Si mund të ndalet një fitore e madhe, e panevojshme?

20 Prill 2015, 20:51Editorial TEMA
Si mund të ndalet një fitore e madhe, e panevojshme?

Nga Mero Baze

 

Mënyra sesi opozita hyri thuajse duke u tërhequr zvarrë në zgjedhjet vendore dhe sidomos vendimet e pasigurta të Bashës për një koalicion solid dhe kandidatura të përbashkëta, kanë rritur në opinion dëshpërimin se opozita mund të dalë e humbur nga zgjedhjet. Por, më shumë sesa kjo, për shumëkënd është dëshpërues fakti që shumica mund të rikonfirmohet shumë fortë, pa e merituar atë.

Ky është një problem serioz, i cili deformon në thelb demokracinë dhe zvogëlon shanset për korrigjimet e duhura.

Së pari, dobësia e opozitës për të qenë e qartë ndaj ndarjes administrative qysh në fillim, refuzimi i saj për të mos marrë pjesë në reformën territoriale, deklaratat e saj patetike, se kurrë nuk do të hyjë në zgjedhje etj si këto, rritën pritshmërinë, që ajo nuk do ta njihte këtë proces. Por, në fund ajo jo vetëm që njohu procesin, por hyri aty fare pa u përgatitur, me kandidatura që akoma nuk i ka vendosur. Kjo natyrisht që është dëshpëruese për shumë mbështetës të saj dhe një privilegj i pamerituar për shumicën.

Së dyti, Basha dështoi në ndërtimin e një koalicioni serioz me partnerët e 23 Qershorit, duke u ndarë me ata për arsye aspak parimore, por thjesht për çështje emrash, të cilët nuk i shkojnë për shtat Klanit të Berishës. Në këtë mënyrë, ajo humbi aleatët e saj parlamentarë dhe lokalë, duke qenë më e vetmuar se kurrë qysh nga viti 1997. Kjo ka bërë nga ana tjetër, që shumica të fryjë një koalicion gjigand, me parti reale dhe informale, me individë të fortë dhe qesharakë, me komunistë e të persekutuar, me ish- pronarë dhe kooperativistë, me gjithçka që ka gjetur rrugëve ku i ka lënë opozita.

Ky koalicion i stërmadh, edhe pse nuk është se mund të përsërisë vetveten në vota, është një rrjet që frenon rrjedhjen e votave normale nga konsumimi i qeverisë dhe bën që të mos duket sesi e vlerësojnë realisht shqiptarët qeverisjen e deritanishme, pasi sasia e votave mekanike, mbyt votën politike pro ose kundër saj.

Së treti, kauza më e fortë politike, ajo e dekriminalizimit që PD-së duket se i doli rrugës rastësisht, u varros në këto zgjedhje më shumë nga PD-ja, duke futur në garë kandidatë që janë në hetim, që janë të dënuar dhe që kanë disa procese penale. Përveç Mziut, që shkëlqen me dënimin e tij dy vjet burg ditën që u prezantua, Grida Duma në Durrës është person i dënuar për mashtrim dhe ka së paku dy procese hetimi nga prokuroria, ndërkohë që është në garë. Nuk po flas pastaj për nja katër kandidatë të bashkive të vogla, që ose janë në kërkim, ose në proces gjykimi.

Edhe ky detaj, e bën dëshpëruese situatën për opozitën dhe rrit rrezikun që shumica të bëhet arrogante dhe fituese edhe atje ku nuk e meriton.

Situata të tilla nuk janë të shëndetëshme për demokracinë dhe prodhojnë një fitore false të shumicës. Situata e tanishme më ngjan me situatën e zgjedhjeve të tetorit të vitit 1996, kur Berisha humbi vetëm 6 bashki, por që nuk i duheshin më për asgjë, pasi i ktheheshin në barrë pushteti. Dhe atëherë mbaj mend se më shumë të dëshpëruar ishin kritikët e Berishës në PD, që opozita nuk po ringjallej, sesa vet opozitarët. Në këtë kontekst dhe shpërthimi i Blushit ndaj superpushtetit të Ramës, është logjik. Si shumë të tjerë kritikë me Ramën, ai është nervoz nga një fitore e re, e pamerituar e Ramës dhe Rilindjes në këto zgjedhje. Fitore, që nuk reflekton mbështetjen reale që duhet të ketë shumica, sikur të kishim një opozitë normale. Për këtë ai përpiqet të bindë mbështetësit e PS-së se ata që po fitojnë me votat e tyre, nuk janë socialistët, por një grusht njerëzish në krye të tyre. Nëse Blushi është njeri që dëgjohet në PS dhe ka mbështetës, kjo do të shihet sesa vota socialistësh do mund t’i heqë Ramës në këto zgjedhje. Por, ashtu si opozita jashtë PS-së dhe ai brenda, ka problem faktin që janë më shumë patetikë, sesa politikë, dhe nuk kanë asnjë betejë të tyren, për të cilën të votohen ose të injorohen.

Një fitore e madhe e shumicës në këto zgjedhje, është vërtet një problem që nuk reflekton meritat e shumicës, por dobësitë e opozitës brenda dhe jashtë saj. Dhe detyra e opozitës dhe opozitarëve të Ramës nuk është vetëm të bëjnë hartime të dëshpëruara, por dhe ndonjë hap që ngjall shpresë, se dinë ta ndalin atë.

41 komente në “Si mund të ndalet një fitore e madhe, e panevojshme?”

  1. lulzullap bin bela al bashar says:

    Sala ska fituar kurre.
    Populli e urren

    1. Skypion says:

      Nje fryme e qelbet po endet neper Shqiperi.
      Rama dhe Meta,Bamiri dhe Shpetimi,Nardi dhe Frroku,socialiste e protofashiste,te majte e te “djathte”,komuniste dhe te persekutuar,mashtrues,zuzare,hajdute,te korruptuar,kriminele,mafioze,trafikante,grabites,vrases te gjithe jane bere bashke per t’i bere luften e “shenjte” Opozites!
      Kurre me pare,ne historine e ketij cerekshekulli demokraci,nuk eshte pare nje koalicion kaq i gjere llumrash e qelbesirash gjithfaresh!
      Kurre me pare,ne historine e demokracise,nuk eshte pare nje grumbullim kaq i madh plehrash ne nje vend te vetem!
      Koalicioni i Madh i Qelbesirave,eshte kthyer ne nje impiant gjigand Riciklimi te te gjithe mbetjeve dhe plehrave politike te Shqiperise.
      I gjithe ky tubim qelbesirash ka nje synim: te asgjesoje opoziten!Te asgjesoje te vetmen opozite politike qe ka Shqiperia.Te asgjesoje opoziten demokrate.Por,ky eshte vetem njeri aspekt i kesaj cudie shqiptare.
      Nuk ka ndodhur kurre me pare keto 25 vjet,qe nje maxhorance edhe pse ne nje epersi shume te madhe numrash,te jete kaq ne ankth ne perballje me opoziten,sa te grumbulloje te gjithe c’mundet nga plehrat dhe felliqesite ne kanalet dhe gjirizet e politikes shqiptare.Kjo shpjegohet me friken qe ka kapluar keta qenefhane politike,dhe ky eshte aspekti i dyte i ketij fenomeni.
      Koalicioni Gjigand i Qelbesirave,ne fakt,eshte shprehje konkrete e frikes se madhe prej humbjes se mbeshtetjes ne popull.
      Opozita e paster demokrate perballe maxhorances se ndyre socialiste .
      Nje opozite e hajthme,perballe nje maxhorance te fryre si derr nga qelbesirat qe gelltit nga te mundet gjirizeve.
      Davidi perballe Goliathit.
      Forca e Qelbesirave qendron tek aleanca e gjere e tyre,tek numri i madh i tyre.
      Forca e opozites demokrate,tek nje popull i tere qe po shfrytezohet,vidhet e plackitet pashpirtesisht nga qelbesirat ne pushtet.
      Shqiptaret do ia japin voten opozites,kjo eshte e sigurte.
      Qelbesirat do te mundohen ta devijojne ate me sa te munden.
      Ne te dy rastet,opozita eshte e fituar.Edhe nese qelbesirat do ta blejne,vjedhin,grabisin voten,opozita prapeseprape eshte e fituar,sepse ky do te ishte fundi i tmerrshem per qelbesirat.Po preken voten ,kane prekur fundin e tyre te pashamngshem.

      1. Bureto says:

        E vetmja here qe jam dakord me Scypionin! Dakord, shume ‘qelbesira’ jane grumbulluar prane ‘qelbesires’ se madhe PS-LSI dhe me te spikaturit jane: Shpetim Idrizi dhe Nard Noka. Deri ketu dakord. Por, Idrizi duke qene i PS, nuk u be ‘qelbesirë’, kur si i tille, iu bashkengjit PD sa fitoi si deputet i listes se saj? Po Nard Noka, që me kë nuk ka “shkuar”, dhe per kete nuk ia vlen te flitet, por ama dhe ky ka qene minister i qeverise Berisha dhe deputet i listes se saj. Atehere, a nuk ishin te dy keta me siper ‘qelbesira’ dhe pak me pare? Ja pra, qe ky eshte morali i politikes shqiptare dhe te tilla akrobacira i kemi pare sot e 23 vjet demokrature. Aq ere te keqe ka kjo politike sa edhe ‘qelbesiren’ H.Milloshi e pranoi PD ne aleance ne vitin 2011 kur Basha konkuronte per bashkine e Tiranes dhe ‘fitoi’ edhe me afro 1300 votat e tij. Por mos pergojojme te vdekurin, se eshte gjynah. A nuk ishte ‘kryeqelbesira’ Meta, ai qe ia dha realisht fitoren Bashes, sepse pa të diferenca me Ramen nuk do ishte vetem 10 vota, gje qe e beri te lehte manipulimin alla “Ristan” dhe “Sashenka”, duke permbysur rezultatin ne favotr te Bashes. A,a…me falni por, mesa duket, ka dy lloj ‘qelbesirash’ keta qenushet e vegjel, dhe vetem keta duhen urryer, dhe ata “të medhenjte” si PS dhe PD, te cilat jane mesuar qe duke u afruar kocka te pareve te sigurojne fitoren e tyre, pavaresisht se ne te dy rastet ajo mbetet fitore e ‘qelbesirave’. Keshtu pra Scypion jane gjerat dhe kot mundohesh, te lash m… me sh…Keshtu vetem se e perlyen edhe me shume veten, duke sherbyer edhe ti si nje ‘qelbesire’.

      2. abcdef says:

        Zoti Skipion! A mundeni zoteri t’me qartesoni, se c’fare lloj detergjenti ka perdorur PD, per ti pastruar qelbesirat kur i eshte dashur qe te vetetijne nga pastertia dhe cila eshte arsyeja qe kete radhe nuk mori masa higjenike per pastrimin e tyre? Se ata, duke mos siguruar sherbimin dezinfektues te PD, shkuan dhe rane ne preherin e PS, e cila i lan me sapun Rrogozhine, duke bere me kete rast te perhapin nje ere te rende qelbesirlleku,qe aman o Zot, te cpon hundet.

      3. Korabi says:

        Mire e ke thene Artan Hoxha, shume qelbesira bashke, vetem ti dhe Saliu mungoni ne kete koalicion.

      4. @skypion says:

        Ti je qelbesira me e madhe e ketij forumi.
        Po dyshoj tek redaksia e Temes se pse i jep kaq shume hapesire ketij m..i.
        Kush ka komente te gjata le te dale haptazi me opinione te pavarura.

    2. juji says:

      Erion Veliaj nuk duhet te fitoje. Do jete gabimi me i madh. Eshte nje person qe do transformohet si META. Sepse do ngeli tere jeten ne politike. sepse ska profesion, nuk ka ku te kthehet. Halimi eshte mjek, edhe po su be kryetar kthehet tek mjeksia, ka nje destiacion. Erion veliaj do jete si meta tere jeten Politikan. Keta lloj njerezish duhet te shporren nga politika. Jane njesoj si berisha.

    3. xheJ eN Bi says:

      Skypion Berisha —

      Shume i revoltuar je , perse ???
      E di mire ç’do te thote RICIKLIM se kunati i marionetes tende e ka profesion ,
      E di ç;me kujtoje ky riciklimi qe lakon ne shkrimin tend .E krahasoje riciklimin politik me riciklimine kunatit . Per sa kohe mbeturinat i mblidhnin romet nuk benin per riciklim, duhej kunati qe mbeturinat ti riciklonte, vetem kunati. Edhe ” mbeturinat politike” si Bamiri , Shpetimi , Nardi , Frroku e komuniste per sa kohe jane me PD-en nuk jane qelbesira ,per sa kohe ato vene ne duart e “romeve” te Rilindjes ato qelben dhe duhet te ” riciklohen ”

      Sali , te ka zene paniku dhe me shume se Rama po te lufton me armete tua, kjo te tmeron me shume .

      Ne nje koment te shkrimi i Blushit me komentuesin Gregor ,kishte te drejt qe theksonte se gjithe kasta e vjeter e politikes duhet te zhduket nga politika qe shqiptaret te marin fryme lirisht.

      Vullnetarisht nuk e beni ,prandaj falemi te ZOTI qe te na ndihmoje .

  2. sportdashes says:

    Mero e krahason kete situate me fitoren e PD-se ne tetorin e vitit 1996, kur PD-ja humbi vetem 6 bashki qe nuk i duheshin.

    Por shqiptaret e kujtojne mire se çfar ndodhi pas kesaj ne 97 dhe 98, kur Berisha humbi me kuç dhe me maç.

    Mos valle kjo supermaxhorance po riskon, sikurse PD-ja gati 20 vite me pare?

  3. Realist says:

    Pjesmarja ne keto zgjedhje do jete shume e ulet dhe per kete arsye Nuk do Te ndodhe kjo Qe thua ti.

  4. rilindasi i vdekur says:

    o Mero, na ke hap lufte neve socialisteve me kto editoriale te jesh i bindur per kte! me kto gjena qe thu vota ime eshte 100% kunder rilindjes!

  5. Biku says:

    Z.Mero, jeni i pa qarte ne kete shkrim.
    Koalicioni i majte eshte ne te drejten e vet te beje koalicione me ke te doje dhe per mendimin tim nga ana e Rames nuk shoh perpjekje te etheshme per te bere nje koalicion stermadh dhe askush nuk mund te thote se jane perdorur forma antidemokratike ne krijimin e ketij koalicioni.
    Eshte merite e Rama-Meta qe ky koalicion po sjell gjithnje e me shume nje fryme te re ne berjen e fushates, gje te cilen Basha po e ben ndryshe dhe me siguri do i thelloje edhe me tej humbjen.

    Natyrisht pergjegjesite e Bashes jane te medha per aresyet qe ju i rreshtoni me siper.
    Por thelbi i te gjith tkurrjes se PD-se eshte ajo qe nuk e permend tashme askush, eshte mungesa dhe bishtnimi qe i beri Basha analizes reale dhe te thelle te humbjes katastrofike qe pesoi PD me 23 qershor.Ne e prisnim nje gje te tille.

    Mos e shihni si ndonje fatkeqesi Zoti Mero qe e majta do fitoje pjesen me te madhe te bashkive. Ndoshta eshte nje rast i mire qe te zvoglohet konflikti pushtet qendror me pushtet lokal, ka shume mundesi qe te evitohen humbje te medha energjish nga konfliktet e mepareshme kur pushtetin qendror e dominonte njera parti dhe ate lokalin partia tjeter.

    Se fundmi, per aresyet qe thame me siper, nje humbje e thelle e Bashes, ndoshta i vlen per te nxjerre mesime dhe per te dale nga rrethi vicioz ku ai me dashje eshte futur qe prej 2 vitesh.

    Njerezit tanime jane bindur ne humneren ku kishte rene Shqiperia dhe me gjith veshtiresite e medha, me gjith shterngimin e rripit, njerezit jane optimist dhe vleresojne faktin qe Rama kerkon te bej shtet me cdo cmim.

  6. LEO england says:

    Ky Ben mavria nuk eshte per asgje haleja, aman ik e lere te shkruaj ndonje liber po nuk eshte ai per pune qe duan BYTHE o Mero.
    Ky mendon se shteti drejtohet me librat e tij!!!!! Ik o Ben ke pijedashesi Nano e rrio rehat me Joanen, beji ndonje poezi se ato te tjerat i takojn Edit te gjate, jo per gje po atij ja kane pare te gjityha tani.

  7. nina says:

    PSE je I siguurte se futon Rama. Une kam votuar kunder berishes. Tani e ka radhen Rama me meten to bashkohen me nanon e berishen. Me nardin e ka vulosur se eshte frikacak edushi. Analiza jote mero nuk qendron jemi larg realitetit je fiksuar me berishen . PS fiton vetem me leke e po futi duart ne kuti kete here. Vamos a Cuba mes Nardos agjensias Vauos de Dejas Shkodras

  8. kushtrimi says:

    pranimi per hyrje ne zgjedhje eshte presion i te huajve.e para.
    e dyta basha e din qe do humbi zgjedhjet por fajin do ja lere pastaj
    reformes territoriale kinse favorizoi mazhorancen. cudia eshte qe
    prap disa dele e besojne kete dhe ndjekin pas qobanin e tyre.

  9. Michael says:

    Rilindja e Sudes & Xgaferit & co me 99 % TE shqiptareve para kutite per Te votuar ???
    Thjesht ne 96 kishin hallin e pareve tani hallin e Kkkkkokedhimave !

  10. teli says:

    po po i rrahet krahet tere kohes ju qe cdo gje e ben mire cdo bej blushi vetem..brenda se pjerdh njeri se ps eshte bere si pd..po te iki i thone trdadhetar..dhe kur kritikon i thone i shitur..thjeshte duhet thene qe ne na pelqen uni,na pelqen lideri i fort me nje ego te shfrenuar…dhe per te mira dhe gezime..dhe zoti mero,pavarsisht se blushi eshte nder te paket qe ngre zerin,merret me blushin jo me ato qe thote blushi,vet se kam degj meron ti bej ndonje kritik rames sado qe ka vende boll per kritika

  11. 21 qershori says:

    Nje gje s’e marr vesh. Tema dhe Dita kishin plot kritika per qeverisjen disa muaj me pare, dhe kete mund ta verifikoni vete ne google.
    Po cfare ndodhi valle? U zgjidhen keto probleme te qeverisjes, apo modeli i gazetarise Henri Cili triumfoi edhe mbi keto gazeta?

  12. Qari says:

    O Mero
    PD ka me pas suksesin qe kishe PS ne 23 qeshor ( para dy vjetesh ) . Jo se eshte mire PD , po nga puna shume e keqe e Rames . Do jete i njejti skenar qe ndodhi ne zgjedhjet e fundit , qe Sales ju mbushen sheshet , po nje mut fitoj . Dhe Edit mire do i thojne , ne fune nje Mut te madh do mari .
    Erit pse si shkoj ne dasem , kurse tani e kandidon per bashki ? Ca kuptimi ka kjo ?

  13. Gerti says:

    Ja sa te bejne hapit opozitaret, se Mero eshte gati ti mbeshtese, apo jo? Leri mer keto diversione kalamajsh.

  14. albanian eagle says:

    Mero ke percaktuar fare qarte fatin dhe pasojay qe keto zgjedhje do kene NE Te ardhmen e vendit.Vertet Rama I ka shtuar vagonat NE trenin pozitar POR,ska lokomotive qe I terheq..

  15. lili says:

    Mero mendon se vertet shqiptaret do dalin ne zgedhje ku cdo gje eshte maskarade:nga lista e koalicionit,tek kandidatet?
    Shqiptaret mero po votojne me kembet e tyre,po ikin nga mireqenia made in albania!

  16. Kolonjari says:

    Vazhdon te merret me opoziten sh.Mere.Ka 2 vjet qe ne pushtet eshte Koalicioni I Qelbesirave qe solli varferine e mjerimin ,qe solli Eksodet perseri ky vazhdon I bie ne nje vrime; .

    1. N/A says:

      Fjalia me e gabuar qe kam lexuar ne kete gazete eshte ajo qe thote Mero :
      “Shperthimi i Blushit kunder supershtetit Rame eshte logjik ??”
      Gafa e pare eshte qe shteti i berishes eshte me i forte se i rames qe nga president,shik,gjykata,prokurori e deri te banka shqiptare dhe ajo e Santos (nuk e them kot kete te fundit)

      Gafa e dyte eshte se Bushi nuk po “shperthen” por po transmeton pordhet e Fatos Nanos dhe po shendrohet ne nje Kastriot islami.
      Per fatin tone te keq, per paaftesine dhe indiferencen e ketij populli te ketij vendi per t’i treguar vendin, pra koshin e plehrave, apo gropen e halese kesaj politike pa shtylle kurrizore, kesaj politike-kerrmill, dhe politikaneve te saj kermij te kthyer ne shushunja, sharlatanizmi politike dhe sharlatanet politik jane perhapur si fare e hashashit ose kanabisit qe duan te cilesojne te tjeret, dhe po mundohen te trullosin deri ne dehje te plote kete popull qe eshte kthyer ne nje tufe delesh per fajin e vet.

      Qe Edi Rama eshte aksidentalisht ne ate pozicion si kreu i te majtes shqiptare, kjo tashme eshte e qarte si drrita e diellit.
      Qe ai erdhi ne krye te se majtes shqiptare, jo per shkak te vlerave qe mbart, jo se ka ndjesine e njeriut te majte, jo se repsekton dhe mbron vlerat e te majtes, jo se e ha merakun per ate çka perfaqeson e majta, pra shtresat e gjera te popullit te varfer dhge shtresat e mesme te tij;
      por per shkak te pazareve katoviciane, per shkak te “xhentelmenlleqeve” te tavolines se sarahosheve te tipit te Nanos, per shkak te çoroditjes politike dhe frikes se ishkomunisteve dhe perfaqesuesve te ish partise se punes se ne lojen politike me perfaqesuesin me te zi te politikes shqiptare, antishqiptarin Sali Berisha, mund te humbnin pushtetin ekonomik dhe politik te tyre dhe femijeve te tyre.
      Edi Rama erdhi ne krye te forces me te madhe te majte shqiptare edhe duke vene ne krye te luftes se tij hileqare, ate çka kishte perbuzur me shume, ate çka nuk kishte kursyer lumin e shpifjeve, llumit, baltes dhe urrejtjes, biogradfine e tij , te familjes dhe te afermeve.
      Pra qe Edi Rama eshte nje perfaqesues i te djathtes qe ka hedhur persiper mantelin e te majtes per te maskuar veprimet dhe qellimet e tij, nuk ka qene enevojshme as dhe nje mandat i plote qeverises ne krye te te majteve per te cilet votoi populli, kjo edhe per me fanatikun, nuk besoj se mund te haje shume diskutim.

      Por nje diversion te tille te turpshem, deri ne maskarade, per te krijuar nje terren perçarje dhe kapitullimi pa kushte te se majtes, per shkak te lidershipit te saj, siç po bene ky fare shkrimtari qe frymezohet dhe shkruan ne tavolinat e parlamentit shqiptar, ky liliput politik me mandat deputeti te perfituar me akrobaci mashtruesish te rendomte, do ta ksihin zili dhe kundershtaret me te zellshem te se majtes, qe vetquhen te djathte por qe jane ne gjitheqenien e tyre perfaqesuesit e ekstremeve te llumit politik shqiptar, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe gjithe lakejte qe i ndjekin nga pas.
      Ben Blushi eshte nje karierist deshtak, sepse kerkon te perfitoje duke kopjuar levizjet politike te politikaneve te nje vendi qe nuk kane kurrfare lidhje me politiken dhe sharlatanet e politikes shqiptare.

  17. Alphade says:

    Nga halli se mos vjen prap ne pushtet xhahili i Vicidolit,populli do te
    votoje per te majtet dhe jo se te majtet kane ndonje merite te vecante,
    perkundrazi kane nje qerre me gabime qe nuk i numuron dot …!!!
    Po ato tangat e K/ministrit cfare ishin per ate zot ?!!! O tempora, O
    Mores !!! Quo Vadis ???

  18. joel shkodra says:

    Z. Mero po “qan” demokracine dhe i “vjen keq” se e majta do te fitoje thelle.

  19. NORA says:

    Do mbushur autobuzi,anija ,treni AQ SA MBAN ,JO SA TA FUNDOSIN!

  20. temujin says:

    Thone te mocmit e fshatit qe kur hypen ne maje te fikut per te mbledhur kokrra duhet te hedhesh me shume poshte se sa te hash se te merr gjumi (prej sheqerit)dhe bie e thyen koken ose te ndenjurat dhe kushedi kur te bjen siraja me hyp prap (ndoshta ze shtratin pergjithmone)…kur zbret pastaj ha sa te duash fiqte qe ke hedhur poshte…

    1. SHQIPTAR says:

      Koment shume i bukur!

  21. elita says:

    Komplimenta Skypion.

  22. milo says:

    do apo nuk do ti mero opozita do te fitoje shumicen ne keto zgjedhje.

    ketu do te jemi dhe do ta shikojme

  23. astrit says:

    Pse fitorja e pozites qenka e pamerituar? Faji i saj eshte se PD drejtohet akoma nga Sali Berisha. Pse qeveria qenka e konsumuar per nje vit e gjysem? Pse ka bere refortma, ka pastruar vendin nga droga, ndertimet pa leje, po rikuperon sistemin energjitik te falimentuar, po lan borxhet qe la Saliu, etj, etj.Neqoftese nuk ke cfare te shkruajsh tjeter o Mero, lere fare, mbylle edhe gazeten po deshe se s’po na behet vone shume.

  24. shkrim diversionist alla mero baze, nje pyetje do te beja une per meron,nese ed rama me meten jane kaq te forte pse dreqin duhej te futeshin ne koalicion gjithe plerat e kesaj bote?socialistet real ju siguroj se do ta abstenojne kete koalicion pa pike morali…

  25. al paci says:

    Mero xhani populli eshte i zhgnjyer nga rilindja dhe Rama. Po kjo nuk do te thot se do te votojn berishen dhe bashen se ata i kishim i provuam kaq vite. Me berishen dhe bashen duhet te merret historia jan karte e djegur nuk i beson me njeri. Si do te jet dhe me rilindjen mbas ca viteve po vazhdoj keshtu. Populi nuk duhet te kthejn me koken mbrapa te keto parti pd ps apo lsi.

  26. NAN MYZEQARI says:

    OPOZITA te heqi dore nga politika e rruges, te lejoj demokracin brenda partise, te afroje alternativa,jame shume dakorte me analizen

  27. emigranti says:

    O skypjon apo cfar dreqi quhesh, Ti po te jesh realist dhe i sinqerte shkruan hapur kush jedhe cfar mendon perrealitetinpolitik shqipetar. Kur fshihesh tregon qe je njemi gjirizesh dhe asgje tjeter. Sa i takon faktit se cfar koalicione nderton Edi Rama eshte e drejta dhe detyra e tije. Se kush eshte Pd dhe Saliu pervec teje dhe ndonje te semuri mendor tjeter te gjithe e dine. Por ty te vjen keq jo per Sali Serbin e PD por ndoshta per privilegjet qe te kane humbur o te humte vula perfundimisht.Cfar kerkon ti mor mut bir muti qe akoma te livadhise Sali serbi me kompanine hajdute te kelysherise uleritese , besprere antishqipetare qe e ka demostruar ne cdo hap te veprimtarise se vete antishqiptare? Ti ke te drejrte mor skizofren se ata ende jane te lire fale prokuroreve e gjykatesve te korruptuar qe jo vetem nuk munden por as duan te meren me kelyshe qene te tipri Sali se e dine mire se po filloi orteku i drejtesise do timare te gjithe perpara Salserb e me radhe.Por filozofia eshte e thjeshte hajduti mbron hajdutin deri sate mundet dhe kur te filloi seriozisht te yflase ligji do te filloishitja e hajduterve dhe do te dale dicke e dobishme ne drite. Per sa i perket zgjedhjeve mor zgjebarak Saliu historikisht nuk ka bere zgjedhje te drejta dhe natyrisht kurre nuk ka fituar . Skopo ti e di mire se zgjedhje te drejta bejne vetem ata qe e respwektojne demokracine ndersa salizeza i ka sherbyer vetem serbeve qe nga Fazllicet deri tek vete Milloshevici …Ti e di mire pornuk mund ta pranosh. Per sai takon zhvillimit ekonomik te vendit klika serbe e Saliut ka dash dhe do qe Shqiperia jone kurre te mos zhvillohet por te jete peng e prapambetjes dhe e varferise se vetem keshtu problemet nacionale mbeten te pazgjidhurasic i kaneinteresuar Serbise dhe spiuneve te saje ne krye te shtetit shqipetar.Une vetem se nuk mund te kuptoi si e lejon vete shoqeria shqiptare sundimin salist ende. Por shpresoi se shume shpejte do te vije dita e shumepritur dhe shqipetaret te clirohen perfundimisht nga klikat sunduese qe punojne per sebet, greket e cilindo tjeter .Rrofte Shqiperia !

  28. sokol says:

    Mero e kapen Sokol Pallen.

  29. kaqi i zi antikomunist says:

    Vota eshte provimi final ,dhe vleresimi qe e majta e ka fituar perhere ne 24 vite shkerdhatodemokraci.Opozita aktuale eshte munduar ne cdo pale zgjedhje te mashtroje ,vjedhe ,tjetersoje zhbeje vullnetin e lire te fitores te se majtes.Pyetja eshte ,a i ka bere me mire shqiptaret qeverisja 24 vjecare berisha nano ,apo i ka derrmuar ne kocke duke zhbere djersen 45 vjecare ,e cila mjaftonte per te punesuar 4 milione shqiptare?Pergjigjen e jep vota.

  30. SHQIPTAR says:

    Z.Mero falemnderit per kete editorial! Sikur ta dinit sa na mungon kjo natyre editoriali. Jeni i vetmi qe mund te shkruani ne kete menyre Z.Mero, askush nuk e ben dot: as Lubonja, as Bushati, as Fejvziu, as Minxhozi, as Stefani, as Zogaj, as Bedriu, as Nazarko. Jeni i vetmi, si ujet e paket, e sa me i paket aq me i thate na behet fyti ne elektoratit. Ju sot keni ne dore te vendosni nese demokracise i sherben nje elektorat me fytin e thare apo jo. Po po, ky eshte fakt.

    Do kisha preferuar, qe skema juaj analizuese “koncentrati ne fund”, te ishte disi me harmonike me titullin e editorialit. Ky editorial trajton nje ceshtje me spec, qe nuk ka te beje me rutinen e percarjes se PDs, por me percarjen e PSs, ndaj koncentrati kesaj here mendoj qe duhet te ishte pak me ndryshe. Kujdestari qe i jep shuplake te gjithe paleve per te neutralizuar problemin, eshte nje formule Makiaveliste qe shpesh nuk funksionon sepse barazpeshon nje ceshtje qe nuk ka barazpeshe. Barazpeshimi irreal, perben mekat thote Dante.

    Qartesisht, nevojen per kete teme editoriali e solli pakenaqesia e senatoreve te PSs ndaj zgjedhjes se kandidatit per bashkine e Tiranes. Dokle leshoi nje batute domethenese ndaj Lames, te cilit i hanin duart, por jo menderja. Serveti shtroi deklaraten e tij, sesi elektorati i majte perdor antikorpet per te ruajtur imunitetin e vet ne momente kritike. Nderkohe Blushi i kishte filluar qendrimet, duke treguar pakenaqesi nga mos-konsiderimi qe po i behej. Ajo qe duhet vleresuar tek Blushi, eshte fakti se mbajti qendrim para se kandidati te behej fakt i kryer, gje qe askush nuk e beri.

    Blushi shpesh grindet dhe behet i bezdisur ne situata te caktuara, por eshte fakt qe Blushi asnjehere nuk e sulmon Ramen, por vetem e kritikon. Te sulmosh eshte urrejtje, te kritikosh eshte dashuri. Ndoshta Blushi eshte i vetmi njeri qe e dashuron Ramen. Ata jane shume te ngjashem: dy figura te lexuara, artiste, me pasion letersine dhe dijen; mes te dyve Blushi tregon se di ta menaxhoje egon personale me mire, duke mos synuar shume.
    Mund te jete demagog? Demagogjia eshte strategjia e sigurte qe te sjell ne pushtet ne kete vend. Faktikisht dhe ironikisht brenda deklaratave demogogjike, sot qendrojne nevojat reale te vendit. Sa realizohen eshte ceshtje tjeter, por nese do te marresh vesh per cfare ka nevoje vendi, atehere degjo sec thone demagoget e talentuar.

    Patetik? Patetizmi eshte pasoje e pashmangshme e politikes se ketij vendi. Te besh plane se kush do jete trashengimtari i pushtetit tend pas 10 vjetesh nuk mund te jesh gje tjeter pervec se patetik. Sa me e madhe ego per pushtet, aq me i madh patetizmi, patetiket e tjere jane thjeshte pasoje e ego-absurdeve.

    Cdo forme lidershipi, per mua eshte si strukture zinxhir, ku cdo hallke luan rolin e vet. Dikush eshte i prere per te kryesuar betejen, dikush eshte i prere per te ndejtur ne krah e per te te asistuar me mendim. Blushi nuk eshte nje personazh per te qene ne krye te betejes, por per te dyten, dhe kjo e dyta po i cenohet me mos-begenisje.

    Kam mendimin se Rama, vleresohet nga elektorati i majte sepse ka ne krah figura si Leskaj, Majko, Klosi, Blushi, Xhafaj, Ruci, Brace. Keto figura plotesojne imazhin e zinxhirit te lidershipit te majte. Nese Rama do shkonte ne nje force tjeter politike, jam i sigurte qe Rama nuk do kishte te njejtin vleresim nga elektorati. Ne kete pike, roli i Rames ne parti duhet te ofroje gjithperfshirje te pakten brenda zinxhirit te vet te lidershipit. Ky zinxhir eshte pasuri e elektoratit te majte dhe jo e nje njeriu te vetem. Elektorati, ato 1 mln votat, lexuan hezitimin dhe vonesan per te shpallur emrin e kandidatit. Nga hezitimi u krijua ideja se mungonte vetbesimi per tja bere bam. Bashkia e Tiranes eshte sot ndoshta me e rendesishme se posti i Kryeministrit, sepse Tirana ka 1 mln votues, dhe nese qeveris mire Tiranen ke pushtetin qendror te sigurte, kete gje te pakten Rama e di mire, por edhe elektorati gjithashtu. Kishte vlere madhore ne kete moment, qe kandidati per Tiranen te ishte nje figure, qe sapo ti degjohej emri te te vinte ne mendje Fitorja, kjo edhe per te zbutur disi pakenaqesite. Elektorati eshte skeptik tashme, por jo vetem, edhe brenda PSse ka skepticizem, kete e tregon ashiqare kompleksi per te deklaruar “kandidati ka mbeshtetjen e senatoreve”. Ne keto kushte, nese synohet nje fitore ne Tirane dhe arrihet, fituesi nuk do gezoje kohezionin e hallkave te partise se tij duke prodhuar ngerce apo sulme nen rrogoze qe sado kujdestar i zoti te jesh nuk i mban dot nen kontroll. Nuk mund te marresh ne pune dike qe nuk e pelqen askush nga stafi ekzistues, thjeshte nuk funksionon.

    Pse Blushi shprehet pa doreza ne kete moment? Sepse Blushi pervec opinionit te heshtur te senatoreve, percepton opinionin votave te majta te Tiranes.

    Cfare perfaqeson kandidati per Tiranen, ne mendjen e elektoratit te saj?
    Aktivist i levizjes “Nano Ik” qe rezultoi “Berisha hajde”. Kjo levizje krijoi partine e saj qe ne zgjedhjet e 2005 do nxitonte per akuzuar Ramen per ca vota, qe pretendonte se ishin te sajat.
    Nano ishte lideri te cilin e mori ne qafe arroganca, por gjithashtu mundesoi prosperitet dhe vite te arta ekonomike. Ok, mbase ishin dhe te tjera kohera, gjithsesi Nano do te mbahet mend si nje lojtar qe dilte ne tribune dhe i bente pistil rivalet e tij ball per ball. Nano i dha mundesine Rames te drejtonte Min. e Kultures, te cilen Rama e drejtoi me shume sukses duke i shtuar shancet vetes per tu bere Bashkiak. Levizja “Nano ik”, vertete pasoi kushtet qe Rama te kishte mundesi te behej kryetar partie, por gjithashtu e mbajti te majten 8 vite te gjate ne opozite, duke e devastuar politikisht Ramen dhe duke varferuar se tepermi mundesite e tij politike pasi te vinte ne pushtet. Nje ferkim shpatullash, nje aleance nga halli, u katandis kokoshi nje thele. Dhe ja ku jemi sot: Rama ka pushtetitin por edhe nuk e ka.

    Ajo qe askush nuk e thote sot, madje e kompromenton edhe qendrimin e vete Blushit, eshte se e trajton kete ceshtje pushteti si PS, ne fakt ky pushtet eshte nje mazhorance.

    Si do mund te reagoje elektorati i majte ne keto kushte? Serveti e ka prekur disi kete pergjigje: do aktivizoje sistemin imunitar. Vota eshte e imja dhe fatin tim e vendos vete, pa qene nevoja tja jap dikujt qe ai te vendosi per fatin tim. Ti ose vidhe ose me ofro kandidatin qe ta marresh voten. Nese nuk me ofron kandidatin e duhur, atehere qartesisht nuk e deshiron voten time.

  31. 21 janari says:

    Nje nga te metat kryesore qe e karakterizojne zotin Mero ne artikujt e tij eshte dhe utopia qe ka se votimet do kryhen ne rregull dhe njerzit jane normale …

    *Keshtu ndodhi ne 2009 ku votimet u kryen pas masakres se gerdecit dhe te gjithe menduam se “miqte nderkombetare” do kryqzojne mobsterin berishe dhe populli (i mjere) do ja jepte voten opozites…Cfare ndodhi ??? komenti me tej eshte i tepert..jo vetem qe u vodhen votat me thase por nuk u pranua asnje lloj verifikimi dhe ato vota u dodhen ne lumin Erzen nga polic Erzeni.

    **Keshtu ndodhi ne 2011 ku votimet u kryen pas masakres se 21 JANARIT dhe te gjithe menduam se “miqte nderkombetare” do kryqzojne mobsterin berishe dhe populli (i mjere) do ja jepte voten opozites…Cfare ndodhi ??? deri dhe votat e Komunisteve dhe mijra “vota te gabuara” u numeruan nen garancine e nje mengeperveshuri qe te gjithe e quanin ambasdor por vetem i tille nuk ishte..

    ***Erdhi dhe 23 qershori 2013 qe te gjithe u gezuam ne fillim por sot duket se ishte nje tallje funebre “miqve nderkombetare” qe i dhane Rames SHKRETE vetem karriken e k/m pa asnje lloj pushteti tjeter.
    Kane kaluar pothuaj dy vjet nga atehere dhe mund te themi me plot gojen se 23 qershori sot ka marre fund qe kur pranoi Rama te barazonte nje shpulle te Strazimirit me gjakun e 21 janarit.

    Dy ngjarjet e fundit te pabesueshme:

    1-Injorimi nga gjykatat berishiane te nje byroje hetimi te Rames.

    2-Mbyllja pergjithmone e 21 janarit nga prokurori berishian LLalla

    tregojne se dinastia kriminale e Berishajve eshte me e forte se kurre dhe per kete nuk ka nevoje te themi se fuqia e tij qendron te “ato miqte nderkombetare” qe e prune ne pushtet me grushtin e shtetit te 2 prillit 1991 te cilet dihet kush jane, ku dhe ish roja e berishes Izet Haxhia i argumenton sakte.

    Prandaj zoti Mero mos u ngut, se te pakten duhet te kuptosh qe pas 22 marsit 1992 shqiperia eshte republike ambasadoriale dhe mender berisha nje kusling i tyre…biles dhe Edi Rama deri tani ka mbuluar te gjitha krimet e S.B dhe ka hapur vetem bunkaret e Enverit qe me thene te drejten…me keto qe po shohim do vije dita shpejt qe te filloje shenjterimi i tij…e meritonte ai popull..e meritonin ata tirane te parise tiranes pa harruar dhe disa xhambasadore qe diten pervishnin menget per Ramen kurse naten ulnin pantallonat me yllin ne ngjitje..

  32. keq eshte edhe varferia edhe emigrimi po nuk eshte si 97ta pa shtet pa polici ,paushtri pa gjykata ,paburgje .Nukeshte si 98ta, nuk eshte si otrantua, nuk eshte si gerdeci, nuk eshte si 21 jenari etj etj. A mund te krahasohen ? me duket se eshte nje arthmetik e thjesht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje