Të kopjosh gënjeshtrat!

19 Maj 2015, 20:56Editorial TEMA
Të kopjosh gënjeshtrat!

Nga Mero Baze

 

Në fushatën e vitit 2011, pati një angazhim të stafit të Bashës të përhapte gjithandej lajmin se Lulzim Basha ishte kundër Berishës dhe se atij i duhej dhënë një shans që ta tregonte veten, se do t’i bënte gjërat ndryshe nga ai. Madje filluan të thurren dhe legjenda se Basha ka qenë kundër vrasjeve më 21 janar, kundër prokurimit direkt me Rrugën e Kombit, kundër Gërdecit, kundër marrëveshjes së detit me Greqinë etj. Pra, për gjithçka që akuzohej pushteti dhe ishte barrë në fushatën e Bashës, përhapej një opinion me leje, që Basha nuk ishte fajtor për ato dhe se ai donte një mandat për kryetar Bashkie që të shkëputej nga Berisha.

Shumë demokratë e besuan këtë, sidomos ata që janë mërzitur nga prania historike e Berishës në krye të tyre. Tek-tuk kishte dyshues që ky e bënte false, por u pëlqente dhe si guxim.

Në të vërtetë nuk ishte fare një ide e guximshme e Bashës, por një sugjerim i Berishës. Berisha është nga të paktët politikanë në Shqipëri, që ka një sens realizmi elektoral kur vjen fjala tek profili i tij. Në disa raste ai ka shmangur tubimet elektorale në fushata, ku ka menduar se i prish punë kandidatit. Tipike ka qenë sjellja e tij me kandidatët e Sarandës më 2000, 2001, e 2003, të cilët i porosiste biles që dhe ta kritikonin atë në takime.

Të njëjtën gjë bëri dhe me Bashën në vitin 2011, duke i sugjeruar atij një distancim formal prej tij, duke njohur ndjeshmërinë anti-Berishë të Tiranës. Berisha jo që nuk u mërzit asnjëherë nga pëshpërimat e stafit të Bashës, por dy vjet më pas pasi humbi zgjedhjet e përgjithshme, ai bëri betejë të paskrupullt për të vendosur Bashën pasardhës formal, duke prishur procesin e zgjedhjeve brenda PD-së, duke u përfshirë vet si kërcënues i mbështetësve të Olldashit e duke përfunduar tek votimi i hapur me numër rendor në çdo flet votimi, që të identifikohej vota.

Tani të nëjtën gjë po bën doktor Halimi me Lulzim Bashën. Ka disa ditë që lëshon mufka kundër tij, duke e akuzuar për mosmbajtje premtimesh dhe qeverisje të keqe të Tiranës. Skena po përsëritet e plotë, pasi Basha për të mos i “dëgjuar” këto kritika, po bën fushatë larg Tiranës, duke e lënë të flasë më vete kandidati i tij.

Kjo nuk është vetëm një praktikë qesharake, por dhe një fyerje e inteligjencës së kryeqytetit. Nëse Kosova ka vërtetë rezerva për mënyrën si është qeverisur Tirana, ai duhet të përballet me Lulzim Bashën që është fajtor për to, dhe jo t’ua thotë demokratëve të mërzitur në sheshe, në formë barcaletash. Ai që akuzon Halim Kosova, nuk është thjesht një kryetar bashkie i dështuar, por një kandidat për kryeministër i Shqipërisë, pasi është kryetar i opozitës. Nëse ai nuk bën, siç nuk bën vërtetë për të qeverisur Tiranën, si mund të pranohet të jetë kandidat për të qeverisur Shqipërinë. Një njeri i paaftë që nuk bëri asgjë në Tiranë dhe që po detyron dhe kandidatin e vet ta kritikojë me gjasme, me shpresë se e hanë njerëzit përsëri, duhet goditur si rrezik kombëtar, jo si rrezik lokal. Si rrezik lokal kaloi. Pas 21 Qershorit ai nuk do të jetë në Bashki, por nëse doktor Halimi e ka sinqerisht, ai duhet t’i propozojë partisë së tij ta shmangë Bashën nga drejtimi i partisë. Një njeri që ka dështuar në Tiranë, nuk mund të drejtojë fushatën në gjithë Shqipërinë, pasi sipas Dr.Halimit, ai është model i dështuar. Ky karagjozllëk duhet të marrë fund. Ne e dimë që doktor Halimi është në hall se nuk ka çfarë kopjon, asgjë të suksesshme nga Lulzim Basha, por nuk ka pse kopjon gënjeshtrat që ai ka prodhuar në fushatën e tij ndaj ish-kryetarit të PD-së. Të paktën në gënjeshtra doktor Halimi duhet të jetë origjinal.

31 komente në “Të kopjosh gënjeshtrat!”

  1. erind says:

    Mesa duket qenka taktike e suksesshme sepse perndryshe nuk do lodheshe kaq shume as ti e as Erioni per te folur nga mengjesi deri ne darke per kete teme. Sidoqofte nje sugjerim. Mos humbisni kohe. Ju kujtohet ai spoti ne 2011 Kush eshte Luli ne te vertete ? Kur njerezit nuk u besuan atehere aq me pak do u besojne per Halimin. Prandaj me mire se te beni anticikliken e taktikes merruni me taktike tjeter.

    1. ... says:

      S’besuan tiransit? Po te mos ishte Ristani o cuno, Basha ta shifte me dylbi bashkine! Akoma me prrallen qe Basha i fitoi vete zgjedhjet ne 2011? Tashti do na thush edhe qe Ristani ishte i pavarur…. I beson vertet ato qe shkrun???

      1. sit... back..and relaks →→→ says:

        fakti qe basha e fitoi bashkine e tiranes per pak vota diference do te thote qe tiranasit i besuan goxha. po mos shkonte puna per 10 vota diference por diferenca te ishte me disa mijera vota ath edhe mund te flisje por me 10 vota diference tiranasit i besuan dhe jo pak bashes. ajo qe beri ristani ishte qe nga 10 vota minus per bashen e ktheu ne 10 vota plus, kjo ishte ajo qe beri ristani. por rezultati ishte barazim. kuptove o pika pika pika?

        1. laert says:

          Dmth ti po legalizon vjedhjen qe beri Ristani ?Se nuk po e kuptoj dot !

          1. erind says:

            Nese numeroni votat e hedhura ne kutite e gabuara Basha ka marre me shume vota se Rama. Ristani thjesht legalizoi dhe numerimin e atyre votave disa prej te cilave si psh ajo e Bamirit i shkuan edhe Rames. Ne perfundim nr i personave qe kishin votuar Bashen ishte me i larte se ata qe kishin votuar Ramen.

        2. emigranti 1 says:

          Nuk ka qene puna per 10 vota ma shum 10 vota ma pak.
          ÇUNI XHAIT I QOFT LARGU,KA FUT NE KUTIT QE JA KISHTE
          LANE KRYEMAFIOZI NE RUJTJE DISA MIJRA VOTA FALLCO
          SIÇ E BONI NE 2009 KUR I DOGJI ME VRAP ME HUM GJURMET.
          —————I NEVERITSHEM——–!!!.

      2. doktorr vagina says:

        rrjeshtat e meposhteme tregojne se ky doktorr adhamudhi ka shkuar per lesh,,,,nuk ka faj 30 vjet te punosh ne “dy gisht vend” edhe sagllam te jesh behesh si Halim Komiku

        Pjesë e shkëputur nga biseda e doktor Kosovës me ambientalistët.

        Përveç batutës se: “Se syri im në klinikë ça s’ka pa”, më poshte po ju rendisim edhe disa të tjera.

        “Kush e gjen cili ka qenë numri më i madh i qenve që kam mbajtur në shtepi, deri në mëngjes të rrini nuk keni për ta gjet dot”.

        “Kisha një çun një goc, qen. Vër, vër, vër, duke ndenjtë bashkë, kur më vjen nusja dhe më thotë hajde, hajde, shifi, shifi.
        Dal aty unë, 4 këlyshë, njëri më i bukur se tjetri. Tani u rritën një çik, punë e parë në këtë rast, se u bënë 6, duhet të durosh pak, dhe filluam burrë e gru duke marrë historitë e familjeve të mia që mund t’ia besonim këlyshët e qenit.
        Mirëpo vinin këta shokët e mi dhe miqtë dhe unë shkoja te prindërit për t’ua marrë këlyshin. Sinqerisht, nga instikti ose më dukej sikur po i merrja kalamanin ndonjë gruaje në maternitet. Sesi më shifte nëna, nuk më thoshte gjë, por sesi më shifte, sikur më thoshte ma more. Dhe e lejsha prap. I thosha më fal, por nuk ia marr dot. Duke e shtyrë, duke e shtyrë, më thotë nusja surprizë, hajde në taracë shpejt. Kur shkoj shoh që kishin bërë dhe 5 të tjerë. M’u bënë 11 qen, pra 9 kalamaj, e burrë e gru”. “Fjala sterilizim, u bë një nisëm dhe shkova në QSUT.
        Nuk e di kush më ka taku po deri në 2 të mëngjesit kam qenë në spital. Se situata ka qenë e rënduar.

        Shifja tufa qensh nëpër spital. Kishte nga ata që thoshin shefo nesër t’i palosim. Jo, më gjeni mënyrë tjetër si t’i heqim nga spitali dhe më pas Ministria e Shëndetësisë financoi pranë bashkisë për të gjetur shiringa të cilat i venin në gjumë për t’i dorëzuar në qendrën që ju keni krijuar. Fjala sterilizim tingëllon pak keq sepse se për zanatin që kisha më dukej sikur po sterilizoja burrat e qytetit.

        1. O halim debili ik fshij use le nam!!! says:

          A halim paske pjerdh fare o debil

  2. kaqi i zi antikomunist says:

    O mero ,halemi eshte zar i bashes dhe te dy bashke jane zara te sals.Basha udhehoqi fushaten e pedes me 23 qershor dhe arriti rezultatin me te dobet qe nga 1997.Erjoni e ka te sigurt fitoren derrmuese ,hurse halimi duhet te punoje tek klinika e tij 2.6 milion euro i shkreti “babaxhan”,se do ktheje “kredine”.Keta te pedes jane si i thone fjales .

  3. ai kopjon genjeshtrat..por ju harroni krimet e tyre says:

    Sinqerisht habitem me shoqerinë civile në Shqipëri ne reagimin karshi veprimtarise kriminale te dyshes Berisha-Basha.

    Akoma nuk arrij te kuptoj heshtjen karshi akuzave pambarimisht tronditese te Izet Haxhise..Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips.

    Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”. (mori pjese ne tribunen e festimeve te e 22 marsit 1992)

    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

    Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë..
    *******************
    Po ashtu shkrimi i Meros ne 07/10/2008 me Titull “Lulzim Basha’s Gangster complott and Damir Fazllic” si dhe shkrimet e Bedri Islamit te gazeta Dita argumentojne qe Berisha dhe Basha jane kriminele dhe tradhetare dhe te lidhur ngushte me lobin serb ne Amerike dhe Europe..atehere pse nuk flitet me gjuhen qe duhet folur me kriminelat…

    Pse u tradhetua gerdeci..

    Pse u tradhetua 21 janari..

    Pse u tradhetua fitorja historike e 23 qershorit 2013 ?

    Pse merreni kaq shume me qente dhe macet e Halimit ku si duket gjyshi i tij qe u be sebeb per halene e Kavajes i ka vene nje emer qe eshte shume i afert me Halene..

    Pse jane harrur krimet e 2B ??

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      se ndryshe nuk behej rroçkacioni i pushteti midis berishes dhe rames paqesisht. kaq gje besoj e kupton.

    2. tani says:

      Ti ben shume mire qe kujton krimet e PD gjithmone ketu tek Tema sepse eshte shume e vertete qe krimet e ketyre te PD u harruan.

      Justifikimi i zakonshem i Rames bajat eshte qe e kane fajin gjykatat. Lind pyetja a e kane fajin gjykatat me te vertete ? Apo eshte faji tjeter ku?

      E para e punes, gjykatat jane plotesisht te ndryshueshme ne qofte se e do Rama kete gje. Per shembull, Berisha kur erdhi ne pushtet 9 vjet me pare, i vuri gjithe gjykatat te mbronin krimet e tija, dhe kete gje Berisha e beri me vetem 74 vota. Pra nuk kishte as 84 vota qe i duheshin dhe ua beri rrup sup gjykatesve.
      Kurse Rama ka paturpesine te thote qe ska cte beje nderkohe qe ka 84 vota. Pra ja ku eshte fakti i pare qe Rama mashtron.

      E dyta Rama na premtoi drejtesi, pra duhet ta kishte marre parasysh vete sesi behej drejtesia kur e premtoi. Ashtu sic premtoi zbardhjen e vrasjes se deputetit Xhindi etj etj etj etj qe as nuk i permend me. Per 21 janarin as qe behet fjale, dhe vetem sa lau gojen kete 21 janar kur tha qe do kerkonte nje rruge tjeter. Qe atehere e harroi edhe rrugen tjeter dhe po merret me palmat e rruges.

      E treta, Rama me 84 vota kishte detyrimin qe te bente ca ligje per gjykatat dhe per KLD. Kur fitoi ne 23 qershor Rama deklaronte cdo dite qe reforma ne drejtesi do fillonte se shpejti. Sot kane kaluar 2 vjet dhe akoma ska kaluar asnje ligj. Pra as ka marre mundimin te laje gojen. Nderkohe qe ligjet qesharake per hajdutet e dritave dhe per shkeljen e semaforeve Rama i kalon me shpejtesi brenda pak ditesh. Pra ky eshte standarti i Rames. Gjithe energjite i ka vene per te hedhur hi syve me gjera qe nuk i tha ne fushate. Kurse per premtimet sben asgje por genjen.

      E katerta, po ti shohesh deklaratat e Bashes dhe Berishes ato jane shume te civilizuara qekurse u hoq dore nga reforma e drejtesise. Te dy e trajtojne Ramen si kryeminister legjitim dhe pranuan te futen ne zgjedhje lokale. Ndryshe nga qendrimi i meparshem. Per shembull Basha nuk morri pjese as ne reformen territoriale sepse deri atehere kishte ne plan bojkotin e zgjedhjeve lokale, dhe kerkonte vetem zgjedhje te parakohshme.
      Por pastaj u be pakti mes Rames dhe PD, qe Rama s’do bente reformen ne drejtesi, dhe ne shkembim PD do njihte qeverine Rama dhe do futej ne zgjedhje.

      E pesta, Rama ka deklaruar shpesh qe Basha dhe Berisha vrane ne 21 janar dhe vodhen rrugen e kombit. Keto deklarata i ka harruar keto 2 vjet dhe kujtohet vetem kur afrohen zgjedhjet sic po ben keto dite. Ketu lind pyetja, a eshte normale te ftohet nje vrases, dhe nje hajdut ne festen e Partise Socialiste?? Rama vitin e kaluar e ftoi publikisht Bashen ne festen e PS. Basha nuk vajti dhe Rama deklaroi qe i vinte keq dhe se do e ftonte serish.
      Pra ja ku eshte mashtrimi i Rames serish, qe tjeter thote ne fushate, dhe tjeter ben kur mbaron fushata. Te njejten gje beri edhe me Majlinda Bregun qe e quante te implikuar me mafiozin Prudentino, kurse tani e mban ne krah gjithandej. Te njejten gje beri edhe me Mesila Doden e cila deklaroi se do i varrte ne litar kokepalaret e 21 janarit kurse tani del me Ramen gjithandej buzagaz. Per keto nuk e ka fajin gjykata, por Rama qe s’eshte njeri i fjales, por nje mashtrues i rendomte.

      E gjashta, Rama kur ja kerkon puna i kujton shume kollaj mekatet e Berishes. Per shembull Velia tha para ca ditesh qe Tirana nuk e ka harruar qe Halimi ka qene minister i Berishes. A ka me pafytyresi se kjo?? Velia qe del krah per krah me Meten, qe ka qene 8 vjet minister i Berishes. Qeveria e Rames qe ka gjithe ministrat e Berishes te lsise. Rama qe del krah per krah me Idrizin e hallvase dhe qifen. Dhe kane fytyre qe kujtohen per ministrin Halimi qe ka qene vetem pak muaj?

      Pra Rama dhe velinat e tija i mbajne mend shume mire mekatet e ministrave te Berishes dhe neve s’kemi pse ja kujtojme Rames. Sepse sa her i duhet per karrigen e tija, Rama i kujton ne cast mekatet e Berishes dhe te minstrave te Berishes. Por kur vjen puna per te vene drejtesi apo per te mbajtur qendrim atehere Rama i harron te gjitha, sepse do vetem karrigen e tija.

      Prandaj e vetmja zgjidhje eshte qe edhe Rama te ndeshkohet me vote sic u ndeshkua Berisha. Per inat te vjerres ne nuk duhet tja japim voten mullixhiut Basha sepse Bashen e dime kush eshte. Por edhe Ramen e pame qe mashtron po njelloj. Prandaj duhen votuar kandidate qe s’jane as me PD as me PS, qe ti tregojme ketyre mashtruesve qe koha e tyre ka mbaruar. Ska renci ke voton por mos votoni PD, PS dhe LSI qe jane tre parti qe po shqyejne Shqiperine per karriget e tyre. Veshtire te gjesh ne Shqiperi parti apo kandidate te mire. Por nuk ka me keq sesa PD, PS dhe LSI. Keto 25 vjete Shqiperia ka qene ne dore te ketyre dhe gjithmone ka ecur shume keq. Tashme edhe Rama eshte nje kokebardhe i politikes se vjeter dhe duhet larguar.

      1. sefer ziu says:

        tani analizen e ben sipas qejfit te til:liri, demokraci. Reforma ne drejtesi ka filluar dhe perfundon me pjekjen e rrushit ne vjeshte. Berisha, qe ishte 8 vjet ne pushte (kete tani e harron apo s’e kupton) i pregatiti te gjitha se te nderrosh gjyqtareti ka ne dore presidenti, kryeprokuroi ka nje afat te caktuar po jo me shume se tete vjet me duket, keshtu qe e nguli Saliu, presidentin e nguli, kuptohet sipas ligjit, kryetarin e shikut e nguli, vetem avokatin e popullit i pranoi Saliu Rames, por dhe ai merret me te drejtat e homoseksualeve dhe romeve. Pra ne 8 vjet Saliu e nguli pushtetin e tij familjar sipas ligjeve, taniii, ndersa Rames do ti duhen 8 vjet ta shperbeje se s’mund te shkele ligjet kushtetuese. Rames i duhet te ndryshoje kushtetuten me referendum popullor. Ky eshte faji Rames, pastaj gjerat rregulloheshin me shpejte ne vendosjen e shtetit ligjor dhe vendosjen pas gardhit te kriminelave, hajduteve dhe tradhetareve te vendit.

        1. tani says:

          Pioneri Sefer justifikime te vjetra dhe teper qesharake. E para ti thua qe reforma ne drejtesi ka filluar. Rama ka pothuaj 2 vjet qe mund ta bente reformen dhe nuk e beri. Nuk e beri gati plot 8 vjet qe ishte ne opozite dhe qe e premtonte ?
          E dyta Berisha ishte ne pushtet me Ilir Meten dhe gjithe ndryshimet i beri me Ilir Meten. Rama e quan Ilir Meten bashkekryetar keshtuqe eshte bashkefajtor me te me se paku.
          E treta, ti Sefer i ziu thua qe ka bere ndryshime Berisha. Sa qesharak qe je, po me cfare i beri ndryshimet Berisha na thuaj? Se Berisha nuk i kishte 84 vota. Pra Berisha ka bere vetem ndryshime me 71 vota te cilat ndryshoen prape kur te duash. Mbi te gjitha Rama i ka 84 vota per te ndryshuar cdo gje . Me 84 vota populli ja ka mbyllur gojen dhe nuk ka si justifikohet ky kokebardh 2 metrosh.
          Berisha nuk beri asnje ndryshim te kushtetutes per drejtesine sepse me gjithe LSI ai behej vetem 74 vota. Por ti Sefer ziu te duhet te genjesh se perndryshe krietari del te lakuriq, dhe gjethet i fikut i shet velia. Por populli e shef te verteten e madhe. Rama po mashtron hapur dhe keto justifikime kane dale boje. Rama ka bere marreveshje me Berishen dhe duhet te largohet nje ore e me pare bashke me Seferat.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Fushaten me media e drejton Basha,pervec Tiranes,ne prapasken Berisha !
    Sot ishte ne mbeshtetje te Halimit,”THUTHUQI”,do fillojne te dalin nje nga nje,deri sa ne ditet e fundit,te gjithe ata qe shkateruan,vrane dhe vodhen Shqiperine.
    Berisha eshte i gatshem,ai pret rritjen e numerit te pjesmarrsve ne mitingje,plateforma eshte e njejte,eshte prodhim i tij.

  5. LORA says:

    Nuk mund te kete alternative tjeter,pervec genjeshtrave,mashtrimeve,intrigave,horrlliqeve,neperkembjes se intelektit te publikut,,,atje ne nahijen shqup-se.
    Ata kane 24 vjet qe kolloqithen vetem keshtu,nden dhunen brekedhjere,,,,te tille e kane edhe produktin.
    Ti I di me mire se une keto historira ,Mero vellai.

  6. .......... says:

    Si gjithmone PD e berishes eshte mashtruse. Une nuk cuditem me berishen se ai vetem keshtu di te veproje, por te them te drejten me cudit populli shqiptare sa shpejt bie ne grep.

  7. akil ylli says:

    Po keto merhuma as me kopju nuk dine! Zakonisht gjithkund mundohen me kopjute ma te miret me mujt me e kalu lumin. Por me kopju prej katershalacit vetem keta te Shqupit kane aftesin!

  8. tirons says:

    Mero, akoma vazhdon shkruan pro qeverise,benu fresk se e ke zakon ti. Gazeta nuk shitet, sponsorizimin e ben ai i gjati.

  9. lili says:

    Lulzim basha eshte i pabese siç e deshmon marreveshja e prishur me Légalistet e ballistet,eshte tradhar siç e deshmon puna e tij kunder uck-se,eshte kriminel siç e deshmon 21 januar,eshte vjedhes siç e deshmon rruga e kombit,eshte pret siç e deshmin familja e njeri qe e ‘prit’ ne Hollande…bref nje mut!

  10. sit... back..and relaks →→→ says:

    EDITORIALET E TEME-S PER MUAJIN MAJ, PERVEC DISA QE KANE LIDHJE ME NGJARJET NE MAQEDONI, TE GJITHE TE TJERAT JANE KUNDER HALIM KOSOVES DHE BASHES DHE ASNJE EDITORIAL KRITIK PER VELIAJN. NUK PO FUSIM KETU ARTIKUJT ANONIME QE SHKEPUSIN NGA KONTEKSTI PJESE TE FJALIVE TE HALIMIT DHE I PERSHTASIN PER GAFA. ME POSHTE JANE GJITHE EDITORIALET E MUAJIT MAJ. NQS NUK RUHET NJE FARE PAANESIE, PAVARESIE DHE BALANCE ATH LEXUESIT FARE MIRE DO TE FILLOJNE TI PARAGJYKOJNE TE GJITHE ARTIKUJT KUNDER HALIM KOSOVES DHE EFEKTI I EDITORIALEVE DHE ARTIKUJVE TE PERDITSHEM DO JETE I KUNDERT ME EFEKTIN QE DO DESHIRONTE GAZETA TEMA DHE MERO VETE. CDOKUSH DO FILLOJE TE MENDOJE SE MERO E SHAN HALIMIN MEQE DO TE FITOJE VELIAJ DHE KETU HUMBET CDO INTERES PER TE VAZHDUAR LEXIMET E METEJSHME TE GAZETES E TE MEROS VETE. MUND TE JEM GABIM POR KY ESHTE MENDIMI IM DASHAMIRES. NUK DUA QE GAZETA TEMA TE FILLOJE TE KOPJOJE GAZETEN 55, TE PAKTEN NQS DO TE JETE E ANESHME TE BEJE DICKA ORIGJINALE E MOS KOPJOJE FAHRI BALLIUN.

    1-TE KOPJOSH GENJESHTRAT

    2-TE PAKTEN TE MOS E QUAJM KORRUPSIONIN VLERE

    3-PSE PD KERKON TE FSHEHE HALIM KOSOVEN (ANDI BUSHATI)

    4-PSE FSHIHET BASHA NGA FUSHATA NE TIRANE

    5-VIZIONI I LULEZIM BASHES E VETMJA NDIHME PER RAMEN

    6-DEMI QE PO I SJELL BERISHA VOLTANES NE SHKODER

    7-CFARE FSHIHET PAS ZHURMES SE VIDEOS NE SHKODER

    8-21 QERSHORI KU PO GABON BASHA (ANDI BUSHATI)

    9-FUSHATA DUHET TE PREKE MASAKREN QE PO I BEHET TIRANES

  11. Barboni says:

    Te jesh ne krye te vendit duhet te jesh sojlli
    Te shash grat dhe burrat me liber shtepije je sojses
    Te vendosesh se kush do te zebendesoj do te thote se ai qe do te zevendesoj do jet si Ty sojlli ose sojses
    Shikoni kush e propozoj Bashen nje sojses
    Shikoni kush e propozon halimin nje tjeter sojses

  12. astrit says:

    Halim Kosova po behet nje figure e pelqyeshme nga qytetaret e tiranes per faktin se eshte i qete, racional, i arsyeshem e plot maturi e qytetari ne bashkebisedimet e tij. Erjon veliaj nuk i ploteson kete veti te doktorit, flet shume e bind pak.Une si votues me bezdis e irriton figurantet e doktorit, jane ata qe moren njemiljon vota kunder.Te Erjoni me bezdis nje lloj gavroshlleku i tij. Ekuacion i veshtire. Mero per ke do votosh ti?

  13. Claus says:

    Erjon Veliaj me duket si ata djelmoshat e sektit mormon, qe me kostume dhe kravata, te rruar dhe te krehur bredhin rrugeve dhe predigojne me cilindo qe u del perpara.

    Si keta tipa me duket dhe Erion Veliaj, por helbete ne ato pak muaj ne USA ka pare dhe ka mesuar shume nga “komunikimi” i te folurit papushim por pa thene asgje.

    E gjithe fushata elektorale eshte genjeshter Mero, por problemi eshte se kush e thote, si e thote dhe sa thote nga to.

    Njeriu ka me shume besim tek ai qe ka derdhur nje pike djerse ne jete, tek njeriu qe ka fjetur me pak, ka njohur dhe eshte konfrontuar me hallet e njerezve, se sa tek ai qe ka ne CV vetem shkolle.

    E mbani mend kandidatin per President ne USA, nje Mitt Romney?

    Ishte nje fare tipi si ky Veliaj, nje tip bosh pa profil, ku profili i tij i vetem ishte krehja e flokeve dhe Foto me familjen me ata djemte e tij te rinj me kravata dhe vajzat me funde.

    Edhe ai ishte pjesetar i sektit mormon, por ne fushate mori nje goditje qe askush nuk e priste.

    Keta njerez si te bere nga dylli flasin shume pa thene asgje. Ne kete rang e fut edhe Veliaj. Flet dhe llomotit dhe thote gjera pa patur haberin ne asnje fushe te jetes, shoqerore a natyrore.

    Vota ne rastin e dr.Halimit nuk i jepet PD-s dhe as Berishes apo Lulit, por i jepet nje njeriu qe ka kontribute ne jete.

    Fundja fundit ka ca thinja ne koke qe tregojne pjekuri dhe empati.
    A i ka keto Veliaj?
    Shiheni vete. Sic flet shefi i tij gjepura gjate gjithe kohes ashtu flet dhe ai.
    Eshte nje fare kukulle ruse, nje fare babushke, qe kur hapen nxjerrin nje babushke tjeter me te vogel dhe keshtu vazhdon ajo loje deri sa del babushka me lilipute.

    Me thuaj tani Mero se kush eshte kopje e shefit, dr.Halimi apo Veliaj?
    Pershendetje

  14. men says:

    Sado i “mire” te jete milioneri Halim Heqimi nuk mund te shpetoje nga ndeshkimi se perfaqson nje parti e cila drejtohet nga kupole kriminale.

    Doktorri i rradhes dmth Halimi eshte vecse nje gjarper i bash-berishajve qe nuk ndihet kur leshon dhe kafshon ne cast..helmi i tij do kohe te kuptohet si me berishen ne 1992 dhe badhen ne 2011

    Njerëz jini vigjilentë! SHQUP-i po kafshon!

    Besoj s’ka nevojë,
    për të tjera fakte,
    në Tiranë tritoli,
    e në Vlorë trakte!

    Është angazhuar,
    gjithë Front’ i lik,
    duan që të hapin,
    në popull panik!

    Gjoja po luftojnë,
    përmbi diktaturën,
    dhe duan Atdheut,
    prapë t’i ndezin urën!

    Që t’i ndezin urën,
    e t’i vënë flakën,
    ashtu siç ja vunë,
    në nëndhjetë e shtatën!

    E dimë qeverisja,
    nuk po shkon aq mirë,
    po SHQUP-i kërkon,
    sërish një mynxyrë!

    Edhe më idioti,
    këtë e kupton,
    ndaj po them për SHQUP-in:
    “Kujdes se kafshon!”

    Ndaj i them Rilindjes,
    kthe sytë nga Sovrani,
    të mirë e të keqe,
    me atë ta ndani!

    Shteti të veprojë,
    o sot-ose kurrë,
    le të thonë zagarët,
    se është diktaturë!

    Është opozita,
    ajo që kafshon,
    me demokracinë,
    keq po abuzon!

    Lulin dhe Saliun,
    po përmënd me emër,
    se krimit të rrugës,
    po i japin zëmër!

    Rilindja t’i lërë,
    lodrat politike,
    sepse situata,
    po bëhet kritike!

    Dhe për Policinë,
    një “stop!” shpërdorimit,
    ta lërë që të merret,
    me bosat e krimit!

    Me bosat e krimit,
    edhe me ushtarët,
    si një siguri,
    për të gjithë shqiptarët!

    Kur krimi ka plasur,
    në mesin e sheshit,
    s’ka kohë Policia,
    për lekët e KESH-it!..

    Ka kohë për të mbyllur,
    gjithë ato gropa,
    ajo s’bëhet dot,
    njëqind e një copa!

    Ta lëmë të bëjë,
    punën kryesore,
    të merret me krimin,
    dhe këto terrore!

    T’ja lirojë Rilindja,
    lakun vegjëlisë,
    dhe ajo do jetë,
    grusht rreth qeverisë!

    Njerzit kot së koti,
    askënd nuk mbështesin,
    ndaj një tjetër qasje,
    nga Rilindja presin!

    SHQUP-i me TERRORIN,
    kurrë nuk durohen,
    ndaj Një Milionët,
    duhet të afrohen!

    Duhet të afrohen,
    prapë me qeverinë,
    se SHQUP-i është gati,
    të djegë Shqipërinë!

  15. Tradita says:

    Tirana eshte ne prove:
    Ke do te votoje: njeriun e pjekur, serioz, fjale pak e pune shume qpo nje papagall qe derdellit si shefi i tij,kryeministri im,ministria ime sikur ia ka bere e ema. Fyerja me e madhe iu be Tiranes nga Edi Rama qe i propozon per kryetar Bashkie nje njeri pa nje arsim solid , pa kryer asnje pune te vertete tere jeten e tij, pervec rolit te figurantit si kryetar i OJQ mjaft . Ai konkuroj m enje Parti G 99 dhe mori zero depuetet. Ju kujtohet…Edi Rama po ben nje ekseriment ne Tirane. Nese tiranasit do t’ pranojne Erion Veline atij i lind e drejta te eksperimentojne te gjitha skizofrenite e tij pe rsistemin politik. Le te votojne pa i blere votat, le te jete nje votim i ndershem dhe nese populli i Tiranes eshte kaq naiv, kaq dele kaq i prapambetur e gezofshim eshe Erion Veline dhe Edi Ramen. I meritojne ata se qa tru kane.
    Por jam i bindur se shumica qe tani therrasib Brishe … Ku je ne krahasim me keta paske qene i shkelqyer.

  16. a says:

    jam shume dakort me komentuesin Tradita.

    Veprimtaria kriminale e Edi Rames ka te beje me tradhetine e votuesve te 23 QERSHORIT qe I dhane voten per te denuar berishizmin si nje praktike antishqiptare me pasoja katastrofike per ate vend.Kjo jo vetem nuk ndodhi por ai eshte shendruar ne nje mashtrues qe ne vend te hapi “bunkartin” e Saliut po hap bunkaret e Enverit.
    Ndiqni “BUNKARIN” e Lul bashicit dhe nqs keto do ti kishte kryer Edi Rama ai do denohej si caushesku por meqe I ka bere ylli ne ngjitje I arvizuse….ai do jete k/m I ardheshem I shqiptareve qe me sa shikojme edhe Edi Rama eshte dakort pasi dikush ja ka kapur bolet me pinca si Ramizit ne 1991 dhe Nanos ne 2005.
    Ketu eshte dhe hipokrizia e Meros dhe e ambasadorve te akredituar ne Tirane…Planet se kush do fitoje tashme jane miratuar…por kjo nuk ndryshon faktin qe Basha eshte kriminel I miratuar nga miqte nderkombetare dhe ai popull eshte “out th order”

    BUN’KARTI I LUL BASUMES

    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    6…Si minister drejtesie ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si minister drejtesie ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar
    17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “cunamin Doshi” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..
    18 …futi Halimin per ti shpetuar denimit

  17. SHQIPTAR says:

    Flasim per marrveshjen e ngjalave, por ne fakt marrveshjet kane ndodhur me heret: atehere kur u amendua kushtetuta 2008, 2010 kur ishte, nuk e mbaj mend sakte. Ky eshte fakti. Fyerjet e inteligjences po na vijne nga cdo ane tashme. E kemi merituar, ta mbajme me shendet. Kjo lloj rrace jemi, shesim voten.

    Veliaj i fillon fjalite 25 vjet su be asgje, harron qe 3 mandate e ka pasur partia e tij pushtetin. Kjo lloj rrace jemi, sna e ka fajin kush. Morfine, c’lesh operacioni degjojme.

    Drejtesi zero
    Media zero
    Mjekesi zero
    Meritokraci zero

    Ta mbajme me shendet kullen e Korces, icik me siklet po do na nxërë dhe ate.
    Tashme te gjithe jane njelloj. Se si jemi, lexoni editorialet e pavarur per politikanet shqiptare te Maqedonise.
    Mos u merzisni! Tirania gjithmone ka fund fatal. Shqiptaret kane e do te kene gjithmone instikte imunitare.

  18. poeti says:

    nje pershendetje per Calausin asstritin dhe kete SQIPTARIN e fundit

    Dil nje gjysem nate o korbi Sali

    Ku e ke djalin nene Jovanka ?
    Ne Tirane, tek Sllobodanka,
    Do me u kthy dhendrri n’pushtet
    Tash do te dalim n’selamet.
    Dobro doshli, daj Fazllici !
    E uron Shkelzen-o-vici

    Zdravo unuka Argite !
    Te gezojme qe erdh kjo dite !.
    Tash fitojme c’far t’na doje zemra:
    Pare t’pista, prona, tendera,
    Me rrite normen e fitimit,
    Jem bashkue me boten e krimit.

    ****
    Babe Salihi jep udhezimet,
    Si me i shtue superfitimet:
    “Gjithsecili ne klanin tone,
    T’angazhohet ne korrupsion !”
    Ne mandat te pare si president,
    Jam tregu koqe, pa mend,

    Me duket vetja anormal,
    Pse nuk vuna kapital !
    Eshte momenti te fitojme sot,
    Vitet qe na iken kot,
    Due me u ba pasanik,
    Me jetue si sheik!!
    ****

    Objektiv i madh per mu:
    Keto milionat me i fitu
    Si ti fusim ne xhepin tone,
    Ka metoda ti pastrojme.
    Arme, droge e kontrabande,
    Jane per burrat: pune e rande,
    Ketu , Argite mos i fut hundet,
    Kem Shkelzenin per kesi punesh.
    More Shkelzen, t’ka baba trim,
    Je i lind per demontim,
    Ti Argita, bija ime,
    Fokusou n’ privatizime.
    Sokoleshe, ti moj malesore,
    Na e hap studion ligjore,
    Gjithe projektet qe ka shteti,
    Kush e solli kete hamam ?
    Saliserbi sharlatan !
    “Hena blu” as “dielli gri”,
    Dora vete shoku Sali !
    Hapi syte o milet,
    Pse fajtore jemi vete:

    Se cdo vote per ate lubi,
    Eshte burim per tragjedi !!
    Moj malesia e Gjakoves,
    Ke pas qene e pararojes,
    Ti ke pase burra model,
    Turp, qe nxore ate kriminel !
    Do t’mbuloje Sale turpi i zi
    Per afera e per tradheti,

    Do te mbetet brez pas brezit:
    “Kryeministri i Gerdecit”.
    Para teje ne tradheti,
    Jane zhyt Zogu e daja i tij.
    Por s’kane bere te tilla pazare!!,
    Me ujrat territoriale .

    Kjo do te thote se n’ qeveri
    Esat Pasha na eshte kthy.
    Problemi qe ka sot vendi:
    A do vi dhe Avni Rustemi ?!
    Jeni nje tufe me kusare,
    Me Ballinje e Selmanllare,
    Delijorgje dhe Fazllicё,
    Taç e mac e berishiçe.
    Kjo eshte klike qeveritare,
    Eshte nje bande kriminale,
    Ruli, Basha dhe Mediu,
    Kapobanda eshte Saliu.
    Sa krimet i keni ba,
    Me lekure keni me e la.
    Do ta zbojme ne korrupsionin,
    Bashke me Gerdec-kualicionin.
    ***
    Moj PD – e bija e “nanes”,*
    Paske qene ti “piçka e s’ames”.

    N’kryesine tende ka hyp llumi,
    Me shume turp ty po t’vjen fundi !
    Je e mbushe me antivlera,
    Me halima, kriminela .
    Ne moral je e pafytyre ,
    Boll qe ke “beithen e mire”

    1. SHQIPTAR says:

      Gjykatat i ka Berisha, Rama vetem 84 vota ka, ska c’ben. Avash se mos i fikesh llullen se na sherben per ta share.

      Shaj e shaj, kur degjoj qe shan
      Me dike sikur me ngjan
      Hodhe firme ne kushtetut
      Rrahe shpatullat me aq ngut

      Shaj e shaj 24 ore
      Do prekesh ndonje pune me dore?
      Shaj e shaj jo-legjimin
      Beji shkelesve legalizimin

      S’pranon vota me fature energjie
      Pranon vota me shkembim tapie
      Sic qihet eshte progres
      Tjeterkush paguan, po i njejti ves

      Vota blihej me buxhetin e Kesh-it
      Tani ne kurriz te pronareve te sheshit
      Shaj ti shaj mos hezito
      Me te shara shtetin formo

      O burra te zeme ndonje shesh
      Ta japim voten si peshqesh
      Shajme dhe ne nese do
      Nje post deputeti na ofro

      Te shajme edhe ty Fazlliço
      Shume te fala ke nga Naço
      Vrrull te madh prodhon ndreqja
      Shume te fala ke nga Beqja

      Lum Mesila per palmat ne cdo nahije
      Deshmoreve te kombit u bejne hije
      Te pambajturat premtime vershojne lum
      Te jete mashtrues apo merhum?!

      Koncesione mos firmos o pis
      Se kur te vij une do ti gris
      Taksa pak dogana ka marre
      Deficiti le drejtoreshen me barre

      Shaj o shaj tjeter cdo besh
      Balte vu kedo te zesh
      Shaj dhe ti zoti Velija
      Shkeljet nuk shkojne nga prokuroria

  19. antishpellar says:

    Kanditati fitues Erjon Veliaj duhet te filloje menjehere punen pas fitores ,pas gjendjes qe e la luli.Keto zgjedhje ,rezultati do jete me shume se 1 milion shuplaka ,pasi sala nuk tremb njeri dhe ti beje presion administrates ,per fotografim te votes dhe metoda te tjera qe i njihte ai dhe pijaneci ristani.Anetaret e pedes duhet ti leme te degjojne barsaletat e halimit duke bere xhiro me tram.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje