Nga Mero Baze
Romana Vlahutin, përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Shqipëri është sulmuar nga Sali Berisha, si bashkëpunëtore e kryeministrit Edi Rama. Si shkak formal, Berisha ka gjetur faktin se ambasadorja u ka rekomanduar qytetarëve kërkimet në Google, për t’u bindur për emrat e kandidatëve që do të votojnë më 21 Qershor. Sipas Berishës, ky është një rekomandim që ndihmon Edi Ramën, pasi kështu fshihen kandidatët e inkriminuar.
Logjika e sulmit duket se nuk ka lidhje fare me faktin që ka përzgjedhur për të sulmuar ambasadoren, pasi të përdorësh Googel-in për të njohur politikanët në Shqipëri, në radhë të parë do të thotë të lexosh gjithë thashethemet e Sali Berishës për politikanët. Nga ana tjetër, deri tani kandidatë të inkriminuar legalisht janë vetëm tre kandidatë të PD-së, që janë në proces hetimor dhe në gjykatë për korrupsion dhe një kandidat i Kurbinit, i cili është detyruar të ketë indentitet të ri, për të mos u identifikuar nga Google kush ka qenë.
Nuk përjashtohet mundësia që dhe dikush nga e majta të ketë probleme me të shkuarën e tij, por problemi i Berishës nuk është ky.
Berisha duket se po përgatitet për diçka më serioze në sulmin ndaj përfaqësuesve të Perëndimit në Shqipëri, sidomos ndaj misionit të Bashkimit Europian dhe atij të ODIHR.
Për aq përvojë politike sa ka ai, e ndjen rezultatin e zgjedhjeve dhe po përgatitet për mënyrën se si ta menaxhojë atë pas 21 qershorit. Pika më delikate, e cila vë në pozitë të vështirë dhe Bashën, është qëndrimi i ndërkombëtarëve. Duke qenë se procesi i zgjedhjeve po shkon normalisht dhe nuk ka në horizont shenja tensionimi, Berisha po kërkon të etiketojë dhe “njollosë” paraprakisht faktorin ndërkombëtar në Tiranë, për të qenë në rregull për atë që ai do ta konsiderojë “komplot” të Edi Ramës me ndërkombëtarët kundër zgjedhjeve në Tiranë.
I qartë në skenarin e tij se pas 21 Qershorit do rinxjerrë opozitën nga Kuvendi dhe do qëndrojë në rrugë për të kërkuar “votat e vjedhura”, Berisha po përpiqet të përgatisë qysh tani të vetët, që armiku kryesor i opozitës është ambasadorja Romana Vlahutin, e cila sipas përshkrimeve që ai bën dhe në disa takime me opozitën, nuk ua ka pranuar argumentet kundër qeverisë Rama- Meta, sepse sipas Berishës, ajo bën lojën e Edi Ramës.
Ky etiketim brutal bëhet publikisht dhe si fakt i kryer, për të mos i lënë kohë as Bashës të marrë ndonjë qëndrim tjetër ndaj saj, por për t’i diktuar pozicionin e armikes së opozitës.
Të njëjtin problem Berisha e ka dhe me zonjën Glover, “armiken” e tij në dispozicion për çdo palë zgjedhje, prej vitit 1996, nga e cila nuk ka shpresë se mund t’i japë një dorë skenarit të tij për të justifikuar humbjen. Duke qenë i qartë se ODIHR dhe zyra e Bashkimit Europian janë referenca të pakundërshtueshme për Perëndimin pas zgjedhjeve, ai po përpiqet t’i zhvlerësojë qëndrimet e tyre paraprakisht, për të ecur me skenarin e egër të bojkotit dhe rrugës pas zgjedhjeve.
Një tjetër arsye, përse Berisha sulmon ambasadoren Vlahutin, është dhe stili i saj i drejtpërdrejtë me institucionet e shtetit shqiptar dhe sidomos zyrat e Prokurorisë dhe Gjykatave, në kërkesën e saj për të ndëshkuar peshqit e mëdhenj të politikës. Ka shumë gjasa, që njerëzit e Berishës në Prokurori të Përgjithshme apo ndonjë institucion tjetër të drejtësisë, t’ia kenë raportuar këmbënguljen e ambasadores Vlahutin për të bërë betejë me politikanët përgjegjës të këtij vendi nën shembullin e Sandrit, si një presion të saj për ngushtimin e lakut rreth tij.
Duke mos pasur shanse të ketë kontakte institucionale me të dhe duke qenë larg shpresës për të pasur sërish një vend në zyrat e shtetit shqiptar, Berisha po merr përsipër të bëjë “rrugaçin” e opozitës, për ta orientuar atë në një betejë me faktorin Perëndimor në Tiranë, të cilin tani e shikon jo vetëm si një avokat të qeverisë, por mbi të gjitha si një armik të tij personal, që kërkojnë ta sakrifikojnë.
Nuk besoj se ambasadorja Vlahutin do shqetësohet seriozisht se mos ka thënë diçka gabim në intervistën që ka tërbuar Berishën. Berisha më mirë se ajo, mund t’u dëshmojë shqiptarëve për lidhjet e krimit me politikën nëse shkon para drejtësisë, por jo nga kati i 14-të i qendrës së biznesit ku rri si llomotitës me pagesë. Problemi i tij nuk është çfarë ka thënë ambasadorja e BE-së, por çfarë po bën dhe çfarë mund të bëjë ajo kundër projektit të tij politik. Berisha dhe Perëndimi janë në rrugë të kundërt me njëri-tjetrin në këtë vend dhe kanë së paku prej vitit 1996 që përplasen. Kjo është vetëm një sirenë parlajmëruese për qasjen antiperëndimore që opozita po planifikon pas 21 Qershorit.
I je qepur opozites si skenderbeu turqve.
hahahahhahahahahahahahhahah e forte kjo !!!
po mire e ka o safo …se opozita = osmanet
Mirë e ka se turqit e Skënderbeut ishin armiqtë tanë nr. 1,
kështu e opozita më fal sala desha të thoshja,
është armiku më i madh i kombit, tradhtar, vrasës, hajdut,
hileqar e manipulues i pashëmbullt !
Ore Saliu ngelet koqe per nje pjese e hero per pjesen tjeter te shqiptareve. ne histori do ngelet si njeriu qe i dha shqiperise se paskomunizmit zerin dhe fytyren e tij per 20 e kusur vjet. Degjon Mero, per mire apo per keq sido qe ti anoje kandari ne histori ne libra do permendet Sali Berisha e jo Mero Baze si njeriu qe udhehoqi shqiperine ne fillimet e demokracise. Tani, te ta sqaroje, megjithe te zezat qe thuhen per te si hajdut, vrases, diktator etj etj nqs te gjitha keto nuk provohen ne gjykata dhe te denohet ai do ngelet i pafajshem e si i tille do njihet ne librat e historise. Pra nqs ai nuk denohet zyrtarisht per 1997, ne librat e historise 1997 do njihet si rrebelim kunder nje qeverie legjitime e zgjedhur ne menyre demokratike dhe nje presidenti po te tille. Nqs nuk denohet nga gjykata per grushtin e shtetit te 1998 Sali Berisha do jete i lare edhe me kete ngjarje e nuk mund ta permendesh as si iniciator as si organizator te grushtit te shtetit te 1998 por ai do ngelet thjesht si nje shfrim dufi i perkraheseve te azem hajdarit dhe kaq. Nqs Sali Berisha nuk denohet nga gjykata per Gerdecin, Gerdeci do negelet nje aksident teknollogjik dhe aq, pa lidhje me Saliun apo Familjen e tij. Nqs Saliu nuk denohet per 21 janarin ath ne librat e historise do shkruhet qe opozita kerkoi permbysjen e pushtetit me dhune dhe shteti mbrojti institucionet dhe rendin kushtetues sipas ligjit dhe Saliu do permendet si burre shteti. Ka dhe shume bema te tjera per te cilat akuzohet e nqs nuk denohet me vendim gjykate per te gjitha cka thuhen ath ne histori saliu do ngelet si personazhi kryesor i levizjes demokratike, transformimit te shqiperise ne nje demokraci pamvaresisht perpjekjeve te ish-komunisteve per ta permbysur e per ta penguar. Ja keto te kete parasysh Edi Rama dhe gjithe veliajt qe e rrethojne kur mendojne ta lene pa denuar Saliun dhe gjithe ata qe e cuan kete vend ne zgrip te katastrofes jo njehere po disa here ne pak vite. Por me sa kuptoj askush nuk do denohet pasi te gjithe duan te kene emrin e tyre ne histori dhe historia e ardheshme e shqiperise do shkruhet nga keta qe sot shajne njeri tjetrin por ama te gjithe do e vene veten ne nje vend te nderuar ne histori. ndersa per ty Mero sado qe perpiqesh apo ben sikur perpiqesh qe ta shohesh saliun e shpuren e tij pas hekurave nuk do kete vend ne librat e historise, bile ka mundesias te gazetarise.
Per mendimin tim, je akoma ne kohe te fillosh ti besh oponencen qeverise ne lidhje me krimet dhe politikanet e pandeshkuar per keto krime. Kuptohet pas zgjedhjeve lokale se nuk ben ta fillosh tani se i prish pune qeverise por pas zgjedhjeve fillo na nxirr pak ne foto vajzat, djemte, nenat, motrat, vellezerit dhe grate e atyre qe u vrane ne 21 janar ne tirane, ne gerdec, etj dhe vullnetin e munguar nga kjo qeveri per te bere drejtesi. Mos harrojme se kryefjala e fushates se zgjedhjeve te fundit te pergjithshme ishte 21 janari, gerdeci, korrupsioni. Na ndrico pak se cilen nga keto ka plotesuar zoteria 2 metrosh.
Asnjeren nuk ka plotesuar dhe nuk ka ndermend ta beje. Madje kam filluar te besoj se eshte ne marreveshje me “gjyshin” e SHQUP-it per te mos e prekur, per sa kohe ky i fundit vazhdon te derdellise pa lidhje e te mbaje “lulen” ne krye te PD. Nese ne krye te SHQUP do vinte nje politikan i forte e me integritet, i cili do te largonte perfundimisht edhe “gjyshin”, Rames do i mbaronin shpejt argumentat!
Se eshte opozite muti prandaj. Kur opozita eshte me e dhjere se pozita s’te mbetet gje tjeter vec se ta shash.
Sali qen Berisha eshte nje deputet i thjeshte dhe duhet ti mbyllet goja shume shpejte,ndryshje ne shqiperi nuk funksionojne institucionet dhe pik.
Per se duhet te shperndahen llafollogjite bajate dhe pa buk te kreminelit Sali ,kjo nuk ka fare kuptim mor te nderuare gazetare.Ma do mendja se ambasadorja nuk duhet te bjere kurre s si ne poziten e Saliut qe eshte nje karte shume e djegur per shqiperine dhe per perendimin.
Leri ore Mero keto, por shiko se e ke kthyer Temën si “blog” te Erion Velise .
Po na vjen per te vjelle me dokrat e tij qe ti boton pakufi.
O Sefe, po a di gje se ç’ i kane bere vendit ata te saliut e vet saliu? Nga vjan ti? Mos je ufo? Turp!
Problemi fundamental i shqiptareve dhe Shqiperise,ne rrugen e saj te implementimit ne dheun tene te standarteve europiane,eshte llalleria,KLD-ja e rrotes se jarit,korporata kriminale “gjin gjoni” , visho ajazi i sherbimit inteligjent,,,,,dhe pushteti qe, sic duken bathet ,do te vijoje ende me alibite e duarve te lidhura nga institucionet qe nuk i ka ne dore.
Sa per teknikat brekedhjera te administrimit te deshtimeve shqup-se,qofte edhe ne avance sic argumenton me te drejte Mero,keto jane vetem pasoja ,jo shkaku, i mosfunksionimit te shtyllave te shtetit te se drejtes ,ne Shqiperi.
Per mua,Mero vellai,kontributi i zonjes Vllahutin eshte i respektueshem (jo si i para-ardhesve te saj,monstra eunuke ,tejet te dyshimta)por duhet mos t’a heqim kurre nga mendja qe ajo nuk perfaqeson nje institucion kushtetues ne Shqiperi,,,qe te paguhet legalisht me taksat e shqiptareve dhe te pergjigjet ligjerisht per kete gje.Thjesht e qarte,ajo nuk eshte perfaqesuese e vullnetit sovran te shqiptareve.
berisha dhe perendimi jane ne rruge te kundert me njeri -tjetrin qe nga 96 dhe perplasen ….thote Mero.
pambarimisht gabim I nderuar artikull-shkrues
kush eshte e verteta ? ndiqe poshte:
nje ekip futbolli me ambasdore amerikane qe ka “mundur” dhe dribluar berisha.
nqs se I ka mundur berisha keto ambasdore ose eshte me I fuqishmi planetit.ose enver hoxhen duhet ta shpallim mrekullie e tete te botes
1 -Chris Hill
2 -William Ryerson
3 -Joseph E. Lake
4 -Marisa R. Lino
5 -James Pardew
6 -Joseph Limprecht
7 -James F. Jeffrey
8 -Marcie Berman Ries
9 -John L. Withers II
10-Alexander Arvizu
11-Donald Lu
Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria
-Në mars 1997,
-E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,
– E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.
– E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
– E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.
– E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit
-. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
-E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.
– E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.
Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues duke shkelur ambasadore
. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.
A do të jetë Donald Lu ambasadori amerikan që do ta nxjerrë në pension si politikan Berishën, ose e thënë ndryshe a do të jetë Donald Lu Berishofagu politik?
Nuk besohet..sepse ne ambasada ka dy shtylla kryesore: dipllomacia dhe sherbimet inteligjente..dhe kjo e fundit dikton qe SERBerisha te kaloje 11 ambasdore amerikane qe shume prej te cileve i ka shkelur me kembe
Prandaj te nderuar komentologe mos i vini faj Edi Rames..por ju sugjeroj se demokracia amerikane gjithmone respekton fituesin ne shesh te burrave dhe jo artikujt e “forte te Meros’ apo komentet me patriotizem te komentuesve te nderuar.
Po c’pret ti qe ambasadori amerikan te leshoje urdher arresti? Qe nga Marisa Lino e ne vazhdim asnje nuk e ka mbeshtetur kete monstren.
Pati nje lajthitje te Arvizuse ne fillimet e tij, sapo mori detyren por me pas ishte ai qe e pergenjeshtronte cdo diarre te Berishes, ne menyre te njepasnjeshme madje deri sa ti mbyllej halja.
Sigurisht kane mbajtur mardhenie institucionale per sa kohe ai ka qene perfaqesuesi i shqiptareve.
zoti komentues me pseudonimin “korabi”.
nuk eshte vetem ceshtje ambasadoresh por gjerat jane me thelle…
Izet Haxhia ne nje shkrim para dy muajsh me titull:
“Si e prune serbet ne pushtet berishen ne 1992”
per here te pare jepen fakte rrenqethese se lobi i fuqishem serbo-amerikan ne Amerike (dhe shefi i mergates se qyqeve Elez Biberajt) ishin kumbarot e berishes…dhe kjo eshte e frikeshme se po luhet akoma jo me dy por me tre porta…
Po ashtu te lexosh intervistat e Izet Haxhise para dy muajve kur ky i fundit deklaroi me fakte se Berisha ne mars 1997 urdheroi dy akte terroriste karshi ambasades amerikane dhe kontigjentin gjerman per tja faturuar kete “rebelave te kuq” per te shpetuar vete sic veproi ne 2 prill 1991 dhe 21 janar 2011…lind pyetja ??
.PSE NUK VEPRON DASH-I WASHINGTONIT ? PER TERRORISTIN BERISHE
Po keshtu Izet Haxhia me fakte dhe emra AKUZON shkelzen berishen per trafikante droge.
PSE NUK VEPRON DREJTESIA SHQIPTARE APO EUROATLLANTIKE PER BURGOSJEN O TE DROG-DILLERIT SHKELZEN O TE IZETIT SI MASHTRUES
Pra kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??
Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “
Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.
Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..
1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj. Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
[Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
Zoti Obama beri nje hap kurajoz ditet e fundit ne lidhje me aktivitetin e dyshimte te Cia-s ne torturat ilegale karshi te burgosurve.
K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes 3B=biberaj-berishe-basha dhe aktivitetin e tyre te lexueshem proserb.
Me ndryshe:
Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
Kush eshte zgjidhja ?
Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperize nga nazi-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.
Pra le te themi te verteten helm te hidhur:
Pa burgosjen e Berishes ketij superkrimineli FRANKESTEIN MONSTER,ku dhe shteti amerikan ka gjynahet e tij..nuk ka kuptim as aleanca me Naton dhe as miqesia “e pathyeshme ” shqiptare -amerikane
E duam ameriken dhe demokracine por me shume duam te verteten..
Sot nuk ekziston ne vendin tone,ndonje lloj opozite konstruktive,
pervecse grupe te caktuara klanesh,qe jane te prirur vetem per te destabilizuar vendin,per te krijuar kaose,rromuja si e si per te penguar legjislativin qe te mos ndertoin ligje,qe ti sherbejne universalisht mbrojtjes se interesave te popullit,dhe atdheut…Dihet
se keta politikane te pa cipe,qe ulerijne si ujqer te harbuhar jane hedhur ne nje sulm te paprecedente,per te penguar me cdo cmim luften kunder krimit te organizuar,te te gjitha ngjyrave partiakee…
Por mos te harrojn,keta kriminel ordiner,se qe te vazhdosh rruge per
tarritur majat e qytetrimit te perendimit, duhet me cdo kusht,te pastrohet tempulli ligj venes,nga kriminele te veshur me pushtetin legjislativ.Po ashtu lufta duhet te jet e ashper dhe kunder drejtuesve
te ekzekutivit,kushdo qofshin ata persona te inkriminuar..
SEFEKT TEKNIK! RREGULLOJE!
“Amerika gjthmone respekton fituesin ne shesh te burrave”
Heeeeee prandaj I thane Lulashit “ylle ne ngjitje” ata te “Amerikes Demokratike” se votat per lulashin qe humbi dukshem Tiranen i manipuloi dhe fallcifikoi vete Arvizuja!!!!!!
JA SHESHI, JA MEJDANI, JA DHE ARVIZUPELIVANI! TE NA RROJE AMERIKA QE NA SHPETON NGA E “LIGA”!!!!!!
se ç’mendon b.e , apo sh.b.a per berishen kjo nuk ndikon ne barometrin opinon vendas. te gjithe jemi koshient se individi me inicialet s r b ka bere dhe ben ate qe dikush tjeter pas tij ja jep si mundesi. ne vija te pergjithshme edhe shume shqiptare te tjere e dine dhe e sugjerojne se ç’duhet bere. por problemi eshte tjeter. problemi nuk eshte shqiptar. eshte me gjere se kaq. nese ky individ, qe do klasifikohej nr1 per nga shkeljet qe ka bere, do perfundonte para nje trupi gjykues te vertete, jo virtuale si ne shqiperi, pa me te voglin hezitim do thoja se burgimi i perjetshem nuk do mjaftonte. tani lista e shkeljeve eshte thene e sterthene, shkruar e komentuar ne mijra, mbase miljona komente. gjithsesi ngelen komente, po ne rastin ne fjale jane nje indikator persa u perket balancave politike. sb vertete nuk eshte denuar fizikisht, vertete nuk ka marre ate qe meriton. por ama eshte nje humbes i madh. jo thjesht i nje pale zgjedhje, sesa nje humbes i profilit te tij ne publik. berisha mbetet me i urryeri i te gjithe hapsires mbare shqiptare. nuk ka patur kurre historia e ketij vendi njeri qe te jete me nje doze kaq te madhe negativiteti. ketu nuk flas per vitet qe po jetojme. flas per personazhet qe historia i njeh qe prej antikitetit. keshtu qe edhe qendrimi armiqsor ndaj perfaqsueses se b.e apo ndonje ambasdori eshte thjesht instikti i tij. eshte instikti qe e çon drejt se keqes. ai do te provoje se deri ku mund te arrije. dhe per fatin tone te keq diçka ja ka dal ta kete. ai ishte i pari qe vrau “friken” ndaj ligjit. atij i njihet merita e skalitjes se njeriut te pa bindur ndaj rregullave te shtetit. ngriti nje strukture shtet-mafje prej te korruptuarish qe eshte e zorshme ti çmontosh. por gjeja qe ai ka arritur me se shumti eshte prishja demografike dhe urbanistike qe i eshte bere ketij vendi. me kete ai mund te mburret para historise. mund te thote me plot gojen , as turku e as serbi, as italia e as gjermania, nuk ja ben shqiperise ate qe i bera ne keto dy dekada. dhe ne fakt shqiperia eshte nje lemsh i tere. ndoshta se fundmi duket ndonje rreze e vogel drite ne fund te tunelit shqiptar. ndoshta nderkombetaret po e grisin karten berisha. jo se kane ndryshuar ata. por sepse ky nuk u hyn me ne pune. ndersa per ate qe mero analizon, bazuar ne deklaratat e perfaqesive , se laku rreth berishes po ngushtohet, do thoja se ka gjithmone nje here te pare. ne historine e njerezimit nuk njihet ndonje rast qe krimineli te kurorezohet si hero. historia i denon njerezit edhe ne mungese .
nqs presim qe kriminelet ti denoje historia nderkohe qe i kemi akoma gjalle mes nesh ath vajmedet moj qeveri e na marrte lumi ne qe presim drejtesi nga ty.
Shoh jo pa keqardhje se paska shume njerez te paguar nga Sali Qen Berisha per te lehur ne favor te tij.
Jane po ata persona qener, te paguar prej tij qe perdite shkrujne te kundertat e atyre qe ndjen populli per Beish kryekriminelin.Keta jane asgje tjeter vec kockalepires te atyre qe u ka hedhur Sali Bisha.
Deri ne burg Sali Bisha s’ka per ta mbyllur gojen e tij te qelbur dhe keta sahanlepiresit e tij.
E DREJTE, POR ME SHUME MUNDESI KA TE PERFUNDOSH TI DHE UNE NE BURG PER NDONJE FATURE APO GJOBE TE PAPAGUAR SESA BERISHA.
Berisha,ky shpifes e shpikes i es qeqes ne shqiperi ne kete 25 vjet,mund te bej gjithshka per te sabotuar zgjedhjet vendore me synim te pertejme ato kuvendore per te realizuar ate qe ka deklaruar disa here:”Do te kthej PD-ne ne pushtet sezben..”,pasi u bind se 3013-ta ishte kryesisht humbje per paudhesit e tij ne vjedhje,shkaterrim,vrasje,rrumpall:”Hani ju e me jepni dhe mua..”Ky malok i pa gdhendur mbrohet nga shume lobingje pasi ky personazh serb u ka deklaruar se “..po u largova une nga politika ne kete vnd erdhi perseri komunizmi..”.Ai pasurin kombetare,leket e piramidave e ka shitur,dhuruar miqeve an e ken botes dhe pasuruar vet e familljen,qeveritaret e personat afer tij,mafien,drejtesin,por duke shfrytezuar edhe te korruptuarit nga e majta,ai tallet ne kuvend,medje,fb e kudo dhe nuk ja ben syri terr,dhe se votat ai i mer nga lista e partise e jo nga populli te cilit i ka vajtur ne maje te hundes me kete personazh me keq se Enveri,Stalini,Hitleri..!
E cuditshme prodhimtaria e M.Bazes.
Shkruan c’do dite.
Montanelli shkruante dy here ne jave.
MONTANELLI I KISHTE BIO SHKRIMET
ky psikopat ka 20 vjet qe e mban peng shqiperine dhe i bllokon zhvilllimin…nje her me 97, nje her me 14 shattorin e 98…duhet te jete ndonje agjent i huaj, mire e tha Klosi
Si nuk gjeta nje numer te gazetes “Tema”,qe mos te kete se paku tre shkrime kunder Berishes.Je bere per te qare hallin,plaku Mero(e).
Mero! Më vjen keq, po gazeta jote po humbet lexues për shkakun tënd. je bërë i mërzitshëm, se po i bie fyellit vetëm në një vrimë.Saliu iku, po Merua mbeti! Mero narcisti, i ngriri, i luajtur nga fiqiri!
Instituti I Sigurimeve Shoqerore me i Korruptuari Institut Shteteror ne Shqiperi. Sorrollasin njerezit me kerkesa te kota, ne menyre qe shuma monetare qe nuk terhiqet te arketohet per llogari te ketij Institucioni, per rroga te majme. Turp tu vije. Sorrollasin njerezit me kerkesa te cilat e dine qe skane mundesi ti permbushim, me qellim perfitimi te vetat. Jam nje emigrante, dhe me ka shtyre nje sjellje shume e keqe e punonjesve te ketij Instituti te shkruaj ne kete menyre. Dhe kam degjuar ketu ku jetoj se keto ja u kane bere edhe njerezve te tjere. Pensionin e pleqeve qe kane vdekur e nuk kane qen per nje kohe prej nje viti ne Shqiperi, ja kalojne arkes se vet. I sorrollasin njerezit me disa kerkesa, mund te themi te parealizueshme, ne menyre qe njerezit te terhiqen mos ti marrin, sepse shuma qe ato do paguajne Noterit, ketij atij, e nje liste te madhe njerezish nuk ja vlen te marrin ato leke, se i bien me shume te paguajne. Duke shkuar me certifikaten e vdekjes, me certifikaten e marteses, e dokumeta te rregullta te cilat i paraqet bashkeshorti, i cili mund te kete marre borxh e i ka qendruar te koka bashkeshortit qe ka vdekur, tani duhet farefisi te marri pjese ne ate pensjon te te mjeres, sepse duhet certifikata e trashegimise qe nuk hyn ne pune fare sepse eshte gjalle bashkeshorti tjeter, qe ka lene qimet e kokes, per varrimin, kujdesjen e te gjitha. Cfar jane keto, cfar shteti eshte Shteti Shqiptar, nje shtet hajdut. I bejne ligjet, ose vene njerez te pa afte ne Institucione shume te rendesishme. Demokrat apo socialiste, njelloj, kete perfundim kemi arritur. Zoti vonon po nuk harron.
Duket qe ky komentuesi I fundit do t’ja fuse Erion Veliajt me Institutin e Sigurimeve por duket qe eshte jo vetem berishist I keq por dhe budalla.
Nqs ka njeri ne Shqiperi qe duhej te ishte ne burg per vjedhjen me te madhe te shekullit ai eshte Lul Bimbashi.Kete e thone jo kundershtaret e tij ne shqiperi por nje nga mediumet me serioze amerikane FP.
Kapeni pak kete Hajdutin me permasa boterore..kete yll ne ngjitje
Si i fitoi “Bechtel” 500 mln dollarë nga Rruga e Kombit
Postuar më: 01 Shkurt 2015
Revista e njohur amerikane “Foreign Policy” ka bërë një shkrim lidhur me ndërtimin e pjesës kosovare të Rrugës së Kombit duke treguar se si ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell favorizoi firmën e njohur amerikane “Bechtel” për ndërtimin e saj.
Bëhej fjalë për 48 milje rrugë që u ndërtuan për një kosto prej 1.3 miliardë dollarësh, afërsisht 25 milionë dollarë për çdo milje.
Në këtë artikull përmendet dhe pjesa shqiptare e Rrugës së Kombit , Milot-Morinë dhe roli i Lulzim Bashës ku shifra e përbashkët e vjedhjes kalon mbi 500 miljon dollarët (gjysëm miljardi dollarë)
Prandaj dhe honorable Arvizu e quajti ministrin vrases te 21 janarit yll në ngjitje..sepse ka rekord botëror në vjedhjen e shekullit
Shqiptaret ja u kane pire lengun si Sales dhe ketyre nderkombetareve.Ata jane thjesht te neveritshem per cka kane demonstruar keto 25 vjet.Me veper dhe fjale….
Ku e kini ate ndyresiren Skypion!????