Alibia e Zaevit antishqiptar

18 Maj 2015, 20:43Editorial TEMA
Alibia e Zaevit antishqiptar

Nga Mero Baze

 

Ka një vërshim të pritshëm kundër liderit të opozitës maqedonase, Zaev, në debatin publik rreth faktorit shqiptar në Maqedoni.  Mbi të gjitha shquan teza se ai është njësoj antishqiptar si Gruevski dhe se mbështetja për të, është një betejë e çuar dëm. Ky debat ka shumë kurthe dhe detaje emocionale që mund t’i ndihmojnë shumë justifikimit të derisotshëm të faktorëve politik shqiptarë në Maqedoni, por ajo që duhet parë është vetëm një çështje: Si do të faktorizohen shqiptarët, duke vepruar si geto politike, apo duke u përfshirë në betejat politike të Maqedonisë?

Askush nuk thotë se Zaev është më proshqiptar se Gruveski, edhe pse ky term ha shumë debat, se çfarë quhet proshqiptar për një maqedonas. Beteja nacionaliste e Gruveskit për të sunduar Maqedoninë, është betejë politike e një autoritaristi që kërkon të sundojë shtetin e tij. Si çdo horr në politikë, dhe ai e ka gjetur nacionalizmin si streh të fundit të tij. Ai bëri thirrje të votohet masivisht që të mos varej prej shqiptarëve dhe përdori rastin e Kumanovës si një përpjekje për të shpëtuar nga kriza politike.

Zaevi nuk ka ndonjë detyrim të dashurojë shqiptarët, por si politikan ai matet me gjeste publike. Ai nuk mund t’u lutet shqiptarëve të bashkohen me të, pasi ka betejën e tij për Maqedoninë dhe nuk shkoi në Kumanovë për të forcuar një fantazëm të UÇK-së, por për të dëmtuar imazhin nacionalist të kundërshtarit të tij.

Shqiptarët në Maqedoni, duhet të shfrytëzojnë rrethanat politike për të mos dalë jashtë loje dhe për të mos u bërë të parëndësishëm. Injorimi i protestave të opozitës ku valvitej dhe flamuri shqiptar, lë pa përfaqësim atë pjesë të shqiptarëve në Maqedoni, që mendojnë se beteja e tyre për të qenë faktor nuk bëhet nga politika e getos, por nga përfshirja në vorbullën e politikës së Maqedonisë.

Shqetësuese në këto momente nuk është se cili politikan është më antishqiptar, pasi Gruevski është problem për Maqedoninë, jo vetëm për shqiptarët. Problem real për ne, është sa dhe si mund të faktorizohen shqiptarët për të diktuar ndryshimin e pushtetit në Maqedoni.

Vetëizolimi për shkak të konsumit politik, i bën ata të parëndësishëm dhe ul peshën e faktorit shqiptar në Maqedoni.

Kumanova ishte një rast tipik, kur Gruevski përdori shqiptarët për të penalizuar aksionin politik të opozitës.  Zaevi shkoi në Kumanovë jo për shqiptarët, por kundër Gruevskit dhe shqiptarët duhet t’i bashkohen opozitës, jo për Zaevin, por për të shtuar fuqinë e tyre politike në procesin e ndryshimit.

Alibitë se Gruevski dhe Zaevi janë njësoj, vlejnë për të ruajtur statuskuonë politike në Tetovë dhe për t’i bërë shqipatërt më të dobët në Shkup. Mes dy politikanëve që po i marr apriori të dy antishqiptarë dhe të dy me tendenca segregative ndaj shqiptarëve, njëri, pra Gruevski tenton të fitojë pikë duke vrarë shqiptarë, tjetri tenton të fitojë pikë duke u fotografuar me flamurin shqiptar. Sado antishqiptar të jetë ky i dyti në mendje apo shpirt, mua  më duket më i pranueshëm, kur kërkon të bëjë politik paqeje formalisht me shqiptarët.  Ky i dyti, me këto gjeste u jep shans shqiptarëve të bëhen faktor, pa iu lutur atyre. I pari iu jep shans të bëhen vetëm viktima.

Për qejf të tyre, çdo politikan i Maqedonisë nuk do t’i dëshironte fare shqiptarët nëpër këmbë, por ata janë aty dhe s’kanë çfarë të bëjnë. Beteja e shqiptarëve është si të bëhen të rëndësishëm dhe të vendosin mbi fatin e Maqedonisë dhe jo si të izolohen në Tetovë duke pirë çaj e duke ngrënë qebap, duke na treguar sa të këqinj janë të gjithë maqedonasit për shqiptarët. Nëse vazhdojnë kështu, problemi më serioz është se do kemi shqiptarët e Aliut, shqiptarët e Menduhit dhe shqiptarët e Zaevit, duke e ndarë nga dy në tre copë fuqinë e atyre që duhet të ishin bashkë.

35 komente në “Alibia e Zaevit antishqiptar”

  1. Tironci says:

    llogjike e ftohte dhe e drejte.

    1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

      Shqiptaret e Maqedonis duhet te bashkohen ne rradhe te pare me njoni tjetrin pastaj ti bashkohen Opozites maqedonase,
      Un i jap nji kshill Ali Ahmetit per te cilin kom respekt.
      Jep Dorheqjen nga politika dhe leje venin Ermira Mehmetit.
      Per mue tash e mbrapa je Kart e djegun.
      Te njajten gjo te boje dhe Menduh Thaqi.
      Largoju nga drejtimi i Partise se ti ja kishe dhane besen kryeagjentit te Maqedonis.
      Tash ai vdiq,dhe ti ik pjerdhu mbas atij.
      Maqedonia asht po aq shqiptare sa asht edhe maqedonase.
      Popujt duhet te gjejn rrugen e bashjeteses duke respektu njoni-tjetrin sepse kena jetu qindra vjet bashk.

      1. sit back and.. relaks says:

        nime ke fol tamon. te gjith shqiptaret e maqedonise duhet te dalin me nji perfaqesues si parti apo si individe te pavarur por te mbeshtetur nga te gjithe shqiptaret. problemi eshte qe ekzistenca e dy partive shqiptare ne maqedoni eshte e detyrueshme nga faktori nderkombetar pasi keshtu funksionon. perndrsyshe ne zgjedhje ne maqedoni do kishim nje polarizim dy partiak etnik, ne njeren ane nje parti e madhe e maqedonasve e ne tjetren nje parti e madhe e shqiptareve. dihet qe nqs votohet mbi baza etnike maqedonasit fitojne dhe qeveria do ishte vetem e nje etnie pra maqedonasve nderkohe ne kete forme qe eshte konfiguruar skena politike maqedonase i jepet mundesia qe te pakten nje parti shqiptare te jete ne koalicion qeverises dhe tjetra ne opozite. pra eshte si nje tip loje dyshe dyshe buk 52-she. sesa i vlereson zaevi shqiptaret ajo mund te shihet qarte dhe thjeshte ne parlamentin e maqedonise. le te behen shqiptaret e te dy partive qe kane ne parlament nismetare te nje ligji i cili garanton te drejta me te medha per shqiptaret ne maqedoni dhe te shikojme reagimin e partise se zaevit ne parlament, do e mbeshtesi apo do e kundershtoje, do votoje pro apo kunder. nuk e kuptoj se ca bejne deputet shqiptare ne parlamentin emaqedonise tere kohen. ata duhet te jene ne foltore cdo minute per to ngritur e per te mbrojtur te drejtat e popullsise se tyre. po sic thashe kjo eshte nje loje dyshe dyshe me dirigjim nga jashte e me ekzekutim nga brenda. zgjidhje per maqedonine jane tre, ose shqiptaret kthehen ne maqedonas, ose maqedonasit kthehen ne shqiptare ose gjithsecili ne rrugen e tij dhe ta pjesetojme maqedonine.

  2. Ai atje says:

    Vota e shqiptarve kesaj radhe shkon per zaevin. Cdokush meriton shansin e vet. Esht koha e zaevit, vdekje qelbesirave parazite si ahmeti e thaqi

    1. Bureto says:

      Politika eshte arti i te mundshmes dhe jo i dorezimit para sfidave. Sot per sot zaevi eshte sic thote Mero. Ai le te beje punen e vet si opozitar ndaj Gruevskit. Por kjo per politikanet shqiptare duhet te jete nje shans per te ripare punen dhe rezultatet e tyre te deritanishme ne favor te shqiptareve. Fakti se Marreveshja e Ohrit, pothuajse eshte e deshtuar, u jep atyre mundesine qe te bejne presion politik, duke u bashkuar, jo domosdoshmerisht si nje parti, por si fryme ne interes te interesave madhore te shqiptareve ne Maqedoni si faktor shtetformues. per me teper qe edhe faktroi nderkombetyar eshte ne kete linje. Ketu duhet te qendrojne fort dhe te fitojne nga situata e tanishme aty.

  3. antishpellar says:

    Eshte e domosdoshme qe faktoret politike ne maqedoni ,ti lene menjane dasite dhe te punojne se bashku.Momenti i ringritjes se kombit tone po afron dhe asnje pjese e trojeve nuk duhet te ngele prapa.Kryesorja eshte qe te bashkohen gjithe shqiptaret dhe tja q..e , pi..in edhe bythen jankullovskes dhe gjithe sllaeve dhe prosllaveve ,progrekeve ,proturqve.Shqiperi etnike perjete.

  4. Të fala nga Shkupi says:

    Zaevi nuk duhet të bëjë koalicion me asnjë parti shqiptare, meqë të gjitha ato dolën tradhtarë, të korruptuara dhe vetëm për interesa personale. Në partinë e Zaevit ka shqiptarë (gazetarë, analistë dhe intelektualë të tjerë që mednojnë për shqiptarët): Edmond Ademi, Arsim Zekoli, Mersel Bilali, Abdullmenaf Bexheti (përflitet se do jetë kryeministër në qeverinë kalimtare), Ramadan Ramadani, Petrit Saraçini etj. dhe ai do bëjë koalicion vetëm me qytetarët e zakonshëm shqiptarë ska nevoj për Ahmetin, M.Thaçin e ku ta di unë.

    Respekte I MADHI MERO BAZE

    1. tfgs says:

      nuk the as nje emer shqiptari,te gjithe keta jane turq…………!!!
      ku jane shqiptaret e vertete te G.Bojaxhi[TEREZA]!!!???

      1. sit back and.. relaks says:

        jane tek janullat si karagunis, karamitro, karajanis e kara te tjere me rradhe.

        1. anticensurë 98456 says:

          dhe imagjino me të të qujt turku “kara”?!
          do të thotë të jesh më i zi se turku!!

    2. anticensurë 98456 says:

      o të fala nga shkupi!!
      njeriu ecë me hapa!!jo me këcime!!
      mero nuk po flet për zgjedhje dhe aleanca!!
      mero po flet për demostratën e shkupit,për rrëzimin e gruevskit!!
      dalja në demostartë kundër tij nuk është aleancë zgjedhore!!më parë duhet rrëzuar ai e më pas vijnë zgjedhjet!!aty fillojnë e bëhen aleancat!!
      nuk ka nevojë për nënshkrime ndërkombëtarësh!!thjesht të kesh politikanë të ndershëm!!pastaj këta politikanë të ndershëm do të të udhëheqin për të krijuar aleancën e parë!!
      atë shqiptare!!
      po krijove këtë aleancë,bashkimin dhe jo ndarjen e shqiptarëve,ke në dorë gjithçka!!nuk ka asnjë nacionalit muti të të të çajë!!
      mund të rrëzosh çdo qeveri!!në tërë kuptimin e fjalës!!
      mero është me të vërtet i madh,për ti koncentruar mendimet në pak rreshta,(pavarsisht se si hyn thellë gjërave,harron me dashje shumë fakte,por atë që merr e bën telef)por ti me sa duket????
      se ke kuptuar?!

    3. Engjelli i Rames says:

      O shqiptare te Maqedonise, sipas Meros, nese jeni zotërinj bëhuni ndonjëherë qorra dhe mos e shihni Zaevin si antishqiptar dhe nëse jeni shërbëtore te antishqiptarizmes bëhuni ndonjëherë edhe shurdhe e mos degjoni zerin e nacionalizmit e racizmit modern maqedonas.

      Mero duhet ta kuptoj qarte se nuk mund ta shpetoj ZAHON me ZAEVIN. Zgjidh drejtimin e duhur Mero….

  5. Fjala e Ad Krastes shkelqeu... says:

    E deshirueshme, e pritshme e vetetimte,
    fjala e Ad Krastes ne bisede me zv/kryeministrin e Rilindioteve, Peleshi.

    Ja se c’ben GAZETARI, ate menyre te pyeturi qe artikuloi Krasta,
    Ja c’ben Polemisti, nuk pret qe politikani ta shvendos biseden ne shifra zyrash,
    Ja se c’ben Publicisti Qytetar, e gozhdon Qeveritarin ne emer te perceptimit te Qytetarit, pavarsisht prej partive…

    Imazh i paster gazetari europian,
    ky do ishste modeli i gazetarit shqiptar ne kete e ne tere fushatat mashtruese te shreses politike shqiptare ne Tirane…

    Me erdhi keq per Peleshin…

    1. Ylli says:

      Mero shum te verteta dhe ate paragrafin e fundit e ke godit ne shenje….Mero cfare jane keto komente qe te kan hyre ne portalin tend..respekte per Ad krasten po paska kalu e ai..gjyna

  6. Mero,e kam than gjeh dhe e perseris dhe sot.
    Shqiptaret nuk e kan rastin dhe shansin ne maqedoni te zgjedhin ma te mirin,se nuk jan te mir as zajevi as gruevski,por njeri nder ata te dyte tani eshte e keqja ma e vogel e ai eshte zaevi.Pra shqiptaret te cilet jan ne shoqata civile dhe jo qeveritare duhet te organizohen ne anen e zaevit,dhe te punoin me zaevin por para se te vendosin duhet te bejn marveshje te shkruar dhe te garantuar nganderkombtaret.Them shoqata se ashtu te thena parti ata nuk jan parti,por klane te interesave te tyre klanore dhe familjare,te ndyta e te zhitura ne krime dhe tradhti,por mjerishhte kan perkrahjen e ca debilave dhe nji pjese te popullit injorant.Une,po te isha ne atedhe apo ne maqedoni une dotju bashkohesha zaevit dhe atyre qe dolen ne shkup ne protesten e gjehit.Po,dhe nuk jam asnji faktor mjerishte se me kan deklasue ish shoket e moj kah moti,fazli veliu ali amet,dhe shum qer qe kishin qen ma te zotet sesa une,ata kishin punue nen rogoz me sherbimet e huja kjo po shifet qe nga ajroplani lart mby 10.000 mij metra.
    Tani,sa per ato klane skam se cfar te them jan klane kriminele me ne krye kriminelet menduh thaci,dhe ali terbesh ameti.Mjer ai popull se kujna i shkon prapa,e mjer ne qe i shofim nga larg dhe skemi mundsi me i ndihmue ati populli injorant nga larg,se edhe po te ishim afer ai popull nuk nai begeniste mendimet tona dhe ftyren ton,jan msue me ftyrat e ali terbesh ametit dhe menduh thacit.Pra ju bevete mir robria dhe tradhtia ati populli.

  7. tfgs says:

    Mqnse keta ”shqiptare” nuk kane ndermend te shkojne me sllavet[kjo eshte llogjike,jane dy bote te ndryshme] dhe sllavet nuk i duan keta neper kembe perse nuk krijojne nje shtet dy kantonesh si ai i Kypros.
    Gje e cila do te ndante konfliktin dhe mosshkuarien njehere e pergjithmone…………..
    Madje ky model mund te zbatohej edhe ne Shqiperi,dy lande ate muslimon dhe kristian.Vec Berishes dhe PD-ne ne pergjithesi po u falim edhe Ramen si dhenderr tek byrazeret……….normalisht pa harruar edhe camet !

    1. Toni KS says:

      Enderra te lagta te nje adoleshenti politik.

  8. Angela says:

    zaevi eshte me origjin bekteshiane nuk eshte maqedonas ortodoks dhe e meriton nje shans

  9. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Opozita ne Maqedoni eshte si ajo e Berishes ketu ne Shqiperi duke tentuar te marre pushtetin me dhune dhe mashtrime, opozita e Maqedonise vetem po perdor shqiptaret per te marre pushtetin duke vepruar me mjete antidemokratike. Nje pakice si ajo opozite ne Maqedoni, nuk mund te vije ne pushtet. Mbeshtes qeverine e Maqedonise qe ka dhe perfaqesues shqiptar ne qeveri. Destabilizimi i Maqedonise do te ishte keq per shqiptaret, pra nuk deshirojme qe Shqiperia te zvoglohet edhe me tej. Pretendime per nje Shqiperi te madhe mud te perfundojne per nje Shqiperi humbese, pra ndryshimet e kufijve ne ballkan do te nxirrnin shqiptaret humbes ne kete loje. Amerika dhe Evropa nuk kane kohe te humbin tashme me shqiptaret, Evropa dhe Amerika e kishin si detyre per te ndihmuar shqiptaret e Kosoves, por jo tani te mbeshtesin shqiptaret per te shkatrruar nje shtet siq eshte Maqedonia. Si do tu duket juve shqiptareve shkatrimi i Shqiperise si shtet?? Pergjigjuni.

  10. Gjini says:

    Po nji arsyetim shume I sakte dhe I drejte I Mero Baze.

  11. Gjoli says:

    O Mero,a jane shqiptare? E Ju prisni te bashkohen? Po pastaj ajo komedia ku shqiptari i thote bosit: JU ME OYESNI MUA SE CILEN PASURI KEKOJ QE TE SHPETOVA DJALIN,E UNE PO TE KERKOJ,QE ATE LOPEN QE TA KERKOI VELLAI TJETER MOS JA JEP.KJO ESHTE KERKESA IME?????? A E KUPTON O MERO SE PO REH UJE NE HAVAN,SE KJO KOMEDI KA MIJERA VITE ME SHQIPTARET????

  12. Bekim Sala says:

    Bekim
    Mero je i sakte. Midis dy te keqiave,duhet zgjedhjr e keqja me e vogel. Nese shqiptaret duhet vertete te faktorizohen duhet te ndahen nga Ahmeti e Thaci , dy politikane sa te shitur,aq dhe te pa pergjegjshem per fatet e shqiptareve. Ky artikull duhet botuar disa dite me radhe be Maqedoni ne shtypin shqiptar.

  13. peti says:

    Jam me logjiken e arsyetimin racional.Mero ka te drejte, ose me sakt ne shqiptaret e shqiperise duke qene jo lojtare ne fushe por tifoza shqiptardashes besoj se jemi ma te kthjellet se vellezerit tane ne maqedoni.Shqiptaret te behen pjese aktive e maqedonise si nje shtet gjithashtu i tyre izolimi ne male e lagje te pastra shqiptare nuk ka me ta ardhme sot. Te zbresin neper sheshet e qyteteve e te protestojne si maqedonasit e shqiptaret per demokraci e per te drejtat e tyre nacionale.Koha e hudheheqesve si te ishin pashallare ka marre fund.Te drejtat e njeriut eshte nje karte qe shqiptaret duhet ta perkrahin se eshte e vetmja karte qe evropa e amerika pranojne dhe e mbrojne

  14. anticensurë 98456 says:

    “antishqiptar”!!!
    çdo të thotë kjo fjalë??
    si mund ta përcaktojmë se kush është antishqiptar??
    si fillim duhet të përcaktojmë se çfar do të thotë shqiptar!e më pas të përcaktojmë atë që është “anti”!!
    teorikisht shqiptar është një fjalë që përmbledh një etni të caktuar!!një etni që ka një gjuhë të përbashkët dhe zakone të përbashkëta!!
    që brënda etnis kemi ndarjet e para!!ndarje krahinore,fetare e ekonomike!!kemi ndarjet shtetërore e ndarjet politike!!
    që brënda etnis tonë,etnis shqiptare fillon etiketimi si antishqiptar!!që brënda etnis kemi antishqiptarizmat e para!!nga më të voglat dhe pothuajse të papeshat deri tek tradhëtitë e interesave themelore të etnis!!që brënda shtetit kemi antishqiptarizmat e para!!mospagim taksash,dëmtim të pasurisë së vënë me taksat tona,asaj shtetrore,korrupsion deri në dhënje teritori për interesa pushteti!!kemi ndarjet në politikë “shqiptare”dhe “antishqiptare”që të politikës shqiptare,kjo jo vetëm në etiketim por dhe në realitet!kemi etiketim “shqiptar” vetëm të grupit fetar që personi beson kurse të tjerët janë o grekë e sllavë o turq,dhe për pasojë “antishqiptar”!!
    tashti të hidhemi aty ku me të vërtetë kemi etni të ndryshme!!
    të hidhemi tek shteti fqinj lindor!
    aty popullsia është me të vërtetë pak si e bërë lesh e li!!
    aty kemi shqiptarë,turq,sërbë,grekë,bullgarë dhe maqedon!!që të gjithë këto kombësi janë të ndara në dy grupe!!në atë shqiptare dhe atë maqedone!!
    në atë shqiptare ka dhe turq ashtu si ka dhe shqiptarë në atë maqedonen!!që këtu fillon antishqiptarizmi i parë!!
    gabimi i parë dhe më i trashi,më idioti dhe më i hidhuri është quajtja e shqiptarëve ortodoksë thjesht maqedonë!!ky gabim,injorancë ka bërë që për besim fetar një pjesë e shqiptarëve të largohen nga shumica dhe të bëhen me kalimin e kohës kundërshtarë të pjesës tjetër shqiptare!!
    antishqiptarizmi i dytë është ai i politiaknëve shqiptarë!!i atyre që për interesa politike dhe më shumë ekonomike,janë më antishqiptar se vet grujevski e millosheviçi vetë!!për interesa ekonimike dhe politike ata jo vetëm kanë përçarë atë pjesë të shqiptarëve që e quan veten shqiptar,por dhe e kanë çuar në urrejtje të njëritjetrit,bile deri në vrasje!!kjo kastë politike që alternohet çdo 4 vjet është më antishqiptare më bllokimin e marveshjes së ohrit se vetë nacionalistët maqedonë!kjo kastë politike për qëllimet e veta përhap urrejtjen midis njerzve në maqedoni!!si e thash më lartë e përhap në fillim jasht etnisë dhe më pas brënda etnisë!!të dy palët i fryjnë urrejtjes maqedone dhe urrejtjes shqiptare!!të dy palët rrojnë mbi këtë platformë!!ndryshe nga populli masiv që kjo urrejtje e ndërsjlltë e ha,e grryen,e dobson,e përçan,këta politikanë bashkpunojnë me njëritjetrin dhe vetëm pasurohen,vetëm forcohen!!
    po ta shohim historinë e maqedonisë moderne!kësaj që pas krijimit të ri do të shohim se nuk kemi një shtet të mirfilltë kombëtar!!pothuajse shumica e popullit të saj nuk e pranon si shtet!!dikush hapur fare dhe dikush në heshtje!!
    ndryshe nga eksperiencat e tjera të shteteve të krijuara mbi baza jo etnike,ky shtet është në mesh shteteve më të fuqishëm dhe më të pastër etnikisht!!ku seicili shtet ka “minoritetet” e tij!!minoritete që po ta marrim si një përpjestim të trashë aritmetik,përbëjnë 70-80% të popullsisë së atij shteti!!
    në këtë shtet po të ishte punuar drejtë nga politikanët do të mund të kishim një harmoni të mirë!do të kishte mirqënje!!
    por kjo nuk po ndodh!!
    pjesa e quajtur maqedone,që në fakt do ta barazoja me një bashkim mbi baza fetare,pjesa ortodokse është përball pjesës shqiptare,dhe kjo e ndarë mbi baza fetare,myslymane!që të dy këto fronte përballë njëritijetrit nxisin urrejtjen!të dy palët të nxitur nga veprimet aktive o pasive të politikanëve respektivë vetëm sa nuk presin momentin ti vërsulen njëra tjetërs!!të dy palët të mashtruar nga politikanët e tyre rrojnë me ndjenjën e mosbesimit tek njëri tjetri!!ngjarja e fundit në kumanovë tregoi një anë tjetër të kësaj bashkjetese!!
    ajo tregoi se njerzit mund të jetojnë në paqe me njëri tjetrin!!mund të rrojnë dhe në një shkollë ku mësohet shqip e maqedonisht!në një lagje ku jetojnë shqiptarë e maqedonë!në një shtet ku në admonistratën e tij flitet maqedonisht e shqip!
    përgjimet e zaevit treguan urrejtjen e politikanëve maqedonë ndaj shqiptarëve!!po të dalë një zaev shqiptar do të shohim se me të njëjtën gjuhë flitet nga krahu tjetër!!askush nuk e prek tjetrin me doreza të bardha!!
    sikur politikanët e ndyrë shqiptarë,ali ahmeti e tregoi fare mirë kësaj rradhe duke mbajtur gruevskin në pushtet,të kërkonin zbatimin e marrveshjes së ohrit?! do të kishim më pakë urrejtje!!do të kishim kërkesa të tjera pë rpërmirsimin e saj,dhe jo zhgënjimin nga moszbatimi!!do të kishim një qetësi më të madhe në vënd!!po kjo mund të thuhet dhe për gruevskin,ky nuk e ka problem të shkelë mbi kufoma(dy të parat janë thaçi dhe ahmeti,zombi të tij),të fusë të gjithë maqedoninë në luftë vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin e tij!!
    dhe kësaj rradhe politikanët anti shqiptarë dhe anti maqedonë aritën ta ndajnë popullin e maqedonisë!!dhe kësaj rradhe ata ja dolën!!

    FALË INJORANCËS!!

  15. Xhevdet says:

    PO z.Baze,ky eshte nje kendveshtrim i drejte dhe une bie dakort me Ju,por shqiptaret duhet te shprahen,te artikulojne mendimin e ri si kundra Gruevskit,por sidomos per te mbeshtetur nje lider te ri,por jo duke dale ne fotografi apo duke tundur nje flamur,por,duke u ngritur ne nivelin e liderit te ri Zaev,nepermjet nje lideri Shqiptar te ri ne nivelin e Zaev,keshtu po, do te isha dakord,por ky Shqiptar nuk doli,nuk foli,megjithse ka disa muaj qe Zaev boton nje mori materialesh te nenetokes te udheheqjes ne pushtet.
    Ku jane ?,ç’fare bejne shqiptaret atje,deri tani nuk u gjend nje lider qe ta afishonte veten krahas Zaev?,per kete me vjen keq dhe nuk besoj shume,jam me shprasa te vaketa.

  16. evgjitngrenesi says:

    merua,si internacionalist qe eshte,(se mos vetem ai thuaj),u propozon shqiptareve ate qe propozonte sala ne -96.
    ky vjen nga pikpamja se shqiptaret duhet ne shtetin shumekombesh sllaomaqedon. historia ka treguar se shtetet shumekombeshe kane deshtuar. edhe maqedonia kete fat ka.shqiptaret duhet te bashkohen me njeri tjetrin e jo me sllavet zoti mero. ne maqedoni po piketohen kufijte e ardhshem. shqiptaret duhet te mbrojne trojet shqiptare ,e jo te behen cirake te sllaveve. merua,si janullatist i fshehur qe eshte ,trembet nga ideja e shqiperise se madhe,e cila ne fakt nuk eshte e madhe ,por mesatare,sepse e madhja shkon deri ne nish.
    linja e meros ,qe eshte edhe e politikes se lodhur shqiptare,eshte per nje model te deshtuar si ai i shteteve shumekombeshe. evropa eshte modeli i shteteve kombetare dhe jo shteteve hibride si maqedonia.

    1. anticensurë 98456 says:

      ja ke fut pak si jangllëç!më duket!
      shtete shumë kombëshe ke sa të duash!!
      zvicra shëmbulli më i pastër!
      belgjika,amerika,australia dhe zelanda!
      kurse shëmbullin më të mirë që akoma nuk mund ta gjesh në histori është afrika e jugut!!pajtimi kombëtar atje është i pashëmbullt!!
      kanë dështuar vetëm politikanët e ndyrë dhe popujt injorantë,nuk ka dështuar bashkjetesa e kombeve të ndryshëm!!

      1. evgjitngrenesi says:

        ne evrope eshte vetem zvicra dhe belgjika. belgjika ka tensione te kontrollueshme per momentin ,por nese bie niveli ekonomik do jete e para qe do shperbehet.
        ndersa zvicra eshte KONFEDERATE,dmth e perbere nga 3 shtete me baze kombetare. nuk eshte shtet unitar,por secila kombesi ka shtetin dhe gjuhen e saj.
        amerika dhe australia jane shete emigrantesh,keshtu qe edhe te duan nuk organizohen dot kombetarisht.ne evrope te gjitha shtetet shumekombeshe u shperbene dhe vazhdojne te shperbehen.vetem shtetet kombetare i durojne krizat dhe krijojne stabilitet.

        1. anticensurë 98456 says:

          sa për dijeni dhe shtetet kombëtare të pastra me rënjen ekonomike bëhen lesh!!
          zvicra nuk është një konfederatë e përbërë prej tre shtetesh por një konfederatë prej 26shtetesh(kantonesh)seicila është rrepublikë më vete!!
          atje janë katër gjuhë të folura!këtë quan ti si ndarje shtetrore!!
          ata kanë shekuj të tërë që janë bashk!!rrojnë pa pikën e problemit me njëri tjetrin!!
          ti e di se çfar do të mbjellësh do të korrësh!!të dy palët atë që mbjellin korrin!!shiko faktin më të thjeshtë!!
          në maqedoni ka dy grupe shqiptarësh të ndarë sipas fesë!!ai myslyman që ka ruajtur dhe gjuhën,dhe ai i krishterë,që ka humbur gjuhë e emra!!
          mund të më thuash përse ka ndodhur një gjë e tillë??
          pas shkëputjes nga perandoria osmane vetëm në shqipëri dhe pak në kosovë ka mbijetuar shqiptari i krishterë!
          përse ka ndodhur një gjë e tillë??
          sepse krijimi i shtetit shqiptar nuk mbolli urrejtjen ndaj besimeve!shtetet e tjera ku shquptarët mbetën e bënë një gjë të tillë!!mbajtën afër të krishterët dhe keqtrajtuan,deri në shfarosje,shqiptarët myslyman!!veçanti mbijetese ishte pjesa katolike e kosovës!!ajo falë atdhedashurisë dhe qënjes brënda një “rrethimi” shqiptar nuk lejoi asimilimin nga sllavët!!
          ti këthehemi dhe një herë mbjelljes së urrejtjes!
          sërbi,greku dhe më vonë maqedoni e bënë një gjë të tillë!!ata duke shtypur shqiptarin myslyman dhe mbajtur afër atë të krishterë arritën të mbjellin urrejtjen ndërmjet nesh!ata volën shqiptarin e sërbizuar,shqiptarin e greqizuar,shqiptarin e maqedonizuar,kurse ne humbëm po të njëjtën gjë!!
          atë që thash në shkrimin e djeshëm,të gjithë këta politikanë idiotë që mbjellin këtë nacionalizëm ekstrem,vetëm se pasurohen!!gjithë populli,i gjithi pa përjashtim kombësie,varfërohet!!
          atëherë mund të më thuash se kush nxjerr fitim në këtë mes??
          ne që ulërasim nga mëngjesi deri në dakë për nacionalizëm apo ata që na mësojnë të ulërasim!!ne i ulërasim hënës,ata mbushin xhepat!!
          test,provë do të thotë të provosh diçka në plotëson kushtet e duhura!!
          një test për poliitkanët kudo që të jenë është dhe nacionalizmi!!kush bën gam gam për të,kush nxit urrejtje nuk e kalon testin,provimin!!
          NUK VOTOHET PËR TË!!

  17. D O K L E A T I says:

    NE KONFLIKTE ETNIKE NE ANEN E KUNDERT TE GJITH JANE TE NJEJTE: PER SHQIPTARET MAQEDONASIT PER MAQEDONASIT SHQIPTARET. PRANDAJ NESE NUK KA LUFTE DUHET TE JETOJNE BASHKE .TE GJITHE FORCAT DEMOKRATIKE DUHET TE BEJNE LUFTEN SE BASHKU.
    PARTITE POLITIKE LUFTOJNE PER PUSHTET. JO PER TE DREJTA KOMBETARE. KY ESHTE ROLI I PARTIVE POLITIKE. ESHTE E SIGURTE SE ME NJE PERSON SIKURESE MINISTRA E PONEVE TE MBRENDESHME SE BASHKU ME ATE QE E VENDOSEN ATY KURR NUK DUHET TE BEJSHE QEVERINE.

  18. alphade says:

    Nje bravo kozmike per z.
    Mero …!!!
    Nje analize e shkelqyer !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje