Disa televizione kanë njoftuar se nuk do të transmetojnë veprimtaritë e partive politike deri sa të fillojë zyrtarisht fushata elektorale, duke e paraqitur këtë si korrektesë formale me Kodin Zgjedhor, ndërkohë që e kanë konsideruar shkelje të Kodit Zgjedhor fillimin para kohe të fushatës. Inciciativa duket se i takon TV Klan dhe ABC që janë televizione të Frangajt dhe mund të ndiqet dhe nga televizione të tjera. Vizion Plus dhe Top Channel duket se nuk kanë ndërmend ta ndjekin.
Ky në të vërtetë është dhe lajmi më i parëndësishëm i fushatës elektorale deri tani, që më shumë sesa për rregulla fushate, tregon krizën e medias klasike në Shqipëri. TV Klan ose mediat e Frangajt, i kanë pasur fushatat elektorale si një rast për t’u faktorizuar dhe për të bërë pazaret e tyre të mëdha, të cilat kanë mbajtur përmes një sistemi korrupsioni një makineri të tërë propagande në këmbë, që nuk ka qenë asnjë ditë efiçente. Ajo mbahej pikërisht nga shërbimet e skajshme të fushatave elektorale dhe nga shpërblimet që vijonin pas. Kjo qysh në lindje të asaj lloj medie. Por më tipike kanë qenë situatat e vitit 2009, 2011 dhe 2013, kur ky grup mediatik u përdor si kamikaz në favor të Berishës. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se ajo që ka bërë TV Klani për Berishën më shumë e ka dëmtuar atë se e ka ndihmuar, por nga ana tjetër Frangaj ka arritur ta vjelë mirë periudhën e pushtetit të tij, siç po përpiqet të bëhet i dobishëm për pushtetin e ri.
Por tek qëndrimi i tij fundit, nuk ka asnjë lajm. I vetmi lajm aty është se TV Klan dhe mediat e tij janë të padobishme. Ato as mund të ndihmojnë dhe as të dëmtojnë askënd. Mbi të gjitha ato ndjehen të papërfillura për të qenë të rëndësishme dhe kësisoj bëjnë sikur marrin vendime profesionale.
Askush nuk është i detyruar të japë aktivitetet e partive politike, edhe në fushatë elektrale. Shtypi ka për detyrë të prodhojë lajme nga aktivitetet dhe jo t’i japë ato. Por shërbimi ndaj partive politike, së paku në dy fushatat e fundit shkoi në ekstrem dhe Sandri me shokë në vend të gazetarëve në terren, prisnin korrierin e PD-së dhe PS-së tek sporteli dhe fusnin kasetat e tyre. Natyrisht dhe prisnin shpërblim për këtë.
Për fat, situata ka ndryshuar rrënjësisht. Mediat online dhe rrjetet sociale po fusin në krizë median klasike dhe po e bëjnë atë të padobishme. Sot Gjergj Bojaxhiu, që nuk ka parti nga pas, nuk mund të izolohet siç mund të izolohej katër vjet më parë, nëse ishte i pavarur. Gazetat online dhe rrjetet sociale janë të mjaftueshme që ai të përcjellë mesazhin e tij dhe të prodhojë lajme. Kjo vlen natyrisht dhe për dy kandidatët e rëndësishëm të dy partive kryesore.
Kriza reale e gazetarisë sot, nuk janë orët që transmeton apo nuk transmeton, por lajmet që prodhon nga vërshimi i propagandës politike. Kriza e televizioneve klasike fillon pikërisht këtu. Ata nuk kanë më monopolin e të nxjerrit të politikanëve në ekran, se nuk i duhet kujt. Rrjetet sociale dhe media online grijnë çdo detaj të sjelljeve të tyre politike, përfshi dhe humorin me to. Qytetarët sot, më parë sesa për aktivitetin, tani njoftohen për gafat apo gallatat nga takimet. Tani e ke më të vështirë të bëhesh i besueshëm sesa Lul Basha më 2011-ën, që shëtiste me një ushtri militantësh me vete që visheshin një here intelektual, një herë bukëpjekës, një herë nxënës e një herë pedagogë, duke prodhuar kaseta të gatshme. Sot nuk ia hedh dot më askujt dhe gazetaria e propagandës është e panevojshme. Thjesht nuk ka asnjë rëndësi nëse televizionet i japin ose jo aktivitetet e partive politike para fushatës apo pas fillimit të fushatës. Historia e ndikimit të medias tek publiku po ndryshon rrënjësisht dhe televizionet si Klani, mund të vlejnë vetëm për shtëpiaket që duan telenovela turke apo indiane, por jo më për lajme apo ndikim politik. Thjesht janë të panevojshme. Dhe mungesën e rëndësisë së tyre, tani po përpiqen ta maskojnë sikur kanë skrupuj dhe do vendosin norma profesionale për fushatën. Kjo është një përpjekje për të mbuluar krizën e tyre. Partitë politike dhe kandidatët nuk ka më media t’i ndihmojë apo t’i mbulojë. Ata duhet t’i dalin zot vetes, të bëhen të besueshëm, të vërtetë dhe bindës, pasi nuk janë para kamerave të Sandrit që ua mbulon gafat, por para një Big-Brother-i të madh mediash sociale online dhe vëmendjeje popullore që i bën qesharakë për 24 orë nëse nuk janë të vërtetë. Mediat si ato të Sandrit mund të mbajnë perist dhe deri më 21 Qershor dhe askush nuk ka për ta kuptuar që ato heshtën.
Klani do transmetoje telenovela Turke gjate fushates elektorale.
KJO ESHTE O MERO DERISA TOP QENI DHE TEMA JANE PRO RAMA DHE ANTIBERISHE -KLANI DHE ABC JANE DISI ME NEUTRAL DERISA NE TOP QENIN DHE FTOHEN MBI 80% ANETARE TE PS DHE LSI NE KLAN NE SHUMICEN E RASTEVE FTOHEN DY PALET KUNDERSHTARE
Haha … Klan telenovela.
Zoti Baze, “spiunet, sharlatanet, ordineret, u emeruan (gazetar, analist,patron gazetash e TV e teverssh si puna e spiunit te djeshme (fevzo esat pasha) dhe sipuna e tipit-ordiner frangajt.., mjere Shqiperia me spiunet dhe agjentet e tipave (sali, nano,meta)…
Po more Mero …per Gjergj Bojaxhi mjaftokan gazetat online dhe rrjetet sociale. Po mediumi kryesor eshte Televizori dhe shumica ate shikojne. prinderit dhe gjysherit e mi (votuesit e rregullt) vetem ate shikojne dhe nuk lexojne (e as dine se si) gazetat online apo rrjetet sociale. Televizionet as e permendin fare nderkohe qe japin ne cdo edicion lajmesh takimet e Veliajt e Kosoves edhe pse fushata elektorale nuk ka filluar. Edhe ne gazeten tende online z.Mero Bojaxhi permendet ralle. Jeni bere te tere sherbetoret e oligarkise PD-PS-LSI dhe nuk lejoni njeri te paraqese alternative tjeter.
Cfare pati kuksi ore tralalala.perse tu falen dritat atyre?,pse neve jo?perse shume kuksjan i kane paguar…e ata mostrat nuk i paguajn…e te gjith shqiptare e ndershem i paguajn se ja prisnin dritat ata…vetem saliqenat nuk i paguanin…se ngrihemi te gjith ne kembe nese qeverria ia fal atyre…
qenke niveli i atij shefit te krimeve.
Po re po nananana e tralalala…per cfare te shkruante ky gazetar sot per kuksin….llogjikoni ore njerez te shkolluar..apo ku u shkolluat ju????? Edhe shkrimi i sotem i Meros shum i sakt e i vertet…se ata bandita hanin vetem per vete..populli paguante …
O Beno fiks fare e ke ti se Mero po ate tem ka shkruar,qe banditat hanin ne kurris te popullit por i eshte dedikuar tv.
Une vete do preferoja qe asnje nga stacionet TV-ve, te mos pasqyronte fare fushaten zgjedhore.Populli eshte velur duke degjuar politike nga mengjezi ne darke, ku ekranet nxijne nga politikanet rrufjane dhe gazetaret kodoshe dhe perfitues qe mbrojne here te ashtuquajtur te majte dhe here me demek te djathte.Kjo fare e ndyre politikanesh dhe gazetaresh qe merret me politike ja ka shtuar edhe me shume mjerimin njerzve te varfer.
Shkrim i perkryer, nje bravo te madhe, i keni pare keta kandidatet e Partive qe marrin militantet e tyre me vete e shkojne gjoja te takojne popullin, te degjojne popullin te qajne hallet e popullit, sa qesharake, se i degjojne vetem militantet qe kane marre me vete dhe vetem bejne show per televizion.Asnje njeri su beson me , nuk mund ta genjejne me kete popull.
Vlera e ketyre televizioneve qe jane bere sherbetore dhe klienteliste te boseve te Partive ju ka rene aksionet dhe ju ka dale boja, nuk kane me asgje profesionale , jane bere te mos shohesh me televizion dhe lajmet e tyre. Blloqet dhe gazetat online jane tani ne vemendjen e te gjithe qytetarve aty i shikon dhe i lexon ne menyre reale se cndodh ne kete vend.Pale humori me kata kandidate te partive , ja u nxjerrin bojen ashtu sic e meritojne.
Artikull teper i sakte. Ja ke nxjerre bojen si gjithmone kesaj medie korrupsioni. Hajdute qe kane vjedhur taksat tona.
Grupi klan eshte nje media terroriste e opinionit, nje vrasese me pagese e opinionit.
Jep vetem telenovela turke per pjesen me te prapambetur te vendit. Do ta turqizoje popullin ky jezuit.
Ka ne emisionin Opinion njeriun me te neveritshem te Shqiperise, nje prostitute si eshte edhe i zoti.
Asnje pro evropian nuk e shikon klanin.
Po c te shikojme ore Dajt, Topin? Po te gjithe njelloj jane.E coroditen kete popull.Asnje prej tyre nuk zbret poshte dhe te paraqese semundjet dhe problemet e rendesishme qe qendrojne perpara shoqerise shqiptare ne fillim te ketij shekulli.Nje coroditje e vertete.Sikur Shqiperia shkelqen.Te shofim gjysme goten plote.Po kur gota eshte krejt e zbrazet, c te shikojme?
Sot eshte 4 vjetori I “VRASJES ” SE LUL BASHIBOZUKUT kur fisnikja FLORA KANELLI-OSMANI I THA SI BURRAT BALLE PER BALLE
LUL BASHIBOZUKU TI JE MASKARA JE VRASES
MOS E HARRONI TE NDERUAR SHQIPTARE KETE ATDHETARE QE U HARRUA NGA MEDIAT SHOQERIA CIVILE DHE RILINDASI RAMA
Kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit është përballur paraditen e djeshme me një situatë të papritur. Gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale në Fakultetin e Inxhinierisë, një pedagoge i është drejtuar Bashës me fjalët: VRASËS!
Incidenti ndodhi ndersa Basha ishte duke thënë që “do zgjidhim problemet e Tiranës, se do tu rrimë problemeve në kokë etj”. Në këtë moment pedagogia është ngritur dhe ka thënë: “Në krye ke qenë, pse nuk i ke zgjidhur problemet? Pse nuk kemi rend, pse nuk kemi qetësi, ke qenë ministër i brendshëm..”.
Studentët kanë nisur të duartrokasin. Dy persona shoqërues të kandidatit të PD-së kanë tentuar ti presë fjalën pedagoges, por ajo ka vijuar duke e quajtur “Ti je vrasës dhe maskara”.
E takuam Florën dje në mbrëmje dhe folëm me këtë grua që na ka bërë të gjithëve të ndihemi më mirë dje. Faleminderit zonja Hanelli dhe nga Shekulli.
Znj.Hanelli, a ishit lajmëruar ju për këtë takim?
E mora vesh nga studentët çfarë do të ndodhte. Më thonë se kandidati për kryetar bashkie do të prezantonte programin e tij elektoral.
Kur u zhvillua takimi?
Takimi ishte planifikuar të zhvillohej në orën 11.00, por Basha u paraqit aty në orën 12 e 30.
Takimi ishte i organizuar nga rektorati i Universitetit Politeknik?
Lulzim Basha u prezantua se kishte ardhur në universitet me kërkesë të studentëve, por për ishte i organizuar nga rektorati dhe i kanë dhënë atë lloj dekori. Takimi u zhvillua në sallën më të mirë të leksioneve që ka universiteti ynë.
Po çfarë ndodhi konkretisht?
Siç ju thashë, takimi filloi me më shumë se një orë e gjysmë vonesë. Salla ishte e mbushur me të huaj, kryesisht nga mesi i sallës deri në fund. Asnjë prej tyre nuk ishte student në universitetin tonë. Një pjesë ishin edhe në moshë të madhe dhe kurrsesi nuk mund të ishin studentët dhe u përvijua aty aq e qartë diferenca. Asnjë prej studentëve nuk duartrokiste ndërsa pjesa nga fundi ulërinte. Është turp për atë fakultet ku unë kam jetë të tërë që unë punoj që dëgjoja ato britma.
Po pedagogët u detyruan të marrin pjesë?
Në fakt në sallë nuk kishte shumë pedagogë që morën pjesë përveç kryesisë së rektoratit por unë dua të them një detaj. Mua më pa edhe rektori, zv.rektori edhe dekani. Vjen dekani aty ku isha ulur unë në mes të dy bankave dhe më thotë: Flora, takimi është për studentët. I përgjigjem: Po ç’thua mo Andrea, ne jemi njësh me studentët, nuk ndahemi me ta, ndaj dhe do të qëndroj të dëgjoj se çfarë thuhet. E kuptova shumë mirë përse erdhi.. Por unë e dua shumë atë vatër, e dua aq shumë sa nuk mund të lejoj që të përdhoset në mes të ditës.
Por çfarë ndodhi saktësisht?
Kandidati për kryetar bashkie filloi të fliste për të ardhmen. Një njeri që nuk i njohim asgjë nga e shkuara, na flet për të ardhmen. Një hiç nga pikëpamja intelektuale. Që këtu mund t’i vije vizën. Filloi të fliste për të ardhmen dhe miklonte përfaqësuesit e fakultetit dhe ata njerëz që ishin të tij duke thënë se i ka patur partnerë dhe do t’i ketë në punët publike. Kjo tek shpura e tij krijoi ovacion ndërsa ata studentë që ishin, ulën kokën.
A është normale që auditorët e një fakulteti të përdoren për fushatë elektorale të një kandidati për kryetar bashkie?
Jo nuk është aspak normale. Edhe po të jetë e vërtetë që studentët të kërkojnë që të zhvillojnë një takim, autoritetet drejtuese të fakultetit kurrsesi nuk duhet të lejojnë të organizohet një i tillë. Edhe sikur ky kandidat të fliste për të ardhmen e arsimit në Shqipëri. E vërteta ishte se aty ai shpalosi vetëm programin e tij elektoral dhe kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë deri më tani.
Kjo ndodh vetëm për të retushuar zotërinë në fjalë. E neveritshme për mua. Për t’i dhënë këtij një sfond rinie përdorin fakultetin. Ndaj vendosa t’ia them dy fjalë. Ato që askush nuk guxon t’ua thotë publikisht. Ata ishin të parapërgatitur dhe nuk lejonin të bënin pyetje pedagogët dhe unë thuajse e kam marrë fjalën dhunshëm.
A mund të më thoni çfarë dialogu keni patur mes jush?
Jo në fakt nuk ishte dialog por unë thashë gjithçka që kisha për të thënë. E pyeta çfarë bëre për 6 vjet ti me qeverinë tënde? Çfarë i ke dhënë këtij vendi? I vodhe paratë për të ndërtuar një rrugë? Shite atdheun tim? Apo vrave,- i thashë. Vrave katër baballarë. Je vrasës.
Cili ishte reagimi i kandidatit të PD, Basha?
Ngeli. U zverdh. Nuk foli asnjë fjalë.
Çfarë ndodhi më pas?
Erdhën dy persona të mëdhenj në moshë. Nuk ishin studentë. Më kapën për duarsh të më nxirrnin përjashta. I kam urdhëruar që të heqin duart se unë isha në atë vatër iluminimi ku kam dhënë zemrën time për 28 vjet. U thashë që jam në shtëpinë time. Më pas i jam drejtuar Bashës sërish me fjalët: Vrasës! Vrasës! Vrasës! Ke lënë katër familje me jetimë, o vrasës!-i thashë.
Njerëzit e Bashës u mjaftuan vetëm më kapjen e duarve apo…?
Jo, jo. Ata tentuan të më nxirrnin jashtë zvarrë dhe unë u mbajta fort pas karrigeve. Më pas më vijnë dy studentë, që unë nuk u njoh kush ishin, u thanë atyre të hiqnin duart nga mua. Filluan të lëvizin dhe studentët e tjerë. Kjo shkaktoi panikun e tyre, dhe më pas u tërhoqën. Më vonë filluan ulërimat e përkrahësve të tyre dhe ishte e kotë që të rrija aty. Unë braktisa sallën. Studentët e mi më duartrokitën dhe më pas filluan të iknin dhe ata.
Pas këtij incidentit keni patur shqetësime apo problem pas asaj që ka ndodhur?
Jo. Thjesht kam marrë shumë, shumë telefonata përshëndetëse nga shumë njerëz.
A prisni që drejtuesit e fakultetit të marrin masë ndaj jush?
Me ata di unë si të merrem.. Lejuan që një pedagoge që ka 28 vjet punë të ndershme në këtë universitet të merret zvarrë nga ca çapaçulë dhe rrugaçë që ishin futur aty. Por jam e sigurt që ambienti universitar është në mbështetjen time. Ata nuk kanë çfarë të më bëjnë. Jam e nderuar, e respektuar dhe çdo shkallë të punës sime e kam ndërtuar me shumë djersë. Nuk kanë çfarë të më bëjnë.
Znj.Flora, për mendimin tuaj si ka mundësi që shumë njerëz mendojnë si ju dhe nuk reagojnë si ju…
Unë nuk mund të gjykoj të tjerët. Por fakti që ju më parë më pyetët “a keni frikë për masat që mund të merren ndaj meje” është edhe përgjigja për mosreagimin e shumë qytetarëve. Por unë nuk mund t’i gjykoj për këtë. Shumica e njerëzve janë për bukën e gojës ndaj kurrsesi nuk mund t’ia lejoja vetes gjykimin tim ndaj reagimit apo mos reagimit të tyre. Jam e bindur se shumica e njerëzve nuk reagojnë nga frika e revanshit dhe nga mungesa e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Ky djali, Basha është një agresor psikologjik mbi njerëzit, i kalkuluar nga ai, sozi e të cilit është Basha. Një klon i atij njeriu që nuk i gjen dot një qelizë të mire. Është agresion psikologjik mbi publikun. Një qenie kaq e re dhe kaq gënjeshtare nga këmbët te koka. 7 pasaporta vetëm një bandit ndërkombëtar mund të këtë duke përdorur shtetin shqiptar.
MOS E HARRONI BURRNESHEN FLORA KANELLI..PROFESORESHEN E UNIVERSITETIT TE TIRANES ….FALEMINDERIT
Frangaj esht tamam si gore, gru kurv.
Ne kete sistem politik te derformuar teresisht ku morali e ndjeshmeria sociale kane vdekur tv me gjithe mekatet e tyre jane e do mbesin nje mundesi ndikimi te vlerave qe na mungojne.Si mund te mbijetosh ne kete vend ku korupsioni galopant eshte mbret? Vertete qe tv bien ere te keqe por pa ato nuk mund te kete nje fije shprese qe ky vend mund edhe te behet per te jetuar normalisht
Demokracia e Net-it eshte ma e fuqishme sot se pushteti e ketyre TV qe vjen nga urdherat e Njeshit!pra eshte nje gje shume e mire qe ma ne fund qytetaret te lene mundesi me zgedh jashte lumit e berllogun qe na imponojshi déri tash keto TV,
si gjithmone i perkryer MERO BAZE per njerez qe dine te lexojne mua per vete nuk me intereson tv KLANI apo ABC apo TOPI me mjafton gazeta TEMA DITA dhe FECBUKU I BERISHES
Meros,
megjithese thua qe nuk i lexon komentet do i sugjeroja moderatorit qe te te sugjeronte te lexoje komentin e Flamur
Sapo do beja koment por kur lexova komentin e tij mendova se i ka thene shume sakte ate qe do doja te te shkruaja.,
Jo se ti nuk e di se ku qendron problemi por duhet ta dish se populli eshte me i mencur nga sa komentojne ne kete forum, dhe neser mos dalesh dhe te besh heroin e gazetave.Qe te jesh hero duhet me shume nga sa ti ben, ke themelet, ke bere dhe muret por e ke lene shtepine e GAZETARISE pa çati- dhe kur shtepia nuk ka cati nuk legalizohet.