Dy hapat e rrezikshëm përpara të Veliajt

22 Maj 2015, 20:33Editorial TEMA
Dy hapat e rrezikshëm përpara të Veliajt

Nga Mero Baze

 

Kishte dy hapa të rrezikshme përpara në prezantimin e parë publik të Erion Veliajt në Top Story, që ndryshon nga fushata e Partisë Socialiste. Mori një pozicion të fortë politik ndaj fushatës së vet dhe kundërshtarit, dhe nuk mori përsipër çdo problem që ka Tirana, por vetëm ato që mendon se i zgjidh, duke bërë një premtim kundër asaj që ka bërë Rama, Berisha e Basha tek Liqeni, i cili duket si një premtim që “të ha kokën” në politikë.

Marrja e një pozicioni të fortë politik dhe akuzat konkrete, sidomos për atë që familja Berisha ka bërë në Tiranë si seksere e zhvillimit të saj, është një risi në raport me gjuhën e drunjtë që përdor kryesisht shumica kundër familjes Berisha dhe akuzave për korrupsion në përgjithësi. Nëse ka një mangësi në fushatën politike të PS-së, është mungesa e një nervi politik dhe një etikë e shtirë gjatë fushatës. Në fjalorin politik të shumicës kanë zënë vend fjalë parazitare të tipit “nuk merremi me kundërshtarin” apo “kundërshtari është në parti të gabuar” etj.

Veliaj për herë të parë ka bërë akuza të qarta për familjen Berisha, për rolin e familjarëve të tij si sekserë të Tiranës, për histori që janë zhvilluar para syve tanë për pallate që i bllokonte Berisha se rrezikonin sigurinë kombëtare, pastaj i zhbllokonte, dhe Shkëlzeni është sot banor i atij pallati tek Liqeni. Akuzat konkrete të Veliajt në këtë pikë janë të rëndësishme, pasi ato janë në të vërtetë dhe problemi real që ka shumica në luftën politike me Berishën.

Veliaj po ashtu bëri një hap të besueshëm përpara kur iu shmang deklaratave parazitare të shumicës dhe për kundërshtarin e tij, duke e bërë bozë me profesionin e tij si gjinekolog, i cili ka bërë më shumë eko grash në fushatë elektorale, duke na treguar si kanë lindur, sesa ka bërë realisht në Maternitet. Të thuash që një gjinekolog u ka shërbyer grave, është sikur të thuash që një kamarier u ka shërbyer kafe klientëve. Deri këtu nuk thua asgjë. Ajo që duhet thënë për sistemin korruptiv të shëndetësisë në Shqipëri, është se doktor Halimi është nga simbolet e korrupsionit në Shqipëri, se ka shfrytëzuar postin zyrtar si drejtor i Maternitetit më të madh në vend, për të ndërtuar klinikën e tij private. Modeli i shëmtuar i shërbimit të biznesit të tij përmes një posti shtetëror është dhe modeli më i shëmtuar i kapjes së shtetit në Shqipëri. Halim Kosova është një simbol në këtë çështje. Ai nuk ka nevojë të të marrë lekë në Maternitet, nëse ndihmësja e tij të çon mbasdite tek klinika e  tij, pasi “spitali nuk ka kushte”, siç të çojnë mjekë të tjerë tek skanerat e tyre, siç të çojnë kirurgë nga publiku tek privati për një korongrafi apo traumë çfarëdo.

Ky dimension politik po i mungonte fushatës dhe dukej sikur ajo ishte një garë njerëzish të mirë, që po i prishin partitë. Marrja e një pozicioni ndaj kundërshtarit të tij ishte ngjyrosja e parë reale e fushatës me një pozicion politik të qartë. Dhe në këtë pikë ai kërkoi që dhe kundërshtari i tij të mos fshihej pas baracaletave banale, por të jepte gjykimin e tij për Berishën, Bashën, Ramën dhe sidomos për problemet që kanë shoqëruar qeverisjen e PD-së, që nga Gërdeci, 21 Janari dhe Rruga e Kombit e deri tek borxhet në të cilat e zhytën Shqipërinë.

E dyta gjë që më ra në sy, ishte se Veliaj nuk mori përsipër çdo problem të Tiranës. Ai nuk mori përsipër tramin, metronë, apo projekte madhore për qytetin, por gjëra konkrete që beson se i bën. Ndër to, mori një zotim të fortë, për të cilin shumë njerëz kanë dilema. Ai premtoi se në mandatin e tij nuk do të ketë leje ndërtimi tek zona e Liqenit dhe se do të bëjë betejë me ndërtimet aktuale. Beteja mund të jetë ligjore, politike, administrative apo e çdo forme tjetër, për të cilën ai natyrisht nuk mund të japë sot verdiktin. Ajo që ai ka në dorë dhe është përgjegjësia, të mbajë fjalën se nuk do të japë më leje dhe se do të ndryshojë planin rregullues në këtë funksion.

Kjo është diçka që do matet konkretisht. Marrja e këtij zotimi është mbi të gjitha një sfidë jo vetëm për të si administrator i Tiranës, pro dhe për kauzën që i bëjnë si një politikan dipedent prej Ramës. Nëse ai e bën këtë, ka të drejtë të na bëjë të rindryshojmë formulimin tonë për raportet e tij me Ramën.

Projekti i madh i Liqenit, ka qenë në vitin 2008 siç thotë Bojaxhiu, një konsesus i heshtur i Ramës me Berishën, por nuk ka qenë kështu si është katandisur. Bojaxhiu reagoi me zemërim ndaj tij, pikërisht se nëse Veliaj i qëndron atij premtimi, ai eklipson kauzën për të cilën shumë qytetarë mbështesin Bojaxhiun. Kjo ka qenë një zonë e re zhvillimi, me kulla të larta dhe një koncept të ri për gjithë zonën. Basha e transferoi në një ofertë kilenteliste siç thotë Veliaj, të diktuar nga Shkëlzeni. Premtimi i tij është që do të ndalë çdo zhvillim të mëtejshëm të saj dhe do bëjë betejë për çfarë është bërë. Kjo është një sfidë jo vetëm urbane, por edhe politike me të, nëse biem dakord se aty kanë futur duart në një farë mënyre gjithë kryeministrat dhe kryebashkiakët. Nëse bën një hap përpara në këtë drejtim, ka bërë më shumë se një hap si kryebashkiak. Është dhe një hap për t’u ndarë nga politika e shkuar. Është një premtim i rrezikshëm në një vend që vuan nga mosbesimi për gjithçka, por dhe një shpresë reale nëse ia del ta mbajë.

48 komente në “Dy hapat e rrezikshëm përpara të Veliajt”

  1. antishpellar says:

    Mero analize e sakte. Besojme se veliaj do i realizoje premtimet kur te zgjidhet kryebashkiak. Tiranes i duhet modeli i punes dhe shkollimi i tij ne shba.Eshte e domosdoshme te eci perpara tirana dhe te terheqe pas gjithe vendin.

    1. dr zhivago says:

      ky ketu poshte eshte akoma ma I rrezikshem se asht mor me qen goca dhe qen cuna…hapi I dyte eshte haleja e gjyshit halimit ne kavaje

      Për dikë që s’di,
      të artikulojë,
      duhet ta përdori,
      heshtjen si mburojë!

      Kam thënë për Halimin,
      që s’ngitet kollaj,
      por që bën estradë,
      s’i ka njeri faj!

      Vetëm për dhjetë ditë,
      aq gallatë ka bërë,
      sa s’ka bërë dot Koçua,
      për një jetë të tërë!

      Por flas për Devolen,
      kripën e e humorit,
      që s’e kapi kurrë,
      stekën e Doktorit!

      Nëse gjithë fushatën,
      e kthen në gallatë,
      më e mira fare,
      të mos bësh fushatë!

      Të gjithë ja ndjejnë
      Doktorit lezetin,
      kur çdo gjë e lidh,
      me maternitetin!

      Dëgjo e dëgjo,
      dhe hajde ta dish,
      pse i mba Halimi,
      njëmbëdhjetë këlyshë!

      Dëgjo e dëgjo,
      edhe lot nga mendtë,
      s’dimë kë do më shumë,
      njerëzit apo qentë!?

      Në fakt është Halimi,
      Njëshi në klinikë,
      po nuk ka aspak,
      staturë në politikë!

      Kur nuk ke staturë,
      është shumë e vështirë,
      dhe s’mjafton të jesh,
      vetëm burrë i mirë!

      Biles veten krejt,
      ai ka minuar,
      kur me Luli Bashën,
      e ka barazuar!

      Kur me një dështak,
      barazohesh ti,
      duket sikur humbjen,
      kërkon me qiri!

      Po the “jam si Basha”,
      kot mundohesh, kot,
      se përtej të djathtës,
      s’merr dot asnjë votë!

      Them do t’i kushtojë,
      kjo gjysmë shaka,
      se këtu e djathta,
      vota shumë s’ka!

      Ty prandaj të vunë,
      në listë të Tiranës,
      të merrje ca vota,
      nga e majtë e Ramës!

      Mbase ka e majta,
      njerëz të lëkundur,
      por një votë djathtas,
      është krejt e pamundur!

      Humbjen tënde vetë,
      paralajmëron,
      gjersa tej Lulashit,
      asgjë nuk premton!

      Por rruga e Lulit,
      është një rrugë e humbur,
      ndaj dhe ti Doktor,
      e ke të pamundur!

        1. Pet Sitter Locator says:

          Ke shume te drejte komentuesi nga Cana daja

          Halimi per ate “dy gisht vend” sic i thone vagines eshte doktorr i mire po pre fushte elektorale eshte idiot ke te drejte.Ja shiko ketu poshte cfare budallakijes ka thene sikur behet fjale per drejtor te shkollese se qenve dhe jo per bashkine e Tiranes.

          Pjesë e shkëputur nga biseda e doktor Kosovës me ambientalistët. Përveç batutës se: “Se syri im në klinikë ça s’ka pa”, më poshte po ju rendisim edhe disa të tjera.
          “Kush e gjen cili ka qenë numri më i madh i qenve që kam mbajtur në shtepi, deri në mëngjes të rrini nuk keni për ta gjet dot”.
          “Kisha një çun një goc, qen. Vër, vër, vër, duke ndenjtë bashkë, kur më vjen nusja dhe më thotë hajde, hajde, shifi, shifi. Dal aty unë, 4 këlyshë, njëri më i bukur se tjetri.
          Tani u rritën një çik, punë e parë në këtë rast, se u bënë 6, duhet të durosh pak, dhe filluam burrë e gru duke marrë historitë e familjeve të mia që mund t’ia besonim këlyshët e qenit.
          Mirëpo vinin këta shokët e mi dhe miqtë dhe unë shkoja te prindërit për t’ua marrë këlyshin. Sinqerisht, nga instikti ose më dukej sikur po i merrja kalamanin ndonjë gruaje në maternitet. Sesi më shifte nëna, nuk më thoshte gjë, por sesi më shifte, sikur më thoshte ma more. Dhe e lejsha prap. I thosha më fal, por nuk ia marr dot.
          Duke e shtyrë, duke e shtyrë, më thotë nusja surprizë, hajde në taracë shpejt. Kur shkoj shoh që kishin bërë dhe 5 të tjerë. M’u bënë 11 qen, pra 9 kalamaj, e burrë e gru”. “Fjala sterilizim, u bë një nisëm dhe shkova në QSUT.
          Nuk e di kush më ka taku po deri në 2 të mëngjesit kam qenë në spital. Se situata ka qenë e rënduar. Shifja tufa qensh nëpër spital.
          Kishte nga ata që thoshin shefo nesër t’i palosim. Jo, më gjeni mënyrë tjetër si t’i heqim nga spitali dhe më pas Ministria e Shëndetësisë financoi pranë bashkisë për të gjetur shiringa të cilat i venin në gjumë për t’i dorëzuar në qendrën që ju keni krijuar.
          Fjala sterilizim tingëllon pak keq sepse se për zanatin që kisha më dukej sikur po sterilizoja burrat e qytetit.

    2. tekniku says:

      Mero, mos na fyej dhe ti inteligjencën!
      E para:
      “Betimi” i ERIT për të anulluar lejet (apo pezulluar, apo kuediunë) është tallje; bllokimi apo anullimi bëhet vetëm me proces gjyqësor, dhe procesi gjyqësor nuk ka pse pret që ERI të votohet, e pastaj ta bëjë padinë!
      E dyta:
      Bllokimi apo shtetëzimi, apo prishja etj mund të bëhen në çdo moment prej qeverisë, por me kosto financiare të mëdha, pasi nuk mund ti prishësh investimin një grupi biznesmenësh të tillë e të mos i dëmshpërblesh sa qimet e kokës. Nqs Erioni, duke qenë bishti i deklaruar i Ramës mund ta ketë këtë alternativë, e kuptoj, por nuk besoj se u intereson shqiptarëve kjo blerje e shtrenjtë (megjithatë nuk besoj tek ky skenar, pasi nuk besoj se këta biznesmenë janë më të dobët se vëllai i Koço Kokëdhimës).
      Ky personazh kauçuku po tregon në mënyrë të vazhdueshme që ka një talent (kupton se çfarë duhet të thotë për të bërë përshtypje tek sa më shumë njerëz, por nuk ka thellësinë dhe integritetin e mjaftueshëm që të jetë i logjikshëm, i qëndrueshëm, i besueshëm.

      P.s. ata njerëz që zgjedhin Bojaxhiun nuk do e votojnë këtë të fundit sepse besojnë se do bllokojë ndërtimet e përmendura (madje të jesh i bindur që të gjithë janë të bindur që ato objekte nuk zbrapsen – kanë marrë edhe bekimin), por për shumë arsye të tjera…

      Po zgjatem, por do shtoja dhe diçka – ka një populizëm ekstrem kur flitet për pallate e për leje ndërtimi; Tirana nuk i ka problemet prej ndëtimit të pallateve, por prej sistemimit të territoreve të lagjeve apo standartit të shkelur, apo lejes së pamenduar – ndryshe nga çduket, lejimi i ndërtimit do krijojë edhe standarte lëvizjeje, shërbimi e shplodhjeje më të plota, nëse legjislacioni zbatohet me kujdes.

      1. Iliridistan says:

        U dhjefsh ne gjume ti.
        1. Bashkia ka dhe te tjera meknizma ne dore per te anulluar nje leje ndertimi kur nuk jane respektuar paramettrat teknike ose projekti.
        2.kur ka shkelje te ligjit dhe me vendim gjykate sanksionohet kjo , investitoret marrin ate gjene qe hane grate naten.

        1. tekniku says:

          Kisha nje koment te pershtatshem per ty (qe i pershtatej etikes tende dmth), por Mero qytetari nuk e publikoi… dhe cudi, se kete bajgen tende e ka publikuar nderkohe.

    3. erind says:

      Para se te pyese Halimin per Gerdecin Erioni duhet te pergjigjet perse PS emeroi avokatin e fatmir mediut si anetar te KLD. Para se te pyese Halimin per 21 janarin Veliaj duhet te distancohet nga Meta per korrupsionin e te cilit u vrane 4 njerez. Duhet te distancohet edhe nga Rama i cili del ne poza elektorale me njerin nga gardistet e grupit te zjarrit qe akuzohet se ka qelluar mbi turmen. Nuk do ishte keq te thoshte edhe cfare u be me akuzat per Casino Austrian qe deri dje ishte e lidhur me berishet ndersa sot vazhdon punen e qete se eshte lidhur me ramet. Duhet te na thote cfare u me Fazllicin qe deri dje ishte sekseri i Berishes dhe sot merr kontrata nga Rama. Duhet te na thote cfare po ndodh me skemen mashtruese te rimbursimit te ilaceve.

      1. kishim nji lul, tani u shtu edhe nji lul velia says:

        Tamam e ke thene Erlind. Keta rilindasit mire qe na kane bere te huaj ne socialisteve, mire qe i harruan gjithe premtimet per drejtesi, por do ti qe kur duan i kujtojne keto krimet e te tjereve. Po kur vjen puna te Ilir Meta, Mediu dhe Idrizi na dalin neper fotografi me dhembet jasht. Voten time partia socialiste ta shohi me dylbi per sa kohe jane keta dylberet ne krye qe na genjyen.

      2. emigranti 1 says:

        Shkrimi juaj Mero eshte i goditur dhe si heq nje presje.
        Desha te kujtoj o “erind” qe, kto zgjedhje nuk jane politke qe
        bon pytje leshi per erjon velin.Pa aleancen me Ilir Meten ishte
        e pa mundur te thynte qafen vampiret e oborrit Berisha-.
        Duhet te forcohet shteti ligjor dhe pastaj çdo gje vjen per rrje-
        -dhoj.Qeveria eshte si puna e rrulit qe shton rruget,ecen ngadal
        por po te zuni poshte ,mjere Ai.Motorret jane ndez dhe te gjith
        ata qe kan bo krime shume shpejt do ti shohesh mbas hekrave.
        Per fat te keq njerzit ne shqipri jane mesuar me ish Kryeministra
        qe bojn Prokurorin gjykatsin policin sherbimet sekrete etj.
        maloku i shkerdh……sa here kap policia nji hajdut, del ne
        parlament dhe akuzun Kryeministrin,..ti..i thote e ke fajin.
        Vazhdo tallu edhe pak me njerzit qe i ke vene Bisht si majmunve
        se ora hakmarrjes popullore po afron o.klysh i kuq !

        1. per emigrantin says:

          Ti emigrant kundershton pyetjet e Erlindit. Por eshte Erjoni qe i bente keto pyetje politike Halimit para pak ditesh. Por keshtu eshte kur mbeshtet kandidate dhe nuk e ke idene cpo ndodh. Erjoni dhe Rama qe thone qe sjane zgjedhje politike, kane 1 jave qe po bejne pyetje politike, dhe akuza politike. Dhe gjithe qeveria eshte perfshire ne zgjedhje. Sa per Ilir Meten i doli boja justifikimit qe duhej. Dhe kur tha Nasip Naco para 23 qershorit qe LSI do merrte 40% te administrates, Rama e kundershtoi me force deklaraten e Nacos. Kurse tani ka dale qe LSI po merr me shume se 40% te pushtetit. A ka marreveshje me te qelbur sesa ti japesh gjysmen e pushtetit lsise shpk. A ka ndonje shtet ne bote qe nje parti e vogel te marri 40% te pushtetit qe para zgjedhjeve. Neper ferrat e lalezit me kontrabandistin e zemunit ne oret e vona te nates. Apo Kocoja superdeputeti qe as fut hundet ne cdo ferre te jugut. Ti emigrant vazhdo andej se po i heqim neve ketej mashtrimet e 23 qershorit.

          1. emigranti 1 says:

            Per disa gjera ke te drejte.mjerimin e shof se nuk jetoj ne mars,
            erjoni mund ti beje pytje politike kundershtarit vet,per te par se cmendon
            per 21 janarin etj, sepse ishte banda halimit ne pushtet dhe jo e erjo
            ……durim i dashur dhe shpresojm per me mire,zoti te bekoft.

    4. Luli i Rames quhet Erjon says:

      Velia nuk ben asgje pa lejen e Rames ashtu sic Luli nuk bente asgje pa lejen e Berishes. Ashtu sic mediat fashiste te se djathes deri dje ngrinin mitin e personalitetit te Lulit, ashtu edhe sot disa media te majta po mundohen me kot te ngrejne personalitetin e Velias. Nderkohe qe publiku e di fare mire qe Velia eshte katapultuar dhe madje edhe arritjet ne ministri jane nje mashtrim i madh.

      Deklaratat e Velias per ndertimet te liqeni nuk jane nje qendrim i tij sepse asnje fjale e tij nuk eshte e tija por e Edi Rames. Por tashme Bojaxhi qartazi po merr votat e te majteve edhe pse e kunderta duhet te ndodhte. Kjo sepse te majtet jane me te paperfaqesuar tek Velia sesa te djathtet tek Halimi. Dhe pak dite pasi Bojaxhi filloi fushaten kunder ndertimeve tek liqeni, Erjoni vrapon te dubloje Bojaxhin sic ka bere tere karrieren e vete. Tirana ka nevoje per nje figure qe te kete personalitet dhe megjithe te metat e tij, Bojaxhi nuk krahasohet me nje veline qe aktron nga mengjesi deri ne darke.

      Velia mashtron ne reklamen e tij qe ka rritur pensionet , nderkohe qe edhe Saliu qe e shkaterroi Shqiperine i rriti pensionet shumefish me shume, dhe Erjon Brace atehere e quante indeksim. Kurse Erjoni qe nuk i ka rritur as gjysmen e Saliut, i quan pensionet e rritura. Ky eshte nje mashtrim tejet i rende sepse pensionistet jane votuesti numer nje te partise socialiste, dhe ti mashtrosh ata ne keto momente duhet te keshe pafytyrsine e nje veline.

      Erjoni deklaroi tek Eni Vasili qe kishte leke vetem per nje zyre pune, por beri 5 zyra pune. Harroi Erjoni qe zyrat e punes u bene me donacione te zeza, ne kundershtim te plote me ligjin, kryesisht te sponsorizuara nga Luan Bregasi me shoke. Asnje biznesmen nuk jep leke pa marre favore, dhe kete e di mire Edi Rama dhe Kocoja. Edhe Luan Bregasi qe kontriboi “falas” tani u shperblye nga Rama duke u futur si keshilltar bashkiak pa pasur asnje lidhje me partine socialiste. Pra klientelizmi i Rames vazhdon po njelloj, dhe Erjoni keto fenomene te renda te Rames i quan arritje te tija personale. Te pakten Erjoni kur kerkon donatore te beje nje lajmerim ne gazeta, sepse akoma nuk e dime sesi e morri vesh Luan Bregasi qe kerkoheshin donacione per zyrat. Kjo tregon edhe nje here nje ekip klientelist te Rames qe punon me telefona dhe jo me ligje.

      Sondazhi i IPR tregoi qe socialistet po rebelohen ndaj Rames, sepse Rama imponoi kandidate kunder vullnetit te PS. Sipas ketij sondazhi, 1 ne 4 socialiste refuzon te votoje Velian.

      Ne Tirane ASHE fiton 60% te votave, kurse Velia merr vetem 45.5% .
      Pra 25% e socialisteve refuzojne te votojne Velian.
      Ne Durres ASHE fiton 57% , kurse Dako merr vetem 51%.
      Ne Shkoder ASHE fiton 43.5%, kurse Bazhdari merr vetem 40%.

      Nuk eshte cudi rebelimi ndaj Erionit, pasi edhe sondazhet e PS treguan qe socialistet as nuk e donin te konsiderohej ne Tirane. Kurse te preferuarit Majko dhe Klosi u ekzekutuan nga Rama pa as me te voglin justifikim.
      Nje gje eshte e sigurt, qe socialistet qe nuk e votojne Erionin nuk u mungon njohja per Erionin, perkundrazi ata e njohin shume mire.
      Erioni u vu deputet i sigurt ne listen e PS menjehere pas deshtimit te g99. G99 garoi me miliona euro mbeshtetje qe kishte prej kohes se Mjaftit, por morri aq vota sac kishte anetare kryesie.
      Por Erioni thote qe eshte krenar sepse ju afrua 1 perqindshit te votave, por ne fakt as 1 perqindeshin nuk e fitoi, por e morri ne Berat duke kandiduar nje figure te PS Pilo Kerin. Pra Erioni beri fiks ato skemat qe denondonte 10 vite me rradhe kur ishte tek mjafti, dhe prapeseprape deshtoi.
      Erioni thote edhe qe g99 ju vodhen votat dhe gjithmone merr shembullin e Beratit, sepse serish ishte I vetmi qytet qe morri votat e Pilos dhe ka pafytyresine I quan votat e tija.
      Pas 23 qershorit gjithe anetaret e kryesise se g99 u emeruan ne bllok drejtora te rendesishem nga Rama. Nderkohe socialistet e motshem u lane rrugeve sepse ata nuk e kishin share partine socialiste sic kishin bere keta te g99 per 10 vite me rradhe.
      Kur kryesia e g99 u bene drejtora, nuk mund te pranohej qe kryetari i ketij grupi drejtorash pa vota te behej me pak se minister. Prandaj Rama serish i vuri doren dhe e shtyu edhe me lart Erionin, pa marre parasysh partine, demokracine, nje anetar nje vote, transparencen, kontributet, e te tjera si keto qe Rama i reciton si bilbil kur flet ne televizor.
      Por prape dashuria per Erionin ishte e pashterrueshme. Si minister Erionit ju bene te gjitha sherbimet qe te dukej minister. Rama per dy vjet me rradhe morri pjese ne eventet e Erionit me shume se ne ministrite e tjera te marra se bashku. Erionit ju dha edhe ligji i dosjeve qe u quajt “ligji Velia” edhe pse ministria e Erionit nuk kishte kurrfare lidhjeje me kete ligj. Si shembull u morr Gjermania, por ministria e Erionit nuk kishte lidhje me shembullin e Gjermanise. Rendesi kishte qe ai te dukej minister por ja qe 1 ne 4 socialiste nuk e hengren as kete llokume.
      Nuk eshte aspak cudi qe PS te fitoje edhe te gjitha bashkite, sepse socialistet kane qene gjithmone shumica ne vend. E vetmja menyre sesi Berisha ka fituar ka qene duke vjedhur votat, ose duke blere LSI-ne. Para ca vitesh Berisha e bleu LSI-ne duke i ofruar 20% te pushtetit. Pastaj ne Lalez Rama i ofroi LSI-se dyfishin e Berishes, pra 40% te pushtetit, dhe s’do mend qe nje parti SHPK s’mund ti rezistonte nje oferte te tille.
      Tashme e vetmja shprese e vendit jane socialistet, por Rama po e shkaterron partine me velinat e tij. Prandaj socialistet jane per tu pergezuar per kete emancipim, qe nuk po e ndjekin qorrazi Ramen ne keto turpe qe po ben. Keto zgjedhje nuk i organizon Berisha prandaj fitorja eshte e sigurt. Fitorja e vertete eshte qe Rama te marri shuplakat mbrapsh sic i morri Berisha sepse keshtu nuk mund te vazhdohet me.

      1. Shqiponja dykrenare says:

        Jam shume dakort me kritikat e bera nga nje socialist i mirefillte .Kjo eshte e verteta e Erion Velise .
        Eshte shume e cuditeshme perse Rama duhet ti beje aq shume privilegje ketij qe nuk ka bere as shkolle ,as pune ,por disa afere te pazbulueshme te Sorros .
        Eshte nje turp i madh per Shqiperine ,qe te ngrej lart nje trap si Erioni ,kur ketij vendi nuk i mungojne inteligentet e saj .
        Vetem me vote tone do te marrin shuplakat e merituara te pamerituarit !!!!!!!

  2. FBI says:

    Jam shume Dakort me Meron ketu, dhe une e ndoqa me shume kujdes Intervisten, po prisja me vemendje te madhe ca do thoshte per pallatet te Liqeni, dhe Erjoni nuk me zhgenjeu, ne pergjithesi ato qe tha ishin shume te sakta dhe Reale, une kam qene ne medyshje te votoja per Erjonin apo Bojaxhiun, do votoj per Erjonin, te shohim ndoshta i mban premtimet, Komunikimi me pelqeu, dhe mund te them se ishte shume me i mire se i Edi Rames, ndoshta Erjoni eshte nje Politikan qe mund ta coje kete vend te Shkaterruar perpara, me te pare e me te bere thote populli!!!

  3. nardi says:

    Uroj dhe besoj se do ta mbaj fjalen.Duket djale i sinqerte dhe puntore.

  4. s.h. says:

    Mbreme qe degjoja Veliaj te fliste ne kete menyre … menjehere mendova qe stafi Veliaj duhet te mendoj seriozisht per sigurine e jetes se kandidatit per kryetar bashkie te Tiranes ….Sic ka thene me te drejte R.Saviano , Shqiperia e sotme , pak ndryshon nga Italia e ” Gli anni di piombo ” ….!

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      mos ja qaj hallin se cfare tha e brockullisi i ka thene me lejen e kupoles, te gjithe e dime qe sdo beje asgje, ose do beje deri aty ku ja kane vene kufirin. pjesa tjeter eshte teater me kuklla. eshte thjesht nje zgjatim i rames ne bashkine e tiranes keshtu qe mos ja kini merakun se ka lejen dhe mbrotjen e bablokut te modh.

  5. Grideria says:

    Tirana duhet ta votoje masivisht Erion Veliajn. Mos votoni Halimin, ate qe ka bere tere ate spital privat me gjakun dhe djersen e shqiptareve te ndershem.

    1. Sit back.. and ..relaks says:

      Tani procesi i lindjes ka dhe pak gjak edhe ca djerse kjo eshte e vertete. Si tja beje halimi qe tjai nxjerri bebet pa gjak e pa djerse? Ju beni bum bum pastaj qaheni pse na merr lek gjinekologu, po ca te beje, ta beje punen veresie?

  6. kingu says:

    Shume e sakte analiza..Alimi nuk eshte ashtu si presantohet nga shumica..Erioni per ere te pare foli troc se kush eshte ne te vertet Alim Kosova..Ai eshte nje hajdut jo i vogel dhe duhet thene ne sy..Ne se i realizon ato qe tha ne nuk duam me shume..

  7. muti shan kaken ,mbetet moral perralle,idiotizmi i mediave eshte se tregojne histori qe i jetojme dhe kuptojme vete,por sipas oreksit te tyre, mendoj qe eshte nje injorance ne interpretim te fakteve pro ketij apo atij qe perkthehet nga qytetaret e tiranes muti shan kaken ,dhe duhet te zgjedhim midis te dyjave se kush mban ere me te keqe por gjithesesi mut mbetet

  8. mero says:

    Ua, Mero, sa i pamvarur je ti. Ha ndonjen kocke nga Meta Mero,dhe mos u shit si njeri me integritet. Ti nuk je Lubonja, ti nuk je Ngjela(shume e veshtire te behesh,me mire mos e provo)ti je ai femija qe merr lepiresen e fundit qe te afrohet.

  9. sh says:

    Erionini eshte nje karabush ,ndersa Bojaxhiu duhet te jete e ardhmja e vendit .

  10. AGIM ALIAJ says:

    PREMTIMET JANE KOKEFORTE NGA KY DJALE TIRANAS.NGA GOJA E TIJ NUK KA DALE ESNJE FJALE TE KEQE PER RIVALIN E TIJ.CDO KANDIDAT BENE FUSHATEN E TIJ AMBICIOZE PER TE DALE NE FITORE. SHPRESOJ SE ME AKTIV DHE ME PERSPEKTIVE ME TE QARTE ESHTE Z. VELIAJ PER ARESYE SE ESHTE VERTETUAR PUNA E TIJ KUR ISHTE MENISTER.UNE JAM NGA VLORA POR KAM BESIM SE TIRANASIT DO TE JENE ME TE VENDOSUR PER Z. VELIAJ.ZOTI QOFTE NE FITOREN TUAJ Z, VELIAJ!

  11. sit... back..and relaks →→→ says:

    analize e njeaneshme. nqs pacientet shkojne nga materniteti tek halimi meqe materniteti nuk ka kushte ath une nuk e shikoj ku qendron problemi. nqs njerezit kane nje alternative me te mire dhe te perballueshme per ta pse mos shkojne tek halimi, glozheni apo aqifi. ti thua i con sekretaria, po sekretarja nuk i con me dhune o zoti Mero, ata e pyesin dhe ajo ja u sugjeron, cte keqe ka ketu. si halimi ka dhe klinika te tjera ne tirane dhe qe te gjitha jane te zena me paciente, nuk jane bosh asnjehere, pra infermieret apo sekretaret e spitalit shteteror nqs spitali nuk ka kushtet ju sugjerojne pacienteve klinika te ndryshme private, kjo ndihmon pacientin mos sorrollatet lart e poshte por te shkoje tek ajo klinike qe preferon. arsyen se pse percillen tek privati dhe pse spitali shteteror nuk ka kushte kerkojani ministrise se shendetesise dhe qeverise e cila ka dhe ajo hisen e vete ne kete histori. arsyen se pse zgjedhin halimin dhe jo nje privat tjeter kerkojeni tek ekonomia e tregut dhe ligjet e saj. mos perbaltni sikunder sali berisha perbalte te tjeret ne kohen e tij pa fakte te mireqena. nqs ka fakte cojini ne prokurori nqs ska qepeni.
    Sa per premtimet e veliajt ato jane premtime te rames e jo te veliajt, veliaj nuk nxjerr nga goja asgje qe nuk ka aprovimin e rames pasi rama eshte ai qe ka vulosur e dyllosur marreveshjet nen rrogoz me personat e interesuar per ndertimet tek diga apo kudo tjeter. veliaj si skuth qe eshte nuk do mbaje asnje premtim por do thote qe ja une luftova po drejtesia e saliut nuk na la te mbanim premtimet etj etj etj. reforma ne drejtesi nuk do behet deri sa te mbarojne te gjitha projektet qe saliu-basha-rama kane ne plan per te mbyllur, dhe me sistemin aktual te drejtesise rama ben sikur lufton por gjykatesit e saliut e bllokojn dhe keshtu me rradhe. kur te mbarojne planet qe kane e marrveshjet qe kane bere paskesaj do merren me drejtesine. pa u kopsitur gjithe pislleqet qe kane bere te dy krahet nuk behet reforma e drejtesise ne shqiperi. veliaj eshte thjesht nje rrondele e vogel ne ingranazhet me te medha te mekanizmit qe kontrollon sistemin ne shqiperi.

  12. nam says:

    Sa te poshter jemi ne shqiptaret, sa shpifes…

  13. skeptiku says:

    e thena me te bere jane sh larg,,,
    nuk besoj qe erioni te prishe ndertimet ne liqen…

  14. semanjaku says:

    Me pelqeu, e kam takuar edhe me pare por mbreme pash nje politilan te se ardhmes. Lirshmeria ne te folur njohja e prolemeve,angazhimi per zgjidhjen e atyre me urgjente,programi afat shkurter dhe afat gjat,stafi me te cilin punonte, guximi per te vepruar ne disa zona te nxehta te krjojne besim se do jete kryetari i duhur i bashkise se Tiranes.

  15. Fieraku 71 says:

    Jeni mbledhur nje tufe maskarenjsh me ne krye(jo sokol ballen) mero bazen dhe masturboheni duke share dr halimin
    Tju vije turp qe doni njerez qe skane punuar asnje dite dhe skane asnje kredit personal.

    1. @prej fieri says:

      Pse qeke nxef kaq shume o ti i fierit.
      dr. Halimi vete, nuk merzitet fare edhe pse e di qe nuk ka shanse.
      Mblidhe mendjen po qe se je burre…

      1. Fieraku 71 says:

        Sepse e kam pare vete kur me ka lindur femija tek materniteti i vjeter.
        Kur u dhash leke mamive thane jo keshtu se na hoqi halimi nga puna.
        Nuk eshte fushate e zgjuar te pergojosh halimin se je i humbur duke filluar nga merua.
        Erjoni ka dy modele:rama dhe meta(njeri me dhe tjetri pa bllok ne dore)
        Ishit mire kur filluat qe eshte moshe e madhe,jo energjik etj bullshit-ra kunder dr halimit.

  16. Tarasi says:

    Te jemi te qarte :
    Nderimet qe gjoja “nuk do lejoje” Veliaj do te behen.
    Veliaj e ka qe tani alibine : i lejoi Gjykata e korruptuar.

  17. mali says:

    Analize e sakte,argumentuese,bindese per premtimet,per gjuhen dhe adresimin qe u ben Erjon Veliaj problemeve,defekteve ,[prapesive,devijimeve e shemtimeve qe i jane bere Tiranes ne keto vite me ndertime e leje qe i kane zene frymen kryeqytetit.Veliaj eshte djale i sinqerte,inteligjent,me ide dhe vizion perendimor per zhvillimin e qytetit,me dashuri e respekt per kete qytet ku ka lindur dhe ku ka shitur edhe fiq dhe qe Erjoni ndihet mire qe per tew plotesuar nevojat ekonomike te familjes ka punuar se puna nuk eshte turp dhe me te drejte qe ben paralelizim me jeten e djalit te Saliu qe ben jete perrallore nen hijen e babait kryeminister qe ishte nje nga shkaktaret e tragjedise se Gerdecit dhe qe Saliu pa pike turpi ka derdhur vrer ndaj Erjonit se eshte nga te pktit djem qe s,i eshte trembur syri nga te medhenjte e vendit,qofte nga Nanoja qe pas presionit te mjatit me thirrjet” Nano ik” theu qafen ,por edhe nga z.Sali qe s,ka si te mos hakmerret ndaj Erjonit,sepse ky djale i guximshem i ka bere aktakuzen me te drejtperdretjte Saliut per gjemat qe i ka bere popullit dhe Saliut i mbeti mendja te dasma e Erjonit,qe ne fund te fundit dasme beri,u martua duke thirrur miq e shoke,kurse i biri i Saliut u beri dasmen gerdecareve qe i martoi me vdekjen te rritur dhe femije.Erjoni po i artikulon paster idete e tij dhe une ,por dhe shume qytetare qe bashkebisedojme kam besim se ky djale qe vjen nga nje familje e thjeshte,por i gatuar per se mbari me ide te qarta perendimore do te beje ate qe s,e kane bere ish kryetaret paraardhes per Tiranen dhe qytetaret qe me patjeter do ta votojne masivisht,sepse eshte njeri energjik,qe e do punen dhe qe di te punoje me ekip dhe jo si doktori qe i eshte perkushtuar ngritjes se nje spitali privat ne kohen qe drejtonte spitalin shteteror.Ndryshimet ndermjet tyre jane te medha.Ku ishte doktori tere keto vite,sa luftoi per demokracine vecse penetroi vuri para te pista me lindjet e grave qe i ropi per cdo lindje dhe tani u kerkon edhe voten,ndersa Erjonin e njohin te gjithe si nje nga djemte me energjik te mjaftit qe ngriti zerin ne kupe te qiellit per lirite,per te drejtat e qytetareve,per luften ndaj korrupsionit .Skane te krahasuar dy kandidatet per kryetar bashkie si per moshen,perkushtimin,pasterine,idete dhe ne vecanti per ate qe kane dhene per demokracine,doktori vec se u be i pasur se nuk ka dhene asgje.Si mjek,drejtues institucioni ka bere vec detyren dhe ate a e ka bere mire se flitet se ka abuzuar dhe s,mund te beje gje per Tiranen.Tirana ka nevoje per njerez me idhe te reja qe t,ia ndryshojne fytyren e shemtine qe ia shtoi Basha me lejet edhe nga liqeni.Fitore Veliajt se e meriton.Per doktorin respekt per sherbimet qe ka bere per lindjet e femijeve,por qe s,ka bere gje me teper se cfare ka bere cdo mjek,infermiere,mesues, e cdo qytetar tjeter.

  18. oldman says:

    “Nga e thena ne te bere na ndan nje det i tere”.
    Te gjitha sa tha Veliaj jane te verteta, por historia 25 vjecare e kandidateve nen ombrellat e partive politike na kane zhgenjyer deri me sot. Kariera e shpejte dhe pa merita politike nga njera ane dhe mashtrimi gjithnje e me i sofistikuar elektoral, fatkeqesisht eshte kthyer ne Shqiperi ne norme morale. Rezultantja e kesaj “meritokracie” na ka cuar ne abuzimin e vazhdueshem me pushtetin, i cili vazhdon haptazi edhe sot e kesaj dite.
    Alternativa qe me jep nje shprese eshte Gjergj Bojaxhi.
    Me gjithe respektin per profesionalizmin e Meros, nuk me pelqen “tifozlleku” qe e ka pozicionuar veten kohet e fundit.

  19. lili says:

    Konkluzioni eshte:direktori i gazetes téma eshte pro veliaj po lektoret e gazetes tema Jane kembngjuleshit antiveliaj!Rrnofte emancipimi!

  20. Mergimtari says:

    Si gjithnje i sakte, zoti Mero, objektiv ne gjukimin e kantidateve per kryetar bashkie per Tiranen. Velia si nje ylle qe vezullon dhe me objektivat qe ka doti sjell Tiranes ate ndryshim qe presin dhe u duhet qyettareve te Tiranes dhe dhe rrethinave, sepse pervoja perendimore, sukseset si minister ne qeverin Rama, mosha dhe energjia qe ka, jane kushte er te sjelle ndryshimin e duhur ne interes te qytetareve dhe fshatarve qe dote mbuloi bashkia e Tirenes. dr Halimi duket nje babaxhan qe duket se e ze gjumi ne karike, esht nje burre i mire por me shume mendon per kliniken private qe e ka ndertuar ne kohen qe ka qene drejtor materniteti dhe kjo dihet me rryshfete e korupsjon se me rroge shteti sbehet klinike pese kace. Koha e Alimit ka mbaruar, ai sesht ne gjendje ta beje cicin atje ku duhet, jo te mari persiper e te beje ndryshimet qe kerkojne qytetaret e Tiranes e me gjere

  21. marko says:

    Marko
    Prita me shine nga Erioni.Te bllokosh ndertime we bien be kundershtim me plan in rregullues Te qytetit eshte nje veprim I drejte be zbatim Te ligjit,pra detyre paresore e kryebashkiakut.Prishja e lejes se ndertimit
    te pallateve poshte diges se liqenit eshte be perputhje me protesten e berishes kryeminister ndan Rames kryebashkiak. Tami po ndodh e Kunderta, ate qe nuk e beri dot Rama,e filloi Berisha qe gjoja nuk e Donte kurishte kryeminister,por qe Rama,tashme nuk e do.Kjo nuk eshte beteje e Erionit me Halimin,por e Berishes me Ramen,por qe ne rastin konkret
    Rama ka Te drejte.Kete vendim Te drejte do te zbatoje Erioni.I qofte aferim.Eshte more Te pyetet dhe Halimi se c’qendrim ka lidhur me kete ndertim.Po qe se ai pergjigjet qe do I bllokoje,premtimi I Erionit del bosh.Ne Te kundert,Halimi nuk eshte me vetvetja,por sozi e Berishes dhe e Bashes,pra pa asnje vlere.
    Pra ky problem nuk eshte premtim se lidhet me luften Rama-Berisha.
    Premtimet duhet Te jene konkrete si:- A do Te bllomohen derdhjet e ujrave Te zeza ne liqen nga pallatet e ndertuara mbi liqen , a do te pastrohet liqeni qe te kthehet ne identitet ? A do te trajtohet parku I liqenit duke prere pemet e vjetra e zevendesimi I tyre me filiza te rinj dhe a do te priten barerat e ferrat qe po I Marin frymen pyllit ? A do te rregullohen trotuaret e qytetit, do te kapen hajdutet e pusetave dhe te objekteve te kultures dhe a do te zevendesohen ato qe Jane vjedhur e prishur ? Sa kopeshte e cerdhe femijesh e shkolla te reja do ndertohen me kushte bashkekohore ? A do te asfaltohen rruget dytesore e rrugicat elagjeve te qytetit dhe a do te ndertohen kende lojrash ne cdo bllok ndertesash dhe lulishte? A do te mirembahet qyteti ne vazhdimesi nga prishjet e rrugeve,rrugicave,trotuareve etje… dhe a do te ndeshkohen Ata qe prishin rruget per te hapur kanale dhe Ata qe prishin qetesine e qytetareve me lehje qensh,britma e kenge ne mes te nates ? A do te kete policies bashkiake , krahas policise se shtetit agjente ne cdo lagje qe te mos vidhen shtepite e pasuria e qytetareve ? Po parkingje neper blloqe banesash a do te ndertohen kundrejte nje pages shine te arsyeshme ne report me rrogat tona ? Po ndertesa sociale per te pastrehet dhe romet e te varferit a do ndetohen deri ne zgjidhjen e ketij problemi ? A do te pastrohen lagjet nga tregtaret ambulante e fshataret qe shesin ne trotuaret e qytetit duke i ngjare Tiranes se 1930 ?
    Keto e te tjera probleme ne dukje te vogla, duhet te zgjidhe bashkia e jo te hidhen kopace per punesimin ,ivestimet etje…

  22. Opinionisti says:

    Veçse harron një detaj të vogël: Veliaj eshte i punesuari i Rames ashtu siç eshte Basha i Berishës.

  23. marko says:

    Marko
    Opinionist jam dakort me ju !

  24. tirana says:

    ESHTE ABSURDE QE TE MASHTROHET NJE POPULL PERSERI NGA NJE ERION .
    KY POPULL NUK DO TE MBETETET GJITHMON NAIVE . KJO ESHTE ARSYEJA QE SHQIPERIA NUK PERPARON ,SEPSE NE ZGJEDHIM ME MASHTRUESIN DHE KESHTU KALOJNE VITET DUKE I PASUROAR ATO DHE DUKE RRENUAR VENDIN .

  25. aldo says:

    Nje pyetje per Meron qe i merr te gjithe per budallenj. A besoni ju Z. Mero, qe Ulaj i cili po hedh tonelata te tera betoni ne gropen qe tashme eshte gati, nuk ka marre bekimin e Rames!? Te nderon te jesh i sinqerte ne kete dhe pale me qytetaret. Kjo nuk eshte politike. Kjo eshte e ardhmja e femijeve te mi, e femijeve te tu, e te gjithe femijeve Shqiptare, te cileve per turpin tone, po ju trashegojme nje Tirane katrahure, fjetore betoni e nje Shqiperi zhele-zhele…. Ty te nderon ti biesh kokes. Te gjithe e dine qe Ulaj nuk nderton pa bekimin e Rames. Milioner u be ne kohen e Rames dhe miliarder ne kohen e Berishes. Erioni, le te jete i qarte, te mos na tregoje beteja ligjore ne gjykata qe ata vete i tregojne me gisht si te korruptuara. Zgjidhjen e ka. shpronesim per interes public sa nuk eshte shtuar fature. ta premtoje sot dhe ta beje qe te nesermen e marrjes se mandatit. Ne vend te asaj baterdie te ndertoje parkim nentokesor dhe shkolle per gjithe ate zone e ambjente sportive te hapura e te mbyllura. Te na kthejne buzeqeshjen se kane 20 vjet qe na e kane marre peng.

  26. mira says:

    Mbas shkrimit lexova komentet. Eshte e tepert te komentoj. @ tekniku i a ka thene Meros shume sakte, mos u tall me inteligjencen tone.

    Erioni nuk eshte kandidat i pavarur, si lihet te kuptohet dhe nuk paska perse te mbaje pergjegjesi se cfare ka bere Rama.

    Premtimi i Erionit se do beje beteje me gjyqesorin eshte nje mashtrim i rradhes me keq se mashtrimet e 23 Qershorit.

    Kam shkuar qellimisht (ja u premtova se do e beja)ne emer te shume e shume banoreve te Tiranes, miq e dashamire te mij, fis e kusherinj,per kete ceshtje ne nje takim qe organizoi Veliaj me ambjentalistet. U censurova per te bere pyetjen , nuk mu dha e drejta per te pyetur live. Ne fund te takimit nen zhurmen e altoparlanteve qe mezi mund te degjonin njeri tjetrin( “mbas kuintave”) ciceroi se do benin beteje ligjore, por gjykatat e pengonin, se presidenti nuk ishte i tyre, se ne nuk jemi Erdogani … etj broçkulla.
    E dine, apo bejne budallain me keto qe thone, se keto nuk i ha me populli.
    Ashtu si e tha edhe ne takim “Shteti kur do, do, :liroi gjithe hapesirate zena nga tregetaret neper trutuare” . Po e vertete, hodhi edhe ne ere pallatin ne detin e Vlores megjithese ishte i mbaruar dhe kishte kosto te larte demshperblimi. Te gjitha keto me leje te paligjshme ishin por nuk pyeti,mire beri, dhe i beri se deshte dhe kishte interesa.

    Tani thote se do vazhdoje betejen ligjore. Ka harruar se presidenti eshte akoma gjalle? Perse nuk e beri kete beteje, ka muaj e muaj te tera qe diskutohet per kete problem? apo mbasi te marre mandatin te beje ate qe bene mbas 23 qershorit.
    Mos mendon se drejtesia e nje kauze duhet te zgjidhet si ne 21 Janar?
    MOS MENDON SE MEQE NUK KA SHUME PROTESTUES NUK PO E VRET NJERI MENDJEN?
    Populli pikerisht se e ka te qarte qe ne kete tave jane te gjithe politikanet bashke nga veriu ne jug nga lindja ne perendim,nga”e majta” ne “te djathte” ? po kupton pisllekun e madh te kesaj klase politike.
    Po kupton arrogancen me te cilen sillet me popullin, qe ndonese eshte i lodhur nuk eshte naiv dhe budalla.
    Piktori qe premtoi se do bente SHTET, ka pergjegjesi, dhe nuk e di si ka fytyre dhe i del para popullit, se te tjeret populli i dinte shume mire se kush ishin prandaj i dha ato “1 miljon shuplaka”. Populli nuk beson me, eshte mashtruar aq sa nuk mban me uje pilafi.

    me erdhi shume per te qeshue me avokatine e Meros ne gojen e Eri-Rames.
    Ai po ben nje fushate pa kerkuar llogari per cka ka bere Basha apo cka ka bere Rama! Nuk do lejoje me ndertime tek Zona e Liqenit!
    Per çfare e ka fjalen Mero, se aty nuk ka mbetur me vend per ndertime perveçse po te thahet liqeni, sepse ligji nuk lejon qe te kete ndertime poshte Diges qe i bie ose te mos kete Dige ( liqen) siper ndertimeve, ose te mos kete ndertime poshte Liqenit. Te dyja nuk rrine.Te shkele SHTETI LIGJIN vetem ketu ne Shqiperi ndodh.
    Perse po kandidon Erioni per mister mehalla?

    ps. Mero e kuptojme vleren e mareveshjeve apo “fjalen e dhene te burrave” por me vjen keq qe ke humbur me shume se sa ke fituar.
    Nuk eshte kollaj te quhesh GAZETAR

  27. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne Tirana ka tre klube sportive,njera nga keto,SK “Tirana” eshte e ndare ne dy drejtime,FK “Tirana” dhe gjithe sporti i ketij klubi.Mbas fitores se zgjedhjeve, Velia ka premtuar dyfishimin e te ardhurave ,per futbollin,nga bashkia!!!!
    Bashkia per te dyfishuar te ardhurat e FK”Tirana”,duhet te ngrej taksat ndaj qytetarve ose do lere pa lek, investime te tjera.
    Rruga e sigurt ,qe Veliaj duhet te ndjek, eshte privatizimi total i klubit te futbollit,mbeshtetja e perkohshme e klubeve te lojrave me dore dhe sporteve te tjera.
    Privatizim i klubeve sportive ne Tirane,duhet te jete objektivi kryesor sportiv i Veliajt !

  28. lira says:

    Respekt per komentin e @ tekniku. @ aldo, e shume te tjere.

    Eshte diktature qe nje popull te mos kete nje dritare mediatike ku te thote fjalen e vet por te perdore “frengjite” e gazetes Tema.

  29. Hoxha i fshatit Preze ju ben thirrje katunareve te votojne “LSI ne zgjedhje se do ti coje katunaret falas ne Meke”. Analiza jote nuk vlen ore Mero. Veliaj dhe LSI do fitojen te gjitha bashkite. Ca duke i blere dhe pjesen tjeter nga votat e popullit komunist qe edhe mutin po t’ja u beje Edi ne koke prape per ate votojne. Ndjehen krenarista.

  30. Gerorge Clooney martuar ne te njejten dite me Erion Veliajn.
    Clooney qe ben 20 milion dollare per film beri dasem me 25 dasmore.
    Erioni i mamit vetem 1 vit minister me rroge 1200 dollare ne muaj beri dasem me 900 dasmore.
    Erionit vilen 600 mije euro ja ka blere mami qe ka ne asistence.
    Erionit apartamentin luksoz me 5 dhoma ja ka blere mami qe ka ne asistence.
    Fondet e Mjaftit Erioni nuk e di se kush ja vodhi.
    Kasen e dyqanit qe punonte part-time kur ishte student ne Amerike ja kishte vjedh “Saliu” dhe jo ai vete.
    Erioni minister i te varferve qe po nderton nje vile tjeter ne Surrel ngjit me vilen e Rames.
    Erionit ja shau gruan Rama ne sy te gjithe miletit dhe ne vend qe te mbronte gruan e mbylli gojen dhe uli koken.
    Ke te drejte Mero ziu. Ky eshte kandidati qe meriton populli Tiranes.

  31. Mero te analizosh Veliajn eshte njesoj sikur te analizosh ndonje sarahosh halabak nga ato qe hane qofte rrugeve te Tiranes. Edhe analiza jote shume e dobet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje