Nga Mero Baze
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri po konsolidon një traditë të nisur herët, që rishkruan Kodin Elektoral me votim të thjeshtë sa herë i paraqitet nevoja. Kjo traditë e tij është e vjetër, sa është manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri, prej vitit 1996. Ai e ka bërë këtë skandaloze në vitin 2001, që kulmoi me procesin e Dushkut dhe në çdo palë zgjedhje ka shpikur nga një nen të ri.
Sot KQZ-së iu desh të merrte një vendim politikisht të drejtë, por ligjërisht të gabuar. Përmes një votimi katër me tre, ajo votoi që të ruhej një balancë politike në procesin e numërimit dhe ky është një vendim korrekt politik, por Kodi Elektoral parasheh rregulla të tjera sesi ruhet kjo balancë përmes shortit dhe jo përmes përcaktimit paraprak nga KQZ.
Balanca politike e KQZ-së sipas ligjit bazohet në rezultatin e zgjedhjeve të fundit dhe jo në rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve që vijnë. Dhe si të tilla, partitë politike quhen të opozitës dhe pozitës nga rezultati i zgjedhjeve të shkuara.
Për herë të parë këtë rregull e prishi brutalisht Berisha në vitin 2013. Pasi LSI doli nga qeveria, shkarkoi Ilirjan Muhon nga KQZ, pasi i gjeti një kleçkë në biografi dhe e zëvendësoi atë me një anëtar të PD-së. Arsyetimi ishte, që duhej balancuar KQZ sipas realitetit të ri.
Por, ndërsa po hynim në zgjedhjet e vitit 2015, nëse do të përdornim logjikën e Berishës së vitit 2013, duhet ta ristrukturonim prapë KQZ-në, për t’iu përshtatur balancës politike të vitit 2015, ku LSI dhe PS janë bashkë dhe duhet të merrnin shumicën e KQZ-së, pra 4 të shumicës dhe 3 të opozitës. Shumica nuk e bëri këtë se respektoi formalisht ligjin, por ama krijoi një precedent të rrezikshëm ligjor, pasi la në lojë dy modele KQZ-je. Modelin e vitit 2013 që balancohej me dhunë sipas realitetit politik të atij momenti, dhe modelin e vitit 2015, që ruante balancat politike të zgjedhjeve të shkuara.
Sot situata u bë dhe më lëmsh. Për të qenë “politikisht korrekt”, PDIU e Shpëtim Idrizit u quajt pjesë e shumicës, edhe pse modeli i balancimit të KQZ-së është me parimin që do ruajmë balancat e zgjedhjeve të kaluara. Pra, nëse do ta quajmë Shpëtim Idrizin tani “shumicë”, siç është në të vërtetë, atëherë dhe për veten e vet KQZ duhet të zbatojë këtë parim dhe duhet të kalojë balancën 4 me 3 në favor të shumicës, siç e parashikon Kodi Zgjedhor. Pra, duhet të biem dakord në fillim se mbi çfarë modeli e kemi KQZ-në, që të biem dakord mbi çfarë modeli do shtrihet deri në bazë KQZ-ja. Nuk mund të kemi një KQZ të modelit të propozuar nga Berisha, që nuk respekton realitetin e tanishëm politik, por të kemi një strukturë kapitale të saj që respekton modelin politik.
E thënë më thjeshtë, Shpëtim Idrizi dhe partia e tij janë shumicë dhe duhen numëruar si shumicë, por dhe KQZ do të duhej të strukturohej sipas këtij modeli. Kështu siç u bë KQZ dhe siç po bëhen grupet e numërimit, nuk ka më asnjë referencë ligjore në Kodin e Zgjedhjeve, por gjithçka është pazar politik.
Jam absolutisht dakord që balanca politike ka rëndësi për cilësinë e zgjedhjeve dhe besimin mbi to, por kjo do të duhej të bëhej edhe me KQZ-në, për të qenë të gjithë brenda ligjit.
Çfarë është bërë deri tani është thjeshtë pazar. Pazar për Lefterinë, pazar për Idrizin, pazar për Mediun dhe e gjitha kjo se mos mërzitet Basha dhe ikën nga zgjedhjet para 21 Qershorit.
Një parti të sigurt apo koalicion të sigurt nuk e mund dot me KQZ-në. Aleanca opozitare e 23 Qershorit 2013, e refuzoi shtrembërimin politik që i bëri Berisha KQZ-së dhe e bojkotoi fare KQZ-në, pa qenë as prezente aty dhe arriti t’i fitojë zgjedhjet. KQZ nuk deformon dot në thelb vullnetin e popullit. Ajo mund të bëjë nga ato pisllëqet që bëri për Lulzim Bashën, duke mbledhur vota rrugëve që t’ia kalonte Edi Ramës me ato dhjetë vota, por s’mund të deformojë lumin e votave. Problemi që ka opozita, është se do një shkak të justifikojë humbjen dhe e do sa më të besueshëm. Jam dakord që shumica nuk ia jep këtë shkak, por nga ana tjetër duhet të mendojmë të bëjmë një KQZ sipas ligjit dhe jo sipas pazareve politike në çdo palë zgjedhje. KQZ siç po vepron, thjesht e rishkruan sa herë ka nevojë Kodin e Zgjedhjeve, pa e respektuar atë që është miratuar në Kuvend, as në frymë dhe as në paragrafë. Dhe kjo për shkak se në këtë vend, më shumë humbasim kohë si t’ia bëjmë Berishës humbjen e lehtë, sesa si të forcojmë institucionet e zgjedhjeve, që të harrojmë se zgjedhjet dhe mund të preken.
prandaj eshte kolegji zgjedhor qe ti japi drejtim ketyre kontradiktave. me artikuj nuk zgjidhim gje. palet ti drejtohen kolegjit zgjedhor dhe ketu merr fund filmi. pasi te flasi kolegji askush nuk ka te drejte te beje giu-viu.
Mero, le te mos biem pre e formalizmave. Kjo shumica ka respektuar ligjin ne shume pika dhe institucione. Ndoshta ti ke te drejte per kete rast, por edhe me i drejti i kesaj bote do ti bente ndonje leshim vetvetes.
mero ka ndenjur aq kohe prane sales sa te dyshoje te lefteria… ndersa shprehja se luli mund te ike “para 21 qershorit” flet vete per friken qe ka krahu i kokainokracise ?
Mos u mundo kot ti japesh vijen e sjelljes rames o meroo – sala do terhiqet vetem kur te kete prova te mjaftueshme asnjehere para kohr. Ndersa rama nuk heq dot dore nga sjelljet agresive se eshte paranojak i mallos – do i ngelet dopio gjashta ne dore si gjithmone.
Sipas ligjit dhe jurisprudences se Kolegjit Zgjedhor, numeruesi i katert i takonte PDIU-t, se nuk eshte “shumece qevereisese” dhe pere kete nuk ka debat faaaaareeeeeeee.
Puna eshte se PDIU na eshte ne aleance (vetem) per zgjedhjet vendore me te majtet, dhe (per keto zgjedhje lokale), aleanca e majte na behej me 3 numerues e aleanca e djathte vec me 1.
Epo se Kodi ka ngel me babaqemon, realiteti detyron ndryshe.
C’faj ka PD nese e le vetem me 1 numerues perballe 3 te se majtes?!
Jo te bojkotoje procesin, po te marre rruget me mire….
Ai Kod do ripare nga e para, se eshte produkt jo i arsyes apo moralit, por paranojes dhe skuthllekut.
Anetaret e KQZ jane ndoshta ne ditet me te veshtira te tyre. Nga njera ane spranojne doreheqjen e kandidatit te Kurbinit, se kane hall se futet Fuf krimineli ne loje, nga ana tjeter sikletosen per doreheqjen e Kelcyres, se po nuk e pranuan, iu mbetet krimineli tjeter ne dere.
Si jane punet, lsi-se nuk i takon numerues ose i ka te perbashket me ps. Meta nuk ze bese per shume arsye dhe ka filluar te pyese se c’ere ka gjaku… Pas zgjedhjeve do e mare vesh
Keni harruar me marre mendimin e nje pedofili i quajtur Cim Peka(pordha),them pedofil sepse kur ka qene ne shkolle te mesme ka tentuar te perdhunoje nje vajze te vogel 10 vjece,nderkohe para pak ditesh e qoj ne boten e pertejme vajze e llesh koles,mbasi u cfry nga epshet e tij shtazarake ne motelet e saukut beri aksidentin qe i mori jeten asaj vajze te genjyer nga ky pedofil megjithese eshte i martuar por e kishte genjyer se do martohej me te,kjo eshte politija alla salihqe,imoralet na shesin moral,kjo eshte situata e PD.
Nje analize shume e mire dhe e nevojshme per KQZ z.Mero. Ti e thua me shume te drejte qe o nje KQZ sipas ligjit ose nje KQZ sipas pazareve politike.por më duket se e dyta se ne jemi mesuar vetem te vjedhim zgjedhjet
Edhe e djathta eshte dakort qe te zgjidhet nje KQZ ku mazhoranca te kete shumicen d.m.th.4 dhe opozita 3 sepse per opoziten nuk ndryshon asgje sepse ne fakt mazhoranca e ka shumicen por ti mor Mero ziu si gazetar i pavarur qe je nuk le rast pa luftuar opoziten megjithese e din mire qe me fjalen tende nuk shkohet as ne h…
Shikoni disa “Rregulla”, qe ve Instituti I Sigurimeve Shoqerore te SHqiperise, te cilat i zbatojne me me te dobtet. I zbatojne kur te duan, ku te duan e si duan. Nuk pyesin me gjate. Se ai person do shkoj poshte e perpjete neper noterira, e ketu e aty…leke pafund per nje te drejte qe i takon me ligj. Turp tju vije. Edhe ju zoti Mero Baze, shkruani per kete Institucion, nga i cili varen Pensionistet e gjore qe merren neper kembe nga ky institucion i felliqur.
Ne pazar ka dale Shqiperia dhe i gjithe populli shqiptar, edhe pertej kufirit shtetror, dhe nuk po dilka Lefterie Leshi me nje tufe dallkaukesh pa din e imam, qe e kthejne ligjin, ashtu sic kthejne bythen kur flene ne krevat, ose ne toke, token Meme!
O zot ne duart e who’s who kemi rene, na lane te biem, na hodhen, hodhem veten!
@ E verteta, jam shume dakort me juve, ISSH duhet te shkarkoje qe nga kreret e deri poshte. Shume eksperienca te keqia me kete institut. Nuk sherben per te miren e njerezve, pensionisteve, por shohin te rrisin rrogat e veta duke mbushur arken me leket e te vdekurve.