas është jo vetëm tradhti ndaj shqiptarëve, por dhe një mungesë historike përgjegjësie.
Në sheshin qëndror të Shkupit, aty ku Gruevski ka fabrikuar një nacionalizëm fallco për të qëndruar në pushtet, flamuri shqiptar është pranuar nga maqedonasit dhe lideri i opozitës është fotografuar me të. Oratorët shqiptarë që kanë folur si shqiptarë janë duartrokitur dhe jo fëshkëllyer si më parë. Kjo është një betejë për demokracinë në Maqedoni, një betejë që më shumë se sa maqedonasve, u intereson shqiptarëve. Ata mund të jenë pjesë e Maqedonisë vetëm nëse ajo është një shtet demokratik properëndimor. Ata që mungojnë në një protestë kundër një armiku të demokracisë dhe Perëndimit, ata dhe nëse ja dalin të jenë zotë të shqiptarëve, do të jenë më të këqinj se një maqedonas ose serb. Siç nuk ka ndodhur rrallë mes nesh.
Së dyti, ka një vendosmëri të pashembullt të liderëve shqiptarë, për të ruajtur ngastrat e tyre të pushtetit në Maqedoni, pasi mendojnë se janë më shumë të rrezikuar nga shqiptarët që kërkojnë ndryshime politike, sesa nga maqedonasit që duan të ruajnë pushtetin që kanë. Duhet të jemi të qartë se Nikolla Gruevski vrau në Kumanovë jo vetëm shqiptarë, por dhe maqedonas, madje policët e tij, vetëm se ai donte një kauzë false për një pushtet të korruptuar. Dhe të mos jesh kundër tij sot, do të thotë të jesh si ai. Liderët politik shqiptar që i qëndruan larg protestës, shikojnë tek ndryshimet politike në Maqedoni rrezik për karrierën e tyre politike dhe janë më shumë të kënaqur si të parët e katundit, sesa si faktor i fuqishëm politik në Maqedoni. Bashkimi i votave të tyre me Zaevin do të rriste fuqinë politike të opozitës, por mbi të gjitha të shqiptarëve, dhe do të kishin një ofertë të vetme politike përballë maqedonasve. Ky është patriotizëm real dhe jo kolaboracionizmi në heshtje me Gruevskin. Shqiptarët që janë sot në protestë në Shkup, bashkë me Gruevskin po rrëzojnë dhe feudalët shqiptarë në politikë.
Së fundmi, thirrjet që Tirana dhe Prishtina të ndikojnë mbi këtë situatë, nuk funksionojnë. Faktori politik shqiptar në Tiranë dhe Prishtinë ka raporte normale, por me Maqedoninë ka probleme dhe Tirana, dhe Prishtina, pasi Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti duan vetëm mbështetje për të qëndruar në pushtet dhe jo këshilla për tu fuqizuar si faktor shqiptar. Kjo shikohej qartë dhe tek bajraktarllëku i demonstruar në Pogradec, ku problemi më i madh ishte si të mos takoheshin me njëri-tjetrin, sesa për çfarë do flisnin. Dhe për t’u dhënë fund alibive dhe spekulimeve duhet ta themi hapur se në Tiranë, së paku në Tiranë, nuk ka asnjë interes elektoral dhe nuk fiton dot asnjë pike, nëse merresh me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin. Në Tetovë po, mund të fitosh pikë po dole në foto me Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën apo Fatos Nanon, por në Tiranë vetëm në humbsh ndonjë pikë po të pane në foto me Thaçin apo Ahmetin.
Në këtë pikë, nuk ka asnjë kuptim që të vish deri në Pogradec për të bërë fotografi dhe pastaj kur të kthehesh në Tetovë të thuash duke ngrënë qebap, se na deshën për fushatë elektorale. E vetmja fushatë elektorale reale për të cilën ka nevojë dikush për Ali Ahmetin apo Menduh Thaçin është sheshi i Shkupit, aty ku duhet të rrëzohet një qeveri antiperëndimore, që bie ndesh me interesat strategjike të shqiptarëve në Maqedoni. Kush i përfaqëson shqiptarët që janë sot në Shkup? E sigurt është se askush nga politikanët që rrijnë në qebaptoret e Tetovës. Ja që këtu kane nisur të humbasin.
Vetë shqipetaret e Maqedonise dhe ata de diaspores…http://darsiani.jimdo.com/the-albanian-diaspora/
Sado gabime,krime dhe spiunime te kete bere Mendu Thaci,Ali Ahmeti dhe kushdo politikan tjeter ne trevat shqiptare jane shume te vogla me tradhetite e Sali Berishovicit..dhe te gjithe keto ngjarje makabre te muajve te fundit dhe te dekadave nga 1992 jane pasoja e TRADHETISE MADHE SE SHEN NAUMIT ne takimin teper sekret Millosheviq-BERISHOVIQ-Gligorov..Por edhe aleatet tane nderkombetare nuk jane pa pjese ne kete tradheti qe vazhdon dhe sot.
Nyja gordiane e ketij takimi te tre perbindeshave te Ballkanit eshte zhdukja e Remzi Hoxhes qe eshte e kote ta zgjasim..por nje gje eshte e sigurte:
QE MAQEDONIA KA QENE ESHTE DHE DO JETE NJE THIKE PAS SHPINES SE SHQIPTAREVE NE DUART E SERBISE….BILES ESHTE NJE PIKE E ERRET QE MIQTE TANE NDERKOMBETARE PO VAZHDOJNE NJE “DIRTY JOB” DUKE LUAJTUR ME DY PORTA SI NE 1944 DHE 1992.
FAKTET QE KA NXJERRE IZET HAXHIA ,BASRI DHE ZUKA DHE SHEFI SHIKUT I POGRADECIT TE 1993-1995 NXJERIN ZBULUAR JO VETEM MEGA TRADHETINE E BERISHES POR DHE LOJEN ME “TRE PORTA” TE SHERBIMEVE “ALEATE”.
Ne shqipatareve mbas shurrimit ne fytyre qe na beri Erdogani me ate presidentin hakapat te berishes dhe “gallatat” e RAMES NGELEMI TE UROJME NJERI TJETRIN;
GEZUAR 20 VJETORIN E TAKIMIT MILLOSHEVIC-GLIGOROV-BERISHOVIC NE SHEN NAUM TE MAQEDONISE DHE POSHTE HEROI I POPULLIT REMZI HOXHA.
ja cfare thuhej ne ate kohe nga nje deshmitar per tradhetine me te madhe ne trevat shqiptare ku dhe “aleatet” tane rrinin te URA GALLATES me armiqte tane te betuar..
Deshmitari thote:
“Unë personalisht të nesërmen në orën pesë pasdite, i dorëzova zyrës së presidentit Rugova një shkresë në të cilën e njoftova mbi dyshimin se në atë takim ka qenë dhe presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha. Atë shkresë e dorëzova si sekretar i Sindikatës së Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës. Adresë nuk pata lanë. Në ora 22.30 në mbrëmje shefi i protokollit të presidentit Rugova, Adnan Merovci, më merr në telefon dhe më kërkon një takim. Unë ia konfirmova takimin dhe u takum me të pas një gjysmë ore nga ora 23.00 në mbrëmje. Kur u takuam ai më pyeti pse nuk ke treguar më herët. Unë i thashë se nuk njoftova më herët për të mos shkaktuar telashe mes Rugovës dhe Sali Berishës. Se mund të ndodhte që nuk e kishin njoftuar njëri-tjetrin dhe për shkak të atij dyshimi kam ngurru që ta lajmëroj rastin. Ndërkohë ai më tha se ishte i interesuar që të njihej me mua në mënyrë që ta dinte se a jam person i pjekur apo thjeshtë kam shantazhuar. Unë ia shpjegova rastin se si ka qenë dhe ai nisi të dyshonte se vërtetë mund të ketë qenë një takim i përbashkët ndërmjet Millosheviçit, Gligorovit dhe Sali Berishës”.
Mbetet mister fakti, nëse pas informacionit të siguruar nga Remzi Hoxha, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova pati ndonjë takim apo informoi presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha. E vërteta është se vetëm pas dy javësh nga ky informacion që iu dërgua presidentit të Kosovës, Rugova, Remzi Hoxha u rrëmbye nga agjentët e Shërbimit Inteligjent Shqiptar, u torturua dhe u zhduk pa lënë gjurmë në bazën sekrete të SHIK-ut në Vain të Lezhës.
Bravo në Shkup po ngrihet europa. Thaçi dhe Ahmeti u erdhi koha të dalin në pension. Tu tregojnë përralla me Milosheviç nipërve dhe mbesave.
I sakte si gjithmone.
Shume mire ua ke bere ketyre plehrave shqiptare ne Maqedoni. Kete linje ruaj, o Mero. Nuk meritojne as tu hedhesh syte Ahmeti me ate turishtrembrin tjeter, Thaçin. Shpresoj qe kjo analize e jotja te njihet dhe komentohet edhe nder shqiptaret e Maqedonise. Ata jane ne situate per tu qare hallin. Nje pjese te tyre ua ka zene syte islamizmi turk, te tjereve politika antishqiptare e Ahmetit dhe Thaçit dhe tani ata nuk kane ku te kapen. Do te ishte mire qe edhe ne Shkup te formohej nje parti tjeter shqiptare proeuropiane qe do luftonte per te drejtat e shqiptareve si komb vetformues.
I dashur Mero,
Te pakten ti duhet ta shkruash MAQEDON dhe jo MAQEDONAS. E verteta eshte se ne fjalorin e gjuhes shqipe eshte vetem trajta MAQEDONAS. por kjo eshte ngaqe ne kohen e Enver Hoxhes nuk eshte pranuar kombi MAQEDON. Perndryshe ne MAQEDONAS do te thote perkatesi territoriale. sikur Tiranas. Prishtinas, Beratas etj. kurse MAQEDON perkatesi kombetare. sikur shqiptar, italian etj e jo shqiptaras. italianas etj.
Duket sikur komenti yt i holle gjuhesor eshte i sakte por nuk qendron aspak ne substancen e tij historike.
Shkurtimisht, popullsia sllavo-maqedonase qe ndodhet sot atje, e ka zanafillen e saj ballkanike ne shekujt VI-VII mbas Krishtit, ndersa maqedonet e vertete te ketyre trevave (ato te Aleksandrit te Madh) kane qene te pakten 1000 vjet perpara ketyre qe ti kerkon ti quash me nje emer qe keta te sotmit nuk kane lidhje fare.
Falemnderit per mirekuptimin!
Mero,shum shum te drejt ke,dhe shum mir e ke than.
Po,nuk e dij sepse erdhen ne peradec zijadini dhe ata dy qeret qe jan gjoja opozit dhe parti te formuara kunder thaqit e alis?
At,eshte dashte te jen ne shkup sot,dhe atje tu takoheshin me zaevin,dhe ati te benin marveshjen per rendin ligjin dhe kushtetuten e maqedonis,pra ata duhet te ngjekin sot per sot,ate thenjen:armiku i armikut tim eshte miku im.Po,ngase nuk jan edhe kta politikan me mende dhe te mencur vepruan jo drejt dhe si duhet.Nuk kan alternativa dhe nuk jan largepames se cfar duhet te bejne.Pra populli jua dha rastin me ata flamuj dhe kta e kishin te gatshme rugen per me hye ne tratativa me opoziten maqedonase,dhe ti vinin kushtet dhe kerkesat jo vetem te OHRIT,por dhe kerkeat per ndryshimin e kushtetutes unitare maqedonase,pra dhe te i thonin zaevit se sa ma shpejt te behet regjistrimi i popullit si ne diaspor ashtu dhe ne vende,se ne diaspor jemi ma shum se 300.oo mij shqiptar,dhe le te dihet sesa popull dhe sa pakica kemi ne maqedoni,pra ne baz te saj te ndahet dhe buxheti i shtetit e jo sikur deri me so,90%per maqedonte dhe 5%qinde per qeret komunitete qe jetoin ne maqedoni.Sa,per ametin dhe thacin,kurnjihere nuk i kam dashte,jo se mua me kan bere gje,por popullin e kan tradhtue dhe e kan vrar dhe per ate kta per mua jan jovetem koloboratot por dhe vrases dhe kriminel.prandaj ju them dhe politikanve te kosoves dhe shqipris larg nga kto kriminel,large mos e turproni vendin me kta kriminel.Izoloni kta futni ne karantin klanin e thacit te mehalles s’cetinskes s’tetoves,dhe klanin a anticit te kercoves.
Ali Ahmeti dhe Mendu Thaqi i kane deahqiptarizu shqiptaret e Maqedonise ne ate mase sa perveq fese nuk u intereson as gjuha ,kombi ,arsimi….. Pa largimin dhe denimin e merituar te tyre nuk ka barazi dhe dinjitet per shqiptaret ne Maqedoni.
JO zoti Baze JO,Nuk eshte kurthi i Gruevskit,por i sherbimeve sekrete sllavo-serbe ngjarja e Kumanoves,ajo u bë per te promovuar nje lider te ri si Zaev,i cili do te vazhdoje-bile e filloi qe sot ne protest ne fjalen e tij-politiken e vjeter sllave kunder shqiptareve.Kejo eshte e gjitha,prandaj ai vajti ne Kumanove,dhe u rrethua nga shqiptaret qorra,që të kete përkrahejen e tyre per te ardhur ne pushtet.Si mendoni ju z.Baze se ZAEV do të dale nga “VIJAT”e politikes sllavo-serbe ne te arthmen kur te marre pushtetin?Po të ishte keshtu ai do te deklaronte qysh sot ne fjelen e tij se Maqedonia është këtu ku ështe,sepse Gruevski ka injoruar faktorin etnik shqiptar si te barabarte ne ndertimin e shtetit të së drejtes,dhe ketu do te niste artikulimin e tij per nje projekt te ri bashke me shqiptaret ne ndertimin e shtetit te ri.Por ai nuk e tha kete,Zaev nuk e artikuloi qarte,perkundrazi,ndersa shqiptaret tundnin flamurin e tyre ne sheshin e protestes,ai i ftoi qyetaret te mbanin nje minut heshtje per policet e vrare.Kush i vrau? po shqiptaret qe u vrane dhe u shkaterruan shtepite e tyre ne vendin e tyre,a i mbrojti ZAEV? jo,ai vetem i ftoi ata qe ta mbeshtesin,pasi, “mbasi kalova andej ku qe shkretuar vendi nuk pashe gje tjeter veç policeve te vrare”.Kaq mjafton per ta kuptuar se ZAEV,eshte krijuar si lider i ri i politikes se vjeter, por ne nje menyre tjeter,mbasi serbo-maqedonasit i kane gati si simitet e furres planet e pregatitura qe me kohe.
Problemi nuk eshte se Zaevi eshte me i mire se Gruevski. Por qe shqiptaret duhet te mesojne te perfitojne nga rivalitetet politike ndermaqedonase. Se keshtu behen pak nga pak faktor shtetformues. Dhe jo si tani qe zene rradhen dhe grinden me njeri tjetrin se kush do i hyje me ne qef Gruevskit. Qellimi i shkrimit ishte te denonconte tradhtine dhe kolaboracionizmin e dyshes Ahmeti – Thaçi ndaj popullsise shqiptare ne Maqedoni.
Ne se Zaev duhet perkrahur ose jo varet ne radhe te pare nga deklarimet e tij , ai mbase mund jete e keqja me e mire ,por per mendimin tim nuk eshte mjaftueshem qe ai te dekloroje vetem te drejta qytetare te barabarta per te gjithe shtetasit e Maqedonise sepse per shqiptaret ka nje vecori ata jane aty ne tokat e tyre dhe perpejne nje perqindje te konsiderushme te popullsise te atij shteti , pra ai minimalisht duhet te deklaroje qe shteti i maqedonise eshte shtet i perbashket i maqedonasve dhe shqiptarevedhe me ardhjen ne pushtet te ndryshojne kushtetuten e e shtetit .
Interesant se sa mirë i dini ju z.Baze ngjarjet politike në Maqedoni më befasuat. Bravo ju qoftë. Çdo fjali e shkruar është e saktë.
Të lumtë dhe respekte.
A i vjen pak turp, qe jane te vetmit Sunite ne Europe?! Pupupu me mirë me kolere..!
Shkrim i qarte e largpames. Jam i bindur qe shqiptaret e mire te Maqedonise harmonizohen me kete qendrim korekt te Temes. Lidershipit politik te deritanishem te shqiptareve te Maqedonise i ka ikur koha. Urime, Mero!
Mero Baze je i MADH!
Llogjiken tende nuk e ka asnje POLTIKAN sot per sot i te gjithe kraheve politike!
Ti mbi te gjitha je ODEALIST patriot,pra nje “AVNI RUSTEM” DHE NJE “MIGJEN” me shpaten e mendjes kunder ARMIQVE TE shqiptareve!!!
Robert ke thene nje te vertet te madhe se Mero Baze i tille eshte. Duhet te krenohet Shqiperia dhe te gjith trevat shqipfolese per kete gazetar pen arte qe kemi.
Unë jam nga shkupi me prejardhje nga kolonja dhe këtë gazetë e kam lexuar shpesh por shkrimet e Mero Bazes pothuajse hiç, dhe tani e lexova këtë shkrim dhe vërtetova se ky gazetar është I MADH. I JASHTËZAKONSHËM.
Këto që i ka shkruar i di më mirë sesa ata që jetojnë në Maqedoni.
Mik i dashur kolonjar e mbi te gjitha shqiptar, ti ke shkrimin e pare qe lexon ,por une kam 5 vjet qe me ka goshduar orgjinaliteti i Mero Bazes.Ti lexosh me shume vemendje shkrimet e tij ,ai nuk mban anen e askujt partie. Edhe pse disa goja te liga flasin se i hidheron mè shume e verteta qe ai thot.
Mik i dashur kolonjar e mbi te gjitha shqiptar, ti ke shkrimin e pare qe lexon ,por une kam 5 vjet qe me ka goshduar orgjinaliteti i Mero Bazes.Ti lexosh me shume vemendje shkrimet e tij ,ai nuk mban anen e askujt partie. Edhe pse disa goja te liga flasin se i hidheron mè shume e verteta qe ai thot.
Faliminderi miku, nuk i kam lexuar shkrimet e Bazes sepse shumica e tyre kishin të bëjnë me politikën dhe ngjarjet në Shqipëri edhe pse unë më shumë merrem me ngjarjet e shqipeve në Maqedoni, megjithatë tani do ti lexoj dhe të dëshiroj të gjitha të mirat
Respekte.
Menduh Thaci,Ali Ahmeti!? Njeri me i pafytyre se tjetri. Nuk besoj se jane shqiptare? shqiptar nuk te ben emri!
undefined
undefined
Saw
undefined
undefined
Sepse me ngjahesojne me Ibrahim Rrugoven keta spiunet e Serbeve…
Ahmeti dhe sidomos Thaçi luajten me karten e rrezikshme të unitetit fetar.
I percane suksesshem shqiptaret per t’i siguruar pushtetin Grujevskit ne kembim te pashallëqeve të tyre.
Thjesht Ahmeti e Thaci kerkojne te qendrojne si lider te shqiptareve aty.Ndryshimi i ndryshon edhe ata, por duhet me ik or bukurosha.U konsumut si makinat e perdorme shume.Duhen lider te rinj shqiptare aty.
Shqiptaret duhet te jene pjese aktive e politikes ne maqedoni dhe jo pjese e pazareve dhe e hatrave e qefmbetjeve.Duke mos mare pjese ne betajat politike ne maqedoni me shume humbasin se fitojne.Shqiptaret duhet te mbeshtesin zhvillimet per demokraci ne kete vend dhe te jene te sakte e te qarte se si shqiptar kerkojne nje shtet te drejte per te gjithe banoret e ketij shteti pavaresisht nacionalitetin.Izolimi mbrenda mureve te mendesise se tyre nuk eshte perfituese per ta.Duam apo nuk duam si shqiptaret e maqedonasit jane te denuar te jetojne me njeri tjetrin. Bejuni pjese aktive e ketij shteti dy kombesh
E cuditshme Mero, qe sot paske dale ne menyren me te “siperfaqshme” te mundshme kunder faktorit shqiptar ne Maqedoni. Nuk kam ndonje simpati te madhe ndaj tyre, por ky editorial sot e kalon ne menyre teper tangenciale problemin e vertete.
Ceshtja eshte me e thelle Mero dhe nuk ka te beje me qebaptoret ne kete ane apo ne anen tjeter te Vardarit. Problemi jane ca tuba gazi, qe duhet te kalojne neper Ballkan me emra “TAP” dhe “Türkisch Stream Pipeline”.
Ky eshte problemi dhe kete kam dite qe e lexoj ne mediat e huaja, sa por spekulohet deri aty, sa qe thuhet qe Maqedonia po kthehet ne nje Ukraine te dyte me sheshin “Mejdan” te saj, tashme me opozitarin Zaev.
Eshte nje konkurence e eger e fuqive te medha, ku secili kerkon te marre pjesen e vet, parcelat e veta, perfshi ketu dhe kryetaret e partive shqiptare ne Maqedoni qe e kuptojne shume mire ku rreh cekani.
“Trans Antlantic Pipeline” kalon neper Shqiperi futur nga Greqia, Turqi dhe Azerbajxhani duke anashkaluar Maqedonine, projekt i mbeshtetur fuqishem nga USA.
Ndersa “Türkisch Stream” kalon po ashtu neper Greqi, por hyn ne Maqedoni duke dale ne Serbi dhe Hungari (sipas te mirenjohures “Handelsblatt), pra anashkalon Shqiperine.
Ky projekt mbeshtetet fuqimisht nga Rusia dhe vete Turqia e Erdoganit qe kohet e fundit ka shpallur nje miqesi solide me Putinin duke “harruar” betejen e Galipolit, kenget e se ciles na i kenduan 16- vjecaret shqiptare.
Kam shume dyshim qe edhe kjo teme eshte hapur ne Tirane, por ja qe na “mori mendjen” Fetullah Güleni.
Pra edhe njehere nuk eshte pune qoftesh dhe qepabi, por pune influencash te Lindjes dhe Perendimit ne Ballkan.
Shiko kandidatet per kryetar bashkish qe i shpall Rama neper Shqiperi.
Mire tytka i Peleshkes ne Korce nje fare Filimoni, por na dalin tani ne skena dhe kandidati i Maliqit dhe ajo e Ures Vajgurore si kurre ndonjehere, qe akoma pa hyre tubat e gazit Metan u mbyt dhe i rane te fiket ne sallen duke u prezantuar nga Rama.
Po pastaj, me tej mos te harrojme Corovoden e Ilir Metes dhe ta permbyllim kete histori me bimbash Subashin e Fierit, besnikun e Rames.
E tere kjo vije kryebashkiakesh eshte vija e TAP-it, i nderuar Mero.
Atehere kur kjo “vije gazi” kalon neper parcelat e Rames dhe Metes, atehere perse mos te kaloje “Türkisch Stream” neper parcelat e Thacit dhe Ahmetit ne Maqedoni, pa harruar Gruevskin qe do te marre pjesen e tij?
E ne kete mes Gruevski ka interesat e tij si kushdo kryeminister ashur si dhe Thaci dhe Ahmeti qe me “TAP-in” dalin si rruar-qethur.
Ja, kaq i thjeshte eshte muhabeti Mero. Eshte pune hidrokarburesh qe besoj se i ke bere mjaft mire ne fakultetin tend. Jane lidhje organike karboni dhe hidrogjeni qe tingellojne shume banalisht, por ja qe kur dalin nga thellesite e tokes krijojne konflikte.
Nuk eshte pune lidhjesh mish i grire, buke te thare, qepe, hudhrash dhe rigoni qe tymosin neper Ballkan, por pune gazi hidrokarbur qe po i sjell shume “andralla” fuqive te medha.
Ndersa partite shqiptare andej dhe ketej kufirit duan te rrembejne ndonje cope parcele nga ku mund te kalojne keto “pipelina”, te cilat ne fund te fundit transportojne po ato gaze qe kane te njejten veti si gazet e qebapeve qe clirohen nga rectumi, ose ne shqip…. he se e marrim vesh edhe pa e perkthyer.
Pershendetje
O Claus, ke plotesisht te drejte… Ai esht problemi… tubi e gazit 100%. jane lojrat e rusise dhe amerikes.
Claus,behesh shume karagjoz,me keto qe rendit ketu.Perpiqesh te huash dicka,por sikur e mban nder dhembe. Shkrimi brilant i mjeshtrit te gazetarise Mero Baze, eshte si nje dush per ty,qe me sa duket,rri nen sqetullen e kanibalit S.Berisha. Ti, je nga ata qe perhapin mjegull,per te mbuluar te verteten,qe i verbon.Ne kete menyre,me dinakerine e pabesine,qe te karakrerizon,mbron edhe veglat qorre te sherbimin sllav (serbo-maqedon), dhe godet mazhorancen ne Shqiperi. Shkurt,je nje goje e felliqur serbo-greke . Te kam ndjekur dhe ne komente te tjera dhe je moster e ligesise se holle antishqiptare.
Kush do te zbertheje kuptimin e tog fjalshit “dirty job”, ka per te gjetur domethenien e te gjithe asaj qe po ndodh sot, jo vetem ne Maqedoni, por ne te gjithe Ballkanin Perendimor (Serbi, Shqiperi, Kosove dhe M.Zi.
Bekimi
Mero i ke rene pikes. Ahmeti dhe Thaci nuk ndjejne asnje pergjegjesi per shqiptaret etnike te Maqedonise por jane shume te pergjegjshem per racionet e tyre ne pushtet qe u sjellin nje pasurim te sigurte,pavaresish se bejne nhe loje te ndyre antishqiptare duke i percare ata ne sunite e ortotodokse pa menduar se ortodokset shqipetare jane shqiptare etnike.Edhe kur patriotet e vertete shqiptare ne Maqedoni kerkojne bashkim te shqiptareve ne baze te etnise, Ali Ahmet e Menduh Thaci,me prapavije sllavo antishqiptare,kerkojne vetem bashkim mysliman. Kjo vetem per te mos i bashkuar shqiptaret pa dallime fetare,qe te luajne lojen e felliqur sllave dhe antishqiptare qe te rrine vete e pushtetin antishqiptar te kryeministrit aktual.personalisht nuk kam besim tek Zaevi,por sot per per sot duhet ta mbeshtesin ate duke kerkuar zbatimin korrekt te marveshtjes se Ohrit.
Po o qeros
mesazh jo shume miqsor per Claus-in
Pershendetje i nderuar .
Ka qene dhe eshte nje qen i Pawlovit ( sic e quaje ti dikur Skypion-in) qe dilte fix ne oren 8 me komentet e tij “rekomande.
E njejta gje po ndodh dhe me ju tani.I vetmi ndryshim eshte Skypioni eshte i specalizuar per te mbrojtur Krimberishen,kurse ju jeni specializuar si turgofagos,elefterosqepsi dhe ju bashkon me Skypionin se jeni bere Ediramafagos
Te kuptohemi: shkruan gjera te besueshme por kur dalin nga goja e atyre qe thone: “vdiq trimeria,por jo dinakeria greke” atehere duhet qe jo vetem te ruhemi nga erdogani dhe gruevski por dhe qeni janullatosit qe ka lidhur “bese” me qenin e pawllovit.
Ju lumte Z. Mero!
Shkrim i sinqerte. Nese do ta lexoj si alegori, marr sinqeritetin e duhur edhe per politiken e Tiranes.
Dihet ashtu si ne greqi qe ka rreth 3-4 miljon shqiptare te greqizuar edhe ne maqedoni ka rreth 100-150 mije shqiptare te maqedonizuar.Dje lexova nje artikull rastesisht nga Cikago dhe ka shume vlera sot.Lexim te kendshem..
Në Qendrën Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Çikago para ca kohesh u promovua vepra “Shqiptarët ortodoks në Maqedoni, e autorit Branislav Sinadinovski.
Në këtë aktivitet gjithashtu u promovua edhe libri “Rilindasit shqiptarë” të autores Gordana Sinadinovska. Ky aktivitet ishte madhështor me praninë e shumë mërgimtarëve të diasporës në shtetin e Illionisit dhe më gjerë.
Në këtë ceremoni përveç fjalës së hapjes dhe prezantimit të dy dokumentareve për shqiptarët ortodoks dhe Rekën e Epërme, që nxitën emocione në mesin e publikut.
Lidhur me veprën e profesorit Sinadinovski një përshkrim të saj bëri Ilaz Kadriu, duke theksuar se kjo është një vepër kolosale për kohën dhe momentin në të cilin ndodhen shqiptarët ortodoks në Maqedoni.
“Të jesh shqiptar në Maqedoni dhe në vendet tjera ballkanike jashtë Shqipërisë, do të thotë që njeriu vazhdimisht, me këmbëngulësi dhe në mënyrë të shkathtë të luftojë për respektimin e të drejtave dhe lirive te tij themelore dhe kjo është një porosi e shkruar e Joakim Sinadinovskit pas mbarimit të Luftës së dytë Botërore, të atit të autorit, i cili vazhdimisht kishte këmbëngulur se familja Sinadinovski ka qenë dhe duhet të mbetet shqiptare ortodokse nga Reka e Epërme. Kjo është e shkruar në ditarin e tij që së shpejti do të publikohet”, ka theksuar Kadriu.
Sipas tij, vepra “Shqiptarët ortodoks në Maqedoni” e autorit Sinadinovski shkencërisht tronditi qarqet kuazi shkencore maqedone dhe serbe, duke dërguar një mesazh të fortë dhe të vërtetë se askush nuk duhet të harrojë se në Maqedoni pranë shqiptarëve mysliman e katolikë jetojnë edhe mbi 100 mijë shqiptarë ortodoks dhe ata paraqesin një tërësi të pandarë të popullit shqiptar.
Lidhur me promovimin e librit “Rilindasit Shqiptare” të autores Sinadinovska, Kadriu theksoi është kënaqësi të lexosh një autore me origjine joshqiptare e cila është e inspiruar të shkruaj për patriotët më të mëdhenj të një kohe historike siç është Rilindja Kombëtare Shqiptare.
Brilliant…
Nje editorial i shkelqyer, teper realist, qytetar,demokratik, atdhetar… Brilliant!
Bravo Mero je djal i vertete trim.
Ahmeti dhe Thaçi duhen vene para pergjegjsise me qendrimin e tyre tradhetar.Shqiptaret e Shqiperise jemi shume te prekur me ngjarjen e Kumanoves.Kjo ngjarje eshte prova e madhe bashkimit
te shqiptareve jo per tezen Shqiperi e madhe por per te drejtat tona.Shembulli tjeter negativ takimi i Pogradecit i Rames.
O sot o kurre duhet te jemi te bashkuar
Te falnd.dhe njehere Mero.
Politika e shqiptareve ne Maqedoni duhet qe te synoje:
– emertimin e ri dhe te pranueshem nga te gjithe te emrit te shtetit (referendum popullor),
– shpalljen e Maqedonise shtet federal, me dy njesi federale (emrat le ti zgjedhin me referendum),
– transferimin urgjent te selive politike ne Shkup, duke hequr dore nga politika e mahallave dhe ajo fisnoro-klanore,
– shprehjen e kerkeses qe Shkupi te jete kryeqytet i federates dhe nje qytet i perbashket dygjuhesh i shtetit,
– krijimin e nje parlamenti shqiptar me seli ne Shkup,
– krijimin e nje qeverie te shqiptareve me seli ne Shkup,
– pjesemarrje ne qeverisje federale, duke kerkuar postin e presidentit te zgjedhur nga parlamenti(me rotacion), disa poste te rendesishme si ministrine e puneve te brendshme ose ate te jashtme etj.
– transferimin e universitetit shqiptar nga Tetova ne Shkup, ndersa ne Tetove te lene disa drejtime.
– etj
Perndryshe shqiptaret atje do te mbeten perhere nje popull i margjinalizuar dhe i dores se dyte.
Per meleket dhe erdoganet e shqiperise.
Po behet nje gafe kombetare ne kufinjte e cmendurise.
Nuk mund te rregullohen as kosova,as maqedonia dhe gjithe trevat shqiptare nqs nuk clirohet Shqiperia nga pushtimi nazi-berishist 23 vjecar.Mos u genjeni nga Edi rama dhe ilir meta qe jane sherbetore per mos denimin e kucedres viqidolit..se ndersa amerika zytare ka marredhenie te shkelqyera me kinen KOMUNSITE ( kujtojme 60 miljonet e vrare na Mao ce duni,dhe mijra te shtypur me tanke ne Tien an men)…perse antishqiptari me i madh ,praktikisht dhe nje antiamerikan i llojit te tij elez biberaj dhe ca ambasadore famekeqinj si rajersoni ose arvizu akoma vazhdojne luften idiote kunder mender komunizmit per te mbuluar genocidin e berishes dhe devilave te tij
Ndersa amerika zytare po lidh mardhenie dipllomatike dhe me KASTROT E KUBES..pse admistrata amerikane vazhdon “ligjin e luftes” me enverin qe ka 30 vjet qe ka vdekur..
Pse nuk denojne MONSTREN BERISHE me dosje dhe fakte te plota per mega-krimet e tij ?
Vetem te lexosh intervistat e Izet Haxhise para dy muajve kur ky i fundit deklaroi me fakte se Berisha ne mars 1997 urdheroi dy akte terroriste karshi ambasades amerikane dhe kontigjentin gjerman per tja faturuar kete “rebelave te kuq” per te shpetuar vete sic veproi ne 2 prill 1991 dhe 21 janar 2011…lind pyetja ??
.PSE NUK VEPRON DASH-IWASHINGTONIT ? PER TERRORISTIN BERISHE
Po keshtu Izet Haxhia me fakte dhe emra AKUZON shkelzen berishen per trafikante droge.
PSE NUK VEPRON DREJTESIA SHQIPTARE APO EUROATLLANTIKE PER BURGOSJEN O TE DROG-DILLERIT SHKELZEN O TE IZETIT SI MASHTRUES
Pra kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??
Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “
Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.
Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..
1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj. Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
[Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
Zoti Obama beri nje hap kurajoz ditet e fundit ne lidhje me aktivitetin e dyshimte te Cia-s ne torturat ilegale karshi te burgosurve.
K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes biberaj-berishe-basha-FAZLLIC NICK GAGE dhe aktivitetin e tyre te lexueshem ANTISHQIPTAR.
Me ndryshe:
Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
Kush eshte zgjidhja ?Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperiSe nga-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.
Pa u cliruar shqiperia nga saliserbi harrojeni jo vetem maqedonine, por gjithe kombin shqiptar