Nga Mero Baze
Isa Mustafa do të fitonte edhe me zgjedhje të lira si kryetar i LDK-së në Kosovë. Ai është kryeministri i vendit dhe nuk besoj që ka një parti të rrëzojë nga posti i kryetarit, kryeministrin. Katër vite më parë, kur ai është zgjedhur në krye të LDK-së, ai ka triumfuar nga një betejë e fortë me vota, që thyen disa barriera burokratike në LDK duke kthyer votimin, që kishte humbur bashkë me kryetarin historik Ibrahim Rugova.
Për këtë shkak ajo që ndodhi sot në Kuvendin e LDK-së, nuk vlen si diçka që bën jo legjitim Isa Mustafën, por vlen si një antivlerë që Isa Mustafa i risolli LDK-së. Votimi me duartrokitje, truket banale ndaj kundërshtareve femra, të cilat janë të “vetmit burra” të LDK-së dhe cinizmi për t’u shtirur sikur nuk ka ndodhur gjë pas Kuvendit, janë projekti i vërtetë që Mustafa i sjell LDK-së për të ardhmen e saj.
Për hir të së vërtetës, disa nga këto huqe i ka pasur dhe Ibrahim Rugova. Edhe ai ishte indiferent ndaj kritikëve, cinik ndaj kontestimeve dhe i papreokupuar shumë për rregullat e demokracisë brenda partisë. Por, defektet e tij si kryetar partie, i plotësonte me staturën e tij ndërkombëtare, rolin historik që kishte lëvizja e tij paqësore për imazhin e Kosovës dhe angazhimi për një lëvizje shtetformuese që ishte prioritet mbi demokracinë e brendshme në LDK-së. Nëse Isa Mustafa do ishte një staturë e ngjashme me Rugovën dhe të zhvendosej në kohë para lirisë së Kosovës, ndoshta do t’i shkonte dhe kostumi që korrte bar pas Kuvendit dhe injorimi i kritikëve dhe garës në LDK. Por, siç dihet prej Rugovës, Isa Mustafa ka vetëm këto veset e fundit dhe kjo e bën më të keqe LDK-në dhe më të papërfytyrueshme fodullëkun e dikujt që vjen në krye të partisë me votë dhe pastaj vendos standarde feudale.
Për ironi të fatit, tre kritikët më të fortë të Isës, janë tre gra. Vjosa Osmani, që konteston mënyrën si ai ka deformuar identitetin e LDK-së në qeverisje, Doruntina Maloku, vajza e të ndjerit Enver Maloku, vrarë për shkak të cilësisë së tij si drejtor i Qendrës për Informim të Kosovës më 1998, dyshuar prej kundërshtarëve politik shqiptarë dhe Donika Gërvalla, vajza e Isuf Gërvallës që jeton në Gjermani, por që ka një autoritet moral mbi LDK-në për shkak të kontributeve të saj dhe familjes së saj për Kosovën. Në thelb, të treja sulmojnë paqartësinë e raporteve mes LDK-së dhe kundërshtares së tyre ideolgjike, PDK-në, si dhe mungesën e transparencës së Mustafës si kryeministër koalicioni. Nuk besoj se kritikat e tyre do të rrëzojnë Mustafën as nga partia as nga qeveria, por janë një oksigjen për LDK-në, që ajo të ringrihet dhe të debatojë hapur për problemet e saj. Ngulfatja e problemeve me cinizëm dhe siguria që duke injoruar çdo zë kritik, dëshpëron dhe të tjerë që duan të flasin, është një iluzion i rremë se të bën sikur ngjason me paraardhësin historik të LDK-së. Ai nuk ishte historik nga veset, por nga disa virtyte që i shërbyen Kosovës. Nga ato vese, që tentojnë t’ia imitojnë, e çoi LDK-në nga 80 përqind në 24 përqind. Dhe nëse dikush mendon se veset vlejnë, ka për ta çuar dhe më poshtë.
Ne Kosove Ises ja kane vene nofken Putin, fillimisht per shkak te pamjes. Tani ka filluar ti ngjaje edhe me veprime. LDK keshtu si eshte katandisur eshte me mire te shuhet gje qe edhe mund te ndodh ne te ardhmen e aferte. Pse te votohet Isa Putini i cili voten e marr e qon te Hashim Thaqi. Votuesi me mire te votoje drejteperdrejte Thaqin sesa nje sekser titist si Isa Putini.
Kur i ka pasur LDK 80% ,qe se di une?Pas Luftes e ketej LDK ,asnjehere nuk ka mundur te zgjedhe asgje pa Koalicion.Ky Mustafa mund te jete gjithcka e keqe,por eshte me i afte e me pozitiv se BEHOTI(Rugova).
te pakten isa i beri nje pale zgjedhje ne partine e tij, po ky padhoshi i gjate kur do i mbledhi forumet e socialisteve per te bere te pakten ndonje gjasme pale zgjedhje? nuk mendon se dhe ky padhoshi i gjate e meriton nje editorial sesi po e menaxhon partine? nuk mendon se perpara se te kritikojme nje parti te nje shteti tjeter duhet t’ia fillojme me keto partite demonkratiko-socialisto-puniste shqiptare ku kryetaret vdesin ne detyre?
Relakssssiiiii po te vdes sali qeni ne krye te kryetarllekut….editorialet ti ja beje te gjatit ai Shllak shlluku se ky Mero nuk i mbushet mendja qe tia beje.
Do tu lutesh nese keni sado pak edukat si njerez te shkolluar te mos shkruani komente qe nuk i hyjne ne pun kujt. Shkruaj dicka qe vertet ja vlen..Per mua por edhe per shume te tjere do te ngelet gazetari me i mire Mero Bazeos u ngaterroni me politiken……Ne siten e Meros te gjith do te kalojn po cdo gje me koh dhe ne momentin e duhur.
Me vjen keq per Kosoven ,qe i mungojne njerzit e duhur ne postet kyce ,megjithese ajo ka shume me te mire dhe me te zgjuar se dy aktoret e saj Thaci dhe Mustafa . Znj. Gervalla eshte njera nga ato qe do ta ndihmonte shume Kosoven duke e futur ne shinat e duhura ,por jo nga larg ,jo vetem duke kritikuar ,duke dhene mendime te vyera ,sepse te gjitha keto bien ne vesh te shurdher ,por duke marre pjese konkretisht ne parti dhe pse jo te marri frenat e saj . Kosova tashme me Mustafen forcoi Thacin tashme ka DY THACI .KOSOVA PRET ZGJIDHJE VETEM ME VOTEN E POPULLIT ,KETO DY PARTI DUHET TE DENOHEN NGA POPULLI ,NUK KANE ME TE DREJTE TE QEVERISIN VENDIN QE E KANE SHKATARRUAR .
MJAFT ME TEZEN E DURIMIT !!!!!
e ndrite ne shqiperi dhe tani fillove helmin ne kosove.morre fund mero djali.
Po ti mor mero nuk ke se me c’fare te merresh dhe ben te tilla qe neve ne shqiperi nuk na hyjne ne pune fare,bej ndonje shkrim tjeter…
record historic I numrit minimal te komenteve..pse..
specie politike si Pise Mustafa ka cdo shtet dhe cdo komb..por jo ne krye te tyre.
pra Pisa I kosoves nuk perben lajm.
Lajm ishte ai para tre oresh qe gjithe mediat nderkombetare ishin fokusuar ne punen titanike te Donald Lulit dhe Lu Bashes qe gjeten ne Kelcyre nje nga kriminelet me te medhenj te njerzimit..
good job mister Donald Lul
good job mistrec Lu Basha..