Fushata duhet të prekë masakrën që po i bëhet Tiranës

2 Maj 2015, 20:18Editorial TEMA
Fushata duhet të prekë masakrën që po i bëhet

Nga Mero Baze

 

Në zemër të Bllokut në Tiranë, pranë “Foto Kumi”, një kantier i ri i rrethuar dy javët e fundit, ka shembur një vilë të vjetër karakteristike, e cila ishte nën mbrojtjen paraprake të Institutit të Monumenteve dhe ka filluar të ndërtohet një pallat 9 katësh. Një sërë kantieresh të tjerë janë gjallëruar në qendër të Tiranës, në çdo vend ku ka hapësirë mes pallateve, tek ish-stadiumi Dinamo, tek aneksi i stadiumit “Qemla Stafa”, tek “Komuna e Parisit”, tek Liqeni Artificial etj. Shtypi dhe disa segmente të shoqërisë civile po tentojnë të ngrejnë zërin, por maskara është me përmasa shumë më të mëdha seç duket. I qartë se nuk do të rikandidonte më dhe i sigurtë se kandidati që ka nxjerrë është sa për të larë gojën me Tiranën, Lulzim Basha dhe rrethi i tij i ngushtë kanë shpërndarë me urgjencë leje ndërtimi kudo ku kanë kërkuar klinetët e tij, duke i dhënë Tiranës dërmën e fundit si një qytet jashtë standardit.

Kolegu ynë, Ben Andoni, ka bërë një raport të hollësishëm për pallatin që po ngrihet në Bllok, duke dëshmuar dhe përgjegjësinë që ka Instituti i Monumenteve në këtë histori. Në disa raste të tjera ka shkeje të standardeve për zonat e mbrojtura, apo standardeve që vet Plani Rregullues i Bashës për Tiranën ka vendosur.

Në këto kushte, me të drejtë duket sikur qytetarët janë të pafuqishëm për të vendosur për fatin e qytetit të tyre, edhe pse Basha u tall sa mundi katër vjet më parë, duke theksuar se “qyetarët janë të parët”.

E gjitha kjo masakër e orëve të fundit, po bëhet ndërsa kandidatët që garojnë për Bashkinë e Tiranës, duket se akoma nuk kanë bërë nxemje të hyjnë në fushë e të prekin me dorë problemet.

Së paku dy prej tyre, Erion Veliaj dhe Gjergj Bojaxhiu, duhet të bëjnë betejë konkrete kundër kësaj masakre që po zhvillohet paralel me fushatën e tyre.

Katër vjet më parë, Basha tha se nuk do të lejojë ndërtime nga Liqeni, por atje tani janë së paku nja pesë kantiere, nëse ecën në “Unazën e Re” deri tek “Komuna e Parisit”.

Kandidatët e rinj për Bashkinë e Tiranës, duhet të prekin konkretisht këto kantiere. Duhet të bëjnë një tur të organizuar në secilin prej këtyre kantierëve, jo për të terrorizuar ndërtuesit, por për t’u shpjeguar qytetarëve se çdo bëjnë ata me standarde të tilla të vendosura nga Lulzim Basha. Nuk është e thënë që të gjithë të jenë të paligjshëm apo jashtë standardeve, por të gjithë duhen verifikuar, pasi në këtë prag fushate Tirana është kthyer në një kantier gjigand ndërtimi, që duket i favorizuar nga shansi i fundit që Basha ka pasur për t’u shërbyer klientëve të tij, meqë nuk arriti t’u shërbejë dot qytetarëve.

Një udhëtim në gjithë këta kantierë dhe evidentimi i problematikës së çdo kantieri, dhe zotimi se çdo bëhet me to, do të ishte një fushatë shumë më e mirë sesa takimet e improvizuara me mbështetës, të cilët shërbejnë për dekor, por nuk i japin zjarr fushatës.

Me këtë që Lulzim Basha po i bën Tiranës duke ikur, qytetarët ndjehen tërësisht të pafuqishëm dhe indiferent ndaj fushatës, pasi e shikojnë sesi u tall me ta kryetari i sotëm i opozitës katër vjet më parë. Që të zgjohet shpirti i revoltës së qytetarit dhe të përfshihet ai në betejë, duhet bërë aleancë me qytetarët, për secilin nga këta kantierë që Basha po ia lë peshqesh Tiranës, si një hakmarrje që dhe katër vjet më parë nuk ia dha dot votën, por iu desh t’ua vidhte.

Një udhëtim në këto kantire dhe një zotim para tyre, do t’i bënte qytetarët më të vëmendshëm dhe fushatën më konkrete. Kështu dhe shtypi që tenton të mbrojë Bashën për këtë që do të bëjë, do ta ketë dhe pak më të vështirë të bëjë sikur dhe kantierët janë fals.

31 komente në “Fushata duhet të prekë masakrën që po i bëhet Tiranës”

  1. Claus says:

    Prape o Mero me keto shkrime qe xha Sulon (Kapedani) e vene ne gjume?

    -Nga lajmet e brendshme kalove ne luften ne Vietnam!!!!
    -Po ti po flije gjume gjyshi, une nuk kam faj!

    1. Epirioti II says:

      Eshte po skenari i vitit vjeshtes se vitit 2000, kur Albert Brojka dhe nja 400 leje per Tiranen te cilat frymezuan edhe nja 400 ndertime te tjera pa leje prishur ne menyre definitive te gjitha zonat me te bukura te Tiranes dhe lagjet me te reja.

      Blloqet e ndertimeve tek Ekspozita “Shqiperia Sot”, Stadiumi “Qemal Stafa”, Komuna e Parisit, Tirana e re, Blloku, Stacioni i Trenit, deri tek ndertimet me moderne si kullat e bulevardit apo ETC, jane peshqesh i ketij kesaj babazie per te simuluar ndertimet pa kurfare kriteri perpara dorezimit te Bashkise.

  2. Gerti says:

    Si mund te beje fushate Erion Veliaj kundra kesaj? Basha po i jep shkelmin e fundit, po shkelmin e pare, te dyte, te trete e keshtu me rradhe ja ka dhene Rama. I njejti Rama qe ka mbeshtetur karrieren e Erionit edhe ne kurriz te socialisteve te tjere. Qe Erioni te flase kundra kesaj duhet te flase kundra shefit te tij.

    Mbase e ben Bojaxhi, le te shpresojme.

    1. Epirioti II says:

      Eshte po skenari i vitit vjeshtes se vitit 2000, kur Albert Brojka dhe nja 400 leje per Tiranen te cilat frymezuan edhe nja 400 ndertime te tjera pa leje prishur ne menyre definitive te gjitha zonat me te bukura te Tiranes dhe lagjet me te reja.

      Ti vellajo nuk paske rrojt ne Tirane me duket, ose e ke memorien zero:

      1. Shkelmin e pare ja dhe Berisha me tolerimin e “tokes se xanum” dhe shtesave te pallatit sipas deshires se cdo banori.

      2. Shkelmin e dyte ja dha po Berisha me kioskezimin e Tiranes, i cili me vone prodhoi ndertime me dhe pa leje.

      3. Shkelmin e trete (ME TE RENDIN) ja dha Albert Brojka me numrin me te madh te lejeve te dhene ndonjehere brenda 2 vitesh.

      Blloqet e ndertimeve tek Ekspozita “Shqiperia Sot”, Stadiumi “Qemal Stafa”, Komuna e Parisit, Tirana e re, Blloku, Stacioni i Trenit, deri tek ndertimet me moderne si kullat e bulevardit apo ETC, jane peshqesh i ketij kesaj babazie per te simuluar ndertimet pa kurfare kriteri perpara dorezimit te Bashkise.

      4. Shkelmin e 4 (dhe VENDIMTARIN) ja dha Fatos Nano, qe jo vetem nuk i ndaloi lejet e Brojkes por lejoi qe te ndertoheshin pallate me vellim dyfish te lejeve te marra prej Brojkes. Gjithashtu Nano u koordinu perfekt me Berishen per te paralizuar cdo perpjekje te Rames, kryetar Bashkie per te penguar ndertimet pa leje.
      5. Shkelmin e 5-te ja dha perseri Berisha me “teorine e legalizimeve”, me gjeneral Shaban Memiajn e cila stimuloi ndertime te reja pa leje, ku spikasin shtesat SKANDALOZE te kateve ne cdo pallat te ri te Tiranes

      6. Shkelmin e 6-te ja dha Edi Rama duke lejuar ndertimin e kullave 25 kateshe ne vendet e gabuara.

      7. Shkelmin e 7-te po ja jep Lul Basha duke prishur gjithcka qe arriti te shpetonte nga paraardhesit.

    2. ola says:

      URGJENT TE NDALOHEN NDERTIMET TEK LIQENI.pAK HAPESIRE QE KISHIM PER TE BERE XHIRON E DARKES NA E PRISHI LUL BASHA!!!pA TURPESI!!!
      ME VJEN KEQ PER H.KOSOVEN QE E KA VULOSUR HUMBJEN ME PA PERGJEGJSHMERINE E LUL BASHES!!!
      U R G J E N T TE N D E R H Y J E QEVERIA.

      1. Mandi says:

        Gabim, ato leje i ka dhene Edi Rama para se te ikte!

        Nderkohe rilindasit shajne Lulin keto sikur i dha ai!

        Mesojeni nje here e mire!!!

  3. Billy says:

    Perderisa per te ndaluar keto ndertime dhe kete masaker, nuk nderhyn asnje nga pushtetet, as bashkia dhe as qeveria, tregon se kete vend nuk e drejton me ligji, por mafia. Dhe eshte mafia ajo qe drejton edhe qeverine edhe bashkine. Le t’ja mbaje bytha, po deshi, qeverise te flase!

  4. tekniku says:

    Nje detaj qe per mua ka rendesi – fluksi i papritur i kantiereve re hapura nuk eshte dhe aq prej presionit mafioz (qe nuk eshte se nuk ben pjese dhe ky) sesa produkt i nje bllokimi te gjate te mundesise se ndertimit ne Tirane (gati 5 vjet; dy Rama e tre Basha). Pikerisht bllokimi dhe veshtiresimi i procesit re ligjshem te nderimit eshte realiteti mafioz, pasi kjo jo vetem favorizon elementet kriminale, por edhe anarkine ne ndertime. Kjo duhet luftuar o Mero, se nuk zgjidhet duke share Lul koqen…

  5. Pse po ikin shqiptaret te lemerisur ? says:

    Mbaj lotet zoti MERO !

    jeni i vonuar dhe i gabuar kur shpreheni”PER MASAKREN QE PO I BEHET TIRANES.

    Ajo masaker qe thoni ju ka mbaruar me kohe dhe keto “alarme” jane me shume si justifikim nga MEROT dhe BENAT… BLUSHI,ANDONI ,AHMETI ETJ nuk ka rendesi.

    Rendesi ka fakti qe Tirana tashme eshte kthyer ne nje geto gjigande,nje fshat i madh i peshtirosur… eshte bere si pamjet horror te SURRATIT te Donatella Versaces.

    Me vjen keq per MERON qe merr rolin e shenjtorit dhe ka mendimin qe kjo masaker mund te rregullohet nga dy qumeshtore si VELIAJ KOSOVA APO AI I BOJATISURI.

    Sot eshte koha qe te behet gjyqi i madh i masakres 25 vjecre qe eshte bere mbi shtetin ,kombin dhe dinjitetin e shqiptareve.

    Sot eshte koha qe dyshja kriminale berish dhe basha te japin llogari par drejtesie dhe jo te pranojme kete doktorr Haleim kosoven te mbuloje gjynahet kriminale te BANDES 2B

    Kujt I kujtohet Komiteti I Orientimit të Politikave (KOP) I ujkut Berishe qe I perdori sit e perralla e kecave kur lyente kemben me miell te bardhe..

    ….fatkeqesisht ujku I vicidolit hyri ne kasollen e kecave dhe I hengri te shkretet keca dhe nje nga aresyet kryesore eshte se shume shqiptare besuan te KOPilat e PD me ne krye kopilin Lulqim Bashic.
    Ne rolin e KOPilit te 2005 qe erdhi direkt me porosi te serboshnjangloamerikanit Damir Fazllic,tani po del nje tjeter “bukurosh” DOKTORR ZHIVAGO I cili nuk po kupton se eshte ne kohe dhe vend te gabuar.

    KERIJ DOKTORR ZHIVARAQIT DO TI BEJA VETEM NJE PYETJE:
    A E DINI GJYSEM I NDERUAR KOSOVA SE KUSH ESHTE LUL UDBASHI ??????
    1….JENI QORR
    2..JENI IDIOT
    3..JENI ANTISHQIPTAR
    4..VAZHDIM I KOPILAVE TE 2005…

    “PROFILI I LARTE” KRIMINAL I DEVILIT LUL

    A
    -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.

    B
    -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..

    C
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…

    D
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret

    E
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…

    F
    -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje

    G
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment

    J
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..

    M
    -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …

    “PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL

    -LUL LEGENI
    Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules

    LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
    Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…

    -LUL MALOKARI
    .Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.

    LULI KUQ
    Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…

    LUL I AMBASADORES
    Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.

    Ne kete kontekst te sotem kur Doshi-Gate qe eshte me teper nje hipnoze pa asnje fakt dhe po merret me vrull te papare nga prokuroria (nuk dihet kush qendron pas kesaj bombe antishqiptare) ne fillim duhet te merremi me ato qe kemi fakte.Thjesht qe te behet dekriminalizimi I pari qe duhet te merret I pandehur nga prokuroria eshte Lubasha & Serberisha qe kane qindra dosje ku me kompletuara eshte ajo e rruges Beograd Durres dhe le te thirren si deshmitare dhe ato ambaasdore apo politikane perendimore qe kane afera me keto “dirty job”..dhe kam besim qe prapa skenareve me serialet televizive “Tomka dhe shoket e tij “ jane ato Tomat Lulit ne perendim qe kane partner Damir Fazllicin qe eshte mik shtepie I Sali kerricit dhe Lul Ogicit

    pra duhet te jete shoqeria civile qe per te parandaluar krimin urbanistik
    ne rradhe te pare duhet te denoje krimin 24 vjecar politik 24 dhe anti kombetar te kupoles kriminal te berishajve prej tecilat rrjedhin dhe krimet e tjera…

    Nuk besoj se ka bere krime me shume otomanizmi,zogizmi,fashzmi,social-komunizmi se sa ky berishizmi i sotem me edi ramen qe merret kirurgji plastike qe i behet nje kufome dhe me nje ben blush qe merret me sekrecionet e zorres se trashe se tij dhe po qelb dynjane…

    Pra vazhdimi i ketyre votimeve pa u denuar me pare klika 2B eshte masaker mbi masakrat eshte me shume se nje pushtim nga te huajt eshte pushtim nga pushtat shqipfoles ne interes te te huajve qe kane cerek shekulli qe zgerdhihen duke na trembur me gogolin e enverit qe me then te drejten ja tregoi vendin antishqiptareve qe qenkan me shume ne numer se shqiptaret e ndershem…qe dhe ato po e braktisin ate vend pergjithmone…

  6. Emigranti says:

    Tirana ka 25 vjet qe masakrohet eeeee….. zoti Mero tani po e veren.
    Cfare shakaje.

  7. Emigrant says:

    O Gerti a si e ke emrin ju e kini me Ramen problemin nuk e kini me ate masaker qe po i ben Basha asaj Tirane qe jeton edhe ti e rendesishme per ty nuk eshte Tirana por e rendesishme eshte benjamini jot qe jo vetem qe nuk beri asnje gje per 4 vjet ne krye te Tiranes qe e solli Saliu dhe Ristani por kerkon te jape edhe pak metra gjelberim per pallate kjo eshte e rendesishme per te Ndersa ju kenaqeni kur dikush shan Erionin apo Ramen dhe nuk pezmatoheni qe do ju mungoje gjelberimi i Tiranes Sa keq per ju

  8. FBI says:

    Jemi ne duart e Karteleve, kemi marre fund, une dal shume nga Liqeni dhe kur shoh qe bo behen ato pallatet te Liqeni me vjen te Uleras, Bertas, etj, etj, po ja bertita une ca u be Shqiptaret do thone eshte i Cmendur ky, me ke te merresh ketu, ne nje vend tjeter Shoqeria Civile, Populli do ishte ngritur ne kembe, po ku ka ketu Shoqeri Civile Popull te pavarur, presin te gjithe ndonje kocke nga Kartelet, duhet harruar ky vend, dhe shumezuar me zero, hajt Mirupafshim!!!!!

  9. ??? says:

    Tirana ka planin e ndertimit:ku do te ndertohet e ku s’do te ndertohet,ku do te kete gjelberim e ku do te kete fushe sporti,ku do te kete kishe e ku do te kete xhami,ku do te kete….Kush ben shkelje mban pergjegjesi penale dhe si i tille denohet ligjerisht.Dhe natyrisht shtypi qendron ne rjeshtin e pare kunder shkeljeve.Do te ishte shume e dobishme qe ne vend te ketyr rrjeshtave te editorialit te shikonim denoncimin qe i eshte bere Prokurorise nga Tema.Nje shembull i bukur vlen me shume se nje mije fjale te bukura.(Ne te kundert gjithecka ngelet ne kuadrin e propogandes elektorale)

  10. Agimi, DETROIT. says:

    FUQISHEM DUHET TE AKUZOHET DHE DENOHET BASHA PER SHPERDORIM DETYRE.

    DHE SI PASOJE MUNDET QE TE ULET VRULLI I SHPERDORIMEVE ME FRIKEN E PASOJAVE.

  11. Mero says:

    Kjo vile u shemb me bekimin e Ben Ahmetajt, ka qene vete aty me ndertuesit dhe pas muajsh qe INUV nuk lejonte pronaret ta shembnin Ben Ahmetaj nderhyri te Rama dhe ndertuesit morren OK. Artan Lamja beri edhe interviste per keteobjekt te mbrojtur dhe garantoi se qeveria nuk do lejonte shembjen dhe pallatin qe donin te ndertonin. Por duket se fitoi perseri paraja dhe se as Rama as Erioni askush nuk eshte ndryshe ne kete qelbesire vend. Ketu urdheron vetem paraja

  12. sherifi says:

    Per mendimin tim,kjo eshte e vonuar si ceshtje. Tirana thoshte nje komentues me siper eshte kthyer ne nje fshat te madh.
    Dhe qe ti bie shkurt; Tirana kerkon nje ekip specialistesh te mirefillte te fushes se arkitektures,urbanistikes,ndertimit e tjera dhe te hyet me themel,qe siper rreze Dajtit,poshte ne fund te kombinatit,ne lindje deri siper ne kodrat e sanatoriumit dhe perendim,te pakten deri tek rreth rrotullimi ku eshte vendosur Shqiponja, duhen prishur ato objekte tamam si u prishen kioskat dhe ndertimet ne parkun “Rinia”,anes Lanes,mbrapa muzeut kombetare dhe gjithandei qe u mbollen ne v.1992-1997.

  13. GAMORI says:

    TIRONEN E KANE BO DHE DO VAZHDOJNE TA BOJNE SIC E KA BO KLINIKEN E VET TE FUTUR SI PYKE DR:HALIM KOSOVA MIDIS PALLATEVE TE ENVERIT, PA HAPSIRA PARKIMI , SHIKIMI , GJELBERIMI DHE VETEM NJE MJET FITIMI , QE I ZE FRYMEN PALLATEVE DHE FEMIJEVE RROTULL I KA MARRE KENDET E LOJES DHE I KA RREZIKUAR JETEN NGA EC E JAKET E MAKINAVE TE SHUMTA QE VIJNE NE KETE KLINIKE ! TUNG PALACOVE DHE VRASTAREVE TE POPULLIT SHQIPTARE QE JANE VETEM GOMARE!

  14. astrit says:

    Çfare do te ndodhi? Pallatet do ndertohen, parate jane shperndare qe pa filluar pallati,ndertuesit do i shesin me disa here me larta se sa vlera reale e çmimit apartamentet,dhe te gjithe do mbesin te kenaqur.Populli! e kush e ka pyetur ndonjehere popullin. thjeshte jane turma amorfe.Kryetar bashkije+biznesmen+mafioz jane nje trinom qe ky popull amorf nuk ka as nje shans ti beje gje.O Zot na jip nje toke tjeter e te ikim nga ky vend i mallkuar!

  15. ERMAL says:

    TIRANEN E SHKATAROI EDI RAMA NE 3 MANDATETE VETA E BETONIZOI CDO SHESH CDO LAGJE DHE ESHTE E FRESKET MEMORIA E NJEREZVE NUK VOTOJNE PER ZOGUN E EDIT MASHTRUSIN BYTHELEPIRES DO VOTOJNE PER DR HALIM KOSOVEN NJERI ME KARAKTER DHE ME PERSONALITET DHE I DUHET TIRANES NE KRYE

  16. plaku dhe deti says:

    Zgjidhja e mençur per Tiranen eshte transferimi i kryeqytetit. Do shpallur Lushnja dhe e kam me gjithe mend. Ka hapesire me shume dhe kjo mund ti jape nje shtyse te re pallatexhinjve te nisin mesymjen e re me skela dhe beton, por ama te vendoset nje maket paraprak dhe te zbatohen kritere te forta. Le ta quajme kryeqytetin e ri Ramagrad, por ama te behet qytet per se mbari dhe le ti kujtohet emri Rames edhe pas 1000 vjetesh; Tiranen lereni per muze horrori si nje Bunkart ne qiell te hapur, ta shikojne brezat se çdo te thote Rrumpalleri hesapi. Tek <Komuna e Parisit kanre bere nje pallat perballe Kristalit, tek ish shkolla Kristal po ngrihen nja dy superpallate, tek Partizani i panjohur po behet nami.

  17. Lola says:

    Turp i madh cfare eshte bere me Tiranen, e shkaterruan e maskruan dhe tani skane turp kerkojne dhe vota nga qyetateret e TIRANES.Asnje vote per kandidatet e partive , le te votojme per kandidatin e pavaruar Z. Gjergj Bojaxhi, kemi rastin ta provojme ndryshe kete rradhe, te zgjedhim nje qytetar qe i di hallet tona dhe do te degjoje zerin tone.

  18. andi says:

    Ka ardhur koha e se vertetes, majft me partite dhe kryetaret e tyre qe na kane mashtruar gjate gjithe kohes, keta e kane kthyer Tiranen ne Kandahar dhe vazhdojne dhe nuk ngopen.I bej thirje gjithe qytetarve te ndershem te Tiranes ti bashkohemi levizjes Ne TIRANA, me Z. Gjergj Bojaxhi per te treguar ndoshta njehere te vetme se dime si te reagojme ndaj se keqes qe na ka mberthyer.Vota per Gjergj Bojaxhi eshte vota per ndryshimin.

  19. liri says:

    O Mero, nuk guxojme te mendojme qe prishjet e ndertimeve pa leje jane bere ne menyre selektive. Por po te shohim se ne Sauk, brenda ujembledhesit te Liqenit Artificial po ngrihen dy ndertime (deri tani 7 kateshe dhe kane lene edhe fitilat per kate te tjera) nuk na mbetet gje tjeter vetem ta nendojme mire se ku do ta hedhim voten.
    Votuam per nje Rilindje qe nuk duhet te lejoje ndertimet pa leje dhe sodomos ne zona te mbrojtura me ligj, jo per te shtuar fitimet e Lul Morines me kompanite e Salisheviqit.

  20. falemnderit o zot qe me largove nga ky vend dhe edukova nje brez me ide perendimore says:

    Nuk behet ky vend kriminelesh dhe PIKE!vetem injorantet mund te besojne!

  21. leka says:

    Lul Basha eshte kryetar io bashkise Tirane me vota te vjedhura me urdher te Saiut . Eshte po ky Sali qe humbi zgjedhjet e Qershorit 2013 dhe dy muajt, qe ndenji ne pushtet , shiti gjysmen e Shqiperise dhe dha me koncension sherbimet kryersore si ngjyrosjen e hidrokarbureve,pullat fiskale, skanerin e kontejnereve. I dha Kurumit gjysmen e portit te Durresit , shiti kater hiodropcventrale me vlere 110 milion $ qe I nxjerrin paret e vete per 5 vjet dhe shume abuzime te tjera. Lul Basha nuk ka pushtet, sa te japi leje per ndertime ne Tirane dhe as te beje punen si bashkiak.Ai sikurse Nishani , kryeprokurori ,ane zbatues te urdherave te Saliut qe vazhdon te komandoj ato institucione, qe ai me makinacione ka vendosur dhe emeruar. Saliu sa te jete gjalle, vetem te keqija do ti bej ketij vendi prandaj mos akuzoni Lulin, qe eshte thjesht nje manekin, se te gjitha i drejton Saliu ,qe per te keqijat qe i ka bere ketij vendi nuk eshte bere pishman por vazhdon misiopnin e tij, kjo lidhet dhe me pafuqine e mazhorances per te vepruar. Saliu pengon cdo refoprme dhe shpif kunder kesaj mazhorance qe te marr perseri pushtetin dhe ti vej shqelmin perfundimisht.

  22. nji uj selite te lutem says:

    Sot cilsia e qytetaris esht aq e ulet ne TIRAN sa aty akoma zgjidhjen njerez si luli te drejtoj bashkin,po aty ishte dhe BROJKA qe vetem beri pallate per vete dhe iku pa u ndjer,aty ishte dhe SAL Kelmendi kryetar bashkie pra ne TIRAN qe nuk la kiosk pa ngrejt ne tiran dhe tok pa shit si ne mall te babes vet,edhe ky beri para dhe humbi nga skena si BROJKA,edhe rama dha berdafin e vet dhe çmund te prisni tjeter ju o qytetaret injorant te TIRANES dashur, ju kryataret ja u servirin mashtruset dhe hajdutet e politikes ne çdo zgjedhje pra nga hajduti qe propozojn hajdutet ka detyrime per ata qe e propozojn pra detyrimet dhe qari shkon ke kompania politikanve qe ky popull injorant kurr nuk zuri mend po i ndjek nga pas siç ndjek ekipet e futbollit, por ndryshimi esht se kta te politikes jan ekip qe te çojn ne zgrip te mjerimit po i ferkove koken dhe ja dhe voten me tifozllik, kjo esht arsyeja pse i them popullit te dashur popull injorant se i till esht, se budallait i ben miu rrug nen mustaqe, atij qe ka tru ne kok dhe pak qytetari nuk ja ben dot,po ngaqe tirana esht superpopulluar kto 20 vjet nga gjith SHQIPRIA kush vodhi dhe kush abuzoi diku apo kush kishte fmit ne emigracion moren vrapin dhe erdhen ne tiran simas qefit te vet dhe kta 1 milion njerez qe kan ardhur nga zonat rurale ne tiran nuk e kan iden e prones perbashket apo te drejtave te tyre ne mardheniet ne komunitet, se komunitet nuk kan patur kurr nga ku kan ardhur nga fshatrat, nuk ishte budalla ai babloku ne sistemin qe shkoi qe njeriz kur i fuste me pashaportizim ne TIRAN i zgjidhte pak, nuk leviznin njerzia si bagtia se me kte levizje shumic votuse ne kryeqytet behen ata qe nuk e kan as iden akome pse votojn jo me te kerkojn nga politika te drejtat e tyre si qytetar.

  23. Muzapopullore says:

    Pas ndertimit nje fjale eshte Ilir Floriri dhe djemte e Arta Dades. Mero pse shtiresh sikur te ” dhemb”
    Te pakten seshte perseri B. Ulaj qe po than Liqenin E Tiranes per te ndertuar geton e rradhes.
    Bej gjoben tende gati Mero, perlaje, dhe bej sehir sesi Veliaj – krietari I ardheshem do te ndertoje shtese kati bulevardit Deshmoret e . Shih tabelen dhe do kuptosh qe ne pjate bashke me Lulken eshte edhe Ed-ka

    Tema o burrs censuren

  24. shume e drejte mero duhet te mashtrojne disi njerezit , sepse me te kaluar lumin mafia politike qe prodhon konkurues per bashkine e tiranes do dije tja jape xhevapin ketij populli qe nuk ka te drejte per asnje lloj REFERENDUMI,afersisht sikur pale ne kontrate te jete populli i fisem rom me nenshtetesi shqyptare

  25. SHQIPTAR says:

    Eh Z.Mero, eshte mese normale, jemi ne fushate elektorale. Cfare ndodh ne fushate elektorale sidomos per pushtetin lokal? Bubulojne ndertimet, shtesat e kateve, mbi te gjitha marrin jete kantieret e lena pezull. Ato kantieret problematike, qe frenojne pasi rrethohen me gardh. Shpesh hapet gropa dhe qendron ashtu pezull duke plotesuar nevojat moçalore te bretkosave per vite te tera. Pikerisht keto sheshe amfibe, si me shkop magjik, ringjallen ne periudha elektorale, sepse jane me aftesi amfibe: e gjejne llafin edhe me token edhe me ujin, edhe me diellin edhe me henen, edhe me driten edhe me erresiren.

    Sugjerimi juaj Z.Mero ndaj kandidateve per ta reklamuar kete problem, thjeshte eshte nje vullnet civil per ti ç’armatosur ne rrenje keta kandidate. A funksionon? Mendoj qe jo, per faktin se grupet e interesit qe mbeshtesin kandidatet lokale jane ndertuesit. Bashkite jane nje stan qe ate bylmet kane: ndertime, rruge, infrastukture, rikostruksione, projekte publike, rizhvillime. Njeriu e ka jeten te lidhur shume ngushte me ndertimin dhe pushteti lokal eshte pikerisht porta e arte drejt ketij interesi.

    Ne fakt as ndertuesit, as pronaret e tokave nuk kane asnje faj. Gjithkush tenton te maksimizoje me te gjitha mundesite pronen dhe perfitimin ndaj saj. Opinioni irritohet sepse kerkon te behet park ne vend qe te behet nje pallat, por pse nje pronar toke duhet ta beje park pronen e tij, cfare perfitimi ka?! Me cfare logjike nje pronar toke duhet te sillet si Jezusi?!

    Kete ekuiliber e rregullon shteti, duke bere plane rregulluese qe zgjidh problematikat e prones mbi te gjitha. Le te dale nje perfaqesues i shoqerise civile qe proteston kundra ndertimeve dhe ta dhuroje token e tij per park. S’besoj se do kete nje te tille, ndonjehere. Pasuria e patundshme eshte aseti me i rendesishem i pasurise se cdokujt. E drejta e prones mbrohet me kushtetute dhe cdo pronar toke gezon te drejten ta zhvilloje pronen e tij. A prodhon kjo e drejte sot konflikt publik? Sigurisht dhe absolutisht. Kete e zgjidh vetem shteti, nepermjet ligjeve rregullative dhe kompesuese, pa cenuar vleren ne treg te prones (pronarit) duke i ardhur ne ndihme nevojave publike. Nese opinioni publik ka nevoje per parqe, atehere duhet te paguaje me shume taksa per te krijuar nje fond qe do kompesoje pronaret e tokave. “Beje park se keshtu duam ne” – ky eshte nje pretendim antikushtetues.

    Ky procesh i komplikuar, kerkon vullnet dhe vizion madhor te kandidateve per bashki, per ti perfaqesuar te gjithe banoret jo vetem nje grup interesi. Nese kandidati merr pushtetin i mbeshtetur tek fuqia e ndertuesve, por me vota publike atehere corapi behet akoma me i komplikuar dhe demagogjite thellohen.

    Mendoj qe nevojitet nje menaxher me pervoje specifike, sidomos ne menaxhimin e aseteve, mundesisht me profil urbanist. Dikush qe e njeh mire procesin e menaxhimit te asetit “toke”, sepse eshte ceshtja numer 1 per pushtetin lokal, jo vetem tek ne por ne gjithe boten. Sigurisht qe sot, marrdhenia e krytarit te bashkise dhe ministrit te kultures perben konflikt interesi. Keto dy pushtete duhet te punojne si rival ndaj njeri-tjetrit, pa kompromise.

    Fillimisht kerkohet nje vullnet qendror per te zgjidhur ceshtjen e prones. Pa e zgjidhur kete ceshtje nuk ka barazi dhe drejtesi ne zhvillimin e tokes. Pastaj nje plan rregullues, qe pervec se te rregulloje teksturen urbane, te rregulloje me drejtesi, per te gjithe, zhvillimin e prones dhe kushtet qe nje prone duhet te plotesoje per te qene nje parcele ndertimi.

    Kryeministri qe eshte autoriteti mbi territorin, ka nxjerre nje urdher per pezullimin e lejeve. Mesa po shohim ky urdher po neglizhohet dhe INUK nuk po ben detyren. E gjithe kjo po ndodh kur bashkine e ka nje force kundershtare, imagjino sikur kjo force te ishte aleate.

    Gjergj Bojaxhi ka nisur fushaten e tij me nje vullnet per te bere dicka ne kete drejtim, por nuk e di sesa do fuksionoje bashkia duke krijuar distance me ndertuesit. Gjithsesi eshte kandidati i pare qe kemi pare, qe ben fushate duke u distancuar qe ne fillim nga ndertuesit. Mbase si nje menaxher asetesh, e ka kuptuar qe nuk duhet te mbeshtetet tek ndertuesit per te mos qene i varur prej tyre me pas. Jam skeptik. Koha do ta tregoje.

  26. fushlum says:

    ktu jane t gjith per burg i bravo per ENVERIN qi i kalbte ne burg kush vidhte e shperdoronte postin e shtetit e te punes eshte nje e vertet e pamohushme qe e din t gjith brezi i asaj kohe ai ishte per ket pune ta marsha e shikoje masanej basha, sala, edi,etj si rrinin suste e jo tallnin trapin me ket popull injorant.ai jua tregonte qejfin ktyre miliardierava qe jane pasuruar me taksat e leket tona i vjedhin vete dhe njerzit jetojne me nje rroge te thjeshte

  27. Tiku Debatiku says:

    Ky nuk është thjesht nje shkrim i kotë, sipërfaqsor -sic thotë komenti i parë këtu. Nuk e dinë se ky është shkrim ..I POROSITUR. Ashtu si janë të porositur ta bllokojnë atë “ndertim te blloku” edhe Ben Andonët dhe çunat e represionit antipronë dhe anti-pronar. Ajo që ndodh me Pallatin “te Blloku” eshte nje veprim nipërish te atyre që mbas lufte shpronësuan dhe varën pronarët e ligjshëm. Investigoni dhe njëherë Mero dhe Ben Andoni. Pyesni kush janë pronarët e atij trualli. Kush e kishte ndertuar ate shtëpi që juve gjoja ju ha meraku ta shpallnit “zonë kulture”. Sa vjet kane pritur ata derisa ta merrnin mbrapsht. Dhe si gjithe te tjeret te benin dicka me te madhe per bijte, niprat e brezat e shtuar. Jo, se papë u dalin niprat e bllokut. Ben Andoni me siguri banon aty rrotull, tek ndonje nga Pallatet palejë anembanë, që e kanë “mbytur” me kohë “vilën” që ai ka merak. Po a e dini që prej 10 vitesh ajo “vilë” sherbente si vendstrehimi i brigades se pastruesve te lagjes, te cilet e kishin ri-zaptuar pas 45-es? Si nuk ua vrau syrin? Si s’protestuat? Ky bllokim qe po i beni ish pronareve eshte ..i treti! Harrami juaj zor se do t’ju behet hallall!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje