Rreziku i një fushate pa debat politik  

23 Prill 2015, 21:20Editorial TEMA
Rreziku i një fushate pa debat politik  

Nga Mero Baze

 

Fushata elektorale e sapo nisur në Tiranë duket se ka angazhuar më shumë dy liderët e partive, sesa kandidatët real në debatin publik. Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë shkëmbyer sot replika publike rreth doktor Halim Kosovës. Rama tenton ta konsiderojë kandidatin e opozitës një udhëheqës pa energji për Tiranën dhe jashtë orbitës së probemeve që ajo ka. Basha i doli menjëherë në mbrojtje me patetizëm, duke i bërë më shumë dëm sesa nder doktor Halimit, qoftë dhe për faktin se Basha është memoria më e keqe e një njeriu që ka drejtuar Tiranën.

Nga ana tjetër, në parlamentin e Shqipërisë, Veliaj u përball me Berishën dhe më pas publikisht u agresua dhe nga i biri i tij për gjëra private. Ndryshe nga ç’pritej, Veliaj ishte agresiv në përgjigjet ndaj Berishës, i cili siç bën rëndom, hapi librin e shtëpisë dhe u mor me nënën e Erionit, dasmën e tij. Ndërsa i biri me një gjuhë dhe më arrogante, u mor edhe me faktin që Veliaj është rritur keq, ngaqë nuk ka patur fatin e Shkëlzenit.

Diferenca e parë që krijon nisja e fushatës është pikërisht kjo. Debati për kandidatin e opozitës zhvillohet mes dy liderëve kundërshtarë, njëri e sulmon e tjetri e mbron, ndërsa Veliaj është përfshirë vetë në debat direkt me familjen Berisha.

Nuk dua të ndalem tek cilësia e debatit me familjen Berisha dhe alergjia kombëtare që ngjall i biri i tij, kur flet për jetën e tij me fat si i biri i Berishës dhe akoma më shumë, për jetën e tij private.

Por, nëse kjo fushatë ka një rrezik real për shumicën, është mungesa e partnerit për debat. Doktor Halimi nuk është personi i duhur me të cilin mund të bësh debat. Ai nuk ka as qëndrim politik, as përgjegjësi politike dhe as ndonjë fjalor politik në fushatën e tij. Kush e ka ndjekur këto ditë, ai më shumë u kujton pjesëmarrësve si kanë lindur në maternitet dhe sa kilogramë kanë qenë, sesa çfarë do të bëjë me Tiranën. Dhe në këtë pikë ai është një kundërshtar i lodhshëm, pasi nuk ke me kë debaton.

Veliaj, i cili vjen nga politika dhe është i prerë për një fushatë politike, në këtë rast mund të gjejë shpëtim vetëm nëse përfshihet në debat politik me Berishën, familjen e tij dhe Bashën. Vetëm kjo mund t’i rrisë pikët tek mbështetësit e vet që ta shikojnë si figurë politike. Debati me doktor Halimin nuk funksionon as politikisht dhe as teknikisht. Për këtë arsye debatin në emër të tij e ka marrë përsipër Basha, ndërsa sulmin në emër të tij e ka marrë përsipër Berisha.

Opozita nuk ka zgjidhje tjetër veç kësaj, pasi ka zgjedhur atë kandidat, por kjo nga ana tjetër është zgjidhja më e mirë edhe për Veliaj. Rreziku real për të, është t’i shmangin debatin politik. Kështu si ka nisur, është më e lehtë për të.

Debati i sotëm me familjen Berisha, edhe pse u bë personal për shkak të zakonit të Berishës të përmende edhe gjyshen, bëhet i ndjeshëm për publikun sa herë fut hundët i biri i tij, i cili ngelet figura më e urryer e pushtetit të Berishës, jo vetëm pse ishte taksidari i madh i pushtetit të tij, por dhe sepse në emër të taksave të tij u vranë 26 vetë dhe ai ende nuk është thirrur të dëshmojë. Arroganca e tij karshi shqiptarëve pas ikjes nga pushteti, milionat që pastrohen me dyqane brekësh luksoze në Bllok nga e dashura e tij e re dhe karshillëku për të mos pasur frikë nga drejtësia ngaqë e ka ende nën kontroll i ati, e bëjnë atë një kundërshtar që duhet ta paguash ta kesh përballë. Në këtë pikë fushate, që sot duket se nisi realisht, i iku rrezikut të ishte jo politike. Të jesh në fushatë duke pasur përballë si kritikues Shkëlzenin dhe Saliun dhe si avokat të kundërshtarit tënd Bashën, në një farë mënyre është fat i mirë. Rreziku i një fushate pa debat politik po kalon dhe mund të themi pa frikë se fitorja e parë e Veliajt është që tërhoqi Berishën në fushëbetejë.

20 komente në “Rreziku i një fushate pa debat politik  ”

  1. .......... says:

    Mor po lere Veliajn se s’hyn fare, eshte djale I ri, I edukuar, I shkathet, punetor, dhe ka care vete pa perkrahje. Po si do behet me kete berishen dhe horrin e tij, djalin e tij.Keta e Kane mbushur kupen dhe po derdhet. Keshtu do ja hedhin me hidh e prit ne parliament dhe pa ju hyre nje gjemb ne kembe. Deri kur do vazhdoje kjo show e shemtuar? Duam te dime si po ecen reforma ne drejtesi?

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      ↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓
      E thote mire proverbi
      S’e di Lul shalgjati
      “E meglio da soli
      che mal’ accompagnati” ?
      ↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑↑

      1. votimet 2015= koncert ne vitin 1936.... says:

        Ajo që më bën përshtypje te ky k/artikull eshte fakti se cfare Debati do bejne Veliaj-Halimi-Bojaxhiu kur kane kriminele neper kembe qe po tromaksin njerzit non stop 24 dite e natë

        Marrim vetem karaduzin e Sales qe kohet e fundit “ka zhveshur” shpaten dhe I ka marre mbare deputete dhe ministra te Rilindjes sikur te ishin jetime.

        Po pse jane te fuqishem akoma Berishet dhe kelyshet e tij ???..Le te ndjekim materialin e meposhtem:

        $$$$$$$$$…….Ndërsa Sali Berisha sajonte alibi pas alibie për të fshehur implikimin e familjarëve të tij në Gërdec, i biri i tij kërcënonte me jetë gjeneralët e ushtrisë, drejtorët dhe ministrat për të mbyllur gojën rreth rolit të tij në Gërdec. Ndërsa Sali Berisha hidhte poshtë dëshmitë që implikonin të birin si shpifje dhe sajime, Shkëlzen Berisha kërcënonte me jetë ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxhën, sot i dënuar me burg për Gërdecin.

        Nëse nuk do të zbardhej një kabllogram i ambasadës amerikane drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit për Gërdecin, kurrë nuk do të zbulohej se Shkëlzen Berisha kishte kërcënuar me jetë Luan Hoxhën, me anë të një telefonate. Kabllogrami i datës 20 qershor 2008, përcjell detaje të rëndësishme deri dhe të panjohura për tragjedinë e Gërdecit, të cilat ambasada amerikane i kishte siguruar pas një takimi që ish-ambasadori Uithers ka zhvilluar me ish-shefin e Shtabit, Luan Hoxha, me kërkesë të këtij të fundit. “Në një klimë politike të nxehtë, shefi i Ushtrisë, Luan Hoxha, kërkoi të takohej me ambasadorin për të folur rreth shkarkimit nga detyra, bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme përfshi pikëpamjet dhe faktet rreth Gërdecit”, shkruhet në hyrje të kabllogramit.

        Sipas kabllogramit, gjatë gjysmës së projektit në dhjetor 2007, Hoxha ishte urdhëruar nga Mediu pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas sipas Luan Hoxhës, u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha. Dëshmia e Hoxhës thotë se pas telefonatës u vijua me dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa patur asnjë vonesë.

        Gjithnjë, sipas kabllogramit, gjeneral Luan Hoxha është pyetur nga ambasadori Uithers nëse këtë informacion ja ka përcjellë Prokurorisë, ai është përgjigjur “Po” dhe se ja ka paraqitur të gjithë dokumentacionin prokurorëve, por jo atë pjesë për djalin e kryeministrit, pasi për Hoxhën ishte jo e sigurtë për jeten që të fliste….$$$$$$$(fundi materialit)

        Nga sa me siper na lind e drejta te pyesim:

        1- Perse ambasada amerikane ( si institucjoni me I fuqishem ne shqiperi pas 1992) nuk vepron njelloj si per kriminelin shkelzen berisha ashtu si veproi me kandidatin per kriminel Frrokun dhe kompanine e tij ?

        2- Perse ambasada amerikane ( si institucjoni me I fuqishem ne shqiperi pas 1992) pais me vize gjeneralin me te fuqishem te ushtrise shqiptare se ishte kercenuar me jete nga Kaubojsi Kim Ir Xen Berihsaj qe eshte qindra here me I dhjere se Kim Ir Songu I Korese Veriut.

        Jane dhe shume pyetje te tjera ne lidhje me dinastine kriminale te berishajve per te ndyresite e te cilave ka dijeni te plote dhe ambasada ameriakne me apo kabllograme.

        Perse I nderuari ambasadori Donald Lu (dhe ato qe jane pas tij + Ramen) po toleron dhe nuk po kerkon nga prokuroria qe te mbeshtese arrestimin e krimineleve Sal ,Zen,Lul ??

        Ky eshte debati qe duhen te bejne shqiptaret sot ne keto votime dhe jo “fjalimet” e halimeve,erjonave,bojaxhinjeve me pensionistat dhe te papunet deri sa te ikin dhe keto te fundit..

      2. tani says:

        Veliaj po te ishte i prere per politike nuk do merrte 0.0000001 perqind te votave kur garoi me G99. Ndryshe nga partite e tjera G99 bleu me shume reklama dhe kohe televizive sesa tere partite e tjera te marra se bashku. Veliaj nuk foli si politikan, por Veliaj dhe kryetari Edi Rama sa here afrohet fushata kujtohen per krimet dhe mekatet e Berishes. Rama u kujtua per fallcifikimet e 21 janarit ne po te njejten jave kur publikoi kandidatet e rilindjes, nderkohe qe 2 vjet s’beri asgje. Keshtu pra u kujtua edhe Erioni tani qe erdhi fushata. Pas fushates pastaj bashkine do e mbushi plot me Pdiste, Lsiste dhe G99.

        1. xheJ eN Bi says:

          Skypion BAsha —

          Po e filloje nga fundi . Behesh shume i peshtire kur imiton Berishen duke share e duke zene ne goje familjaret e sidomos NENAT.
          Prandaj ,jam i mendimit ne se do te mos demtosh Halim Kosoven te perdoresh nje gjuhe me te kulturuar.Mund te kete nga ata votues qe jane ne medysheje se per ke te votojne ,po kur Kryetari i Halim Kosoves perdor nje gjuhe rrugaçerie si do shkoje ne kutin e votimit te votoje per te

          E fillon dhe e mbaron komentin vetem me sharje dhe shpifje .

          Gjitsesi , qytetaret e kane ne dore vete se kujt do ia japin voten .
          Jane dy alternativat :
          Erjon Veliajt , apo Halim Kosoves qe ka nje kryetar de jure qe flet si kryetari de facto si nje rrugaç.
          Erjon Veliajt, apo Halim Kosoves qe ka nje kryetar de facto dhe de jure qe jane vrrases te popullit te tij .
          Erjon Veliaj ,apo Halim Kosoven qe eshte anetar i nje partie te degraduar nga dy bashkekryetaret .
          Per ke do votojne tiranasit :
          Per Erjon Veliaj apo Halim Kosoven qe te dy kryetaret e tij kur kane qeverisur , njeri Kryeminister e shkateroje Shqiperine dhe tjetri si Kryetar Bashkie nuk beri asgje nga ato qe ju premtoje para kater vjetesh.

          Skypion , besoje se tiranasit do dine ke te zgjedhin ,po kur te humbni mos justifikoheni si ne 23 Qershor 2013 -en se ju voshen votat .

        2. IH says:

          per komentuesin “tani” dmth artan hoxha qe eshte ky skypioni I shkrete ketu poshte:

          Fabula kryesore dje ishte:

          Erjoni ishte jetim dhe shiste fiq per te mbijetuar..kurse Shkerdhen Berisha dhe I jati I tij monster kane lene qindra jetime duke filluar me

          -vrasja nga mbrapa ne 2 prill 1991
          -21 janarin
          -gerdecin
          -otranton
          -fisin e haklajve
          -4000 te vrare ne 1997
          etj…

          Prandaj ti Skypidhje artan hoxha nuk ke ..ythe ti mbulosh keto krime….Erjon Veliaj mund te kete dhe te meta por nuk eshte familje kriminale si mostrat berishiste qe per fat te keq te atij kombi ka akoma “miq te forte per fiq” ne amerike dhe Europe qe ne menyre te sakte I ka thene dhe Izet Haxhia qe duan ta zhdukin..

          ja dhe kartolina e zakoneshme per mikun tone spiunin me pseudonimin NOTARI..ISH PRESIEDENTI 12 ORESH kATRAN HOGJA

          ****

          neper salla e foltore
          leh si qen dhe pjerdh si gorre
          nder ekrane e n’parlament
          her leh vet,e her ndersen qent

          edhe ktu ne ket forum
          asht dikush qe leh hum-hum
          dhe ketu Sala e ka qenin
          her Skypionin, e her Xenin

          sa pak Salen me ngacmu
          nuk len vend pa shkarrashkru
          me fol keq per Sal nallanen
          si me i ki baben dhe nanen

          Skypion bolja mos u ngut
          rri rehat dhe mos ha mut
          ti ndegjosh fjalet e shokeve
          se ka cof koha malokeve

          1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

            ? ? ?

      3. Skypion says:

        Aleanca e Qelbesirave ka nisur nje fushate te qelbet ndaj kandidatit te opozites per bashkine e Kryeqytetit.
        Taktika eshte e qarte.
        Veliaj nuk e sulmon,te pakten tani per tani,direkt doktor Halimin.Ai duhet te beje nje gare “qytetare”.Ne funksion te saj ishte edhe urimi i bere enkas per PR,per kundershtarin.
        Me ane tjeter,sulmin do ta beje Aleanca e Qelbesirave,Kryeqelbesira e saj bashke me qelbesirat e tjera ne aleance,dhe argatet e sherbetoret e tyre mediatike dhe te shoqerise civile.
        Deri me sot,kemi nje sere sulmesh te uleta,te ndyra,te poshtra,Ad Hominem ndaj doktor Kosoves.Keto jane bere nga sociopati Rama,deputetet rrugecer te PS-se,analistet me te zellshem te qeverise,dhe,medemek,ndonje akademik ,sic eshte edhe rasti i sharlatanit Perparim Kabo – tipiku nder ata me mendesi bolshevike( e quan kapitalist doktor Halimin!Vetem per mendesine e nje bolsheviku,te jesh kapitalist,eshte mekat) ne Akademine e Shkencave,turpi i saj – merita me e madhe e te cilit eshte te thure lavde per miq e shoke,me shkarrashkrime qesharake ne media.
        Vini re se cfare thote ky akademik gjysemanalfabet: e kam pasur shok shkolle doktor Halimin!!
        Medemek,cdo fjale qe na thote ne,duhet ta besojme se eshte fjala e nje shoku te kahershem,e qe si shok ia do te miren ,por,sidomos, e njeh mire…!
        Ne hyrje te kampit te Qelbesirave eshte shenuar me germa kapitale: O ju qe hyni ketu,duhet te qelbeni nga koka tek kembet!
        Ne hapje te fushates se kandidatit te Qelbesirave:perbaltja,shpfija,denigrimi,poshterimi eshte deviza jone!
        Dje doli ky akademik gjysemanalfabet,ne ditet ne vijim e gjate gjithe fushates,do te shohim te tjere qyryke-akademike te ngjashem me te, e lloj-lloj qenef-intelektuali,mercenar te pushtetit,qe do te sulmojne Ad Hominem doktor Kosoven.
        Sulmet do te jene nga me te paprinciptat,me te uletat,me te poshtrat,me denigrueset.
        Behet fjale per pushtet.Nuk ka meshire.
        Cakejte,hienat,langojte e pushtetit bashke me lukunine e zagareve intelektuale,nuk do te kene aspak meshire per ta bere copash kandidatin e opozites.
        Duke bere kete loje,qelbesirat,mendojne te terheqin rrufete nga kandidati i tyre.
        Rrufete,thuhet,qe nuk bien ne qenef!E megjithate,shume rrufe kane rene ne qenefin Veliaj.I terheq vete qenefi.Me kuterbimin e bemave te tij.
        Nje nder keto bema ishte dasma perrallore e qenefit tone.Jane skandalizuar te gjithe.Madje edhe shume nga vete kampi i qelbesirave jane skandalizuar!Aq i madh ishte skandalizimi,aq kuterbues ishte ai,sa edhe qelbesira e qelbesirave,Kryeqelbesira Rama,nuk shkoi ne ate qenef!
        Shqiptaret pyesin: ku i more parate per dasmen perrallore,o qenef?
        Nuk mund t’i shmangesh kesaj pyetje me pergjigje rrugacerore te nje mendjeje te coroditur perverse.T’i paska dhene mamaja nga kursimet e saj?!Por,ajo,sic dihet,nuk eshte ndonje biznesmene,e as pret pare me gershere neteve te dimrit,e atehere si i paska bere tere ato para?!Me c’pune na qenkesh marre?! E shikon pra,qe genjeshtra,mashtrimi,vjedhja,hajduteria te con deri ne njollosjen e nderit te nenes?!Apo se ka problem?!
        Por,nuk eshte vetem dasma,eshte edhe shtepia,apo me sakte shtepite,dhe milionat per “dite te keqe”.Edhe keto nga kursimet e mamase i ka hajduti?!
        Pa punuar asnje dite,kandidati i PS-se,Erion Veliaj,ka blere shtepi per vete e te afermit e vet.Ka miliona “per dite te keqe”.Ben dasma perrallore si neper filma.
        Pa punuar asnje dite te vetme.
        Imagjinoni tani,qe ka ca kohe si Minister se c’mund te kete bere ky hajdut!
        Imagjinoni se c’mund te bente po te ishte menaxheri i pareve te nje milion shqiptareve!
        Gjithsesi,qytetaret e kane ne dore vete se kujt do ia japin voten.
        Dy jane alternativat.
        Doktor Halimi dhe Erion mashtrimi.
        Puna dhe parazitizmi.
        Cipa dhe pacipesia.
        Morali dhe perversiteti.
        Skrupulli dhe paskrupullsia.
        Burri dhe burreci.
        Fjala e te parit dhe laperdhia e te dytit.
        Ndershmeria dhe hajduteria.
        Zgjidhni e merrni!
        Qytetaret do te dine si te zgjedhin.Duhet te dine.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Eshte gati e pamundur te pranohet se votimi per bashkine e Tiranes,eshte Veliaj-Kosova !
    Votimet per pushtetin lokal,jane midis maxhorances dhe opozites,panvarsishte depilimit politik!
    H.Kosova eshte perzgjedhur nga oborri politik si njeri i besuar i Berishes dhe Bashes.
    Ne Kuvend,si deputet,z.H.Kosova,nuk e kam degjuar te diskutoj si qytetar i Tiranes,por ka lexuar berishizmin,si dikur veprat e E.Hoxhes.

  3. lili says:

    Jo,
    Existe ça e shkelzen Berishes si pjesmarrese ne kete débat na kujton vetem nje gje:paaftesine e qeverise me1 million vota,apo ma di mosdeshira e qeverise me 1 million vota per me vu drejtesine ne vend! Dmth na kujton premtimet bosh te qeverise,edhe na tregon se per premtime bosh nuk kemi pse votojme me,u mashtruam nje million njerezet nje here,nuk mashtrohen d’y here,mero!
    Idherimi i jone pikerisht me mosndeshkimin e Familjes nga kjo qeveri do i kthehet boomerang,pra eshte ma mire mos te permendin kete Familje hic ne qofte se duan votat tona!

  4. baffo says:

    BERISHA eshte qen i ngordhur nuk te kafshon keshtu eshte normale qe vetem do lehe nuk eshte kot dhe proverbi qe thote QENI QE LEH NUK TE HAN

  5. ZahoKoka says:

    Zoti Mero, Shkelzeni eshte djali i Beut te Shqiperise, gjemb nuk i hyn ne kembe,vret e pret, shan e perbuz jeten e te varferit dhe nevojtarit.Ne nga jugu themi: Ruaju nga zengjini i ri se nga i vjetri s’te gjen gje! Ligji berishian 7501 per grabitjen e tokes te pronareve legjitim i cili po zbatohet nga Edi Rama nxjerr ne skene keta zengjine te rinj. Ta gezoni Shqiperine e vjedhur!

  6. SHQIPTAR says:

    Z.Mero, jam shume dakort me konstatimet tuaja. Fushata ka nisur ne forme politike, me lojen bajate te gjuajtjes reciproke me balte. Madje mendoj qe fushata ska nisur akoma, e ndoshta nuk nis asnjehere. E them kete, sepse tani kandidatet rivale duhet te ishin duke ballafaqur projekt-platformat, te pakten kandidati mazhorances, qe prej komfortit te te qenit ne pushtet supozohet tashme duhet te ishte me detyra shtepie te bera.
    A nuk duhet te kete mazhoranca ndonje bord qe perpilon platformen disa muaj para zgjedhjeve, pavaresisht se ke kandidat do perzgjedhe? Apo merre bashkine tani dhe vrit veten. E kuptoj opoziten qe ndoshta eshte akoma duke jetuar endrren e bojkotit parlamentar, por mazhorancen nuk e kuptoj. Kjo te le shijen sikur e kane pasur me medyshje nese do garonin apo jo keto zgjedhje.

    Mesa shoh, meqe jane fresk, platforma kesaj here do jete “kush hedh balte me shume”. A thua se elektoratin e argeton akoma loja me balte. E bukura e ketyre zgjedhjeve eshte se elektorati eshte shume me perpara ne te kuptuarit e marifeteve politike, aq sa vete politikes i duhet me patjeter te rinovoje repertorin.

    I gjithe ky proces i zvarritur dhe pa e vene ujin ne zjarr, hedh hije dyshimi qe procesi eshte nje farse kompromisesh: “ti tiranen une durresin”. Nje garues qe nuk vrapon e per me teper akoma nuk ka zhveshur tuten, tregon se dicka ka ne terezi qe nuk eshte ne varesi te votave.

    Ishte shume i pashpjegueshem reagimi i Veliajt ndaj Berishes ne parlament. Nuk e kemi pare kurre Veliajn te beje replike balte per balte. Te gjithe dime qe Balla nuk te fal ne keshtu rastesh, Tahiri nuk te fal, Rama nuk te fal etj etj, por Veliaj nuk ishte ai qe njohim. Kishte marre zemer dhe per me teper ndaj Berishes. Si ai djali i ndrojtur, qe pasi merr sigurine nga i forti qe ka ne krah “ik bjeri se me ke mua, mos kij frike”, del dhe behet me i forte se vete i forti. Kjo ishte nje shenje, qe tregon se i ka hipur vetja ne qejf pa u numeruar votat akoma. Po, dhe ketu tradhetoi veten si nje fillestar pa pervoje.

    E dyta: nuk ju pergjigj pyetjes se Berishes, jo vetem qe harroi se pas kamerave qendron gjith elektorati ne pritje te nje pergjigje te denje, por pas nje kamuflimi te gjate prej cuni te mire dhe me vizion modern u fut gjith etje ne boten e incesteve. Gjith ato vite ligjerata te llakuara kujdesshem plot kulture i rrezoi me nje fjali te vetme. Harroi, dhe me nje qetesi te pazakonte per dike qe eshte para nje gare te rendesishme, kunder-akuzoi Berishen pa i kthyer pergjigje elektoratit. Bravo Erion! Tani qe e theve akullin ta kemi bere hallall gjith buxhetin e shtetit. Kjo eshte nje farse qe qelb ere. Ju jeni te gjithe njelloj, kini te njejten fytyre, vini nga e njejta shkolle.

    Degjoj opinione te ndryshme, se Berisha i lejon vete kta kolipockat tja kafshojne bishtin, eshte pjese e kompromisit. Dhe po rezulton shume e vertete. Madje sa here del Zeni te replikoje, eshte shenje qe Berisha po lejon kolipockat te perfitojne pak reputacion duke i kafshuar bishtin. Shikojeni o njerez cfare kollosi eshte Berisha, rrezaton pushtet edhe nga bishti.

    No comment!

    1. N/A says:

      sot komentuesi shqiptar e paska rregulluar doren..

      ke te drejte qe PS eshte 100% e pafuqishme ti rezostoje “bishtit te mbifuqishem” te Sali satanait..

      qe PS ka kapitulluar kjo ka kohe.. dhe ju I nderuar jeni shume I vonuar..

      persa I takon fuqise bishtit berishes ju keni nje keqkuptim…berisha nuk eshte bishti por kellefi I bishtit..ose e thene me ndryshe nje kellef shume perdorimish per t’ja u futur shqiptareve si puna juaj qe keni vetem “nje vote dhe nje maus”.

      se kush eshte ai “bishti I fuqishem” qe mban berihsen ne kemeb edhe pse ka kryer krime te renda kombetare..e keni ne mes te ketyre rrjeshtave:

      PJESE NGA LETRA E G.KOKALARIT DREJTUAR ZOTIT DONALD LU

      Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
      Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.

      Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”

      “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner.

      Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton.

      Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”

      Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane

  7. mira says:

    @zaho koka
    ketu eshte problemi: zengjinet e rinj te mbeshtetur nga “prodhuesit e ligjit dhe demokracise boterore” kane zaptuar gjithe mediat dhe taboret e gazetaruceve sejmene, devijojne problemet me te cilat duhet te merret populli, dhe jo pa qellim.
    Nese salehet dhe birbot e tij vazhdojne kengen e tyre jane keta te rilindjes qe i bien qemanes dhe bejne qe ata qe “ben sikur iken” te vazhdojne te kercejne, kendojne dhe shkerdhejne shqiptaret.

    Kjo toke e djegur nga serbi ne pushte, ku hijenat e huaja po marrin edhe ate pak pike uje per te njomur buzet e thara te ketij populli, nepermjet birbove e horrave te politikes qe iku dhe qe vazhdon, nuk ka me se cfare te premtoje vetem degjenerim frike shkaterim.

    Bojkotini te gjithe shqiptare zgjedhjet por JO per ti bere qejfin Kreshnikut te shqiponjes.

    Meros,…..fushate pa debat politik??!! Nuk ka se cfare i ben debati politik nje te semuri ne koma.
    Ne jemi vend ne koma…

  8. Gerti says:

    Veliaj akuzohet se ben dasma me fonde publike, pergjigjet duke thene se te pakten ata nuk martohen (kush ishin keta dhe ata nuk u morr vesh) me kusherirat e tyre, a thua se i behet vone kujt me ke martohet ai. Perfundimi i Meros: piket i fitoi Vilajeti! Bravo, i ke rene pikes.

  9. RILINDJA E LESHIT says:

    ORE MERO ME GENJESHTRA NUK FITOHEN ZGJEDHJET KJO U PA NE KUVEND SE SI SALIU E ZINTE NGUSHTE RAMEN ME MASHTRIMET DHE GENJESHTRAT E TIJ PO TE NJEJTEN DO MUNDOHET TA BEJ EDHE VELIAJ CE PER DASEM I MORI LEKET NGA KURSIMET E TE EMES

  10. al paci says:

    E kam then dhe e them prap Erjon velia eshte hajduti me i math i rilindaseve, dhe eshte i vetmi minister qe ka prova qe ka vjedhur me te dyja duart. Nuk jam me berishe po velija nuk duhet te ishte kanidat per tiranen

  11. holta says:

    Kjo fushate ka nisur keq dhe do vazhdoje keshtu se te dy partite e medha, kane vetem nje qellim te bejne lufte politike dhe nuk ju vjen ne mend per qytetin e Tiranes.Ne qytetaret e Tiranes duhet te shkojme mbas njerzve si Gjergj Bojaxhi nqs duam te ndryshoje Tirana.

  12. kaqi i zi antikomunist says:

    Veliaj e ka te sigurt fitorenn ne zgjedhje ,bojaxhiu ka shume kapital p[olitik brenda pedes pas zgjedhjeve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje