Askush nuk e besoi!

10 Maj 2015, 20:03Editorial TEMA
Askush nuk e besoi!

Nga Mero Baze

 

Njëzetë e dy të vrarë dhe dhjetra të plagosur, është bilanci i një aventure politike të Nikolla Gruevskit për t’u mbushur mendjen maqedonasve se janë të rrezikuar nga një grup kriminal shqiptar i ardhur nga Kosova. Ky bilanc ngjan i rëndë pikësëpari, se u pagua një çmim shumë i lartë për të mos u besuar skenari i Gruevskit. Në një rrethanë tjetër të besueshme për konflikt mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk ishte nevoja të vriteshin 22 persona, por nëse dikush do qëllonte me pëllmbë dikë, apo do ta shikonte vëngër, do të niste lufta. Gruevskit iu desh të vriste 22 vetë, për t’iu besuar kauza e tij e madhe nacionaliste dhe askush nuk e besoi. Nuk e besuan as maqedonasit, as shqiptarët. Kjo është realisht e vetmja gjë pozitive në këtë masakër, që tentoi të kthejë rrjedhën e historisë politike të Gruveskit, e cila duket se po shkon drejt humnerës.

Por, ky bilanc tragjik, natyrisht që ka nevojë për t’u lexuar mirë nga shqiptarët dhe maqedonasit. Ajo që bëri Gruevski nuk ishte në vetvete më antishqiptare sesa antimaqedonase. I gjithë ishte një skenar për të shpëtuar karrigen e tij kundër shqiptarëve dhe maqedonasve, që duan ta heqin. Ndaj ky objektiv nuk duhet devijuar dhe beteja për të hequr atë dikatator të vogël ballkanik nga pushteti, duhet të vazhojë aty ku desh ta ndërpriste Gruveski në rrugët e Shkupit dhe jo në në rrugët e Kumanovës, ku ai e transferoi në mënyrë të pamëshirshme.

Së dyti, bilanci tregoi fuqinë e dobët të shtetit të Maqedonisë dhe mungesën e thellë të transparencës së këtij aksioni policor. Një grup prej gati 20 vetësh nëse janë dhe kaq, kanë vrarë tetë policë. Një shifër kjo tronditëse, që dëshmon karagjozllëkun  e një kryeministri që çon policinë si mish për top për interesat e tij. Të vrarët nga pala tjetër janë të paqartë. Flitet për 14 të vrarë, por ata mund të jenë edhe viktima civile dhe jo njerëz të armatosur. Policia akoma nuk po flet për viktima dhe as për rrethana sesi janë vrarë njerëzit e armatosur. Ka shumë gjasa që shumë prej tyre janë ekzektuar kur janë dorëzuar, për të rritur bilancin e të vrarëve nga pala kundërshtare, por e gjitha kjo tregon një polici jo efikase, të dobët, të patrajnuar dhe politike. Fatkeqësisht mes të vrarëve nga polica janë dhe dy shqiptarë, të cilët po ashtu janë çuar aty si “mish për top”.

Së treti, ekzistenca e këtij grupi të armatosur shëtitës në Maqedoni është një dëshmi e një shteti jashtë kontrollit, i cili i ka lënë rrugë të lirë dhe hapësirë grupeve me identitet etnik, të cilat nuk përfaqësojnë kauza, por interesa financiare dhe spekulime patriotike. Në Maqedoni ka plot grupe të tilla, të cilat janë aty para syve të një qeverie që nuk do t’i shikojë kur nuk ka interes dhe që i kthen në target të ushtrisë kur ia do interesi politik.

Spekulimet për forca të UÇK-së duhet të marrin fund me guxim nga shqiptarët. Unë ende deri tani nuk di asnjë arsye të shëndoshë, asnjë fakt, asnjë plan dhe asnjë ide, se përse ky grup i armatosur duhet të dislokohej në “Lagjen e Trimave” dhe të priste aty me armë në dorë policinë maqedonase. Kjo nuk është as patriotike, as kombëtare, as historike, por thjesht tragjike. 22 të vrarë për shkak të një kombinimi perfekt mes planeve haluçinante të Gruveskit për të shpëtuar karrigen dhe papërgjeshmërisë së disa shqiptarëve, që pasi mbarojnë punët e tyre të errëta, i fusin dhe një komunikatë në emër të UÇK-së për ta veshur me patriotizëm historinë e tyre.

Lufta e vitit 2001 në Maqedoni, ishte e qartë, e motivuar, e justifikueshme dhe fitimare, duke mos pasur deri në mbarim të saj 22 viktima. Kjo e djeshmja, si çdo histori që tenton të përsëritet, bëhet tragjikomike.

Dhe kjo është një arsye më shumë, që partitë politike shqiptare në Maqedoni duhet të bashkohen politikisht kundër Gruevskit, për të hequr nga pushteti arsyen themelore përse u vranë 22 njerëz. Ai kishte një motiv. Shqiptarët e armatosur kishin vetëm armë dhe u keqpërdorën në këtë histori, duke i bërë ndërkohë dhe një dëm të madh Kosovës dhe historisë së saj.

Në thelb, ky bilanc tragjik është bilanci i luftës së Gruevskit për të sunduar Maqedoninë dhe është po aq antimaqedonas sa dhe antishqiptar, si aksion politik. Ndaj meriton të largohet si i tillë nga politika dhe me kontributin e shqiptarëve. Atij nuk ia besoi askush historinë e rrezikut nga shqiptarët e armatosur. Të gjithë e lexuan ashtu siç është, si një betejë e tij për ta mbajtur pushtetin edhe me gjak.

21 komente në “Askush nuk e besoi!”

  1. Labi Vlore says:

    Gruevski me sa po kuptoj eshte shume i rrezikshem.Gruevski eshte shume tinezar dhe jashtzakonisht i rrezikshem jo vetem per Maqedonine,por ndoshta per gjithe Ballkanin.Mendoj se inskenimi i tij me 22 te vrare nuk do ishte aq i lehte nese nuk do kishte nje mbeshtetje te fuqishme nga ndonje qender e madhe pushteti ne Rajon dhe pse jo edhe ne Bote.Me duket nje situate shume e komplikuar dhe teper e rrezikshme per te gjithe,vecanerisht per Kosoven,por nuk perjashton aspak edhe Shqiperine.

    1. Rrezikshmerine me te madhe e ka per vet vendin e tij . Nuk ben gje tjeter vesce pershpetjon izolimin e metejshem te FYROM-it dhe ne fund shperberjen e tij .

      1. Gogo says:

        super analize Mero, eshte sic e thua ti. Burri i vogel i nje “shteti” te vogel.

    2. d,gorezi says:

      Mero perserit gabimet e se kaluares.Keto per “njerez te perdorur”apo “njerz qe pas pislliqeve leshojne ndonje shashke patriotike”i kemi degjuar edhe ne te kaluaren.Kur keto pika uji u bene det,e flaka e vogel u be nje zjarr i madh ,dikur ,u munduan te na mbushin mendjen ,se shyqyr qe erdhi NATO.
      Te dashur vellezer ,kambanat e merove jane mortore e ne drejtimin e eres.
      Por drejtimi i eres nuk eshte gjithmone ,ne interesat tona Kombetare.Jeta e cdo shqiptari duhet te jete dhe jeta e nje familjari per Ne,po nuk e pame keshtu cdo dite ,dhe ky fat do na afrohet ,ne dere.
      NE KUMANOVE NUK KA TERRORRISTE;POR KA SHQIPTARE QE U SULMUAN DHE U MBROJTEN

  2. Qe ne momentin e pare qe doli lajmi per “Lagjen e Trimave” mendova se eshte thjeshte nje inskenim i qeverise Gruevski per te shpereqendru vemendjen e qytetarve te sllavomaqedonise nga problemet reale qe kryesisht i ka krijuar qeveria Gruevski .

    Cili eshte faktori kryesor qe te terheq vemendjen ne kto raste ???

    ” ARMIKU I KOMBIT ” , pra Shqiptaret .

    Kishte info shume te “sakta” policia sllavomaqedonase per kte “grup terrorist” , si ka mundesi qe iu fut ksaj pune sikur t’ishte ne nje tunel plot me erresire ku humben jeten 8 ose 9 police ?

    Dhe grupi terrorist sulmohet pikerisht pas pak diteve te protestave anti-qeveritare te vet sllavomaqedonasve .

    Shyqyr Mero qe bere 1 editorial per kte ngjarje ,,,mbase komentues si une, Gattamela e te tjere te vume pak ne veshtiresi .

  3. polisi says:

    Ai grub nuk mendoj qe ka qen uck sepse ata u dorezun si lepujt por gruevski ja doli qe te njullosi kosoven lle shqiperin bashk

  4. niku says:

    Ky eshte kasapi ballkanit, bashkimi europian duhet ta coje ceshtjen e tij ne Hag, gjykaten nderkombetare per krime kunder njerzimit.

    1. Dean says:

      Keshtu jane te gjithe sllavet.Barbar.

  5. fit says:

    Kjo eshte vertet tragjikomike !!!!

  6. horizonte te mbyllura says:

    Shqiptaret e Kumanoves te sqarojne opinionin se c’fare ndodhi me ta.Lufta kunder Gruevskit con uje edhe ne mulli tjeter….

  7. intelektuali says:

    KOMUNISTI GRUEVSKI GJETI “XHEVDET MUSTAFEN” E ENVER HOXHES NE KUMANOVE

    Raca e keqe e komunisteve e ka zakon te sajoje ARMIQ te jashtem sadohere i rrezikohet karrikja e pushtetit. Kete beri Stalini me gjeneralet e vet, kete beri Enveri me gjeneralet dhe njerezit me te aferm te vet, kete gje po ben Putini ne Ukraine me separatistet e vet, te njejten gje sajoi komunisti i Titos Gruevski me shqyptaret e Kumanoves. Prandaj lopcari maqedonas komunist i Kohes se Qepes se Titos dhe fshatari dru me pre Gruevski para se te vrase si zogj pule shqyptaret dhe policet e vet, le te mendoje per pasojat afetagjate qe do te lere me pas kjo ngjarje fatale, se BOMBA BIOLOGJIKE e shumezimit te shqyptareve ne Maqedoni nje dite do te shpertheje dhe komunistet e Titos nuk do te gjejne brime miu ku te futen.

    1. N says:

      AUTPSIA E INTELEKT-HALES NASTRADIN …KJO MERIMANGE E ZEZE 10 VJECARE NE DEBATET ON LINE

      1………………nastradin esat pash toptradhetari
      Marrëveshja e tradhetarit Eset pash Toptani me Jovanoviçin nuk ishte veprimi i parë me të cilin Esat Toptani merrte nëpër këmbë interesat e shenjta të popullit shqiptar, të cilin nuk e deshi dhe nuk e vlerësoi kurrë, por e përdori vetëm për interesat e tij personale. Përmendet sidomos dorëzimi i Shkodrës Malit të Zi në marsin e vitit 1913, pas vrasjes tinzare të komandantit të garnizonit të qytetit, Hasan Riza Pashës, me qëllim që të siguronte përkrahjen e Malit të Zi për t’u vënë në krye të Shqipërisë si dhe për të marrë një shumë prej 600 000 franga, që iu dha nga malazezët. Ky veprim pasohet nga pazarllëku me qeverinë greke në shtatorin e vitit 1913, të cilën e njoftoi se ishte i gatshëm të vihej në dispozicion të saj. Kushti ishte që, kur të shpallej sundimtar i Shqipërisë, Greqia t’i jepte mbështetje diplomatike, asistencë në të holla dhe ndihmë ushtarake për rrëzimin e qeverisë së Vlorës. Në funksion të ndihmës ushtarake Esati do të merrej vesh me grekët për të përcaktuar kufijtë sipas vullnetit të tyre. Edhe qeveria serbe, hyri gjithashtu në traktativa me Esat Pashën. Sipas përfaqësuesit diplomatik serb në Sofje, M.Spalajkoviç, Esat Toptani duhet t’i ketë shprehur të njëjtën gatishmëri edhe Serbisë, të cilës i kërkoi që ta mbështeste për të rrëzuar qeverinë e Vlorës. Si shpërblim do të rregullonte në favor të Serbisë çështjen e daljes serbe në detin Adriatik

      2……………………nastradini zogu kurves

      1.Shipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
      2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.
      3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
      4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
      5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.
      6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.
      7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.
      8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
      9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit…….ect ect

      3’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin fashisti

      Kurora e Skënderbeut i dorëzohet nga Nastradin Verlaci mbretit xhuxhmaxhuxh Viktor Emanuelit

      Në datën 16 prill 1939, u zhvillua në Quirinale ceremonia e ofertës së kurorës.
      Në fjalën e tij Nastradin Vërlaci tha: “Vijmë tek ju madhëri, të dërguar prej popullit shqiptar që e ka shprehur vullnetin e tij me votën në Asamblenë Kushtetuese të mbledhur në Tiranë më 12 prill. Vijmë në emër të këtij populli që në një ofertë të njëzëshme i dhuron me devozion shpirtëror ma-dhërisë suaj kurorën e Shqipërisë. Ajo është e denjë për lavdinë tuaj sepse ka breruar kryet e Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar, i cili e valëviti flamurin e tij përbri flamujve të kombit italian. Me besimin në zemër se madhëria juaj do të pranojë këtë votë të njerëzve tanë, ju shprehim sot dëshminë dhe betimin për besnikërinë tonë dhe të të gjithë popullit nastradin shqiptar”.
      Mbreti u përgjigj: “Dë-shirojmë t’ju shprehim ndjenjat tona të mirënjohjes për mesazhin që ju na përcollët në emër të popullit nastradin shqiptar. Ne jemi të lumtur të mirëpresim votën e popullit tuaj trim e fisnik si dhe të pranojmë kurorën e Shqipërisë që ai na ofron, me të cilën lidhen kujtimi i lavdishëm i Skënderbeut.
      Që sot fatet e Shqipërisë do të jenë të pandashme nga ato të Italisë

      4‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin nazisti

      Regjimenti 21 SS Skanderbegu Shqiptar ishte pjese e një Regjimenti SS gjerman si pjese perberese e “Forcave të Armatosura SS”,
      Regjiment malor(alpin) i krijuar nga shefi i Gestapos Heinrich Himler, zyrtarisht nen titullin ne gjermanisht 21.
      Waffen-Gebirgs Division der SS Skanderbeg (Albanische Nr. 1) ishte emëruar sipas emrit te Gjergj Kastrioti Skënderbeut,
      Regjimenti 21 SS Skanderbeg u krijua pas pushtimit nazist në Mbretërinë se Jugosllavisë në vitin 1941. Gjatë 1942 dhe 1943 si Wehrmahti ashtu dhe sherbimi sekret SS kërkuan nga shqiptaret e Kosoves qe të ruanin ligjin dhe rendin,si dhe te pengonin partizanet jugosllave si dhe kunder rezistences antifashiste shqiptare. Njesia ushatarake shqiptare u vu nën komandën e kryegjeneralit August Schmidthuber, te rekrutimit ne regjimente speciale SS. Njesia SS Skanderbeg Malor luftoi kundër forcave partizane të Enver Hoxhës që ishin në rritjen dhe konsolidimin e veprimet e tyre, si në Shqipëri dhe ne Jugosllavi

      5’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin terroristi
      Bandat e “Komitetit të Maleve” kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim përballë një terrori dhe një kasaphane të pashembullt. Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore. Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë. Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën. Ka raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën po ato banda për të cilat po flasim, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan. Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin “Cuca e Oroshit”, që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep. Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. etj etj qe jane me mijra

      6””””””””””””””””Nastradini spiuni shokeve tip Kasaruho

      Disa këshilltarë të Presidentit të Republikës, Bujar Nissani, rezultojnë spiunë të Sigurimit të Shtetit, ku me raportimet e tyre kanë fikur disa jetë njerëzish. Konstatimi ka ardhur nga shoqata e ish të përndjekurve politikë, me në krye Skënder Tufën, ish-koordinatori i grevës së urisë. Ish të përndjekurit politikë akuzojnë presidentin Nishani, se e ka mbushur institucionin e Presidencës me spiunë të Sigurimit të Shtetit dhe me njerëz me të kaluar të zezë komuniste. Me anë të një deklarate, ata akuzojnë Presidentin se ka dekoruar njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Të përndjekurit përmendin edhe një shembull konkret. Bëhet fjalë për Amik Nastradin Kasoruhon, këshilltar i presidentit Nishani, por i implikuar në Sigurimin e Shtetit. Ata deklarojnë se Partia Demokratike është kthyer në një ombrellë e spiunëve. “Mësuam edhe një herë se këshilltari i presidentit Nishani, z Amik Nastradin Kasoruho, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ky person ka marrë dekoratën “Nderi i Kombit” për rezistencë në burgje kundër diktaturës, veprim ky që fyen qindra martirë të vërtetë, të cilët rezistuan realisht e sot ndoshta jetojnë në mjerim dhe të harruar. Për këtë arsye, kërkojmë t’i hapet dosja Amik Kasoruhos dhe t’i hiqet menjëherë titulli që mban padrejtësisht. ky nastradin

      7’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin gomari pa shtet pa atdhe,pa dinjitet thjesht nje zvarranik forumesh

      ca gjera duhet ti themi sakte SOT kur ajo shoqeri eshte shperfytyruar si as nje komb ne historine njerzore.Atehere kishte diktature qe e pranonte vete DIKTATORI I DASHUR DHE I PAHARRUAR por kisht shtet

      mbrojteje
      arsim
      kulture
      shkence
      mjeksi
      nafte
      krom
      baker
      pyje
      dipllomaci
      plantacjone
      sera
      transport
      hidrocentrale
      bonifikim
      ……..
      po sot????????????????????
      tritol
      ndertim pa leje
      prostitucjon
      hashash
      gomone
      parlamet bordello
      ambsadore porno
      anti urbanistika
      rruget thertore
      enegji e papaguar
      bakri 0
      kromi 0
      vrasje politikanesh
      vrasje oficeresh shiku
      gerdece
      21 janare
      zhdukja e hakljave
      borxhet strasfere
      krimi ne familje
      ……….
      sot shqiperia eshte
      1-shprehje gjeografike qe ruhet nga Nato
      2-merr fryme nga 1.4 miljon shqiptaret e perendimit
      3-eshte regjim ambasdorial qe nga koha e rajersonit
      4- eshte e pushtuar de fakto nga ushtria e drog-diller-ave
      5-ka nje popull sot qe i ka perfunduar shpelarja e trurit
      6-ka nje klase politike qe e ka lene pa pune Asfaline dhe ish UDB
      Nuk do deshiroje njeri te lavderoje ate sistemin para 90′ qe ishte me detyrim percaktim POR TE PAKTEN BANORET E FERMES KAFSHEVE QE JETOJNE SOT NE SHQIPERI DHE NE BALLKAN TE MOS SHAJNE DJALIN E GJYLOS PA NDERTUAR SHTETIN E SHQIPTAREVE.
      THJESHT KENI KALUAR NGA NJE DIKATATURE NE NJE MONSTRATURE E DROGES DHE E PROSTITUCJONIT POLITIK.

      SHEMBULLI I MAQEDONISE SOT DHE I DISA NGJARJEVE NE BEOGRAD DHE LUGINEN E PRESHEVES TREGON SE NUK KA SHTET APO KOMB SHQIPTAR PRANDAJ LERENI REHAT ENVER HOXHEN NE VARR O
      INTELEKTHALEJA NAZISTRADINI I ZOGJIT KURVES..

    2. Toni says:

      Uran Kostreci alias Nastradini,Intelektuali etj.Kush te njeh e di qe je nje idiot noterik qe vuan nga megalomania.Kam nje pyetje per ty:Pse nuk te vrau edhe ty shteti i mepareshem se ne burg te kishte?A mund te pergjigjesh?

  8. horizonte te mbyllura says:

    Mero,nuk e gjen gje Gruevskin.Saliu me Shkerdhenin vrane me shume ne Gerdec.Euroamerika ka zemer te madhe.Mos harroni edhe Aerviz Hoxhen!

  9. juli says:

    Τιrana zyrtare fle gjume dhe eshte duke u marre me zgjedhjet lokale dhe festivalin e gjirokastres e ndersa nje vend i formuare artificialishte pa nje baze etnike terrorizon dhe vret shqiptare duke akuzuare edhe vete kosoven dhe shqiperine si vendet nga ku paskan bazat keta gjoja terroriste
    Po cili eshte qendrimi i Tiranes perballe ketij shteti fllucke sapuni
    Asgje neglizhence dhe me te rendesishme per kete shtet jane zgjedhjet lokale!!!!!
    Tirana zyrtare duhet menjehere te therrasi ne Tirane te tere perfaqesuesit e partive politike te shqiptareve ne maqedoni por edhe kosove dhe mali i zi ku te te kete nje tryeze per te marre nje vije te qarte mbareshqiptare per ngjarjet ne maqedoni
    Partite shqiptare te maqedonise duhet te kuptojne se nuk mund te bejne sherbetorin e Gruevskit apo edhe te partive sllave te opozites vetem e vetem per te marre nje karrike ministri
    Ato duhet te mos marrin pjese ne asnje koalicion qeveritare qe te perdoren per mbuluare sllavet shtypjen dhe aparteidin ndaj popullesise shqiptare
    Tirana dhe partite e shqiptareve te maqedonise duhet tju bejne te qarte sllaveve te shkupit qe te mos luajne me zjarrin duke u sherbyere kusherinjeve te tyre te veriut
    Sllavet e shkupit duhet te pushojne qe per cdo gje qe ka te beje me politiken e tyre nacionaliste te akuzojne shtetin fqinj kosoven duke kenaqure ne kete menyre kusherinjte e tyre serb
    Ne maqedoni duhet te formohet nje parti e paster shqiptare qe duhet ti thoje gjerat hapure dhe ne menyre paqesore
    Dhe cilat jane keto gjera
    Maqedonia nuk ka te ardheme si shtet
    Maqedonia nuk mund te behet kurre as belgjika e ballkanit dhe as zvicerra
    Flamandet e veriut te belgjikes me Valonet e jugut ato qe i bashkojne jane shume here me te medhaja nga ato qe i ndan
    Shqiptaret me sllavet nuk i bashkon as edhe nje gje vecse urrjetja qe kane per njeri tjetrin
    As historia as gjuha as feja as kultura asgje
    Evropianet dhe amerikanet duhet ta kuptojne se edhe pse nje shtet i tille u sherben tani per tani interesave te tyre ne ballkane perseri ky shtet artificial nuk mund te kete te ardheme
    Do te ishte me mire nje ndarje paqesore e ketyre popullesive te ketij shteti ose nje konfederate me dy shtete
    Ai sllav dhe ai shqiptare
    Per te mos thene per zgjidhjen me reale qe mund te sillte nje paqe te perhereshme ne ballkane
    Dhe kjo zgjidhje do te qe ndarja e ketij shteti me pjesen perndimore dhe veriperndimore ti bashkohet kosoves duke formuare nje shtet te ri shqiptare i quajture DARDANIA

  10. Dulle Sala says:

    Lufta e Qeverise “Maqedhone” I ka regjizoret ne Serbi dhe Rusi Urrejtja e verber kunder Shqipetareve I bashkone te gjithe (Rusi+Serbi+Maqedhoni) mos te harojme Greqine qe ka interesa te medha gjoja per emerin por me shume pretendon per territore.
    Shqipetare kudo qe jemi duhet te jemi shume vigjilent se po luhet nje loje shume e rrezikshme prapa skene kunder nesh qellimi eshte te largohen nga vendbanimet me “deshiren e vet shqipetare” ja pse behet terror gjithashtu totregohet botes se gjithmone shqipetaret kane qene jane e do te jene destabilizuesit e Balkanit .Qeverite Shqipetare Kosove ,Shqiperi dhe gjithe shqipetaret kudo ndodhen to tregojme me te gjitha metodat paqesore ,po te qe nevoja edhe ato diplomatike se ka vdedkur ajo kohe qe mund te luhet me shqipetaret kudo qe jane .Te gjitha qeverite e planetit I mbrojne shtetasit dhe bashkomasit e vet kudo qe jane ashtu duhet te bejne qeverite tona shqipetare.

  11. Aldo says:

    Me ne fund nje artikull dinjtoz Mero..shume I goditur….shyqyr u more nje here me problemin aktual dhe jo me budadalleqet e PD-se…well come back…

  12. arben doma says:

    SHQIPTARET E SHQIPERISE mund te bashkohen me kosovaret shqipfoles dhe maqedonsit shqipfoles me nje kusht te vetem qe kto dy shtete ku jane kta shqipfoles te njohin ilirine zakonet ilire mbretin genti,mbretereshen teuta ,kulturen ilire ,gjergj kastriotin qe luftoi turqit kalate tona qe jane ne cdo pellembe dhe tregoje luften e popullit tone mos ti dorzohej arbo turqve ,nene terezen dhe cdo figure tjeter qe luftoi turqit
    vetem keshtu do kete bashkim me kosovarer e maqedonsit shqipfoles kur te mos njohin xhamite muslimanizmin si fe te mos e njohin atehere mund te themi qe kta jane gati ti bashkohne trungut SHQIPERI po mbajten fene e turkut s ka bashkim kurre sepse kshu kta po bejne lojen e serbit qe do ti paraqesi shqiptaret ne sy te europes si vend islamik musliman dhe duke qen se europa si do muslimanet serbi fiton pike dhe ne shikohemi me perbuzje si jevgj pra ju te kosoves dhe maqedonis kthehuni urgjent ne ilire ne fne e te parve njihni gjergj kastriotin heroin tone kombetar njihni nene terezen fugurat e tjera qe luftuan turkun etj pastaj pretendoni te bashkoheni me ne te shqiperise lojen qe duan te bejen grupime te ndryshme pa asnje organizmi si e tha dhe mero vetem sa njollosin shqiptaret dhe qe duan te na paraqesin sikur ne duam te krijojme nje shtet te madh islamik ne ballkan kta jane e keqja jone e shqiptarve te vertete asgje si lidh shqiptaret e vertete me kta se i bejne dem shqiptarve te vertete kudo qe jane qe jane ilire dhe raca me e vjeter e europes dhe si lidh asnje me muslimanizmin dhe turqit e arabetpor jane europian prej mijra vjetesh.mos harojme qe ne trojet tona jetojne pakica kombetare qe po bejne te pamunduren plus me ndihmen e serbit etj qe raca jone shqiptare te skartiset me jevgj e magjym dhe e dime qe ka plot kosova magjym po ashtu maqedonia e shqiperia te cilet jane pro turkut e serbit kane muziken e tyre veshjet e tyre jane islamik te terbuar se e kane fene e tyre dhe musliman por me jevgjit ne sna lidh asnje dhe shume nga keta bejne lojen ndoshta te serbit kur kosova luftoi kunder serbit kta qe jetonin mes kosoves nje jete u bashkun me vrap me serbin vrane e prene kosovaret qe deri ate dite e hiqnin veten si kosovare dhe jetonin mes kosoves mos te harojme dhe kjo gje s duhet haruar kurre dhe jevgjit e heqin veten si shqiptare se jegjit ashtu thone jemi shqiptar.

  13. s,na plas fare says:

    Ore z.mero duhet te mbyllet kufiri me kosoven dhe maqedonine ,qeveria shqiptare e rames te mbylle sa me pare kufirin dhe te vendose vizat ,dhe te mos transmetoje asnje lajm ne TV per c’fare ndodh ne kosove dhe maqedoni,nuk duam asnje lajm nga keto teritore ,,kjo me duket sikur qeveria merret me dicka kur ka shume pune ne shqiperi per te bere..

  14. Arjani says:

    Qe gruevski eshte nje dordolec aventurier, nje sllav diabolik,tinzar e antishqiptar kjo dihet ku sefundmi vete opozita maqedonase ka ekspozuar pergjimet e bandes ne pushtet, ku korrupsioni, banditizmi,vrasjet dhe inskenimet antishqiptare, jane ne natyren e tyre dhe mbulohen me ndjenjen e ngushte nacionaliste sllave. Dihet se ne çdo kohe kjo ka renduar mbi popullsine shqiptare. Situata aktuale, ngjarjet e nje terrorizmi shteteror te kthejne ne mesjeten e hershme. Europes dhe organizmave te frustuara te saje do ti duhen kohe deri sa t’i analizoje e te arrije ne perfundimin .., qe dhe pulat e dritan priftit ne koplik arrijne te kuptojne inskenimet idioteske te gruevskit e kompani, ku nuk do te jete aspak çudi qe njerez krejt te pafajshem mund t’i rrembeje nga jeta e tyre, ti veshin me nje uniforme ushtarake dhe ti lene kufoma te gjymtuara ne rruget e rajonit te trazuar duke i shitur si terroriste shqiptare (dhe sukses te luftes anti terror). Qe keto e gjithshka ka bere gruevski per te shpetuar b… en e vete e per te ngjallur zemerime nder etnike, jane pjese e mendesise dhe trashegim i genit inferior te nje etnie pa orgjine e histori. Por ajo qe shtone pykpyetjet e kesaj historie vrastare dhe te pafunde, faktori shqiptar dhe aq me teper pjestare ne qeverisjen terroriste te gruevskit çfare pret? Perse nuk po distancohet nga kjo politike vrasese dhe antishqiptare e jo vetem por edhe antinjerezore? Konkretisht ali ahmeti si mund te vazhdoje te jete pjese e ketij banditizmi shteteror antishqipar. Valle kaq thelle jane perfshire ne zullumet dhe kurthet sllavo serbe, jo çorbe por dhe me mu..in e tyre te ishin ushqyer do ta gjenin kurajon dhe do te ishin distancuar nga kjo politike antishqiptare. Nuk e gjejne dot gjuhen e zemres dhe gjakut per te qene nje popull qe mbi iteresat individuale di te respektoje jeten, gjakun dhe shpirtin human te shqiptarit,per te rrojtur i lire ne te drejten e zotit, ne token dhe vatanin e vet trasheguar nga te paret.

  15. orakulli says:

    Gruev-ski;nje mbiemer i vjeter politikanesh dhe organizatoresh te kryengritjeve maqedonase edhe ne greqi,mund te permbysej me zgjedhje demokratike,keshtuqe nuk duhej perdorur e keqperdorur lufta guerile,e cila shkaterroi me ane te ndeshkimit nje qytet te tere dhe qe nuk mbaron me kaq !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje