Si të mbrohet PD-ja nga Mziu  

13 Prill 2015, 20:48Editorial TEMA
Si të mbrohet PD-ja nga Mziu  

Nga Mero Baze

 

Demokratët janë në hall me Xhelal Mziun. Nuk jam i sigurt nëse është një ngërç klasik mes Bashës dhe Berishës, ku i pari akoma nuk ka guxim të testojë si do të reagojë i dyti po ta heqi nga lista, apo thjesht një ngërç tek demokratët e thjeshtë, që ndjehen sikur u ka hedhur dikush një kovë me ujë të ftohtë sapo ishin ekzaltuar nga beteja e dekriminalizimit.

Madje kam parë dhe demokratë militantë, nga ata që nuk të lënë të thuash që toka nuk rrotullohet rreth Berishës, të cilët flasin publikisht kundër rikandidimit të Mziut.

Ky ngërç ka nevojë për një zë politik, që ta zgjidhë situatën, ose të debatohet rreth saj. Por, Bashës i kujtohet përvoja e hidhur kur u arrestua Mziu dhe ky heshti, edhe kur Berisha shpërtheu dhe i detyroi deputetët të shkonin ta takonin në qeli. Dhe thjesht nuk guxon edhe pasi ka folur gjykata.

Por, në vend që PD-ja të shpëtojë nga Mziu, PD-ja po përpiqet të shpëtojë Mziun, me një teknologji krejt qesharake. Sot përshembull sapo u zyrtarizua Safet Gjici, prefekti i Kukësit, si kandidat i Kamzës, dolën dhe e akuzuan se ka vjedhur 6 milion euro në një bankë…Është fjala për Safet Gjicin, presidentin e Kukësit, njeri me një të shkuar para 2013-ës shumë të afërt me PD-në dhe rrethin e Berishës, biznesmen prej 22 vjetësh në Tiranë.

Një vit më parë ai është emëruar prefekt i Kukësit dhe po kandidon për të majtën në një bastion të Berishës. Kaq është gjithë historia.

Tani çështja nuk është fare a e mund, a s’e mund Safeti këtë Xhelal Mziun. Kjo është një gjë që e zgjidh gara. Çështja është, pse duhet të investohet zyrtarisht një parti politike në një gënjeshtër kaq vulgare, në një film ku Safeti ka vënë maska, ka shkuar tek banka, kur kanë dalë paratë nga banka ka marrë lekët, të cilët në fillim thanë ishin 11 mijë euro, pastaj 200 mijë, pastaj 2 milion dhe sot që duhej për Xhelalin, u bënë 6 milionë. Skenaristi i filmit, Doktori, shtoi pastaj që një pjesë të lekëve, Safeti ia çoi gjyqtarit që të dënonte Mziun e kështu më tej.

Në këtë rast vë në pozitë të vështira mbi të gjitha Bankën që është vjedhur, pronarët e së cilës janë po ashtu mbështetës të PD-së dhe biznesmenë të nderuar në Tiranë. Nëse do kishin të gjithë papërgjeshmërinë e Berishës dhe t’i lidhnim gjërat si Berisha, tani me këtë lajm banka duhet ta kishte radhën nga Treni tek Skënderbeu, duke kërkuar lekët që ka vjedhur Safeti. Pra, vetëm për të shpikur një gënjeshtër, që të duken që të dy kandidatët e Kamzës janë njësoj, pra që nuk ka rëndësi pse Xhelali është i dënuar se dhe ky tjetri do dënohet një ditë, vihet në rrezik një Bankë, shpiket një shofer që nuk është thënë deri tani dhe kthehet në skenar politik, një krim oridner që ka ndodhur në mes të ditës në Tiranë.

E gjithë kjo për Mziun!?

Me sa duket po. Detyrimet, që familja Berisha i ka atij, janë të tilla që Berisha u quan normale të marrë këtë kosto. Kur i duhet KOP merr drejtorin e kësaj bankës dhe e bën kryetar, kur i duhet llum, e flakë këtë dhe merr Mziun.

Ky është problemi i Berishës. Problemi i PD-së, është se nuk e mbron dot Mziun, duke shpikur një Mzi tjetër përballë. Atë që ka vënë shumica përballë Mziut në Kamëz, nuk e ka marrë nga gjiri i socialistëve, por nga një shoqëri që ka qenë shumë më afër Berishës sesa socialistëve. Dhe ka bërë mirë, se siç është vendi, duhet bërë dhe Kuvendi.

E theksoj se nuk ka shumë rëndësi rezultati i Kamzës dhe as nëse fiton apo humbet Gjici dhe Mziu. PD-ja ka humbur në start, një betejë që i doli rastësisht rrugës dhe i humbi po aq lehtësisht sa i doli në shteg. Siç di t’i humbasë vetëm Lulzim Basha!

18 komente në “Si të mbrohet PD-ja nga Mziu  ”

  1. bato says:

    Mero, po per cilin kundershtar nuk ka shpifur shpifaraku me i madh i te gjitha koherave? Cilindo qe i del kundra ai e quan jo kundershtar por armik. Cilindo qe nuk e do e ngarkon me gjithfare shpifjesh dhe e perbalt aq shume sa te gjithe ate qe thote e ben te pabesueshme nga njerezit normale. Ky dallaverexhi me emrin SRBerisha, ka dale aq shume nga binaret e nje njeriu normal, sa pas pak kohesh, nuk do arrije te dalloje realitetin nga endrra dhe arrestimi i tij, nuk do kete asnje efekt, pasi do jete plotesisht i sklerozuar.

    1. Pashku says:

      Eshte hera qe jam habitur me zotin Baze.

      Mziu eshte nje kundravajtes e shumta kurse Bash-Berisha jane kriminele qe kane kryer te gjithe spektrin e krimeve qe permban KODI PENAL I KRIMEVE TE RENDA.

      dhe po ” habitet ” se si keto dy serial killera po gabojne me Mziun qe eshte 1 miljon here me pak I fajshem se ata..eshte budalla I mencur por jo kriminel.

      JA DOSJA KRIMINALE E DYSHES 2B

      Bombardimi i Vlorës
      Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.

      SHIK-u famëkeq
      Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.

      Zhdukja e Remzi Hoxhës
      Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.

      Trafiku i armëve
      Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.

      Vrasjet e 21 Janarit
      21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

      Vrasjet e Gërdecit
      Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

      Shitja e detit Greqisë
      Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.

      Skandali me rrugën Durrës-Kukës
      Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.

      Grabitja e SHQUP-it
      Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.
      Zhdukja e Kosta Trebickës

      13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
      Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita
      5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.

      Zhdukja e 1.3 miliard USD
      .3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.

      PROKURORIA SHQIPTARE ( E MBESHTETUR DHE NGA ZOTI LU I AMBASADES)

      OSE DUHET TE MARRE TE PANDEHUR MERO BAZEN QE I KA QUAJTUR KRIMINELE LULIN DHE SALEN…………………………………………………………..OSE TE FUSE NE BURG DY KRIMINELET 2B

      PRANDAJ KA TE DREJTE KY RROKU KETU POSHTE QE E PASKA NDRYSHUR PSEUDONIMIN NGA SKYPION POR ERA E NDYRE DUKET NGA LARG

  2. Rroku says:

    I nderuar Baze!
    Me fal qe po te them, por po lodhesh kot.
    Sidomos ky meraku juaj per te “keshilluar opoziten”, me duket jo vetem I pa vlere por edhe i neveritshem dhe teper hipokrit…
    Le qe ke filluar te behesh konfuz… saqe nuk e marim vesh a jeni me Ramushken apo me Bashen,? gjithesesi lexohesh qarte si anti-Berishe; a je me Mziun apo me ate kandidatin tjeter te PS, sic cilesohet, hajdutin ordiner?.
    Do ju keshilloja te rritni pak steken. Nje gazetar analist me experience nuk mund te shkruaje gjera konfuze, me tifozellek apo lehtesisht te kuptueshme si jo vetem pro PS-LSI por dhe me addiksion teper negative e te ekzagjeruar kundra se djathtes. Te pakten tregohu i moderuar si Zheji, pasi tashme jeni larg se tepermi edhe ne krahsim me Andi Bushatin.
    Si cdo zell tjeter i egzagjeruar, edhe ky qe po tregoni per afro 2 vite ndaj se majtes ne pushtet, po ju zvetenon se tepermi. Tani nuk keni me asnje ide interesante, apo provokative dhe atraktive…
    Mjafton te shikoni komentuesit qe ju ndjekin apo komentojne ne Web-in tuaj…
    Duhet te thoni te shkreten, ate cfare eshte e ZeZe duhet thene e Zeze, Cfare eshte negative thuje qe eshte negative. Nese flitet per hajduter thuaje te pakten qe akti eshte hajdutellek edhe pa permendur persona.
    Nuk te lexuam asnjehere qarte rreth pozicionit tuaj per fushaten Rama-Tahirka ndaj mariunes, ngjarjeve rreth kokaines… ngjarjet Doshi-Frroku dhe Frroket vrases te komisarit…,
    Ndaj ndarjes teritoriale (ku per hire te se vertetes) e reduktuat dhe sulmuat vetem ate palon e bregut Kokedhimen( kur per hire te se vertetes, batutat ne mbledhjen e shtabit te Koqes per largimin e kurvarit nga detyra e sekretarit, ku ideja e ndrimit e kurvave ne vend te carcafeve, ishte brilante). Por vetem kaq. Nuk thua asgje per kerkesen e PD per doreheqjen e Koqos, pasi ketu do te kishe rastin te tjerrje leshte me ate. Apo meqe po e sulmon PD, ti smund te behesh bashke me te per Koqen.
    Po ashtu, nuk thua asgje per Lirken (Meten). Mazallah qe e ze ne goje kete birbo. Coc permendni ndonje here 21 Janarin por asgje nuk thua per Meten. Po ju sikur keni qene ne shtabin e gazetareve te tjere te cilesuar nga Berisha kundra PD ne hollet e Kullave, nderkohe qe behej demostrata dhe qe kaseta Meta-Prifti ishte motivi i asaj. Te pakten pozicionohuni sa gjysma e Bushatit qofte me ato bema qofte me bemat e qeverisjes se sotme.
    sic thote populli, as mish as pesh Mero vellai.
    Ndrojeni Temen sa nuk eshte vone se po beheni Teme e vishkur dhe me vdekje te pershpejtuar. Po ju thahet lengu, muza dhe motivet po se po.
    Me vjen seriozisht keq per kete vyshkke dhe tharje te shpejte te Temes.

  3. Tarasi says:

    Lëre ore Mero Mister Mziun ne pune te tij.

    Merru me kete piktorin qe eshte Kryeminister se ka bllokuar cdo gje.
    Ka lene pune vetem per bojaxhinjte, gjykatesit dhe hajdutet.

  4. fshatari says:

    O mero -Saliu per karige ben karakurve edhe Giden edhe Lirine edhe Sheqeren

  5. Tom says:

    Ore Rroku, po ti po keshillon Meron dhe po thua çte do qefi jo vetem ne menyre konfuze por edhe te paqene.
    Po pse more Rroku, Merua ta ka fajin qe ate sivellezerit e tu me çifteli i kendonin ketyre Frrokeve dhe Gjiceve.
    Po pikerisht sepse e drdhni sipas situates dhe humorit te Sali Ram Ham Berishes jeni te pabesueshem, dhe do te mbeteni gjithe jeten bishti i qenit siç edhe keni tani liderin shpellaro-shpirteror.

  6. ... says:

    Un them qe PD duhet te ndjeke strategjine e PS per mbrojtjen e kandidateve me te kaluar kriminale

  7. prut-as says:

    Nqs e ben me ndergjegje te plote kete qe je duke bere per gati dy vjet, atehere pa dyshim je armiku me i rrezikshem i shqiptareve. Je armiku me i rrezikshem per nje aresye te thjeshte. Kerkon te largosh vemendjen e shqiptareve nga katraura qe po gatuan piktori, nga varferia e tejskajshme e popullit dhe me nje sere problemesh te tjera qe bien ne kurriz te shqiptareve.
    Nqs se ke lajthitur nga urrejtja qe ke per Berishen, Bashen dhe Partine Demokratike ne pergjithesi, atehere njerezit e tu te afert duhet te marrin masa te menjehershme per shendetin tend mendor, dhe te te çojne atje ku e ke vendin me shpresen se ndoshta rehabilitohesh.
    Mendoj se nje pakice shume e vogel e shqiptareve “kenaqen” me te tilla idiotesira qe shkruan qe prej afro dy vjetesh, ndersa pjesa me e madhe e shqiptareve qofshin ata me bindje te djathta apo te majta, ndjehen te ofenduar intelektualisht nga te tilla shkrime me defiçence te theksuar, dhe per me teper tendecioze per aresyet e tua personale. Une te keshilloj, ose behu vertet gazetar me plot kuptimin e fjales(keshtu jam i sigurt se shumica e shqiptareve do te respektojne) ose per ndryshe largohu nje here e mire nga gazetaria sa nuk eshte vone. Te siguroj se kjo qe je duke bere, do mbetet njolle e zeze ne karieren tende gazetareske.

    1. ... says:

      Shum e sakte ajo qe thua.Shqipareve nuk i mjaftojne politikanet,gjyqtaret dhe mjeket e korruptuar por jan shtuar dhe gazetaret.

  8. eli-tiv says:

    …mziu eshte model perfaqesues i pd….cfare ndryshimi ka nga saliu..te dy jane fshatae optimiste e marifetaxhinj e te mos flasim per turpet e tyre– vijne nga “Hici”……..edhe kur humbasin; ndjehen prape fitues…per saliun humbes ne tirane e pasurine qe ka vene ..eshte shume per nje fshatar ..

  9. mentor says:

    O Mero, e paske kap nga bishti problemin e Gjicit, i paske ra nga Kina por besoj se leket e Gjicit i meriton dhe besoj se do shkruash perseri se ai ka lek shume

  10. NORA says:

    i SUGJEROJ LEXUESVE,nje shkrim tek “Panorama”.Kur ke qytetar,je i dobet.

  11. Arber Drenaj says:

    Mero.Ti nuk e njeh Safet Gjicin. Ai fare mire mund te kete organizuar grabitjen dhe ti nuk duhet te vesh doren ne zjarr per nje njeri qe nuk e njeh.Ai dihet se si i ka vene parate.Sa per mbeshtetes te ketij apo atij kjo nuk shkon me.Eshte e vertete qe edhe Safeti ka qene dikur i PD-se dhe tani eshte i PS-se, ashtu si dhe Hasan Halili i Kukesit, apo Rexh Biberaj i Tropojes.Keshtu qe nuk shkon ajo qe ai eshte me kete apo ate.Po ti them keto shembuj se jam nga Kukesi dhe kuksianet e njohin mire Safetin.Pikerisht per kete ato i hoqen dhe me pas ja dogjen fotografine ne stadiumin e Kukesit.Si Xhelali dhe Safeti nuk e meritojne te udheheqin Kamzen dhe jane fyerje per ato banore, por po ti vesh ne peshore, me mire Xhelali se sa Safeti

  12. SHQIPTAR says:

    I ka zene halli madh, sepse elektorati aty e ka per zemer Mziun. Por Mziu ka dal me dosje ne gjykate dhe i duhet thene elektoratit me lezet qe mos merzitet, nga moskandidimi. -Po ca dosje, dosje?! Gjykatat tonat i kemi?! Kur duam i kemi kur duam si kemi, per Mziun si kemi me tonat. Me qetesi dhe dashuri.

  13. N/A says:

    Dy fjale per komentuesin prut-ass ( e di kujt i thone ass..)

    Fillimisht duhet te falenderojme per gjysmen e komentit, qe Edi Rama dhe Mero Baze pas 23 qershorit kane ndryshuar drejtim.

    Gjysma tjeter qe ti nuk e thua eshte:

    Votat e 23 qershorit 2013 ishin per denimin qe ne fillim te bandes Berishajve dhe jo per tritole ne shtepi fukarenjsh apo dhe te klases mesme…

    Te mbyllesh syte para gjysem miljardi dollare te vjedhur ne rrugen e kombit nga Basha dhe Berisha ne bashkpunim dhe me ca drejtues ne Kosove dhe te pakten dy ambasadore dhe te merreni me Mziun per pbarazi ne tendera eshte:

    TALLESE
    KRIMINALE
    E DENUESHME

    nqs do kishte shtet ai qe thote Mero “humbesi Lul Basha” duhej te ishte prapa hekurave dhe jane te pabesueshme verberia e atij populli kaq i poshtruar dhe perdhosur.

    i pandehuri Lulzim Zhelal BASH-FAZZLIC ka kryer keto krime kunder atij populli:

    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)

    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi

    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK

    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel

    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..

    6…Si minister drejtesie ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit

    7….Si minister drejtesie ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane

    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.

    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit

    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar

    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..

    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP

    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves

    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi

    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar

    17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “cunamin Doshi” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..

    Jo me kot dikush shkruante nje poezi per enver hoxhen

    DIL NJE GJYSEM ORE O SHOKU ENVER…sepse qenkeni nje popull qe dhe ju shkerdhejne me kellefin “salul” dhe duhet te paguani..turp e neveri

    1. prut-as says:

      Urgjentisht do shtojme nje krevat per ty ne dhomen ku do shtrohet Merua.

      1. N/A says:

        faleminderit doktorr ass

        nuk ka nevoje per dhome se ai vend eshte kthyer ne pavjon te semundjeve mentale…

  14. liu says:

    li pazari, personaliteti viteve 60

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje