Nga Mero Baze
Lulzim Basha nuk ka bërë ndonjë krim, që s’ka bërë asgjë në Tiranë për katër vite. Nëse e shikojmë më me urtësi këtë fakt, duhet të ndjehemi mirë. Nëse shikon formimin e tij politik, i cili është tërësisht një përpjekje e mundimshme për të kuptuar se çfarë mendon Berisha, të gjithë biem dakord që ai po bën përpjekje për të mos pasur asnjë ide të vetën.
Nëse e shikojmë mënyrën se si ai drejton partinë, si cakton kandidaturat dhe si e menaxhon fushatën, të gjithë e shikojmë se kemi të bëjmë me dikë që nuk do të marrë asnjë përgjegjësi për atë që bën.
Nëse shikojmë punët që ai ka bërë kur ishte në qeverisje, janë të gjitha gjëma të mëdha. Ishte ministër i Transporteve dhe u vu nën akuzë nga Prokuroia për historinë më të madhe të korrupsionit në historinë e këtij vendi, plot 220 milion euro të shpërdoruara. Dhe i shpëtoi gjyqit me procedurë. Në çdo kohë mund t’i hapet dosja e të rigjykohet.
Më pas u bë ministër i Jashtëm dhe firmosi me qetësi marrëveshjen detare me Greqinë, duke vënë në rrezik real raportet mes dy vendeve dhe të ardhmen e tyre, pas vendimit të drejtë të Gjykatës Kushtetuese, kundër firmës së Bashës dhe Berishës.
Më pas shkoi ministër i Brendshëm dhe më 21 janar, policia, që u vu jashtë rregullave nën komandën e tij siç duket dhe nga faktet që po zbulohen, vrau katër persona të pafajshëm, të pambrojtur, të parrezikshëm dhe të paarmatosur, që ishin me duar në xhepa para Kryeministrisë.
Pas kësaj, Berisha në përpjekje për t’i noterizuar krimin, e futi në një proces të dhunshëm zgjedhor dhe përmes një manipulimi flagrant, e zgjodhi kryetar Bashkie në Tiranë, me një proces kërkimi votash nëpër kosha plehrash.
I vetmi post ku Lulzim Basha nuk ka bërë asgjë, është Bashkia e Tiranës dhe ne duhet të ndjehemi mirë për këtë. Lulzim Basha është fiks personi, të cilit i shkon shumë shprehja, “Çfarë s’ka bërë, e kemi qyl”. I vetmi segment kohor kur ai ka duart e lira për të dhënë leje ndërtimi janë këto tre muaj dhe ai po e mbush Tiranën me pallate në çdo cep, në çdo park lojrash a nga liqeni dhe në çdo cep të mbetur bosh nëpër Tiranë.
Fakti që ai nuk ka bërë asgjë gjatë këtyre katër viteve, është e vetmja gjë pozitive e tij, për të cilën duhet të kënaqemi, siç kënaqet çdo njeri që nuk e ka prekur një katastrofë.
Por, përtej këtij fati, që unë e quaj pa mëdyshje të mirë, Basha ka filluar një retorikë qesharake, duke folur për vizionin e tij për Tiranën që kishte katër vjet më parë. Retorika e tij prodhon shumë humor dhe po ashtu është e vetmja gjë pozitive e kësaj fushate. E bashkuar me profilin gallatë të kandidatit të tij për Tiranën, ky është i vetmi kontribut real për ta ç’tensionuar fushatën dhe për ta bërë atë një dy muajsh me humor e barsaleta.
Përfytyro tani, që njerëzit të dëgjojnë përditë nga PD-ja vizionin e Lulzim Bashës për tramin. Nxjerr disa femra që nuk ua bën syri tërr nga budallallëqet që thonë dhe lexojnë se vizioni i Bashës për tramin, është një lloj vizioni i zbritur nga qielli, që ndriçoi mendjen e shqiptarëve dhe i bëri të dëgjojnë për herë të parë çfarë është trami. Po ashtu, të njëjtat vajza të Bashës, dalin e u thonë shqiptarëve përditë se Basha është zbuluesi i bulevardit. Përfytyroni shqiptarët, një popull primitiv, që janë rritur në male, që u ndriti fati në vitin 2011 dhe dikush u tregoi ç’është trami, ç’është bulevardi, ç’janë taksat, ç’është karta e studentit etj. Të thëna këto gjëra nga Basha përsëri më 2015-ën duke u mburrur si zbulime të 2011-ës, mua nuk më rezulton se nervozojnë dikë. Kushdo që i dëgjon, minimumi qesh ose me zë, ose nën buzë. Ky është një kontribut real për ta bërë këtë fushatë gallatë, me humor dhe për ta bërë më pak të dhimbshme shkatërrimin fatal të opozitës, nga një njeri që dikur qeshte për çdo gjë që thoshte dhe tani që është bërë serioz, njerëzit qeshin me çdo gjë që thotë. Nuk më duket se është keq. S’është pak, që s’ka bërë asgjë. Minimumi po na kthen humorin me fushatën e tij dhe kandidatit të tij. Mund të bënte gjëma. Provat i ka dhënë!
lulzimja do te ndjehej me mire ne Cirkun e Tiranes – Kllouni Ekscelent i Politikes Shqiptare
Mero e ke gabim kur thua qe si k/bashkiak ka ndenjur “urte”
Pasi spiunoi UCK,pasi vodhi 300 miljon dollare ne RR.K,pasi tradhetoi ne detin JON ..pasi vrau ne 21 janar dhe pasi grabiti bashkine e Tiranes me ate mengeperveshurin enverbolengrenesin ka bere nje nga veprimet me te poshtre te karieres tij:
HEQJEN E TABELES SE 4 SHKURTIT QE ISHTE NJE VEPRIM I HAPUR NEONAZIKIN.
asnje here nuk me ka shqetesuar figura politike e Bashes pasi eshte menekin i peshtirosur…ajo qe kam frike kane qene gjithmone ato qe jane pas tij dhe ti MERO i anash kalon nga frika apo do te tallesh me lexuesit dhe komentuesit..
MJAFTON TE KUJTOJME ZIXHIRIN TOM RIDGE-DAMIR FAZLLIC-BERISHA -BASHA NUK ESHTE PER HUMOR POR PER TE SHPALLUR FUNERAL HOME
Por ajo që duhet ta ndeshkojne eshte se ky eshte nje percares I pa precedente I kombit shqiptar dhe ka shfaqur shenja neonazizmi sidomos ne gafen e tij kriminale per heqjen e nje simboli te LNCL dhe zevendesimin e tij me nje pinjoll të nje dere fashiste
Pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Bashkia e Tiranës zhvilloi ceremoninë e emërtimit të një rruge të kryeqytetit me emrin “Ibrahim Rugova”. Bashkia e Tiranës vendosi që këtë emër ta mbajë rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”.
Basha se më këtë veprim bëhet palë me kolaboracionistët. . Ky akt eshtë zbatim konkret i strategjisë së forcave kolaboracioniste të nazifashizmit, të ringjallura e të përfaqësuara nga pushteti aktual i Sali Berishës e Co.
“Pinjollët e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, për të shlyer mëkatin dhe turpin e baballarëve të tyre para atdheut e kombit, janë hedhur në sulm të papërmbajtur për të zhvlerësuar historinë, lavdinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të fshirë gjakun e dëshmorëve të kësaj lufte, duke justifikuar masakrat që kanë bërë me parullën e luftës “kundër komunizmit” Ky akt skandaloz, në vazhdën e veprimeve shkatërrimtare 20 vjeçare, eshtë zbatim konkret i strategjisë së forcave kolaboracioniste të nazifashizmit, të ringjallura e të përfaqësuara nga pushteti aktual i Sali Berishës e Co.
Pinjollët e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, për të shlyer mëkatin dhe turpin e baballarëve të tyre para atdheut e kombit, janë hedhur në sulm të papërmbajtur për të zhvlerësuar historinë, lavdinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të fshirë gjakun e dëshmorëve të kësaj lufte, duke justifikuar masakrat që kanë bërë me parullën e luftës “kundër komunizmit”. Por komunizmi është gjë tjetër, nga lufta për çlirimin e vendit të pushtuar nga fashizmi, gjatë së cilës ranë edhe 84 dëshmorët e 4 Shkurtit.
Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit.
Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar. Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.
Në shenj nderimi e përjetësimi të këtyre bijve të lavdishëm, një rruge kryesore në Tiranë, që kalon paralel me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para 68 vjetësh, iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.
Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.
Tani, pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashalabakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër.
Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës. Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.
Por me sa duket, Kryebashalabaku ku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak. Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës. Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.
Pra shqiptaret duhet ta cilësojnë Lul Bashën jo vetem si fajtor per krimin e 21 janarit por dhe si një neonazist me aktin e rabilitimit te Xhaferr Deves qe fatkeqesisht dhe shteti amerikan I atehereshem jo vetem qe nuk e dorzoi si kriminel lufte ne vitet 50’-60’ por e perdori si mish per top kunder “kamunizmit” ashtu sic po perdor dhe Xhaferr Deven junior ,si i tha dikush pasi kreu vrasjen mizore ne 21 janar 2011 yll ne ngjitje…
Ka nje nervozizem tek maxhoranca ne pushtet,qe kur u shpall kandidatura e opozites per bashkine e kryeqytetit.Kjo ka disa arsye.Te gjitha keto arsye kane te bejne me integritetin e larte moral,profesional dhe politik te doktor Halim Kosoves.
Se pari,menjehere sapo u shpall kandidatura e doktorit te dashur nga te gjithe kryeqytetasit,kitch-kandidatura e maxhorances apo ndihmes-kandidatura e kandidatures zyrtare te PS-se,kandidatura e rrejshme,mashtruese,e Bojaxhiut,megjithe pompimin nga pushteti,mediat dhe shoqeria civile e qeverise Rama-Meta,u cfry si nje tullumbace.
Mundohen ta pompojne akoma,me nje kembengulje deshperuese,por e kuptojne edhe ata vete qe eshte e kote.
Gjergj Bojaxhi u dogj.Ndihmes-kandidati i kandidatit socialist u dogj.Karta e tij,medemek,si kandidature qytetare,tiranase,u dogj nga kandidimi i doktor Halimit.Ate karten e “shoqerise civile” nuk e beson me askush.Te gjithe tallen me te.
Po keshtu,u dogj edhe kandidatura tjeter mashtruese,ajo e Tafajt,i detyruar te beje lojen e socialisteve per shkak te shantazhit ne lidhje me biznesin e tij,porqe nuk e justifikon aspak zuzarin,perkundrazi ia cjerr masken si nje qenef tipik allaturka,nga ata qe tironsit e vjeter i kishin ne cep te avllise.
U dogj,u pervelua,u percellua,edhe vete kandidatura qesharake e maxhorances,kur te gjithe e moren vesh qe – ne kontrast me doktor Halimin,qe sipas te gjitha sondazheve,merr me shume se c’ka marre partia e tij ne zgjedhjet e fundit ne Tirane – Veliaj merr shume me pak se PS-ja ne zgjedhjet e fundit.
Jane keto arsyet kryesore,se pse kandidatura e doktor Halim Kosoves ka ngjallur nje nervozizem tek Rama,Veliaj,maxhoranca.
Gjithashtu ka deshtuar edhe taktika e parashikuar nga Rama-Veliaj ne perballje me kandidatin e opozites.Ne fillim,u duk sikur nuk do te sulmohej direkt nga ata,por do te ndiqej taktika e sulmit te terthorte nepermjet te treteve,mediave dhe gazetareve te tyre,shoqerise se tyre civile e lloj-lloj mercenari te pushtetit.Kur u pa se edhe kjo deshtoi,akoma pa filluar mire,si Rama ashtu edhe Veliaj,kaluan ne fyerje dhe ofendime direkte ndaj doktor Halimit.Por keto sulme,ne vend qe te nervozonin kundershtarin,ne fakt bene efekt te kundert.
Ato nervozuan edhe me shume vete ata qe i bene.Pergjigja e doktor Halimit ndaj ketyre sulmeve ishte njerezisht e paprecedente.
Ai,si te ishte nje dishepull i Krishtit,me i devotshmi dishepull i tij madje,ne vend qe te reagonte ashtu sic prisnin provokatoret,sy per sy e dhemb per dhemb,u ktheu faqen tjeter,duke i vleresuar madje goditesit e pabese.
Nervozizmi qe ka ngjallur integriteti i doktor Halim Kosoves,eshte edhe me i madh dhe me i cuditshem,per habine time te madhe,tek shume “eksponente” te shoqerise,medemek,civile.Kam lexuar keto dite nje sere shkrimesh intelektualesh te pavarur te pushtetit,ku hidhen ca ide te cuditshme.Ja njera,e bere nga ish-demokrati G.Bakalli,i djathti qe ben fushate per kandidatet e majte:ai tha qe,nje mjek,nje doktor,duhet te jete i afte si profesionist,porqe nuk eshte e nevojshme,perkundrazi,eshte e tepert qe ai te tregohet human me pacientin…!!!
E ta mendosh,qe autori i ketij budallalleku,eshte edhe pedagog,ftohet ne studiot apo shkarrashkruan ne shtyp njohurite e tij shkollareske,edhe ashtu te nakatosura!
Nese ndokush gjen ndonje budallallek me te madh se ky i Gilmanit,le ta thote.
Me pak fjale,kandidatura e doktor Halim Kosoves,i ka nervozuar aq shume qelbesirat ne pushtet dhe sherbetoret e tyre,sa te coroditur nga mllefi shkojne deri aty,sa te thone qe integriteti moral dhe humanizmi,jo vetem qe nuk kane vlere,por jane edhe te demshem per nje nje njeri qe do te duhej te drejtonte BAshkine e Tiranes!
Te vetedijshem per pafuqine ne perballje direkte me doktor Halim Kosoven,Rama-Veliaj dhe sherbetoret e tyre,po perqendrohen tek kryetari i opozites.Edhe kjo manever po deshton me sukses,akoma pa nisur mire.Flm.
Pas bashes ky rrushi me psudonimin skopion eshte me gallate akoma.
po cfare flet more akrep anglie… Halimi eshte nje kokrra e matrapazit shkoni pyeteni sesi i ka bo leket per te ndertuar vilen dhe paraturat e klinikes qe kushtojne miliona euro diku afer stadiumit dinamo. Plus qe halimi mund te kete humor por nuk eshte per krybashkiak ai eshte i mire per pjeshken se ka pare me mijra gjate jetes se tij sa per politike ai o morre me long se mishi o mbaru.
Nuk pertoj pernate,te te therras zvarranik i lindur nga prinder sigurimsa.O ndyresire e shekullit,ti ke emrin Sali.
Skypion —
Po ndjek shembellin e ” Papa Dok”-ut shqiptar qe deklaronte ne lidhje me gazetaret : gazetaret me pyesin çfare te duan dhe une ju pergjigjem çfare te dua , si i thote populli : njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit.
E imagjinon dot se si mund te mbathet nje kal ne kete menyre ???
Editoriali eshte per ty dhe ti hidhesh te Halim Kosova.
Skypion , dua te me sqarosh , si ka mundesi individet sa jane ne PD jane engjej dhe sa dalin nga “vatha ” juaj behen qelbesira. Njeriu nuk mund te ndryshoje per disa dite ose disa muaj.
Skypion , sa per budallalleqe ,kampion eshte ” Papa Dok “-u sa do t’ja kaloje dhe Pal Vates.Ka budallallek me te madh kur tha se nuk e njihte baxhanakun qe punonte ne Gerdec.
Ne se do me shume budallalleqe te “Papa Dok”-ut do ti bien komentuesit .
nuk eshte per te qeshur por per te qare. se kuptoj si mund te gezohesh qe nuk ka opozite. berisha ishe si ishte po te hante ne vesh kur bente opozite, ishte kundershtar i denje per kedo qe ishte ne pushtet me ate stilin e tij. po basha e kompani jane perballe pozites si ekipi i para te rinjve te librazhdit perballe barcelones. te vjen keq sepse ne te tilla situata dalin veliajt qe nuk zgjidhen nga populli por emerohen nga partia dhe njerezit jane te detyruar te zgjedhin midis mutit dhe kakes.
te drejte ke o mero, me mire qe s’beri asgje, se kushedi sa katastrofa te tjera do kishte shkaktuar, kushedi c’vedhje te tjera kolosale do te kishte bere e qe prokuroria serish do t’i kishte mbyllur ceshtjet. dhe me mire akoma qe ne kete fushate do qeshim pak.
Ne nje bote paralele, nese luli do te ishte vete realisht kryetari i partise, do kishte bere nje estrade me palaco dhe te gjitha problemet do t’i zgjidhte me “futi nje te qeshme, se kalon”.
kjo eshte vetem vaksina ,,,muajne tjeter ZBRET NE FUSHE ILACI..
Mero! E di si eshte Bashi i Luleve: Vema, vema se me tha mema!
Halle dhe halle
Eshte kjo dynja
Po si halliLulit
Kerkund nuk ka.
*
Ne te Sheqeres
Do ike hundmadhi
Do vdese dhe Luli
Per se gjalli!
*
Ne se eshte e vertete kjo qe thoni ju,do te ishte diçka e mire,por e verteta eshte ndryshe, sepse Lul Basha and compani po na kthejn trishtimin.
U bere boze, shoku Mero, me plehrat e PD… Ata horra i dime, me keta te tjeret po na pjell, o shok i shokeve.. Nga t’ia mbaje ky milet, shoku Mero, se i moren shpirtin, horrat qe iken e horrat qe vijne e s’mbarojne… Ca e mjelin kete popull e ca si ti e mbajne lidhur, te milet mire, bute, deri ne fund, sa ti thani kocken, O SHOK!
Ndoshta Ju Mero kini te drejte se tani ketij kllouni cirku nuk i skuqet me as fytyra dhe nuk i dridhet qerpiku per ato qe genjen Kur atij nuk ju dridh asnje gje per cka vodhi per cka tradhetoi atdheun me mareveshjen e detit dhe per cka vrau ne mes te bulevardit nuk mund ti skuqet faqja qe e ka bere rogoz ka vite se po genjen.
Dmth erdhi dita shoku Mero qe qytetaret e Tiranes te qeshin me njeriun qe qesh sipas teje??? Me kete njeri jemi neveritur ne dac se qeshuri e ne dac te mallkuari. Tani ky nuk eshte me problemi yne. Dhe ti e di fare mire kete. Nese ne 21 qershor nga bashkia iken kloni i Berishes ne te njejten dite vjen kloni i Rames. Dhe perseri me krye te bashkise do te kemi nje njeri qe qesh. Ah po. Ky qe vjen eshte shume i suksesshem. Ashtu sic ishte Luli para se te behej kryetar. Perfundimisht Mero, uroj te kesh zgjidhur hallet e tua me lirindjen (edhe pse 90% e komentuesve te dine kulmin e idealisit), por je bere per tu bojkotuar njesoj si e gjithe klasa politike.
E po nese ti beson vertet se Basha ne cilesine e klonit te Berishes, do zevendesohet me Veliajn ne cilesine e klonit te Rames, ky eshte nje lajm i mire.
Thjesht sepse Rama nuk mund te krahasohet as nje shekull larg me Berishen. Ne fakt me Berishen nuk mund te krahasohet askush. Ai e ka zene vendin e tij ne histori si krimineli me i madh qe ka prodhuar ky komb.
Shqiperia sot mbush plot 100 vjet nen sundimin e kater diktatoreve te instaluar nga Serbia: Esat Pasha, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha.
ME NE FUND DOLEM NGA ZGJEDHA SERBE.
hiq nje demokrat diktator, dhe ver nje diktator demokrat.
I dashur Mero ! Tashme dihet qe nuk kemi opozite,dihet dhe fitorja e thelle e 21 qershorit,por a i zgjidh kjo problemet e shqiptareve ? A nuk ka ardhur koha qe ju si intelektuale qe keni ndikim ne opinionin publik te filloni e te beni oponence ndaj qeverisjes ?Qytetaret shqiptare jane ne gjendje te dallojne perrallat nga historia,endrrat nga realiteti,shpifjen nga e verteta sepse e shohin dhe e prekin perdite ! Por a nuk meritojme me shume se sa te merremi me to ? Une nuk mendoj se nese ti kritikon Ramen je gati te sjellesh ne pushtet Berishen,por te merremi me Berishen(Luli eshte sinonim i azskushit) eshte njesoj sikur te krahasohemi me ’38”! Ai i perket se shkuares dhe me duket se po e mbajme gjalle me zor ne jeten politike ! Kjo i llaston pushtetmbajtesit dhe zbeh alternativat bashkekohore duke na lene ne mjedisin e nje tribuje, perparimi i se ciles varet jo nga ligjet e ekonomise se tregut dhe rregullat e nje shteti modern evropian, por nga deshirat dhe vullneti i shefit te tribuse ! Nuk ka si shpjegohet ndryshe kur shefi i ekzekutivit ndan bageti per permbytjen dhe tapi per pronat, kur keto pune i zgjidh ligji dhe shoqerite e sigurimeve.Ndryshe do te ngeli qeveria tere jeten me syte nga qielli dhe ne me syte nga kryetari i qeverise,dmth tribuse!
Pas zgjedhjeve Bashen do ta fuse vete Saliu ne burg.Do ta cgradoi nga partia,deputet nuk eshte dhe Basha do te jete me i vogel se une.
Lëreni rehat të shkretin se ai vetëm bukë me kos do!
Fantazme u zgjodh
Fantazme po del
Si yll ne ngjitje
Varur n’cengel.
Humor te duket
I madh vertet
Por Basha i mbushi
Xhepat e vet.
Pse mos te qeshi
Hipur mbi fik
I lumte kur gjeti
HA-Merr(dhe)-Ik
Nje krim i math z.Mero eshte zenia apo betonizimi i hapsirave te gjelbera qe Lulushi po e ben me sukses ne dorzim te mandatit ne shume zona te Tiranes.
Ne i dim te gjitha bemat e Lulit z.Mero,dim edhe vjedhjen e madhe te rruges se kombit,dim edhe shitjen e detit,dim edhe vjedhjen e votave ne tavoline,dime edhe 21 janarin.
Tani qe te katerta keto,nuk jane thjeshte gabime politike dhe ta kritikoim, keto jane shkelje ligji dhe kushtetute dhe si te tilla duhen te ndeshkohen nje dite,te pakten me ligjet qe jane ne fuqi.
Apo do kaloi vetem duke u demaskuar politikisht,mjafton kjo?
Ishte dikur Luli qe qesh, tani eshte Luli qe uleret. Pse uleret ky gjysme burre? Nje zot e di. Po nje hall e ka ama.
Po mire or tej lulzim veliaj& erjon basha,meqe ste pelqen ato qe thote Mero, hajd o burra na dil ti se do votoj per ty. Or rryp kaishi, Veliaj eshte pregatitur nga nderkombetaret, vecse per politike e pa pare se cilen force politike do perfaqesoje, mbasi i perket individit deshira, tung or rryp kaishi.
Me tere mend e paske??? Kjo te ben te ndihesh mire? Dmth ky eshte ylli i ri ne ngjitje se e paskan pergatitur te huajt??? Po qenka fiks si Luli. Tamam kryetar bashkie per idiote te lindur si ty!
ketij populli, sipas kokes kapelen. lum ai qe ja hipen.
po mirë Luli sbëri gjë për 4 vjet po edi çbëri për 12 vjet . 1 rrugën e kombit e mbaroj,në nato e futi shqipërin,pa viza në Europe. çfar mutin do ti mero më shum të bënte për ty që të bëri edi
Shoku Mero u beme bajat te gjite, ju qe shkruani ne qe ju lexojme njekohesisht . Ky qe flisni ju eshte e shkuara nderkohe e ardhmja spo ofron asgje ndryshe . Ktu po ngelin vetem bananet ?
Mero !
Lul Basha dhe Berisha kane bere me shume per te qare kete popull se sa per te qeshur. Megjithate u bene 2 vite qe PD-ja eshte ne opozite dhe ajo qe vertete me shqeteson eshte se qeveria e sotme e rilindjes po i ben edhe me per te qare e per te ikur Shqipetaret. Mero me habit heshtja jote ndaj kesaj qeverie, nese Lul Basha te ben per te qeshur , me thuaj po Ilir Meta me banden e LSI-se si te ben ???
Mero ! Sot PD-ja eshte katandisur nje grusht miza muti qe gumezhijne rreth SHQUP-it, por Shqiperine po e rrjepin Rilindasit e Edi Rames dhe LSI-stet e Ilir Mete floririt. Kjo heshtja jote ndaj Rilindjes me ben te mendoj se ti akoma beson se do te te hedhin ndonje kocke te lepihesh.
Nje keshille i dashur mik , boll qeshe me muterit e PD-se , se eshte koha te qajme per Shqiperine qe po ja mer muti shalet.
Mero Baze me duhet te tregohem se paku mirenjohes per ty dhe shkrimin tend, qe me bere te qesh me te modhe edhe pse kemi 1000 halle. No comment!
@ Skypion; I dashur komentues vella dhe opozitar. Duke te lexuar me vemendje respektoj cdo presje ne llogjiken tuaj opozitare. Jam i lumtur qe gazeta ma jep kete mundesi gje te cilen ma kane hequr faqet online ne FB te Saliut( qe nuk ja vlen besoj ta konsiderojme njeri) Edit( te cilit i pelqen vetem stili tij)dhe Basha. Ndersa dy te paret me bllokuan se i shaja per menyren e qeverisjes, ky i fundit pse i permenda cfare ka bere tekstalisht pa i hequr nje presje;
Zoti Basha do mbahet mend gjate per vazot e luleve qe ka vene ne shtyllat e neonit ne bulevard, qe do ja kishin zili edhe dominikanet… Sa per ate kandidaturen e Doktor Kosoves te them vetem nje gje; Po prezantohet nga Luli, ai qe per kater vjet e shpetoi Tiranen se nuk beri asgje, ta ka shpjeguar Mero ” psikopati”…
hahaha i bukur si shkrim! zoti na ka ruht qe i ka mbajtur mendjen lulushit!
ORRR EPIRIOT 2 I BITHES NESE PER TY DHE CA QELBESIRA SALIU ESHTE KRIMINEL SERB JO EDHE PER SHQIPTARET AI MBETE BABAI I KOMBIT SHQIPTAR-LOBIMI I SALIUT ME BUSHIN E BERI KOSOVEN SHTET ,SALIU E FUTI SHQIPERINE NE NATO PO TE ISHTE SALIU SERB NATO NUK DO E PRANONTE SHQIPERINE;SALIU E NDERTOI RRUGEN E KOMBIT DHE E BERI SHQIPERINE PA VIZA -OR QELBESIRA TE PS NJE FJALE POPULLORE THOTE TRIMIN VRAJE PO HAKUN MOS JA HA
Lulushi eshte I papame eshte bere nje kopje e shemtuar e Berishes.
Mundohet qyqari te bertase e ulerase si Saliu por ngjiret shpejt e behet qesharak.
Lulush hajduti duhet te jete pas hekurave e jo te vije verdalle Shqiperise qe nuk e deshi kurre e vodhi e shiti per turpin e tij.
..me pak fjale…njeriu qe nuk di te bej asgje , do hyje ne fjalorin e ri shqipetar me merin Lul…Lol…Lul = qe nuk di te beje asgje…tjetra eshte qe Halimit i ve ate qe nuk e ka …moralin dhe ndershmerine….mjek dhe i ndershem ne tranzicion…?…shikojen si jeton Limka dhe konludoni…tjetra ja ne eshte i ndershem ….varini nje flamuri higjene ne qafe po jo Kryetar Bashkije…dhe kush e ka propozuar…?…i kryendershemi Saliovici….!…
Basha po qesh me ne!
“Dale, dale se nuk i dini mire ca gjera…” – thoshte nje oligark i pushtetit te dikurshem, te cilat koha i vertetoi katerciperisht.
Basha po qesh me ne, sepse kur ste dhemb asgje, pse mos qeshesh? Me thote dot njeri cfare gjembi i hyri Bashes?! Ai e beri edhe kursin e Bashkise, qe sipas tradites kursi i rradhes eshte kryeministria. Ligjerimi i ketij procesi kursesh me pahir, nga cilado pale qofte, po behet destabiliteti i vendit. Ky proces kursesh po behet percarja e PS. Them PS, sepse mazhoranca nuk ka akoma nje deklarate zyrtare ne pergjigje te kritikave. Palet ambicioze po shijojne gallaten qe po ndodh ne PS. Gallate qe historikisht ndodh vetem brenda PSse, dhe sa here qe drejtimi i saj anon djathtas. Ata qe po distancohen sot nga kritikuesit e PSse, jane ata qe kane frike te flasin, dhe duke sulmuar kritikuesit kujtojne se mund te fshehin skuthllekun e tyre kundrejt liderit te tyre. Keta qe distancohen nga kritiket e sotcem jane rreziku i vertete i PSse, sepse ata do sulmojne si skutha ne nje moment te dyte. Rames nuk i vjen e keqja nga Blushi, por nga keta skuthat. Edhe Makiaveli qe ka prodhuar makinacione sesi te qendrosh ne pushtet, flet me superlativa per ata ta perplasin mendimin ne sy, dhe i meshon faktit se cdo lider duhet te beje kujdes nga servilet dhe skuthat.
Basha eshte teper komod. Ai ska nevoje te beje asgje, vecse te prese qe frytet tja servirin gati, skuthat e kampit kundershtar. Ata qe duke u lepire sot me hipokrizine e solidaritetit, po lene ne balte shqiptaret. Servilet jane rreziku me i madh i cdo lideri, sado vizionar qofte, sepse pushteti te verbon dhe dikush qe te do duhet te te permende. Nese besojme tek Rama, duhet ta mbrojme ate nga servilet, mbi te gjitha nga servilet qe kane harruar ti servilosen mases, duke ja lene ne kurriz gezhojat e interesave te tyre Rames.
Dhe Basha rri e veshtron duke buzeqeshur. Rri e veshtron sesi percarja prodhon gjithmone sundim te sigurte.
Detyra aksiome ne te tilla raste eshte: solidaritet brenda kauzes tende. Sa me shume i largohesh solidaritetit, aq me shume ja dhuron me duart e tua pushtetin kundershtarit. Skenderbeu ja dha shpaten e tij atij qe i theu krahun, sfidantit. Ky episod tregon brumin e liderit. Skenderbeu beri solidaritet me aktoret brenda kauzes jo me aktoret jashte saj. “Aleancat jashte kauzes tende jane humbje te dhimbshme” nuk harron te theksoje Makiaveli. Nje koalicion i fryre me kundershtare dhe oportuniste politike eshte nje goditje pas shpine ndaj Rames, qe pasojat do ti shfaqe shume shpejt.
Rama eshte nje lider qe e ka per here te pare pushtetin, ndaj pa asnje dyshim veshtiresite qe perballet jane te medha. Kush nuk do ta kuptoje kete gje eshte thjeshte i keq ne shpirt. Gjithashtu perballe ketyre veshtiresive, Ramen nuk e ndihmojme dot duke ju servilosur. Servilosja nuk prodhon permiresim, thjeshte e shtyn tjetrin drejt gropes.
Ne kushte varferie dhe krize politike, lind Robinhood-i: “ja merr te pasurve dhe ja jap te varferve”. Kjo forme alegorie, tregon se kur ka krize te dyfishte eshte i domosdoshem populizmi. Cezari pushtoi boten, duke mbrojtur masen. Harrove masen, te merr lumi. Elementet fillestare dhe teper te rendesishem te populizmit jane kasti i perzgjedhjes se skuadres. Rregullat absolute te lidershipit: tiparet e fytyres. Syte duhet te percojne drite, jo mjegullnaje. Buzet duhet te percojne gadishmeri jo perbuzje. Sy te shuar dhe misterioze, buze te rrudhura ne tendosje, jane shume larg karizmes dhe nje fillese te mbare populiste. Figura qe nuk kane qetesine per te bere nje batute jane lidere te deshtuar. Kur them batute, nuk them cinizem.
Nese ja marr mases dhe ja jap te pasurve, kemi Antihood-in, kemi kaun qe ja fut peles. Sa here kau tenton tja fuse peles, pelen e mbars gomari. Masa duhet te bindet para ligjit, por ligji nuk duhet ta vrase masen. Edhe armikut me te keq duhet ti lesh nje shteg. Teknicienet qe po mbeshtesin sot Ramen, thjeshte po e fundosin Ramen, sa me shpejt te ndergjegjesohet Rama, aq me mire do jete per te gjithe.
2 vjet jane 50% e mandatit, asnje drejtoruc nuk ka dhene llogari para ligjit, asnje. Ka mbetur edhe gjysma e mandatit per ti bere te gjitha dhe me rregull 3shi matematikisht nuk del llogaria.
“Nje patriot i vertete e mbron vendin nga qeveria” – qe do te thote nese nje opozite deshton te jete e tille, duhet te ngrihet nje opozite e re. Eshte kusht i demokracise qe te ekzistoje nje opozite e vertete, e cila mund te jete edhe brenda vetes. Spartanet permiresoheshin duke u ndeshur me njeri-tjetrin.
Keto jane rregulla qe nuk i kam shpikur une, keto jane rregulla sesi funksionon bota dhe kush i mohon me delir behet Donkishot. Spekulo por mos bjer ne absurd.
Sa me shume kundershtojme aksiomat, aq me gjate te tjeret me duar ne xhepa do qeshin me ne.
Me thene te drejten dhe artikull-shkruesi po ben humor ME SAKTE PO TALL LESHT me ne lexuesit dhe komentuesit.
Ndoshta ka ngaterruar fjalen Humor me Horror.
Te lejohet nje bedel kriminel si Lu Basha te beje i pispillosur fushate elektorale pa i dale ndonje hundlesh( jo me plumb ballit sic e meriton) por me nje kove me salce domate qe ti kujtoje gjakun e si janarit eshte nje lluks i madh per te.
Humori eshte me ca idiote historiane perverse si B.Fisher qe qenka habitur se fushata po behet e qete dhe i kishte dhene merite Lu Bashes..ky eshte tamam humor.
Por Bernard Fisheri nuk ja merr per humor zotit Donald Lul i cili sot cuditerisht doli ne media si nje shef kuadri ose si ato hafijet e sigurimit te xhaxhit dhe deklaroi se dinte te inkriminuar nga kandidatet e votimeve dhe po bisedonte me drejtuesit e SHPK-PS-LSI dhe te SHPK-SAL-PD per te pastruar listat.
Eshte mire qe zoti Donald Lu te ndihmoje ne kete drejtim por me pare ti kerkoje parlamentit shqiptar dhe kongresit amerikan qe te bejne nje marrevshje qe ambasadori amerikan ne shqiperi te jete dhe shef kuadri i parise Tiranes dhe drejtues i Shikut dhe per TV-SHOW sepse deri tani zoti ambasador jo vetem qe po shkel ligjet por ka mbyllur “syte” per krimet e Lu Bashes qe jane 1 miljon here me te medha se ato sardelet e vogla te votimeve lokale.
zoti mero mos ngaterro Humorin e Lu-se me Horrorin e Lulit…o futja te dyve ose mos u merr me asnjerin
LU +L = LUL 2017 KM
Merua do të tërheqë vëmendjen nga temat e ditës. Gjoja gazetar!!!!!!!!!!!!!!!! Mero, ik!