Përse nuk flet për katin e 13-të të Bashës, Halim Kosova?

3 Qershor 2015, 19:40Editorial TEMA
Përse nuk flet për katin e 13-të të Bashës, Halim

Nga Mero Baze

Ajo që ka ndodhur me kryetarin e Bashkisë në detyrë në Tiranë, mund të jetë rasti i vetëm në botë. Bota ka padiskutim kryetarë bashkish më hajdut se Lulzim Basha, siç ka me mijëra më të ndershëm. Bota po ashtu mund të ketë kryetarë bashkish më të këqinj se Lulzim Basha, pasi mund të ketë nga ata që kanë bërë gjëra keq, ngaqë ky nuk ka bërë asgjë. Bota mund të ketë kryetarë bashkish më të paaftë se Lulzim Basha, pasi ky së paku e ka bërë ndonjë punë për vete, duke nisur që nga kanaçet që mblidhnin romët, të cilëve ua mori dhe si biznes e deri tek përqindjet për lejet e ndërtimit. Por jam i sigurt se bota nuk mund të ketë një kryetar bashkie kaq banal, në dëshirën për ta përdorur vetëm për punët e veta bashkinë.

Të blesh një aparatment në katin e fundit të një pallati, pastaj ta kthesh atë në dupleks, të privatizosh tarracën duke e hipotekuar si pronë private dhe pastaj para se të ikësh t’i japësh dhe një leje vetes për të ndërtuar një kat të tërë është kulmi i grykësisë, banalitetit, pervesitetit dhe talljes me kryeqytetin.

Nuk është se i ka ndonjë borxh këtij qyteti, se nuk i është mirënjohës për mandatin, pasi e vodhi, nuk ia dha qyteti. Por të gjithë dështuam në idenë sesa larg mund të shkonte. Për këtë që ka bërë, edhe kritiku i tij më i zi, nuk do kishte fantazi. Ata intelektualët e Forumit për Tiranën që e mbështetën si gjoja reformator, jo e jo. Të gjithë kanë menduar se ky njeri ose nuk do të bëjë asgjë, ose do të gënjejë si zakonisht, por kjo që ka bërë tregon një anë tjetër të panjohur të tij, grykësinë për të fituar deri në banalitet. Tani është dhe më e qartë, përse ky njeri zaptoi detin në Vlorë, e mbushi me gurë e ndërtoi pallat dhe përse ka privatizuar taracën e një pallati në qendër të Tiranës për të shtuar një kat të 13-të, jashtë çdo standardi urbanistik, politik, ligjor dhe moral.

Standardi që i ka lejuar vetes, është një standard që nuk i është lejuar asnjë qytetari në Tiranë, përveç atyre militantëve të tij që në verën e vitit 2013 kur ndryshoi pushteti, i turri në çdo taracë pallati për të shtuar nga një kat dhe për ta legalizuar.

Erion Veliaj mbajti një qëndrim publik ndaj këtij gjesti, që në të vërtetë tregon vizionin e vërtetë të Bashës për Tiranën. Ai premtoi se do ta anuloj lejen dhe më tej akoma, të verifikojë edhe rrethanat në të cilat ky njeri ka privatizuar tarracën e një pallati, ku ka blerë një apartament. Disa banorë të pallatit, ende nën trysninë e Bashës i thanë gazetës Tema se ndjehen të frikësuar dhe për kushtet fizike të pallatit.

Por nga ana morale vlen të dëgjojmë se ç’mendojnë dhe kandidatët e tjerë për këtë rast. Qëndrimi ndaj këtij gjesti të shëmtuar, është qëndrimi real ndaj vizionit të Bashës për Tiranën. Edhe pse nuk kanë shanse të jenë fitues për të deklaruar se do të anullojnë lejen, Bojaxhiu dhe Kosova duhet të shprehen se ç’duhet të bënin me këtë rast edhe sikur qyetari të mos ishte dëshpërimisht kryetari i opozitës dhe kryetari i bashkisë në detyrë.

Kjo vlen sidomos për Halim Kosovën, kandidatin e Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës. Ai nuk ka nevojë të na shpjegojë si lindin gratë dhe kush ka lindur me operacion apo në mënyrë natyrale, kush ka pshurrur poshtë Lanës dhe kush ia ka legalizuar klinikën e tij. Ai duhet tu flasë hapur qytetarëve, se nëse do të bëhej kryetar bashkie çdo bënte me këtë leje të Lulzim Bashës. Ky qëndrim, flet sa mijëra fjalë. Vizioni i Lulzim Bashës për Tiranën nuk shprehet askund më qartë dhe në mënyrë më të koncentruar, se ajo që i ka dhënë vetvetes para se të iki nga Bashkia. Aty tregon se e ka ditur që nuk do ketë mandate të dytë, e ka ditur që kandidati i tij nuk është fitues dhe po ashtu e ka ditur se nuk mund të gjendet asnjë kryetar tjetër bashkie në këtë vend, qoftë ky dhe vëllai i tij që të firmosë atë leje. Ndaj e ka bërë vet, si skuth, i pamëshirshëm, i pafytyrë, i padenjë dhe i papërmirësueshëm në vesin e tij për të marrë ç’të mundet nga pushteti e për të ikur ta ngrysë jetën në Holandë.

Ndaj vlen të dëgjojmë se çdo të bënte Halim Kosova me këtë leje. Jo se fati i kësaj leje tani është në dorë të tij, por për të treguar se më poshtë se Lulzim Basha nuk janë as njerëzit më banal që ai ka zgjedhur për të drejtuar Tiranën. Ai është i pakonkurrueshëm, duke qenë njëkohësisht zaptues hapësirash, ndërtues i paligjshëm jashtë parametrave urbane, shfrytëzues posti dhe një vizionar primitiv në krye të Tiranës.

36 komente në “Përse nuk flet për katin e 13-të të Bashës, Halim Kosova?”

  1. xheneti says:

    Turp per tironcit qe e kane mbeshtetur dhe duruar kaq shume kete edepsez.

    1. T says:

      pse nuk flet njeri ne shqiperi

      sa milion dollare u pagua pallati I vjerrit te lulqim bashes ne vlore

      ………………..

      pse nuk flet njeri kush fshihet pas pallateve te diga e liqenit artificjal…

      pse nuk flet njeri per kantjerin monster ne pashaliman….

      1. uc pertika says:

        Halimi duhet te flase perkatin e 13 te Bashes ,kur Erjonka te flase per vilen dhe dasmen e tij te bere me kursimet e mamase se tij.

      2. eda says:

        T! Hahaahahahaahaahaahaahaha….Lulqim Bashes……e bukur kjo

  2. ZOGU I RAMES says:

    o mero cdo te thote kandidati fallco amani se nuk e di

  3. rilindasi i vdekur says:

    pse INUK nuk ia shemb pallatin bashes zoti Mero? sepse neve sna intereson as pallati e as kati por propoganda!!!

  4. Tirona says:

    Ka per te fol Berisha. pas humbjes se BASHES.

    1. emigranti 1 says:

      Legalizimi i ndërtimit nga kryehajduti me çizme ,është qershia mbi tortë
      Z. Mero. Rekordet kriminale të këtij maskarai do të studiohen në shkolla
      Edhe për 200 vitet e ardhshme . Nuk e di si i votojn shqiptarët këta klysha
      kurvash.popull i drogur pa personalitet.

  5. sit... back..and relaks → says:

    NUK ESHTE KATI I 13 I BASHES PROBLEMI JETIK I TIRANES QE TE BEHET OBJEKT FUSHATE PASI PO FILLUAM TI ZEME KATET ME RRADHE NUK I DIHET SE EMRI I KUJT DEL VERDALLE. SIDOQOFTE, PER KATIN E 13 TE BASHES DUHET TE PRONONCOHET KRRT E TIRANES KU ANETARET JANE NGA PD DHE PS. NQS KRRT KA SHKELUR LIGJIN ME KETE LEJE ATH JO VETEM BASHA POR E GJITHE KRRT DUHET TE SHKOJE NE BURG DHE LEJA TE ANULLOHET. KJO GJE NUK DO NDODHI PASI PERPARA KESAJ DUHET TE NDODHI PSH QE TE FUTEJ NE BURG BERISHA I PARI, GJE QE SKA PER TE NDODHUR SA TE JETE GJALLE, E NJEJTA GJE DO NDODHI EDHE ME BASHEN, NUK KA PER TA PARE BURGUN SA TE JETE GJALLE. DHE GJITHASHTU EDHE ANETARET E KRRT TE TIRANES DO VAZHDOJNE TE NGINJEN. KETO LLOQE DO HARROHEN TE NESERMEN E ZGJEDHJEVE DHE JUSTIFIKIMI DO JETE QE NUK DO MERREMI ME TE SHKUAREN POR TE SHOHIM PERPARA. MEGJITHATE SI PJESE PROPAGANDE ESHTE E MIRE DHE GAZETA TEMA SI PJESE E STAFIT TE VELIAJT DUHET TE BEJE DETYREN E VET NE SHPELARJEN E TRURIT.

    1. black_lion says:

      Si gjithmone koment i goditur!
      Gjithsesi une personalisht e vizitoj Temen me shpresen qe kur PD te jete reformuar duke nderruar kryetar dhe duke u ndare perfundimisht nga gjyshi (me rastin e humbjes kolosale ne keto zgjedhje), Mero do filloje te merret pak edhe me abuzimet e ministrave dhe deputeteve te Rames. Eshte e vertete qe Tema ka filluar te behet si zyre shtypi e PS, por fundja fushate eshte dhe Mero nuk e ka fshehur ndonjehere njeanshmerine e tij.

    2. sefer ziu says:

      Bravo ky qe shkruan me germa te medha. Nuk eshte probleme kati 13-te, probleme jane te gjitha mekatet qe s’ka numur ti mat te Lulezim Bashes, midis tyre ajo firma qe hodhi ne leter Bakojanis dhe tani eurodeputeti grek thote se ne e kemi marrveshjen te firmosur, te bejne ç’te duan shqiptaret dhe i kerkon Europes se Shqiperia po cenon ujrat territoriale te Greqise. Pergjigju Lulezim basha per kete kerkese te grekeve! Pergjuni mor qener rrugesh me gjithe ata qe u mbeshtesin juve dhe banden tuaj

  6. Mimusta says:

    Po te flasij per Bashen do te nxitij bashen dhe servilat e tij te flasin me te madhe per kliniken e Kosoves prej 2.9 miljon Euroshe!!!!!!

  7. Spiro says:

    Ordiner…! Skuth…!

  8. akil ylli says:

    ………………..Pse SHQUPI e konsideron Bashen qytetar i thjesht ?……..
    Shqupi i ka dale ne mbrojte Bashes, se medemek lejen per ndertimin e nje kati maje nje pallatit ja paska dhane vedit si qytetar i thjeshte!
    Qytetar i thjeshte Basha!? Ndoshta asht per Shqupin, por shqiptart nuk e njohin per te tille. Imagjino qytetarin e thjeshte, sa ylbera i duhet me kapercy per me shtu nje kat te shtepis vet, qe ne fund te fundit edhe ne u shemt e ka per bythe te vet, e jo ma nje kat te ri ne maje te pallatit!?
    Po ky shejtan Luli, ja ka mare doren doren me i dhane leje vedit! Si qytetar i thjesht!
    Kur ishte Minis. Transp., si qytetar i thjeshte i dha leje vedit me i ba tym nja 300 miljon euro, po thojme i bani tym, se mos po i hime ne hak kot e po randojm pa dasht si qytetar.
    Ishte Minis. i Jashtem, po nga ato te jashtmit fare, jashtoksor, dhe si qytetar i thjeshte i dha leje vedit me i dhuru Greqis nja 300 a 400 katror te territorit te Repliks Shqiptare. Po thojm ja ka dhuru, se nuk po dojm me ja ndy pa fakte, prestigjin e qytetarit.
    Ishte Minist. I Rendit, e po ju dridh qerpiku si qytetar i thjeshte i dha leje vedit dhe egzekutoj ne mes te rruges kater qytetar shqiptar me duar ne xhepa. Ndoshta po e randojm si qytetar te thjeshte, po ne kete rast s’dina me i vu emen tjeter ngjarjes, se ato kater te shkrete kane lane ka here kete dynja, e s’kene si i kthejme kurrsesi.
    Po edhe keto Lulzimat, seç kane nje dore te rand kur ju mushet mendja me qit pushk.
    Njeni Lulzim, qe perdreq mban mbiemrin Berisha, vrau kater vete dhe u kane mbylle ne burg e ja kane hedh çilsin ne det. E denun burgim te perjetshem.
    Ndersa ky Lulzimi tjeter, qytetari i thjesht, jo vetem qe ka vra kater te pafajshem, por ka mbi shpine edhe do barre te tjera gjynahesh me shume se i pari, dhe perseri nuk po i hyn ferre ne kame, por perkundrazi del perdite tuj na shite mend e karshillek, duke na premtu shpetimin, sidomos me ato lejet qe i jep
    vedit, nga pozita e qytetaritte thjeshte.

  9. pse says:

    Shkrim shume dinjitoz,bravo Mero je ivetmi qe na ben te mendojme e shpresojme se ka njeres qe jane kritke te ashper ndaj se keqes qe i kanoset vendit nga keta te pa skrypullt e te ndyre deri ne felliqesi.Ky rast nuk mund te pershkruhet,mbrojtja qe i behet nga ana e bashkise eshte sa e ulet aq dhe fyese ndaj jo vetem popullit te Tiranes, por gjithe vendit tone.
    Ku jane “intelektualet”firmetare,te prononcohen per kete rast.
    Asnj nga premtimet per banoret e Tranes nuk realizoi,populli duhet te vere ne balance mire voten e tij, mjaton ky rast duke firmosur per veten e tij,flet me shume se “prmtimet”e Halimit.
    Ky eshte shteti qe duan te kthejne keta,ate te rrumpalles te rremujes per ta patur me te lehte te vjedhin cdo te mire materiale te ketij populli te vuajtur.

  10. Tani says:

    Sa ka vjedhur iliri basha nuk I vjene as te thori I kembes por ti mero nuk thot asgje per floririn ilirin por per nje kat pra as te thori nuk arrin basha dhe nje here pra ti mero mos u merr me mizat por me buallin

    1. dancing with arvizu-lu stars says:

      Tani ke te drejte.

      Edhe une nuke kam qejf Ilir Meen por pranuam nje kualicjon me nje Ilir qelbesire per te rrezuar nje Sali super kriminel..

      Kurse persa itakon vjedhes raporti META- BASHA eshte 1 me pese mije pra META ESHTE PAMBARIMISHT I VOGEL.

      PSH NE RRUGEN E KOMBIT NQS DI ARITHMETIKEN E KLASAVE FILLORE DO TA KUPTOSH KETE TIMIN KETU POSHTE.

      Ja cfare shkruajne gazetat me fakte dhe prokuroria duhet qe neser duhet te marre te pandehur Lul Bashen..
      Qe ketu paralamenti dhe ambasada ameriakane duhet te mbeshtese kriminalizimn nqs se nuke ka farse.
      Do dokumente Adriatik Lalla Edi Rama dhe zoti Donald Lu ti mbeshtese..
      Bujrum ja i keni faktet se boll mashtruat ate popull

      Bechtel: Dell – Frank Wisner-Lul Basha US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –

      Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.

      Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri. Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.

      Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë. BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”.

      Basha duhet ti ngreje nje lapidar damir fazllicit qe i dhe nje pashaporte amerikane “extra” qe ka nje fuqi magjike

      Basha ti ngreje dhe nje lapidar IMPOTENITIT Edi RAMES dhe atyre ambasadoreve qe i thane paturpesisht yll ne ngjitje nje neofashisti.

  11. hipo says:

    Basha ashtu ka qene kudo qe ka punuar,skuth ,ipaafte servil dhe hajdut.Fajin e ka Sala ,kjo dihet,por Basha i doli nga batha Saliut,Ai ja kaloi te Zotit,si te thuash e diskreditoi fare Salen,pra Sala e vuri per te vjedhur dhe mbrojtur familjen,por jo qe tja hodhte familjes.Kokat do te hane nga gopseku

  12. AB says:

    Nga nje kryetar dyheresh qe vjen nga vota e vjedhur,nuk ke cfare te presesh te mira prej tij.Por per analizen e nje ngjarje qe ben ti ne menyre te perkryer,te lumte. Gjynah qe je vetem nje gazetar i thjeshte….meriton te jesh me shume.

  13. sit... back..and relaks → says:

    Perse nuk e boton Mero reagimin e bashkise. ja ku e ke linkun me poshte.

    https://www.youtube.com/watch?v=qLAucTWlEhY

  14. mali says:

    Pergezime z.Mero per kete editorial dhe analize te thelle qe i ben vendimit me korruptiv per familjen e vet qe ka marre Basha per te ngritur nje kat per vete mbi te dymbedhjetin.Nje vendim i tille flet shume e shume me teper se sa ju z.Mero keni analizuar me argumente te forta se cfare mund te beje babezia e nje njeriu me pushtet qe i eshte kthyer ne semundje e s,ngopet nga perfitimet qe i ka siguruar nga pozitat qe i jane ofruar.Po ky veprim i fundit qe firmos nje vendim per ngritje te nje kati per veten e tij i ve kapakun e te gjitha poshtersive qe mund te beje nje pushtetar ne kurri e cenim te plote te interesave te qytetareve ,te komshijve te tij qe u rremben tarracen duke rrezikuar dhe jeten e tyre.Eshte nje vendimmarrje e cuditshme,me teper se aventure qe mund te merret nga nje i lajthitur qe nuk njeh asnje norme qytetare, qe s,njeh ligj,moral,eshte nje papergjegjesi totale,shperdorim i postit ,detyres dhe aq me teper qe eshte drejtues i partise me te madhe opozitare.Veprimi i Lulit eshte me teper se kriminal,i ulet,qe shpreh personalitetin e tij si nje njeri pa vleren ,pa formimin minimal si qenie njerezore.Qenka aq i pacipe qe e ben kete veprim ditet qe largohet nga detyra e kryebashkiakut,detyre qe s,e beri sic premtoi ,por me kete veprim te turpshem e menderosi fare dhe tregoi para qytetareve te Tiranes dhe gjithe shqiptareve se eshte me teper se nje monster,i pacipe ,i pafytyre qe di vetem te vjedhi sic beri me 230 milion eurot e rruges se kombit,por me katin e trembedhjete do te regjistrohet si kryebashkiaku me skuth,i pandershem,pa moral,pa vlere,i papergjegjshem,i pafytyre,hipokrit,,njeri qe as skuqet dhe as zverdhet,faqezi,faqerrogoz,me dy fytura qe llomotit ne takime per drejtesi,shet moral kur per vete eshte nje batakci,mashtrues qe turperon forcen politike qe drejton.Mjere demokratet e ndershem se ke kane ne krye qe hiqet se u qan hallin qytetareve dhe u rremben e tarracev per te shtuar kate per vete.Turp e per faqe te zeze.Me kete veprim ky njeri ka humbur te drejten per te dale ne takime me qytetaret te cilet duhet ta mbulojne me peshtyme e jo ta degjojne e duartrokasin kete batakci te pacipe.Pse hesht doktori kandidat per kete aventure te Lulit? Apo se edhe vete ngre klinike pa leje edh pse jo si Luli qe ngre vila mbi tarrace dhe me paturpesine me te madhe dalin ca delenxhinj te bashkise e SHQUPIT dhe e justifikojne se paska te drejte si cdo qytetar qe te ndertije.O ditezij e koketrashe te PD.Po pse ishte ne dite te hallit Luli ,se kishte mbetur pa shtepi dhe duhej te ndertonte mbi tarrace?Po kjo mbrojtje bie ere ,por ju tregoni se jeni njerez te erresires,te haleve.Po a justifikohet nje krim i tille?Besoj se jo dhe aq sa mund te lahet m..i me shurre ,aq mund te pastrohet Luli qe do te mbetet njeriu e drejtuesi i nje partie qe s,duhet te pranohet kurre per ta pasur ne krye.Te tille burra jo qe s,duhet te zgjidhen per te pare,por te tillet nuk e meritojne qe te futen ne zyrat e shtetit edhe si qytetare ne halle se i ndotin.Njerez,mos te pajtohemi me te tillet si Luli,duhet t,u tregojme vendin,boll me njerez qe e shperdorojne besimin,voten ne kete fare feje.Turp per PD.Ky njeri meriton shkarkimin nga drejtues i PD,meriton perbuzjen e te gjitheve…

  15. Nuk mbulohet dielli me shoshe o demokrat te ndershem.vazhdoj te jem e pa pune qe prej 11 vitesh…..korrupsioni e hajdutnia na cuan ne demokratet e ndershem ne varferi.PS nuk na do se jemi demokrat…..vuajm pasojat e kryetareve hajdut

  16. xxl says:

    Dikur e kam urryer veten,kur njerez pa shkolle na tregonin se si duhet te silleshim qe te ishim te lumtur, duke lexuar mesimet e Partise dhe Xhaxhi Enverit. Sot ajo kohe ka 25 vjet qe ka kaluar. Por pikerisht sot, e ndjej veten shume here me te fyer, kur njerez me shkolle tallen me inteligjencen time. Deri sot kam pasur fiksim Saliun, Edin, Nanon,Meten, Kaçin e Bardhe, Paloken, Artan Hoxhen dhe shume te tjere. Me keqardhje duhet ta them se ky Lul13-çi i ka thyer te gjithe parashikimet. Une e di shume mire qe asgje nuk do ndodhi,ai do jetoje i lumtur dhe me shampanje do festoje cdo nate nga tarraca e tij shkaterrimin e Tiranes. Populli shkret do shesi libra e gazeta ne rruge,qofte e sufllaqe, dhe do vazhdoje ne darke ti fusi ndonje dopjo Rakì me djath dhe fleje rehat…

  17. vizioni i Bashes says:

    Megjithatë, amoma më shqetësuese është, se të paktën 30% e Tiranës, e mbështet Bashën në këtë veprim monstruoz… E rastësishme…??? Nuk e besoj…! (Konkluzionet…, tuaja)

    1. ada says:

      Nuk do shume mend e kalem …eshte normale se ata jan bashkepuntoret e tij….se ai nuk vjeth vetem, se dallohet POR te gjith sebashku….njeri ka ne dore dicka e tjetri dicka deri sa zinxhiri i dokumentave mbaron

  18. temujin says:

    Eshte kat kopil pranej…dobic si thone labet…

  19. emigranti says:

    Jo mor te nderuar, gazetar e komentues.Jo se nuk e dini, e dini mire biles, se Halim Kosova ne kraharor nuk ka zemer, por melci.Prandaj lereni Halimin ne marrinat e gafat e tij.Nuk eshte nga ata burra ai.

  20. Trojani says:

    Po me leket e Ballistit te Pulave ne Kelcyre e ka ate kate ndaj e ka pa leje,Megjithate ta mari dhe Ballistin me vete ne daten 22 Qershor se ska ku te ri me ketu ne Kelcyre.
    Ta Gezoj Ta Gezoj Ballisti + Basha do behen Boje.

    Rrofte Arben Dosti lideri i te djathtes.

  21. Z/Kallami says:

    Nuk e kerkon Basha sepse ka frige nga numri 13 qe jelle fatkeqesi.Kur dihet botenisht se Basha asht i “ndershem” sa Berisha.

  22. king says:

    Si nuk u lodh Meroja?! Po qe se do të ishte dikush tjetër në vend të Bashës, Meroja duhej hedhur në gjyq për ofendim të një personi zyrtar. Kur Basha është hajdut sias Meros, pse nuk i shpie dokumentat në gjyq dhe emri i Meros si gazetar investigativ do të mbetej në vendin e nderit të gazetarisë shqiptare. Mero,hajdutët i ke në qeveri dhe në parlament.

    1. AB says:

      Nuk duhet ta kete personale qe te shkoje ne gjykat.Si gazetar investigativ eshte i detyruar nga lexusi i tij qe te shkruaj cdo te vertete. Kush ka sy te shikoje e kush ka vesh te degjoj …po pati shtet.

    2. AB says:

      Nuk duhet ta kete personale qe te shkoje ne gjykat.Si gazetar investigativ eshte i detyruar nga lexusi i tij qe te shkruaj cdo te vertete. Kush ka sy te shikoje e kush ka vesh te degjoj …po pati shtet.

  23. mero says:

    O mero po me ramen sta mban te flasesh per rritje taksash dhe per xhuvanin qe vrau 5 veta te pafajshem te prish pune nje kat po te ishe ti do ishe nje diktator i vogel po dajakun e ke merituar gjithmon dhe ment nuk vure po vilen e erionit pse nuk e nxierr qe e beri me fiq

  24. AI says:

    Titulli me i sakte do ishte:
    Pse ambasadori Donald Lul nuk e fut Lu Bashibozukun ne listen e zeze te krimineleve pasi ka ndertese kriminale me 13 kate si me poshte:

    KATI PARE
    Posedoi ne Holande nje pashaporte amerikane me numra ekstra kur e regjistroi ne Noteri

    KATI DYTE
    Menaxhon dosjen e “krimeve” te shqiptareve qe vrane serbe per tu hequr organet.

    KATI TRETE
    Hyn disa here me pashaporta fallco i maskuar si inxhinire rrugesh te shtepia e verdhe ne Burrel dhe Bicaj me antropologun peruan.

    KATI I KATERT
    Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..

    KATI I PESTE
    Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon. ..Karamalis deklaroi ne parlamentin grek se ishte fitorja me e madhe dipllomatike e Greqise pas L2B

    KATI I GJASHTE
    Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit te lene pergjysem nga Besnik Mulla Mustafa

    KATI I SHTATE
    Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar..dhe duke qeshur ambasdori famekeq arvizu e dekoron yll ne ngjitje

    KATI I TETE
    Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..

    KATI I NENTE
    Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP

    KATI I DHJETE
    Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje fansi te xhaferr deves

    KATI NJEMBEDHJETE
    Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi

    KATI DYMBEDHJETE
    Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit

    KATI TREMBEDHJETE
    Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar

    ZOTI MERO JU DUHET TI DREJTOHENI ZOTIT LUL AMBASDORIT PSE NUK E FUT LU BASHEN TE LISTA KRIMINELEVE….OSE ME NDRYSHE ZOTI DONALD DUHET TE SHKOJE TE OKULISTI..

  25. al says:

    Cojeni pallatin ne prokurori me dashuri dhe me durim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje