Pse PD kërkon të fshehë Halim Kosovën?

14 Maj 2015, 20:12Editorial TEMA
Pse PD kërkon të fshehë Halim Kosovën?

Nga Andi Bushati*

 

Partia Demokratike po e çon Dr. Kosovën drejt një vendimi absurd që mund ti kushtojë më shumë asaj vetë sesa kandidatit. Në më shumë se një rast me stilin e tij, ai është detyruar të thotë “se nuk është koha e llafeve por e punës”, se “debatet i kanë ardhur në majë të hundës njerëzve” se përballjet televizive janë “humbje kohe” duke refuzuar kështu dorashkën e hedhur nga rivali kryesor Veliaj.

Duket qartë se ka një përpjekje të partisë së tij për ta mbyllur në akuarium kandidatin që nuk është një politikan tipik. Atij i kanë vënë nga pas një staf të madh që i zgjedh sinkronet që shpërndahen më pas me kaseta në të gjitha TV-të, i fshihen paragrafë nga intervistat e regjistruara, i bëhet një përkujdesje e veçantë, që imazhi i politikanit që nuk di të flasë mirë, mos prishi atë të profesionistit që punon shumë.

Por në të gjithë këtë përpjekje për të krijuar një Dr Halim fallco, të vlefshëm vetëm për fushatë, që bie ndesh me atë realin, ka një gabim të madh. Unë personalisht besoj se me daljet e tij të para publike, me të folurën popullore, me qëndrimin babaxhan, me krahasimet që bën nga materniteti, Kosova mund të ngrejë një profil që i mungon politikës së përditshme shqiptare: atë të njeriu që flet sinqerisht. Ai edhe kur gabon edhe kur bën gafë edhe kur flet në dialekt është më i pranueshëm, kur hyn përmes ekranit në shtëpitë tona, sesa çdo papagall që ka mësuar një tekst përmendësh. Ndaj mendoj se çdo përpjekje e stërmundimshme për të ngritur një profil fallco është shumë më pak frytëdhënëse sesa kandidati real.

Por ky është thjeshtë një mendim personal që ka pak rëndësi. Duket se vendimi i PD-së është marë për ta fshehur Kosovën nga fushata reale. Aq më shumë nga përballja direkte me rivalin. Strategët e fushatës së PD-së me sa duket kanë pasur dy shqetësime kryesore: së pari që në një përballje mos e ndeshin kandidatin e tyre me bilancin e vakët dhe me njolla klienteliste të Bashës në Tiranë dhe së dyti që oratoria e tij e paelaboruar mos bëhet përngesë për shpalosjen e bilancit të një karrierre të suksesshme personale.

Por, duke dashur të fshehë bashkë me kandidatin këto dy meraqe të saj, PD-ja ka shkuar deri në absurditete. Pas ftesës së parë për debat që bëri Erion Veliaj, nga tribuna e selisë blu Jorida Tabaku e kundërshtoi atë. Duke njohur profilin e moderuar dhe të hapur të kësaj zonje të politikës, kuptohej qartë se ato që tha, nuk qenë argumentat e saj por të një mendje shumë më të mbyllur brenda PD-së. Ja vlen të zgjatesh pak tek to për të kuptuar se përse PD ja do ta shmangë përballjen televizive për Tiranën: “Për çfarë e fton në debat Erion Veliaj, dr.Halim Kosovën? E fton në debat për 20 mijë familjet që hoqi nga ndihma ekonomike për të futur miq dhe familjarë të tij dhe deputetëve të tjerë të mazhorancës? E fton në debat për rritjen e çmimit të energjisë apo për faktin se ende nuk ka dhënë asnjë kompensim për familjet në nevojë? E fton në debat për mijëra vende pune të mbyllura? E fton në debat për mijëra familje që kanë marrë rrugët e emigrimit? E fton në debat për 95% të shqiptarëve që marrin borxh për bukën e fëmijëve?Apo për mijëra të rinj që enden të papunë rrugëve të Tiranës dhe Shqipërisë, apo për pensionistët që me pseudo reformën e tij u jep 200 lekë në ditë? Për çfarë e kërkon debatin?” Ky është pak a shumë qëndrimi i PD-së të cilin i shtohet më pas fallciteti i kandidatit Velia, përzgjedhja e tij preferenciale nga Rama, aferat e tij, për shumë prej të cilave ka shkruajtur edhe Lapsi.al dhe janë rimarë më pas edhe nga opozita.

Por pyetja që shtrohet është: Nëse kandidati kundërshtar është vërtet i tillë siç pikturohet, a ka gjë më të lehtë për tu përballur me të në debat. Nëse PD-ja beson tek pyetjet që ngre, a nuk është më mirë ti thuhen ato Velisë në sy? Pikërisht pra ato që PD-ja sjell si motive për të mos bërë debat publik, janë arsyet më të forta se pse kjo gjë duhet të ndodhë.

Për të përligjur të papërligjshmen strategët demokratë po e fusin kandidatin e tyre në një qerthull absurd. Duke mos dashur ta nxjerrin Kosovën në debat ata po i japin atj rolin e pakuptimtë të njeriut që predikon se debatet janë llafe boshe të mërzitshme për njerëzit. Imagjinoni për një çast sikur dikush në një demokraci perendimore ta quante të tillë debatin mes Obamës dhe Romneyt apo Holandit dhe Sarkozisë. Absurde.

Natyrisht edhe bota demokratike njeh plot shembuj të mungesës së debatit. Natyrisht jo duke e refuzuar për këto arsye, por duke përligjur moshumbejn e pikëve të atij që është në avantazh me sfidantin. Kjo gjë ka ndodhur edhe në Shqipëri. Zakonisht opozitarët e kanë kërkuar përballjen dhe pushtetarët i janë shmangur asaj. Kështu Rama është zbythur nga tre debatet e fundit për Tiranën (Ngjela, Olldashi, Basha) por ndërkohë ai ndjeu të njëjtën frikë tek Berisha kur ky i fundit iu shmang përballjes në zgjedhjet e fundit në 2013-ën.

Pra edhe në këtë kuptim Halim Kosova nuk ka asnjë shkak ti friksohet përballjes. Ajo nuk mund të jetë e dëmshme për të.

Mbi të gjitha, ajo është e dëmshme për vetë PD-në. Duke qenë se Tirana është kryeqendra dhe modeli i fushatës, me qasjen që po zgjedh në Tiranë, opozita po paralizon kandidatët e saj. Duke mospranuar standardin e debatit ajo po i heq mundësinë edhe Grida Dumës në Durrës ta demaskojë rivalin e saj Gjushin për lejet që ka dhënë, për administrimin skandaloz dhe për betonizimin e Durrësit. Ajo po e shpëton edhe Qazim Sejdinin nga përballja me të vërtetat e klanit të tij në Elbasan. Ajo po i mohon publikut debatet për Vlorën e parikuperueshme më kurrë, për Gjirokastrën ku shembja e pallateve merr jetë njerëzish etj. Ajo po i shpëton socialistët nga dhënia llogari për mandatet e gjithë atyre drejtuesve lokalë, që u detyruan të largohen nga postet me kërcënimin e “ndjekjes penale”.

Pra shkurt, në këtë fushatë debati përballë kundërshtarëve që sorollaten pa bërë azgjë prej dy vitesh në pushtetin qendror dhe që qeverisin pjesëm më të madhe të kryeqendrave vendore prej vitesh e vitesh, është vetëm në favor të opozitës. Ti shmangesh atij është një gafë politike. Është një tradhëtim i kauzës së opozitës, vetëm sepse do të fshehësh bilancin e munguar të Tiranës dhe oratorinë e mangët të Dr Halimit.

*Lapsi.al

53 komente në “Pse PD kërkon të fshehë Halim Kosovën?”

  1. Polis says:

    Lapsi i Shkullakut me i ndyri ne vend.

    1. gjyshi says:

      Barcaleta e ketyre zgjedhjeve eshte kandidatura e Halim Kosoves. Eshte e kote te diskutohet mbi te per vete faktin se mjaft te shohesh daljet e tij publike dhe e kupton paaftesine e ketij njeriu. Shamngia e debatit ndaj rivalite te tij eshte menyre per te fshehur paaftesine e tij.

      1. ben says:

        E di pse, gjysho!? Sepse Veliaj ka bere shkollen e dreqit dhe pervec llafollogjise e demagogjise, genjeshtres, mashtrimit dhe hajduterise, nuk ka gje tjeter. Ndersa “pa aftesia” e Dr. Halimit, njihet nga te gjithe. Erioni flet shume, por sa fjale thote ai, jane baraz me aq pune te bera nga Kosova…Sa fjale flet Erjonka, aq lindje ka pritur Dr. Halimi (duke perfshire edhe ate te Erionit), aq operacione ka bere, aq net pa gjume neper spital ka pasur. Keshtuqe, nese Erionit nuk ja del me fjale, Halimit nuk ja del me pune. Kaq besoj jane mjaft per te mos u krahasuar.

        1. sefer ziu says:

          o ben, s’kemi nevoje per mami, se thua aq lindje ka pritur Kosova. Kemi nevoje per uje, drita, rruge, lulishte, pasterti, strehim, mbeshtetje sociale….Pastaj ka ikur koha e Halim Kosoves; kete e theme dhe per ate Sejdinin e Elbasanit, per Dakon e Durresit etj. Eshte koha te drejtojne te rinj te mesuar e te ditur, te perkushtuar e pergjegjes per ate qe bejne duke i mbajtur kembet ne nje kepuce drejtesi qe eshte mender… E lexove intervisten me Drejtoren e Byrose se Hetimit te Rumanise? Tek ne opozita e quan mvartese te qeverise se ka frike te ngrihet nga zullumet qe ka bere. E, keto shikoni dhe jepni mendim per te mire te vendit dhe jo si njerez te verber te pd apo ps. Parti kemi plot sot, shyqyr perendise; nuk jemi ne ate kohe qe nje parti kishim, prandaj po nuk u beme ne objektive per vete dhe interesat tona, s’ka zhvillim e prokopi vendi. Kur te kuptojme kete ne rrafshine e gjithe qytetareve dhe jo partiake, ateher do shikojme rezultatin. Te zgjidhen me te miret!

        2. nn says:

          dr. Halimi ka vite qe e ben gjumin top, se nuk rri me zgjuar; operacionet i planifikon ti beje diten, qe te numeroje mire edhe parate. Pune si gjithe te tjeret ka bere, se ate profesion ka zgjedhur, nuk ka bere ndonje heroizem – eshte betuar te sherbeje, se prandaj eshte diplomuar. Pavaresisht qe kete 15 vjecarin e fundit, profilin e ka nderruar nga doktor gjinekolog ne biznesmen ne mjekesi;

          1. shkina says:

            Kartoline per Skypbythjen e Sali Monstres

            neper salla e foltore
            leh si qen dhe pjerdh si gorre
            nder ekrane e n’parlament
            her leh vet,e her ndersen qent

            edhe ktu ne ket forum
            asht dikush qe leh hum-hum
            dhe ketu Sala e ka qenin
            her Skypionin, e her Xenin

            sa pak doktorrin me ngacmu
            nuk len vend pa shkarrashkru
            me fol keq per Haleim nallanen
            si me i ki baben dhe nanen

            Skypion bolja mos u ngut
            rri rehat dhe mos ha mut
            ti ndegjosh fjalet e shokeve
            se ka cof koha malokeve

      2. Skypion says:

        Kur dikush refuzon debatin,natyrshem qe mund te spekulohet,mesepari e mbi te gjitha,me friken e tij ndaj perballjes.Kjo eshte e natyrshme.Bushati e analizon kete,duke dhene edhe arsyet se pse kandidati nuk duhet t’i ndruhet debatit kur,perkundrazi,shumecka eshte ne favor te tij.
        Ka nje mori arsyesh te forta,se pse duhej refuzuar ky debat.Per vete rrethanat politike shqiptare,kjo do te ishte nje shfaqje,nje teater,nje farse palacosh.
        Doktori nuk eshte e nuk do te jete nje palaco.Nderkohe qe palacoja i Rames,Veliaj,mezi cpret qe t’i jepet mundesia per te treguar gjithe palacollekun e tij.
        Refuzimi i doktorit erdhi ne nje menyre te tille te natyrshme,sa mund te thuhet se ishte nje befasi.Edhe me pare ka patur refuzime debatesh.Edi Rama,prsh,ka refuzuar nje mori debatesh me kundershtaret e tij per bashkine e Tiranes.Por,refuzimi i doktor Halimit eshte ndryshe.Eshte i sinqerte;i thene troc.Nuk eshte i shtire.Nuk nxjerr justifikime mashtruese.Ai thjeshte refuzon.Ai thjeshte thote qe nuk ia vlen.Qe eshte e kote.E tepert.Humbje kohe.Dhe ka te drejte.Ka shume te drejte.
        E keni vene re se c’fushate ben Erion Veliaj?!Natyrisht qe e keni vene re.Cdo dite,pothuaj ne cdo ore te saj,ne gjithe televizionet shfaqet ne ato “degjesat” me qytetaret.Premtimet e tij jane te medha,te shumta,te pafundme,te jashtezakonshme,bombastike,fantastike.
        Do te bej kete,do bej ate,do ngrej kete,do organizoje ate.
        Permend lloj-lloj komitetesh e komisionesh e grupe pune,per cdo hall qe ka secili qytetar a fshatar!
        Flasin qytetaret dhe fshataret,dhe Erioni gjithe sy e veshe,me leter e laps ne dore shenon shqetesimet e tyre!I degjon,shenon e ne fund u premton qe kete apo ate do ta rregulloje me ngritjen e nje grupi te posacem pune…!!!
        Premtimet elektorale te Erion Veliajt nuk njohin kufi.Kurre me pare ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi,si politike dhe vendore,nuk ishte pare nje lume i tille premtimesh te bujshme.Rilindja me premtimet e saj,te cilesuara para 2 vjetesh si premtimet me bombastike dhe demagogjike te bera ndonjehere,ngjan e zbehte ne krahasim me premtimet e Erion Veliajt.
        Ajo qe pyesin shume shqiptare,eshte qe si ka mundesi qe pas atij mashtrimi gjigandesk me premtime,qe jo vetem s’u mbajten,por u be krejt e kunderta,i Rilindjes ne zgjedhjet e 2013,te dale perseri nje Erion dhe pa piken e turpit ,jo vetem te perserise te njejten demagogji mashtruese te 2013,por ta coje ate ne skaje te paimagjinueshme ?!
        Si ka mundesi?!Si ka mundesi,qe ata qe i genjeve dhe i mashtrove keqas para 2 vjetesh,t’i genjesh prape me po te njejten menyre e stil?!
        Nje gje te tille vetem mashtruesit e pacipe,te paskrupuj si Erion Veliaj,mund ta bejne.Ky eshte mashtrues edhe me i keq se Edi Rama.Te pakten,Rama,ishte nje mashtrues origjinal si kandidat dhe Kryebashkiak,por ky eshte kopja e shemtuar e tij.
        Mashtrues te tille genjejne sy per sy.Pa piken e turpit.Jo vetem kaq ,por te akuzojne ty per ata qe bejne vete!!
        E keni pare sesi u pergjigjet mashtruesi akuzave te opozites,por edhe medias jo-qeveritare,per aferat e tij korruptive?!
        E pyesin per shpenzimet marramendese te dasmes perrallore,te bere ne shkelje flagrante te ligjit ne objekt te kategorise se pare,dhe ai pergjigjet:a s’ka njeriu te drejten te gezohet te pakten njehere ne jete – pergjigje tipike e nje mashtruesi,duke luajtur viktimen,per te ngjallur empati…!!
        E pyesin per shtepine milioneshe te gruas se tij,qe ashtu si edhe vete,nuk ia ka shkrepur ndonjehere punes,e as ka ndonje biznes,e as ka ndonje trashegimi,dhe ai pergjigjet:banesat sociale per shtresat ne nevoje do te jene nje prioritet i tij …!!
        E pyesin per tenderat milioneshe qe i merr vellai i tij,dhe ai flet per punet e mrekullueshme qe ka bere me ekipin e tij,dite e nate…!!
        A mund te debatohet me nje mashtrues te tille?!A mund te debatohet me nje genjeshtar te pacipe,te paskrupullt?!Natyrisht qe jo.
        Do te ishte fyese per intelektin e kryeqytetasve qe te behej nje debat me nje mashtrues te tille,qe mashtron e rren sy per sy,pa ia bere syri terr.
        Refuzimi i debatit nga doktor Halimi eshte i natyrshem.Ai eshte nje injorim.
        Refuzimi i debatit nga doktor Halimi eshte nje injorim i palacollekut,laperdhise,paciperise,mashtrimit e genjeshtres.
        Dashka mashtruesi debat!Dashka rrenci debat!Dashka delenxhiu debat!Dashka laperi debat!Dashka pordhaci debat!
        Ky injorim qe po i ben doktor Halimi,padyshim qe e ka nervozuar spurdhjakun.Reagimet e tij jane ato te rrugacit,qe te provokon,te provokon,te provokon prape,e kur e shikon se nuk po japin rezultat provokimet,kalon direkt ne rrugaceri me fyerje dhe ofendime nga me te uletat.
        Ka perdorur keto dite zuzari gjithe menyrat per ta provokuar doktorin e mire.Nuk ia doli dot.Tani po e fyen hapur.
        E kerkon te behet i pari i Kryeqytetit,pale!
        Pisi i pisit.

    2. 2 says:

      Qe kur lexova nje shkrim te Bushatit kunder Izet Haxhise por duke perdorur me ligesi disa deklarata idiote te Marjan Grykesit kam filluar ta bojkotoj kete analist.E mbushi kupen si kameleon me pagese

      Te kisha patur nje baba si Mehdi bushati apo nje gjysh si hysni kapo nuk do guxoja ti jepja mend te tjereve…

    3. Arben says:

      Se me llafe e llapaqen mbaheni ju Bushati e company se s dimi me be asnje pune. Ju jeni nje grup i ndyr dhe shum i rrezikshem per kte vend te varfer. Jeni nje tufe hienash qe me llafe e me gojore beni lek. Po ta ndjen shum ty per njerzit e paun dhe te pabuk. Po ik o klysh i ndyr.

  2. sit... back..and relaks →→→ says:

    SI THA AI: LULET VETEM NE PARIS I BLEJNE ME LEKE, KETU TEK NE I HANE GOMERET. EDHE PUNA E DEBATIT ALLA SHQIPTARCE NE SHQIPERI KESHTU ESHTE. JANE ME TE VERTETE PA BUKE DHE PUBLIKU NUK KUPTON ASGJE. I SHERBEN VETEM SHTYPIT DHE MEDIAS PER TE MBUSHUR FAQET DHE EKRANET. NUK JA VLEN DEBATI JO SEPSE PERBALLE HALIMIT ESHTE VELIAJ POR KUSHDO QE TE ISHTE NUK DO JA VLENTE. I VETMI NDRYSHIM MIDIS DEBATIT PERSONAL DHE ASAJ PO BEJNE TANI KANDIDATET NE TAKIMET ME PUBLIKUN DHE NE EMISIONET TELEVIZIVE KU FTOHEN ESHTE QE ATE QE PO E BEJNE VECMAS NE DEBAT DO E BEJNE BASHKE. PASTAJ DO MBAROJE DEBATI E DO VAZHDOJNE PRAPE ME TAKIMET E ME KASETAT. NUK JA VLEN, ESHTE HUMBJE KOHE.

  3. er says:

    nuk perballet dot me Erionin, beni gam gam sa te doni, eshte djale punetor. ka 11 vjet qe vetem e sulmon berisha, asnje argument nuk kane ndryshuar. Halimi eshte nje palluqe dhe kjo duhet thene troc. nuk bejne keta njerez per te menaxhuar 1 milion qytetare, se ka ate energji dhe vizion.

    1. Tradita says:

      Ha.. Ha.. Po ai punoje me Berishen pe rte rrezuar Nanon, e mbani mend,ai mund te jene komisar per propogande se te dy prinderit i ka pasur komisare ushtarake por te kryer nje pune per se mbari nuk ia thote. Tirane i duhet nje potence intelektuale me kapacitet te plote si e Halim Kosoves dhe jo nje makine e lyer me boje te kuqe e mavi qe i punon vetem buria.

    2. Gerti says:

      Shqiptaret e treguan sa e duan ne 2009, edhe sondazhet po tregojne tani qe eshte 15% nen votat e partise. Ky zari po ecen ne jete vetem se ka vendosur te lepije fort b***en e Rames, e per kete e meriton ti thuash bravo.

  4. endri says:

    e cuditshme se si 95% e shqiptareve nuk hane buke!!!

    1. undefined says:

      Vetem nje gje di te beje mire ky pinjoll i perkedhelur i bllokut komunist: te hedh helm dhe mjergull.., por nuk i ha me njeri keto, te pakten ata qe kane dy pare ment

    2. niku says:

      5% qe mbetet jane ministrat e PD qe e vodhen kete popull.

  5. shvejk says:

    Oratorine e manget te DR Halimit thote Bushati, a thua se vete eshte mbreti i oratorise. Mjaft me kto hartimet e klases se shtate o Bushat se na i solle zorret te goja.

  6. Toni says:

    Nuk e kupton kosoven ti pd ka bere mire qe e le vetem ti nuk e kupton qe njerzve u ka ardhur ne maj te hundes me sukseseve te erionit te mamas tij qe i ka dhen lek per dasem madheshtore te pa pare ndnjeher ne shqiperi apo me sukseset e rames metes berishes bashes qe po e ndjekin kete popul ne emigracion ai do te fitoj se eshte njeri qe shpeton jete nnjerzish ose njeri human bravo i qofte

    1. bato says:

      Toni!
      Nga e di ti qe Erionit i dha leke nena per dasmen dhe ishte madheshtore? Apo lexon idiotin S. Berisha dhe beson verberisht? Po Erion Bogdani, a nuk e beri dasmen ne kalane e Palermos dhe e shetiti nusen me skaf, a nuk ishte madheshtore? Apo ai eshte i Sales dhe i lejohet dasma me skafe e me keshtjella, kurse ketij kundrshtarit te bab Sales nuk i lrejohet. Nuk e di sa kulture e shkolle ke, por te besosh perrallat e nje njeriu te budallallepsur si Saliu, tregon se nuk ke kulturen e duhur, ose se nuk mund te mednosh si i pavarur. Eshte puna jote, por te siguroj qe gabon shume kur gjykon nga ato qe thone te tjeret.

      1. sit... back..and relaks →→→ says:

        po sikur erioni me gojen e tij tha qe nena ia sponsorizoi dasmen. pse irritohesh ti shoku bato?

  7. kali i shkerdhenit says:

    PD i frikesohet c’do lloj pushteti.

  8. Nekiu says:

    Shkrim i dobet. Kjo na kushton humbje kohe.

    Ne shohim te tjera realitete ne kete pragzgjedhje.

  9. era says:

    Veliaj kerkon debat se ka besim tek gojtaria e tij.Ai kerkon Halimin ne debat se e di qe ai nuk do e pyese se perse e bene katrahuren qe qelbi Liqenin dhe Parkun dhe po BETONIZOJNE ne menyre te paligjshme zonen poshte Diges.
    Ai e di se cfare do qe te flase Halimi ai do i pergjigjet si Shvejku dhe do dale nga situata. Ai nuk ka frike se Halimi do i thote se si mund te kemi besim tek ju kur keni dy vjet dhe nuk po reformoni Drejtesine qe eshte shtylla e shtetit. Halimi nuk do e pyese sepse reformimin e drejtesise nuk e do as saliu, as ilir floriri, as piktori dhe kam frike se edhe as keta te medias( ndoshta dhe Mero) nuk e dashkan, fare nuk i shkojne atij sinori.

    Pra si te bejne debat si te mos bejne debat fatkeqesisht keta pjerdhin ne nje poçe.

    “Nje popull qe zgjedh ne krye te vendit njerez te korruptuar, hajdute, maskarenj dhe tradhetare, nuk eshte viktime por eshte bashkepunetor i tyre”

  10. ERMAL says:

    REALITETI ESHTE QE HALIMI NUK MUND TE DALI NE DEBAT ME NJE BASTARD MASHTRUS TE PESHTIRE BYTHELEPIRES QE SKA TE DYTE DHE RENDESI KA QE TIRANASIT TE KUPTOJNE DIFERENCEN QE KANE TE 2

  11. Roland Deda says:

    Zoti Bushati ne artikullin e tij shkruan se perse P.D. po e fsheh Halim Kosoven. Si argument Andi rendit nje sere te metash te Erion Veliajt dhe nje mori te mirash te Halim Kosoves. Me argumentin e tij ai duket sikur do ti thote P.D.-se lereni Halimin te beje debat me Erionin. Ai(Halimi ) eshte i fituar.Analiza e Andit me duket e cunguar. Ai ka renditur vetem te metat e Erionit dhe asgje esenciale tek kandidati tjeter Halim Kosova. E vetmja e mete sipas Andit per Halimin mbase eshte mungesa e oratorise dhe mungesa si nje politikan i mirefillte. E pa baze krejtesisht. Halim Kosova padyshim eshte nje mjek me pervoje , por nuk eshte modeli qe duam per te drejtuar nje nga bashkite me te medha te vendit.Pse? Halim Kosova eshte nga ato stekat e vjetra te regjimit qe i njeh mire perfitimet personale. Historia e shpjegimit te tij per kliniken personale te le “pa fryme”. Nje investim prej 2.6 milion eurosh eshte si shume e madhe per nje mjek. Zoti Kosova e pohon qe ai ka shfrytezuar ligjin per dypunesimin dhe ka hapur kliniken e tij private me ndihmen “bujare” te nje miku zvicerian pa asnje interes, vetem te ndihmoje me cdo kusht Halim Kosoven ne perpjekjet e tij per tu bere milioner.Zoti kosova duhet ta dije me mire se kushdo qe ky dypunesim i mjekeve shkaterroi dhe ate pak kontribut te spitaleve publike. Ai asnjehere nuk e ngriti zerin qe mjeket qe punonin ne spitalet publike te mos lejoheshin ne aktivitete private. Publiku shqiptar dhe pacientet e dine fort mire qe keta mjeke “te perkushtuar” ndaj tyre i lane spitalet ne gjendjen me te keqe te mundshme duke patur si qellim edhe thithjen e pacienteve drejt klinikave te tyre private. Te gjithe e dine mire se sa here nga mjeke me aktivitete private u jane mohuar sherbimet ne spitalet publike vetem e vetem qe ti drejtojne tek klinikat e tyre. Ky lloj bisnesi gerreu shendetesine shqiptare dhe i la njerezit ne udhekryq. Zgjidhja per mijera paciente ishte sherbimi mizerabel ne spitalet publike ose sherbimi modern me aparatura te fjales fundit ne klinikat private te tyre me cmime te kripura. Rrofshin emigrantet dhe ato pak kursime te hallexhinjve qe bene te mundur kurimin e tyre brenda standarteve duke mbushur me kete rast xhepat e mjekeve “engjej”.Halim Kosova edhe per pak kohe si Minister i shendetsise nuk ngriti asnje problem dhe shqetesim per mungesen e ilaceve, paaftesine e mjekeve dhe mungesen e aparaturave bashkekohore qe qytetaret shqiptare i meritojne. Jo vetem kaq , por ai nuk ngriti zerin dhe per kushtet skandaloze te spitaleve tona , por mbas largimit leshoi nje deklarate qe ai po te donte mund edhe te behej milioner me tenderat e spitaleve. Gjithashtu zotit Andi Bushatit duhet ti kujtohet kritikat e zotit Pipero ne adrese te Ministrit Kosova dhe per gjigjen cinike , poshteruese dhe aspak etike te “babaxhanit” kosova qe zoti Pipero i kishte besuar atij gruan dhe jo me problemet qe ngrinte me te drejte zoti Pipero. Zoti Bushati jane keto aresyet qe P.D. po e fsheh Halim Kosoven dhe jo te metet dhe premtimet e pambajtura te zotit Veliaj. Qytetaret tiranas jane ne gjendje te vleresojne te dy kandidatet dhe besoj qe me 21 Qershor do te dine kujt tja japin voten.

  12. semanjaku says:

    Nuk ka kohe per debat televiziv se ka shume pune, ouuu,po ky eshte kryetari i bashkise pa u bere zgjedhjet?

  13. siciltechnoplus says:

    Bla bla bla

  14. durresi says:

    O Bushat! Ik pirdhu se ja ke fut kot. Po kot fare

  15. besniku says:

    Qe Halimi ka humbur ajo dihet,jo se Erioni eshte me i mencur,por Halimi i gjore nuk mund te plotesoje gropen e zeze qe la pas Basha.Pra ne ballance genjeshtrat e Rames jane me vogla se genjeshtrat e Bashes,te dy palet genjejne dhe vjedhin,por ne kete rast babezitja e Erionit e sfidon urtesine e Halimit.Dihet qe ne Shqiperi ai qe genjen dhe mashtron me shume eshte fitimtar,dhe Erioni eshte fiks prototipi i ketyre vetive.Makiavelist,i pamposhtur ndaj pushtetit,servil qe kur lindi,energjik dhe grabites -ky eshte Erioni,qe po behet gati te marre komplet PS ne dore,Halimi nuk i ka keto veti dhe prandaj nuk fiton.
    Edhe Andi do haje buke diku,me ndonje perralle nga e kaluara,por me vjen keq qe eshte katandisur ne mbasdore,ishe i pari ,ku shkove…

  16. N... says:

    Ka nje fshehje te Dr.Kosoves,por kjo jo nga Veliaj por nga Bojaxhi.Kjo kandidature e PD kete rradhe ne Tirane eshte origjinal nje kopjim i kandidatures se PS ne Durres,Dr. Miri Hotit.Doktori me poipullor ne Durres u be K/Bashkik.Aq i paafte ishte si kryetar Bashkie sa i dogji edhe famen e Doktorit.Ne kohen e Miri Hotit Bashkia e Durresit kishte pamjen e nje ” haunted house”,punonjesit as nuk shkonin fare ne pune,ndersa Doktori bente vizita tek pacientet.PD po ben kujdes qe te mos e zbuloje kete kopje,pasi pas deres ka nje kandidature tjeter,Bojaxhiun,qe ne rastin me te pare te dekonspirimit te paaftesise se Dr.Kosoves,simpatizantet dhe antaret e PD kalojne totalisht me Bojaxhiun.Nese munden nga kundershtari qe eshte kandidature e mazhorances do gjinden nje mije arsye per ta justifikuar humbjen,ndersa humbja nga Bojaxhiu sjell shperberjen e PD.Ketu fle lepuri!

  17. beratsi says:

    Eshte nga zor belaja dr kosova ne keto zgjedhje. Nuk kishin ke te conin si kantidat se eshte e sigurte humbje ne 21 qeshor dhe ja ngecen doktorit

  18. dajti says:

    Ky bushati eshte nje i paafte dhe idiot i lindur. Eshte shkrues me pagese i shpellarit.
    Ndersa Baze po i heq lexuesit me kete debil.

    1. Nikoja says:

      O Dajti apo sa emra ndrron e kush i man mend ato …tash edhe merakun e Mero Bazes ke se nuk po e lexon kush ??? Po boll ca e lexoni ju te PD-se (te punesuarit nga PD-ja per te lexuar dhe kundershtuar dhe pa tjeter per te ba do balte ) Po i din gjithsejcili punet e veta ti kujdes te pergjigjet se mos gabosh e tebohet bosi ?

  19. bato says:

    Bushat!
    Gagaçlleku yt del shume i bukur kur shkruan, sepse tregon jo vetem difekt te lindur, por mbi te gjitha se je nje i pafytyre qe ke mbi tre vjet( qe kur Berisha te tha se ne vegjeli te merrte Enveri per dore), qe perpiqesh me mish e me shpirt te mbulosh halelleqet e Berishes dhe kompanise se tij deshtake dhe kriminale. Mjafton te marrim nje fakt: Ti thua se kjo qeverisje ka dy vjet e nuk po ben asgje. Po mor zoteri i felliqur, si gazetar qe je duhet te shkruaje se ka 18 muaj ne qeverisje,( me nje grup ministrash qe lidhen kontrata me fitime personale kolosale, sa per 20 dite u bene milionere me euro, sic deklaronte Halimi) se e mori vendin ne gjendje tmerresisht te renuar ekonomikisht, me 400 mije subjekte qe vidhnin energjine, me mbi nje miliard euro borxhe, me vjedhje 230 milioneshe per llogari te babit tend shpirteror, me 4 vrasje e 26 te djegur nga djali i tij, me detin e shitur , etj, etj krime te pafundta, ndaj doemos do kerte veshtiresi dhe deshtime.Po ti je nje funderrine qe mijra e mijrave qe te lexojne, u je neveritur. Edhe ne panele te tv-ve je bere i neveritshem, si krimb plehu! Zati dardha bije nen dardhe dhe thone se ti je biri i nje njeriu me shume kusure mbi shpine.

  20. luis says:

    Ky Bushati eshte nje zvarranik i ndyre dhe i qelbur the ben gabim vertet Mero qe lejon te njollos kete gazete te nderuar.Vetem Berisha flet me kete lloj gjuhe cdo te enjte ne parlament.Bente pyetje per cfare e per cfare.Ka plot arritje dhe reforma te papara per te kthyer pergjigje por ti futesh tek kategoria e rrumpallistave qe te vjedhim te gjithe shtetin,ti bjere i forti te ligshtit,mos te paguajme energji dhe as te pyesim se ku duhet te ndertojme apo te shkaterrojme teritorin,te mbjellim droge ku te duam te marrim diploma fallco dhe te zhytemi ne borxh deri be fyt dhe borxhliu te na kapi per bolesh e te na thote pirdhuni nga ky vend se eshte imi.E quan vehten analist.Ti je per te pastruar halete e Saliut dhe asgje me shume .Vemje e neveritshme.

  21. analisti Hajri Qili says:

    e paske rruar mjekren o cjap???

  22. Motra juaj says:

    O njerez po perse nuk e cmoni te verteten kush eshte me e rendesishme ,te jesh nje orator ordiner I pa pergjegjeshem I pa moralshem servil hajdut I Mjaftit apo nje njeri si dr Halim Kosova pa shume llafe ,intelegjent, me aftesi drejtuese I pa korruptuar ,I cili ka obligim punen dhe jo dekoratat dhe levdatat ,deshiroj te jene te paket njerezit me aresyetim te nxituar.

  23. astrit says:

    Mendoj se ka ardh koha te hiqen nga qarkullimi keto lloj qeniesh me titullin qe ata i japin vehtes si ANAL-iste se vetem na cajne b…

  24. Sal Seksovici says:

    O Bushat ben kot apo je vertet kaq budall? hahahah

  25. Mali i Robit says:

    Andi, ke nje gabim ne fund te artikullit.
    Mungesa e debatit eshte ne favor te opozites apo pozites?

  26. T says:

    Ku e di ti qe ato 20000 familje ,qe mund te kene qene miq ,familjare e ish pushtetare qe iu hoq ndihma ekonomike e meritonin ate dhe cilet jane ata miq familjare dhe deputete qe jane futur ne keto lista?Ku bazohesh ti qe thua se jane mbyllur mijera vende pune?Ne rast se ke informacion te sakte na e thuaj cilat kompani,ndermarrje,apo biznese jane mbyllur dhe ne se jane mbyllur,perse jane mbyllur?Ku e di ti qe 95% e shqiptareve hane buke me para borxh dhe ne qofte se e ke te sakte na permend nje pjese te 5%-shit qe jep borxh.Ti vete hyn tek ata qe marrin apo japin borxh.Meqense jemi ketu,a e di ti se si jane nxjerre ato para qe ti po merr prej kaq vjetesh si honorare dhe si pjesemarres ne debate televizive?Sigurisht qe e di!
    E dime qe politikanet genjejne per qellime qe te gjithe i dime dhe rendom na japin shifra te paverteta,po nuk e dime pse ti genjen dhe na jep shifra te paverteta?!

  27. Doktori says:

    Per shkak te miqesise sime me shume mjeke, obsteter gjinekologe kam degjuar me dhjetra raste skandaloze se si ky doktori qe kerkon te behet edhe kryetar bashkie ka marre njerez ne qafe. Diagnoza te gabuara, mjekime te gabuara qe perfundojne me fjalet “doktor te lutem hajde operoje nje paciente”. Sharlatani qe ben qoka, keshtu e quajne koleget. Shkoni dhe pyetini. Shkoni dhe pyetini shofert e ambulancave ne maternitetin ku Halimi ishte drejtor, se sa e sa pajisje, ilace deri edhe bombula oksigjeni merrte nga fondi i spitalit ne kliniken e tij. Me cfare e ndertoi kliniken ai, me rrogen e doktorit… A paguhen sigurimet e punonjesve te tij, taksat, a te jep ndonjehere ndonje fature tatimore pas vizites…..? Pyesni, provojeni e pastaj mendohuni nese ky sharlatan vlen per ju apo jo…

  28. shqipo says:

    ore pisa komentues cfare kini me nje nga komentatoret politike me te mire qe kemi,Mos u merrni me Bushatin po merruni me ato qe shkruan.Aka pisllek me te madh te krahesosh doktorin e nderuar nme nje halabak genjeshtar qe genjen edhe kur thote qe ka shitur FIQ pa le te tjerat

  29. more djal qe quhesh Andi bushati mirmo qe ben noje shkrim ti dhe ben edhe ndonje anlize po thuaj pa asnje konkluzion apo edhe pa asnje alternative por paraqitesh shume konfuz dhe me shume ngarkesae emocion. Po mir more djal ndnje gje pozitive nuk ka, qe ecen new bujqesi ,ne industri ne zhvillimin e reformave,ne mrojtje e pyjeve apo lumenjeve,ne permiresimin e rrugeve,ne masat e marra per turizmin,etj etj etj .Nuk kan nevoj njerzit te inkuajohen per nje shprese ne te arthmen? .Leri more djal mllefet ti e shume te tjere se qytetaret din ti kuptojne edhe bindjet e tua edhe analizat e tua edhe ngarkesat e tua edhe konkluzionet e tuaedhe hedhjet e perdredhjet e tua te fevziu e gjetke.

  30. Amis says:

    Fatkeqesia me e madhe nuk eshte kur mashtrojne politikanet, por kur genjejne gazearet!

  31. ??? says:

    Isak Njuton ishte lord dhe shpesh merte pjese ne dhomen e lordeve.Lordet nxitonin kush te merte fjalen i pari dhe pastaj nisnin debatet;Njutoni nuk fliste por nxirte bllokun dhe mbante shenimet e tij.Njehere ngriti doren per te kerkuar fjalen,menjehere u vendos qetesi:Ju lutem -tha Njutoni,mbylleni njeren nga dritaret se ben korent.Disa edhe qeshen.
    A di kush ketu ,perfshi edhe artikullshkruesin te na thote se njeh ndonje lord bashkekohes te I.Njuton?Nje shembull i mire vlen me shume se nje mije fale te mira-ka thene Naim Frasheri.

  32. beth says:

    Gjithmone i kam vleresuar artikujt e Andi Bushatit si me te mirat dhe vete Andin si me te mirin e analisteve.Ne kete artikull .ai jo vetem kritikon per ate qe po behet me kandidatin kosove por tregon edhe se ku duhet te goditet propaganda e kundershtarit te tij.Une jam dakort me gjithcka qe ai shkruan.Por dua te them edhe nje gje;ne se dr. kosova do ishte nje si erjon veliaj nuk do kishte kurajon te kandidonte fare.Dr. kosova eshte nga ata njerez qe llafet e paverteta do ta skuqnin.Erioni nuk skuqet edhe per ato qe jane difektet e tij edhe per rezultatet e forces qe ai perfaqeson.Ai ka kurajon te thote hajde te perballemi.Une jam me andi bushatin-doktor kosova duhet te thote plaget e kesaj shoqerije dhe cfare ai do ndryshoje ne kete realitet.Populli eshte velur me ata qe nuk beson dhe qe i njeh,por doktorri duhet te shpjegohet qarte dhe prere ne bindjet e tij .Eshte domosdoshmeri qe populli te njohe dr. kosoven jo propaganden e PD.

  33. SHQIPTAR says:

    Veliaj:

    llafollog deri ne bezdisje
    I fallcet, jo bindes, arrogant

    Halimi:

    Mungese aftesie ne te shprehur
    I cilter dhe popullor

    Bashkia ka nevoje per administrator:

    Nuk kerkon llafe por pune. Llafet jane vegel e politikanit, administratori matet me pune. C’dmth kjo qe nje njeri ke aftesi te kufizuara (memec) nuk eshte adminiatrator?! Mund te mos jete politikan por administrator mund te jete dhe i shkelqyer madje.
    Nuk duhet te jesh vetem punetor por edhe te mos i lesh punet pergjysem.

    Argumentat qe shtrohen ne debat jane fodulle, arrogante dhe autoritare.

    E papare Spiropali tek Opinion: nuk e dinte qe mbahen 2 here zgjedhje ne Shqiperi, vec per pushtetin qendror, vec per lokalin. E dinte qe meqe ishte ne pushtet qendror i takon edhe pushteti lokal. Ndryshoje kushtetuten Spiropal, ler vetem nje pale zgjedhje. Shpalle perandori fare.

    Spiropal ti nuk je pronare e taksave te Shqiptareve, ti je skllavopronare qe rrezaton perbuzje ne cdo xhest dhe fjale. Nese ste pelqen vetja si ke lindur dhe tani po perpiqesh te rilindesh, kjo nuk eshte menyra e duhur.

    Blu + e kuqe = vjollce!!!

  34. Sh says:

    Bushati eshte njeri nga gazetaret me me llogjik . Per te gjitha ka te drejte ,Kosova ka shume shance te mira ta sfidoje kundershtarin e tij politik ,me faktet perpara dhe jo me llafollogjira qe nuk i duhen asnje qytetari te Tiranes . Jam shume e bindur qe nqs do te pranonte te dilte ne duel Kosoves do ti rritej fama e tij jo vetem si nje organizator i mire pune ,por dhe si nje njeri i drejte qe akuzat ti thote hapur dhe pa frike . Pooorrr
    me aq sa une e njoh Kosoven ,ai nuk eshte se i mungon oratoria ,sepse ai flet shume sakt per cdo teme . Problemi tek ai eshte se ai nuk ka natyre luftaraku ,kundershtari .Ai eshte vetem njeriu i drejt i punes .
    MOS HARROJME QE KA VITE QE USHTRON PROFESIONIN E MJEKUT DHE JO TE POLITIKANIT .
    TE JESH POLITIKAN DUHET TE JESH LLAPAQEN . KJO I MUNGON KOSOVES. POR JO ORATORIA .

    ME GJITHE RESPEKTIN DHE BESIMIN , BINDJEN QE KAM PER PUNEN E KOSOVES , VOTA IME KETE HERE DO TE JETE PER GJERGJ BOJAXHIUN , ESHTE E ARDHMJA E TIRANES .

  35. 2 says:

    Edhe pse shumica absolute e komentuesve jane kundra Bushatit dhe deri diku jo te kenaqur nga doktorri grave perseri ka disa kokrra komentuesihs qe kane sindromin e Stokholmit ku viktima hesht ose adhuron perdhuesin e vet.

    Halim qinekollogu asnje here ne asnje rast dhe asnje interviste nuk ka pranuar asnje gram nga ndyresite e klanit te banditeve 2B duke u bere pjese e ketyre krimineleve.

    Nuk them qe E Veliaj eshte burre i mire pr duhet bere dallimi midis Halimit qe perfaqson nje parti kriminale….sepse dhe Ramiz Alia pranoi nje pjese te gabimeve kurse ky Doktorri me mik nje ‘ZVICERJAN PREJ PRISHTINE me 3 miljon dollare pasuri E QUAN KRIMINEL BERISHEN IDHULLIN E TIJ

    KUJTONI NJE HERE PARA VOTIMIT KRIMET E JUNTES DOKTORREVE KU DHE HALIMI KA PJESEN E TIJ..

    Bombardimi i Vlorës
    Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.

    SHIK-u famëkeq
    Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.

    Zhdukja e Remzi Hoxhës
    Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.

    Trafiku i armëve
    Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.

    Vrasjet e 21 Janarit
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

    Vrasjet e Gërdecit
    Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

    Shitja e detit Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.

    Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.

    Grabitja e SHQUP-it
    Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.
    Zhdukja e Kosta Trebickës
    13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
    Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita

    5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.

    Zhdukja e 1.3 miliard USD
    .3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.
    Përplasja me SHBA për SHISH
    Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.
    Shkarkimi i kreut të SHISH
    Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.

    Shkarkimi i Ina Ramës
    muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.
    Spastrimet në Ushtri
    as kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.
    Masakra në drejtësi
    Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.
    52 hidrocentrale në duart e klanit familjar
    Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.
    20 ligje klienteliste
    Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.

    Shitja e Albtelekomit
    . Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
    Fshesa në administratë
    Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
    Fahri Balliu

    15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
    vijon mali i krimberishes

  36. xhateli says:

    Dr.Kosova i friket debatit per dy arsye:
    1. se mos Erjoni e pyet se ku i gjeti miliona eurot me te cilat beri kliniken private ky “punetor i madh” pjellorie femrash dhe
    2. Ka frike se mos Erioni, duke ndjekur shembullin e emisionit ‘Fiks Fare’ qe u jep personaliteteve si dhurate nje RROTE, tenton t’i jape edhe doktorit njw dhurate te vecante qe i pergjigjet profesionit te tij, dhe ai e ka parasysh se c’mund te jete kjo ‘dhurate e vecante’, sepse, me siguri, e di ate historine e studenteve te dikurshem te mjekesise, qe i cuan per ditelindje profesorit te tyre te lendes se okulistikes si dhurate njw SY grandioz, te bere vete prej allcie, si shenje e perkushtimit ndaj profesionit.
    Por profesorit, me sa duket, nuk i pelqeu dhurata, ndaj i pyeti me shaka studentet: Po te isha gjinekolog, cfare dhurate i bie te me sillnit?
    Njeri nga studentet, qw ishte nga me te shkathtit, i thote:
    Po cfare tjeter, profesor, nje VAGINE… (me siguri prej allcie).
    Kurse tani, kjo e Erjonit ka tȅ tilla te gatshme, prej plastike…
    Por kjo do t’ia nxinte fytyren Halim kosovarit. Se ai eshte mesuar ta shohi natyrale, dhe me ate qȅ do t’i jepte Erioni, vetem do t’i binte havale,
    dhe do ta detyronte Kosoven te kendonte kengen e Ardit Gjebrese: Havale, havale….

  37. Ramazani says:

    O politikan ,pushta e intrigant!
    Nje gje u them po u dal garant,
    Jepi bejani nanen ketije kombi.
    Kur keni gjetur nje popull injorant.

    Gjetet shesh e bete pershesh,
    E gjithe bota me neve qesh!
    Lereni more Erjonin se vetem ren,
    E dirigjon nje skizofren.

    Une vete jam socialist,
    Me profesion kimist,
    Ka shum vite qe jam pa pune,
    S’me dalin leket as per sapun.

    Edvin trapi thote prisni,
    Mendjen fare mos e vrisni,
    Dhe i fute ne hunde nje vize,
    Neve varda buke e gjize.

    U shkaterua e gjithe partia,
    Kur ne te hyni kafsheria,
    Vendi njohu vec sketer,
    Kur ne krye nje thonje pa prere!

    Jam pishman per voten time,
    Por ndodhe qe behen dhe gabime!
    Tani as vdekja nuk i ndan!
    Fuqizuan fort nje klan.

    Kupen shpejte na e mbushi,
    Kete thote i ziu Blushi,
    Nuk mendon as per vatain,
    As per isha,dhe xhep Mejdanin.

    Keq andej e keq kendej,
    Me keq s’ka me ku te veje,
    Asnje vote per te dy qente,
    Qe shqyen e hengren dhent!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje