Nga Mero Baze
Shpërthimi i papritur i qeverisë së Gruevskit ndaj një grupi ende të paidentifikuar si “grup i armatosur”, po dëshmon se shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të përdoren si një kartë politike për të forcuar pozitat e qeverive nacionaliste të Shkupit. I gjendur përballë një opozite, që po e gërryen përmes një procesi të përditshëm denoncimi të së paku 20 mijë zyrtarëve, qytetarëve, aktivistë të Maqedonisë, si dhe përballë protestave të shtuara për dorëheqje, kryeministri Gruevski duket se ka vendosur të thërrasë “armiqtë në dispozicion”. Pra, shqiptarët, për t’u treguar maqedonasve se ata gjenden përballë një rreziku më të madh sesa është vet Gruevski për ta.
Në përpjekje për të shkatërruar opozitën dhe aksionin e saj opozitar, Gruevski po përpiqet të ngrejë tonet nacionaliste dhe ndarjen etnike në Maqedoni, si strehën e fundit ku fut kokën çdo maskara kur i rrezikohet pushteti.
Befasia e aksionit, numri i paqartë i viktimave, desinformimi për një “grup të paidentifikuar”, përpjekja për të diferencuar shqiptarët dhe retorika e shtuar nacionaliste, janë të gjitha shenja se Shkupi zyrtar ka nevojë për një armik kombëtar, që të shpëtojë nga armiqtë e brendshëm maqedonas, që duan të rrëzojnë Gruevskin.
Pyetja shtrohet çfarë duhet të bëjnë shqiptarët?
Në një situatë të tillë kur shqiptarët kanë vendosur të jetojnë në një shtet demokratik, që është i detyruar të respektojë liritë e tyre, ata, ashtu si opozita maqedonase, kanë armik kryesor atë që kufizon liritë e tyre. Subjektet politike shqiptare, ato që janë në qeveri dhe opozitë, mund të mos bashkohen me njëra-tjetrën për shkak të primitivizmit të tyre, por duhet të bashkojnë votat dhe fuqinë e tyre politike me opozitën e Maqedonisë, për të shembur një regjim autoritar, që është rrezik për çdo qytetar të shtetit të Maqedonisë, si ata shqiptarë, dhe ata maqedonas.
Gruevski duhet goditur atje ku ai mendon se do të shpëtojë. Ai po përpiqet të ndajë shqiptarët nga maqedonasit dhe të sundojë si shpëtimtar i Maqedonisë nga armiku i jashtëm, kurse shqiptarët dhe opozita maqedonase duhet të bashkohen për t’u bërë të qartë dhe të papërballueshëm pikërisht si “armik i brendshëm” i tij.
Çdo veprim tjetër i shpiptarëve është tradhti, jo vetëm ndaj shqiptarëve, por dhe standardeve të një shoqërie të lirë në Maqedoni. Marrëveshja e Ohrit detyron shtetin e Maqedonisë, të respektojë paritetin e shqiptarëve në shtet dhe me këtë frymë nacionaliste që po mbjell Gruevski, shoqëria maqedonase po shkon drejt segregacionit.
Rrugëzgjidhja e vetme që kanë shqiptarët është të bëhen faktor i demokratizimit të Maqedonisë dhe i flakjes së këtij surrogati të fundit nacionalist në Ballkan.
E kuptoj që shumë prej tyre gjejnë të meta dhe shenja pabesueshmërie tek opozita maqedonase, por ata duhet të orientohen drejt një hapi përpara për Maqedoninë dhe jo drejt status kuos dhe kthimit mbrapa me Gruevskin.
Së dyti, debati se kush janë “guerrilasit” e paidentifikuar është jo racional dhe shqiptarët nuk kanë përse të përfshihen politikisht në këtë debat. Maqedonia është një shtet i dobët, me një regjim autoritar, që përpiqet të mbijetojë pikërisht mbi ishuj të tillë palegjitimiteti dhe mbi histori dosjesh të dyshimta kriminale. Ata që e njohin mirë realitetin në Maqedoni, e dinë mirë se në atë vend nuk është vështirë të gjesh pesë vet të armatosur, ose pesë delirantë që nuk dinë si të justifikojnë ekzistencën e tyre. Gruevski dhe qeveria e tyre, nuk kanë arsye t’i fabrikojnë këto grupe. Ata i kanë lejuar të ekzistojnë, pikërisht për t’i përdorur sulmet ndaj tyre në raste të tilla. Ato janë në të vërtetë, frytet e një qeverisje autoritare që fitoi pushtetin si nacionalist dhe qeveris si autokrat. Faktori politik shqiptar në Maqedoni ka objektiv madhor Marrëveshjen e Ohrit dhe jo produktet e keqqeverisjes së Gruevskit. Në këtë rast, askush nuk është i interesuar të debatojë mbi identitetin e viktimave të Gruevskit, pasi shihet se ai është thjesht sebepi. Shkaku real, është se Gruevskit i duhet një betejë nacionaliste për të shpëtuar nga një betejë politike kundër tij. Ndaj nuk duhet lënë të shpëtojë.
Së fundmi, përpjekja e tij për të bërë deklarata konspirative, për fqinj që duan të shkatërrojnë Maqedoninë, duhen injoruar dhe duhet fokusuar tek orientimi i shqiptarëve, për të shpëtuar Maqedoninë nga modeli i Gruevskit dhe jo për të shpëtuar Gruevskin nga shqiptarët. Ai është në pushtet mes të tjerash, se shqiptarët, siç i ka fal zoti aty, janë të ndarë dhe tërësisht brenda lojës së tij politike, për t’i mbajtur në radhë se kush do t’i shërbejë. Kjo histori duhet të marrë fund dhe shqiptarët duhet ta rrëzojnë Gruevskin, jo me grykën e armëve, por me fuqinë e tyre politike, të cilën duhet ta vënë në dispozicion të një Maqedonie më demokratike, më të lirë, më europiane dhe më shqiptare. I vetmi armik në dispozicion i Maqedonisë duhet të mbetet Gruevksi. Shqiptarët duhet t’i bashkohen betejës reale kundër tij.
politikanet e Shqiperise duhet te mbajne nje qendrim Real,pa u shtyjtur nga nota ”byrazerie” e te kakarisin si e ema e Zikes ne maj te thanes………….
@tfgs.Gjalle je??Qeveritaret Shqiptare te Kosoves dhe Shqiperise(dy shtete Shqiptare ne Ballkan) nuk kane deshiruar te te shqetesojne per te te pyetur si te reagojne per situaten ne Maqedoni,ngaqe kane menduar se ke qene i zene me punen e perditshme.Kthimin e Marmides ndonje Turisti Gjerman per te nxjerre buken e darkes.
Arapi mou,e perseris: Nuk ja vlen te prishen marrdheniet mes gjitoneve per 5 sunite te qelbur,qe fundja nuk kane asgje te perbashket me shqiptaret…………
Mire ke theni ti Mero qe shqiptaret duhet ti bashkohen opozites Maqedonase dhe te mos perdoren si mish per top,
Qeveria e Tiranes dhe Prishtines nuk duhet te fshehin koken duke ju kujtu maqedonasve vetem Marrveshjen e Ohrit !!
Ne nje shtet artificial ku Ministrat maqedonas i quajne shqiptaret qe perbejne gati 40 % te popullsis, si indiane dhe fis i eger i duhet then STOP RACIZMIT SLLAV ??!!
Presidenti Maqedonas u ankua sot tek Putini dhe ne OKB,ndersa politikanet shqiptar na hiqen te moderuar dhe kan frike se ju prishet imazhi neper kancelarit botrore duke u damkos si nacionalist dhe bejne deklerate per sy e faqe.
Ne jemi vet fajtor qe nuk gjejm forcen me u bashku si komb por lejojme te na poshtrojne sllavet.
Nuk jane shqiptaret qe duan destabilizimin e Maqedonis,por jan vet udheheqesit radikal maqedonas qe duan te zotrojne duke poshtruar dhe shkelur te drejtat e shqiptarve.
Mero si zedhenes i Rames nuk ta ha qeni shkopin, por per keto ceshtjet rajonale , as ja ke haberin fare. BE dhe SHBA u kane bere thirrje qytetareve te distancohen nga provokimet dhe presin te zbardhet ngjarja. Nje grup i armatosur ne Kumanove nuk do shume mend te kuptohet se per cilet behet fjale. Se cdo nje grup i armatosur ne qytet kete vetem ju dhe njerez si puna juaj mund ta mbeshtesin. Mos donin te rezonin Gruevskin apo Ahmetin keta trimat me pushke. Ne ndryshim nga keta diktatoret ne kete halen albanistan, Gruevski ka bere zgjedhje saa hete ka dashur opozita dhe gjithmone i ka fituar ato. Qeveris se bashku me partine e Ahmetit. Marveshja e Ohrit po zbatohet, duhet bere me shume? Mbase, por eshte nje proces qe vazhdon,, por sec do ky grup i armatosur kete nuk e kuptoj, vetem ju mund ta justifikoni dhe keta nacionalistat kokenxehte. I magjino kete grup te armatosur ne France, Angli a ku di une, pervec Albanistanit se ketu eshte shume normale. Si do reagonte policia e ketyre vendeve? Cduan keta ne Maqedon? Mbase ishin duke kaluar tranziter ne ISIS. Rrini urte mos flisni shume se e qelbet boten, Amerika i cliroi, keta vene dhe ju vendosin bomba e luftojne ne siri. Race e poshter.
Ti themi gjerat qarte.Ky “grup i armatosur”qe ti o mjeker e peshtire i ofendon jane LUFTETAR TE LIRISE…jane USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBETARE..
Ti o “poshte mjekrat”(pa dyshim ke gjak sllavi)…bashke me ndonje komentus ketu..ndihesh keq se ne Iliriade po fryn ere lirie..
Boll ma..jane konsumuar te gjitha llojet e protestave..dhe Grueski ,qeni maqedonas nuk don te kuptoj ..se per te jetuar ne paqe duhet respektuar edhe 40 % i shqiptareve..
Rrofte USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBETARE..RROFSHIN SHQIPTARET E ILIRIDES..
Islamik te ndyre, vetem per lufte e keni mendjen! Kudo qe jeni vetem lufte, droge, prostitucion. Maqedonia eshte shtet model qe respekton te drejtet e minoriteteve, shkoni e beni kesi gjerash ne Greqi! Kerkoje aty Iliriden, se ta tregojne greket, po nuk ta futen koken ne bythe. Ca iliride kerkoni ju mor, po ju jeni arab, skeni asnie lidhje me keto troje.
E vetmja rruge per shqiptaret eshte te shkeputen nga maqedonasit, nga ky vend mesjetar dhe shqiptaret duhet te shikojne e formojne shtetin e tyre, politikanet shqiptar ne shkup e kudo nuk duhet te bejne seir, koha eshte per te vepruar, per ndarjen teritoriale, ndermjet shqiptareve dhe maqedonaseve ose ndermjet shqiptareve dhe grekeve.Ne kete menyre mendoje se zgjidhen perfundimisht keto probleme.
Po,eshte e drejte.
Ndarja duhet te filloi qe ne Shkumbini e siper duke dal ne Monastiri ne FYROM,aty ku ka qene shekuj me pare.Sunitet shqipfoles te krijojne shtetin e tyre ”big albania” me Kosov e Shqiperi[normalisht der ne Shkumbini] dhe pjesen veriperendimore te FYROM.Sa per pjesen e jugut shqiptar,mos e qethni fare se e bejme vet zgjidhjen…….
Tfgs. A e more pension in moo.?
Me duket se ka aritur ora e shqiperis reale.Politikanet shqiptare kudo qe jane duhet te llogarisin mire konjukturat boterore dhe veprimi i shpejtuar apo i vonuar jane njesoj te demshme per kombin shqiptar Mjetet infirmative greko-serbe dikur benin thirie per lufte kunder shqiptarve,sot u bejne thirie shqiptareve per qetesi e paqe ky eshte barometri numur nje qe tregon se ka ardhur momenti i bashkimit te kombit e trojeve shqiptare kosov -Shqiperi-maqedoni e nenje faze te dyte edhe presheve-preveze TE FALEMINDERIT AMERIK
O Mero.Lideret e partive Shqiptare te Maqedonise jane blere me thase me dollare,pikerisht per ti sherbyer Gruevskit.Eshte e pamundur qe te ata te bashkohen dhe ti sherbejne Demokratizimit te Maqedonise.Gruevski e di shume mire se Demokratizimi i Maqedonise i sherben me se shumti Shqiptareve sesa maqedoneve.Ose me sakte.I sherben si Shqiptareve po ashtu edhe Maqedonsve,por me se shumti u sherben Shqiptareve.Politikanet Shqiptare,nese nuk do ishin te kapur dhe te shitur tek Gruevski,ky i fundit as qe do guxonte te krijonte skenare lufte.
Shqipfolsat nuk dihen cfare identiteti kane here thone jemi shqiptare dhe hère turkoosmane. Ato kane problem in me identité tin prandaj jane te percare. Jane pasojat e 500vjet otomanizem.
SHQIPTARET FLASIN SHQIPEN DHE REGJISTROHEN MAQEDONAS ORTHODOKS DHE I GJITHE POPULLI Maqedonas e di gjuhen shqipe dhe pergjigjen e jep shqip si ne Maqedoni dhe ne Europe e Amerike kur atij i drejtohesh ne gjuhen shqipe !
PRA JANE SHQIPTARE TE DETYRUAR TE THONE QE JANE ORTODOKS MAQEDON !
kjo eshte nje loje e ndyre e pletikaneve te te gjitha partive ne Iliride po si gjithmone populli del i humbur po presim lajme te reja
Gruevski nuk esht surrogato e fundit nacionaliste. Kushtet ekonomike dhe situata te tjera i krijojne gjithmone surrogatot nacionaliste. Edhe per disa dekada, e ndoshta shekuj, surrogatot nacionaliste kane akoma riskun e tyre. Sikur evolucioni te ecte aq shpejt…
Labi e thote bukur. Problemi numer 1 i shqiptareve ne Maqedoni eshte “lufta” per pushtet ndermjet BDI-se dhe PDSH-se. Asnjera nga keto parti dhe sidomos udheheqesit e tyre te shitur Thaçi dhe Ahmeti, nuk punojne per te miren e shqiptareve atje. Por kush e kush tu hyje me ne qef pushtetareve maqedonas ne Shkup. Partia e Ahmetit iu ngjit si bisht partise se Gruevskit pa asnje kerkese nga ky i fundit, qe i kishte votat e nevojshme per te formuar qeverine, edhe pa shqiptaret. Por Ahmeti donte pushtet. Prandaj maqedonasit i hodhen nje kocke sa per ta bere qe te pushonte se lehuri. Shqiptaret qe kane kapur armet mund te jene spiune te Shkupit, siç le Mero te kuptohet, por mund te jene edhe shqiptare te mirefillte qe kujtojne se me lufte do te arrijne te fitojne ato te drejta qe u jane sanksionuar ne Marreveshjen e Ohrit dhe nuk jane vene kurre ne jete. E keqja eshte se as Ahmeti dhe as Thaçi nuk luftojne per forcimin e te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni, por vetem per xhepin e tyre dhe te puthadoreve qe u sherbejne. Pra problemi nuk eshte Gruevski, as UCK-ja, por Ahmeti dhe Thaçi, qe siç ngjan rendom me shqiptaret i sherbejne te huajit.
Shqiptarèt e Maqedonise duhet te jene te bashkuar dhe jashte partise e qeverise Gruevskit per tè zgjidhur te gjitha problemet pèrfshirè marrveshjen e Ohrit.Maqedonsit dhe serbet jane nje:te gjithè kundèr shqipètarève.Shqipètar!,!!! bashkohuni.
Ujrat jane trubulluar shume . Shqiptaret kerkojne demokraci. Kujt ja kerkojne? Shqipetareve qe kane kaq vjet qe bejne pjese ne qeverisje?
Mes vet vedit mernju vesh,
Shqiptare do ikni per lesh.
Si su bete bashke nje here,
Qe per ju te kete pranvere.
Ca jane shitur kok e kembe,
Te tjeret e pesojne rende.
Ca tradhtare ca patriote,
Ca te zgjuar ca idiote.
Maqedonsi sehir ben,
Shqiptaret kane shkuar dem.
Mblidhni trurin dhe kthjelloni,
Behu nje dhe reflektoni.
Dhe ta beni sa me pare,
Tregoni vlera si Shqiptare.
Mero e paske marre detyren[nuk di ndofta dhe parate]nga LU per te kontribuar ne debimin e nje drejtuesi qe ka dale me vote te lire,per te ardhe nje qeveri e pakices boll ajo te jete sherbetore e interesave evro-amerikane,sic eshte qeveria jone,pa shikuar interesat e vendit.Detyra e pare e gazetarit te vertete eshte ti qendroje perball cdo qeverie per te miren e popullit dhe jo ti maje ison nje qeverie te caktuar[dhe kejo besoj jo per shpirt te nenes].Presim ne te ardhmen artikuj kritikues dhe ”zbulues”per qeverine,mos u merr vetem me Berishen,nuk eshte vetem ai e keqja jone.
Z. Mero, botuat nje shkrim pak ore me pare i cili ishte nje trillim i gazetes “Shekulli” te Koco Kokdimes per kandidatin grek ne Himare, Fredi Belerin.
Ministria e Jashtme Greke nxorri njohtim, se Ministri i Jashtëm Grek,Nikos Kotzias kurrë nuk ka bër deklarat mbi zgjedhjet në Shqipëri.
“Parimet e politikës së jashtme, respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë qe aplikon Qeveria greke është i papajtueshëm me lëvizje të tilla”,- thuhet ne njoftim.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Konstandinos Koutras, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me artikullin e botuar sot në gazetën shqiptare “Sekoula”, sipas të cilit, Ministri i Jashtëm grek, beri një njoftim zyrtar,dhe se gjoja shprehu distancimin e mbështetjes dhënë aplikimit zgjedhjet e ardhshme komunale në Shqipëri, ka thënë:
“Në asnjë kohë Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Nikos Kotzias, nuk bëri një deklaratë të ngjashme ose njoftim. Parimet e politikës së jashtme, respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë qe aplikon Qeveria greke është i papajtueshëm me lëvizje të tilla, pasi kjo do të përbënte ndërhyrje në procesin zgjedhor te një fqinji dhe vendi mik. “
Ka dhe nje version tjeter per keto ngjarje. Behet fjale per nje skenar destabilizimi ne Fyrom si rezultat i pranimit te projektit per kalimin e gazit rus nga rusia ne turqi e greqi e mandej ne Fyrom. Baza amerikane ne kosove i krijon SHBA mundesi reale per cdo skenar qe ajo desheron, gjersa shqiptaret ta kuptojne se i perdorin mish per top.
Te Lumte ashtu sic perdoren Shqiptaret e Kosoves si mish per top kunder Serbise dhe e kane kthyer Kosoven ne nje hale. Liria nuk dhurohet por fitohetm, ai qe te dhuron lirine do behet padroni yt i ri
shume te drejte ke. Liria fitohet me gjak, nuk dhurohet.
Te habisin guerrilsit e paidentifikuar, atehere perse e mbush gazeten tende me lajme per guerile islamike te paidentifikuar, te cilet i perdor ne interesin tend dhe te medias tende. Kesaj rradhe na djeg anonimati i guerrilsve, nderkaq kur behet fjale per muslimanet, ia mbeshtjell si te te vije per mbrare.
shume e drejte,vetem me politike duhet ta marim pjesen tone, dhe pastaj perpara per te drejten e cameve .kane shume gjynahe per te lare dhe turkosporit e greqis
Komente dhe vetem komente dhe gazetar ne teren per informacion real nuk ka.Te besh komente mbi kometin eshte te rahesh uje ne hava.Beni punen e dergoni gazetare ne teren pastaj filloni nga fjalet e medha liri, demokraci, Oher, shqiptar primitiv ne maqedoni dhe te hatashem ne lumin vjosa.Maqedonia nuk mundet e sdo mundet te jete shtet real pa shqiptaret.Por askush ne kete faqe nuk e merr mundimin te informohet se çfare kane keta njerez qe jane te acaruar ekstremisht.
Zoti Mero, Maqedonia gjithmone do te kete politikan dhe qeveri nacionlshoveniste karshi shqiptareve.Por pyetja eshte se si te neutralizohet ky realitet ne Maqedoni.MO qe duheshte te realizohet per4 vjet ,kaluan 14 vjete dhe nuk u realizua.Por cka eshte kjo marrveshje ne te cilen thirren shume politikan “shqiptare”.MO eshte nje pamflet qe i ve shqiptaret ne pozite jashtezakonishte te pabarabart me maqedonet ,i diskriminon ne gjithe aspektet dhe eshte nen nivelin e te drejtave qe gezojne minoriteteet ne BE.Kujt i duhet kjo?Per momentin ne Maqedoni faji u bie shqiptareve ,liderve te tyre politikt te cilet gjithmone kur vine ne qeveri vihen me DEVOTSHMERI ne sherbim te interisave nacionalshoveniste te partive maqedone.E njejta eshte tash me BDI e Ali Ahmetit i cili jo qe nuk mbron interesat e atyre qe ja kane dhene voten por eshte duke i shkele me kembe interesat e tyre per perfitime personale dhe grupore.Shkurt faji eshte i shqiptareve,therrat duhet pastruar me pare ne oborrin tende e pastaj te kojshia.
Mendime racionale,qe duhet ti degjojne shqiptaret ne Maqedoni.Analize qe vlen per pjesen e Maqedonise,por per qeverite shqiptare dhe Kosovare ka heshtje dhe nga JU Z.Mero. A MOS JENI ME THENIEN E KIM MEHMETIT SE NE SHQIPERI DREJTOJNE QELBESIRAT?
Une personalisht besoj se loja eshte me e madhe se sa thua ti Mero.Opozita meqedonase ka deklaruar se ka marre pergjime nga nje ambasade e huaj.Por kush sherbim sekret mund te mbledhi kaq shume pergjime deri tek qeveritaret me te larte te nje shteti?Cili eshte qellimi i publikimit te tyre?Une mendoj se fuqite e medha po sulmojne jo vetem Gruesvkin por shtetin maqedon.Ndoshta eshte momenti i duhur per ne shqiptaret te perfitojme dicka dhe te realizojme endrren tone.Ndoshta nuk eshte Gruesvki qe i organizon luftetaret por dikush tjeter.Jam dakord me mendimin se partite shqiptare duhet te bashkohen drejt nje qellimi te perbashket.
Kam nje pyetje te thjeshte :Shqiperia a eshte anetare e NATOs apo Jo?Nese jo le te vazhdoje te beje thirrje sa qeverise se Shkupit e popullsise shqiptare per gjakftohtesi e nese po atehere duhet te sillet si e tille,te kerkoje nderhyrje ne kete shtet per arsye se bashkekombasit e saj po keqtrajtohen e po vriten e ketu po flasim per popullsi civiie ,mes viktimave ka edhe femije e gra,e njekohesisht te kerkoje hetim nderkombetar perseri si nje anetare e NATOs ne lidhje me grupet e armatosura .Pytja qe lind ne vazhdim eshte:a e di qeveria shqiptare qe qeveris nje shtet anetar te aleances me te fuqishme te botes?
Besoj se shkrimi juaj duhet te jete shkruar me qellimin me te mire.por zoti Baze do ti permen dy gjera qe mund edhe mos i dini.
1)Lideri i PDSH eshte njeri i ish UDB dhe bashkepuntore i ngushte i shefit te SHIM Mihailovski.Ne bombat e Zaevit publikohet biseda e M.Thaqit qe i drejtohet Mihailovit :une do jeme si gjithmone ne sherbim tuajin ,besnik deri ne vdekje….dhe
2)Ali Ahmeti ka qene ne Zvicer ne krye te Levizjes Popullore per Clirimin e Kosoves bashke me H.Thaqin,te besojme se ka qene origjinal.Lufta ne Maqedoni filloi kur nuk duheshte te filloj, perfundoj me nje marreveshtje MO te pafavorshme per shqiptaret.Themeloi BDI,ku ne vendet kyqe te saje u emeruan UDB ose te aferm te tyre..dhe bene kete cka bene .
Zoti Baze a munde te perfaqesojne interesat e shqiptareve ketaa lidere?
Shqipfolsit e Maqedonise,
pjesa me primitive,
me regresive,
me barbare,
me fetare ekstremiste
e trojeve shqiptare.
Z.Mero falemnderit per kete editorial!
Holliwood-i eshte makineria me e madhe propagandistike boterore. Vitet e fundit, duke ardhur ne rritje deri ditet e sotme, shqiptaret po paraqiten ne filma si nje komb qe flet rusisht. Kjo gje po ndodh ne filma me shikueshmeri te gjere boterore dhe preference te larte per shkak te tematikave aksion/ triller dhe aktoreve prestigjoze. Keto filma po shfaqen edhe ne kinemate shqiptare duke prodhuar nje indinjate tek shikuesi.
Ne jemi nje vend anetar i OKB, dhe nuk ekziston asnje note proteste zyrtare qe te reklamoje shtremberimin qe i behet identitetit te shqiptareve.
Ne kete tablo, me informacionin qe i serviret opinionit boteror, shqiptaret duken si nje popullsi qe orvaten te hiqen dicka qe nuk jane dhe qe ne fund te fundit ata gjuhe kane rusishten. Propaganda antishqiptare sponsorizon filma holliwoodi nderkohe qe ne reklamojne autoktonesine.
Cdo perpjekje e jona per te mbrojtur identitetin, ngjan si nje fasade e kote, dhe historia qe bejme vete eshte po ajo qe na jep shuplaka te njepasnjeshme.
Varferia
Arsimimi i ulet
Kriza politike
Linja historike e paqendrueshme
Urrejtja brenda llojit
Jane elementet qe do na pengojne gjithmone per te qene ata qe jemi.
Cdo orvatje tjeter qe nuk sherben fillimisht per te sheruar keto elemente paresore, mbetet nje fasade me fryte vetem individuale.
Kshu logjikisht po te bazohemi vetem ke ato qe degjojme ne lajme ke te drejte mero…mire do ishte te kishim nje reporter ke lagja trimave…apo jane te zene…
Qenkan kthyer luftetaret e sirise dhe po tentojne kalifat…
zoti mero me qjith rrespektin qe kam per gazetaret ne perqjithsi me qjith se te ndar ne grupe.interesash ca ne te majt e ca ne te djathet kjo tashme esht editur .nje pyetej kisha per ty,kam deqjuar qe gazeta jote fonacohet nga grupi kriminal ne shqipri hakmarrja per drejtesi ,jan te vetrteta keto thashatheme mund te me sqarosh kalofshi mir andej dhe i pafshi hajrin zanatati tuaj si gazetar,
TP.C – thote te verteten !!!
Ne Maqedoni shqiptaret jane te percare, turpi botes ! Sepse tek ata
shtrohet problemi i BASHKIMIT dhe jo i te berit fertele, gje qe ker-
kon dushmani maqedonas ! BASHKIMI DHE VETEM BASHKIMI I SHQIPTAREVE NE
MAQEDONI……!!!