Një debat që dëshmon për shtetin tonë joserioz!

29 Prill 2015, 20:34Editorial TEMA
Një debat që dëshmon për shtetin tonë joserioz!

 

Nga Mero Baze

Ish- kreu i Shërbimit Informativ Fatos Klosi është përfshirë në një debat publik me ish-kryeministrin Pandeli Majko lidhur me “meritat” e tyre për luftën e UÇK-së në Kosovë dhe ndihmën e shtetit shqiptar. Debati ka zënë fill, pas një akti po ashtu joserioz të institucioneve në Kosovë që propozuan Fatos Klosin dhe Sabit Brokaj si veteran të luftës për Kosovën, për shkak të kontributeve që kanë dhënë si ish-zyrtar të shtetit shqiptar.

Debati u bë emocional pas një interviste të Fatos Klosit në Kosovë, ku u përfshinë në polemika kryeministri Mustafa, Sali Berisha dhe më pas Pandeli Majko.

Nuk dua të bëj gjykatësin mes debatuesve, por ky debat është një ilustrim perfekt i disa normave etike të shkelura, që e bën një shtet joserioz.

Së pari propozimi i ardhur nga Kosova që Shefi i Shërbimit Sekret shqiptar të konsiderohet “veteran lufte” në Kosovë,  është jo etik dhe implikon shtetin shqiptar zyrtarisht në një histori ku ai ka më pak merita seç kërkon të marrë. Është e vërtetë se lidhjet personale të Fatos Klosit me disa krerë politik të UÇK-së ishin më të forta se lidhjet e shtetit shqiptar me UÇK-në, por kjo nuk është as meritë dhe as krim. Është thjeshtë një klientelizëm shqiptar, i cili u ka shërbyer luftrave të brendshme në faktorin shqiptar dhe jo unitetit mes tyre.  Qoftë dhe për këtë arsye ky debat tregon sa joserioz ka qenë dhe mbetet shteti shqiptar dhe jo sa merita ka pasur për t’i bërë ndere miqve dhe shokëve nga Kosova.

Nëse Shërbimi Sekret shqiptar ka ndihmuar luftën në Kosovë, e ka bërë në emër të shtetit shqiptar dhe jo si vullnet personal të një zyrtari. Nderet personale që i kthehen njëri-tjetrit në këtë rast tregojnë se nuk kemi funksionuar si shtet, por si çetë.

Së dyti kriza humanitare e Kosovës, pas fillimit të dëbimit masiv, mori një kthesë vendimtare pozitive, pas deklaratës së Pandeli Majkos se Shqipëria mund të presë çdo refugjatë nga Kosova. Ajo deklaratë, i dha shpresë Perëndimit të mbështeste qeverinë shqiptare në krizën e refugjatëve dhe ndali frikën se shqiptarët do ktheheshin në një popullsi nomade nëpër Europë. Ky është kontribut real politik, publik, gjithëpërfshirës dhe kombëtar. Për këtë, nëse dikush nga Kosova duhet të dekoronte dikë nga Shqipëria, ai është kryeministri i asaj kohe i Tiranës zyrtare, për shkak të një qëndrimi publik me pasoja shumë pozitive.

Së treti, Shërbimi Sekret Shqiptar, Prokuroria e Shqipërisë, Ministria e Brendshme dhe gjyqësori shqiptar kanë një njollë të zezë në historinë e tyre, pasi i kanë hapur rrugë vëllavrasjes mes faktorit politik të Kosovës. Asnjë vrasje politike e bërë në Shqipëri mes radhëve të UÇK-së apo FARK nuk u hetua dhe zbulua. Ende sot shteti shqiptar, nuk ka një përgjigje kush e vrau ish-Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqin, në 21 shtator 1998, kur ai ishte institucion legal i përfaqësimit të rezistencës ushtarake të Kosovës në Tiranë. Akoma më keq, ende nuk ka një hetim serioz apo gjyq se kush e vrau Ilir Konushevcin, një veprimtar i shquar i UÇK-së i sektorit logjistik, që merrej me furnizimin me armë dhe të holla për UÇK-në. Ai u vra në rrugën për Tropojë, në rrethana ende të pasqaruara ligjërisht dhe me një version të dyshimtë nga Shërbimi Sekret Shqiptar. Nëse shteti shqiptar duhet të japë një kontribut ndaj asaj pjese të historisë është të zbardhë vrasjet politike dhe të çlirojë Kosovën nga ata që mbajnë peng politikën, për shkak të këtyre vrasjeve. E vërteta e hidhur është se shteti shqiptar ka mbajtur qëndrim armiqësor ndaj këtyre viktimave, edhe pasi janë vrarë dhe kjo për llogari të ngushta brenda atyre që quheshin kupola politike e UÇK-së në Tiranë.

Listat e vdekjes, që qarkullonin në Tiranë kundër atyre që quheshin kundështarë të një grupi të ngushtë politik të UÇK-së, janë një turp për historinë e këtij vendi. Hapni arkivën e TVSH-së më 30, 31 mars 1999 dhe dëgjoni e shikoni po mundët pa u skuqur deri tek veshët, se çfarë është thënë publikisht si thirrje publike për të ekzektuar këdo që është mbështetës i Rugovës apo Bukoshit. Është thënë në Televizion zyrtar të Shqipërisë dhe janë konsideruar armiq që duhen vrarë, kundërshtarë politik të këtij grupi. Është mirë të  harrohet ajo histori, edhe për shkak të njerëzve jo serioz që e kanë bërë, por kur tentohet të shitet si lavdi, mund të bëj dëm.

Së katërti, përfshirja në debate politike mbi rolin e Ibrahim Rugovës dhe etiketimet emocionale, qoftë edhe për kryeministrin aktual të Kosovës, vetëm sa zbulojnë implikimin e njëanshëm të shtetit shqiptar në atë histori dhe kontributin e tij për përçarje të faktorit shqiptar në Kosovë. Është më mirë të heshtet për një histori të tillë, sesa të lëvdohesh dhe pse ke mundur t’ia arrish asaj që ke dashur të bësh. Dhe në këtë pike, dua të shtojë se i vetmi politikan normal nga Shqipëria që ka dhënë kontribut real për të bashkuar faktorin shqiptar ka qenë Pandeli Majko, i cili ka shmangur dhe atentate të mundshme politike ndaj Bujar Bukoshit dhe histori të tjera që mund t’i kishin kushtuar rëndë kauzës së çlirimit të Kosovës.

Së pesti, nëse duhet të flasim hapur për historinë e armëve, shteti shqiptar ka një anë të errët dhe një anë të shkëlqyer të tij. Ana e errët është se disa struktura të UÇK-së u përfshinë në tregti armësh me persona privat, kryesisht “të fortët” e Tropojës, që merrnin armë nëpër depot ushtarake nën “lejen” jozyrtare të SHISH, siç qe rasti i Gramshit dhe ia shisnin UÇK-së.

Por ka dhe një fakt, që përbën anën e shkëlqyer të shtetit shqiptar dhe qeverisë së asaj kohe. Kryeministri Pandeli Majko dhe gjithë ministrat e tij, kanë nënshkruar një dokument sekret në qeveri, ku ushtria shqiptare merrte përsipër zyrtarisht furnizimin me armë të UÇK-së. Ky vendim është i klasifikuar si sekret, por është një akt legal, që një ditë do të publikohet dhe këto përrallat që qeveria s’ka dhënë asnjë fishekë dhe se luftën e paskan furnizuar me armë “to fortët” dhe SHISH´, vetëm sa do të na tregojnë se kush ka bërë luftë, e kush ka bërë kontrabandë.

Kosova gjendet sot para një procesi të gjatë reflektimi për betejën e saj për paqe dhe vëmendja kryesore është fokusuar tek Gjykata Speciale, e cila mund të kthejë kokën mbrapa në këto histori jo aq krenare për shqiptarët. Ibrahim Rugova dhe imazhi i tij paqësor, ishte një arsye e madhe përse Perëndimi i dha dritë jeshile çlirimit të Kosovës dhe pavarësisë së saj. Kjo nuk ka të bëjë me atë si e kemi njohur ne Rugovën, a pinte çaj a uiski, a mbante shall a s´pranonte të pinte kafe me udhëheqësit e Tiranës. Kjo ka të bëjë me faktin, që Perëndimi nuk pa në Kosovë vetëm ca guerilë që mbështeteshin nga Shërbimi Sekret i Tiranës dhe shpenzonin kohën sesi të merrnin pushtetin politik në Kosovë, por pa dhe një njeri që ishte i qartë, i sinqertë dhe i parashikueshëm dhe i bindur mes të tjerash dhe në vlerat reale të popullit të tij. Ndaj ky debat është jo etik dhe vetëm sa përforcon mungesën e seriozitetit që shteti shqiptar ka pasur në këtë histori, i cili dhe kur bënte sikur fuste snajpera në Rinas për UÇK-në, gjendeshin nga policia pas disa muajsh në vrasje ordinere në Tiranë, si armë që ishin përdorur mes bandave.

Për fatin tonë të madh dhe mbi të gjitha për fatin e Kosovës, Perëndimi u investua në një betejë të papërsëritshme, për të çliruar një popull nga një diktaturë etnike, duke u hequr serbëve të drejtën e sovranitetit mbi Kosovën për shkak të shkeljes së lirive njerëzore. Bill Clinton dhe Tony Blair bën një histori të madhe dhe shteti shqiptar u përpoq të ishte serioz sa mundej me ta në atë histori. Të paktën të bëhemi serioz dhe të mos ua shpifim kaq shpejt, që të bëhen pishman për atë çfarë kanë bërë, duke treguar historira që duhet t’i harrojmë sa më shpejt.

 

46 komente në “Një debat që dëshmon për shtetin tonë joserioz!”

  1. falenderim per Skypin e Sales says:

    “dueli” Klosi-Majko eshte njemije here me I vogel se dueli

    IZET HAXHIA vs SALEH BERISHAJ…PERSE ZOTI MERO KURRE NUK FOLE PER IZETIN ??

    NUK KA CFARE DUHET CLIRIMI PERGJYSEM I KOSOVES DHE ALEANCA ME NATON KUR JEMI TE PUSHTUAR NGA SALISERBI QE PO TALL KOQET ME EDI RAMEN DHE 1 MILJON SHU-PLAKAT..

    Vetem te lexosh intervistat e Izet Haxhise e sotme dhe ato para dy muajve kur ky i fundit deklaroi me fakte se Berisha ne mars 1997 urdheroi dy akte terroriste karshi ambasades amerikane dhe kontigjentin gjerman per tja faturuar kete “rebelave te kuq” per te shpetuar vete sic veproi ne 2 prill 1991 dhe 21 janar 2011…lind pyetja ??
    .PSE NUK VEPRON DASH-IWASHINGTONIT ? PER TERRORISTIN BERISHE
    Po keshtu Izet Haxhia me fakte dhe emra AKUZON shkelzen berishen per trafikante droge.
    PSE NUK VEPRON DREJTESIA SHQIPTARE APO EUROATLLANTIKE PER BURGOSJEN O TE DROG-DILLERIT SHKELZEN O TE IZETIT SI MASHTRUES
    Pra kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??
    Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “
    Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.
    Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
    Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..
    1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
    2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
    Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
    Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj. Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
    Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
    Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
    [Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
    Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
    Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
    Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
    Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
    Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
    A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
    Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
    Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
    Zoti Obama beri nje hap kurajoz ditet e fundit ne lidhje me aktivitetin e dyshimte te Cia-s ne torturat ilegale karshi te burgosurve.
    K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes biberaj-berishe-basha-FAZLLIC NICK GAGE dhe aktivitetin e tyre te lexueshem ANTISHQIPTAR.
    Me ndryshe:
    Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
    A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
    Kush eshte zgjidhja ?Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperiSe nga-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.

    1. kush e zhduki Remzi Hoxhen ? says:

      Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

      Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët ata që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

      Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

      Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

      Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

      “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

      Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

    2. Gjergji says:

      Te pjerdhsha Izet Haxhine.

      Jabe re ralla momentet kur jam dakord me Meron, por ne rastin konkret, jame shume dalord.

    3. aqifi (po i verteti ama) says:

      Redaksia, mos botoni ju lutem komente te shkruar nga “gjeni te pazbuluar te publicistikes” qe jane me te gjate nga vete artikulli se i hiqni deshiren komentuesve te tjere.

      Analize brilante e Meros, sidomos pjesa e Rrugoves. Personalisht, nuk me ka pelqyer asnjehere, por logjika e Meros eshte shume e sakte. Dhe gjithe argumentet po ashtu. Pa diskutim, nje nga analizat me te mira te Meros…

      1. laramani njengjyresh says:

        Po mos i lexo komentet e gjata o njeri i mire sepse dihet qe nga leximi i tepert te dhemb koka dhe ato pak copa truri brenda saj, po te jete se i ke aty e jo ne prapanice.

    4. tim says:

      CJAN KETO KOMENTE TE GJATA SI RRUGA E KOMBIT
      BJERI SHKURT E SHOKU SE KAQ GJAT NUK I LEXON NJERI

    5. sit... back..and relaks →→→ says:

      po mitrovicen kush e ndau pergjysem, shiku i fatos klosit apo tjeterkush?

  2. sit... back..and relaks →→→ says:

    SI FLET DHE TI O MERO SIKUR PERENDIMI NUK I DI KETO QE THUA, I DI SHUME MIRE NE MOS KA GISHT DHE VETE. CA NA E NXJERR PERENDIMIN SI TE KULLUAR. NE SHQIPERI SIDOMOS GJATE LUFTES NE KOSOVE KANE PATUR SHTABIN E PERGJITHSHEM SHERBIMET SEKRETE ME TE RENDESISHME PERENDIMORE. E TI THUA MOS TJA U SHPIFIM ME GJERA QE ATA I DINE SI E QYSH E KUSH I KA BERE.

  3. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Mbetesh Gjenial ne analizen tende,o Mero.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      ***
      Ehh o shoku Enver
      ke lënë pas ca çuna
      që nuk kanë haber
      se qysh bëhet puna.
      *
      Qaheshim nga ti
      se ti ishe dreq
      Po një gjë nuk denim
      Paska dhe më keq.
      *
      Vdesin për medalje
      Vdesin për lavdi
      dhe në bythë .ihen
      për pak pasuri.
      *
      Ngjarje thashetheme
      mbajnë nëpër sirtare
      Me shumë qejf e bëjë
      Spiunin pa Pare.
      *
      Qahemi nga grekët
      shajmë maqedonët
      malazezët, serbët
      Por më shumë, Tonët!
      *
      Faj nuk kemi ne
      Na e kanë gjitonët
      Kurrë nuk mësuam
      Ne, Autoktonët.
      *
      Jemi dy shqiptarë
      Tre mëndje më vete!
      Ndaj na mbajnë ndarë
      Nëpër pesë shtete.
      *
      Çfarë dinte Konica?
      E kishte mirë Ai
      Armiqtë e Kombit
      Jemi: Ne, Ju … Ti!
      ***

  4. Meleku says:

    Mero Baze per keto tema je i mireinformuar, sepse ke patur shansin qe te bashkepunosh tek ATSH, Rilindja, Albania dhe prane Berishes.

    Ke qene burimii pare i lajmit dhe di ndoshta me shume se sa di Bedri Islami, qe rri ende ne Gjermani dhe ruan kasafortat e arkives se LPK-se.

  5. sportdashes says:

    Ne kete shkrim autori paraqet nje kendveshtrim te tijin mbi ngjarje dhe personazhe te stilit RUGOVA, BUKOSHI, etj. Keto qendrime kane nje perqasje shume te ngjashme me qendrimet e Berishes dhe ato te Majkos.

    Ne anen tjeter shkrimi permban nje qendrim gati armiqsor ndaj Klosit.

    Kam pershtypjen se keto qendrime jane teper te njeanshme dhe nuk paraqesin te verteten.

    Me keqardhje konstatoj se Mero ne kete shkrim ruan te njejtin qendrim, te cilin ai mbante ne kohen kur ishte ne preherin e Berishes.

    Nqse une gabohem ne kete perceptim timin, do deshiroja te mesoja me shume nga opinionet e komentuesave te tjere.

  6. nardi says:

    Majko nuk ka perse behet xheloz per statusin e veteranit qe perfitoi Klosi,gjithashtu nuk eshte e nevojshme ti dalin ne mbrojtje Ibrahim Rugoves,te cilin vete majko e quajti te papergjegjshem pas takimit te Rugoves me millosevicin ne beograd.

  7. z says:

    Te lumte z.Baze,nje analiz me mire s’ka si behet,e botuar edhe ne Gazeta Express.
    Nuk di sa do te jene te gatshem te kuptojne injorantet, dhe te pa shkollet.

    1. laramani njengjyresh says:

      Po si ta kuptojne injorantet zotin Baze, kur e kuptove ti?
      E kuptove ti e shoket e tu, u krye puna, s`ka nevoje per tufe injorantesh te tjere.

  8. Alban says:

    Tamam kthim ne origjine i Mero ziut.I qendron besnik Saliut per kohen kur ka qene mbrshtetes i tije.Mashtron me fakte e ngjarje dhe i vendos ato ne kontekstin qe i intereson.Kjo tregon brendin e tije,me Saliun apo kunder tije,ngelet fshatar i vockel.

  9. Epirioti II says:

    Ky shkrim provon per te 100 here, qe Mero eshte i vetmi gazetar politik ne Shqiperi qe e trajton cdo ngjarje politike me thellesi analize, koherence dhe gjuhe tregimi te qarte. Po ti shtosh kesaj edhe qe Mero prodhon te pakten nje shkrim ne dite dhe qe cilesia e shkrimeve te tij ne vite ka ardhur duke u rritur, meriton me plot gojen titullin “Dekani i gazetarise se shendoshe shqiptare”.

    Lajmi keq dhe eshte qe gazetaria e shendoshe shqiptare sot numeron vetem 4-5 gazetare. Gazetaret jane absolutisht pjesa e shoqerise qe ka evoluar me pak nga te gjithe ne 15 vitet e fundit. Madje shumica e tyre jane ne regres te paster.

  10. se mos mediat ne shqiperi jane serioze aman se na hape barkun mero ne cdo kater vjet mediat ndrrojne padron aman se na lemerise me opinione te moralshme

  11. alma hoxha says:

    NE NJE FSHAT TE TEPELENES DIKUSH KISHTE SEBEP ODA ISHTE MBUSHUR PLOT ME MEJSHKUJ QE BENIN MUHABET VJEDHJE, VRASJE .E ZONJA E SHTEPIS PO JU THOSHTE VAJZAVE’ O DOSO TE DHTROJM BUKEN’ NJE NGA VAJZAT I THOT”. O NO (KESHTU I THONE NENES NE ATE KRAHIN) PO PRIT SE S’KAN ARDHUR BURRAT E FASHTIT”. BURRAT E FSHATIT TI TREGON NOJA NESER PO ODOSO BUKEN TANI. TE NESMEN NOJA E MERR VAJZEN DHE E CON NE VARREZAT E FSHATIT DHE I THOT- JA KU JANE BURRAT MOJ BIJ TE GJITHE KANE VDEKUR NE FSHAT KANE NGELUR VETEV CILIMINJE,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

  12. Fran Çukaj says:

    1 . Me ligj do te duhej t’u hiqej e drejta drejtuesve te SHISH-it , presidenteve dhe kryeministrave , te flasin per gjerat qe dine ne saje te funksionit qe kane patur .
    1 . Nuk ka shqiptar qe t’i afrohet Rugoves per kontributet qe ka dhene per pavaresimin e Kosoves !
    3 . Do te duhej te qartesoheshin nje here e mire marredheniet qeveri shqiptare – qeveri e Kosoves – UÇK , ndryshe do t’i shtonim edhe nje enigme ne plus historise se shqiptareve

  13. lili says:

    Perendimi po pregadit gjykaten spéciale….
    Prandaj Kane ‘keshilluar’ qe edhe klosi te paguhet qe te ‘faktohet ‘zyrtarisht puna
    Tash do na kerkohen arkivat edhe bile keta d’y pseudo burra ,qe nuk Kane as nje minimum fytyr e nder me thane femijet e deshmoreve i meritojne ma shume keto 300 euros, do thirren nga gjykata spéciale!
    Mire e ka pandeli majko,eshte cudi qe cohet ky pluhur sot kur gjykata vendoset….

  14. on says:

    Pergezime Mero. Kur tregohesh i pa anshem penen e ke te holle dhe analizen e thelle!

  15. Mikel says:

    Zoti Mero Baze nuk e lexova deri ne fund artikullin tend.Ngela aty ku ti thua pe rpercarje te faktorit shqiptar ne kosove nga njeanshmeria e shtetit shqiptar….Po si te ndodhte ndryshe??Te beheshe e ditur te dyja paleve se si duhet te vepronin dhe pastaj te dekonspiroheshe lajmi??Po njera pale kosovare ka qene pjese e UDB-se more Mero trimi!!!Se u vrane 10 veta mes tyre dhe shteti shqiptar ka nxitur konflikt apo vellavrasje ne kosove……?Apo se serbet vrane me mijra kosovare…!!!!Nuk di te shprehem me fjale te medha Mero sepse sjam as gazetar por besoj ti duhet te tregohesh me shume se serioz!Lere shtetin shqiptar dhe Fatos Klosin dhe degjo se cthote Izeti!Komentoje edhe ate ndonjehere.Apo se ai po tregohet serioz dhe ty ste pelqen??Boll shkruajte idiotesira per te shitur gazeten tende se ndryshe skemi per ta lexuar!!!Hajde naten e mire shoku Kopi!

  16. Artur says:

    e sakte, e qarte per te gjitha ato qe kane pak mend ta kuptojne. Bravo Mero!

  17. roberto says:

    Mero Baze!
    Ke gabuar rende me kete llogjiken tende sot!
    Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha jane TRADHETARET me te medhenj te kombit shqiptar!
    Te dy kane punuar per interesat serbe e ish jugosllave dhe per CLIRIMIN e Kosoves jo vetem nuk kane dhene ndonje kontribut,perkundrazi:
    -KANE BERE TE PAMUNDUREN QE KOSOVA TE RRINTE E PUSHTUAR NGA SERBIA!!!
    Me keto qe ke shkruar ke hedhur poshte edhe REXHEP QOSEN!!!

  18. astrit says:

    Nje kryetar i sherbimit informativ sekret qe mban leksione e fjalime per veprimtarine e institucionit qe ka drejtuar vetem ne shqiperi mund te gjesh qenje te tilla. Ai njeri me e pakta duhet izoluar.

  19. xhambaz kazaz kacarrumi says:

    po pse s thoni ju qe ai sllobodan milloshevici dhe jugosllavija e atehershme paskan pas te drejt kur thonin:
    “shqipnija fut hundet ne punet e brendshme te jugosllavis”
    “kosovaret jan terrorista irredentista separatista”
    kurse shqipnija i cilsonte “procese te montuara politike” gjyqet kundra shqiptareve te kosovs qe denoheshin me gjykata e shtet ligjor per krime kundra shtetit jugosllav.
    sot po na dalin qe ata kosovaret i paskan konsumu ato krime…

  20. NORA says:

    Z.Pandeli Majko si gjithmone vlere e kombit tone ,por vlerat ketu i marrin ata qe nuk i meritojne.Falenderim per sa bere .

  21. edi says:

    Zoti Baze!

    Ne qofte se do te jesh i paanshem ne analizen tuaj duhet te perfshije dhe kontributin e jashtezakonshen te Enver Hoxhes per krijimin e organizates se pare te UCK(Levizja Popullore ne 1981) parardhesjae UCK, si dhe Sali Berishen per furnizimin me arme te shqipetareve perpara se te fillonte lufta 1994-1996 nepermjet kufirit maqedonas (Peshkopi -Gostivar -Kosove).
    Jane za gjera qe ju gazetaret e bllokut nuk mund ti dinisepse nuk keni dale ndonjehere nga tirana ne ato kohe.

  22. piter pan says:

    Nje shkrim sqarues dhe i qarte! Ndoshta Perendimi del pak si teper i kulluar, dhe si “idealis”t ketu, por per sa i perket anes shqiptare analiza eshte e drejte.

  23. Klimax says:

    Ngado qe ta rotullosh biseden Mero, faktet tregojne se rolin e nje shteti inegzistent e luanin klane mafioze, grupe kriminale, hajdute ordiner, kontrabandiste, vrases me pagese, grupe paraushtarake, terroriste e radikale islamike.
    Dhe jo vetem 16 vjet me pare, por edhe sot, te gjithe keta tipa vazhdojne te kene jo vetem nje besueshmeri zero nga Perendimi, por emrat e tyre ndodhen ne dosjet e zeza te gjykatave nderkombetare.
    Pushtetet paralele ne Kosove, nderkombetare dhe kosovare, dhe mbi te gjitha mos lejimi i forcave te armatosura kosovare, verteton me se miri kete realitet.

  24. laramani njengjyresh says:

    Mero, ja ke fut pordhes kot me kete shkrim, si te gjithe shkrimet e tua te dy viteve te fundit me te cilat i ke bere naften figures gazetareske qe krijove me aq mundim mbas ndarjes nga Berisha.

  25. LIKJA says:

    Me kete editoril z.Baze del si Saliu i dyte me kasaforte me vehte,kur citon se paskerka nje dokument sekret(qe e disponon zotrote) e qe mbase nje dite do te dale,duke treguar serioziteti e shtetit shqipetar!Apo dokumentin ta ka servirur 14 vjeçari dhender z.Majko e ne baze te ketij dokumenti zotrote ke nderthurur kete editorial!Leri denglat z.Baze se s’del dot nga kornizat Berishiste edhe zotrote, ku siç duket ke qenei lidhur me Rugovet apo Bukoshet aresyen qe s’ma do mendja te jete patriotizmi por ndonje gje e dokumentuar qe mund e duhet te dali me vone!Uroj qe 14 vjeç dhenderin ta kesh “mik” se sa ta kesh kuptuar e njohur si veprimtar!Se fundemi me behet qejfi qe identifikohesh tek soji nga ku edhe fillove karieren gazetareske e me pas ate te editioralistit politik!Mos beje sikur i di te gjitha e qe ç’do gje ka kaluar nga dora e jote e e Saliut!Diçka dine edhe te tjeret e sidomos ata qe e kane hequr mbi kurizin e tyre!

  26. lol says:

    Shumë mirë ka vepruar Shqipëria “zyrtare” për Kosovën, duke ndërhyrë për mbrojtjen dhe çlirimin e bashkëkombasve tanë Kosovarë, por një gjë nuk kuptoj: Pse akuzojmë Rusinë, që po bën të njëjtën gjë për bashkëkombasit e saj, në Ukrainë…???!!! (do desha një përgjigje nga Merua)

  27. Kosovari i revoltuar says:

    Zoti Baze, je perpjekur qe ta mbrosh Rugoven.., edhe ne perpiemi qe ta mbrojme por.., por kur thellohemi, analizojme kohen kur ka vepruar Rugova na del se ai mundohej te imitonte politikanet poskomunist te shteteve socialiste si Haveli etj.., te cilet kishin marre persiper te udheheqnin vendin e tyre ne rrethana aspak te ngjashme me tonen. Se pari ato ishin shtete te konsoliduara ndersa Kosova edhe ate autonomi qe kishte ,ia moren. Prandaj Rugova(sado qe te perpiqemi ta paraqesim te urte apo dhe si Gandi shqiptar) , rezultatet per te bere shtet na thone te kunderten. Nuk behet shteti duke imituar te tjeret, por duke u organizuar ne te gjitha drejtimet, dhe me kryesoren ate ushtarak(kur dihej qe ne ishim te roberuar nen Serbi).disa organizime te vogla u bene por ato me shume per “zemergjeresine ” e Serbise, por kryesorja u harrua ORGANIZIMI I LUFTES SE ARMATOSUR, siç bene Sllovenia, Kroacia, e me von edhe Bosna. Edhe keto shtete ne fillim ndoqen rrugen paqesore por kur pane qe kjo s’ishte e mundur ateher mbathen çitzmet dhe rroken armet dhe i dhane dermen Serbise. Vetem ne (apo me sakt ) vetem Rugova mbeti me ate opsion deri ne fund…! Bile edhe kur filluan disa aksione nga Adem Jashari apo Fehmi Lladroci e Zahir Pajaziti , rugova beri gabimin fatal kur kerkoi qe keta te zbuloheshin nga interpoli(kjo eshte e dokumentuar). Pra metoda e tij e kundershtimit paqesor u be e pavlere dheantihistorike …!!! Te gjitha republikat luftuan dhe fituan vetem ne donim te ishim unik ne katrahuren e ashtuquajtur Jugosllavi..!
    Tragjedia nuk u shmang dhe as qe mund te shmangej nga te ndenjurit duarkryq:” duhej te kerciste plumbi…”, pa bota na degjoj dhe na ndihmoj qe te çliroheshim…!

  28. Mihallaq Furxhi says:

    Artikull shume domethenes per shqiparet e shqiperise dhe kosoves,pergezime te sinqerta Z. Mero Baze

  29. SHQIPTAR says:

    Z.Mero, blind editorial! Nje koncentrat i mbushur me kuptim, ne cdo fjali. Ka edhe nje tis te adhurueshem prozaik. Komplimenta!

    Nese nje debat i tille po behet para publikut, atehere ska sesi ky publik te marri pjese kur ceshtja i perket institucioneve sekrete. Publiku, sic e theksoni dhe ju, mund te marre pjese vetem ne aspekte historike ku edhe ai ka qene pjese. Menaxhimi i eksodit te kosovareve eshte ajo cka publikisht perben ndihmen dhe solidaritetin ndaj tyre. Te tjerat jane jasht diapazonit te publikut dhe jane leng limoni qe nuk duhet shtrydhur per askend. Eshte e kote qe bejme rezoluta mes 2 qeverive, nese tentojme te prodhojme debate te tilla.

  30. era says:

    Mero ka informcion po ben muuuu njeanesia, Thua: “nese Sherbimi Sekret ka ndihmuar luften ne Kosove kete e ka bere ne emer te shtetit shqiptar” dmth i bie qe jo personalisht Klosi
    Po pse Majko deklaraten se Shqiperia do prese refugjate e beri se i tha babai apo Majko personalisht?

    Nuk dime detaja dhe hollesira, jemi thjesht lexues por nuk mund te pranojme mungese llogjike dhe njeanesi.

  31. Deli says:

    Kjo eshte analize me fakte e logjike. Nuk eshte histori antike Kosova, UCK, LUFTA etj.ishim ne kohen e informatikes dhe mediave qe mbulonin cdo segment dhe moment te asai periode.

  32. arian says:

    Ajo qe shkruan Mero nuk eshte e sakte. SHIK ka luajtur nje rol shume me teper se thuhet, ka luajtur nje rol qe lidhesh drejtperdrejt me interesat e faktorit shqiptar, ku shpesh politika ka qene pozicionuar kunder. Kjo lidhesh me nje fakt te thjeshte, SHIK ishte ne nje bashkepunim shume te mire me CIA-n, dhe ky element dominonte zhvillimet ne nje pike te nxehte si Kosova. Pandi ishte thjesht nje kukull qe koha ja dha dhurate ca “merita”. Ishte populli shqiptar dhe NATO, ku SHBA luajti rolin historik e qe nuk duhet harruar, qe percaktuan ate qe ndodhi. Mos sterholloni analizat, Pandi eshte ende ne delirin e asaj kohe por ne fakt ritheksoj ishte thjesht kukull.

  33. kush po i ngre lapidarin enver hoxhes prej diamanti ? says:

    Pikesepari nuk eshte ndonje zotesi e Meros qe kritikon “pensionin” Kapitenit Klos dhe implikimin e tij ne ndihmen gjysem zyrtare te UCK ne ato vite. Kjo eshte dhurata me e mire per serbet mbas asaj te Lul Udbashit qe menaxhoi dosjen e serbeve “te zhdukur” ne shqiperi per trafik organesh kur punonte me Unmikun.

    Eshte jo vetem gafe por qendrim antikombetar te deklarosh sekrete shteterore qe kishin lidhje me angazhimin kaq te madh te shtetit shqiptar dhe deri ketu jemi dakort me artikull shkruesin.
    Stonon dhe mban ere te keqe qendrimi jo i sinqerte i Meros ne” mbrojtje” te Rugoves,Isa Mustafes,Pandi Majkos dhe nje fare hiperbolizimi te perendimit ne clirimin e Kosoves.
    Ajo qe bie ne sy eshte se shume pak sot vlersohet nje pune kolosale nga shteti shqiptar sidomos pas demonstratave te 1981 ku eshte e tepert te rrjeshtojme fakte te shumta qofte ne drejtim te pregatitjes ushtarake qofte dhe propogandes per rritjen e ndergjegjes kombetare.
    Sot pak permendet nje “vakum” tradhetie ne lidhje me kosoven qe fillon me 1989 me minierat Stari Tergun,vazhdon me shpalljen Republikes Kosoves ne nje dite me krizen e ambasadave ne Tirane dhe kriza e Kosoves qe ndezi Jugosllavine” u transferua ” ne Tirane…pra filloi te digjej Shqiperia dhe u shua flaka e Kosoves…

    Dhe pikerisht ne 1991-1992-1993 kur plasi lufta Jugosllavi ,kur serbet ishin te rrethuar nga kroatet,boshnjaket,sllovenet,maqedonasit ishte momenti i shkelqyer qe te hapej Fronti i Kosoves…Perse nuk e beri ne ate kohe Rugova qe te ndihmohej Shqiperia dhe komuniteti nderkombetar..Por Rugova zgjodhi te rrije rrugeve te Europes bashke me exilista e tij qe eshte jo vetem nje minus i madh per te por dhe ka nuanca tradhetie…sepse liria nuk dhurohet por fitohet me lufte dhe ai zgjodhi haremet e Europes biles dhe ne Shqiperi sipas Berishes ai ishte nje qefli i rendomte,pijanec dhe maniak seksual.

    Dikujt mund ti vije cudi por merita me madhe i takon Sllobodan Milloshevicit i cili me idiotizmin e tij nuk u tregua diplomat por zgjodhi rrugen e ballafaqimit me perendimin i cili nuk te fal sidomos ne raste genocidi..
    Po ku gabuan aleatet perendimore.
    Ishte shans per Kosoven qe “ariu rus” ishte ne piken e tij me te ulet persa i perket hegjemonise tij ne Ballkan por e keqja ishte me shume te disa “aleate te dyshimte” si Franca plus disa lobe serbe-amerikane & greko amerikane qe nuk lejuan qe clirimi i Koseves te ishte i plote.
    -Duhej te ishte nenshkruar kapitullimi pa kushte i Milloshevicit
    -Duhej te ishte shpallur genocid masakra e serbeve
    -Duhej detyruar te paguante demshperblim.
    -Mos te ishte carmatosur UCK
    -Te modernizohej ushtria e kosoves
    Jo vetem qe nuk u bene keto hapa q te quhej i plote clirimi..por investimet perendimore ne Kosove jane ZERO dhe biznesi serb ben ligjin jo vetem ne ekonomi por dhe ne politike dhe media.

    Fakti qe 80 mije kosovare kane marre pashaport serbe (per te levizur ne Europe) dhe mbi 200 mije te tjere kane braktisur te vend pergjithmone 5 vitet e fundit na ben te mendojme gjera te trishtueshme..

    Me kujtohet se shume enver-bolengrenes ne Shqiperi ,Kosove dhe Diaspore akuza me e madhe qe i benin Enver Hoxhes se ja shiti kosoven Titos…

    Ku jane ato tipa si Enver Robelli i Meros dhe te na flasim se jo vetem Kosova por dhe Shqiperia jane bere si vilajetet e kohes Turqise ndoshta dhe me poshte..te pakten atehere kishim nje fare dinjiteti..kurse sot po ikin si te cmendur nga ai vend i pushatuar per cerek shekulli nga fantazma e berishizmit..me nje Edi Rame qe vjen si pordha neper breke..

    1. Jeronim de Rada says:

      Fakti qe 80.000 kosovare kane marre pasaportat serbe dhe mbi 200.000 te tjere kane braktisur vendin me se miri e tregon se cilet ishin ata te ish Drejtorise Politike te UCK-se.

      1. kush po i ngre lapidarin enver hoxhes prej diamanti ? says:

        faleminderit JDR per vemendjen

        ndiq keto rrjeshta ketu poshte dhe mos u pergjigj pa u menduar mire..

        Si i fitoi “Bechtel” 400 mln dollarë nga Rruga e Kombit

        Postuar më: 01 Shkurt 2015 Revista e njohur amerikane “Foreign Policy” ka bërë një shkrim lidhur me ndërtimin e pjesës kosovare të Rrugës së Kombit duke treguar se si ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell favorizoi firmën e njohur amerikane “Bechtel” për ndërtimin e saj.
        Bëhej fjalë për 48 milje rrugë që u ndërtuan për një kosto prej 1.3 miliardë dollarësh, afërsisht 25 milionë dollarë për çdo milje.(vijon artikulli)

        i grabiti dhe Lul Basha (ato qe jane pas tij…MR & COMPANY) dhe nja 300 miljon dollare te tjera dhe ne vend te ishte prapa hekurave Lu-te dhe Arvizute e shpallen yll ne ngjitje….

        pra 700 miljon dollare…prandaj ikin njerzit…

  34. Votren says:

    Ndoshta me i miri dhe me i sakti shkrim qe kam lexuar nga ty!

  35. Nexhmedin Spahiu says:

    Nese Kosova do t’ishte shtet serioz, atehere dy shqiptaret e pare qe do te duhej t’i dekoronte jane Pandeli Majko e Mero Baze. Mero Baze nje kohe ka perkrahur Berishen e me pas ka kundershtuar Berishen, qasje kjo normale ne politiken e brendshme, por ndaj Kosoves, Mero ka pasur gjithnje qasjen e duhur, me te miren e mundshme: si gjate luftes, si pas luftes si tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje