Nga Mero Baze
Sali Berisha ka qenë gjithnjë problem për votuesit në Tiranë. Në zgjedhjet e vitit 2003, avokat Ngjela e mbajti larg fushatës, duke ia bërë të qartë se i prishte punë. Dhe Berisha pavarësisht rezistenës, e pranoi këtë vendim të kandidatit. Më 2007-ën Berisha u përfshi dhe diferenca e Olldashit me Ramën u thellua. Në vitin 2011, Basha nën këshillat e specialistëve të fushatës, e mbajti larg fushatës Berishën. Berisha përsëri ra dakord, madje nga dashuria për Bashën, i lejoi atij dhe të përhapte idenë se Basha ishte ndryshe nga Berisha dhe pasi të bëhej kryetar Bashkie, do përfshihej në konflikt me Berishën.
Në historinë e politikës shqiptare, Berisha është i vetmi lider, që pranon të poshtërohet duke e zbuar nga fushata, me kusht që të fitojë pushtetin. Por, siç u pa pas vitit 2011, Basha jo vetëm që nuk demonstroi asnjë shenjë pavarësie nga Berisha, por thelloi linjën e servilizmit ndaj tij, duke e përfshirë atë në betejën për t’i dhuruar në pajë dhe partinë pas humbjes së vitit 2013.
Tani i njëjti fenomen po përsëritet me doktor Halimin. Doktori ka dy javë që ka dalë në fushatë dhe shoqërohet nga disa çupëlina dhe djem të rinj, pa asnjë identitet politik. Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë takim të tij, kurse Berisha ka bërë vetëm një status të gjatë në Facebook, ku ka sharë me libër shtëpie kundërshtarin e Halimit dhe ka thënë fjalë të mira për Halimin.
Nëse Basha, Ngjela dhe Olldashi e kanë pasur problem Berishën se i ulte pikë në Tiranë, tani po rezulton se dhe doktor Halimi e ka problem praninë e Bashës në fushatë, pasi i dëmton imazhin dhe i humbet pikë. Dhe nëse Berisha konsumin politik në Tiranë e pësoi pas disa dekadash pushtet, Bashës i mjaftoi një mandat katër vjeçar që ta kuptojë dhe vet se kujt i del në krah në Tiranë, i prish punë.
Duke qenë rekordmen i premtimeve të pambajtura, Basha shijen më të keqe në Tiranë nuk e ka lënë për këtë, por për faktin që nuk ka turp për çfarë ka ndodhur dhe i trajton qytetarët si budallenj, duke u folur për vizionin e tij. I vetmi moment ku zbulohet që Basha e di se është bërë antipopullor për këtë shkak në Tiranë, është zhdukja e tij nga fushata e Tiranës dhe mosshfaqja në krah të doktor Halimit. Nëse këtë e ka bërë vet, dëshmon se e ka kuptuar që do t’i prishë punë kandidatit. Nëse ia ka sugjeruar doktor Halimi, atëherë akoma më shumë kemi një kandidat të ndërgjegjshëm, që së paku e di çfarë nuk duhet të bëjë, nëse bëhet kryetar bashkie.
Po përveç kësaj, ka dhe një përgatitje për alibi pas rezultatit të pritshëm të zgjedhjeve. Ekipi që bën fushatën e doktor Halimit duket i pamotivuar. Shumica e kasetave regjistrohen dy ditë para e çohen në televizione, që vazhdojnë zakonin e papërgjeshëm të transmetimit të tyre. Stafi duket i pamotivuar dhe i pambështetur me ide dhe logjistikë, siç ishte fushata e Bashës. Përvec Bashës e Berishës, që nuk janë dukur në fushatë, dhe figurat politike që shfaqen krah tij janë të rangut të ulët.
Madje, Basha ka harxhuar më shumë energji të nxjerrë një vajzë me syze që flet për vizionin e Bashës për Tiranën, që ajo e shikon shumë qartë, sesa të flasë për idetë e fushatës së Halim Kosovës. Kjo është një taktikë tinëzare, që synon të krijojë alibi në rast se doktor Halimi humbet, duke u distancuar nga fushata e tij dhe duke mos marrë përgjegjësi politike për rezultatin.
Kësisoj, fushata e doktor Halimit, është e mbushur me gallata dhe lajthitje politike, të cilat burojnë më shumë nga braktisja që i kanë bërë politikisht kandidatit. Dokor Halimi nuk është politikan dhe ai ashtu di të flasë. Temë e bisedave të tij janë natyrshëm lindjet, gratë që kanë lindur me të, ndonjë episod si kanë lindur etj. Po e le të flasë politikisht pa pasur njerëz politik në krah, mos u çudit të dëgjosh atë që tha, se do ta çojë “Tiranën në drejtimin e duhur”. Problemi është se ai ndihet si kandidat pa parti dhe pa kryetar partie. Ky është një rekord në historinë e politikës së këtij vendi, pasi PD-ja dhe kryetarët e saj, janë të vetmit që fshihen nga fushata në Tiranë në mënyrë vetëposhtëruese, duke pranuar se u prishin punë kandidatëve të tyre.
Mero, kuptohet qe je pozicionuar si gazete pro veliajt dhe rames e nuk ka ndonje gje te keqe por, nje keshille kisha, mos merr neper goje pjestaret e stafit te halimit apo zedhenesen e bashes. nuk eshte mire qe te pergojosh nje person vetem sepse perdor syze ( syze perdor dhe veliaj po nuk ia ka permendur njeri) dhe nuk eshte mire ti vesh epitete si cupelina po ku di une stafit te halimit pasi cupelina ka dhe veliaj nga krahu tjeter. vajza me syze lexon cfare i japin pra eshte nje lloj mesazheri qe percjell fjalen e shefit she koka e mesazherit nuk pritet cfaredo qe te thote. Merru me Bashe tocin por ler rehat te tjeret qe e bejne punen me urdher. Sa per motivim apo demotivim secili zgjedh menyren e tij te te berit fushate e deri sa nuk ka ligj ta ndaloje ath secili mund te perdori teknikat qe deshiron. Basha eshte kryetar partie dhe shkon ne cdo rreth per te prezantuar kandidatet sic ben dhe rama e nuk mundte mbyllet ne tirane ashtu sic nuk mbyllet dhe rama. sa here ka qene rama bashke me veliajn ka qene per ndonje perurim apo inagurim, dmth k shkuar veliaj ke rama e jo rama tek veliaj. po te kishte dhe basha inagurime apo perurime do e merrte halimin me vete te jesh i sigurte. fushat nuk ka filluar zyrtarisht akoma, vetem sa po nxehin motorret pra dhe artikulli eshte i parakohshem. Duket sikur ja ke varur pak punes dhe i shkruan artikujt tek kafja.
sepse ska bere asgje epr tiranen dhe me ju dal banorve perpara do fillojn me e gjujt me gura ose ska mbajtur asnje premtim qe ka dhene gjate fushates
po e lene dr halimin te vetem e po e sakrifikojne seriozisht te shkretin pasi eshte nje humbje e sigurt per ta.
po cte dale Basha i mjere aman ..nuk ben dot me per budallej as ata qe e mbeshtesin e jo me te tjeret qe e kane inat
Nderkohe qe ne FYROM por luhen interesat kombetare te Shqiperise dhe ceshtja kombetare del ne plan te pare,Mero Baze, akoma vazhdon avazin e sharjeve dhe shpifjeve ndaj kandidateve te PD-se.
Nuk ka ndonje dite pushimi ky njeri?
Ky qenka vertet njeri i semure.
Mjere ata qe jane infektuar nga ky,se nuk do te kene kurre sherim….
Sakte Mero do ta coje ne drejtimin e duhur hahaha
Mospjesmarrja e Lulushes ne krah te H.Kosoves eshte veprim shume i zgjuar i tij sepse e gjithe Tairana e di qe Lulushi, vetm keq i beri Tiranes ne kata 4 vjete. Asnje premtim e asnje veper qe te pakten te thoshim ” e beri Luli”. Po qendroi ne krah te Kosoves do i prish pune, ndaj ndonje keshilltar i zgjuar( e cuditeshme ku u gjet )ja ka keshilluar kete. Halimi eshte ” Edhe i vetem trim ne lufte” dhe per fat te mire te tiranasve, nuk do fitoje dhe ne do shpetojme nga ajo qe premtoi sot: ” Une do bej per ju tiranasit ate qe kam bere per pacientet e mia si mjek”!. Zot na ruaj se mos na shkon te tereve ne thike si grate shtatzena.
Qellova rastesisht tek “Ushtari i Panjhur”,ku kandidati i PD-se Halimi po u shtjellonte IDETE e tij per te ARDHMEN e Tiranes,disa te papuneve hallexhinj!
Degjova vetem kaq:
-Qeveria Rama ju ka lene pa PUNE,PA MBESHTETJE,PA NDIHMA,PA PERSPEKTIVE prandaj me te ardhur une ne Bashki,ju brenda 3 muajsh do te keni te gjitha te mirat!!!
Qesha une,qeshnin edhe HAMENJTE e perjetshem,qe kane 25 vjet aty!!!
FUSHATE LESHI!!!
Mero mbase harove te shtoje( gjithe te tjerat mire i the-apo i shkruajte)se Basha nuk del dot ne Tirane se do duhet tu pergjigjet banoreve te saj se perse po prish parkun poshte Diges se Liqenit.
Ndoshta do duhet tu thote qe per kete eshte mbaruar pazari me ata te Rilindjes dhe me mire pyetini ata se sa mua, apo ndoshta nuk e ka lejen e Likes apo te Rames per te dhene nje pergjigje.
…shtoj,si fjali te fundit:
Kane pranuar (ndjere) humbjen,pa filluar votimet!
* * *
Kriminelet Sali Berisha dhe Lulzim Basha,e dine shume mire se tashme nuk mund te vjedhin me lirshem,vota,dhe te manipulojne sic kane bere ne te gjithe votiert deri me 23 Qershor!
PeDe-rat gjithmone i kane humbur zgjedhjet,si ato Parlamentare dhe Lokale!
Kete here,skane me shanc. Me i miri,me i besueshmi do te fitoje!
Parashikimi im: Kosova ska asnje shanc.”Lufta” do te behet ndermjet Velise dhe Bojaxhiut.
Kriminelet Berisha e Basha skane me fuqi te influemcojne negativisht ne manipulimin e votes se popullit,te vjedhin e manipulojne ate.
21 Qershori do te jete fundi absolut i Partise se PeDe-rave,te Krimineleve.
Nje analize shume e kendshme me te verteta ironike dhe me batuta te spikatura qe eshte veshtire te mos qeshesh kur i lexon.
Mero djali ngele duke u marre vetem me opoziten. Shkruaj ndonje artikull dhe per keto rilindasit, se kane material boll.
Mero eshte hera e pare qe kundershtoj kritiken qe adreson per kryetaret e PD qe i fshihen fushates se zgjedhjeve per Tiranen ne menyre veteposhteruese,duke pranuar se u prishin pune kandidateve te perzgjedhur nga vete ata.Pse?Po pse budallenj jane ata qe te dalin ne takime me njerezit qe para 4 vitesh u premtuan edhe qiejt,kur s,kane realizuar as 15 perqind te premtimeve.Cfare do t,u thone tiranasve qe jane te zhgenjyer nga keta mashtrues,rrenacake te paskrupuj qe s,e kane per gje, e si te pafytyre te pakten le tua qajme hallin dhe t,i pergezojme qe nuk dalin ne shesh,por fshihen ne SHQUP pas feicbukt duke shpifur Berisha si gjithnje qe jep ushqim gallate per lajme terheqese qe vetem nje mendje e papergjegjshme prodhon per cdo dite,ndersa ai tjetri qe s,katranosi gje per Tiranen,vecse projekte,modele te reja qe pretendon se i ka ne koke,por ne gjendje halucionante ,shfajesohet se e ka penguar Rama qe te modelonte endrrat e tij me tramer e tramvaje,endrra qe i shihte ne gjumin gjate udhetimeve per ne Hollande e ne kthim,prandaj dhe bredh neper Shqiperi duke uleritur ,sikur ka spine ne vizde e shperthen duke cituar e vjelle vrerin qe e kane me tonelata ne SHQUP dhe kerkojne te infektojne cdo cep te vendit,prandaj dhe pjesemarrje qesharake 30-40 vete te mbledhur me zor nga periferit e bashkive qe i sjellin me fugona duke u paguar edhe ndonje birre ca te rinjve qe shkojne per cdo kandidat vecse te qirasen me nje kallapacke se voten nuk i dihet se ku e hedhin dhe a vene a s,vene per te votuar.Doktor Halimi ka mbetur si jetim dhe bredh i shkreti me ca te rinj qe e duartrokasin per t,i dhene kurajo ne momente te veshtira qe gjendet ne takime duke u shpjeguar zgjedhesve se do tua zgjidhi hallet se ashtu deshiron,por qe argumentat e rruget qe jep stonojne e shpesh e perqeshen.C,te beje kur s,ka specialist te fushave,mjek eshte ,ate fushe njeh prandaj dhe ndalet tek lindjet,keshtu qe nuk zgjon asnje shprese tek pjesemarresit te cilet largohen te zhgenjyer ,te pashprese,prandaj Berisha e Basha bejne mire,jane te zgjuar qe s,e shoqerojne,le t,i faturohet doktor Halimit humbja duke u justifikuar se besuan ne autoritetin e gjinekologut qe u ka ofruar sherbime ne lindjet e do t,i ktheheshin ne vota,por u tregua mosmirenjohes nenat,bijte .Berisha e Luli s,jane per te dale ne shesh me ato qe kane bere.Dalja tyre vecse i prish pune cdo kandidati,sepse shumica e votuesve ne Shqiperi edhe pse kane verejtje per qeverine nuk e shohin dot me sy Berishen e Lulin qe vrane 4 te pafajshem ne bulevard dhe e katandisen vendin ne kete terexhe qe po flasin njerezit me vete.Kete e ka te qarte edhe me injoranti se vrasesit e vertete te endrrave dhe te shpreses per nje jete me te mire jane berishajt si me te korruptuarit,me te pasuruarit duke e lene popullin ne dite te hallit.
Vari lesht Mero. Ka rene shume niveli i analizes. Kritikon dhe rojet e PD-se. Meqenese merr vesh nga gazetaria, e di shume mire se gazetaria ka si bosht te sajin opoziten e Pozites jo opoziten e opozites. Si nuk the nje fjale per kete qeveri?? Fjale konkrete e kam llafin,p.sh si nuk e pyet kete qeveri qe akoma nuk na ka treguar sa para u mblodhen nga likuidimi i energjise elektrike?? Shumen fikse duhet te na thote dhe me pas te na thote se cfare ka bere me ato para. Dhe jo te na thote nga kaq perqind sa arketohej sot arketohet kaq % me shume. Kjo eshte vjedhje Mero dhe lere Ridvan Boden, se dhe per ate fajin e ka Shkelqim Cani qe nuk ka bere asnje dosje per prokurori. Leri pallavrat dhe kthehu gazetarise.
Me vjen shume keq per dr Halimin.
Po cfare ju desh atij sic thone dasma ne karbunare.
Pse more doktor Halimi,kur nuk ke pula te detyrohesh te besh hish?
Ti je burre I mencur ne profesionin tend.
Hiqju Lulezim Bashes dhe maskarait Sali Berisha sepse ti nu je kategoria e tyre.
Mos e perdhose respektin qe shume njerez kane per ty si specialist mjeksie.Me mire vone se kurre.
A degjon Halim?
Pse pazari eshte kete:imunitet ne kembim te kryeqytetit!
O mero,mos u bene kishe nuk i di gjerat!
Doktor Halimi eshte njeri intelektual, i papertuar per cfardo lloj pune, profesionist i zoti ne fushen e tij dhe mbi te gjitha qytetar. Deri tani se kam degjuar te flase me urejtje dhe me fjale te ndyra sic kane bere fushate eproret e tij politike dhe sidomos femrat- burra te PD. Un jam e majte por do votoj per te se me ka ndihmuar pa mase ne sjelljen ne jete te mbeses time te dashur.
Me i sakte titulli i artikullit duhej te ish: Perse fshihet Rama,Rama,Rama dhe Basha nga fushata ne Tirane
Tani ne shkrim ndermjet te tjerash thuhet se Berishen kandidatet e se djathtes per kryetar bashkie e kane zbuar nga fushata;kjo eshte e vertet aq sa bie shi ne shkretetire.
Per arsye taktike dhe strategjike gjeneralet ralle here qendrojne ne vije te pare te frontit,ne me te shumten e rasteve qendrojen pak me pas e veshtrojne cdo levizje me syte e gjate qe ndryshe thuhet me dylbi.
Dhe e treta,se si jane fituar bashkite ne tirane kete autori i shkrimit z Mero e di me mire se dhe ne te tjeret sikurse dhe ambasadoret amerikane me deklarimet e tyre pas zgjedhjeve.
Sa interesant keta njerez…me ndimoi dr.Halimi…po detyren ka bere… por ti ja ke blere me leke ate detyre qe shteti e paguan…..femijen tend ke blere me leke!!
JAM SOCIALIST PO DO VOTOJ HALIM KOSOVEN
Zoteri . Merre vesh nji gja, qe ju gazetaret nuk jeni dija e pambarueme. Po ka shtabe elektorale, mor zoteri qe vendosin. E keto shtabe nuk e duan Bashen. E ç.te keqe ka. Halimi e ka gjykuar keshtu. Ai po ben ne radhe te pare fushaten personale. A po na thoni ju se keto zgjedhje nuk jane politike, por per pushtet lokal. Qe pra asht faji yt qe Basha sic kishe me e dashte ti, nuk asht ne krah te Halimit, sepse vete e ke arsyetue ne shkrimet e tuaja redaksionale se jane zgjedhje lokale dhe jo politike.
Shume larg realitetit ky k/artikulli i sotem.
Aq me shume kur na u bene dhe shume doktorre dhe po i ngaterrojme si ato doktorrat e Haitit -Papa Doc Duvalier (Saliu)….Baby Doc Duvalier (Halimi)….biles kane filluar ta quajne dhe Jamgjarper Malltezin Doktorr….thjeshte junta e doktorreve
Eshte me shume se bajate qe ti thuash shqiptareve se Basha po fshihet nga fushata ne kryeqytet. ?
Ata qe po fshihen jane fituesit e 23 qershorit qe moren votat cudiberese per venien e drejtesise dhe ne vend qe Llulle Basha te ishte ne burg bashke me Papa Doc-in,tani ai po tall tramin dhe trapin me ate popull..
*Ai qe po i fshihet te vertetes eshte Mero Baze qe ka thene kur Rama mori pushtetin keto fjale:
ER do te hyje ne histori nqs vendos drejtesine ne vend dhe dergimin ne banden e te akuzuarve.Nqs se reforma e drejtesise deshton do deshtoje me turp dhe ER
**Ai qe po i fshihet te vertetes eshte Mero Baze ..sepse prisja nje artikull apo paragraf per viziten e ultra berishistit ,kongresmenit amerikan Dana R.. i cili ka kryer nje veprim te turpshen per llogari te berishizmit kur denoncoi publikisht zotin Obama se kishte marre ca dollare nga nej fans I Rames ne Amerike.
*** Nje histori te dyshimte ky kongresmeni DR e ka ne lidhje me dergimin e 200 muxhahidineve terroriste ne shqiperi si spot elektoral per berishen ne fushaten e 2013.
Pra Llulle Basha nuk ka nevoje te dale fare ne Tirane ne fushate se e ka mire me ata “miqte” atje lart fare…Kujt i kujtohet dhe puthja e forte e zonjes Nuland qe ja dhuroi Bashes ne mes te Tiranes..
Me vjen keq por keto karnavalet e votimeve te 2015 do jene nje prelud i ardhjes se pushtet te berishajve ne 2017..Llulle Basha
Nje skenar i mundshem per votimet e Tiranes eshte:
veliaj………….vendi pare……41 %
halim kosi…..vendi dyte……….33%
bojaxhiu……vendi trete……….18%
te ndryshme…………………….8%
Ne perfundim te votimeve bashkohet kosi me bojaxhiun …33 + 18 = 51 dhe shpallet Baby doc- Haleimi i pari Tiranes.
PRA TE GJITHE DALIN TE FITUAR..VELIAJ FITON VENDIN E PARE……..KURSE KARRIKEN E MERR HALEIMI I KOSOVES….NJELLOJ SI NE 2011 POR PA MENGEPERVESHURIN..POR ME BREKEULURIN EDI RAMA..
Bashkesia nderkombetare do vleresoje fushaten me te shkelqyer elektorale ne Ballkan per merite te k/opozitarit Llulle Basha i cili i fitoi votimet e Tiranes pa dale fare per fushate sic thote Mero i “fshehur”.
Duke vlersuar keto aftesi te “magjishme ” te kriminelit dhe tradhetarit te kombit Llulle Bashicit.. “garantet nderkombetare” te Edi Rames do na i vene krymisterin e 2017
Thjesht fabula e librit “Pirati ( lul udbashi) behet Pape”
Mero Baze ben nje gabim …. Duhet ta nise me Edi Ramen sepse Edvini eshte nje Mizor urban me plot kuptimin e fjales kur behet fjale per Tiranen ! Ju keni per me shume se 8 vjet qe nxirni hel per partine demokratike dhe akoma nuk jeni ngopur edhe pse PS pot e jep nje thes te madh pe r fushaten e E Saj! Fushata te cilen ZOGU I VOGEL I RAMES nuke ben dot ke marre persiper ta besh ti me ketpo rubrikat e reja apo shkrimet qe ben ! Ky nuk eshte misioni I nje gazetari eshte nuk eshte mission per te mirenb e shqiptareve eshte nje mission servili dhe nje mission per te promoivuatr dhe fituar para nga ZOGU I RAMES !
Te lumt o z.Baze per kete analiz te persosur…..c’do kryetar e kryeminister ne fund te 4 vjeteve do te japi llogari perpara popullit nese do te fitoj…..Edi Rama e ka mbas dy vjeteve te japi llogari perpara gazetareve e popullit…sot e ka Basha si kryetar Bashkie. Keto rrumpallat qe shkruajn ….kan harruar se ka ikur koha e militanteve
per kometuesin “Festimi”
Ke te drejte zoteri dhe dukesh qe je patriot i madh se Mero Baze jo vetem ben nje gabim por dhe krim,sepse ka harruar bashke me Ramen cfare kane thene nga 2007 deri ne 2013.Me cfare ka bere BANDA E 2B duhej te ishin ne burg sipas kesaj dosje
dosja kriminale e Lulzim Bashës
1. Shitja e detit, Greqisë
Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
3. 21 Janari
21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
5. 7 pasaportat e dyshimta
Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.
–
EDHE UNE KAM NJE PYETJE OR MERO PERSE RAMA KA FRIGE NGA LULI PER TE BERE DEBAT PUBLIK LULI CE TRI HERE PO E FTON