Nga Mero Baze
Projektligji i paraqitur sot në Kuvend, kërkuar fillimisht prej Partisë Demokratike dhe zgjeruar me amendamente prej Partisë Socialiste, nuk ka gjasa të miratohet. Kundërshtimi i Partisë Demokratike ndaj tij ka të bëjë me probleme konkrete që ligji mbart lidhur me figurat kryesore të Partisë Demokratike dhe si i tillë ai nuk ka për të marrë konsesusin e PD-së. Për të shmangur thelbin e debatit, PD ka bërë një kërkesë shtesë për shenjat e gishtërinjëve, çka dhe pse është qesharake, nuk ka asnjë ndikim mbi cilësinë e ligjit, pasi shenjat e gishtërinjëve janë të depozituara për çdo njeri që ka marrë një pasaportë apo kartë identiteti. Madje, ky sistem është bërë në kohë të PD-së dhe nuk ka arsye që vetë PD-ja të dyshojë se ka falsifikuar sistemin.
Por, përtej kësaj alibie qesharake, projektligji i paraqitur sot në Kuvend ka disa probleme reale me PD-në. Po shikojmë disa prej tyre.
Neni 1 i ligjit, që prek personat e dënuar me vendim të formës së prerë nxjerr nga politika Arben Ristanin, sekretarin e Përgjithëm të PD-së, i cili ka marrë një vendim të formës së prerë. Po ky ligj mund të prekë dhe Fatmir Mediun për një dënim të formës së prerë që ka marrë në Itali në Gjykatën e Apelit dhe që më vonë, për shkak të ndërhyrjeve politike, është amnistuar. Por, ky i fundit mbetet i diskutueshëm dhe preket nga një nen tjetër më poshtë.
Në pikën 2 të nenit, ku përfshihen persona të dënuar jashtë shtetit, preken së paku tre kandidatë për kryetar bashkie të PD-së dhe ndoshta një i PS-së.
Në pikat 3 dhe 4 të këtij neni, parashihet që personat që janë në proces penal dhe që u është shqiptuar dënimi të pezullohen dhe në këtë rast, Xhelal Mziu është viktima e parë. Po ashtu, ky nen kap dhe kandidaten Grida Duma, e cila përveçse ka shlyer një penalitet duke paguar me rrogën e saj detyrimet që ka prodhuar një mashtrim ligjor, është në proces hetimi për çështje të ngjashme.
Po ashtu, projektligji parashikon çështjet e papërfunduara në gjykatë, ku mund të interpretohet dhe gjyqi i pazhvilluar ndaj Lulzim Bashës dhe Fatmir Mediut, të mbyllur me procedurë.
Në projektligjin e propozuar në nenin 184/3 i jepet kompetencë KQZ-së të pezullojë personat që nuk plotësojnë kushtet për zgjedhje sipas këtij ligji, shpalljen e pavlfeshme të rezultatit dhe përsëritje zgjedhjesh atje ku kandidati rezulton me probleme.
Nuk dihet nëse socialistët i kanë shtrirë kaq gjerë amendamentet e tyre, duke pasur parasysh persona konkretë apo për ta bërë ligjin sa më të plotë, por konkretisht ligji është i paqortueshëm nëse bëhet fjalë për dekriminalizim. Ai vepron mbi kandidatët aktualë dhe e ka tepër të gjerë rrezen e veprimit.
Kundërshtimi i PD-së, buron nga fakti se ligji do të ketë ndikimin politik brenda saj, sidomos në disa kandidatë dhe figura politike në Partinë Demokratike.
Taktika e PD-së, që të bëjë sikur nuk është dakord me amendamentet për të mos dhënë konsesusin është paksa banale. PD-ja duhet të dalë publikisht dhe të kritikojë konkretisht ato nene dhe pika të tyre që shpëtojnë ndonjë të inkriminuar nga Partia Socialiste dhe jo të ankohet pse është kaq i gjerë ligji për të prekur sa më shumë persona të inkriminuar.
Në fund të fundit kjo është një nismë e PD-së dhe thellimi i saj është në interes të PD-së, nëse e ka pasur seriozisht. Nëse e ka pasur si justifikim dhe tani i dhimbset dhe Mziu, atëherë të vendosë kryetar të PD-së Mziun, se ai nuk bën shakara të tilla dhe nuk na ha kohën kot me fjalë bosh.
I vetmi kundërshtim logjik i këtij projektligji është të thuhet kë shpëton, jo kë prek. PD duhet ta bëjë këtë para se ta kundërshtojë. Ndryshe është duke bërë një autogol të madh.
po rezistenca e opozites pritej, tani gjen justifikime per te mos u votuar ky ligj, pas skandaleve te korrupsionit, te shperdorimit te posteve publike, edhe kjo tu dale, qe kane te inkriminuar dhe ka marre fund si parti.
po sa e sa te tjere pervec ketyre qe permende ti mero do te kete te inkriminuar ne pd, se keta e kane mbajtur ne pushtet permes shantazheve ndaj ketij populli te shkrete dhe cdokujt qe mund t’i dilte kunder.
hapja e dosjeve eshte vendimtare per te mbyllur kapitullin e erret te se shkuares, qe te shkeputemi nga ata qe e persekutuan kete popull, qe ia bene menxyren ketij vendi dhe vazhdojne te na drejtojne, per t’i shpetuar drejtesise.
rrjeshtat e meposhteve tregojne madheshtine e enver hoxhes….
Ilir META quan Berishen spiun te serbise ne 2008 dhe ne 2009 beri kualicjon…nuk besoni ??.. kapeni nje cile kete ketu poshte..
LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB.
Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”.
Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:
Spartak Braho,
në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
“Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE.
Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.
Si ka drejtuar shtetin Enver Hoxha me keto krimba dhe zvarranike ??
Ne se P D po terhiqet nga miratimi i Ligjit sepse preket me shume se P S, dhe per kete ka nxjerre alibine/trukun e gjurmes se gishtave, atehere perse P S nuk ja pranon kete propozimin e gjurmeve ??????
Meqense PS e dashka me shume dekriminalizimin e Politikes se PD, eshte shum e thjesht – Te pranoj Verifikimn e Kandidateve, per parlamentar, kryetar apo keshilltar, nepermjet gjurmes se gishtave.
Denglat e depozitimit te gjurmeve te gishave ne pasaporten biometrike nuk pine uje – dhe a e dini pse ???
Sepse shumica e shqiptarve qe kane bere krime( dhe ndoshta jane denuar) kur kan qene rezident jasht vendit kane perdorur identitete te ndryshme nga i verteti – Si puna e Mark Frroqit.
Un njoh persona qe jane denuar per nje dor hashash ne Itali , dhe denimin me burg e kan bere me identitet te rreme, per te mos njollosur emrin.
Ateher ku eshte e keqja qe te vendoset kushti i verifikimit nepermjet gjurmeve te gishtrinjve ??
Aplikimi/iplementimi nuk eshte fare i veshtire, si pretendonte Balla mbreme, pasi verifikimi te kryhet per kandidatet qe kane qene rezident jasht Shqiperise –
Dhe ne nuk presim qe te gjith kandidatet e 21 Qershorit, apo shumicen e tyre, ta keni psonisur nga jasht
Mero PD-ja ne qofte se bohet seriozisht dekriminalizimi zhbohet fare si parti apo klike kriminale qe eshte…
Cfar fshihet pas vendimit te Ps per te mos
miratuar lustrazionin por vetem te jape informazin
per ish sigurimsat.
O Mero PD-PD-PD-PD-PD-PD-PD-PD-PD-PD-PD-PD-PD
UJKU-UJKU-UJKU-UJKU, po cakall Rama dhe Iena meta
po bejn kerdine.
Po kritikove Berishen duhet te kritikosh edhe shokun
e Berishes (RAMEN) dhe ate qe qeverrisi me Berishen per
4 vjet.
S’ke kuptuar gje more TIM nga ajo qe ka dash te thote mero. Baze nuk ka bere mbrojtjen e askujt, por ka thene pse nuk do qe te jape konsensusin PD per kete ligj dhe kaq! Mesa kuptova une ligji nuk kursen askend. Vertet nese PD ka verejtje se diku ligji mbron, ose do te shpetoje ndonje nga maxhoranca le ta shpalle me emer e mbiemer ate, siç Mero bën. Po qe se ke kontribuo edhe ti, sa pa ligji nuk eshte miratuar. Keshtu jep edhe ti si qytetar qe ligji te permiresohet. E rendesishme per ne si qytetare kjo duhet te jete. Te kete nje ligj, te vertete, qe te diskreditoje dhe pengoje njerezit me rekorde kriminale te na perfaqesojne ne çdo nivel qeverisje apo pushteti. S’ka vend ketu per militantizem. ne e dime qe kudo ne ato nivele qe permenda ka patur dhe ka shume elemente te tille. Ky ligj mundeson apo jo, per te bere ndarjen me ta? PD dhe komisioni qe ajo drejton kete ka marre persiper te arrije me inisiativen e saj. Le ta permiresoje p/ligjin dhe pastaj te jape konsensusin per ta miratuar ne Kuvend. ketu mbaron e gjithe historia.
kundershtimi tani nuk ka kuptim me
Mero ,tani qe projektligji eshte depozituar votuesit do ta kuptojne se kush e ka mizen nen kesule.Me cpo kuptohet 9 emrat qe denoncoi balla ,e nxjerrin jashte loje kauzen e pedes per gjoja dekriminalizim.Sipas tyre ata qwe jane korruptuar,kane vjedhur djersen e njerezve ne zyrat e shtetit per 8 vjet nuk qenkan kriminele ,hajdute por gjynahqare te shkrete ,,dhe keta te shkrete bejne edhe sot qe jane pa pune jete superluksoze me pasurite marramendese qe u kane vjedhur te gjitheve ne.Cudi se si nje gjykates mund te denoje nje te varfer me burg se pse vjedh 100 mije leke ,ndersa keta te shkrete livadhisin te lire me miliona euro pasuri.
Po Kriminelet,Kriminele do ngelin.
Ligji te miratohet dhe te spastrohen te gjithe. Ato qe permendet Ju z.Baze por,te mos harrojme edhe Ilir Meten. Dhe ate duhet ta preke ligji,si dhe Do Deputet qe ka qene,qofte edhe nje here nen hetim-gjykim.
I paster eshte VETEM ai qe ska pasur asnjehere,ne asnje rrethane Probleme me Ligjin-Gjykaten.Qofte ai,i dale dhe jofajtor,prap nuk eshte i paster.
Ne kuvend dhe ne qeveri,duhet te jene njerez me Moral te larte,te pacenuar.
PD-ja eshte komplett Kriminele.Qysh nga Kryetari e deri tek me “i vogli”
shpeton ata qe nuk jane te denuar ose ne proces gjykimi. ca ka per te zbuluar ketu. shenjat e gishtave duhen pasi te tjera shenja gishtash kane ne vendet e be e te tjera mund te kene ne shqiperi. si ka mundesi, ka mundesi pasi emri i x-it dhe te dhenat e tij mund te jene perdorur nga dikush tjeter jashte shqiperise nderkohe qe shenjat e gishtave ne vendin ku ka ndodhur ngjarja nuk jane te x-it. pra kemi te bejme me vjedhje identiteti. ose ka raste kur personi i denuar jashte ka nderruar identitet ne shqiperi dhe me letra nuk figuron i denuar. pra mendoj se kontrolli i shenjave te gishterinjve duhet bere per te qene 100% qe dikush eshte i paster apo i piset.
C`eshte ky editorial o Mero?
Mziu, Mziu, Mziu, Mediu!
Sot mazhorances ne Parlament nje fytyre i ikte dhe nje fytyre i vinte, ndersa Ti akoma Mziu, Mziu, Mziu, Mediu.
Si duket darka me keshilltarin e Rames per media paska bere punen e saj, por ta cosh nivelin e editorialeve ne kete derexhe vetem opozites i ben nder, te besosh te kunderten eshte qesharake.
Keni ndonje lajm nga Turqia per koncensionet?
Pa Mziu, Mziu, Mziu, Mediu nuk jane ata me te cilet duhet te merremi ne kete vend.
Pershendetje
or Calaus o palikari Janullatosit si nuk tu mbyll ajo goje ?
Kaq budalla je ti (dhe shume qe shkruajne ketu) qe kjo eshte nje loje qe vazhdon per 24 vjet ?
Po pse me hapjen e dosjeve te spiunave te lagjeve do rregullohet ai vend,,sepse vetem ato dosje kane ngelur se atyre te peshkaqeneve dhe balenave jane zhdukur me kohe si psh dosja e Ismail Kadarese,Mehmet Elezit,Bujar Hoxhes dhe Sali Berishes etj.
Kjo zhurme e kote behet per te :
a-Fshehur kapitullimin e plote te shtetit shqiptar
b-Per te mbuluar super krimet e berishizmit.
Ai lloj Komunizmi (qe kurre nuk u zbatua ne shqiperi) vdiq qe ne 17 dhjetor 1981 por te pakten shteti shqiptar rezistoi deri ne dhjetor 1991 kur kryeqelbesira berishe rrezoi perdhunisht (I ndihmuar nga agjentura te huaja) qeverine e Stabilitetit qe eshte dita e shkaterrimit de fakto te shtetit dhe kombit shqiptar.
Nqs se shqiptaret nuk kerkojne sot te happen dosjet e 2 prillit 1991 dhe 4 dhjetorit 1991 dhe kush qendron pas tyre atehere ai popull meriton fatin e kurdeve dhe ceceneve.
Ti Claus (prodhotis) boll e felliqe bllogon e komentuesve te Temes dhe dukesh tamam si spiun interneti.. je ndoshta me I ndyre se ky Skypioni I Sales se tij je Skypioni I Janullatusit dhe nga ju plehrat e asfalise dhe udb duhet filloje hapja e dosjeve.
Me qetesine me te madhe une them se : PD duhet te dale jashte ligjit se shpejti se eshte parti fashiste dhe kjo eshte e deklaruare si brenda dhe jashte vendit,juve thoni çfar te doni por e vertetat do te dale nje dite te bukur or te uruare.
pengimi me forcen e ligjit qe persona me precedent penal te zhvillojn aktivitet politik esht antidemokratik,antikushtetues,komunist enverist stalinist maocedun…
kushdo qe ka bo nji krim esht denu e ka shly,ka te drejt te behet edhe deputet kryminister president,nese fiton votat e njerzve..
kjo esht demokraci e vertet
n ekomunizem shifej biografija e njeriut,
apo
posht komunizmi
rroft komunizmi
me bythqime sesa demokracija dhe me kurv sesa perndimi nuk paska pas
tjeter thon tjeter premtojn tjeter bejn,tjeter per te tjeret,tjeter per veten e tyre..
ne vitet 1990 na premtuan ndryshe
tash po na del krejt tjeter demokracija perndimore
ishim te drejt te nershem , mir dhe te lir,tash u bem tipa bythqir
kur duan ta shajn komunizmin thon se shqipnija ka bo perparime t hatashme zhvillim i modh liri demokraci epordh gamori
kur vje puna me u pranu n europ thon nuk ka plotsu kushtet.
a ka kurv me t keqe sesa kjo a?
ai enveri paska pas te drejt.
e hodhem posht i ram te mires me shqelm
tash jem bo gazi dhe llumi i globit..
plehra me makina…
Mero, numeroji mire te inkriminuarit. Ne maxhorance jane 10 fishi. Ristani nuk ka asnje pengese ligjore, mos harro se eshte zgjedhur me konsensus si kryetar i KQZ. As Mediu, as Basha as njeri qe permend ti nuk ka probleme me ligjin. Ka ndonje kryetar bashkie ndoshta probleme aktuale dhenie leje etj, por jo me droge, prostitucion etj. Mos e harro kryetarin e Kavajes Mero.
PD perfaqson Kartelin e Medelinit, mos prisni asgje nga ajo Parti ka marre fund, problemi qe kemi tani eshte LSI Karteli Griselda Blankos dhe Pablo Escobarit, nqs PS nuk gjen nje zgjidhje per te Qeverisur e vetme, keq e kemi, nuk dihet si do shkoj kjo pune!!!!!!!!
me kete dekarizimin e politikes dhe parlamentit shqiptare, PD ja ,donte te dukej ne syte e nderkombetareve , se ja ; ne , jemi te paster si politikane ,dhe ata te PS se,jane drogmene ,kriminele etj etj !
prandaj ,ju si nderkombetare ta mesoni mire ,se keni te beni me kriminele , nder radhet e PSse,dhe jo politikane !
e ndersa ,hajdutet ,genjeshtaret,tradhetaret ,maskarenjte ,antishqiptaret ,injorantet dhe kriminelet ,jane vete dora ,e PDse !
dmth;i bene gropen te tjereve,dhe krijuan varre masiv me banden e veriut dhe lengaraqet e llojllojte !
Megjithate, pyetja Perse nuk u votua ligji i “dekriminalizimit”? eshte kokoforte ne istikamin e vet. Kur:
1. Mazhoranca ka shumice absolute,
2. Minoranca e kerkoi vehte ligjin,
Atehere perse nuk u votua, me qellim zbatimin sa me shpejt??
U be KONSENSUSI pengese !!
Karagjoze me petka deputeti! Per hir te te mires qe do te sillte perse shumica vendosen pengese Saliun?!?!
Epo, ka shume te drejte Blushi : Saliu nuk eshte vetem.
Per PD-ne nuk ka fare rendesi se cfare eshte shkruar ne projekt,ajo parti kur eshte ne opozite di vetem te thote “Jo”dhe per cfar do lloi reforme qe mer kundershtari,e cfaredo lloji fushe te jete.
Cdo qendrim i njeanshem eshte i pabesueshem per popullin.Te dyja palet jane njelloj.Nga nje miter kane dale, nga mitra e kucedres.Vazhdojne te demonstrojne mentalitetin e saj.Ndaj nuk shkojme perpara.
Mero te rroni vete, shendosh me demokratet e vertete qe edhe ata do t’i bashkohen FRD-se, se Partia Demokratike, shkoi si Partia Bollshevike! Le te merren me edosjet!
Mero,kuptojne nje here se PDja pa nje PS bashkpunues kur nuk kishte mundur me vepruar keshtu,edhe PSja pa nje PD bashkpunues kur nuk kishte mundur me vepruar keshtu!
qe 25 vjet luajne cic mic ne kurriz te popullit kjo ‘dyshje’pjell e PPShse!…
Gjyna per ca e ca, qe bejne sikur se kuptojne, apo vertet se kuptojne, pse ne kete rast flitet vetem per PD.
PD e kerkoi ligjin per dekriminalizimin, apo jo? Pse nuk e voton? Ketu eshte dhe ujku dhe cakalli ne te njejten ane, ne ate te PD. PD eshte e kriminalizuar deri ne fyt, ndaj perdridhet. Ben gjoja ….
Merua ka plotesisht te drejte ne analizen qe ben.
Tema e dites:CFARE FSHIHET PAS HEZITIMIT TE PS PER LUSTRACIONIN?
Mos valle 60-70 e te emeruareve te PS kane qene te inkriminuar?
Dihet qe lustracioni “do hiqte qafe Berishen”.Por PS s do qe kjo te ndodhe…mos valle Berisha ka “shoket” aleate ne PS?
Ne momentin qe hapen dosjet konflikti mes njerezve te spiunuar e spiuneve s nalet…Atehere lustracioni vetem se lehteson kete konflikt duke mos lejuar qe fytyra si Berisha mos shfaqen ne parlament,duke reduktuar keshtu dhimbjen e te vuajturve te komunizmit….Pse PS nguron?Mos valle rrenjet I kane ende komuniste?
Tema e dites:LUSTRACIONI.(Rrenjet komuniste te PS dhe “dashuria” per Berishen).
Perse kur ka mundesi ta fute ne burg Berishen PS se ben kete.Perse kur ka mundesi te bllokoje Berishen nga kandidimi per deputet pas dy vitesh perseri PS nguron?Mos valle shoket me besnike e Berishes s jane ne PD por …ne PS?Mos valle PS e PD s jane vec PKSh e rinovuar?Asnje prej tyre s beri lustracionin?PSE?Ke mbron PS,ke mbronte “antikomunistja” PD?
Jam shume dakort me konstatimet tuaja Z.Mero. Opozita i ka hyre nje valleje dhe tashme po kupton qe nuk e le dot pergjysem. Mazhoranca hic mos tutet, tja jape dhe shenjat e gishterinjve qe mos kene ku te kapen. Perpara mazhoranca! Propozo edhe nje amendament, ku te privohen politikanet qe gjate drejtimit te tyre kane ndodhur skandale.
Nuk eshte e lehte aspak, sepse sic e dime te gjithe, opozita kontrollon prokuror, gjykate, president etj. Megjithate duket qarte qe kane rene nga fiku. Dikur guxonin te burgosnin edhe kryetaret e partive kundershtare, sot nuk kane me takat ta bejne kete gje edhe pse i kane te vetat gjykatat dhe prokurorin. Kjo tregon renie. Madje kane aq shume renie sa edhe figura te vogla te mazhorances nuk sulmojne dot. Perpara mazhoranca! Kjo eshte mazhoranca qe duam! E paprekshme nga askush.
Qeveritaret kan punu gjithmon per te miren e popullit.PS po hap vende pune,LSI po lufton korrupsionin,PD na i shtoi ato pak lek qe kishim ke firmat piramidale,partit e vogla plot me dinjitet shkojn si gjethe nga fryn era.Un populli kam nji hall te mall,kujt do ti a jap voten time.
Po fshihesh mbrapa gishtit o mero.
Opozita 40 deputete ka dhe nuk ka asgje ne dore ti na mbush mendjen qe fajin e ka saliu akoma.
Nuk beson njeri me,jooo.
Gjej ndonje genjeshter cik me bindese se u lodhen njerezit duke i rene ne te njejten vrime.