A bëri mirë Kisha Katolike që foli për zgjedhjet?

14 Prill 2015, 21:34Editorial TEMA
A bëri mirë Kisha Katolike që foli për zgjedhjet?

Nga Mero Baze

 

Kisha Katolike në Shqipëri ka dhënë këshilla publike për besimtarët e saj për fushatën zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve, duke krijuar një precedent të pazakontë publik të përfshirjes së feve në jetën politike. Reagimi ishte një thirrje tepër korrekte, që do ta kishte firmosur njësoj dhe ambasadori i OSBE-së dhe çdo diplomat ndërkombëtar, apo zyrtar i lartë shteti që merret me zgjedhjet.

Reagimi duket se pasoi një proces tejet të zhurmshëm publik prej gati një muaji, që po ndjek fatin e dy deputetëve katolikë të Veriut, Tom Doshi dhe Mark Frroku, të cilët tashmë janë nën një hetim penal deri sa të gjykohen.

Kisha duket qartë që ka porositur besimtarët të mos e marrin këtë si një luftë ndaj tyre, duke nënvizuar të bëhet kujdes që në lista të mos vihen njerëz me të shkuar kriminale.

Kisha ka goditur po ashtu fenonemin e blerjes së votes, që është pretenduar se është vërejtur në zonën e Pukës gjatë zgjedhjeve të shkuara, si dhe ka dënuar premtimin për vota bazuar mbi betimin mbi bibël, që po ashtu aplikohet në zona tradicionale të katolikëve në Veri.

Pra reagimi i Kishës është jo vetëm i paqortueshëm, por dhe shumë konstruktivë dhe për pjesën tjetër të shoqërisë jo katolike.

Ajo që duket si tabu është fakti se përse Kisha duhet të fusë hundët në zgjedhje?

Kjo pyetje do të kishte kuptim, nëse ne nuk do ta përdornim fenë në zgjedhje dhe nuk do të përdornim në shumë raste besimin fetar të kandidatit për të caktuar fatin e tij. Por në Shqipëri ka 20 e ca vjet që feja përdoret në zgjedhje. Ato që thotë reagimi i Kishës, betimi mbi Bibël e Kuran bëhet rëndom në zona jo urbane. Por jo vetëm atje. Dhe në zyrat e ndriçuara të selive në Tiranë kur diskutohet për kandidatë vlerësohet nëse ai është katolik mysliman apo ortodoks, në varësi të raporteve në zonë. Shumë herë njerëz të islamit radikal kanë dhënë mesazhe të qarta të “xhuman” para zgjedhjeve për t’i dhënë votën Berishës, e kështu me radhë.

Prapa krahëve ne të gjithë përdorim fenë në zgjedhje, edhe pse komunitetet fetare bëjnë sikur s’e kanë mendjen. Ato në të vërtetë, po ashtu përfshihen jo zyrtarisht në këtë histori.

Kjo është hera e parë që kemi një qëndrim publik të qartë, e cila më shumë sesa e përfshin Kishën në zgjedhje, e distancon atë, e mban larg dhe e vendos në një rol edukues për besimtarët e saj.

Është më mirë që besimtari ta dëgjojë nga Kisha se premtimi i votës duke vënë dorën mbi Bibël është poshtërim, sesa të heshtë dhe kjo praktikë të vazhdojë. Është më mirë të thotë se Mark Frroku dhe Tom Doshi mund të jenë heronj ose viktima, por në të dy rastet nuk kanë punë me Kishën vetëm pse janë katolikë, sesa të lejojnë alibira të luftës fetare. Është më mire të thotë mos rrini pa votuar për të ndryshuar jetën tuaj, sesa të lërë të besojnë se votat dhe mund t’ua vjedhin “se i shikon Ai lartë”.

Kisha Katolike meriton një përgëzim për qëndrimin e saj publik. Ai është i vetmi qëndrim që e mban vërtetë Kishën larg zgjedhjeve. Ai është një komunikim i drejtpërdrejt me besimtarët e vet, të cilët duhet të jenë të qartë çfarë është e Zotit dhe çfarë e tyre, tek e drejta për të votuar.

Myslimanët dhe Ortodoksët po ashtu duhet ta bëjnë të qartë publikisht qëndrimin e tyre për të shmangur instrumentalizimin fetar të votuesit. Kandidatët nuk kanë pse robtohen në Kisha dhe Xhami, për tu mbushur mendjen priftërinjëve dhe hoxhallarëve të flasin mirë për ta.

Kjo është ajo që mund të quhet ndërhyrje e fesë në zgjedhje. Qëndrimi publik edukues për votuesin besimtarë, është një respekt që Kisha tregon ndaj tij dhe një urdhëresë që ai të ndjehet i lirë nga Kisha apo xhamia para kutisë së votimit.

48 komente në “A bëri mirë Kisha Katolike që foli për zgjedhjet?”

  1. Tomorr Gjika says:

    O Mero je bërë si ndjesë pastë Arqile Bodi që për çdo temë e ke një analizë. Po ç’kisha e xhamia o derëbardhë! Në vend t’i nxitësh njerëzit t’i kthehen shkencës, leximit, muzikës dhe sporteve, po na lavdëron kishën dhe xhaminë. Unë propozoj që dhe Dom Sinjor Ahmet Kalasë t’i marrim mendimin për fenomenin e të bërit synet.

    1. POEZI PER ATDHEUN NGA SHNJTORI SHQIPTARVE PASHKO VASA says:

      O TOMORR PSE PO KOMENTON SI MORR

      O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
      Kush te ka qitë me krye n’hi?
      Ti ke pas kenë një zojë e randë,
      Burrat e dheut të thirrshin nanë.

      Ke pasë shumë t’mira e begati,
      Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
      Gja e vend shumë, ara e bashtina,
      Me armë të bardha, me pushkë ltina,
      Me burra trima, me gra të dlira;
      Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
      Kur kriste pushka si me shkrep moti,
      Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
      Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
      E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
      Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
      I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
      Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
      Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.

      Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
      Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
      Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
      E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.

      Si mal me borë, si fushë me lule
      Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
      E s’të ka mbetun as em’n as besë;
      Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
      Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
      Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
      Ca thone kam fè ca thonë kam din;
      Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
      Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
      Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
      Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
      Për me ju damun me ju vorfnue!

      Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
      Me ju turpnue me grue e motër,
      E për sa pare qi do t’fitoni,
      Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
      Baheni robt e njerit t’huej,
      Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
      Qani ju shpata e ju dyfeqe,
      Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
      Qani ju trima bashkë me ne,
      Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
      E s’i ka mbetun as bukë as mish,
      As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
      As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
      Por asht rrëxue e bamun trokë!

      Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
      M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
      Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
      Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
      Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
      Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
      Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
      Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
      Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
      Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
      Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
      Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
      Para se t’hupet kështu Shqypnia,
      Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!

      Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
      Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
      E mos shikoni kisha e xhamia:
      Feja e shqyptarit asht shqyptaria!

      1. Flamur_Vlore says:

        FAKT PREHISTORIK-FEJA E PARE E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA-

    2. Ndoc Pali says:

      Mero, keshtu e ke lexuar ti reagimin e kishes katolike, si musliman qe je. E ke lexuar gabim por ska gje, te falet, pasi nuk je i pagezuar, nuk ke marre krishtin ne zemen dhe e ke shum te lehte te besh aleance me cdo djall ne pushtet apo opozite… Une qe jam katolik, i pagezuar si Tom Doshi, dhe qe dime fare mire se cfare eshte burrnia, betimi dhe cfare vlere ka fjala, cfare drejtimi na jep ungjilli, e kam lexuar krejtesisht ndryshe mesazhin e kishes tone. Banda e inkriminuar e dinonsaurve te korrupsionit dhe te malavites, ILIR META, EDI RAMA dhe SALI BERISHA nuk duhen votuar KURRE ME!!! . Braktisini popull keta qelbesira qe kane futur kete fryme ne drejtimin e vendit tone. Mesazhi ishte i paster si gjaku i Krishtit dhe ska ndonje nevoje te deshifrohet nga ti.

      PS. Mendim per kete teme mund te japesh vetem nese fillon pune si zedhenes i kishes o MERO, por duke qene se lafsha e prere nuk ngjitet… ?

      1. Ilir Hoti says:

        Mos je i derguari i krishtit!!!!!!Jo mor zotni nuk ke shpatulla ,pa le..ma teper, qe te perfaqesosh kisha ,fe, a popullsi!!!1 Ti si cdo tjeter qytetare ke NJE VOTE!! Mendoj se nuk ke per te cuar peshe me te, por duhet respektuar>>>

    3. iliria says:

      me se fundi degjuam nje opinion te kishes katolike shqiptare ,jo vetem ka bere shume mire sepse jemi maxhorance kristiane autoktone-ilire-arbnore,por duhet me shume te jete prazente ne tema shoqerore-etike per te ndergjegjesuar shqiptaret se ka vertete shume nevoje sidomos per tema te nje rendesie e interesi kombetare.kush do te coje perpera identiteti shqiptare po te mos jemi ne ,me gjithe kete krim –pushtim qe po u behen trojeve shqiptare.rrofte krishterimi shqiptare –lavdi gjergj kastriotit

    4. I nderuari Mero Baze, jam Prof. Sotir Andoni (diplomuar ne Berlin ne shkencat politiko-juridike dhe deri ne pension 1988 Pedagog ne UT, e prej 1997 emigrant familjerisht ne Amerike si pasoje e Gjenocidit Berisha), qe te ndjek pothuaj cdo dite nepermjet Internetit, dhe te pergezoj per Opozitarizmin qe ben ndaj cdo krahu. Por here here e tepron (e kete duhet te ma marresh si keshille dashamirase te nje ish-pedagogu per me shume se 3-breza, qe kurre nuk u be pjese e radheve te PPSH dhe sigurimit te Shtetit edhe pse jo pak u godita deri edhe ne disa vite jashte Tiranes, ne nje nga fshatrat e Lushnjes mesues i thjeshte), si ne rastin e editorialit te sotem “A bëri mirë Kisha Katolike që foli për zgjedhjet?” . Meqense profesionalisht dhe me moshen qe kam sot mbi 80_tat me takon te shpjegoj thjeshte nje term qe eshte perdorur nga Kisha Katolike Shqiptare “QARKORE”, qe nuk eshte thjeshte lapsus drejteshkrimor apo gabim momenti. Qarkore eshte term qe pa asnje diskutim tjeter eshte i vlefshem vetem per materialet kofidenciale dhe propagandistike te rregjimeve Diktatoriale (Majtiste apo Djathtiste pa perjashtim) dhe komunikimeve te Sherbimeve Inteligjente, dhe asnjehere nuk perfshihet ne manualet apo dokumentet e Institucioneve te pavaruar sic eshte Feja, dhe as ne Institucionet e shtetit Demokratik. Pare me “pak LUPE” rresht pas rresht kete Qarkore te Kishes Katolike Shqiptare nen metodiken e shkencave politike dhe te drejtes juridike anglo-saksone dhe franko-gjermane, Kisha nuk ka asnje te drejte te beje Qarkore, sepse edhe ne raste Lufte nuk i lejohet, ngaqe vete ne doktrinen e saj Kisha (si Katolike dhe Orthodokse) e ka te ndaluar nderhyrjen ne ceshtjet Politike. Te perdoresh Qarkore per ti bere “apel” e pse jo te mos themi edhe “presion” publikut per ceshtjet qe i takojne instrumentave juridik te shtetit, gjykates, prokurorise, eshte nderhyrje me stil Bolshevik apo Spiunazhi (e thash me lart kush perdor termin Qarkore ne dokumentat qe perdorin). Feja ka rregullat e saja mbi te cilen duhet te ece dhe kurre nuk duhet te fuse hundet ne punet e shtetit dhe institucioneve te pavarura qe perbejne shtetin. Une jam plak afer te 90_tave sot dhe jetoj ne vendin “ndoshta” me Demokratik te Botes sot per sot, mijra milje larg atdheut tim Shqiperise, por lus Zotin qe kurre te mos vije dita qe Feja te komandoje Shtetin, se pastaj do perfundojme me keq se cfare nuk na shkon neper mend sot per sot.

  2. Shok veterran nga Smokthina legjendare says:

    Shoku Mero, ky qendrim na duket deviator… Ju po perkrahni kulaket e armiqte e pushtetit popullor, Saliun… Turp!

    1. Apach says:

      Ene hoxha jone i katunit Rraspërfunit na ka dhane keshilla te mira per zgjedhje, zgjedhjen lenja ne dore Allahut tha e mos u perzieni me qafira.

    2. Gopisti i NSHRAK-ut says:

      *
      S’duroj dot më, e gati sa s’po plas
      Ça mendje ka kryepeshkopi Anastas,
      Ça mendojn për gopin; Nardi Ndoka,
      Dervishi Mondi, Selim Muça e Paloka.
      *
      S’po duroj më dhe fare kot po rri
      As nuk më hahet, pihet, as po .i
      E një dilemë unë kam, që s’e zgjidh dot
      Po sikur gopit t’ja kem futur fare kot!
      *
      Ndihmë kërkoj: nga NATO, OKB-ja
      Ndihmë nga USAID-i, nga FP e LGBT-ja
      Nga vëllezërit Froku, nga dreqi e shejtani,
      E sidomos nga kryegopist Bujar Nishani.
      *


      P.S. Tani pritet reagimi i komunitetit mysliman, katolik etj … pa harruar Proud to be LGBT Albania!
      Sqarim Organizata FP = Futja Pordhës

      1. kaqi i zi antikomunist says:

        Bravo or mik ,ky ishte shkrimi me origjinal dhe realist.

      2. Shahisti Pichakar Bythamçeftas says:

        Meqe gopi ta ka zaptue trunin
        Dhe bota te duket e trishtueme
        Thuji nonjonit te ulet e te marre sapunin
        Sido qe ta kete te rrume a t’parrume

        Qe ta marresh vesh cfare mendon
        Anastasi i bekuar legjendar
        Edit, Endrit, Erjonit dhe kujt te mundesh tjeter
        Duhet tu tregosh se po ua var

        Megjithate, koha ka ardhe
        Me i thone gopit stop
        Me profesionin qe ke e venin ku ke punu
        Ala nuk qeke ngop?

        1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


          Ha ha ha ha,
          Thx!

          1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


            Hem shshist, se harrova!
            Nje burre i vjeter nga Permeti, qefli vere, me gjashte femije te rritur, thoshte shpesh:
            Ca beni o cuna me keto dashnore? Sa mbushet pusi me gjilpera aq mbushet edhe pithi me .ar!”
            Ndjese paste se ishte rob pozitiv dhe i qete.

            1. Shahisti Pichakar Bythamçeftas says:

              Hahaha, une e kisha nigju “aq sa mushet pusi me beshtyma”….

  3. Atreazerr says:

    Uroj dhe shpresoj qe ky shkrim , mos te ndeze nje lufte te ashper ndermjet praktikanteve te besimeve te ndryshme , tek ne .
    Sic eshte bere e ditur , ne qarkore , nuk shkruhej , qe votoni filanin apo fistekun ,votoni kandidatin katolik , mysliman ,ortodoks etj .Thjesht behej thirrje qe me vetdie te mos votohet ai/ajo kandidat , qe dihet qe ka nje te kaluar te lidhur me krimin dhe te mos blihet/shitet vota .
    Ka ndonje qe mund te keqinterpretoje kete thirrje ?!??????????
    A nuk eshte kjo thirrje , qe duhet te na e beje ndergjegjja jone ??Prindi yne ??Pse jo edhe kleriku yne (pavaresisht besimit)??
    Cfare i duhet kishes katolike ??
    Besimtaret e saj , do te udhehiqen nga keta kandidate ndaj ne duhet te bejme kujdes ne zgjedhjet tona .
    Shume here jemi lutur qe udheheqesit tane t te marrin vendime ne te mire te vendit tone .I bashkohem , thirrjes dhe urojj te mos jeme e vetme .
    Paqe dhe shpreseperShqiperine dhe Shqipetaret

  4. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Si gjithmon shkrun sakte dhe me profesionalizem o Mero trimi.

  5. ??? says:

    Tani qe foli edhe kisha jemi ne hall te madh.Po ndoqem keshillen e kishes,ne ketu ne Kamez do mbetemi pa kryetar bashkie.Jemi para nje dileme hamletiane:me o pa kryetar?Ta provojme nje here pa kryetar,mbase behet me mire.

  6. elira says:

    Agro9n HBoxhatekm komuniteti myslimani thoshte besimtarev qe te votojne perLul BAshen ne 2013

  7. Fjeraku says:

    Zoti Mero Baze…, priftinjet, oxhallar, dervishe…,nuk jane ne sherbim te ZOTIT por ishen dhe jane spiunet ata Jane te emeruar pershembull baba-mondi oficer i Enverit spiuni I deges…krye katoliku spiuni I emigracionit shoku I Pitarket…,apo kolonel Anastasi ahhhhh Mero djali Shqiperia eshte mbushur me spiun palo spiun….

  8. Tarasi says:

    Nuk me duket me vend qendrimi i Kishes Katolike, pasi eshte perfshirje direkte ne qendrimin politik te besimtareve.
    Per te kuptuar sa absurd eshte ky qendrim, le te marrim kahun e kundert.

    Pra, qe nje politikan te pohonte se muslimanet duhet te heqin kepucet ne xhami, ose qe prifti ortodoks te mbaje mjeker ???

  9. Roland Deda says:

    Feja dhe politika jane te ndara.Ne te gjitha demokracite feja respektohet, por nuk ftohet te nderhyje ne jeten politike thjesht se asaj i intereson jeta hyjnore dhe shpirterore e besimtareve dhe jo besimi tek idhujt e rreme politike. A beri mire kisha katolike qe foli per dekriminalizimin me rastin e zgjedhjeve? Personalisht mendoj qe beri gabim. Kemi 25 vjet ne demokraci dhe kemi pare pothuajse te gjitha besimet fetare ne Shqiperi kane mbajtur qendrim indiferent karshi aktiviteteve politike dhe gjithe zullumeve te politikes dhe politikaneve tane. Jo vetem kaq qe edhe mund te interpretohet si ndarje te shtetit me fene, por edhe me instrumentalizimin e fese nga politika. Nuk kane qene te pakta rastet kur institucione fetare “te pavarura” jane vene ne sherbim te politikes. Ato jane pare nga politikanet me mendesine komuniste qe feja duhet ti sherbeje politikes dhe disa nga kleriket tane kane ulur kokat dhe ne vend te bibles dhe kuranit kane hapur manifestet e liderve tane politike.Vete Berisha i ka injoruar ata dhe i ka sfiduar sic di ai dhe se vetem ai eshte Mesia ne kete vend dhe ata jane dishepujt e tij. Arroganca e ketij ateisti komunist asnjehere nuk eshte kritikuar nga fetaret tane, por eshte pranuar me perulesi dhe nenshtrim. Ne rastin konkret jane organet e shtetit dhe ligjet shqiptare ato qe evidentojne dhe perjashtojne nga gara te inkriminuarit e politikes ne zgjedhje.Feja ne misionin e saj te nderuar dhe fisnik te japi si ne te gjithe boten e civilizuar mesazhe paqeje dhe mirekuptimi qe besimtaret te manifestojne urtesi dhe kthjelltesi ne aktivitetet e tyre te perditshme qofshin keto dhe zgjedhje, lokale apo te pergjithshme.Dekriminalizimin nuk e ben dhe e udheheq feja , por ligjet dhe vullneti i nje populli te tere. Le te shohin seicili detyrat e tyre. I uroj te gjithe klerikeve shqiptare jete te gjate dhe perkushtim ne misionet e tyre hyjnore karshi besimtareve te tyre. Problemet e mprehta te shoqerise sone nuk zgjidhen para fushatave , por gjate gjithe vitit dhe ne vazhdimesi.Shqiptaret jene inteligjente dhe nuk besoj se presin vetem keshilla sado qellimmira qofshin ato, por kane instinktin dhe nivelin e duhur te marrin vendime te rendesishme per vehte dhe per vendin.

  10. luis says:

    Nuk kam fjale per te te falenderuar per kete editorial zoti Mero.Nuk eshte puna se me vjen mire se jam katolik dhe vete por se ke thene nje te vertete te padiskutueshme dhe kushdo qe perpiqet te manipuloje me keto qe ke shkruar demton vetem vehten e tij dhe askend tjeter.

  11. Pelasgian says:

    KISHA E VETME QE ESHTE ENDE NE DUAR TE SHQIPTARVE !!!

  12. katolicizmi feja e te pareve e te gjithe shqipetareve says:

    Mirenjohje dhe nderim per fene katolike teper te emancipuar dhe kulturuar.

    Me besimtaret e saj si kristali , te cilet kurre nuk i kemi degjuar te shajne apo te ofendojne as muslimanet as ortodokset , sic bejne keto te fundit ndermjet njeri tjetrit.

    BRAVO ,BRAVO ,BRAVO.

    RROFTE FEJA KATOLIKE

  13. Skelari qe nuk eshte nga Fieri says:

    Eshte nje çikeme te futur kjo pune . Diçka po luan dhe duhet te jemi te kujdesshem. Kur Kisha futet ne probleme te mprehta politike, siç jane VOTIMET ka diçka qe preokupon. Kujtojme rastin votimeve ne Itali pas lufte ku prifterinjte bene fushate kunder komunisteve. Ne vendet e Amerikes latine ne vitet 70. Shpresoj qe kjo qe po ndodh ne Shqiperi te jete per te mire dhe qellimi te jete fisnik per ta bere popullin te ndergjegjshem ne zgjedhjet e tij……Do fati qe Zoti te vere dore per mire dhe te hyjme dhe ne ne rrugen e ZOTIT. AMEN.

  14. katolicizmi feja e te pareve e te gjithe shqipetareve says:

    AT GJERGJ FISHTA DO TE SHPREHEJ :BEJME BARJAM EDHE PASHKE POR SHQIPETARE JEMI BASHKE

  15. Flamur_Vlore says:

    MERITON NJE -BRAVO- MERO PER KTE ARTIKULL PASI POPULLI DUHET TE DALI NE DRITE SEPSE INJORANCA ESHTE NJE KUCEDER E ZEZE!

  16. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Nga feja katolike shume vende dhe njerez u preken nga pedofilia e tyre, feja katolike nuk ka te drejte te nderhyje ne politike. Njerezimi po i largohet fese katolike per poshtersirat qe ka bere me te miturit, feja katolike merr me dy duar, por jep me gjysem dore tek te varferit. Denoj fene katolike per qe nderhyri ne politike. C’far do feje te jete e denoj kur perzihet ne politike. Feja katolike te pastroje veten e saj nga prifterijnte gay ose pedofiliane katolik, pastaj te flase per te tjeret panderhyrjen ne politike.

  17. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Nga feja katolike shume vende dhe njerez u preken nga pedofilia e tyre, feja katolike nuk ka te drejte te nderhyje ne politike. Njerezimi po i largohet fese katolike per poshtersirat qe ka bere me te miturit, feja katolike merr me dy duar, por jep me gjysem dore tek te varferit. Denoj fene katolike per qe nderhyri ne politike. C’fardo feje te jete e denoj kur perzihet ne politike. Feja katolike te pastroje veten e saj nga prifterijnte gay ose pedofiliane katolik, pastaj te flase per te tjeret panderhyrjen ne politike.

  18. ZahoKoka says:

    Katoliket shifi c’fare bejne mesheftas dhe jo ballazi! Nuk ka mo hileqare dhe te pabese,sidomos keta qe kane mbetur dhe qe jane komplet nga malesia,Doshi,Frroku,Fufi.

  19. astrit says:

    Nuk arrij te kuptoj se perse drejtuesit e feve ne shqiperi nuk duhet te flasin e te debatojne per politiken ne kete vend?Jane drejtues te nje numeri te madh njerezish qe jetojne e vuajne ne kete vend dhe nuk u dashka qe ato te flasin.Historikisht drejtuesit e komuniteteve fetare kane qene aktiv ne politiken shqiptare.Feja eshte burim i fuqise morale e morali ne klasen tone politike eshte nje ves i harruar

  20. shqiptar says:

    nje deklerate shume e neveriteshme

    1. Jeronim de Rada says:

      Nje deklarate shume domethenese.

  21. verdi says:

    O FIERAK O KOKRRA HAJVANIT çFAR PUNE PO TE PRISH BABA MONDI BYTHES TENDE, SIGURIMIN E KOHES ENVERIT DHE PO TA DUASH TI KOPUK NUK KA BYTH NJERI TA ORGANIZOJ ME,E PARA DHE E DYTA SIGURIMI ENVERIT O PLER SIGURONTE SOVRANITETIN E KTI VENDI QE TY TE BEN ME DHIMJE KOKE DHE NUK KE AS NJE NDJENJ KOMBETARE SE NUK TE DIHET SE ç FAR MUT PREJARDHJE KE, POR MOS NGATERRO SIGURIMIN E SHTETIT SHQIPTAR ME ASFALIN GREKE O FELLIQSIR O KATUNDAR INJORANT SE TA THASH NJE HER NE TE PUNONIN NJERZIT ME TE MIR TE KTI KOMBI PER RUAJTIEN E SOVRANITETIT NGA JANULLATOSI QE TI I LEPIN ATE BYTH SOT MU NE MES TE TIRANES SI NE QEFIN TEND MOS NGATERRO MIELLIN ME KRUNDEN O INJORANT SE LE NAM.

  22. Tironsi says:

    Mire boni qe foli kisha katolike. Se kta te PS nuk marin vesh. Ja, ju kundervu edhe kisha katolike.
    Prandaj o popull degjojeni kishen, asnje vote PS-se.
    Kisha po ju ndihmon edhe per marjen e statusit te emigrantit ne Gjermani, duke ju leshuar vertetime, pranej degjojeni kishen, asnji vote Edvinit.

  23. citizen says:

    usta Mero, kishen katolike e ka zene halli se te inkriminuarit deri me tani kane qene me emrat Tom, Mark, Mhill, Pjerin, dhe partia e vellezerve trafikant femrash Ndoka, e ka emrin partia demokristiane.
    keshtu mos na shkruaj keshtu pallavrash, por me mire sot ishe marre me kunatin dhe Jarin .

  24. E drejta... says:

    Kisha eshte ne te drejten e saj, ajo s’po ben propogande per ndonje parti te caktuar…Ajo po ben thirrje qe njerezit qe do votohen te jene te paster ne te gjitha drejtimet,dhe vota te mos shit-blehet, sepse ne te kundert jeni ju komentaruca te neveritshem, qe identifikoni nje katolik me gjithe kishen, dhe ate qe do nxirrnit nga poshte , e nxirrni nga siper..

  25. Gjoli says:

    Kjo do te thote o Z.MERO,qe shqiptaret nuk kane per ke te votojne.Kriminalizimi,korupsioni,poshtersia ka mberthyer gjithe jeten e politiken ne kete vend te nemur.E qe te mos bejme mekat qe te votojme,qe te shesim,qe te betohemi,per keta njerez,me mire thote zoti,mos dol fare,mos voto ate qe te ka vjedhur e qe te jep lemoshe kur voton per te,mos dil nga shtepia se vota jote do pasuroje nje tjeter,politikan,do te te shtohen grabitesit qe duhet te paguash,do djrsisish me shume per keta te rinj qe shpejt do behen milionere e miliardere me voten tende.

  26. LARG DUART E GREKO-AMERIKANIT GAXOJANI NGA "VORIO EPIRI says:

    zoti Mero jo vetem Paria e Tiranes ,por dhe ju po beheni pjese e grupit te tradhetareve te kombit.

    Historia 200 vjecare e perplasjeve fetare Shqiperi Greqi duke perfshire dhe ditet e sotme eshte invazioni me cdo kusht i vorio-epirit .Deri tani ky invazion ka patur sukses POLITIK-FETAR-EKONOMIK..dhe priten se shpejti hapa te tjera “gjume ndjellese”
    Kisha greke

    me “komandant” Nikolas Geixh,’

    me “komisar” Janullatos”

    me kellefin nje perdorimsh Sali Qenef Berishen dhe deri diku vasalet meta-basha-rama-nano pothuajse i kane vene PIKETAT E VORIO EPIRIT.

    MATERIALI I MEPOSHTEM DUHET TE JETE KEMBANE ALARMI PER VOTIMET VENDORE SIDOMOS NE VIJEN IMAGJIANRE TE VORIO EPIRIT PER TE CILEN PO FUTET DHE KALI TROJES NE KETO VOTIME:

    Ish-kongresmeni amerikan dhe kryetar i Ligës Qytetare shqiptare amerikane akuzon kryetarin e PD-së

    Dioguardi: Berisha na tradhtoi

    “Të takosh Geixh është njëlloj sikur t’i kërkosh avantazh politik Milosheviçit”

    TIRANË – Berisha duhet të bëjë publike se çfarë ka folur me Nikolas Geixh. Kështu u shpreh dje në një intervistë për gazetën “Shekulli” ish-kongresmeni amerikan Xhozef Dioguardi, i cili është presidenti i “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dioguardi njihet si një prej mbështetësve kryesorë të Berishës në lobin shqiptar në SHBA, por duket se takimi i para dy ditëve mes Berishës dhe Geixh ka ngjallur revoltën e Dioguardit. “Berisha ka tradhtuar interesat e shqiptarëve të Amerikës dhe ato të Shqipërisë që është takuar me armikun e shqiptarëve Nikolas Geixh”, -u shpreh dje Dioguardi.

    Zoti Dioguardi, Nikolas Geixh deri para pak ditësh nuk ka qenë i mirëpritur në Shqipëri për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga qeveria e zotit Berisha më 1994, por ai ka zhvilluar një takim edhe me zotin Berisha, ku nuk dihet se për çfarë është folur, por në një deklaratë të Berishës lihet të kuptohet se Geixhi ka ndryshuar. Cili është komenti juaj për këtë takim?

    Jam shumë i shokuar dhe i hidhëruar që zoti Berisha ka takuar zotin Geixh, i cili përfaqëson pjesën më radikale të lobit grek në Amerikë. Dhe dua t’u kujtoj një artikull që ka shkruar Geixh në gazetën “Nju Jork Times” në tetor të vitit 1994 ku ai akuzon Sali Berishën që është përpjekur për të fituar Shqipërinë e Madhe dhe ai sulmon qeverinë demokratike drejtuar në atë kohë nga Sali Berisha, ku shkruan se doktor Berisha fliste shumë keq për minoritetin grek. Ai pretendonte se minoriteti grek përbëhej nga 450 mijë njerëz, kur dihet se janë vetëm 58 mijë banorë sipas statistikave të asaj kohe të OSBE-së. Dua t’ju bëj të ditur që zoti Geixh ka akuzuar qeverinë shqiptare për diskriminim të të drejtave të minoritetit grek, ai ka mbështetur përfaqësuesit e “Omonia”-s në ’94 kur ushtarët shqiptarë u vranë dhe u sulmuan dhe për këtë arsye doktor Berisha kërkoi që Geixh të largohej menjëherë nga Shqipëria duke e quajtur atë një armik të popullit shqiptar dhe i kërkoi që të mos shkelte më këtu derisa të mbarojë mandati i qeverisjes demokratike. Çfarë ka ndodhur për të ndryshuar situatën, Geixh është akoma problem shumë i madh për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, përveç Serbisë. Në fakt është lobi grek në kërkim të lobit serb dhe maqedonas në Uashington.
    Ne dimë se kush e mbron SHBA-në, janë shqiptarët dhe jo grekët, ne dimë kush i mbron shqiptarët, ata janë amerikanët dhe jo grekët, tani zoti Berisha nuk mund të ndryshojë mendje. Por ai e bëri, nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të Berishës. Shqiptarët në Amerikë mendojnë se ai i ka tradhtuar, por Sali Berisha ka tradhtuar Gjykatën Kombëtare të Shqipërisë dhe atij i duhet të shfajësohet përpara popullit, pasi njihet në historinë shqiptare si njeriu që kritikoi ashpër diktaturën komuniste dhe regjimin grek. Nuk e kuptojmë si e ka bërë këtë ndryshim të madh, prandaj jam shumë i zhgënjyer si president i lobit shqiptar, si ish-kongresmen i SHBA-së, si shqiptaro-amerikan dhe si president i lobit shqiptar “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dhe është e vërtetë që ky takim u nxit nga ambasadori amerikan dhe për këtë do të ankohem në Departamentin e Shtetit në Uashington duke kontaktuar kongresmenët e rinj. Kjo nuk duhej të ndodhte dhe duhet të di motivin e këtij takimi. Zoti Geixh ka shkruar letërsinë më negative, më radikale, kundër popullit shqiptar. Do t’iu faktoj artikullin që ai shkroi 1994 dhe përgjigja që iu bë këtij artikulli. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të reja që populli shqiptar të zgjedhë një qeveri që t’i japë siguri, punësim, respekt, një qeveri që të integrojë Shqipërinë në NATO përpara Rumanisë dhe Bullgarisë. Dhe këtë e kishte në dorë edhe zoti Berisha, por nuk ishte i zoti ta bënte.

    Mendoni ju se negociatori i këtij takimi ishte ambasadori amerikan në Shqipëri zoti Xhejms Xhefri?

    Nuk e di dhe më duhet ta zbuloj. Por mendoj se ai duhet t’i bëjë publike motivet e këtij takimi, sepse zoti Geixh nuk është qeveria greke, ai thjesht përfaqëson lobin grek në Amerikë dhe lobi grek në Amerikë është përpjekur që të ndërpresë Aleancën që çoi drejt luftës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë nuk i mbështeti sulmet e NATO-s. Geixh nuk do ta pranojë që minoriteti grek nuk është 450 mijë, por kaq janë shqiptarët ortodoksë. Vetëm 58 mijë janë ortodoksë grekë dhe askush nuk ka të drejtë t’i ngatërrojë se çfarë kërkojnë ortodoksët shqiptarë dhe çfarë kërkojnë ortodoksët grekë. Dhe nuk mund të themi që ortodoksët shqiptarë janë minoritet grek, kjo është propaganda e Nikolas Geixh dhe e lobit të tij. U përpoqa t’i përgjigjesha këtu në Amerikë dhe më duhet të investigoj. Berisha nuk duhet të takohej me të përderisa të kuptojmë besueshmërinë e këtij hetimi. Dhe tani duhet të bëjë publike çdo gjë që tha në atë takim për shqiptarët në Shqipëri dhe ata në Amerikë, që ne të kuptojmë pse ai ndryshoi mendjen. Duhet pyetur se ky takim që ai realizoi ishte për avantazh politik. Por megjithatë, çfarë avatazhi politik mund t’i japë atij Nikolas Geixh, sepse nuk ka avantazh politik që mund të të japë Milosheviçi. Zoti Hollbruk u përpoq të tradhtonte shqiptarët kur u përpoq ta bënte Milosheviçin palë këtu në Amerikë për paqen në Ballkan, përderisa ai kishte vrarë mijëra boshnjakë në Bosnje. Lobi shqiptar së bashku me lobin e herbrejve e ndryshoi këtë ide dhe NATO vendosi të hedhë bombat mbi serbinë e Milosheviçit, rrëzoi regjimi i tij dhe më pas u nxor para drrejtësisë. Zoti Geixh nuk mbështeti luftën në Kosovë. Zoti Berisha tha se ai është për pavarësinë e Kosovës. Pse ka ndryshuar tani zoti Berisha?

  27. SHQIPTAR says:

    Kriminaliteti ne pergjithesi, eshte totalisht i denuar nga doktrinat fetare, atehere cfare nevoje ka qe te specifikohet?!
    Ok,
    Ju lutem me lejoni te shpjegohem me shtruar!
    Cdo doktrine fetare, sidomos dy kryesoret Bibla dhe Kurani, promovojne nje filozofi jete duke denuar qartesisht cdo veprim kriminal dhe kjo filozofi perçohet nepermjet kategorizimit te sjelljeve mekatuese, si te thuash nje kushtetute fetare qe rregullon sjelljet dhe marrdheniet brenda shoqerise njerezore. Dostojevski ka ndertuar nje dialektike te tere ku arrin ne konkluzionin sesi Shteti duhet te ngrihet ne lartesine e filozofise fetare per te kategorizuar sjelljet njerezore. Dhe eshte e interesant ky konkluzion, sepse ligjet e nje shteti shpesh rezultojne me te varfra se ligjet fetare: psh shteti nuk e denon penalisht genjeshtren, ndersa fete e denojne ate ne te gjitha nivelet.
    Te gjitha doktrinat fetare, kane bosht epik ku rrefehet kalvari i lidershipit per te orientuar shoqerine: Bariu, Profeti, Prijesi, etj. Nepermjet ketij boshti epik, lartesohet me rendesi te madhe roli i lidershipit ne sherbim te komunitetit te tije. Pra edhe perqasja ndaj lidrrshipit eshte e trajtuar me kujdes te vecante ne filozofine fetare ndaj nuk mendoj qe nuk eshte nevoja te kalohet ne specifikime.

    A eshte e vleresueshme deklarata orientuese e kishes katolike? Personalisht mendoj qe tregon vullnet te mire, por duke u specifikuar del pak nga kornizat e saj. Nese do deklaronte: “Ati yne e denon cdo forme kriminaliteti dhe cdo forme lidershipi mekatar” atehere ndoshta nuk do ishte nevoja te diskutonim per kete ceshtje.

    Gjithashtu pavaresisht laicitetit, Shqiperia eshte nje vend me nje popullsi te orientuar ne disa doktrina fetare, ndaj deklaratat e njeres fe, mund te krijojne precedentin e deshires per deklarata edhe te feve te tjera. Nese do te kishim vetem nje fe, do ishte ndryshe, por duke pasur disa fe aktive, deklarata te tilla me subjekt specifik do krijonin grupe dhe perballje grupesh. Pervec grupimeve politike shtohen edhe grupimet fetare dhe ceshtjet komplikohen. Kjo deklarate pavaresisht qellimit te mire, shton grupimet ekzistuese dhe komplikon perballjen e qendrimeve.

  28. mirjam says:

    Miq, prape Merua ua kalon shumekujt. Personalisht nuk e kam dhe aq qejf, por penen e ka te sqimte. Edhe me pare e kam thene, ky njeri eshte nje dishepull i akademise se civilizimit. Mero, mos e ndal penden, te kendon ne dore!

  29. sit back.. and relaks →→→ says:

    Edhe une, i bej thirrje KISHES qe te mos pranoje donacione nga politikane, biznesmene apo elemente te inkriminuar.

    1. Shahisti Pichakar Bythamçeftas says:

      Akoma nuk te ka relaksur sallami vertikal ne karrike ty or imbecil?

  30. e xhamia turke kure flet,dhe ish kryeimami politik i shqiperis citojke: se kushtetuta e ligjet me te mira per shqiperin kishte qe shehirati.

    .dikush ,apo edhe shume kush nuk e kupton fjalen shehirat,ndryshe thene ekzekutime,me prerje koke me shpat,thik,gjuajtje te gurve ne koken e e denuares,por edhe gjuajtje nga ndertesat e larta,e madhe edhe kalle me benzin

    .kure ti bejme kto krahasimi krejte te kunderta,vetem munde te themi.rrnofte kisha shqiptare dhe liberte demokracia.

  31. N/A says:

    o kometuesi mirjam

    shpresoj te jesh mire..por nuk me duket ashtu..

    Nuk diskutohet qe zoti Mero ka kontribut te madh ne rrezimin e Sali Satanait ( SS) por duhet te shtojme dhe ndihmen ndoshta dhe nga zori te dipllomateve perendimore se me ndihmen dhe perkedheljet e tyre SS mori permasa te frikesheme sa njerzit e ndershem ne Shqiperi filuan te dyshojne te sinqeriteti i USA -BE.

    Edhe mbi 1 miljon votuesit e 23 qershorit nuk votuan as per fytyren me qime te Rames ,as per dhjamin e Ilir Metes dhe as per koken pa floke te Meros..Ky i fundit mund te jete rasti i vetem ne Shqiperi qe i ka dale bajlozit Berishe duke rrezikuar jeten dhe familjen..por si duket i ka harruar.
    Mbi 1 miljon votuesit e 23 qershorit dhe po aq emigrante shqiptare ne perendim votuan qe te pakten para votimeve lokale SS duhej te ishte prapa hekurave…

    Cfare po ndodh tani dhe ku eshte ajo penda e Meros qe po “kendon”.
    mireqofsh o mirjam..por penda e Meros te pakten nga dhjetori 2014 po vajton…
    Po vajton se Rama barazoi shpullen e strazimirit ne halene e parlamentit me gjakun e 4 deshmoreve te 21 janarit

    Po vajton se Rama barazoi banditizmat frrokeve ne 1999 ne belgjike me holokaustin e gerdecit te kupoles berishajve ku vrane 26 veta dhe femije midis tyre

    Po vajton se Rama nuk do perdore fuqine e 84 kartonave ne parlament pa miratimin e berishes

    Po vajton se Rama u dorzua para trustit mafjoz oligarki-media 2F (Frangaj-Fejzi toptani)

    Jane me qindra “vajtime” te tjera per Meron ne artikujt e tij duke i mbajtur ison Rames qe per mungese kohe,vendi dhe kortezie nuk po i permend te gjitha…Por nje gje eshte e sigurte qe:

    Nqs se SS nuk shkon ne burg brenda 21 qershorit 2015 per krimet e tij te perbindeshme..dhe gjarperi serb Lul Basha “do fitoje” perseri votimet lokale me 10 vota plus…atehere i vetmi ngushellim eshte qe te mendojme se Enver Hoxha nuk ka gabuar kur ishte gjalle qe i shkerdhente nenen ketyre Tiraneve te Tiranes,gjykatesve,klerikeve , zagareve dhe gazetareve pa harruar dhe panelin dipllomatik qe ndoshta jane fajtoret kryesore qe e kane “dhi” punen.

  32. padrino says:

    O Mero, po qishe e dules, bollanos,e fredi bejlerit të Himarës, dhe fort lumturuarit janulles si kanë syne.

  33. elsa says:

    te pergezoj Mero per qendrimin tuaj ke nje kuptim te qarte rreth mesimeve te qarta te kishes kisha ne qoftese merr nje pozicion per te mesuar te krishteret dhe njerzimin mbare na meson te drejten dhe sduhet te shqetesohemi sepse kisha gjithmone do te jete nje pishtar per te na treguar te drejten mvaret nga ne a deshirojme te ndjekim ate drite apo te mbesim nen zgjedhen e korrupsionit dhe poshtersise bravo bravo bravo shptesoj te kete me shume njerez si ty ne kete bote ke nje kthjelltesi intelektuale mbreselense

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje