Përse opozita heshti për Bankers?

8 Prill 2015, 19:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Opozita shqiptare shmangu një reagim serioz ndaj asaj çfarë po ndodh me banorët e zonës në Marinzë të Patosit, pas shpërthimit të një fontane gazrash dhe ujërash nëntokësore në datën 1 prill. Skandali, i cili vë realisht në pozitë të vështirë qeverinë shqiptare lidhur me përgjegjësitë e saj, u gëlltit prej opozitës, me sa duket për shkak të kompleksit që ata kanë ndaj përgjegjësisë së Sali Berishës në këtë histori.

Një skandal i tillë, i cili nuk është se nxjerr pa lagur dhe qeverinë aktuale, u injorua nga opozita, thjesht për shkak të peshës së madhe politike që ka ende Berisha edhe në vendimarrjen e çështjeve me të cilat duhet të bëjë politikë opozita.

Teksa opozita duhet të fokusohej tek kjo çështje, Berisha sajonte sms nga Shkodra për të gjetur kushërinj dhe të afërm të gjyqtarit Halluni, ndërkohë që kishte harruar të shtonte aty, se motra e Jozefina Topallit është e martuar tek djali i xhaxhait të tij dhe për shkak të Topallit, ky gjyqtar është tek Krimet e Rënda.

Meqë Berisha e shmangu skandalin e Bankers nga axhenda e thashethemve të tij ditore, edhe PD-ja e shmangu.

Po, pse Berisha e shmangu skandalin e Bankers?

E para, se Bankers filloi prodhimin e saj në vitin 2006, pas një kontrate të lidhur për shpim-kërkimin qysh më 2004-ën, pasi në Shqipëri erdhi si lobist i saj, ish- gjenerali që drejtoi luftën e Kosovës, Wesley Clark.

Berisha, i cili i kishte marrëdhëniet me Uashingtonin zyrtar të këqija, kishte nevojë për grupe lobistësh të ndikonin për imazhin e tij. Clark ishte një prej tyre dhe Berisha i hapi rrugë çdo kërkese të kompanisë për të cilën ai loboi, me shpresë se për të do të thuhej një fjalë e mirë në Uashington.

Gjatë qeverisje së tij, Bankers u denoncua dhe nga Wikileaks si një kompani që po shkaktonte tërmete nëntokësore në Shqipëri. Raporti i Wikileaks, raporton për një seri tërmetesh qysh në vitin 2009, të cilat vinin nga shpërthimet nëntokësore.

Edhe kur kjo u bë publike, qeveria nuk mori asnjë masë, por lejoi që situata të monitorohej nga vet Bankers, e cila asnjëherë nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për tërmetet artificiale të shkaktuara nga përdorimi i një teknologjie ekstreme në shfrytëzimin e naftës.

Përtej kësaj, një rreth i afërt i Berishës u lidh me punë si nënkontraktor të Bankersit në shumë procese pune të dorës së dytë, të cilat u përdorën për pagesa nën dorë të familjes dhe rritje artificiale të shpenzimeve që të shmangin taksat ndaj shtetit shqiptar.

Nënkontraktorët e Bankers lulëzuan menjëherë në shumicë, si kompani të afërta me pushtetin dhe filluan të lidhen me biznese të tjera të Familjes deri në Tiranë.

Së dyti, Berisha shmang reagimin edhe personal ndaj maskarës që ndodhi, për të legjitimuar një prej “aksidenteve teknologjike” që ka ndryshuar historinë e tij në pushtet, atë të Gërdecit. Ajo që ndodhi në Marinzë ishte shumë afër, madje më keq se ajo që ndodhi në Gërdec, nëse më 1 prill aty do të kishte shtëpi të hedhura në erë, dhe pse jo ndonjë flakë masive. Në raste të tilla, fontanat kanë hidrokarbure me peshë të vogël molekulare, që kanë shans të madh të marrjes flakë. Zoti na shpëtoi nga një tragjedi, por çuditërisht dhe nga reagimet e Berishës, që nuk mungojnë as për fantazitë e tij tejet të çmendura. Shpresa, se duhet të ndodhë diçka që ai të ketë mundësi të balancojë Gërdecin e të birit dhe Familjes së tij, dominon mbi dëshirën për të bërë opozitë reale, duke lënë ende opozitën dhe Partinë Demokratike peng të së shkuarës së tij kriminale në pushtet.

Kjo është dhe situata më komode e mundshme e qeverisë dhe ministrit përgjegjës. Në rrethana të tjera ata mund të ishin masakruar jo pa shumë të drejtë nga opozita, sidomos kur vjen puna tek kompetenca, me të cilën qeveria flet me gjuhën e Bankersit për gazrat e çliruar në zonë.

Vetë Lulzim Basha u detyrua të thotë diçka nëpër dhëmbë, sikur të ishte ndonjë ekologjist nga ata që kërkojnë qytet me biçikleta si në Holandë.

Pesha e Berishës mbi vendimet politike të opozitës shihet qartë që është vendimtare në vendosje kandidaturash, në përcaktim lidershipi në PD dhe futjen shpesh në beteja sipërfaqësore, pa asnjë rëndësi. Por, ajo që u pa në këtë rast, është se opozita nuk është vetëm duke u diktuar nga Berisha çfarë të bëjë për të ardhmen, por edhe si të sillet me të shkuarën e Berishës dhe pengjet e tij, duke u diskretituar edhe në çështje shumë të ndjeshme për opinionin publik.

 

38 komente në “Përse opozita heshti për Bankers?”

  1. Nard says:

    Vend rrumpalle. Ik nje Nastradin e vjen nje qeros.

    1. koloni gazmore..ne off shore says:

      Eshte me se e lexueshme se Saliserbi ka mbi 90 % te fajit (krimit) duke e krahesuar me qeverine Rama.
      Por nga 23 qershori 2013 nuk duhet te fajesojme me ujkun berishe por delet dhe pulat e PS pa harruar dhe kukuvajkat,korbat dhe gjinkallat e shtypit shqiptar.

      Kriminale eshte veprimtaria e Saliserbit por me kriminal po behet dhe qendrimi i Rames..me 84 vota cudiberese ne parlament asgje nuk e justifikon Ramen qe ne vend te gjente menyrat ti vinte hekurat bandes 2B po iken perseri me Kurbanin e tij si para 4 vitesh.

      POR……me “P” te madhe zoti Mero nuk po thote asnje fjale per ata qe qendrojne prapa krimeve te berishes dhe kundravajtjeve te Rames.Ne nje artikull dikur me titull:
      “Granoff-i fundmi i Berishes ne Washington”
      zoti Mero tregon sakte se fuqia e “madhe” e berishes eshte te ca fansa te tij atje qe dihet se kush jane.Pse zoti Mero nuk thote nje fjale per ca berishiste ne washington?

      Ajo qe eshte kriminale ne kete rast eshte sjellja e qeverise Rama,e parlamentit shqiptar dhe e opozites ( me perjashtim te nje Brace qe vetem kakaris ne Fuckbook) te cilet po veprojne ne nje menyre te tille sikur jemi thjesht nje shtet kolonial i shekullit te kaluar ku klasa politike i ka shitur pasurite ne menyren me te denueshme te mundur.
      Shqiperia eshte shnderruar ne nje kenete e ngjyrosur me gjak shqiptaresh ku gjallojne droga, dhuna, arbitrariteti, mashtrimi, , amoraliteti, korrupsioni, trafikimi, grabitja, krimi i organizuar. Kjo situate ka pothuaj nje cerek shekulli dhe ka ardhur koha ti themi gjerat hapur.
      E para;
      Te hapen letrat kush qendron legalisht pas Bankers
      E dyta:
      Te hiqet nga sekreti kontratat e kesaj firme me shtetin shqiptar
      E treta:

      Te shikohet prodhimi i kesaj kompanie dhe sa eshte pefitimi i shtetit shqiptar.
      Nqs se keto do jene” teper sekret’
      Atehere shqiptaret ose duhen te cohen per clirmin e vendit me mjete demokratike..ose te kerkojne:
      A-Te njihen se kush jane kolonizatoret e vertete
      B-Te ringrihet permendorja e Enver Hoxhes me i madh se lartesia e flakes qe u ngrit ne “atomikun e Gerdecit”
      Te keqen e pushtimi fashist dhe sistemit komunist ne krahesim me kete pushtim mafjoz demonkratik…

      Gafa “me dashje” e Edi Rames per bashkimin e dy vilajeteve te kosoves dhe shqiperise tregon se nje levizje popullore kunder parise te tiraneve te Tiranes eshte e nevojeshme..se ia vend po jep shpirt..dhe le te shpresojme per ringjalljen e tij

      1. Luani says:

        Ortaj..,M.Baze, e qellimshem flisni ne ER I bini rotull e rrotull perse nuk thoni TROC se; “Bankers eshte emer fallso…, 50 perqint te parave shkojne ke familja e Sllobodanke..,domth Shkelzen Berisha…50 perqint shkojne ne Kanada ne zyra e Damir Fazllicit dhe Fazllici I qiras me miliona (dollar keshe) Tom Ridge, dhe ish-gjenerali Wesley Clar…..

        1. kriminel says:

          pse shkoni kaq larg.

          ndodhet ne Gjermani dhe kaqene komandanti I garnizonit ushtarak qe u mobilizua nga Bosnja ne Tirane brenda 2 oreve te siguronte jeten e personelit te ambasdas gjermane ne Tirane qe u sulmua nga kriminelet e malokut nga Dragobia qe I solli me 2 furgona te blinduar te marre borxh nga banka e shqiperise. Viti I famshem 1997!

          Zoteria ne fjale dhe ambasadorja gjermane se bashku me ate amrikane ne ate vit mund te deshmojne me shume se kushdo per malokun e mallkuar.

          O Lall trapi beji ketij vendi nje nder dhe thirri keta te deshmojne per kete pis malok.

          1. xheJ eN Bi says:

            Skypion Berisha —-

            Nick name “Skypion ” e mirni hua me radhe heri ti e here Luli ,sot e ke radhen ti ,se Luli i poston nga dy here dhe i ben ne formen e nje hartimi te matures..

            Sali , je pelivan dhe ben salto mortale ne ato qe thua dhe ato qe ben .
            KJO ESHTE NJE HISTORI SOCIALISTESH dhe e perserit disa here , meqenese e filluan socialistet dhe tani ju ka ngelur ne dere prap socialisteve.

            Sali , perse nuk u tregon shqiptareve se kur te vije ne pushtet do ta prishje kontraten , erdhe ne pushtet nje vit me von dhe nuk e prishe kontraten .Do me thuash se me prishjen e kontrates do kishim sanksione ose firma te fitonte ne gjykatat nderkombetare .
            Sali , Zoti te dha nje shanc per te mbajtur fjalen e dhene dhe mos te kishe asnje pasoje , po ti pe me shume xhepin tend, se jeten e qytetareve te tu .Ne vitin 2006 kur zotrote ishe Kryeminister kompania ” Saxon ” qe ishte regjistruar ne 2004-en e ndryshoje emrin ne “Bankers Potreleum ” me qender ne Kanada ku me pare dega qendrore gjendej ne ishtujt Caiman .

            Sali , vertet deri diku eshte histori socialistesh se Nanua (miku ty dhe armiku i Rames ) mund te kete ndjekur shembellin tend ,per te futur ca dollare ne xhep , e firmosi kontraten ne favor te Kompanise edhe ti ne 2006 -en ne mos fute disa dollate ne xhep do jete ajo qe thote analisti yne se per hire te imazhit te rehabilituar ju ngarkove shqiptareve termetet artificiale dhe gazrat e ” embela” helmuese.

            Sali ,e ke metode te punes tende qe te besh shume zhurme per ato pak “bema” te socialisteve dhe nuk ben kurre qofte edhe nje fjale te “bemave” te tua katastrofike per shqiptaret.

        2. Skypion says:

          Ne fakt,kete pyetje,zoti Baze kishte ndermend ta bente edhe me pare.Por nuk e beri.Nuk e beri,sepse e pengonte Edi Rama.E pengonte heshtja e Edi Rames.Rama,dje,theu heshtjen e tij – zoti Baze,sot,theu heshtjen e vet.Do te duhej kjo thyerje heshtjeje prej Edi Rames dje,qe analisti yne te bente pyetjen sot.Pyetje qe e kishte ne maje te gjuhes gjithe keto dite,porqe nuk mund ta bente, sepse ia kishte mbyllur gojen heshtja e Rames.
          Tani qe Rama e theu heshtjen mbi gjemen qe po ndodh ne ne Fier,analisti yne i nderuar ka mundesine te arratiset ne antiberishizmin e tij,duke provuar per te saten e te panumerueshmen here qe “mrekullia” antiberishizem eshte mrekullia e vetme e maxhorances se sotme,e qeveritareve te sotem,e socialisteve,te majteve ne pergjithesi,por edhe e te “djathteve” zemerthyer si analisty yne!
          Po sa qesharake qe behen!Sa qesharake dhe te liq ne te njejten kohe!
          Bankers,Trampers,Kurthers,Tuzakers,Futers apo Gishtfuters sido qe te quhet, kjo ESHTE NJE HISTORI SOCIALISTESH.E perseris,KJO ESHTE NJE HISTORI SOCIALISTESH.Me falni,po e perseris edhe nje here:KJO ESHTE HISTORI SOCIALISTESH.
          Ka filluar me socialistet ne 2004 dhe…po vazhdon me socialistet ne 2015…!!!Ky eshte fakt.Eshte fakt.Fakt.Fakt.Fakt.
          E megjithate,opozita e ka qendrimin e vet.Ai eshte qendrimi i i shprehur tashme publikisht i liderit te saj,zotit Basha.
          Ndoshta ky qendrim mund te jete shume “i bute” shume “holandez” sic thote Bazja yne.
          Me mire keshtu.
          Me mire nje qendrim hollandez si i Lulzim Bashes,se nje qendrim ballkanik si i Edi Rames!
          Me mire nje qendrim liberal si i Bashes,se nje qendrim neobolshevik si i Edi Rames!
          Me mire nje qendrim patriotik i Bashes,se nje qendrim nacionalist i Edi Rames!
          Me mire nje qendrim me kembe ne toke i Lulzim Bashes,se pehlivanllek me presh ne biithe i Edi Rames!

          1. feniks says:

            O Skypion, o Gebels-i Artan Hoxha!Je njeriu e i ndyre ne Shqiperi,pas Sali UDB-ashit!E meriton gjysmen e lekut!

        3. elinor,.,..,, says:

          Vetem nje k. me zile si ti mund te shkruaje te tilla hajvanlleqe.
          Bankers Petroleum ka si aksionere kryesore Sentry Investments, TD Asset Management, Mackenzie Fund, RBC Global Asset Management (Royal Bank of Canada, me e madhja ne vend),… perfshi edhe fondet e pensioneve qe menaxhohen nga qeveria norvegjeze.
          Ne fakt, asnje nga bordi i drejtoreve ka ne pronesi ndonje aksion te korporates. Ata jane thjeshte te punesuar dhe shperblehen me rroge plus stock options.
          Mos flisni te pakten kur jeni bageti qe s’merrni vesh.

    2. itali says:

      pse opozita hesht? pse qeveria nuk ka kontrolluar ka 2 vjet ne pushtet?berrisha ka fajet e tij por nuk mund te akuzohet per cdo gje cfare ndolle ne shqiperi, po partia socialiste ku ishte ne 2006 kur u firmos kontrata pse nuk reagoi.sot lexova dekleraten e kryeministrit shqiptar per naften jashte stardanteve se pas disa diteve do fillojne kontrollet?sikur ti thuash hajdutit vidh rehat edhe disa dite se pastaj po te kapa te fus ne burg,zoti rama kontrollet behen pa e lajmeruar hajdutin… ps.z.baze nuk qeveris opozita apo berrisha shqiperin ps ka 2 vjet ne pushtet dhe nuk ka me falje.pse smerresh pak me ministrin veliaj ka bere 1 ligj per puntoret qe eshte per te qeshur.

      1. Tigri says:

        Plaku Dogsborough(dogsboru) I trustit te lulelakrave& canabisit Berishoviq ka nje linje teper te fuqishme pertej atllantikut qe eshte me kryesorja ne jetgjatesine e tij kriminale 22 vjecarePer kete kam I jam referuar nje qytetari amerikan Gary Kokalari ne nje artikull te tij dikur qe tregon se Gerdec-gate nqs gjykohet me me sinqeritet dhe ne amerike do ishte me trondites se WATERGATE ne vitet 70′

        KONGRESMENI FRANK WOLF
        Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias?

        Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?

        VOA

        Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,

        GJENERALI LUAN LEPUR HOXHA
        është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg .Nga 1 janari 2012, eshte larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm.Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.

        Vetem nga keto tre “sequencat” e mesiperme dilet ne perfundim se Plaku Dogsborough ka nje mbeshtetje te fuqishme nga klane dhe segmente te caktura ne USA dhe Kongresi Amerikan duhet te marre ne shqyrtim lobin Berishes ne Washington qe eshte infektuar ne aferat bilioneshe:

        -Ne rrugen e kombit
        -Ne krematoriumin e Gerdecit
        -Albetrolin
        -Banker
        -Armatimin(gerdec)

        Majkëll Granof është një “menaxher” i suksesshëm amerikan në Shqipëri, që ndihmon Berishën të mbulohen defektet e tij demokratike në Uashington. Kaq thotë gjithë editoriali ynë. Ato që ti i quan fakte apo mungesë faktesh nuk kanë shumë nevojë të verifikohen.

        Ne i referohemi kudondodhjes së zotit Granof pas Lulëzim Bashës, një ish- Ministër që është akuzuar nga drejtësia shqiptare për një abuzim prej 220 milionë eurosh dhe që nuk ka pranuar të gjykohet, por e ka mbyllur çështjen me procedurë. I referohemi mbështetjes së zotit Granoff për Sali Berishën, i cili më 21 Janar të vitit 2011 sipas ekspertizës së FBI ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm para zyrës së tij. Ju jeni duke mbrojtur një njeri që ka hedhur në koshin e plehrave ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimeve dhe nuk pranon që vrasësi i provuar nga FBI, i cili është komandant i Gradës dhe njeri personal i tij, të arrestohet. Unë kam kontakte thuajse të shkëlqyera me Ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe i kam shprehur atij mirënjohjen për atë që qeveria amerikane po bën për zbulimin dhe gjykimin e këtij krimi politik. Unë dhe asnjë shqiptar nuk e ngatërron kurrë atë që bën ndonjë individ apo qytetar amerikan në mbrojtje të vrasësve me atë që bën qeveria amerikane.

        Ne besojmë tek Amerika dhe jo tek qytetarët amerikanë, dhe nuk i zemërohemi kurrë asaj për lirinë që kanë qytetarët e saj të mbrojnë dhe kriminelët. Kur i referohem mbështetjes së tij për Berishën dhe Lulëzim Bashën kam parasysh dhe faktin që këta dy personazhe veç e veç dhe të dy bashkë, kanë konsumuar para syve të shqiptarëve krimin e vjedhjes dhe abuzimit të miliona eurove dhe nuk kanë pranuar të gjykohen, krimin e vrasjeve politike dhe nuk pranojnë të hetohen dhe krimin elektoral të 8 Majit në Tiranë për të cilin nuk pranuan rezultatin dhe e përmbysën me gjykatë. Nëse këta dy njerëz do të ishin në SHBA, do të ishin në burg, ose së paku nuk do të ishin në politikë. E konsideroj një urrejtje të madhe për shqiptarët cinizmin tuaj për të na i quajtur këta si udhëheqës që i meritojmë. Jo. Nuk i meritojmë dhe do të dimë të shpëtojmë prej tyre, sado miq me pare të blejnë këta njerëz në Uashington. Ata tani nuk janë në konflikt me shqiptarët, por me përfundimet dhe rekomandimet e qeverisë së SHBA. Kjo mund t’ju bëjë pak më të përmbajtur kur flisni me adhurim për ta.

        Nqs admistrata amerikane pranon dhe toleron akoma qe mobsteri i ballkanit Berishovic mik shtepie i Damir Fazllic qe ka rezidencen ne zemer te Washingtonit nuk denohet nga vete amerikanet per krime te tij te dokumnetuara dhe te vertetura nga vete sherbimet amerikane ngelemi te themi

        “O zot na ruaj nga miqte se nga armiqte ruhemi vete”

    3. Shkodra says:

      Taman vend rrumpalle sic thote Nardi me siper…

      Perse hesht Opozita thote ky artikull shkruesi……

      Gjithe shqiptaret me 2 gram mend ne koke e dine se cfare opozite kemi e kush e perfaqeson opoziten…..

      Por Opozita nuk ka gje ne dore tani…… Perse po hesht qeveria duhet te ishte artikulli…..

      Qeveri e leshit.

      Kryeministri thote qe po ben operacion per te hequr kancerin ne trupin e Shqiperise.

      Do e pergezoja nese do te ishte duke bere kete por kryeministri ka kapur briskun dhe ne vend qe te operoje kancerin (Sali/bujar nishan/kryeprokuror etj etj)…..eshte duke ja rruajtur leshin Shqiperise ne emer te shtetndertimit, dhe kapet me fukarenjte qe i vidhkan drita sa per te ndezur nje llampe e nje televizor……

      Mero Baze mos u bej si ai i gazetes 55 se spo me kujtohet as emri….. qeveria ndihmohet duke e kritikuar per ato qe spo ben dhe per ato qe duhet te beje ndryshe dhe jo duke share opoziten…

      me gjithe votat e PDIU, kjo qeveri ka mundesi shume me shume te beje dhe mos te qurravitet jo po sala ka gjykatat. qeveri qullace

  2. RRADIKAL says:

    THUAJE TROC ORE MERO QE KJO KOMPANI FANTAZEM I MBAN ME BUKE.KETA MASKARENJ.
    PRANDAJ KERKOJ PRONONCIMIN E EDI RAMES,PER KETE CESHTJE.

  3. Shok says:

    Shqetesimi qe ngre shoku eshte i drejte! Saliu…!

  4. L M says:

    Mero , nuk mund te vazhdosh ne pafundesi vetem me opoziten. Pse nuk shkruan pse nuk reagoj qeveria ?

    1. Korabi says:

      Ka nje jave qe po shkruan kunder qeverise per kete ceshtje Mero, madje dhe tek editoriali i sotshem po ta lexosh, fajson serish qeverine. Pikerisht per kete fajson dhe opoziten e cila duhet te ishte e para ne te tilla raste qe te ngrinte opinionin publik kunder qeverise.

  5. rilindasi i vdekur says:

    Perse Edvin ramos tani e dy vjet hesht per bankers??? kjo eshte pyetja qe duhet shtruar sot!

  6. Ilir says:

    Gjetja e rregjistrimit te kesaj kompanie dhe e shareholders-at e saj,ne Kajman Islands,ndoshta do te fliste shume me teper se kaq…..ilir

  7. x says:

    Ndoqa nje historik te shkurter te faqja zyrtare e BANKERS dhe ndjeva habi por dhe nje fare neverie

    History/Timeline
    BANKERS PETROLEUM.LTD

    November 28, 1912Albania
    After centuries of occupation, including over 400 years of rule by the Ottoman Empire, Albania declares its independence.

    1928Albania
    Patos-Marinza was first discovered by APOC (Anglo Persian Oil Co.) and developed in stages by Russians and Albanians.

    1944
    The Communist government, led by Enver Hoxha came into power and Albania became one of the most isolated countries, completely cut off from neighbouring countries and developments happening around the world. ( shikoni ne cfare menyre kanibaleske flasin keto bastarde..edhe pastaj te shkerdhejne dhe nuk te japin para)

    1989 — 1991
    University students led several demonstrations; a relatively peaceful revolution led to the fall of communism by 1991, and the first democratic elections in the history of the country took place. Early on, the Democratic Party looked to privatize the hydrocarbon sector as a means to jump start the economy. ( HAJDE JUMP HAJDE..HAJDE SHKERDHIM HAJDE)

    1995
    AAP (Anglo Albanian Petroleum, a partnership between Premier Oil, IFC, OMV and Albpetrol), signed the original concession for the development of the Patos-Marinza oilfield.
    (shkerdhimi i pare nga demon krati berishe)

    2004Bankers
    AAP had spent the past nine years evaluating the Patos-Marinza asset but due to weak oil price environment and punitive contract terms, the Company relinquished the block in early 2004. A technical team from AAP saw the tremendous opportunity in the asset and came back to Canada to raise seed money to reactivate wells under a new concession, to what became the present day Bankers Petroleum.
    (shkerdhimi i dyte nga demoni nano)

    July 2004Bankers
    Bankers is granted the Petroleum Agreement to operate the Patos-Marinza oilfield
    (shkerdhimi i trete nga demon krati berishe)

    February 2008Bankers
    Bankers acquires 50% interest in the Kucova oilfield
    (shkerdhimi i katert nga demon krati berishe)

    July 2008Bankers
    Bankers acquires the remaining 50% interest in Kucova through the acquisition of the remaining 50% of the issued and outstanding securities of the independent private company Sherwood International Petroleum Ltd. which is now a wholly-owned subsidiary of Bankers.
    (shkerdhimi i pestenga demon krati berishe)

    vazhdojne dhe ja 5-6 shkerdhime te tjera ku berisha fiton me nanon 10 me 1
    NUK E DIME A KA FILLUAR TE NA SHKERDHEJE DHE EDI RAMA ?..GJASAT JANE PER PO….POR A DO VAZHDOJE ? APO DO SHPALLE NJE PUSHTIM ME MIREKUPTIM..

  8. myzeqari says:

    po ky djall plak vetem tek shkaterrimet i del emri.ne ferr vafte.

  9. Beni ecen vete says:

    o plaku Mero po lere saliun se eshte edi KM tani. si thua ti kujt i kerkohet llogari per mbarevajtjen e puneve, opozites apo qeverise??

    1. Korabi says:

      Qeverise ka nje jave qe po i kerkon llogari, madje dhe tek ky artikull. Opozites pikerisht po i kerkon llogari qe pse nuk i bashkohet mediave dhe te udheheqi kerkesellogarine ndaj qeverise.

      1. Beni ecen vete says:

        merua ti kerkoje kujt ti kete qejf llogari, thjesht me vjen keq se nga gazeta me e lexuar do perfundoje si gazeta 55 po vazhdoi te meret me saliun

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Bankers .al jo vetem duhet te paguaj deri ne qindarken e fundit,per demet qe ka shkaktuar,por eshte nje rast per te hetuar per korupsionin e ish pushtetarve.
    Nga ish kontraktor,nuk eshte cudi te kemi te krijuar kompanin “anonime” me ish pushtetare,per shfrytezimin e naftes,nen siglen Bankers.
    Lufta kunder korupsionit,nuk mund te zhvillohet nga te koruptuarit,tregoni veten se nuk jeni te tille,zotrinje te maxhorances.

  11. Dashnor Kozaj says:

    THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
    Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
    Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
    Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
    Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
    Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar.

    1. Shume mire e ke ti Dashnor, le te veme Bert Bitrin udheheqes te kesaj republike qe do te ndertosh zotrote.

  12. maraku says:

    per te shkateruar sala ishte mjeshter ne tere keto vite,tani duhet kohe te rregullohet ky vend

  13. Socialisti bythpambuk says:

    O Z . Mero .
    Po meru me Qeverine dhe me Ramen qe nuk po thone asnje fjale .
    Me duket se edhe ty te ka dhene ndonje kock Ai psikopati i gjate .

  14. Lisi says:

    Koloni z.Baze ,Koloni dhe asgje me shume nga ata qe vijne per “lojra fati” e gryejne nentoken shqipetare per pasurite e saj duke i gllaberuar nen siglen e haduterise moderne “DEMORACI”!Ky eshte realiteti i shemtuar qe te gjithe kontribuam.Ja perse kryerimi mbahet akoma ne politike,ja perse edhe kur urdheron vrasjen e popullit te tij disa palo ambasadore apo monstra qe vetem diplomaci nuk mbartin nuk ngurojne qe nje kryeriminel ta quajne urgjentisht “Burre shteti” !Shqipëria eshte nje plaçke qe eshte shitur qe prej 24 vjetesh e sot eshte mall pa vlere pasi nuk ka zot e mund ta perdori gjithkush per pune te pista!Fatkeqesi e nje populli qe nga i ditur u be me dashje i ç’ditur fale ketyre padrinove te kazinove e te kuplarave qe Ne i morem per “ufo” por qe ne fakt nuk jane asnjegje tjeter perveçese dordolecer te veshur me kollare e me grada!

  15. Drejtesi says:

    Pse opozita hesht per avionin e rrezuar ne alpet Franceze ? Berisha duhet ta ket fain !

  16. realisti says:

    Mire thua ti mero perse hesht opozita , por mua me duket se edhe pozita nuk po ben ndonje gje vec heshtjes. Xixi aty Mero xixi mos e prek amreiknaften se nuk te ben per burre! Kush ka sy shikon kush ka veshe degjon! Te gjithe qeverite e vendeve arabe rane njera pas tjetres pikerisht per shkak se u ndodhen midis qeverise amerikane dhe burimit te naftes. Ti beson se PD do te vije ne pushtet duke sulmuar ameriknaften???

    1. feniks says:

      O po dekoratat e Enverit kur do t’i hiqni,ky eshte halli yne.Nuk duam as buke,vetem hiqni dekoratat.

  17. oldman says:

    Nese Rama e ka seriozisht duhet te beje sa me pare 3 gjera:

    1. Te kerkoje doreheqjen e atij gjoja minister D. Gjiknuri qe mbas shperthimeve deklaroi pa kurrfare pergjegjesie se cdo gje eshte nen kontroll.

    2. Te kerkoje ndjekje penale per te gjithe procedurat e kontratave te shtetit shqiptar me Bankers dhe aktiviteteve perkatese qe nga fillimi e deri me sot.

    3 Te kerkoje jo me llafe por me vepra (duke vene ne levizje te gjitha organet e kontrollit dhe drejtesise, qofte edhe me asistence nderkombetare) qe te paguhen nga shkelesit e ligjeve te gjitha demet dhe gjobat perkatese per kompensimin e faniljeve te demtuara dhe demet qe ka pesuar ekonomia shqiptare. Te gjithe perfituesit e paligjshem te sekuestrohen dhe te shkojne ne burg.

    Nese deri ne fund te vitit nuk zgjidhen keto skandale vete Rama duhet te largohet dhe ti thote Europes qe shqiptaret nuk dine te vetqeverisen.

  18. Vjosa says:

    Fatos Nano e solli ne Shqiperi Bankers , Edi Rama , nuk e kontrollon veprimtarine e saj… Sali Berisha eshte fajtori KRYESOR: Pik.
    Kjo eshte llogjika e Meros , kjo eshte llogjika edhe disa trushplareve qe komentojne ketu me siper.
    Cudi!! Ne shekullin e internetit akoma mendojne keta debila se mund te gjejne dele t’i genjejne…
    C’ hyn oposita ketu?!

    1. feniks says:

      A di gje ti merhumi Vjosa se pse ka heshtur kjo OPOZITA jote per 8 vjet sa ishte ne pusht-et pas 2005?

  19. cili jeni ju zoti sorge ? says:

    Ky komentuesi Skypion ka te drejte ne nje fare menyre.PSE !

    Eshte komplet faji I Edi RAMES qe me nje dosje kriminale te bash-berishes…dhe me 84 vota powerfull ne parlament eshte shendruar ne nje drejtor komunale…ne nje kohe qe Bashhici duhej ose te ishte ne burgim te perjetshem..dhe ne mungese te plote te drejtesise duhej te ishte egzekutuar se ka hyre ne gjak.

    Edhe nje here falenderojme Skypion Ram Berishen qe po godet Ramen si tradhetar te 23 qershorit.

    DOSJA KRIMINALE E LUL BASH FAZLLICIT (ju kujtojme qe ne hollande ka paraqitur ne noteri nje pashaporte te cuditeshme amerikane)

    Lulqim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv. Njeriu që mëton të bëhet shefi i opozitës shqiptare pas 22 korrikut, ka tre llogari të hapura me drejtësinë shqiptare. Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij. Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha, i projektuari i familjes Berisha për pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. Ky njeri i ka kushtuar shtrenjtë Sali Berishës për ta mbajtur. Duke parë tek Basha kukullën me të cilën do të komandonte PD edhe pas dorëheqjes formale, Berisha ndërhyri dhe e shpëtoi Bashën nga drejtësia me procedurë. Pas 21 Janarit, Berisha ndërhyri gjithashtu, vodhi zgjedhjet në tavolinë për ta veshur Bashën me postin e kryebashkiakut të Tiranës, post të cilin ai e përdori si antiplumb përballë drejtësisë.

    Dosja kriminale e monstres Lulqim Bashic,,cuditerisht mender ylli ne ngjitje I LMT leka I trete arvizu

    1. Shitja e detit, Greqisë

    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.

    2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës

    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.

    3. 21 Janari

    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

    4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës

    19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.

    5. 7 pasaportat e dyshimta

    Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.

    6. Reprezaljet në administratë

    Lulzim Basha, disa ditë pasi u kurorëzua me vota të vjedhur si kryebashkiak i Tiranës, bëri kërdinë në administratë. Basha shkatërroi me shpejtësi një administratë profesionale dhe me përvojë 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës. Basha angazhoi edhe Florenc Hoxhën, i cili rrahu gratë që nuk pranuan të largoheshin. Ndërkaq, pas mbajtjes peng me forcë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shkarkoi stafin e Këshillit Bashkiak dhe nisi emërimet e reja.

    7. Mashtrimet si kryebashkiak

    Lulzim Basha ka thyer çdo rekord sa i takon dështimeve si kryebashkiak i Tiranës. Emri i tij lidhet me një sërë mashtrimesh dhe skandalesh. Basha mashtroi për 30 mijë vende pune, zhvendosjen e Stacionit të Trenit dhe të hekurudhës nga lagjet e banuara, ndërtimin e tramvajin Kinostudio-Kombinat, kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënia e lejeve për ndërtime të vogla, hipotekimi e të gjitha apartamenteve deri më 15 nëntor 2011, uljen e taksave nga 2-5 herë, heqje e 60 taksave, financimin e stazhit për ata që mbarojnë universitetin nga Bashkia, ndërtimin e parqeve të vogla dhe qendrave argëtuese, ndërtimin e një parku tjetër të madh për Tiranën, kartën e studentit, zhvillimi të 14 qendrave urbane dytësore, heqje nga rruga të fëmijëve që lypin etj. Arritja e deritanishme e këtij njeriu është vënia e Bashkisë së Tiranës në shërbim të kunatit, i cili ka disa firma fantazmë që thith të gjitha fondet e bashkisë.

    megjithate Luli ka te drejte te hedhe shuren perpjete se ose do ishte ne burg perjete ose I egzekutuar..dhe per kete duhet te falenderoje dhe RAMEN

  20. Vjosa says:

    Lexoni SKYPION mbase hyn ndonje farez ne kungullin bosh te trushplareve.

    1. @skypion says:

      …te martofsha Vjosen…
      Nuk te vjen keq per vajzen qe e ke lene ne semafor?

  21. B.W.F = BP LTD says:

    zoti MERO po ben nje gabim me dashje:

    Sali Qenef Berrisha ne kete rast te BP ltd. nuk eshte opozite por eshte aksioner i maskuar dhe ka benefitet e tij.

    Lajmi i meposhtem (qe Mero e paska harruar) tregon se trekendeshi:

    KLARK-FAZLLIC-BERISHA jane bossat e vertete..prandaj “opozitari meros” hesht

    10 TETOR 2010

    TIRANE- Pas takimit në Tiranë me biznesmenin serbo-boshnjak, Damir Fazllic gjenerali suprem i NATO-s, Wesley Clark është pritur pasditen e sotme nga kreu i qeverisë Sali Berisha. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës në Shqipëri të Clark, si përfaqësues biznesi.

    Ish-gjenerali i NATO-s gjatë kohës së bombardimit të Serbisë ka shprehur interes për biznesin e lojërave të fatit në Shqipëri. Ai i prezantoi kryeministrit Berisha një sistem elektronik kontrolli dhe menaxhimi të lojërave të fatit.
    Sipas lajmit të bërë publik në faqen e kryeministrisë, sistemi garanton transparencë dhe eficencë në procesin e funksionimit të lojërave të fatit, elektronike, si dhe vjeljen reale të taksave nga ky lloj biznesi.
    Në faqen zyrtare të Këshillit të ministrave theksohet se Kryeministri Berisha i prezantoi gjeneralit Clark situatën e qeverisjes elektronike, reformat e ndërmarra në këtë fushë, si dhe e falenderoi për projekt propozimin, i cili shton kontributet në fushën e shërbimeve dhe veprimeve on-line. Kryeministri u shpreh se projekti do të shqyrtohej dhe vlerësohej konform ligjeve dhe rregullave në fuqi, nga ministritë përkatëse.

    Vizita e gjeneralit Clark vjen në një kohë kur komisioni parlamentar i ekonomisë miratoi pak ditë me parë ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave në ligjin për lojërat e fatit. Një prej ndryshimeve ka të bëjë me ofrimin e gjuhës shqipe në makineritë e lojërave të fatit. Opozita kundërshtoi, me argumentin se me këtë lehtësi, qytetarët nxiten që të luajnë në këto lojëra.

    Gjenerali në pension Wesley Clark është parë dje në Tiranë në një takim me biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazllic .Takimi është zhvilluar në një prej hoteleve luksoze te kryqytetit ndërsa mësohet se biseda ka zgjatur për më shumë se nje ore. Nuk dihen detaje më të rëndësishme nga takimi mes Clark dhe Fazllic, shoqëruar dhe nga një person i tretë, por biznesmeni serbo-boshnjak ushtron aktivitet të fuqishëm në Tiranë në fushën e naftës dhe të gazit.
    Ndërkaq Gjenerali i NATO-s që njihet si një nga ushtarakët që u caktua nga NATO për të udhëhequr luftën në Kosovë, në vitin 2007, më 24 prill bëri një vizitë në Shqipëri ku zhvilloi takime me kryeministrin Berisha. Por në takimin e fundit në Tiranë ai erdhi si përfaqësues i firmës Blaners Petrolium dhe interesohej për privatizimin e kompanisë shtetërore të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës ARMO. ,,ECT ECT..

    Nqs shteti amerikan hap letrat per BANKERSIN DHE NAFTEN SHQIPTARE atehere WESLI KLARK DO PESOJE FATIN E ISH DREJTORIT TE CIA-s D.P kurse berisha dhe fazllic prapa hekura..po kush duhet ta kerkoje….?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje