Një lojë luftash pa kuptim

23 Maj 2015, 20:56Editorial TEMA
Një lojë luftash pa kuptim

Nga Mero Baze

 

Në shtypin grek dhe atë shqiptar ka disa ditë që vizatohet një tension mes dy vendeve, bazuar jo mbi problemet reale, por mbi gjëra tërësisht jo serioze për të qenë objekt debati. Kështu, paraqitet si tension çështja e kërkimeve të naftës nga kompani të autorizuara prej shtetit grek në Kanalin e Korfuzit, që në fakt është një çështje teknike, shumë larg seriozitetit për të qenë një çështje mes dy vendeve.

Nuk jam i prirur fare të besoj se ka ndonjë mosmarrëveshje në këtë pikë, por çështja e kërkim- zbulimit të naftës është një projekt shkencor, që nuk ka lidhje me territorin ende të kontestuar të kufirit detar. Ajo është një çështje studimore, që për të shkuar deri tek zbatimi, jo vetëm që do dekada, por ka një kuadër ligjor të mirërregulluar kombëtar dhe ndërkombëtar në këtë çështje.

Diletantizimi për ta paraqitur si problem mes dy vendeve, sidomos nga shtypi shqiptar, është prekës, ndërkohë që i njëjti shtyp jo vetëm hesht, por është palë në grabitjen e naftës shqiptare brenda kufirit të pakontestuar të shtetit tonë. Bankers, Stream Oli dhe koncesione të tjera, madje dhe me pronarë shqiptarë, po bëjnë masakër mbi naftën shqiptare, mbi mjedisin shqiptar, mbi banorët fatkeqë të Marinzës që nuk kanë më perspektivë jete aty ku janë. Shtypi ynë, kundrejt faturave të shtrenjta të padeklaruara nga këto kompani, vazhdon të heshtë për këtë tragjedi dhe ngre alarme false për ekspedita studimore në Kanalin e Korfuzit, të cilat janë më shumë projekte shkencore, sesa politike.

Nafta shqiptare është ende një pasuri në duart e mafias shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, dhe nëse kemi fuqi, duhet të luftojmë që shteti ynë të jetë më shumë përfitues nga pasurite e tij, sesa ta nxisim atë të hedhë shashka tymuese në Kanalin e Korfuzit dhe të vërë kundragaz në Marinëz për të mos parë çfarë ndodh.

Po kaq joserioz dhe sipërfaqësor është një pjesë e shtypit grek, që ka lehtësinë për ta trajtuar Shqipërinë si diçka që kur nuk ke çfarë bën, mund t’i futësh një të sharë apo të kërcënuar. Disa shkrime tërërisht joserioze, madje dhe në gazeta autoritare greke, flasin për një tension imagjinar mes dy vendeve, pas futjes së një partie të çamëve në koalicionin qeveritar.

E vërteta është se çamët në qeveri kanë qenë edhe tetë vitet e shkuara me Berishën dhe do të jenë dhe në qeveritë e tjera që do vijnë pas, për shkak të sistemit të qokave që ne kemi ndaj pakicës greke dhe komunitetit çam në politikë. I gjithë ky depërtim i kësaj retorike në media, vjen jo vetëm nga cektësia e medias dhe lehtësia për të shpikur probleme aty ku realisht nuk ka, por dhe nga distanca e krijuar mes Tiranës dhe Athinës me qeverinë e re të Cipras, ku të gjithë e shikojnë si një gjë të përkohshme, joserioze dhe nuk vendosin raporte normale. Me Samaras apo Papandreun dhe kabinetet e tyre, qeveritë e Tiranës kanë qenë jo vetëm në raporte të mira politike, por edhe personale.

Me qeverinë e re të Ciprasit, duket sikur u ka ardhur një komshi joserioz në politikë, që ka sherre dhe halle me Evropën dhe boshëllëku mbushet me marrëzirat e shtypit të cekët. Po kaq problem është dhe stili i punës i diplomacisë shqiptare, e cila thuasje nuk flet fare se ç’po ndodh me Athinën dhe në Athinë. Ministri i Jashtëm i yni bën Tuiter dhe selfie me çdokënd që i del para, por ka harruar për muaj të tërë që fqinji ynë më i rëndësishëm rajonal ekziston, ndoshta ngaqë s’ka dalë ndonjë foto me ta. Dhe i gjithë ky boshëllëk komunikimi mbushet pastaj, me lehtësinë e padurueshme të shtypit grek për të na parë si armiq në dispozicion dhe atë të shtypit shqiptar, që ka po ashtu lehtësinë për të shpikur probleme aty ku s’ka dhe për të mos i parë aty ku ka. Duke na e kthyer gjithë këtë histori në një lojë luftash pa pikë kuptimi.

35 komente në “Një lojë luftash pa kuptim”

  1. tfgs says:

    nje BRAVO per Mero!

    1. Adriatik says:

      E ke qare Mero !

      Ca budallenj ne greqi dhe ca horra ne Tirane duan konflikte. Popujt jane vellezer, le te thote ca te doje erdogani.

    2. DinPaku says:

      Po Meroja nuk eshte i krishter, si i thua “bravo” ti tfgs!?

    3. Dritëroi says:

      Zoti Baze,

      Mund ta kuptosh vetë se sa bukur e ke shkruar këtë shkrim, që kurse po të jep një bravo të madhe tfgs, (dhe nga taborri i komentuesve që rendin bashkë me të), të cilin e dinë edhe plakat e lagjes se zagar i kujt është dhe për çfarë leh për ditë në rreshtat e para të komenteve të Tema-s.

      Kur vjen puna te Greqia, te Janullatosi, te helenizimi i Shqipërisë dhe të tëra ynyret e grekëve në Shqipëri, nuk e di pse ju zoti Baze, bëni strucin me kokë në rërë dhe lini bythën e Shqipërisë zbuluar në hava.

      Sidoqoftë, edhe pse ju zoti Baze doni t’i quani ‘farëgjoje’ yneret greke kundër Shqipërisë, kjo nuk e ndryshon aspak, as realitetin dhe as pasojat e politikës greke në Shqipëri.

      Ai shtypi grek që flet nuk besoj se është më pak i informuar se ju dhe as besoj se janë më torollak se sa ju.

      Më së paku, është më mirë të evidentosh problemet dhe të fillosh të vësh pikat mbi ‘i”, sesa të bësh sikur kërkimet e naftës në një teritor të kontestuar qënkan një lojë bilardoje, që edhe po e humbe, nuk u bë qameti.

      Kjo, sa për të përmëndur një nga problemet gjë që, sigurisht, nuk është i vetmi.

      Kur fillon Greqia, hunda analitike e gazetarit Mero, ka humbur çdo nuhatje!

    4. Para Laci says:

      O tfgs, esht me te ardh keq sesa I deshperuar dukesh. Ti shan shqiptaret dhe gjuhen shqipe po prap se prap ti flet shqip me shqiptaret gjith diten neper Forume. Si duket spo ta varin greket neper forumet greke. Shko o djal gjej ndonje pune dhe paguaj taksat sepse shteti yt esht pertoke se ka njerez si ty, gjith diten duke u marr me llafe. Lej llafet per shqiptaret se ne e kemi me ne terezi sesa ti. Ne te varfer jemi por te pakten jemi ne ngritje po greqia esht ne zbritje dhe me nje kembe ne Humnere. Se edhe ju vetes do ja beni sic bene serbet me genocidin ne kosove. Slllobodani ben genecid ne mes te evropes dhe i hyn nato e bjen kokes qe dmth serbet e pershpejtuan procesin e ndarjes me kosoven.

      Amerika ju beri shtet ju ndertoi dhe pastaj i dhat amerikes gishtin e mesit dhe tani ja keni kthy b….n rusis se kujtoni se putini do ju japi nej lek pa punu. Prit gomar sa te mbij bar. Te shohim se kujt do ja ktheni te pasmet prap kur tjua heqi putini.

  2. mirushi says:

    Greqia ka vite qe merret vetem me sherre .Sa len nje shtet ,kap nje tjeter . Kane dale nga shinat ,e vetmja gje qe i ka mbetur eshte te grinden me te gjithe .Le te vazhdojne ,thyejne monotonine ,meqense jane te papune.

  3. XYZ says:

    mero, kam frike se e ka harruar historine e kaluar, e cila tenton te perseritet. greket, kane vrare, shkaterrruar dhe tentuar te aneksojne jugun e shqiperise ne 100 vitet e fundit pa ndalese. fale interesave te fuqive te medha dhe 45 viteve te enverit nuk e arriten dot dhe nuk kane per ta arritur kurre. edi rama po vepron me trimeri e dinjitet. i lumte!

    ti nese je patriot, mos i bjer shqiptareve, por shtypit dhe politikes thellesisht antishqiptare te greqise. nese edhe ti merr pension grek, atehere s’kam cte them…

    1. Trapi says:

      @ XYZ..Historia lexohet sipas qejfit kto 100 vitet e fundit,sidomos nga ne qe slexojme dhe shume…

  4. katarakti says:

    Shume bukur e ke shkruajtur, sidomos aty kur thekson se naften po na e grabisin dhe Shqiperine po na e poshterojne brenda territorit tone shteteror dhe ne merremi me gjurmen dhe jo me ujkun. Por ke harruar te shtosh se edhe ne Shqiperi ekziston nje klime antigreke e theksuar, e bazuar kjo jo ne motive etnike dhe kombetare, por thjesht fetare. Si lufte ndermjet syniteve dhe ortodoksve.

  5. gogo says:

    Bravo Mero,i ke kapur problemet shume me mire se te gjithe te ashtuquajturit diplomate,qe fryhen si kaposhi maje plehut dhe i bien zurnase kot me kot,sa per te thene qe ekzistojne!Naften shqiptare e marrin privatet,te huaj apo vendas qofshin, dhe shteti i pjerdhur i yni kapet me greket,per vendburime imagjinare,te cilat edhe po dolen,duan disa vjet per tu pergatitur per shpim dhe disa te tjera per tu vene ne shfrytezim,ne se zbulohet nafte.Ata nuk e dine se te shpallesh nje zone perspektive per nafte apo per gaz nuk eshte e njejta gje sikur ta kesh zbuluar ate,gje qe e verteton vetem kur shkon ruli (dalta e shpimit) ne shtrese dhe pasi pusi te pervetesohet! Por,s’kemi c’te bejme,kur ne krye te puneve vene cunake,qe dine vetem gjuhe te huaja dhe dine te perdorin kompjuterin me virtuozitet,duke lene ne hije dhe te papune specialistet e mirefillte te naftes dhe te minierave!E pastaj,ndodh qe del Ministri dhe reciton brockullat, qe i servirin keta lloj ”specialistesh”,sic ishte rasti i ”gazit te embel”,qe na shpertheu ne Marinez!Turp!

  6. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Ksaj i thon shqiptaret shkojn ke prifti me u ba hoxh ?
    ose kerkimi i identitetit ton pertej turqve dhe grekve.
    Po ju diftoj nji histori
    Kur isha e re,gati 17 vite i kisha, ene po lahesha ne Zall-Bastar vjen hoxha i katunit ene i zgurdullon syt si poça llampe.
    Cka je tu bonum aty moj shejtonja e Dulles??
    Fillo dhe ai te zhvishet lakariq dhe pashe qi e kisht te bonum synet.
    Pse e ke t*prem mre hoxh i thash??
    Po ja kom fal allaut nji cop mish me i diftue se do i qinroj besnik.
    E po ather vish breket ene shko se mos ta han, moca jeme krej, ene metesh pa gjo..
    Iku i shkreti ene me shifte si gjynofi ene goja i lshonte lang kur un qinroja siper ujit si shtojzevalle malsije.
    Kur shkova ke Gjyshja ne Korçe,se un jom mbeske atje, se do martohej Veronika goca e dajkos, venosa te shkoj ne Kishe.Mbas meje erdhi prifti i fshatit,u fut ke dhoma ku un po tregoja mekatet e mija,Vetem nji mur druni me vryma na dante.Ai sa me pa qi un isha fillikat vetem, filloi tu u zhvesh lakariq.
    Kur ca m’kon pa syt e kaptines !!
    Mes kaçubeve fare kishte hup.
    Po ti mre prifot pse se ke rrujt hiç e pyes un.
    Te qenka bere krejt kallama ,si keneta e Maliqit!!
    Jom ne zi se na kan gozhdue Krishtin,- mu pergjigj gjith trishtim.
    Epo ik i thash mbaj zin tine,..se Zogu jem si i Tunes asht bo bojnd, ene osht ne gzim te modh se i ka dal llotarija AMERIKONE…ene kshtune i provova dhe hoxhen dhe priftin, ene turkun ene grekun,..por nuk jon per mue asnjoni.Un e due malsor te fuqishem,me muskuj,ene ti vije era djers,ene likuren ta ket krejt me shllin krype, se me duhet me ngjy domatet ?
    Por me thon te drejten Perenija ma ka bo me hile,Me ka dergue Xaken,60 kile njeri,kock e likur,lahet dy here ne dite ne govat,me sapun misku ,ene kur shkoj ne krevat,nuk me le 5 minuta me myll syte se don i shkreti qi te boj dhe ai kerkime nafte si greknit ne detin Jon ?
    Se kush ja ka mush menen se nji dite ka me u bo i pasun ?
    Xakja ka gene greke me duket,do e ndaj fare ?
    Njikshtu asht dhe puna e Shqypnis mes Turqis dhe Greqise,spo din me zgjedh!!!

  7. Nard says:

    Lufterat ne ballkan behen kur duan fuqite e medha. Ballkanasit dhe ne vecanti ne shqiptaret jemi mish per top ne dizpozicion te interesave te perendimit apo te ruseve.

  8. Nik says:

    Nuk meret vesh tash kush eshte me pergjegjes dhe kompetent per politiken e jashtme dhe veçanerisht ate me Greqine, Ministria e Jashtme e Shqiperise qe ka njerezit profesioniste dhe gjithe informacionet e duhura per keto pune apo nje gazetar sado profesionist qe te jete ai. Problemet e biznesit te naftes ne Shqiperi jane vertet probleme per qeverine Shqiptare por jo aq per Minstrine e Puneve te Jashtme, Z. Baze.
    Shkrime te tilla me duken me te pershtatshme po te shkruheshin nga ndonje diplomat neutral qe do te kishte per mision uljen e paleve per bisedime se sa nje gazetar profesionist qe duhet ta vere penen mbi problemet reale midis dy vendeve.

    Nik

  9. shvejk says:

    Cfare loje je duke luajtur o Mero? Ti e quan diletant shtypin Shqiptar qe kerkon ta paraqese si problem midis dy vendeve kte situate. Nderkohe qe ne gazeten tuaj nuk eshte se ka patur ndonje ide teper te ndryshme nga pjesa tjeter e shypit Shqiptar. Pak a shume te gjitha mediat , perfshi edhe Temen kane perdorur te njejten gjuhe per kte ceshtje. Nuk mund te mendosh se lexuesit do gelltisin cfardo ideje qe ti hedh ne treg pa e pertypur me pare , do te ishte mungese respekti nga ana jote per ata qe lexojne dhe komentojne ne gazeten tuaj. Pervec kesaj une jam i bindur se sado ti shajme fqinjet tane te pa bese, do te ishte gjithmone e pamjaftushme, keshtu qe le te zbrazemi te pakten ndaj ktyre fqinjeve qe vetem fqinje nuk jane. Greket nuk behen as me te mire e as me te kqinj po ti shajme ne,ata te kqinj e tradhetare i ka bere perendia.

  10. peti says:

    Mero ku ka nafte ka tensione. Mos kujto se do bej kush ishalla eshte ender.Sa per greket mos u shqeteso kane vite qe po kan sherr me veten e me te gjithe, fukaralleku i ka keto, ne e dime me mire se ato se fukarallek maskarallek.E nafta i duhet te tjereve jo neve o Mero.Ne jemi mire me qeverite e radhes, pall o pall sidomos tashti qe eshte fushate te ka lezet shpirti te degjosh gallate nga mengjezi ne darke. Sa per miqesine shqiptare greke mos u shqeteso, siç ka qene ashtu do jete,te eksituar nga dashuria per njeri tjetrin çeku ku kafshojne me dhembe ku te munden

  11. askushi says:

    Mero je ne regull.
    Ne jemi bere si ajo buçja qe na shkerdhejne te gjithe dhe kur na e kerkon me zgjebsi i lagjes bejme te ndershmen, nevriken.
    Ne Marinez e çfrytezojne naften ne menyre makabre dhe asnjeri nga patriotet e tastjeres nuk shkruan asgje.

  12. Akilis says:

    Zoti shvejk?
    Kush je ti me 75% emra turq qe shekullin e kaluar i kini ndruar emrat si kemishe,njerez te pa identitet?
    Laje molr ate hale kur flisni dhe ju me shp[irt dhe gen Arabne.
    ata ju krijuan se qe nga koha e majmunit kini qene te nderuar dhe jo gjuhen latine qe flet sot por Ilyret jane pjese e mithollogjise dhe Historise Greke.
    Atehere si shpjegohet qe 80% flisni gjuhen e Italionit?

  13. Lexues Shqiptar says:

    Zoti Mero Baze,

    “E gëzofsh” në thonjëza, BRAVON me Gërma Kapitale,
    Që të ka dërguar që në komentin e parë,
    (tfgs) i deklaruar Antishqiptar.

    UNË JU SUGJEROJ TË MENDOHENI MË THELLË.

  14. QQQQ says:

    MERODJALLI TREGO SA ISHTE FATURA PER KETE SHRKIM?
    THONE TE PARET TANE GREKU S’BEHET MIKE ZOTI E KA
    FALE GJITHE ME QENE I LIG!

  15. marko says:

    Marko
    I nderuar z. Base , jeni I mencur meqe doni Te shmangni sherret me Greqine. Me fqinjet eshte mire Te kesh mardhenie normale,por secili zot ne vendin e tij. Zoti, NE shqiptareve, na dha gjithe Ballkanin,perfshi dhe ate qe sot quhet Greqi.Greku e Sllavet na moren gjithcka e na lane kete cike Shqiperi brenda se ciles eshte dhe pjesa e detit prane Sarandes e Korfuzit qe sot po debatohet.
    Greku nuk ka pse pretendon edhe per kete cope det qe ka nafte,dhe ne nuk duhet ta leshojme se ka qene gjithmone e jona.
    Sherrin nuk po e bejme ne,por Ata qe nuk u ngopen me token tone mbi e nen uje. Sa I takon vjedhjes se naftes nga Bankers,keni shume Te drejte.Ajo u dha nga qeveria Nano,ngeli me Te njejtin status nen qeverine Berisha,dhe nuk po ndryshon nen qeverine Rama,megjithe zhllumet mbi jeten e pasurine e shqiptareve ne Patos Marinez, dhe nga mos shlyerja e detyrimeve ndaj shtetit shqiptar, qeverite e te dy kraheve, ne vend qe te mernin ate qe i takon nga Bankersi ,marin kredi duke renduar gjendjen e ekonomise dhe varferuar popullin shqiptar.Ne gjuhen shqipe kjo menyre veprimi quhet politike ANTIPOPULLORE.Per fat te keq Asnjera pale nuk e pranon,por e cojne topin ne fushen e njera tjetres dhe populli yne vazhdon t’i votoje. Cdo popull ka ate qeveri qe meriton, prandaj te rrime urte e te vazhdojme te hame bar. Sidoqofte shkrimi i z. Baze ka vetem qellime te Mira,por secili ZOT ne vendin e tij.

  16. SHQIPO, EUROPIAN says:

    Zoti Mero Baze,
    Botues i Gazetes Shqiptare Tema,

    Me Greqine nuk po zhvillohet absolutisht Asnje Loje.
    Me Greqine nuk po zhvillohet aktualisht Asnje Lufte.
    Me Greqine nuk po zhvillohet Asnje Loje luftash pa kuptim.

    Konkluzionet e drejta ne nje shkrim nuk arrihen me analogji formale.
    Konkluzionet e drejta ne nje analize nuk arrihen me krahasime formale.
    Konkluzionet e drejta ne nje artikull nuk arrihen me arsyetime formale.

    Problemet e Shqiperise me Greqine kane qene dhe jane shume te medha.
    Çeshtja e Zonave Energjitike ne Detin Jon nuk eshte thjesht teknike.
    Çeshtja e kufirit detar me Greqine ne Detin Jon eshte Problem Serioz.
    Problemi i Shfrytezimit Barbar te vendburimeve te Marinzes eshte i Madh.

    -Meqense ne Marinze puna eshte shume keq;
    Kjo nuk do te thote qe Greqia te shkel, te kontrolloj, te eksploroj, te sudjoj, te planifikoj, te shfrytezoj nentoken shqiptare te Detit Jon.
    -Meqense ne Marinze puna eshte shume keq;
    Kjo nuk do te thote qe te lejojme Greqine te zaptoj rreth 350 kilometra katrore siperfaqe detare dhe nendetare te sovranitetit shqiptar ne Detin Jon.
    -Meqense ne Marinze puna eshte shume keq;
    Kjo nuk do te thote qe te lejojme Greqine te bej te vetin edhe afro 25 kilometer det ne drejtim te veriut gjeografik, ne drejtim te Sazanit dhe Karaburunit.

    Te gjitha çeshtjet bilaterale te “zgjidhura” deri sot me fqinjin e jugut, gjithnje kane shkuar ne favor te Greqise.

    Meqense ne Shqiperi si pasoje e Korrupsionit Politik puna eshte shume keq;
    Kjo nuk do te thote qe, kete Shqiperi te vogel, te ndare, te copetuar, te mjere, ta leme te pambrojtur, ta leme ne zgjidhjet “teknike” te eksplorimit unilateral grek, ta leme ne duart e shovinizmit real grek vorioepiriot.

    SHËNIM 1.
    Shteti Shqiptar qe ne fillim i ka bere ftese zyrtare per te ardhur ne Tirane, kryeministrit grek, por Aleksis Tsipras qe ne lidhje me Shqiperine informohet nga zedhenesi i tij Vangjel Dule, po qendron ende larg.

    SHËNIM 2.
    Shteti i Falimentuar Grek [Për të Marrë (MONEY) nga B.E.] ka disa vjet qe po perdor: çdo forme, çdo menyre, çdo pretekst, çdo mashtrim, çdo çeshtje rajonale, me Turqine, me Maqedonine, me Shqiperine, si rreziqe te medha gjeopolitike per Greqine, per Ballkanin, per Europen.

    1. ceshtja e kufirit ujor ne jug te shqiperise, pra ne korfuz, eshte thjesht nje problem TEKNIK. ne kete bote ka disa rregulla te vendosura dhe te pranuara nga shumica e shteteve te kombeve te bashkuara. pra me anen e nje kompiuteri behet ndarja ne menyre te drejte. por !!!!!!!!!!!!!!!!!!!! problemi behet POLITIK kur je nje shtet kaq e dobet, sa vjen nje president i nje shteti tjeter dhe te urdheron te dalesh kundra ne cdo pikpamje nje shteti fqinj. ju lexoj shpesh se greqia ka probleme dhe ka konflikte me vendet rreth e qark. pa tju pyes shqiperia me ke e ka grure nga vendet fqinje? me malin e zi? kemi pretendime teritoriale keshtu qe jemi ne lufte. serbine? per hir te kosoves jemi tashme ne lufte. me FIROM ? ngjarjet e fundit me 20 te vrare treduan se jemi ne lufte. kush mbetet? greqia. qe ka ne gjirin e saj 2 milione arvanitas dhe 500000 shqipetare. o burra te luftojme kundra te gjitheve dhe ti mundim te gjithe. thuaj se i munde, me cfar do ti mbash me buke? apo do ti bejme me te varfer se veten tone? marrezija nuk ka fund !!!!!!!!!! por para se te nxirrni vrere, dhe te beni plane lufte, mire eshte te mendoheni qofte dhe nje minute. te thelloheni qofte dhe pak. po vijne KOHE TE EGRA rreth e qark NESH. KOHE QE DUAN NJERZ ME MENDJE TE NDRITUR, dhe jo sharlatane te modes, apo te kohes.

      1. Lexues Shqiptar says:

        Ti me pseudonimin “martin tepelena”,
        nuk je gje tjeter veçse nje Shantazhist,
        nuk je gje tjeter veçse nje Sharlatan Greko Maskara.

      2. SHQIPO, EUROPIAN says:

        @ [m.t],

        Ti individ shume i paqarte, konkluzionet i nxjerr shume lehte.

        Ne pak rreshta ti individ me shume pyetje,
        arrin lehte te zbulimet luftarake.

        Ne pak rreshta ti individ me shume pikeçuditese,
        arrin lehte te shantazhi i luftes.

        Çeshtjet do te zgjidhen vertet me shkronjen (L).

        Mos u tremb nuk e kam fjalen te lufta, fjalen e kam te (Ligji).
        Mos u tremb nuk e kam fjalen te lufta, fjalen e kam te (LAW).

        1.
        Çeshtja e kufirit detar ne detin jon midis Shqiperise dhe Greqise nuk zgjidhet me marreveshje te fshehta, por ne baze te Ligjeve.
        Eksperiencat praktike te zbatimit te ligjeve teorike, per kufirin detar realizuar midis Italise-Greqise dhe Turqise-Greqise sherbejne si referenca rajonale edhe per zbatimin korrekt te ligjeve ne kufirin detar Shqiperi-Greqi.

        2.
        Respekt reciprok nuk do te thote ligj absurd lufte i paabroguar nga Greqia edhe pas 75 vjetesh, por nenkupton qe te dy shtetet ballkanike Shqiperia dhe Greqia brenda vendeve t´u sigurojne qytetareve (shtetas & rezident) te gjitha te drejtat demokratike njerezore padallim origjine, kombesie, besimi fetar, etj dhe te mos nderhyjne ne punet e brendshme dhe te mos cenojne sovranitetin respektiv tokesor, ajror, detar.

  17. billy says:

    Mero nuk eshte ceshtje serioze kerkimi i naftes ne zonen ekonomike eskluzive dhe pretendimet territoriale ne rivieren shqiptare??!!!…cfare ke henger mbreme mo mero…lere qe problemin cam(ose te pakten pronat e tyre)e zerove fare…ore ca djathi hahet ne toskeri, mos eshte me hormone apo omgj qe jeni ftof kaq shume ne ndjenja…ore po kur vjen puna per luften (komuniste)nacional clirimtare e digjni vendin fare…nuk them mos ta digjni per shokun Lenin po digjeni edhe pak per flamur…

  18. mira says:

    Ne kete rast jam me Meron.
    Veçanerisht pargrafi i trete dhe kater eshte shume i rendesishem!
    I njejti shtyp hesht ne grabitjen qe i behet naftes brenda territorit shqiptar.
    Bankers, Sream oil dhe kompani te tjera po bejne masaker mbi naften,pasurite e pakta qe kemi dhe qe mund te bejne dicka per te ulur fukarallekun e shqiptareve, mjedisin, jeten e banoreve te zones dhe shtypi i pjerdhur shqiptar hesht.

    1. MIRI says:

      Une them qe te mos heshtim as per Marinzen.

      Une them qe te mos heshtim as per Detin Jon.

  19. skendi says:

    Po cfar deshe ti klysh greku tja falish detin grekut
    Ska lidhje sa koh iu dashka me bo eksperimente
    Ai eshte teritor i shqiprise dhe pik.
    A nuk ndejen turp me shkruajte ne favor te Armikut..
    E them armik se akoma mban ligj lufte kunder shqiprise.

  20. KALLO KALLOQERI !!! says:

    Sipas Medias Internacionale “The Economist” :

    Ministri i Brendshem dhe i Çeshtjeve Administrative te Greqise Nikos Voutsis deklaroi sot te djelen se: Greqia nuk ka me para per te paguar kestin e pare 300 milion Euro te Borxhit ndaj FMN qe duhet paguar deri ne daten 5 Qershor.

    Shuma e kater kesteve te Borxhit qe Greqia duhet te paguaj gjate muajit Qershor 2015 eshte saktesisht 1.600.000.000 Euro.

  21. tr says:

    Ne me Greqine aq sa grindemi, po aq dhe duhemi . Do te kaloje dhe kjo krize . Jemi mesuar tashme me cic mice .Ato e kane nga halli ,por ne nuk e kemi nga qejfi .

    1. 75 Vjet LIGJ LUFTE says:

      Ashtu eshte Greqia e do shume Shqiperine !!
      Sidomos ate qe quajne Voriosipiros,
      Gllaberimin e Shqiperise se Jugut,

  22. shvejk says:

    Akilis :me pelqen tentativa jote per te shkruar Shqip, je i guximshem. Por nje kshille mund te ta jap:Fillo te njohesh kufizimet e tua,ne rradhe te pare duhet te vendosesh kush eshte kombesia jote, pastaj duhet te mesosh historine e vendit tend , me pas te mesosh shkrim e kendim ne gjuhen tende se me kte menyre qe e shkruan ti Shqipen edhe te sharat te bejne per te qeshur. Me vjen keq akilis qe kesaj rradhe ju ka ngelur sharra ne gozhde , por keshtu e ka jeta , duke u hedhur hu me hu dikur ne nje hu do te ngelesh. Eshte e cuditshme se si ju Greket e “lashte” keni mbijetuar deri sot , por me sa duket kesaj rradhe do ti lani te gjitha borxhet. Mos mbani shpreesa te Rusia se ruset nuk jane budallenj, tashti edhe ata e dine se ju nuk i lani borxhet. Bejini derman vetes mos u merrni me Shqiptaret se ne jemi mesuar me varferi dhe nuk ja pertojme punes po ju qe jeni mesuar me prostitucion si do tia beni tashti qe ju ka kaluar mosha dhe nuk keni me kliente?

  23. illyrians says:

    Shvjek,
    te lumte, ishte pergjigja me e mire qe mund t’i jepje nje gerku si aqillis…!!

  24. kush eshte fajtori ? says:

    Eshte fakt qe kjo eshte loje luftash me problemet e fundit me Greqine por jane nga ato me zarar.

    Qe te japim nje mendim te qarte per kete problem duhet te shikojme dy etapa: para dhe pas 1992.

    Para 1992 me sakte para 1990 shteti qeveria e atehereshme ndonese udhehiqej nga ideologji e gabuar ( e ndikuar 100% nga faktori nderkombetar ) ne fakt kishte kishte nje shtet te organizuar mire ne ushtri-dipllomaci-sherbime secrete-arsim-shkence-kulture etj etj. dhe ne lidhje me provokacjonet e fqinjeve dhe te mbeshtetura edhe ndonjehere nga superfuqite,nuk e cante trapin fare (ne falni per shprehjen).

    Tragjikja sot eshte se sa me shume Shqiperia po behet si nje putane e nje bordelloje qe po e shkerdhejne dhe shtete te pjerdhura si Maqedonia apo Greqia..aq me shumee shan politika shqiptare,mediat,ca intelektuhale si Kadareja dhe ca ambasadore famekeqinj si Arvizu ,sistemin e enver hoxhes qe me thene te drejten ketyre serbeve,grekeve,turkoshakeve dhe islamikeve I qinte nonen..dhe kaq mjafton qe Enver Hoxha duhet respektuar vetem per kete trimeri te tij qe vetem ne kohen e Skenderbeut ka ndodhur.

    Le te kalojme pas 1990-92 ku filloi nje LOJE LUFTASH aq e ndyre sa po behet gjenerator per cerek shekulli per shume loje luftash te tjera midis te cileve dhe kjo me Greqine.

    Kjo “dirty job” nisi si loje luftash qe fshihej pas doctrines thellesisht antishqiptare te “dekomunistifikimit” te inspiruar dhe zbatuar nga dyshja famekeqe rajerson-elezbigberaj.

    Cdo shqiptar me intelekt mesatar e kupton qe kjo doctrine ishte gatuar ne guzhinat e beogradit dhe athines dhe e vuri ne zbatim banda e tropojes e dyshes kriminale Berisha-Hajdari dhe se fundi me dyshen poaq kriminale Berisha –Basha.

    Si rrjedhoje e kesaj doctrine nuk ka as shtet shqiptar,as dinjitet as ushtri,as ekonomi,as financa dhe as moral.
    Edhe pse jemi juridikisht ne Nato,me shume jemi nje territory nen mbrojten e saj se sa shtet qe jemi pjese e saj..dhe kjo matet nga fuqia ushtarake ku egzaktesisht jemi I vetmi vend ne bote pa ushtri..por qe do na mbroje…ushtria e grekut,turkut dhe italianit..ne rast rreziku…dhe ky fat eshte nje poshtrim kombetar me I keq se nje pushtim.

    Per kete aresye vetem nqs do analizojme, “lojen e luftrave” cerek-shekullore:

    1-miratimi I kolonelit janullatos
    2-perdhosja e autoqefalise Nolit
    3-futja ne konfernce islmike
    4-mbyllja perfundimisht e ceshtjes came
    5-miratimi I varrezave te usht.greke sipas VE
    6-shitja parcjale e detit jon
    7-lejimi I shitblerjes se skeleteve te shqiptareve
    8-perdhosja e lapidarit te presheves
    9-injorimi I UCK ( lul basha-shtepia e verdhe)
    10poshtrimi ne kumanove
    11-spastrimi etneik ne mal te zi
    12-vizita e turpeshme e erdoganit
    13-loja me dronin e beogradit
    14…nderpritet kjo liste per arsye kortezie

    Pra ne kete kuader kjo lufta Dule-Idrizi apo incidentet qe priten ne kanaline korfuzit e deri prane Sazanit
    eshte nje loje qe ka te beje me interesat e superfuqive ne kombinacjon me sherrret e vjetra qe kane shtetet e Ballkanit midis tyre.
    Nga gjithe kjo loje e HUMBURA ME E MADHE eshte Shqiperia per aresyet qe u thane me lart:

    Cfare duhet te bejne shqiptaret sot ??

    a- duhet te mos genjehen nga dordolecet edi rame & ilir meta

    b-Rreziku me I madh I shqiptareve nuk eshte as Greqia,asSerbia,as Turqia,as Arabia,as Rusia por SALIA

    c-pa u cliruar ai vend nga pushtimi berishist-bashist nuk do pushojne keto lojra me lufte

    d-investititori dhe aleati finacjar me ‘Strategjik” I shqiperise nuk eshte as Amerika,as Gjermania,as Italia,as Turqia por…jane mbi nje miljon Shqiptaret ne perendim qe jo vetem kane lene miljrada ne vlere pune dhe objekte para 1990 por dhe kane derguar biliona dollare kesh dhe ne forma te tjera qe po e mbajne ate vend gjalle jo vetem me vlera finacjare por dhe shpirterore & morale

    E fundit:
    Pa denimin e mostres Berishe & company dhe pa akuzuar dyshen Rama- Meta per tallje poshtruese me shqiptaret e ndershem per denimin e tij.
    Pa denoncuar dhe klanin e berishes ne perendim ku perfshihet dhe ambasdori Donald Lu te cilet po mbrojne hapur kriminelin me te madh qe ka nxjerre njerzimi kunder kombit shqiptar atehere keto loje luftash se shpejti do kthehen ne lufte reale si ne Lindjen e Mesme apo Ukraine..

    Era e barutit e 1991-1992 kur monstren berishe e prune nga beogradi disa sherbime sekrete eshte ne portat e shqiperise dhe pikerisht ne ate kanal ne fundin e L2B ndodhi incidenti Korfuzit..atehere edhe I sapo dale nga lufta kishte shtet shqiptar…kurse sot ky konflikt nuk eshte midis Shqiperise dhe Greqise ..por midis superfuqive …ku shqiptareve ja kane marre kalane me kohe nga brenda me kalin e Trojes qe eshte kryefelliqsira Sali Berisha I cili sot ka nje avantazh te madh…

    Ai e di sa ‘DIRTY JOB” kane bere miqte tane…qe po e mbrojne kaq shume…kete fuck burrin e shtetit te arvizuse..

    Cfare demesh I ka bere Salia atij vendi nuk ja kane bere as Serbia dhe as Greqia te marra se bashku per te gjithe kohrat….qe vetem Donald Luja dhe ato qe jane pas tij ‘nuk e dine”

  25. BESI says:

    IK BASTARD KOMUNIST RRAC JEVGU/EDVINI NA QELBE ME OPINIONET E TUA TE FELLIQURA PREJ SLLAVOKOMUNISTI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje