Pse nuk vlejnë më për “konsulent” fëmijët e Berishës?

6 Qershor 2015, 19:48Editorial TEMA
Pse nuk vlejnë më për “konsulent” fëmijët e

Nga Mero Baze

 

Ka një ngulmim të vazhdueshëm të familjes Berisha për të shpjeguar milionat që kanë fituar gjatë qeverisjes së tyre, për shkak të punës së tyre në studio ligjore dhe konsulencave që kanë dhënë. Natyrisht ky nuk është më debat, pasi jemi të qartë për mekanizmin si janë pasuruar. Vetëm pasuria e deklaruar e Argita Berishës është marramendëse.

Ajo zotëron, sipas deklaratave të saj zyrtare, gjashtë apartamente me sipërfaqe të mëdha nga 100-200 m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, ku është 2 mijë euro deri në 3 mijë euro metri katror, në zonën nga ETC deri tek Televizioni Shqiptar.

Vlera e tyre shkon deri në 3 milion euro, me rezerva. Ajo ka një vilë në Gjirin e Lalzit, e cila pas rikonstruksionit të paligjshëm dhe shtesës së një kati, shkon një milion euro me çmim të lirë. Ajo ka 3000 m2 tokë në Ffhatin Priskë, ku është 100 euro metri katror. Në rrugën “M.Matohiti”, Argita ka dy apartamente në një pallat, njëri me sipërfaqe 188m2 dhe një 141m2. Ndërkohë, ajo ka blerë një apartament tek rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, i cili është në ndërtim e sipër me një sipërfaqe prej 200 m2, ku çmimi real i tij është 500 mijë euro dhe ajo e ka deklaruar 100 mijë euro. Vetëm këto pasuri të vëna në tetë vite me “studio ligjore” dhe rroga si pedagoge, do t’i kishte zili çdo milioner në botë.

Djali i tij ka dy apartamente tek pallati tek Liqeni, apartament tek pallati ku banon Berisha, apartament tek ETC, banon në një vilë në Farkë afër TEG, ka hapur dyqan veshjesh të shtrenjta në Bllok dhe të gjitha këto, nëse nis një hetim serioz, zbulohen lehtë si janë siguruar. Boll të kujtojmë historinë e pallatit tek Liqeni Artificial, i cili nisi në vitin 2005. Berisha e bllokoi me VKM në mbledhje qeverie se rrezikonte sigurinë në Gardë, ndenji disa vite në atë gjendje, pastaj ndërhyri i biri i tij, u zhbllokua pa shpjegim (shyqur që u zhbllokua se ishte gjobë politike familjare) dhe Shkëlzeni përfundoi me apartament në pallat bashkë me Flamur Nokën.

Ka pastaj dhjetëra histori, që njerëzit i dëshmojnë për mënyrën sesi ka funksionuar kjo Familje për të bërë pasuri, por po marrim vetëm anën publike dhe faktin, që ata thonë se kanë qenë të zotët për të bërë pasuri si “konsulent ligjorë”.

Çudia është se tani që nuk janë më në pushtet, ata nuk janë më konsulent ligjorë, nuk japin më asistencë ligjore, nuk fitojnë kaq shumë miliona sa kanë fituar në tetë vite dhe nuk janë për çudi, as pedagogë aq të paguar sa ishin.

Atëherë çfarë ka qenë gjithë pasuria e tyre?

Thjesht, një gjobë e familjes në pushtet ndaj shoqërisë shqiptare. Nuk është e thënë që fëmijët e kryeministrave të jenë doemos budallenj. Ata mund të qëllojnë dhe të zotët. Mund të jenë dhe të aftë profesionalisht dhe të bëjnë para, pavarësisht pushtetit të babait. Nga ky rregull mund të mos përjashtoheshin dhe fëmijët e Berishës. Dhe ata tani, mund të bënin përsëri po aq para sa kanë bërë në pushtet. Dhe tani Argita mund të fitonte mbi 100 mijë euro në vit si pedagoge, nëse do ishte reale ajo pagë që merrte. Dhe tani mund t’i shkonin biznesmenë, t’i kërkonin konsulencë ligjore, nëse do të ishte e aftë si avokate.

Por koha tregon se ata nuk i kanë vënë pasuritë për shkak të vlerave të tyre, por për shkak të pushtetit të Familjes së tyre. Një profesionist mbetet profesionist në të gjitha kohërat, pavarësisht pozitës së babait. Ka plot studio ligjore në Shqipëri, që janë krijuar qysh në vitet 90, që nuk kanë lidhje me ndryshimin e pushteteve. Mund të jenë të parat, të dytat apo të pestat, por janë në treg. Vetëm studioja e Argitës u hap më 2005-ën, shpërtheu duke marrë gjithë punët dhe u mbyll më 2013-ën, duke mos bërë asnjë punë.

Vetëm Shkëlzeni ndodh që bën 200 mijë euro të deklaruara si ndërmjetësues shitjesh tokash, në një vit kur babai ishte në pushtet dhe tani nuk e përsërit dot atë sukses. Është fare e thjeshtë të kuptohet nëse ata kanë pasur vlerë profesionale, apo thjeshtë kanë shitur pushtetin e babait të tyre.

Faktet tregojnë vetë, burimin e të ardhurave zyrtare dhe jo zyrtare të tyre, të cilat sa më shumë kalon koha, aq më shumë e detyrojnë Sali Berishën të kuisë si qen i lidhur në zinxhirë, që të mos u afrohen hetimet në familje dhe të mos u prekin atë çfarë kanë fituar në emër të pushtetit.

Ulërimat e tij janë për t’i shijuar, por dhe pasuritë e tyre janë për të hetuar. Natyrisht nuk pres ta bëjë këtë Adriatik Llalla dhe Bujar Nishani. Pres që shqiptarët inatin më të madh me këtë qeveri të mos e kenë pse i ka vënë të paguajnë dritat, por pse lë në errësirë miliardat e Familjes që shkatërroi Shqipërinë.

55 komente në “Pse nuk vlejnë më për “konsulent” fëmijët e Berishës?”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Pse ta pyesim
    me doktorin
    kur kapetan
    kemi Piktorin?

    +

    Po pse ta degjojme
    me Zeni dashnorin
    kur konsulent
    kemi Gregorin ? ?

    1. Pse nuk burgoset Berishi....zoti Ed & Lu ? says:

      zoti Mero po beni nje gabim me dashje por nuk e dime aresyen…

      Inatin me te madh shqiptaret nuk e kane me pagesen e dritave dhe lenia ne erresire e miliardave…kjo eshte vetem ana korruptive qe ndodh ne gjithe boten biles dhe ne Amerike & BE.

      Inatin me te madh shqiptaret e kane me Edi Ramen qe mori votat magjike ne 23 qershor 2013 VETEM PER TE DERGUAR NE QELI berishet per

      ……TRADHETITE DHE VRASJE KRIMINALE..
      ku mund te permendim 21 janarin,gerdecin,detin jon,varrezat e grekut,otranton,haklajt,1998 dhe 4 mije te vraret e 1997.

      Por inatim me te madh shqiptaret e kane me nenpunsin e ambasades amerikane zotin Don. Lu i cili dukshem po tallet me shqiptaret duke
      “inkurajuar” kriminelin Lul Berisha per dekriminalizimn e sardelave te vogla..per te shpetuar peshkaqenet burrin e shtetit dhe yllin ne ngjijes.Kjo metode e ketij ambasdori jo vetem eshte nje qendrim antishqiptar por dhe amerikan…

      Ngelet qe zoti Don. Lu ose te ndryshoje numrin e syzeve ose qeveria amerikane ta largoje si te papershtatshem ne ate detyre..se te mos quash Berishen kriminel per gjera qe dhe vete ambasada i ka zbulur ky quhet poshtrim kombetar qe nuk e arriten as turqit,as gjermanet,as serbet , as ruset dhe as kinezet..

      Le te praktikoje zoti Lu (dhe ato qe jane pas tij) mesimin e gjuhes shqipe me superkrimet e burri te shtetit te arvizuse si me poshte

      Kabllogramet, Shkëlzeni presion Luan Hoxhës

      Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.
      Uikiliks, SHBA: Berisha strehon të akuzuarit e Gërdecit
      Në një kabllogram të dërguar më 17 prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, thuhet se: “Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në Shqipëri dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend”. Sipas amerikanëve, të pandehurit e Gërdecit hetuan veten për tragjedinë. Në kabllogram theksohet se kjo është një shaka e Ministrisë së Mbrojtjes pasi Prokurorja e përgjithshme ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin, dhe kështu drejtori e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin. Pasi edhe pse akuzohen për shpërdorim detyre, drejtorët nuk janë lëvizur nga postet.

      Kabllogrami, Fahri Balliu u përfshi në Gërdec

      Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, informoi Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi përfshirjen e një klani të ri të familjes Berisha në Gërdec, për mbrojtjen e përgjegjësve të tragjedisë si dhe për presionet mbi Ina Ramën për të mbyllur skandalin. Në kabllogramin që mban datën 17 prill 2009, thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit, por ai çuditërisht nuk u hetua nga drejtësia.
      Kabllogrami, Shqipëria theu embargon e armëve

      Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, trajton trafikuan e armëve dhe rolin e MEICO-s. Në kabllogram thuhet se Shqipëria ka shkelur embargon e armëve me Kongon, i ka shituar Sudanit helikopterë si dhe ka trafikuar armë sistematikisht drejt Afganistanit.
      Kabllogrami, Berisha afera me armët
      Një tjetër kabllogram që zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë Deborah Jones i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flet mbi përfshirjen e kryeministrit Berisha dhe kreut të shtetit në një skandal me pronat e ushtrisë shqiptare. Në kabllogramin e saj, shpreh shqetësimin e thellë për spastrimin e të gjithë drejtuesve të lartë të ushtrisë, të cilët nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisë miqve të Berishës.

      Agjent i UDB

      Sali Berisha akuzohet se është rekrutuar nga UDB, shërbimi sekret jugosllav. “Sali Berisha është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, ka deklaruar Taulant Balla. Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit.

      Bombardimi i Vlorës

      Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.

      SHIK-u famëkeq

      Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.

      Zhdukja e Remzi Hoxhës

      Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.

      Trafiku i armëve

      Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.

      Vrasjet e 21 Janarit

      21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

      Vrasjet e Gërdecit

      Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

      Shitja e detit Greqisë

      Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
      Skandali me rrugën Durrës-Kukës

      19. 9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.

      Grabitja e SHQUP-it
      Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.
      Zhdukja e Kosta Trebickës

      13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
      Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita

      5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.

      Zhdukja e 1.3 miliard USD

      1.3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global
      Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.

      Përplasja me SHBA për SHISH

      Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.

      Shkarkimi i kreut të SHISH

      Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.

      Shkarkimi i Ina Ramës

      Sali Berisha detyroi Bujar Nishanin të largonte nga detyra kryeprokuroren Ina Rama gjashtë muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.

      Spastrimet në Ushtri

      Pas kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.

      Masakra në drejtësi

      Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.

      52 hidrocentrale në duart e klanit familjar

      Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.

      20 ligje klienteliste

      Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.
      Shitja e Albtelekomit

      Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.

      Fshesa në administratë
      Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.

      Fahri Balliu
      Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.

    2. iliridistan says:

      Me ke pelqu vazhdimisht sepse i ke pas te goditura keto bejtet po ketu ia ke fut kot sepse meqe PIKTORI mund te jete legen ne nuk mund t’ia falim DOKTORIT te gjitha mekatet e ka bere. Dhe nuk mund te falim dhe ta leme te na ike duresh Zeni meqenese Gregori ben ndonje lek aty-ketu ku te dale por jo me shperthime dhe filma Holliwood-i. Prandaj kete here nuk jam dakord me ty gopist.

  2. niazi,.'. says:

    I VETMI DHE I PAA-R-I-T-SH-M-IIIIIIIIIII i te gjitha kohrave.MERO BAZE.

  3. Albann says:

    Hajdutet s denojne hajdutet…Kjo eshte prova qe keta sot s jane te paster ,e kane frike…

  4. ILIRIA says:

    NE FAKTE DO TE ISHTE MIRE QE KONSULENCA E TYRE SI FAMILJE TE SHERBENTE VETEM NE DYERT E GJYKATES PO TE ISHIN DENONCUAR PER TE ARDHURAT MARAMENDESE POR CFARE TI BESH KUR NUK KA SHTET NDAJ DHE HEDHIN SHUREN PERPJET KETA TE PD. POR TE MOS MENDOJNE SE DO TE HARROHEN NJE DITE NUK DO TI HAROJE ZOTI DHE DO TI NDESHKOJE. FALEMINDERIT

  5. 27% Shqipetar says:

    Denimi normal, popullor qe do te meritonte familja Berisha:

    – Saliu: djegje per se gjalli ne publik, ashtu sic u dogjen miliona emigrant neper rruget e botes duke punuar si kafshe dhe pa dinjitet… Se vendin e tyre e mori lumi.

    – Shkelzeni: prostitucion i detyruar homoseksual neper burgje dhe cmendina te ndryshme te botes; ku te ardhurat, nqs ka, te perdoren per te blere mish per qent e rrugeve.

    – Argjitha: pune fizike e detyruar. 6 muajt e veres ne shkretetirat afrikane, 6 muajt e dimrit ne Siberi.

    – kurse kelyshet e brezit te trete emigracion i detyruar pa asnje lek ne xhep. Ti bejne parate sic i bene parate shumica e shqipetareve gjate ketyre 25 vjeteve, duke lare pjata dhe duke u poshteruar ne dhe te huaj.

    1. @ says:

      Avash ore shqiptar, se nuk jemi ne mesjete…
      Mjafton te bllokohen ne Shqiperi e gjithe familja dhe pasurite, si dhe bashkepuntoret ne vjedhje, deri sa te sekuestrohen edhe qindarkat e fundit te fituara me rruge jo ligjore ( hetime nga prokurore te huaj dhe gjykime me gjykates te huaj); jo vetem pasurite ne Shqiperi por sidomos ato qe jane transferuar jashte shtetit. Vetem keshtu do te edukoheshin hajdutet e ketij vendi dhe haku do te shkonte tek i zoti (populli).
      Kjo eshte drejtesia qe i duhet Shqiperise, e cila per fat te keq nuk mund te vendoset nga Edi Rama, Lul Basha dhe Ilir Meta.

      Shikoni se sa para harxhohen per fushatat elektorale. Jane te gjitha parate tona qe shperdorohen nga politikanet sikur ti kishin te tyret. Shto edhe ato para qe dalin nga xhepi i biznesmeneve te cilet jane akoma te sigurte se fitimet do ti shumfishojne ne raport me shpenzimet. Mendoni sikur te gjitha keto para qe tek e fundit dalin te gjitha nga xhepat tona, te shkonin per investime zhvillimi te shoqerise, ku do te ishim ne?
      Keq me vjen, por nuk behet Shqiperia nga shqiptaret

      1. 27% Shqipetar says:

        Ti ose nuk e ke provuar ne kurriz, ose kurrizi nuk te ka vlere. Ne mesjete ? 1997 tu duk “hipster” ty ? Thuaja atyre ne fund te detit ne Otranto. C’fare justifikimi i dobet eshte ky ? Mund te jete e parealizueshme ne realitet, jam dakort. Investimet jane gje tjeter. Ketu flas per krime kunder kombit dhe krime kunder njerezimit. Nuk jane vetem para qe ka thithur ky katil, jane miliona jete njerezish qe ndryshuan per me keq. Vendin ne do e bejme se nuk ka zgjidhje tjeter. Dhe e kemi bere. Xhngla e bukur e pallateve me emrin Tirane, ku vjen era mut ne cdo cep eshte estetika jone. Por pavarsisht kesaj, se nuk me interesojne idealizimat – te shkeputur nga realiteti, se terheqin vemendjen jashte hapave elementare qe ndalojne realizimin e tyre, besoj se hakmarrja ndaj pragut te Berishes do te ishte hap i shendetshem dhe themeltar ne thjeshtezimin e rruges drejt arritjes se idealizmave.

  6. tironci says:

    Bastardet koha tyre perendoi.
    Por demi qe I sollen Shqiperise eshte I pa emagjinueshem .
    Konfiskimi I pasurise dhe venia e kesaj familje para drejtesis eshte rregulli nr nje per cdo pushtetar.

    1. pkola says:

      pirdh pirdh se lirohesh (nuk e kam personalisht me ty por me idene)
      Me Edi Ramen dhe Ilir Meten asnje gjemb ne kembe nuk i hyn Sali Berishes, kriminelit dhe hajdutit me te madh te te gjitha kohrave, pas Enver Hoxhes.
      Popull, mundohu te mbijetosh nen udheheqjen e mafizeve te kuq dhe blu.

  7. Devolliu says:

    Këtyre qelbësirave duhet t’iu konfiskohet pasuria.

    1. pkola says:

      Me gjithe qejf, por kur?????????

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha beri zhurme per dekriminalizimin,per te fshehur krimet e tij,cudia eshte se dhe Lu e “hengri” !
    Berisha, mbrohet duke sulmuar,suksesi i tij vjen se kundershtaret jane hajdut !

  9. .......... says:

    Shume i bukur ky artikull. Familja berisha perfaqeson nje familje mafioze, qe perdorte pushtetin per te shantazhuar dhe per te vjele pasuri. Ta shikosh thjeshte asgje me shume se familjet mafioze ne jug te Italise.Kjo familje po iu dha mundesia perseri mund te bejne te njejten gje me popullin shqiptar. E kemi thene qindra here, berisha eshte i vetmi politikan qe duhet te japi llogari deri ne nje per c’ka bere. Ai mundohet te shpetoje duke nxjerre gjoja te korruptuar te tjere, por asnje nuk krahasohet me te. Ai vazhdon te futi ne sherr dhe percaje politiken shqiptare, qe te shpetoje vete. Denimi i tij do te jete nje fillimi i mbare per gjithe shqiptaret.

  10. Niko says:

    Analize fantastike. Ky eshte dhe pezmi me i madh, te shikosh berishen duke kuisur dhe qeverine te pazonja ti sekuestroje pasurite e pajustifikuara

  11. Jimi says:

    Te pershendes Mero!

  12. mali says:

    z.Mero,je gazetari qe prek plaget qe jane gagrena te vendit,te politikes,te demokracise,te shoqerise,te popullit,plage qe ka hapur familja e Berishes qe keto 25 i vite i suli tere familjaret e vet per te rrembyer c,te mundnin,te rrembenin pa u dridhur dora ne biznese,ne konsulenca me bizesmene te medhenj se atje i adresonte babai kryeminister se djemte e vajzat e tjera s,e kishin kete aftesi qe kane pjella e tij.Kane vene aq pasuri sa ato qe ke perkur ne shkrim jane fare pak se nuk u dihet sasia qe kane depozituar ne banka jashte vendit dhe eshte e vertete ajo qe theksoni ju se babai i tyre ulerin,ben zhurme sajon,shpif,akuzon te tjere qe te mos merret askush me pasurine e femijeve te tij qe eshte vene mbi 90 per qind ne rruge abuzive dhe deri me sot Saliu ia ka arritur qe te fshehi kete pasuri ,se jo vetem qe ka qene ne pushtet,por me zgjuaresine dhe intuiten e nje agjenti ka ditur qe ne institucionet ligjzbatuese te vendose njerez te tij,njerez te korruptuar,njerez me dosje qe rrine te tulatur,te ndrojtur, te mpire,te frikesuar per t,u marre me bemat e femijeve te tij dhe me vete Saliun,sepse ndiejne rrezikun,kanosjen qe u rri mbi koke dhe ne kete fushe te lire qe i ka krijuar vetes veperon si i do qejfi,sepse perballe ka nje mazhorance inaktive, te drobitur,pa moralin e duhur per te bere reformat e domosdoshme per te ndryshuar rrjedhen e gjerave ne te gjitha institucionet e shtetit qe ende drejtohen nga njerezit e Saliut dhe mazhoranca ne te vertete sillet verdalle ,se celesat e kashtes i kane mbetur ne duar ,prandaj dhe Sala tallet e s,i dridhet qerpiku ,se e di mire se ata qe ka perballe nuk jane aq te paster,nje pjese e tyre,prandaj duke gjrtur shesh,ben pershesh.Nuk i falet Rames qe per dyvite nuk beri reformen e drejtesise qe mund ta bente edhe para reformes territoriale,sepse kjo reforme do te ndihmonte qe te behehin te gjitha reformat e tjera dhe te gjithe te korruptuarit,hajdudet,kriminelet s,do te lehnin ne parlament ,por do te ishin pas hekurave.Jam i nje mendimi me juse njerezit jane vertet me te merzitur me qendrimin prej sehixhiu te mazhorances per te gjitha ato akuza qe ngriten ndaj qeverise se Saliut dhe krimeve te tij se sa per vjeljen e kamatvonesave per energjine elektrike qe kuptohet se ishte lene me qellim nga qeveria e Saliut qe ishte me teper e interesuar per pushtet se sa per te bere shtet duke i mesuar keq nje pjese te shqiptareve qe te mos paguanin energjine ujin ,vecse te votonin Saliun,por cdo njeri me du gram mend e kupton se cdo mall paguhet,por e dine mire te gjithe se edhe kush ka vjedhur,kush eshte pasuruar ne rruge te paligjshme sic kane bere edhe femijet e Saliut apo Luliqe pervetesoi 230 milion euro te rruges se kombit dhe me paturpesi kakrisin sikur te ishin njerezit me te paster,kur nr te vertete jane me te inkriminuarite,me hajdutet,me kriminelet dhe ambasadoret e Evropes e te SHBA ketej ta fillojne dekriminalizimin,nga koka,nga Saliu,Basha e me radhe e jo te merren me ca mjerane qe s,ua di emrin edhe qyteti apo krahina nga jane qe pretendojne te behen kryetare,se nga keta s,u vjen e keqja shoqerise duke i krahasuar me keta qe ambasadori amerikan u drejtohet qe te pastrojne kuvendin bashkite nga te inkriminuarit,kur Luli qe ben listat eshte kryiinkriminuari dhe s,ka moralin qe t,i heqi nga listat se eshet me i molepsuri,por sic duket edhe perfaqesuesit e SHBA u kane varur ujqerve melcite ne qafe se dikur u kane sherbyer interesave te tyre dhe po marrin me qafe nje popull te tere duke u lene peshqesh te njejtet drejtues e ne vecanti Saliun qe po te ndodhej ne nje vend tjeter do te kishte vite qe do te ishte ne burg per krimet e veta e jo per femijet qe jane bere me te pasur se sheiket arabe.

  13. Ik mor tullac i shpifur se le nam te ka mbetur Berisha ne goje n.q.s mundohesh qe duke kriujuar nje gogol me Berishen qe mos te kuptohet varferia dhe skamja qe ka pllakosur vendin ke genjyer veten dhe Rilindasit por jo popullin Shqiptar rrofte Shqiperia e lire dhe demokratike.

    1. petro says:

      Mos je gje Zeni, me emer tjeter!

      1. Jam p….i satome o 99-sshi velines jam shqiptar 24 karat dhe kurre nuk jam ushqyer nga corba e asnje qeverie as para 90-tes e as pas 90-tes.

    2. pkola says:

      me SALI hajdutin ne krye

    3. Vicidolasi says:

      O Zeno iku baba u dhje Zenoja ?

  14. petro says:

    Jam i bindur qe do hetohen dhe denohen.

  15. MERO, Sali Berisha me te gjitha cka ka ber me shume duhet te ket frike pushtetin tuaj te medjave se sa fuqin e pushtetit sot .Pushteti juaj eshte shume me shume i fuqishem per ti ber gjerat publike dhe u jep mundesi organeve dmth pushtetit tjeter qe ti hetojne vjedhjet dhe krimet e bera.kjo kerkon nga ju kurajo ,guxim e trimeri pa u terhequr para cdo situate .misioni gazetarit ky eshte ata futen ne frontin e luftrave pa e marr parasysh rreziku .Kjo ju personalisht nuk ju mungon.BRAVO!.

  16. gegaa says:

    Mezi po presim ,por zenkat e tyre Jane vetem fasade

  17. I dashur lexues i Temes. Para se te lexoni kete shkrim, lexoni nje shkrim tjeter po te kesaj gazete botuar po sot me titull : gersheret e pasurise dhe mendimet e Paul Tudor Jones; i cili thote se deri ne vitet 70 , ne SHBA 1 % e popullsise fitonin 10 % te pasurise kombetare, sot po kjo popullsi ( 1 % ) fiton 20 % te pasurise kombetare … dhe oreksi vjen duke u rritur . Jones jep edhe rruget e zhdukjes s ekesaj pabarizije qe ne Shqiperi askush nuk i diskuton,kur shikon se si jane pasuruar nje pjese e politikaneve shqiptare ne keto 15 vjet. A e di kush se si eshte ky raport ne Shqiperi!!???? Kush e zoteron shumicen e kesaj pasurije ne % . Ka patur komente te ndryshme por sa jane te verteta nuk e di, vec nje gje ta ben mmmmuuuuuuuuu shikoni se si i rritin rrogat e tyre deputetet tane, politikanet tane, gjyqtaret tane, pushtetaret tane te cilet nuk perbejne as 1 % popullsise dhe me siguri xhvatin , rrembejne me vendime Qeverije e Parlamenti me shume se 70 % te kesaj pasurije.. Dhe ne ” delet e Perendise ” rime e shikojme dhe shkojme neper metingje . Tudor Jones tregon ate qe ka per te ndodhur ne vendet perendimore, mbase edhe ne SHBA , si revolucioni, tatimet e larta ose lufta….
    Pushtetare “te nderuar ” , kambanat bijen per JU, qe po e xhvatni kete popull pafundesisht, po e xhvatni me ligjet qe beni vete ju, pa folur ate qe e xhvatni nepermjet korupsionit.. O Zot, kur do vije ajo dite qe te dalin ne drite keto pasuri te vjedhura nga keta te pangopur …

  18. Sokol says:

    Besuam shume tek Edi Rama para dy vitesh se do bente drejtesi.Mashtroi ashtu sic e ka zakon dhe ka bere edhe here te tjera.Por ja qe po vjen dita ku do te marre me vote ndeshkimin per gjithe cfare na mashtroi.Do ta marrin pergjigjen ne 21 qershor ai,Like kryehajduti,Sali krimineli dhe kollovari i tij Lul.

    1. 27% Shqipetar says:

      Cfare denimi do mari ? Cfare pret se do te ndodhi ? Ke do votosh ? Maslli Muharremin qe i do parate aq sa i do Likja, qe urren Shqipetaret dhe do te huajt aq sa cdokush nga ne, qe mendon per femijet e vete vetem dhe pa kriter shoqeror si Sali Birisha dhe Fatos Nano ? Ke “shpetimtar” presim ?

      Ngelem duke pritur Jezusin shpetimtar, nderkohe qe vazhdojme te pelqejme te njejtat shpifesira “martuar me gjerman”, ” ku shef keshtu ne angli”, “erdhi amerikani dhe …”, dhe idiotesira te ketij lloji.

  19. Lili says:

    Me gjithe keto,faj eshte i qeverise qe i lene te lire te na pshurrojne cdo dite ne média …Pyetja eshte pse?sepse punet en bloc Kane kalluar ne Duarte e Ajoles e Erionit?

  20. Manti says:

    Mero, po ky saliu del e bertet ne kuvend per buken e gojes se njerezve te varfer. ben sikur i dhimbsen dhe u qan shpirti per ta. A mund qe ti perfaqsoje ky njeri.

  21. semanjaku says:

    Nga gjithe shkrimi me te goditura jane tr fjalit e fundit.Nuk mund te presim nga Dhalla dhe panishani asgje ,duet te ndrihemi te gjithe te zgjojme nga gjumi forcen e popullit qe te vere ne levizje ato ingranazhe bashke me parlamentin dhe qeverin qe te behet drejtesi.

  22. Mero sakte e qellon varrene atje ku duhet!!!

  23. tomsojeri says:

    Mero! Prej shum kohesh ndjek shkrimet e tua e po aq koh kjo gje me mban afer gazetes dhe shkrimeve ! Lexoj pothuaj dhe ter komentusit e kte para e mbas 23 Qershorit t madh !Lexoj komentues nga ata qe thon se pse nuk heq dor nga urejtja kunder Berishes dhe familjes e kerkojn shkrime per personazhet e rij te politikes ! Po si mundet te hecesh ne nje “rug te re” kur nen te ka vetem kalbesir ,kur nen te akoma rjedh llum fekalesh politikanesh ! Ky shkrim duhet te bej cdo shqiptar te ket turp per emrin qe mban ,qe femia te mos shoh drejt ne sy prindrit ,qe kur te vij ajo dit te hedh voten me mir te mbyllen ne nje navojtore e te behen nji me mutin e tyre se kaq vlejn !Lexoj dhe nuk di me ke popull te krahasoj shqiptaret !Pa gjak,vrases per nje shpulle e per nje varse ne qafen e nje gruaje !Urrejm e shajm te tjeret dhe heshtim me ata qe na pijn gjakun diten per diell e qe pasurohen me gjakun ton !E si mundet te besosh per lindje e rilindje kur ke perpara gjakatarin tend, qe te kercet dhembet edhe ateher kur ja ke hequr pushtetin ! Ateher kur klyshet e tij te nxjerin gjuhen ,tallen ,genjejn kapardisen me nje mal gjynahesh ndaj viktimave qe shohin e heshtin !Kryeministri i Rumanis sot akuzohet per korupsion dhe po i cohet drejtesis kur akoma esht ne fuqi e ky qe vodhi degjeneroi dhe infektoi ter politiken shqiptare akoma pellet e sguxon kush ta ndal !
    E pra ,pa kaluar ne gjykim e ne filtrin e popullit kjo familje ,kurr ska per te pasur Shqiperi sepse shqiperin e bejn ata qe e duan Ate ,ata qe nuk jan te dhier e mekatar e qe te ken kurajon te na bejn te mos kemi turp qe jemi shqiptar!Votuam jo vetem te hiqet kjo koler nga kokat tona por te shkoj atje ku e meriton pas gjith asaj katastrofe qe i solli kombit ,e u zhgenjyem e mir ben qe na e kujton o Mero se ne shpejt harojm ……..

    1. X says:

      Me gjithe keto para qe ka fituar kjo familje a thua i ka rregulluar varret prinderve te tij?Tani qe ven gravaten dhe shamine ne xhepin e kostumit ka “harruar” vendlidjen sebashku me prinderit? TURP!

    2. sit back ...and.. relaks says:

      Mero, ketu do jemi, gjalle do jemi, do iki Llalla do vije Palla, do iki Nishani do vije Gjerdani dhe Saliu me te gjithe ministrat e tij, drejtoret e doganave e tatimeve te tij, drejtor Fullhanin e tij do jene prape ne parlament, ne foltore, ne dhermi duke thyer rekorde, ne tv duke dhene intervista, ne ftesa ambasadash e pervjetore. di gje cu be me kerkimet per ate te ngratin qe shiku i gazidedes e zhduku ne lezhe, di gje ku eshte momentalisht Arben Sefgjini qe nga i akuzuar per vrasjen e remziut u be drejtor i berishes. di gje ku eshte kumbaro? shiku jone besoj e di, se kumbaro nuk u zhduk ashtu kot. kushdo qe te vije neser si kryeprokuror apo president keto dosje e te tjera si keto nuk do ti preki, ato jane destinuar te harrohen e do vdesin bashke me autoret dhe personazhet e tyre. Rama premtoi qe do te beje drejtesi per te tera keto padrejtesi, rama premtoi dhe 300mije vende pune njekohesisht, nuk ka bere as njeren as tjetren. pra ka edhe dy vjet kohe qe te pakten te realizoje njerennga te dyja, perndryshe kur te vije dita e zgjedhjeve i gjati mund te marri te gjatin. duhet ti uli pordhet e te flasi me kembe ne toke se populli nuk eshte loder seksi ne duart e kryeministrit gjatosh qe sa here ka nevoje te shkarkohet perdor popullin. duhet te dali e te thote shkoqur, pse nuk behet regorma ne gjyqesor, reforme e cila ti hapi rrugen hetimeve te politikaneve te larte dhe ku hetimet te shtrihen minimalisht deri ne 15 vjete e fundit. po kjo nuk ka per tu bere pasi rama e kompromentoi perfundimisht veten dhe misionin e tij me aleancen me liken e lsi-se. mesa duket ky ka qene dhe kompromisi, likja sjell ramen ne pushtet, berisha iken dhe nuk denohet e shijon jeten i lumtur dhe pike

  24. niazi,.'. says:

    Po i drejtohem stafit te gazetes me te lexuar besoj nga shqiptaret…Hapni nje rubrike te RE te gazetes…besoj se do te inkurajoni edhe me shume lexuer dhe komentues tegazetes tuaj…veconi dhe vleresoni me te mirin e komenteve…edhe nje koment apo nje mendim do te jete dicka pozitive…desha te pershendes te gjithe komentuesit qe me revoltat e tyre te ligjshme ndaj politikanve dhe politikberjes jane shprehur ketu…po komentin e fundit e vleresoj si me pikantin e gjith komenteve ,komentin e TOMSOJERIT…se ne shqiptarve akoma nuk na ka dale frika shkruajme akoma me pseudonime

  25. Mergimtari says:

    Keta shushunja qe i kane pire gjakun popullit duhet domosdo te hetohen, po kush ti hetoi, ata qe paguhen per kete pune kane frike nga saliu. Perse sa ra saliu nga fiku, pore shpetoi se theu koken, keta pinjolle sfitojne me, vecse nemeroine milionat qe u dhe pushteti i babait. Drejtesia vonon, pore nuke haron.

  26. miri says:

    Nje ide shum e bukur per gazeten qe komentet me te bukura te botohen te nesermen ne gazete. METO te lutem si i zgjuar qe je, e mbeshtet kete ide

  27. indrit says:

    Sa me pelqeu mbyllja e shkrimit. E vetmja arsye qe kjo qeveri i ka humbur te gjitha piket eshte fiks po fiks ajo qe that

  28. zegfiri says:

    O mero kur ishe me ta thoshe qe nuk ka si argita dhe zeni,kur te prishen pazaret dhe kalove kundra tyre qenka te keqinj,e verteta ashtu eshte jane shume te keqinj po ty nuk te marrim vesh mos harro qe ke ngrene nje canak me ta o plere,po kot s’thone me thuaj me ke rri te them cili je

    1. Yll says:

      Pler je ti o komentues Zegfiri se Mero eshte njeriu me i nderuar qe i njohu dhe u distancua prej asaj bamde hajdutesh ,dhe te till dolen,derisa i njohu dhe populli i gjith.

  29. AB says:

    Z.Mero te lumte dora. Ti me te shkruar e ne me te lexuar,nuk mbaronin pasurit e gjakpirezve.A do ket vall nje dit te vetme shtet ku te sekuestroje kto pasuri pa djers?? A do ket vall nje dit te vetme qe kta gjakpirsa ti drejtohen gjykates??

  30. latif says:

    Te lumte Mero!Shurdhmemecat dhe qorrat ne pushtet po bejne gjumin e Bashes.

  31. Krim dhe ndeshkim says:

    Po nuk u fshine nga faqja e tokes klani SRB dhe banda tropojane e mbeshtetur nga Biberovic ky popull nuk do te ngrihet ndonjehere ne kembe!

  32. Synetlliu Sumeperpjete says:

    Mos u merzisni o dele, se Rama do te shpalli konkursin nderkombetar per hetimin e pasurise se Shpellarit dhe bastardeve te tij. Konkursin e organizon Adelina Greca me Atelier Albania dhe e financon Benet Beci.

  33. Anonim says:

    E vetmja arsye pse nuk vlejne me femijet e Berishes si konsulent o Mero eshte se tani i zgjidh ajola dhe gjithe klanet e tjera rreth te gjatit. Kur je ne pushtet te ngjiten te gjithe si muti pas kepuce dhe si atehere kur ishte Berisha edhe tani qe eshte ky i gjati gjithe mutrat qe jane rreth e rrotull u ngjiten nga pas dhe per kete ti ke dhe eksperience personale kur i kishe marredheniet te mira me Berishen.

  34. stop hipokrize kozmike ! says:

    Nuk e kuptoj pse opinioni i brendshem dhe ai nderkombetar po sillen me dy standarte kur behet fjala per denimin apo vleresimin e njerzve qe kane qene ne krye te shtetit shqiptar.

    Ndryshe sillen me “diktatorin e dashur dhe te paharruar” Enver Hoxha dhe ndryshe sillen me mostren e demonkracise Sali Elezbiberisha.

    Po marrim vetem rastin e Shkerdhen Berishes dhe nipit te Enver Hoxhes ,Ermalin.

    Ndersa i biri mostres Sali ka bere te gjithe krimet qe permban kodi penal dhte dokumentura biles dhe te vertetura ne kabllogramet e ambasades amerikane dhe sot eshte kthyer ne nje ‘model seksi pervers ku miqte amerikane do ti bejne dhe nje film ne Holliwood….

    Kurse nipi i Enver Hoxhes disa ‘Stratege miq” palnifkun ta arrestojne pikerisht diten e 4 vjetorit te masakres se 21 janarit.Ata e paraqiten super-nipin e Enverit si nje nga kokat qe drejtonte kokainen ne bote..si te ishte Pablo Eskobari…Biles nxorren se kishte prona multimilionshe ne Europe..dhe doli qe ishte nje Ermal tjeter…

    Ky lloj trajtimi diferencuar sidomos nga ‘EKSPERTET NDERKOMBETARE TE KRIMIT” na kujton burgosjen e fatos nanos ne kohen e mbreterimit te rajersonit vetem per kavanoza receli ”dhe dekorimin e Lulbashes si yll ne ngjitje se vodhi 300 miljon dollare.

    Ky lloj trajtimi diferencuar na kujton 2 prillin 1991 ku mbi kafkat e 4 martireve te shkodres i dhane pushtetin monstres berishe

    Ky lloj trajtimi diferencuar na kujton 14 shtatorin 1998 ku pasi dogji shtetin Berisha me horrat e tij..ambasada amerikane ne vend te kerkonte zbatimin e ligjit per arrestimin e tij..e mori ne mbrojtje hapur fare kete kriminel

    Ky lloj trajtimi diferencuar kriminal na kujton 21 janarin 2011 ku pasi vrau 4 protestues Berisha me urdher te tij…mbreti Arvizu e dekoroi burre shteti duke barazuar viktimen me vrasesin.

    Nuk do te cuditesha nqs Hollivudi pasi te mbaronte filmin per heroizmat e tij ne GERDEC..le te realizonte dhe nje film per 21 janarin 2011 dhe ta merrte dhe Edi Ramen per te luajtur rolin e atij qe pasi pshurri ne breke ate dite..i dhane postin e k/m per te mbuluar kete krim qe dhe shteti amerikan dhe BE kane fajin kryesor.

    1. 27% Shqipetar says:

      Fajin na e kane veten endrat dhe idealet tona. Ky popull keto monstra prodhon. Nqs nuk do te ishte Birisha, do ishte Nano, do ishte Meta, do ishte Beluli, do ishte xyz. Keto endra kemi: pasurim te shpejt, xhelozi, ambicje patologjike, genjeshtar, legenllek, individualizem, mendjemadhesi, urrejtje per shqipetarin dhe dashuri per te huajin. Keto lavderojme ne jeten e perditshme, te gjithe ne. Atehere c’fare prisje ti ? Pse NJE njeri do te ta bej shtetin ? Pse vetem nje njeri konyrollon shtetin ? E tille tufe jemi. BE dhe SHBA kane interesat e tyre per te mbrojtur ne rradhe te pare, jo te tonin. Por pavarsisht atyre interesave, Kroacia, Sllovenia, Rumania, Bullgaria etj jane me mire. Pse ? Ku eshte ndryshimi ? Te interesat e BEse ? Te interesat e SHBAs ? Ne jeten e perditshme ku jane ndryshimet ? Mbase, mbase, mbase po te donim faren tonr mbi ate te huaj, do te arrinim te ishim me shume te beses, ne menyre natyrale, do te kishim dy leke cipe ndaj shqipetareve dhe Shqiperise, dhe jo nje lloj peshtiresie urrejtese qe kemi tani (shiko neverine qe Shqipetaret e Shqiperise kane ndaj atyre te Kosoves… Pse ? Se tingellojne te trashe… Dhe trangulli amerikan/gjerman/italian/turk tingellon me mire per veshet tane).

      Rrezultati: ndero shijen, ndero endrat, ndero shijen. Te tjerat vijne vet.

  35. tomsojeri says:

    Te falenderoj i nderuar Niazi per cka shpreh ne adresen time e qe shoh se nuk jam i vetem ,ashtu si nuk isha i vetem kur hodha voten e shpreses per ndryshim!
    Me qan zemra kur shoh “pasqyren” e realitetit ,kur shoh se si esht mberthyer Shqiperia nga ajo “frik” pas se ciles fshihen shum pikpyetje !Ke te drejt ,frika e mekatarit nuk hap portat e premtimit dhe drejtesis e kur kjo fillon nga lart ,cmundet te presesh nga posht????Nuk ka nevoj te bej analiza e te perseris ato cka shum te tjer ktu i thon qoft edhe me nje emer anonim qe kan zgjedhur sepse kur shikon qe nga presidenti qe perfaqson majen me te lart te ktij kombi te jet ne sherbim te ksaj familje ku Merua aq paster na e xhvesh ,ateher cfar mbetet te mendojm ne “vdeksaret” e vegjel ????E keqja ne Shqiperi ka leshuar “metastaza”qe sillen si sherusit e shpetimtaret e saj e shum frik kam, qe do vonoj “bisturia” qe te pastroj kte vend!!!! Njerz te pasur, te inkriminuar,te koruptuar, mashtrues,qe “kurdisin” vrasje e prapaskena si ne filmat hollivudian ,ndegjon ne parlamentin shqiptar e haen mes tyre ,futen e dalin nga burgjet qe nda drejtori thesarit,qe vriten drejtues banke mu ne mes te dites (Santosi ky cun Tirone) ne nje qender aq te levizur dhe heshtje e as nje gjurm e flet per “frik”!!Ku te mos kesh frik !!!!Cte zgjatem ma …
    Pershendetje ……..

  36. Taksapaguesi says:

    25 vjet kemi paguar taksa, kush me pak e kush me shume, ska rendesi, por kemi paguar.

    Nderkohe qe prisnim qe me taksat tona te ndertoheshin shkolla, spitale, ujesjelles etj, shikonim video rushfetesh, blloqesh, perqindjesh, klientelizmash etj etj. Asgje nuk dorezohej ne prokurori, por fale mediave qe urrenin Berishen, rushfetet prodhonin lajmin qe relaksonte ne orgazem merakun e taksapaguesve per avullimin e taksave. “Nuk ka rendesi ti veme perpara ligjit korruptoret, mjafton qe i nxjerrim ne gazete”

    Sot, pas 25 vjetesh vazhdon e njejta gje: gjyqi behet ne gazeta dhe ketu perfundon seanca. Komentuesit shajne, turfullojne, “mjere ne, mjere ky popull, mjere ata, vicidoli, peshkaqeni, lliçi, piçi…” dhe ky proces perben denimin.

    Lind pyetja: taksat more zoteri, taksat ku shkojne?!

    Nuk i plas taksapaguesit se Berisha ka nevoje te gjeje te ngjashmin e vet. Taksapaguesi kerkon ky shkojne taksat.
    Po po! Zeni e ka fajin per skandalin Beqja.

    Logjika: te vjedhi kush te mundet vetem Zeni mos te jete do ju lere pa pushtet rilindas. Nga rilindje do perfundoni ne abord.
    Nuk dua qe taksat e mija ti marre as Zeni, as Xoxe, as Erioni. Mbi kete kusht vlersoje veten rilindje. Nqs nuk e ploteson kete kusht ske asnje ndryshim nga ata qe shan dite e nate. Premtuat rilindjen e shqiperise por po rilindni Zenin.
    Zeni eshte me gjalle se kurre, gjithcka eshte nje turbullire mediatike. Asgje ska bere Zeni. Ska asnje vendim gjykate per te. Gjyqet i ben gjykata jo gazeta. Nqs ka nje fajtor per fajet ne kete vend, ai eshte vetem pushteti qe nuk denon fajet. Nqs ske kellqe te kapesh fajtorin atehere porositi mediat e tua te nderrojne teme, sepse po mbushet e tashmja me embrione te rinj fajtoresh te mbuluar mire nga hija e nje procesi mjegulle e se shkuares. Ska rilindje kur kerkon te mbarsesh nje trup pa jete sic pretendoni mediatikisht. Deshmoni vecse te kunderten, duke e vertetuar qartesisht.

    Ps: bujrum Luter, kaloje orgazmen me carcafet e tu te fakteve. Repliko fort Luter, me te dyja duart! Ufff kjo Jesica te terbon me keto poza….

  37. malesori says:

    Z Mero eshte pikerisht kjo qe thua ti zotrote qe populli nuk e votoje Berishen dhe po priste qe te futej ne burg dhe ti merreshin parate e vjedhura deri ketu ploteshist dakort por cfare po ndoll vjedhja ndryshoje vetem emra quhej Argita “avukate”tani ajo quhet Anjola “avokate”

  38. moderatori bithekire says:

    Po aty eshte inati o Mero nastradini, tek miliardat e pahetuara te Familjes. Ajo puna e faturave te dritave eshte si qershia mbi torte. Edhe ti na cave trapin duke mbeshtetur bekirat e Rilindjes si Erjon pallaveshi me shoke. Na cave trapin duke goditur opoziten a thua se ajo eshte me te vertete opozite kur ne fakt ti duhesh te godasesh mazhorancen. Mazhoranca e ka ne dore hetimin e korrupsionit dhe krimeve te qeverise se meparshme, jo opozita.

  39. shenaai says:

    Tani qe nuk jep keshilla Argitta p o i jep Arjola Xoxa se mos jep vetem keshilla ndoshta jep edhw pi……. Me gjith ato avokat qe ka tirana pse ai drogagjia qifut shakashvi apol a si ka e ka pikerisht do te takonte arjola piqkenapo e ka me te embel e me te ngusht Jola prostituta siq i referohet rama disa kohe me pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje