Kumanova dhe moskomunikimi ndërshqiptar

12 Maj 2015, 20:39Editorial TEMA
Kumanova dhe moskomunikimi ndërshqiptar

Nga Mero Baze

 

Fundi tragjik i një “loje luftash” në Maqedoni, përveç diabolizmit të kryeministrit Gruevski, dëshmon dhe për raportet e vështira mes politikës shqiptare në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë.

Pas ngjarjes, në qendër të sulmeve u vendosën dy politikanët kryesorë në Maqedoni, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, nën akuzën se nuk i dolën zot situatës. Kjo është një akuzë e artikuluar lehtshëm dhe pa u menduar shumë dhe është mbi të gjitha një perceptim mbarëpopullor, që vjen nga distanca e banorëve të Kumanovës me politikanët shqiptarë në Maqedoni.

Por, nëse do të jemi më të ftohtë, duhet të themi se politikanët shqiptarë në Maqedoni nuk janë përgjegjës për gjithçka që ndodhi në Kumanovë, por janë fajtorë që mbajnë në pushtet kryeministrin Gruevski. Përgjegjësia ndaj tyre duhet fokusuar vetëm këtu. Ata duhet ta largojnë Gruevskin nga pushteti jo vetëm si antishqiptar, por mbi të gjitha si një lider të keq për Maqedoninë, i cili do ta bëjë gjithnjë e më të vështirë bashkëjetesën në atë shtet mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Ata janë fajtorë më shumë për mungesën e reagimit pas ngjarjes, sesa për ngjarjen. Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin nuk mund t’i akuzojmë pse erdhi njësiti nga Kosova së bashku me shokët e tyre në Maqedoni, pse sulmuan burgun, pse çuan armatim në “Lagjen e Trimave” dhe pse në fund u bënë pjesë e një loje të fëlliqur të Shkupit, duke e paguar dhe me jetën e tyre. Ahmeti dhe Thaçi janë fajtorë, pasi ata u menduan gjatë dhe bënë llogari nëse kishin leverdi të ishin në anën e të dëmtuarve apo në anën e qeverisë, pasi ndodhi ngjarja.

Faktet po ashtu tregojnë se ngjarja lidhet dhe me politikën e Kosovës. Shumica e atyre që luftuan në Kumanovë, janë ish- bashkëluftëtarë të Ali Ahmetit, Ramush Haradinaj e Hashim Thaçit, të cilët tani nuk kanë më lidhje me njëri-tjetrin. Hashim Thaçi është në raporte të këqija me Haradinajn, ky i fundit në raporte të këqija me Ali Ahmetin dhe i afërt me Menduh Thaçin. Shërbimi Informativ i Kosovës, siç po del, ka informuar për situatën, por askush nuk ka bërë kujdes ta ndalë këtë ngjarje, të cilën e përdori Gruevski për interes të tij. Në meskinitetin  e tyre, Haradinaj dhe Menduhi kanë menduar t’i prishin gjakun Ahmetit, Hashimi e ka injoruar si diçka që nuk bën dëm, Ali Ahmeti e ka llogaritur si një komplot ndaj tij dhe nuk foli. Kësisoj, moskomunikimi mes politikanëve shqiptarë na solli në një tragjedi, e cila do të ketë kosto për bashkëjetesën e mëtejshme të shqiptarëve në Maqedoni.

Po kaq problematike është dhe distanca reale që ka Tirana zyrtare e politikanët shqiptarë në Maqedoni. Edi Rama, i cili ka arritur një sukses të pjesshëm, duke i ulur në një tavolinë Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin, ishte duke shkuar në Tetovë më 17 maj në një ceremoni së bashku me Hashim Thaçin, në përpjekje për të ulur tensionin mes palëve shqiptare. Tirana zyrtare mbajti qëndrim korrekt dhe të matur për ngjarjen, duke u foksuar tek nevoja për transparencë dhe hetime serioze nga pala maqedonase, por distanca reale politike me dy liderët shqiptarë të Maqedonisë, ka bërë që ajo të mos kishte në dorë detajet e ngjarjes sapo ajo ndodhi.

Në këtë moskomunikim ndërshqiptar mes politikanëve, është krijuar tashmë një boshllëk, që tentoi ta mbushë lideri i opozitës maqedonase, i cili u prit me duartrokitje nga shqiptarët, ashtu sikundër u pritën me të shara dhe u zbuan deputetët shqiptarë.

Ky rast është një mësim i mirë për politikën shqiptare në rajon, e cila duhet të lërë mënjanë rreshtimet politike dhe aleancat dypalëshe me njëri-tjetrin dhe duhet të funksionojnë si politikanë profesionistë, që tejkalojnë ngjyrat politike. Nëse Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Albin Kurti e Fatmir Limaj, do kishin raporte normale me Ali Ahmetin e Menduh Thaçin, siç kanë me Edi Ramën në Tiranë, ngjarja dhe mund të shmangej, ose së paku reagimet do ishin serioze dhe bindëse. Moskomunikimi ndërshqiptar, krijoi mes të tjerash një boshllëk që u mbush me shpejtësi para masakrës nga Gruevski dhe pas masakrës nga Zaevi, duke i nxjerrë politikanët shqiptarë jashtë loje. Siç e meritojnë!

17 komente në “Kumanova dhe moskomunikimi ndërshqiptar”

  1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Ketu ka TRDHTI bre Mero djali.
    Kush i shiti dhe i kori kaq brutalisht???
    Shqiptari kur shkon ne lufte ka nji qellim dhe synim.
    Per çka shkuan keta djem dhe burra me luftue ne Kumanov??
    Kush i organizoi dhe kush i financoi??
    Ose kush i ftoi,i futi ne kurth dhe pastaj i TRADHTOI.
    Cfar lufte asht kjo duke u mbyllun neper shtepi ku banojn shqiptaret.
    Asht shum e dhimbshme me pa shqiptaret te lidhun dhe duke u sharre nga nana.
    Viktima e kesaj lufte jan banoret e Kumanoves.

    1. neda says:

      Armiqte me te medhenje te shqiptareve jane vete shqiptaret, vetem fakti qe keta politikan, ose interesaxhi me sakte, qe mbajne ne pushtet me votat e kualicionin e tyre nje vrases e kasap si Gruevski tregon qarte se keta jane antishqiptar dhe keta duhet te denohen publikisht edhe nga politika shqiptare ne Tirane, keta jane trafikant kunder interesave te shqiptareve. Me ndodhjen e ngjarjeve ne Kumanove keta menjehere duhet te deklaronin daljen nga kualicioni qeveritar, por fakti qe ata nuk e bene kete flete qarte se ata jane ne kualicion per te shtypur shqiptaret dhe ne kete kuader qeveria shqiptare e Tiranes nuk duhet te beje seir por te zbatoje kushtetuten, se po flete Greqia me ze me te larte se Tirana per shtypjen qe po u behet shqiptareve ne kete shtet bandash anonim.

  2. Alban.ny says:

    Z. Baze, ti dhe here te tjera je treguar simpatik e mirekuptues me dy ” liderat”shqiptare ne Maqedoni. Ne te vertete ata s’jane vec dy batakcinj, qe per asnje sekonde nuk kane menduar per shqiptaret e atjeshem. Zgjidhja e vetme, e drejte e racionale atje eshte bashkimi I partive shqiptare, dhe marja e posteve te Presidentit, ose Kryetarit te Parlamentit. Dhe nga ky pozicion mund te kerkohen te drejtat qe u takojne. Ne te kundert, Rep. E Maqedonise, nje krijese artificiale, duhet shperbere.

  3. gbxh llhh 5oo0 says:

    koment sa me kalu rradhen!
    ktu duhet me fol shqip.
    duhet me thon qe shqiptart sikurse kurdoher jan tradhtare te njeri tjetrit,shesin njeri tjetrin tek te huajt,qofte edhe ne menyre pasive duke mos vepru ose duke bo sikur s dijn gje,
    gjithanej ku ka shqiptare ka tradheti.
    tradhetare te himnit kombetar jan shqiptaret.
    madje e kan edhe me himn kombtar kete cilsi te tyre,sepse edhe hymni,duke e ndjere qe ka te beje me qenije tradhetore,pikerisht ke tradhetari i msho zerit te tij kumbues.
    domosdo!
    njers me vese.
    dhe po t jet tjetri me vese esht kollaj me u bo edhe kriminel.
    dhe krimineli esht leht me bo tradhetina..

    o shqiptar
    o tradhetar

  4. semanjaku says:

    Pse i duhen Maqedonis kaq shume parti,pergjigja eshte nje per ti mbajtur te percare. Kryetaret e partive me dashje bejne lojen e te tjereve. Jame dakord me parashkruesin.

  5. epiriíiiiiiii says:

    Ahmeti e Thaci duhet tju kerkojne falje Publikisht gjith Shqiptarve dhe ne vecanti atyre djemve qe i cuan ne kurth. Plus Rrezimit te Gruevskit duhet patjeter te lirojne ata djem qofte duke Rrezikuar edhe jeten e tyre. Ky eshte minimumi i mundshem per tu Reabilituar, ndryshe duhen Braktisur nga Tirana e Prishtina dhe duhen zvendesuar me djem te rinj Patriote.

  6. lili says:

    Ahmeti kishte eshte e do jeté nje pleh!asgje te hajrit nuk prite prej tij! Njeri i agjenturave!

  7. Claus says:

    Ka dite qe media shqiptare vjen verdalle per t`a kthyer “kete loje luftash” ne nje axhende te stilit kombetar, por nuk ja del dot.

    Kerkon politika shqiptare e dy “gjatosheve” ketej dhe andej kufirit te behen faktor politik ne tavolinat europiane dhe atlantike, per ti treguar Brukselit se “Europa nuk ben dot pa Ballkanin” dhe sajojne keto karikatura te tilla si ajo UCK me emra qesharake Enver Hoxhe e ku ta di une, per t`u sjelle nder mend Europes se ne jemi “faktore te rendesishem”, “pa ne, Ballkani ndizet zjarr” etj,etj.

    Nisen disa fukarenj te vobeket ne Kumanove hodhen disa pushke dhe keta birbo politikanesh si Rama dhe Ahmeti, Thaci i Kosoves dhe Thaci i Maqedonise prisnin te nxirrnin geshtenjat nga zjarri qe bota ti merrte ne vemendje.

    Por harrojne se ajo kohe ka ikur, ajo kohe e viteve `90 dhe fillimviteve 2000 ku faktori shqiptar kishte mbeshtetje maksimale.
    Kujtonin te mjeret se edhe tani si me 2001 se duke hedhur ca pushke dhe duke u futur ne ne kulle si Oso Kuka do te merrnin tere vemendjen e botes, per te pare edhe njehere “shtypjen dhe mjerimin” e faktorit shqiptar nen thundren sllave?

    Kane ikur ato kohe njehere e mire, tani ke dy shtete shqiptare, ke ministra shqiptare ne kabinetin maqedon, kohet e Miloshevicit kane perenduar me kohe.
    Mos duan te nejne te njejten gje me Gruevskin?

    Keto akte teatrale ne Kumanove qe moren vetem jete njerezish ishin akte te shemtuara politike te ideuara nga dronet dhe zhargonin e shemtuar nacionalist te Rames te gershetuara me idete e Islamit radikal nga ku dalin luftetare qe shkojne ne Siri dhe Irak.

    Jane ngaterruar aq shume punet e shqiptarise, sa dhe vete shqiptaret si ketej dhe andej kufirit, as qe ju shkrep me per keto ngujime me arme neper kulla.
    Lexoj komenten dhe habitem se si eshte degraduar faktori shqiptar, i cili nuk ka te krahasuar me vitet `90 kur reagoi si nje trup i vetem. Dhe e gjitha kjo ka ardhur nga influenca e islmit radikal qe eshte ulur kembekryq ne trevat shqiptare.

    Sajojne te tilla aksione per te terhequr vemendjen e botes se krishtere dhe nese dalin te fituar te therasin pastaj xhihadin ne ndihme kunder po kesaj bote qe i ndihmoi!

    E dime qe kemi nje faktor shqiptar te prapambetur. E dime qe per nje ndeshje futbolli dhe per nje dron ndizet shqiptarizma, por a eshte kjo rruga per tu bashkuar me boten demokratike dhe europiane?
    Nuk e besoj.
    Por nje gje nuk e kuptojne keta kryenece dhe fodulle politikane. Sot politika vepron me forma te tjera, me komunikim, bashkepunim dhe zhvillim ekonomik, jo me me Oso Kuka dhe ngujime pushkataresh.

    Ne librin e Karl May-it shqiptari etiketohet si vrases ne pusi dhe spiun i rendomte.
    Le ti heqim keto epitete me pune, miresi dhe bashkepunim.
    Jemi ne shek. e 21!

    1. 2 says:

      qerete,agapite Janullatoclaus !

      Per cfare shkruan per Kumanoven dhe “birbo politikanet” Rama-Ahmeti dhe 2 x Thacat ke nje fare te drejte..por ne rastin tuaj ka nhe ndryshim te madh..sepse ju jeni nje birbo ne fuqi te “n”.

      Kam ndjekur komentet tuaja (dikur te lavderueshme) por shikoj qe tjeter qellim ke patur se pas 2013 ke hequr masken..

      Te kuptohemi pas 1991 nuk kam qene dakort me politiken qe eshte ndjekur ne Shqiperi se ka shume njolla te zeza.

      Edhe e sotmja eshte akoma me e rende qofte me kriminelet berish-basha dhe me hipokrizine kriminale te rama- metes.

      Por nuk do te doja qe ne ate kufomen me emrin Shqiperi te ngjiteshin ca krimba (skuliqe) si puna juaj qe nuk e fshihni gezimin dhe harene per mortin ne Kumanove.

      Jeni ju skuliqe qe vrate kater ushtare ne Gjirokaster ne 1994 dhe e mbuluat krimin tuaj

      Jeni ju skuliqe qe per Gumen e Qimares e ndezet europen dhe ameriken.

      Prandaj Janullatoclaus je bere shume “I lexueshem” qe je nje kale troje forumesh sado qe perpiqesh te maskosh helmin e zi te Janulles.

      Mos bej dasem kur te tjeret kane mort..

  8. Taku says:

    Zoti i falte me meshire te gjite te ata qe homben jeten ne Kumanove. Politika e ndyre vepron keshtu.Miopia e atyre qe behen prehe e ketyre grupe politikanesh dhe ja rezultati.Cjept kur cohen ne thertore thika i pret edhe ne ket ngjarje cjept nuk shkuan per kullote.Ne te dy rastet si per thertore si per kullote te fituar dalin vetem ata gje drejtojne me shkop,pre politikanet.Fatkeq shqiptare e vrare po ashtu edhe maedonasit,paguan me gjake aventuren e politikes se mbrapsht.Ne kete ngjarje nuk flitet per tradheti,por per me keq.Ligesi e atyre qe kane pushtet dhe e atyre qe duan pushtet.Kjo ndodh kur ne krye vendos te ligun dhe pranon te drejtohesh prej tije.Zoti u dhente ment shqipetareve kudo ku jetojne.

  9. anananananaanana says:

    O Mero e sheh qe maskaralleku nuk te mban gjithmone. Ke perfunduar ne me pak se 10 komente per editorial.

    1. Ylli says:

      Penen e Mero Bazes te kesh ti o (nananana komentues) e ka fituar audjencen ai, ne na ngelet ti themi “te lumte” gjithmon qe e lexojme edhe pa e komentuar

  10. Populli shqiptare,ne pergjithsi nuk eshte fajtor.Por nji pjes e ati populli po po,eshte fajtor se po jua jep voten matrapazve dhe kriminelve e hajdutve,dhe tradhtarve se ne mesin e atyre votusve dhe te voturve jan njerez te lidhjes komuniste jugosllave.Fatmir besimi eshte nji pinjoll i ish sistemit pra babai i tij ka qen njeri i sistemit,teuta arifi po ashtu eshte e bija e nji babe qe ishte i sistemit te dikurshem pra,pjesa e aty populli qe del ne votime jan pjesa e ish sistemit te titos dhe gligorovit,se ne zgjedhje nuk dalin shumica e shqiptarve,por po dalin aqi sa qe kta kryetradhtaret e politikes shqiptare te dy partive,te futen ne parllament po jua bejn te mundur,numrin dhe legjimitetin dhe kta si gjela po thon,neve na ka zgjedh populli dhe ne perfaqsoim popullin,pra kta mandej flasin neemer te popullit,por nuk eshte e vertet,e verteta eshte se ata mbrojn dhe luftoin per interesat e tyre grupore familjare dhe partiake e jo per popullin.Kumanova eshte e fundit qe tregoi tradhtin e ktyre dy partive,po sopoti,ladorishta,bit pazari,gostivari,brodeci,liqeni apo monstra,pra krejtat kto une e kam dijte se jan montime,por kuj me ja than se?Kur,ndonjihere jua thoja mu sulshin si hienat njerzit e ktyre partive,dhe me thonin mua se une jam tradhtar,apo jam i shitur,apo jua kam zilin e kshtu me radh ofendime te pa fund ndogjoja dhe ndogjoi dhe sot,kur une them se ata jan tradhtaret e kombit.Dhe per mua ata jan tradhtaret dhe kriminelet e popullit,i futen ne kurthe shoket e vet te luftes,vetem me mbrojte kariket dhe pasurit e tyre te fituare me krim dhe dallavere,dhe i ka fut ne preher gruevski, dhe jan ne hipoteka te gruevskit si ali terbeshi ashtu dhe menduh thaqi.Politika e shqipris dhe e kosoves duhet urgjentishte ti demaskoi kta dy parti,perndryshe dote jen edhe ata bashkfajtor si kta.

  11. Zani Burimi says:

    Mire ben qe nuk e thua me shqeto: Me trashamake se keta lideret e shqiptareve te Maqedonise, nuk gjen askund.As mos u lodh edhe aq, o Mero! Jane shume te dhene pas karriges,se po te kishin qene ca finoke qe ne luften e pare qe u be ia kishin kenduar talkinin pseudo shtetit FYROM qe e mbushi Gruevski me mitologjine e Maqedonise se Aleksandrit te Madh.

  12. r. th. says:

    Ooo Meerooo Baze, ka cfar ka aty ne Maqedoni, ju gazetaret e keni per detyre ti pasqyroni per dite problemet qe kane njerzit e thjeshte, dhe jo te prisni derisa te arrihet ne kesoj lloj filmash idiotesh, qe i tregojne shqiptaret si majmune te ballkanit. Ne vend te kesaj, ju therrisni ne TV-shqiptare po te njejtet fytyra, Thacrat e Maqedonise, e te tjere nga kosova, po te njejtet tipa, java 7 e ata 8, dhe budadalleqe dhe urrejtje me te medha nuk degjon nga ‘ta. Te flasesh me njerez te thjeshte shqiptare nga Kosova apo Maqedonia, keta flasin ne rregull, sic flet cdo njeri. Ndersa ju jeni dashuruar me idiotet, dhe tani na tregon ne lexuesve, se keta idiotet politikane shqiptare nuk na qenkan marre vesh me njeri-tjetrin!!! Pika qe s’te bie dhe ty mo Mero me keto teorira! Problemet e njerzve te thjeshte duhet ti pasqyroni ju gazetaret, dhe tek ‘ta te shkoni e te flisni me ‘ta, por ju nuk e beni kete, sepse paga juaj vjen nga politika dhe jo nga njerzit e thjeshte.

  13. liri says:

    Turp e faqja e zeze. Si gjithmone mish per top per interesa e politikes ballkanike. Cfare ndryshimi midis luftetareve cecene rrethuar nga trupat alfa ruse dhe ketyre qeflive te tavolinave rrethuar nga policia maqedonase. A kane ndonje fije burrerie qe dorezohen si berrat e i lidhin si derrat. Sa turp me vjen.Te pakten Oso Kuka hodhi veten ne ere.

  14. Perseri,po shkruj edhe ca mendime te miat ne lidhje me,politikanet ton,qe nuk eshte vetem fai i shqiptarve apo i yni,qe kemi hipokrit politik,dhe pseudopolitikan matrapaz.
    Fain e kan dhe”miqte,,tan evroamerikan.
    Pse e them kete?E`them perarsye te shumta.Si,eshte e mundur qe amerika thaqin e ka ne listen e zez,dhe prap mban takime ne tetov apo shkup ambasadori apo ndonji zyrtar amerikan ma thaqin?!!Pra,nese thaqi eshte i pa deshiruar ne amerik,si eshte e mundur te jet i dashur dhe udheheqes per nji pjes te shqiptarve apo te partis s^tij?!!Pra per hesapet e veta evropa dhe amerika po i mbajn kta pseudopolitikan ne kembe,vetem te jen te ndigjushem per interesat e tyre.Menji fjal pra thaqi,ali ameti,apo thaci i kosoves dhe hajradini apo isa mustafa,krejt kta pseudopolitikan mbahen ne pozita edhe ne te hujt miqte tan ne thojza.Pse perendimi nuk e don vetvendosjen dhe albin kurtin,e po e dom thaqin dhe isen?
    Si,eshte e mundur qe evroamerikanet edhe e dijn qe gruevska apo zaevi,jan maqedon si njeri ashtu tjetri,apo si munden kta te mbajn kontakte me kriminel te till sec eshte gruevski,ali ameti,dhe thaqi munduh,dhe thon se kta jan njerez te cilet duhet te bashkpunoim si eshte me punue me kriminel a nuk eshte gjynaf,dhe perte ardhur keq?
    Ne,kemi njerez shum shum ma te pregaditur se kta qe jen ne krye te partive,por nuk i duan kta miqte tan se nuk perulen ngashantazhet qe ju bejn sllavet dhe ktyre evroamerikanve nuk ju pelqejn kta njerez se ju prishen planet e tyre stradegjike me rusin,pra kta per hir te paqes me rusin dhe serbin na falin kta pseudopolitikan dhe nai imponoin dhe bilem nji pjes e popullit ca te paditur dhe injorant e ca per interesa personale,i duan kta matrapaz politik e kriminel dhe ta hjekin dhe flamen poqese jua shan kryekriminelet pra kryetaret thaci,dhe ali serb terbeshi.Pra fajtor jan nji pjes e popullit qe ju shkon prapa qoraze ktyre matrapazve,dhe fajtor jan dhe evroamerikanet,sepse i kemi kta politikan dhe pse jemi ktu ku jemi,me rastet si kumanova,ladorishti,gostivari,bitpazari,monstra,sopoti,brodeci,dhe 200,ish ushtar neper burgje,dhe ca komandante e luftar te vrare.Mjer ne mjeri populli qe ka ngel ne dor te sali berishes,isa mistafes,ilir metes,hahim thacit,edi rames,menduh thacit dhe ali terbesh ametit,mjerit neve,mjer shqiptaret dhe shqipria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje