Një hall kryetarësh

21 Maj 2015, 22:19Editorial TEMA
Një hall kryetarësh

Nga Mero Baze

 

Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dha dorëheqjen nga posti i Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në shenjë proteste të ofertës për këtë post, të një nënkryetari tjetër që vjen nga komuniteti çam në Shqipëri. Pas dorëheqjes, tonet mes Dules dhe Idrizit u ashpërsuan duke kaluar në akuza ekstreme, të cilat nuk kanë lidhje fare as me realitetin politik në Shqipëri dhe as me ethet elektorale të dy partive, që i bashkon dashuria dhe sherri me Greqinë.

Për hir të së vërtetës, debati mes tyre nuk është as në vendin e duhur, as nga njerëzit e duhur, përveç faktit që u duket koha e duhur për shkak të zgjedhjeve.

Pikë së pari, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është krijuar në vitin 1992, pas ndalimit që i bëri kushtetuta jonë krijimit të partive me baza etnike. Kryetari i atëhershëm i parties, Vasil Melo i dha partisë natyrën e një organizate politike që do të mbronte të drejtat e pakicave në Shqipëri, përfshi dhe të drejtat e pakicave të rrezikuara.

Komuniteti çam në Shqipëri ka po ashtu një parti, që paltformë kryesore ka mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që lidhen me të drejtat e shkelura të popullsisë çame në Greqi, e cila është zbuar me dhunë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Pra, formalisht kemi dy parti që pretendojnë se mbrojnë të drejta pakicash dhe sillen si parti radikale që mbrojnë shtete respektive. E vëreta është se as çështja shqiptare nuk ka nevojë të mbrohet nga Shpëtim Idrizi dhe partia e tij dhe as çështja greke, përfshi dhe Megaloidheja nuk ka nevojë të mbrohet nga Vangjel Dulja. Këta të dy, më së paku duhet të mbrojnë elektoratin e tyre dhe nëse atë nuk e mbrojnë dot me politikë, nuk ka nevojë ta mbrojnë me konflikt rajonal.

Është e pakuptueshme sesi një parti si PBDNJ, ka më shumë problem çështjen çame sesa të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe sesi partia e çamëve ka më shumë qejf të gricet me Vangjel Dulen, sesa të bëjë hapa real në zgjidhjen e çështjes çame.

E kuptoj që një muaj para zgjedhjeve duan të tregojnë muskujt, por ky është një sherr i tepërt për raportet dhe ashtu shumë dyshues mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Së dyti, të dyja partitë duket se kanë sjellje të ndryshme politike me votuesit nga objektivi që kanë shpallur. PBDNJ e Dules ka një problem seriozë me votuesit e pakicës greke dhe ka zhdukur thuajse fare votuesit e pakicave të tjera. Pakica greke është e ndarë dhe po bëhet gjithnjë e më tepër luajale me dy partitë e mëdha shqiptare. Aq jo ideologjike është si parti ajo sot, sa askush nuk e kupton më kush e mbështet PBDNJ-në e kush Megën.

Fjala vjen, në zgjedhjet e kaluara lokale në Sarandë, PBDNJ ishte në koalicion formal me PS-në ndërsa Mega me PD-në. Realisht më shumë votues të MEGA-s votuan Stefan Çipën dhe më shumë votues të PBDNJ-së votuan kandidatin e PD-së. E njëjta situatë është dhe tani. Dule ka bërë aleancë formale me të majtën në Finiq, ndërsa Kokëdhima mbështet kandidatin e Megës. Në Dropull po ashtu, Tavo është më afër kandidatit të Megës sesa atij të Dules. Në Himarë PD është më afër kandidatit të Dules, sesa kandidatit të saj.

E gjithë kjo tregon se votuesi i pakicës greke në Shqipëri është duke kërkuar më shumë luajalitet me dy partitë e mëdha shqiptare për të qenë në pushtet, sesa tek qëndrime të skajshme radikale të PBDNJ-së. Kjo duhet të jetë një kambanë alarmi që duhet të orientojë politikisht Dulen dhe Kiçon. Votuesit e tyre duan luajalitet me partitë politike në Shqipëri dhe jo betejë me teza radikale, për tu bërë më fanatik se grekët ndaj çështjes çame. Kjo rrezikon ta dëmtojë PBDNJ-në dhe Dulen dhe ta defaktorizojë atë padrejtësisht. Dule është nga politikanët e mirë të këtij vendi, i cili për çudi është më logjikë dhe i pranueshëm kur flet për skenën politike shqiptare, sesa kur flet për partinë e tij. Nëse ka një shans të rritet, ai duhet të lexojë votat dhe dëshirat e pakicës greke në Shqipëri, e cila në Dropull në zgjedhjet e fundit, e shpërndau votën në pesë kandidat, duke i bërë të gjithë të parëndëishëm. Nëse do kishin qejf radikalizimin, do ishin të gjithë votues të Dules. Por, ata më së paku votuan për të.

Këtë sjellje jo politike ndaj votuesit ka dhe partia e çamëve. Deputetët e saj nuk janë deputet aq shumë si luftëtarë të çështjes çame, por si njerëz me ndikim në zonën ku kanë kandiduar. Ata kanë fituar kryesisht si biznesmenë dhe pas kësaj kanë ngritur dhe çështjen çame, duke e bërë atë të rëndësishme në prezencën në Kuvend. Në një farë mënyre Idirzi ka bërë të kundërtën e Dules. Dulja ka hequr nga partia të gjithë faktorët e rëndësishëm, duke ngelur vetëm dhe duke u detyruar të bëhet radikal. Idrizi ka kandiduar çdo njeri që është faktor i rëndësishëm, kryesisht biznesmen, por që është gati të jetë dhe veprimtarë i çështjes çame. Problemi është se me këtë stil, Idrizi ka arritur të rrisë prezencën e komunitetit çam në politikën shqiptare, ndërsa Dulja ta ul, edhe pse votat, as njëri e as tjetri nuk i kanë marrë me politikën që duhet të bëjnë ndaj pakicave respektive.

Së fundmi, në klimën e krijuar në vend, supermazhoranca e re socialiste, përfshi edhe çamët, duhet të bëjë kujdes të jetë tolerante ndaj pakicës greke dhe sidomos Dules, qoftë dhe për arsyen e vetme se ne e kemi detyrim t’i kemi ata të përfaqësuar në Kuvend. Edhe pse ka disa deputet të tjerë nga pakica greke në radhët e partive të mëdha, ne duhet të jemi më tolerant me PBDNJ-në dhe krizën e përfaqësimit të faktorit grek në politikën shqiptare. Të njëjtin kujdes duhet ta ketë dhe Athina, e cila nuk ka pse hedh sytë vetëm tek ata që sillen si radikal në Shqipëri, por tek secili grek që arrin të përfaqësohet si i tillë në këtë vend, pa qenë nevoja të duket si propagandist sillogjesh.

Konflikti Idrizi-Dule është tërësisht artificial dhe nuk duhet marrë seriozisht, ngaqë është fushatë elektorale. Por kam frikë se dhe këtu gabojnë. Ata që votojnë Dulen, nuk kanë hall ç’mendon ai për çamët dhe ata që votojnë Idrizin nuk kanë hall ç’mendon ai për Dulen. Dulja dhe Idrizi më shumë duan t’i hyjnë në zemër Athinës dhe Tiranës, sesa votuesve të tyre. Hall është dhe ky, por jo për tu marrë seriozisht.

18 komente në “Një hall kryetarësh”

  1. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Dule beri gabim qe dha dorheqjen sepse Idrizi u be nekryetar i parlamentit, mendoj se te gjith duhet te punojne bashke. Idrizit, te mos i rritet hunda shume duke ofenduar Dulen, por te bashkepunojne te gjith per te miren e shqiptareve.

  2. Dulja ose ne greqisht DHULOS-SHERBETOR ESHTE SHPJEGIMI ME I QARTE I TIJE
    Dhulos nuk ka se si mbron te drejtat e njeriur sepse nuk perfaqeson asnje ide njerezore. Ai ashtu sic e ka edhe mbiemrin I sherben megalidese byzantine te kishes se janullatosit dhe mbeshtet ashtu si janullatosi masakruesit dhe vrasesit greke ndaj POPULLESISE SHQIPTARE TE ÇAMERISE

  3. Arbenibeni says:

    Dulja eshte dylberi i Anastasios Janullatos.
    E ka prishur pak kur ka qene dhjaksi i tij.
    Me falni dhjaku.

    Ec atyyyy Shpetim

  4. emigranti 1 says:

    Respekt gjithmon per ju z.Mero.Jam lexues i rregullt i gazetes TEMA si e vetmja gazete qe shperndan zerin e te
    vertetes(per gustot e mija te pakten)
    Per dulen ndajsha te njejtim mendim me ju , si politikan

    me integritet dhe i permbajtur, por paskam qen i gabuar.
    Qeka 1 kokerr rugaçi si gjith kopeja e Pd-s.
    Ju thoni qe eshte fushat dhe per eko mund te falet çdo gje
    Une mendoj qe dikush qe ka stofen per te qene i kompletuar
    nuk vepron si ai sot kur dha dorheqjen .
    Metodat e te berit politik me goditje te Ulta per

    kundershtarin politik duhet te marrin fund Ne shqipri.

    Don berisha eshte modeli i vetem dhe me pessimisti ne Europ
    qe shan me fjalor te peshtir kundershtarin e vet ,(edhe burga
    gaxhit me ordiner do ta kishin zili per fjalori e qelbur qe perdor)

  5. Nik says:

    Me duket fare e stisur te vesh ne ballance Z. Idrizi me Dulen, lakene e Gerqise, Z. Mero. Dule nga njera ane mbron te drejtat e njeriut (do te thosha Gerqise) nga ana tjeter lufton me agresivitetin e zervisteve te drejtat e njeriut (qytetareve çam).

    Nik

  6. Kruja says:

    Mire e ka Mero. Keta duhet te shkrihen ne nje parti sepse thone qe mbrojne te drejten e njeriut. Idrizi me Dulen duhet te bejne nje koalicion si PS me LSI dhe pastaj te shkrihen.

    Dulja nuk duhet te largohet por te afrohet me Idrizin sepse toleranca dhe respekti ndaj cameve eshte edhe mbrojtje dhe repekt I te drejtave te minoritetit grek ne Dropull. Ata ne fakt kane kauze te perbashket.

    1. Arden says:

      Ore nuk e kuptoni ju akoma qe partite politike ne shqiperi jane thjesht biznes, nga ku njerez si puna e Dules mund te mbijetojne.Dulja e ka te qarte tani se I kane rene goxha vlera ne teresi ne shqiperi por vecanersiht tek I ashjtuquajturi Miniritet Grek. Ndersa me pare kishte mundesi te lundronte qetesisht ne te dyja krahet e politikes, tani loja eshte bere me ashper. E majta nuk ja mban shume avazin, me te djathten nuk I dihet se kur kthehen ne pushtet, me Minoritetin edhe ai vet e di se nuk del gje pasi ata duhen vetem per dekor. I vetmi shteg I ka mbetur ekstremizmi dhe tellalli I Greqise ketej anes se kufirit. Ne fakt eshte e vetmja pune qe e ben me zell prej shume kohesh. Jane pikerisht ata qe e mbajne gjalle dhe ne kembe.Ai e di edhe vete qe pa ata ai nuk e di se ku do te ishte.Ose me sakt askush nuk do tia dinte emrin. Thejsht eshte ne pune. Lereni te sherbeje. Per ate edhe e paguajne ne Greqi.

  7. jjjjjj says:

    Camet fruhen keq kur marrin njdonje post .Idrizi eshte nje idiot tipik Cam !!!!

  8. askushi says:

    Artikull i plote dhe i sakte. Bravo Mero. Dules i ka ardhur me kohe koha per te ikur, deri sa nuk ndryshon dot.
    Faji Dules eshte krijimi i Meges. Edhe kjo nje arsye per te hapur rruge.
    Ka shume intelektual minoritar, qe jane bere me shkolle ne kete vend dhe mund ti sherbejne me mire ketij vendi dhe minoritetit grek, maqedonas, malazes e me radhe.
    Edhe Greqia duhet te perkrah te gjithe zerat pozitiv, qe forcojne marredheniet Greqi Shqiperi, dhe jo vetem Dulen, Bollanon, Belerin. Mire e ke o Mero edhe ketu.
    Edhe per Idrizin mire thua, po pak thua o Mero. Po ju dha pushtet, na takon te gjitheve te flasim. Atij i ka dale nami si hajdut i madh i Nanos. Ky dhe Harasanit etj. Sa per ceshtjen Came, Epirote, Thessprote le te thote cfar te doje te partia e vet, po ketu na sherben te gjitheve. Ky eshte halli, ai ka per te vjedhur prap, se nje byth qe eshte mesuar te pjerdhi nuk rri pa pjerdhur.
    Sa per takimin me Erdoganin ai nuk e ka per here te pare. Ka vite qe shkon e vjen ne Turqi, per te takuar gjasme camet e turqise. Qie temen, u bene camet 20 milion. Ky edhe Fatmir Mediu i pronareve te vjete te tokave. Ha ha ha ha Camet jane te lezetshem, do mbrojne edhe pronaret e vjeter.

  9. sherifi says:

    Ky Dulja,here pas here me eshte dukur sikur mbron me shume Greket se sa te ndikoi ne zgjidhjen e ceshtjes “Came”.
    Po minoriteti tek ne edhe ne kohen e diktatures nuk eshte dhunuar dhe masakruar ne vendin tone,perkundrazi jane trajtuar me shkolla dhe me te drejta njelloi apo me mire se shqiptaret,ndersa camet jane vrare dhe masakruar nga pala greke.

  10. Bekim Sala says:

    Bekim
    I nderuar z.Mero je i sakte dhe i drejte,por me duket se Dhulen e ke perkedhelur pak me shume si Idrizin,se ai do te hiqet si mbrojtesi i minoritetit grek ne Shqiperi,kur ne fakt, ka hallin e vet kur ben si i zemeruar pse i vu nenkryetar i kuvendit nje cam.me kete do te jape nesazhin ne Athine se ai eshte kunder zgjidhjes se ceshtjes came,kur Athina e di vete se cfare duhet te beje. Athina eshte vend i BE-se ,dhe si e tille e di fare mire se problemi Cam do te zgjidhet ne favor te cameve,prandaj Dhule humbet e nuk fiton pike ne Athine.
    Sa i perket krahines se Camerise,Idrizi,camet e te gjithe ne shqiptaret duhet te punojme qe e gjithe Cameria te jete brenda Shqiperise,ashtu si Konica,Kosturi,Thesalia, Maqdonia jone, Mali i Zi dhe pjeset e shkeputura nga Kosova si lugina e Presheves, Medvegja, Bujanovci e te tjera deri ne Novipazar.Realiteti i sotem do te ndryshoje me futjen e Shqiperise ne BE.

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      shqiperia nuk po bashkohet dot me kosoven qe eshte dhe shtet i pavarur do bashkohet me camerine qe eshte pjese e nje shteti tjeter. pastaj pyeti nje here camet dhe arvanitasit e greqise a duan te bashkohen me shqiperine? a duan psh qe nga pjese e nje vendi anetar i BE-se si greqia te behen pjese e e nje vendi kandidat per tu futur ne be ne vitin 20xx? nga pjese e nje vendi qe hyn ne shtete e bashkuara duke e marre vizen me telefon te behet pjese e nje vendi qe 3 veteve ne 4 ju refuzohet viza, nga pjese e nje vendi qe udheton dhe qendron e punon kudo ne europe sa e si ti doje te behet pjese e nje vendi qe cdo 3 muaj duhet te kthehet ne atdhe se nuk duhet te shkeli koheqendrimin. besoj s epergjigjet jane te qarta per ty por edhe per idrizin. ajo qe kerkojne camet e perzene eshte te marrin pronat, por po moren pronat do kerkojne edhe demshperblim etj etj pra ne thelb po luftojne per parate, pronat dhe pasurite e tyre e jo per te bashkuar camerine me shqiperine pasi e dine qe kjoe eshte enderr ne diell.

  11. padrino says:

    O mero, levizje zgjuar e edi rames, çamrit janë shqiptarë, grekët mbeten grekë, që luftojnë kundër Shqipërisë

  12. emigranti says:

    O Z,MERO.nuk e kuptoj cfare pretendimesh ka ky greku(se greke eshte).EDHE VENDIN QE KA ZENE NE PARLAMENT NUK E FITOJ DOT ME VOTA DHE JA DHA EDI.kete gje e di mirre ti e di dhe gjithe mileti,dhe i vetem si deputet ju dha nje post pa pasur grup parlamentare.CFARE PIDHIN E SEMES KERKON KY PISEEEEE??????

  13. Gjahtari i Toponomis says:

    Mero ju pyes nga large: perse deri tani politika shqiptare nuk ka qene tolerante ndaj PBDNJ dhe Vangjel Dules?!!!. Me vjene keq po analiza juaj kete radhe eshte e pasakte dhe jo ne kontekstin e te vertetes se ç`fare ka demostruar Dulja i cili ka fyer vazhdimisht me nje ektremizem “talebanik” komunitetin Çame dhe hallet e tyre. Nuk kemi degjuar as dhe njehere qe Shpetim Idrizi apo pjestare te tjere te komunitetit çam te kene fyer dhe injoruar minoritetin grek. Kujdes Mero se kur deshiron te behesh ekspert i te terave dhe i ku do ndodhur, do te gabosh, si ne rastin e ketij artikulli. Ndaj provokimeve te tilla te Vangjel Dules nuk duhet tolerance por koseguence per respektimin e vlerave te njeritjetrit.
    Nga nje dashamires shume i vjeter i yti Mero ne emigarcion.

  14. po says:

    Nje numer record komentesh qe kap shifren 13 deri tani ,qe tregon se Mero po merret me problem sekondare.

    Do mjaftonte vetem paragrafi I fundit dhe ky ishte artikulli dhe esenca pra Dulja dhe Idrizi jane fare pak ose aspak te rendesishem ne labirinthet e politikes shqiptare.

    Me cfare duhet te merret Mero:

    Ishte horror fjala e saliserbit ne parlamentku per te gjithe krimet e tij penale, politike,kombetare dhe ekonomike ja faturoi memeceve te PS.

    Pra ne vend qe ky mega kriminel te fliste nga qelite e burgut po behet heroi karaduz I parlamentit.

    Frikshem po vihet re nje plan ogurzi per te prure berishen (dhe bashen) ne pushtet per here te trete.

    Vizita e kongresmenit D.R pak jave para votimeve duhet te merret si mbeshtetje e ri-katapultimit te berishes pasi ai eshte nje nga berishistet me te fandaksur te tij ne Washington.

    E pa pranueshme ishte sot takimi I katert (jo I pare si thote Mero)I Donald lu-se me berishen qe nuk eshte I nevojshem komenti.

    Pra, impotenca e PS dhe perkrahja unlimited nga berishistet e washingtonit duhet te shqetesoje Meron ne artikujt e tij..

    Meru zoti Mero me Luanet dhe tigrat e politikes dhe jo me zvarraniket Dule-Idrizi

    Berishianet po vijne…mengeperveshurit dhe brekulurit po trokasin…

  15. Hem... says:

    Omonia dikur u hoq si parti sepse kishte reference etnike, po kjo MEGA cfare do te thote!!! me te cilen po behen aleanca sot. Greket nuk kemi perse ti veme ne qoshe para se te kerkohet ndjese per asimilimin sistematik te arvanitasve, genocidit cam etj etj. Ka rradhe puna…

  16. evgjitngrenesi says:

    mero janullatisti edhe ketu kerkon te vere shenjen e barazimit midis nje partie shqiptare qe mbron te drejtat e e shqiptareve te ndjekur nga cameria me dhune dhe nje partie vegel e grekeve ne shqiperi.
    perse e paska shqiperia te detyruar perfaqsimin ne kuvend ,bile me poste te larta te pakices greke? po ne greqi perfaqsohen pakicat me ndonje parti dhe ndonje post te larte? vend i be-se qe himnizoni ore e minut juve eshte!
    ceshtja e camerise nuk eshte eshte pjese e ceshtjes kombetare? nuk e ka shteti shqiptar per detyre te mbroje interesat kombetare? perse ju me keqdashje e quani ceshtje e ”cameve”?
    linja e temes nuk fare larg asaj te dules. thjesht maskohet pas internacionalizmit . edhe dulja,edhe merua kane si objektiv patriotizmin shqiptar. greket,duke qene se dulen me shoke nuk i pjerdh njeri ne shqiperi,aktivizojne ne prapaskene shqiptare te shkombetarizuar si merua,muc nanua e plot te tjere te kesaj kategorie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje