fb.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
Rrimë dot pa konspiracionet dhe pa folklorizmat tipike nëse plas Gërdec apo shpërthen Marinzë?
Larg, larg nga bytha jonë shkaqet e mëkatit dhe në sy të botës shfaqemi si ëngjëj…
Mbetet një nga produktet tipike shqiptare përgjegjësia e limituar dhe seç ka një lloj lidhjeje qoftë me karakterin dembel qoftë me fasadën tonë që edhe pa ngrënë të rimë prej fodullëkut, e shesim veten ose më të mirët ose viktima të një naiviteti plot idealizëm.
Që po boshatiset atdheu me një shpejtësi llahtar nuk e vë në dyshim por më lëndojnë justifikimet arrogante zyrtare apo politike që bashkë me traun e pikave doganore, godasin mbi shpinën dhe moralin e hallexhinjve.
Po boshatiset atdheu dhe nuk është risi sepse ne ia kemi marrë dorën qysh me klonet e famshme të kufinjve të supermrojtur të komunizmit, me kangjellat e ambasadave, me anijet e tejmbushura, me marshimet kolektive nëpër male, me tregëtinë e vizave. Risi e freskët fare është organizimi ose marrëzia kolektive nga veriu në jug dhe anasjelltas. Më vjen të qesh i lebetitur sesi Kuksi nga qyteti i famshëm i pritjes së eksodit të kosovarëve të 1999-ës tashmë po eksodohet i tëri si për të blinduar filozofinë rurale shqiptare me nuanca erotike “po bëre…do të ta bëjnë”.
E nuk mbetet i vetëm qyteti verilindor pasi efekti domino godet me rradhë në rreshtin e hallexhinjve. Kuksit i përgjijet Vlora, Vlorës Fieri, Fierit Korça, Korçës Dibra, Dibrës gjithëëëëëëëëë Shqipëria.
Qërrohu një orë e më parë nga ky vend dhe kërko azil diku nëpër Evropë. Fundja pa bukë e ujë nuk të le njeri, fundja faturë dritash nuk paguan. Fundja nuk ke të drejtë të votosh e nuk të gënjen askush me një 10 mijë lekësh e ta mbyll gojën katër vjet. Eh, sikur vetëm ne po na ndodh?
E mbani mend para dy-tre vjetësh kur filloi Maqedonia, Serbia pastaj Kosova e tani ne? Është mafje ballkanike, ose serbe, ose antishqiptare që e luan këtë lojë. Na kanë inat se jemi racë arjane ne, jemi më të bukurit dhe më të zgjuarit në rajon..
Ja pra e gjetëm shkakun. Nuk ka rëndësi pse atdheu mpaket, plaket, thahet, tkurret, boshatiset. Ne ia gjetëm shkakun. Tani ndjehemi më të çliruar. Do ia plasim në sy të vërtetën Brukselit!!!
Keni jetuar ndonjë herë në provincat shqiptare ju që po më lexoni?
Këto 10 vitet e fundit kur edhe ndërgjegjia kolketive dhe dispropocioni mes të varfërve dhe të pasurve u rrit ndjeshëm ka vetëm tre alternativa. Po ua shkruaj, po ua bërtas, po ua plas në veshë e në sy që provincat, pra banorët e tyre, ose më mirë gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë përveç kryeqytetit kanë vetëm tre alternativa mbijetese:
1-Të ikin nga mendja
2-Të ikin në Tiranë
3-Ose të ikin jashtë vendit
1-Provinca shqiptare është kthyer në një psiqiatri të hapur të madhe ku ka vetvrasje pa fund, depresin pa fund, tribalizëm pa fund, skamje pa limit. Provincat shqiptare nuk kanë as punë, as argëtim, bixhoz dhe lloto me të shënuar emrin, as jetë seksuale aktive e as pozitivitet. Ligjin e bëjnë deputetët dhe mëkëmbësit e tyre kryetarë bashkish e partish që stimulojnë sejmenë injorantë ose kurva pa pikë klasi. Provinca nuk ka rrugëdalje. provinca është gri, është jashtë loje, është plot intriga e plot inçeste sociale.
2-Provinca shqiptare si zgjedhjen më të shpejtë ka ardhjen në Tiranë me para borxh por paratë nuk i mjaftojnë as për qeranë e banesës e as për abonenë e autobuzit. Provinca pavarësisht diplomës universitare apo injorancës së eksportuar në metropol nëse nuk ka njohje dhe minsiri ose deputeti i zonës nuk i jep dorën përfundon ose kamarier, ose operator në call centre, ose baxhellë që pallohet me pak lekë ose kthehet andej nga erdhi me barkun bosh, valixhen bosh, shpirtin bosh, trurin plot.
3-Provinca shqiptare pasi u lodh nga dy alternativat emergjente aplikon të fundmit shpresë. Nxjerr pasaportën biomerike, menaxhon paratë borxh, lundron në internet dhe niset drejt Perëndimit. Të paktën hap sytë, vret veshin me gjuhë të huaj, zë ndonjë dashnore edhe pse nuk ka lekë, ndonjë pisllëk të vogël, kërkon azil dhe e mban gjermani me bukë e tenton të mos ta kthejnë sepse i është neveritur qyteza apo fshati ku u lind e u rrit…
Ndërkohë që rradhis të vetmet alternativa për provincialin hallexhi, më ndizet në kokë një ide e çmendur tek lexoj këto lajmet tona që i kemi si shqpirt.
“Gëzim Topçiu kandidon për herë të pestë si kryebashkiak i Maliqit të Korçës”…
Prisni, prisni. Duhet të ketë diçka ndryshe e të suksesshme ky njeri përderisa partia e mban 20 vjet pa e lëvizur nga istikami. Sikur të kthej mendje, sikur të mos nisem kuturu për Gjermani…
Pilot, pilot i dashur. Ktheje aeroplanin. Më ul te fusha e Maliqit. Atje do zbres, atje dua të shkoj e të jetoj. E duam Shqipërinë si Maliqi.
Por planin final ma prishi një zë kumbues që ma folën edhe te veshi i djathtë edhe te veshi i majtë:
-Prittt, mos ik, bëj pak durim. Na jep votën më 21 qershor e nisu me qejf të hënën më 22…
I Madh je Bledi Mane.Shume realist shkrimi yt.
I madhi Kadare, per largimet masive te pas 92′ te intelektualve dhe te vet atij, eshte shprehur ” Bem gabim te rende qe u larguam masivisht nga Shqiperia dhe e lam ate ne duart e Zaptuesve”…..
Dihet se kush ishin zaptuesit- Salehist pi Trapoje.
Per kete largim masiv te pas 2014, nuk dihet se si do te shprehet Kadare, pooor nje gje eshte e Sigurte…….
Shqiperia po ngelet ne duar te Krenaristeve dhe Kanabisteve( Sipas Blushistit), te cilet e konsoliduan koalicionin e tyre te paturp me te gjith ish garnituren qe i sherbeu Ndyrshem diktatit te Saleh Bastardit………
Nuk e di mund te quhet me kjo Shqiperi e Boshatisur nga Shqiptaret dhe e sunduar nga Koco Kokdhjima dhe Ilir Meta nepermjet Veglave qorre te drejtesise ne duart e Saleh Vuqidolit..
Shpresoj qe komentuesit e porositur Krenarist te mos e shpallin Manen Armik te kauzes tani mbas ketij shkrimi.
Ja prit Vlora se te beri peshqesh per kandidat Rama kete robin qe ka 30 vjet qe e shikon Vloren nga tv. Po gjynah o qe ja hoqe mjekesise kete gjeni e ja solle Vlores.Prit se dardha e ka bishtin prapa o Rama.hajde kerkoje voten hajde.
Bledi tall bythen,
Bledo po na e thauj mre burre zgjidhjen??
Gjermanet dogjen te gjalle 5 miljon jude,pa permend te vraret nga Franca deri ne Rusi,dhe pasaardhesit e tyne tash jan egersu dhe kan fillu te djegin hajmet qi pregaditen me prit te hujt.
Po pse ikin kuksjanet dhe vlonjatet?
Ti Bled trubolja e din se ato qe ikin nuk vujn nga urija dhe etja,
Ata kane te drejte me kerku nje jete ma te mire per fmijet e tyne,por Gjermanija e tejmbushun nga te huajt dhe me racizmin ne rritje nuk asht zgjidhja.
Do ta kerkoni Shqypnin mre djema,e ather do jet vone.
Perenija i ka dhane te tana,male,fusha ,dete e,lumenj e liqene dhe banoret e saj te turbullu qi po han njoni tjetrin,kush te vjedh ma shume e kush te dominoj ma shume.
Ti Bledi i Rilindjes aty te rrish more trubole,llapen e ke pas te gjate tash lepij sumen tate.
Op Plehre nuk po ikin vetem kuksianet.
Me gjakftohte o Arif. lexoje artikullin deri ne fund,pastaj fol.
ikja eshte pasoje e parave te vjedhura nga pushtetaret per shume vite.
ndryshe do ishte provinca shqipetare me gjithe ato para te vjedhura keto 20 vite e kendej.
?
Rrofshin Ilir Metat
Rrofshin dhe Salite
Sa rrallohet populli
Aq shtohen partite ?
!
brravo qe e the vet!
a nuk duket se ajo shprehja e sterlasht “shqiptarqiqt nuk bejn dot shtet” po betonohet me hekurbeton perdit e me shum?!
Shkrimi eshte nje fotografi e sakte e realitetit te shemtuar, dhe me te ndyre se sa vete jashteqitja.
Por kush eshte pergjegjes per kete realitet, vetem ata te djeshmit qe thyen qafen,apo edhe keta te sotmit qe rrezikojne te kene te njejtin fat ?
@ I Nderuar ²Public Enemy” blendi, po kame qene ne Kukes dhe jo ne kete Moderrnin dhe “Demokratikun” kame qene i Ftuar ne nje Krahine te thelle te Kukesit qe Quhet KALIS,ku na Peshkopia bera nje Rruge te gjate malore me nje “Skode” pastaj pjesen tjeter te rruges me Kembe…fshati qe me priste ishte i Mbuluar me nje Mjegull te ftohte, Kullat e gurta, por e ngrohte ishte Bujaria dhe perzemersia e kukesjaneve Bujare qe me Priten si Djalin e tyre,me te vertet te teje-Varfer per ate kohe qe ishte akoma Koperative,tani Fshati eshte Braktisur pasi Shumica e Banoreve jane Vendosur ne rrethinat e Tiranes-bathore Kamez, jane bere Kryeqytetas.
1-Shikoj me Dhimbje te madhe njerez te kategorive te Ndyrshme qe kane Mbushur rruget e Gjermanise,familje me Femije dhe me shume akoma Djem te Rinnje me “Trasten” e atyre pak-Nderresave ne Krahe,dhe me Shpresen se mbase Zoti i madhe i Ndihmone te rregullohen…
2-nese ju Bledi Permendni Kukesin une do te thoja se te Gjithe ata Hallexhin je qe shohe , do ti Emertoja vetem si Shqipetare ,pa rendesi se nga cila Zone..
3-Ne nje Stacjon Treni Qendrore, ne nje Restaurant Macdonald-duke Blere nje Gazete, si dhe nje Kafe, degjoj mbas Shpines, Shqip, kthej koken dhe shikoj tre-Djem te Rinje me i madhi 24-25-vjec..po diskutonin se c´fare do te hanin dhe a u dilnin Leket…pa e zgjatur ,i pyeta nese donin ti ndihmoja??Po me thane ,nuk dime Gjermanisht dhe Anglishtja e jone nuk eshte e mire…
4-Pasi u Bleva nga nje Meny-Macdonaldi, u thash urdheroni dhe hani, pa harruar ti pyesja se cili ishte motivi qe kishin Ardhur??Duam te punojme me thane -ne Shqiperi nuk leviz asgje-kjo ishte pergjigja,Djemme u thash :Mos u Rregjistroni Azil, se nuk ka asnje Shanse, provoni nese gjeni pune ne te zeze..por si???Me thane- gjithkush le ta provoj vete Shansin e tij, por me mire jo Azil,se do tju kthejne dhe do tju vulosin Pashaporten me nje vule te Zeze -dhe nuk ju lejohet Hyrja ne Europ.
5-Por mor vlla me thote me i madhei por ne Shqiperi na Cemenden:U rreguallua filani , fisteku ai dhe ky….u c´ane telefonat me thane, prandaj dhe ne erdhem…shpejegimi ime i Besushem,i vuri ne Mendime,dhe u kthyen te filli i Bisedes:Njohja e Gjuhes Gjermane eshte Prioritet numer nje…i urova edhe njeher Fate,se mua po me vinte Treni…me pyetne si me Turpe se sa kushonin keto te gjitha:Ju pergjigja jane nje Kafe nga nje Shqipetare-Kukesjan..lol
Jam shum dakort me ty i nderum Mallakastriot.
Mu qa dhe mue turini, por truni i atyne qi kan ardh ne Gjermani osht plot kallo.
Gjermania e tejmushun me te huaj ka nevoj per njerez te kualifiku dhe jo per parazit me diploma fallco.
Hej moj Shqypni ku u katandise me nje brez te ri te çakardisun,pa shkolla,..
por me pallen ne dore,ata kane marre udhen me pushtue Evropen.
o bled o katerbole u mbyte nga urrejtja ndaj provincialeve,”with a massive chip in your shoulder” per ne maloket paske pas mer daku,pse a ta kan ** ***** ne maloket? bole qe vetem leh si qen ,mjaft me urrejtjen tende prej stone age, se po te isha knej nga rri un,edhe te shprehesh ne ate menyre per nje pjese te caktuar te popullates, do te quheshe racizm,dhe do ikshe per lesh ,po nejse neve skemi ardh tek ai nivel akoma.te bej thirrje ty edhe te gjithve,qykoni njerezit ne menyre individuale jo kolektive primitive,prediko dashur jo urrejtje nne mes te shqiptareve o njeri.
Pse shkruan kaq rrale o njeri i zgjuar dhe i mencur? Shkrimet tuaja i lexoj me nje fryme, dhe per ti perpire mire, i kthehem 2-3 here pas. Bravo e madhe, shkrim fantastik.
shkrim real
Mbravo Blendi por here tjeter kur te shkruash theksoje mire qe ta marrin vesh edhe keta rilindasit e sotem se shkaku i kesaj tragjedie eshte e gjithe klasa politke me ne krye byron politike te PD dhe PS!
Haha, rraca ariane, me te bukurit, me te zgjuarit…hahahahaha
E vertete per fat te keq. Por mos bej sikur nuk di qe raca jote e jevgjve grekqire nuk ka lene kontinent pa emigruar! Dhe ti vete o moterqire je nje emigrant!
KATRAN ME BOJE JE, NGJYREN E INJORANCES SE HEQ DOT. Greket leri ne punen e tyre, shiko shtepine tende
Po ky c`pati?
Ky “rilindas” nga Permeti sikur po promovonte Shqiperine ne panairet turistike neper bote, bashke me ate qe nuk merrte vize britanike!!!!!
Ndersa sot na tregoka provincat e Shqiperise!
Po c’te bej fshatari i shkrete. Mbjell patate, nuk i shet dot, se e mbyt tregtari, djali i xhaxhait i ministrit.Prodhon molle, i kalben e nuk i nxjerr dot ne treg, sepse ka molle plot Maqedonia. Mbjell qepe, bostan, fasule, por tregu nuk pranon prodhime shqiptare.
Po tregun rus, gjerman, Cek, etj, nuk e arrin dot.
Pastaj qeveria Rama genjeshtren me te madhe fshatit ja beri. As cmimin e plehrave nuk e uli, as ate te naftes pa akcize.
E dini ju qe per pompen e ujit, me te cilen fshatari vadit misrin, apo perimet, paguan takse qarkullimi. Pra kryministri e ngarkoi fshatarin me nje takse shtese. Taksen e qarkullimit per pompat e ujit, per katraulet dhe gjithe motoret me karburant. Sepse mund ti teket pompes te ujit dhe del xhiro neper autostradat e Shqiperise. Apo jo mor Edi?
Ke te drejte o vlla, shqiperia eshte aq vend muti sa dhe ty tu mbush mendja te beheshe Kryetar Bashkie. Te tjerat jane detaje.
U vodh prona dhe u zhvleresua vota. Kaq duhet qe themelet e shtetit te rrenohen ne mungese te diktatures. Serbo-greket ia arriten qellimit dhe ende veglat e tyre jane verdalle. Vendi perjeton anarki permanente prej 1990 dhe vendit i duhen burrashteti. Do ja dali Rama! Le te shpresojme se te pakten do riktheje besimin se gjerat mund te ecin dhe e para gje eshte ndeshkimi i dinosaurve te abuzimit ne tranzicion.
Ore njerez qe shkruani e vajtoni ndodhite e ndryshme qe po ndodhin ne ate vend me thoni njehere te vetme kur ka pasur nje dite te vetme te lumtur per ate vend.Asnjehere!Ky emigracion kaq masiv ne kete periudhe mos kujtoni se po ndodh se gjerat per keq ndryshuan brenda nje periudhe 2 vjecare dhe as nuk jane te organizuara nga grupe kriminale por jane te miremenduara nga shtetet perkatese por ata shprehen ne ate menyre se ndryshe nuk do te quheshin politikane.Gjermanise i duhet nje numer jo I vogel emigrantesh dhe ata mendojne se shqiptaret jane nje popull qe dine te integrohen shpejt dhe rifreskojne popullsine e plakur gjermane.Ndera eshte per te dyja palet sepse edhe Shqiperise i duhet edhe nje dore ne kete drejtim sepse jane ulur ne menyre te tmerrshme remitancat qe e mbajten kete vend per mbi dy dekada dhe qe sot Keri vende po perballen me nje krize te jashtezakonshme.Pse kujtoni ju se nuk dijne to ndalin instancat shteterore perkatese po te duan.Mos u beni naiv ne shekullin 21 more aman.
Njerezit si puna jote vazhdojne ti genjejne shqiptaret e shkrete. Nuk eshte fare e vertete qe gjermanet kane nevoje per emigrante parazite, e per me teper me njerez qe nuk dine gjuhen e nuk kane asnje zanat si keta tanet. Asnjeri nuk i pret atje me krahe te hapur. As afrikanet nuk i duan, madje jane gezuar qe u mbyten. Europa po behet gjithmone e me shume rraciste dhe azilet tuaja po e felliqin akoma me shume muhabetin. A nuk e kuptoni qe jeni komplet te padeshirueshem atje?
Po ku jeni ju qe vetem mend jepni mor blendi.shkruani njehere dy fjale qe keta njerez te punojne tokat e tyre qe i kane lene djerre e pastaj te shohim
Mos ja vini fajin fqinjeve dhe agjenturave. Vete Serbet kane marre rrugen e EVropes me shume se sa SHqiptaret.
Shko arratisu dhe leri njerezit rehat. Ne Permet po beje namin per te promovuar kulturen dhe artin e krahines tende. Ishe entusiazt. Shkrimet i ben per buje si ai shkrimi tek halet me nje vajze qe nxirrte buken e gojes dhe perballonte shpenzimet per edukim dhe ti mendoje se ajo donte te bente nje”gojore” me ty ne W.C. I dashur analist popullor faji eshte i politikes dhe politikaneve tane qe mendjen e kane patur dhe kane vetem per tu pasuruar dhe per te rrojtur ne “parajse” per vehte dhe familjet e tyre. Nuk eshte ndonje gje e re kjo. Problem madhor eshte heshtja kolektive i dashur dhe nenshtrimi ndaj ketyre te paskrupullve tane. Ne kohen e diktatures ne heshtem dhe diktatura zgjati pothuajse 50 vjet. E njejta histori dhe sot. Si shoqeri ne jemi te prapambetur dhe ne vend te ngreme zerin dhe protesten tone per hallet e shumta qe kemi u lepihemi ketyre kodosheve per nje vend pune dhe per te rregulluar biografine qe e ndrrojme sa here ndrron pushteti.Votuesit ne shoqerite demokratike jane kerkues dhe te organizuar dhe nuk e hane “sapunin per djathe ” si puna jone. Kuksianet dhe te tjeret qe duan te lene Atdheun do te ishte me mire ti dilnin zot vendit te tyre se sa te endeshin per nje kothere buke dyerve te Europes.Act now ishte nje thirrje per te zgjuar qytetaret shqiptare per ti kerkuar klases politike te punonte per te ndryshuar jetet e tyre , per te krijuar mireqenie dhe optimizem qe vendi yne i ka te gjitha mundesite te behet i begate dhe atraktiv.Ketu eshte celesi i zgjidhjes dhe jo folklori banal i Blendi Manes.
Analist popullor!
E forte Roland.
sakte!
Bravo Bledi!
Nuk eshte aspak e mire, te lesh atdheun, por skamja multidimensionale i detyron njerzit.
Ne baze te konventave per te drejtat e njeriut, keta njerez mund te kerkojne azil politik. Protesto do ti thone evropianet! Nuk protestoj te jap jeten ne bulevard per tu pasuruar dikush me jeten time, do ti pergjigjen. Le ta gjeje moralint BE pastaj me rezolutat e saj per korrupsionin. C’korrupsion thua BE?! Demokracia thuaj! Vriten njerez ne bulevard nese kerkojne te drejten e tyre, ti eksitohesh me te drejten e Strazimirit per te mos ngrene shpulla.
Nese kane ndermend ti kthejne, ti kthejne para zgjedhjeve qe te votojne, jo me 22 qershor.
O Bledi,ngado ta rrotullosh fjaline do e mbyllesh me sentimente 20cm…Ti je dhe agjitator turizmi,ne pamundesi te levdosh ata turiste qe do vijne paske psonisur “turistet” qe po ikin.Kesaj gjendjeje o Bled i thone Pasiguri, i deshperuari nuk shpreson se ka te neserme.Ne te vertete po s’pati pune nuk ka te ardhura.Tirana,e kam thene,lundron mbi luks te rreme.Qindra mije familje emigrante i mbajne kursimet ne bankat e vendeve ku jane, s’mund t’ua besojne kursimet Fullaneve qe dalin pa lagur.Por sidoqofte pjesa me e madhe e gjerave qe shkruan qendron.Biles ke guxuar,duke pasur parasysh pozicionin.Hahaaaaa,padashur po ben antireklame per kandidatin e Maliqit.T’a dish ti dikur Maliqi ishte qyteze, sot eshte kthyer ne fshat.Ndofta jo per fajin total te ketij “artilierit”,por sa qytete u kthyen ne fantasma per shkak te c’industrializimit.Here tjeter beji X figurave letrare me sfond 20cm qe te respektosh etiken, bravo edhe nje here.
Shembull perfect Ai I maliqit
Mire ja bajne qe ikin nuk Jane te Zotit te ndryshojme situaten economike e politike Kure ishte sala kishte rritje ekonomike ME shume sene gjermani tash si ashte edi thote sepo vijne italianet per me punua ne shipri ta votojne kete erjonin ne kry te bashkise te tiranes seka punua mire Seky ishte ministri I punes e mireqenjes sociale hapeni syte vjen ai nga berati te bahet kryetare bashkise ne tirane pse pake quna te mire ka Tirana po kush te lejon ne londer te vish nga liverpuli o bermingami ose qytet tjeter te bahesh kryetar bashkise
KY ESHTE REALITETI I PERSHKRUAR ME NJE STIL LETRAR TE MADHERISHEM.PO PERSHKRIMI POLITIK,PO SHKAKU,PO PASOJAT,PO ZGJIDHJA? JA JEP DOT RILINDJA? A JANE EDHE KETA NJELLOJ SI SALINJTE QE KANE VETEM NJE QELLIM;PASURIMIN,PASURIMIN,PASURIMIN?
KETO JA THUAJ QEVERISE,OPOZITES,POLITIKANEVE DHE POPULLIT.ATEHERE DO THEMI BLEDI ESHTE OPOZITARI KUNDER TE GJITHE POSHTERSIVE QE E KATANDISEN KETE VEND NE NJE SKETERE TE THELLE E TE ERET KU NUK KE ME SHPRESE. TUND BLEDI MANE.
Kjo qeveri se shpejti eshte per azil.Kjo eshte rilindja qe po kthen shqiperine ne vitet e eksodeve.Votoni prap se do ta hani me thelle o shoke.
Shkrim pasionant me realitet te fryre.
Nuk e di per provincat por Vlores t`i rruash topet o Mane sepse behet edhe sex edhe plazh edhe pune edhe kumar
Te fala satemeeee.
Sa i bukur dhe me shprese do te ishte ky vend n.q.s. do te ishte miratuar kandidatura jote Mane per kryetar bashkie . Ik vere kandidaturen ne Gjermani se ke votues !!!
Bravo T qoft Genciii
Si gjithmone shkrimet e Manes jane gjuthmone te bukura ,reale ,jo te shitura.
Bravoooooo!!!!
Ju lumte Z .Bledi Mane.Une kam dhjete vjet ne Tirane dhe erdha nga jashte te kontribuoj per vendin tim por kam gjet vetem skandalin .
Te lumte pena
Po ti ku do shkosh!.. e di une do shkosh te motra ne semafor.. te qifsha motren.
E quaj per ofendim te bej ndonje koment per kete artikull te BMWC
e para
ky burrokrat I qeverise Rama duhet ti kerkoje falje shqiptareve se eshte ne ekipin e qeverise dhe po ben palle edhe ne ministrine e turizmit
e dyta
te mos beje rolin e “opozitarit” me vetvehten
e treta
tu kerkoje falje shqiptareve qe ka qene me grupin “debatid” te karkalecave te azem hajdarit ne mitingjet e berishen ne vitet 90
e katerta
nqs se do te “shkruaje” le te trajtoje tema si tradhetite e Rames per 21 janarin,per talljen me byrone e hetimeve…dhe e fundit te deklaroje se Edi Rama ka kapitulluar dhe keto qe po iken jane kontigjenti I votuesve te 23 qershorit qe po shikojne nje aleance te heshtur midis qelbesirave te PS dhe krimineleve te PD.
E FUNDIT
ato po ikin nga shqiperia e ndyre e blendave (fejziut dhe manes) qe po tallin trapin me ate popull barbarisht te tradhetuar jo vetem nga TIRANET E TIRANES por dhe ato dipllomate euroatllantikas qe i pritem si jezu krishti ne 1991 dhe dolen..”deleted”
Nuk mund te ndahet pergjegjesia e qeveris eshqiptare nga eksodi i sapo filluar . Shume nga ata qe i hyjne rrezikut te levizjes nga trualli i tyre nuk e bejne kete per qejf por nga halli . atyre u mungon gjithcka duhet per te jetuar ne vecanti ushqimi Nuk jane dembela dhe as element te perpunuar nga opozita apo Saliu . Si ka mundesi te levizin zonat fushore Qeveria duhet te mblidhet me urgjence dhe te ndaj e mbaj pergjegjesine . Tja bej te qarte Europes ku qendron e keqja dhe le ti kerkoj edhe ndihme Shteti duhet te ndrejtohet nga ekonomistet dhe ata duhet te zgjidhin apo kerkojne zgjidhje per kete problem Bledi ka shume te drejte Fajtore eshte qeveria e pa zonja per te drejtuar ate shtet . Njerezit duan pune dhe aspak te emigrojne .
Ik me mamin tënd më mirë pse me kuksjanët
Ik me mamin tënd më mirë pse me kuksjanët