Çështja “Beccheti” dhe “Becchetët” shqiptarë

8 Qershor 2015, 21:16Editorial TEMA
Çështja “Beccheti” dhe “Becchetët”

Nga Mero Baze

 

Francesco Beccheti, është modeli i një biznesmeni perëndimor në një vend të Lindjes, që ka përfituar më shumë nga tentativat për të bërë biznes, sesa nga vet biznesi. Ai ka hedhur rrënjë në Shqipëri prej vitit 1996, duke pretenduar të ndërtojë një hidrocentral mbi lumin Vjosë, në Kalivaç, të cilin as e ka filluar, as e ka mbaruar, por prej tij ka fituar më shumë sesa do të fitonte sikur ta kishte vënë në punë dhe t’ia kishin falur. Historia e tij është e pangjashme, pikërisht për shkakun se ai është i ekspozuar në publik me biznese që humbasin, ose nuk përfundojnë, dhe ndërkohë ka bërë miliarda me manovra të padukshme. Prokuroria ka kërkuar sot ekzekutimin e disa urdhër arresteve për pastrim parash, të cilat kanë në qendër kompanitë e tij. Historia nis me hidrocentralin e Kalivaçit, ku 19 vjet më vonë, Francesco Beccheti, nuk e ka mbaruar hidrocentralin, madje as ka nisur të marrë formë, por ka mundur të përfitojë miliona nga procese gjyqësore ndaj një banke gjermane për kontratë të prishur, ndaj kompanisë italiane të energjisë ENEL dhe ka ndërtuar një rrjet kompanish, që sipas prokurorisë, pastronin para dhe fshihnin taksa për fitimet e tyre.

Në vitin 2004 Francesco Beccheti u bë personazh i njohur pasi për shkak të lidhjeve të forta me kryeministrin Fatos Nano, tentoi një projekt për importin e plehrave në Shqipëri dhe ndërtimin e impianteve për pastrimin e tyre këtu. Projekti u kundërshtua ashpër nga shoqëria civile, në krye të së cilës u vendos lëvizja “Mjaft” dhe qeveria u tërhoq.

Pas ardhjes së Berishës në pushtet, ai vendosi kontakte të reja me administratën e tij, falë disa lidhjeve me miq të Berishës tek Aleanca Nacionale, të cilët u investuan personalisht në këtë afrim.

Edhe pse konçesioni i hidrocentralit mbi Vjosë kishte tejkaluar çdo limit kohor, nuk u prek, përkundrazi qeveria në atë kohë i ofroi ndihmë për të ristrukturuar planin e investimeve dhe i dha sigurinë e duhur, të përfshihej në marrëdhënie kontraktuale me një bankë gjermane për marrjen e një kredie të madhe.

Francesco Beccheti, duket se përfitoi më shumë nga tentativat për të bërë biznes me hidrocentralin sesa nga vet hidrocentrali, i cili është i pandërtuar, i pashpresë dhe i paqartë në fatin e tij final.

Dy vjet më parë, në periudhën kur pushteti po ndryshonte, Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës në atë kohë, bëri një raport mbi gjendjen e kësaj marrëveshjeje konçesionare dhe rekomandoi prishjen e saj. Francesco Beccheti u alarmua, por qetësia erdhi shpejt, pasi LSI-ja doli nga koalicioni dhe Haxhinasto, që kishte firmosur prishjen e marrëveshjes, nuk ishte më ministër.

Hobi i tij i ri u bë televizioni dhe ideja për të ngritur një media të fuqishme në Shqipëri. Investimi në Agon Channel është marramendës. Asnjë media shqiptare, por as në rajon, nuk ka mundur të ketë studio kaq luksoze, paga kaq të larta dhe një eufori për të ardhmen e vet, sa ata. Blenë në treg emra të njohur të gazetarisë politike, spektakleve dhe showman, por nuk ngjitën dot në opinionin publik. Ndikimi i tyre në tregun e medias në Shqipëri është më pak sesa një faqe modeste online, edhe pse brendia e tyre nuk është për t’u nënvlerësuar. Beccheti kishte ngatërruar faktin, se të blesh njerëz të rëndësishëm nuk bëhesh automatikisht i rëndësishëm.

Pas dështimit të parë dhe milionave të harxhuara për paga paraprake gazetarësh, Francesco Beccheti, nisi aventurën e televizionit me kosto të ulët për Italinë, duke tentuar të prodhojë emisione në Shqipëri për t’i shitur në tregun italian. Emra të njohur të gazetarisë italiane të ngelur pa punë atje, zbarkuan në Tiranë me rroga të majme, si një fat i papritur në perëndim të karrierës së tyre. Askush nuk e kishte më të qartë se çfarë ishte duke bërë Francesco Beccheti. Ai ishte gjithmonë optimist, i qeshur dhe bindës se kishte në mendje diçka që nuk e dinim.

Prokuroria thotë sot, se ajo që ne nuk dinim ishte pastrimi i parave. Milioneri italian, i dashuruar me një fshat të Tepelenës, ia kishte dalë sipas prokurorisë, të ndërtonte një skemë pastrimi parash me disa kompani zinxhir, në një prej të cilave, kishte fshehur dhe të ardhurat që duhet të taksoheshin, duke i lënë tatimeve një borxh prej 700 milionë lekësh (të reja).

Francesco Beccheti është në kërkim për t’u arrestuar, por ai është larguar nga Shqipëria. Natyrisht, nuk është problem arrestimi i tij, sesa serioziteti i këtij hetimi. Prokuroria shqiptare ka pasur raste të ngjashme dhe biznesmenë shqiptarë që janë akuzuar për pastrim parash, por i ka mbyllur hetimet. Rastet kanë qenë po kaq flagrante, madje dhe më të forta, të denoncuara nga vet shteti shqiptar.

Dyshimet janë se Francesco Beccheti po çohet para drejtësisë, se e ka kërkuar drejtësia italiane dhe ndoshta zyrtarë perëndimorë, me të cilët ai është ndeshur në betejat e tij plot marifete ligjore, për të fituar para nga gjyqet kundër bankave dhe kompanive shtetërore italiane. Nëse është kështu, nuk është një lajm që duhet të na bëjë optimist, pasi prokuroria po çon para drejtësisë, dikë që nuk i duhet këtu askujt, edhe pse u përpoq të bëhej i rëndësishëm me median e tij, duke blerë emra të rëndësishëm të gazetarisë. Kjo vlen si një qokë e radhës e prokurorisë sonë, në rastin konkret qokë pozitive, për zyrtarë të Perëndimit.

Prokuroria jonë do të na bëjë krenare kur të çojë para drejtësisë, “Becchetët” shqiptarë. Ata që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një histori të pistë mediash dhe biznesi në vend, por që në fund nuk i prek askush.

32 komente në “Çështja “Beccheti” dhe “Becchetët” shqiptarë”

  1. A says:

    nqs do futeshin ne burg keta tipa si shkelzeni,mediu,imami,balliu..rradha do ishte aq e gjate sa duhet te pastroheshin burgjet e enver hoxhes.

    kjo gjueti me kete bexhetin eitalise eshte nje flluske sapuni qe do plase shpejt.

    nqs doni ta filloni seriozisht jane keto vjedhje astronomike:

    1-ku e coi berisha me rajersonin floririn shqiptar te londersne 1993

    2-ku shkoi 25 miljard dollare I armatimit shqiptar

    3-kush eshte prapa gjysem miljardi te rruges kombit..po albetrolit..po cezit….

    1. erind says:

      Mero mos na ofendo inteligjencen. drejtesia shqiptare eshte turpi i drejtesise europiane. Pretendimi yt se ajo eshte perdorur nga perendimoret eshte vetem nje alibi bajate per te mbuluar goditjen e nje televizioni qe eshte jashte kontrollit te pushtetit. Por ti nuk je gazetar por mercenar prandaj nuk ta ndjen per qindra kolege qe punojne aty.

      1. tekniku says:

        Erind, mund te jete edhe ajo shtysa, por nuk e di pse duhet quajtur automatikisht i paster ky biznesmen – mjaftoka fakti qe eshte kunder qeverise?! Nese ishte kaq pelivan i madh, mbase duhet te mos bente si i ndershem (opozita eshte sinonim i pastertise teorike, apo jo). Megjithate keqardhje per punonjesit, pasi ata jane viktimat e verteta. Here tjeter mendoj se nuk do besojne me qe nje yll qe shkelqen fort papritur (ofertat e ketij biznesmenit) eshte i ndryshem nga cdo komete apo yll i keputur…

      2. Foreign Policy magazine(usa) says:

        Shikoj qe sa here Prokuroria nxjerr ndonje “lajme te madh” qe do arrestohet nje figure publike,menjere lexusit dhe komentuesit marrin flake nja dy-tre dite deri sa te dali nje lajm tjeter me i forte.
        Keshtu ndodhi me Xhelat Mziun,Damir Fazllicin,Gjin Gjonin qe jo vetem nuk u denuan por kane marra poza heroi. EDHE KJO HISTORI JO VETEM QE ESHTE per interesa te dites por dhe behet per te mbuluar krimet e lul berishes.

        Nqs se ka nje vjedhje me permasa boterore dhe e dokumetuar…e THEKSOJ…E DOKUMETUAR
        ME DATA…ME EMRA..ME SHIFRA…ME KOMPANI..ME POLTIKANE DHE AMBASDORE ajo eshte RRUGA E KOMBIT QE U KTHYE RRUGA E KORBIT

        Le ta fusin ne burg kete Beccelin e adriatikut por cfare do behet me ato BECCELET E ATLLANTIKUT..ku dhe Foreign Policy magazine(usa) ka akuza te forta si me poshte.

        $$$$$$$$ Bechtel: Dell – Frank Wisner-Lul Basha US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –$$$$$

        Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.

        Tenderi i shpejtë
        Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri. Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.
        Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë. BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”. Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës. T ë gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.

        ‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’
        Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm e jashtë kontrollit. Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim. Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.
        “Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska. “Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.
        Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe. Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Shikoni..jo vetem idiot ,jo vetem “kaubojs por dhe kriminel.

        Prandaj e bene “cope-cope” Enver Hoxhen duke e share per 30 vjet me rradhe..dhe sa me teper e mallkojne qa me te larta dhe ne progression gjeometrik jane super vjedhjet..Turp e neveri per te gjithe ato subjekte qe po merren me mender dekriminalizimin dhe krykriminelat Bash Berisha dhe nja dy xhambasdore jo vetem kane vjedjur milijarda por po tallin bythen me ate popull hapur fare..

      3. Luadhi i Celos says:

        Me vjen per te qeshur kur sa here qe shteti con para drejtesise perfaqesuesin e nje televizioni pavaresisht te cilit, opozita e quan sulm kunder medias. Harrojne qe ne media jane fshehur mafjozet shqiptare per 25 vjet. Nis qe me Tanin e Topit dhe partnerin e tij te ekzekutuar stil Camorra, me Frangaj dhe klanin e tij politiko-mafjoz, vazhdo me tej me Vizion+ dhe Dulaket e famshem dhe se fundi Agon. Keta mund te fshihen prapa sulmit shteteror por ne te vertete keta jane mafia ne Shqiperi.

        1. Mondi says:

          Me vjen keq per gazetaret qe sot tentojne te mbrojne Bossin e tyre.Persa i perket pronarit eshte lehtesisht e kuptueshme qe eshte kontrabandist.Taci bleu Milanin ky do te blej MU ne Angli me leket e pa paguara taksa te shqiptareve te varfer.Jam takuar personalisht me te dy te lart permendurit,keta te fyejne intelegjencen,jane “hajdute ordinere”.

    2. kush po i ringre lapidarin enver hoxhes ? says:

      Ca europjane dhe amerikane me parine e Tiranes bene nje konference per drejtesine ( lexo dreqesine) ne kohe te gabuar,ne vend te gabuar dhe me ceshtje te gabuar…me pak fjale tallen koqet me shqiptaret si zakonisht keto 22 vjet.

      Tema kryesore duhet te ishte:

      KUSH JA SHKATERROI SHTETIN SHQIPTAREVE ?

      SEPSE TE VRASE SHKELZEN BECCERISHA NE GERDEC DHE TE BEHET FILM HOLLIVUDI NUK KA NDODHUR AS NE KOLONITE ME TE HUMBURA TE BOTES

      Alibite me luften donkishoteske kunder komunizmit imagjinar,me gjysem clirim kosove ,me pranim ne Nato pa ushtri reale shqiptare,me liberalizim vizash si ushtare me bilete dalje,dhe se fundi me kete integrim poshtrues duhet te marrin fund.

      Kush po tallet mizorisht me shqiptaret?

      Vret agjentura serbe ne 2 prill 1991 pas shpine 4 djem shkodrane dhe mbi kafkat e tyre merr pushtetin Berishovici.

      Vret Sali Serbi 4 qytetare te pafajshem ne 21 janar 2011 dhe u shpall burre shteti duke i dhuruar nen zgerdheshje ambasadoresh,presidencen,prokurorine,shikun,KLD,krejt gjykatat,bashkine e Tiranes dhe krejt ambasadat jashte shtetit dhe cdo institucjon te shtetit nga .Kane gjetur nje kale karroce me emrin Edi Rama qe vjen verdalle ne nje vend te vdekur klinikisht me gjylen Ilir Meta qe ja kane lidhur ne kembe dhe kriminelin Lul Berisha qe i nxjerr syte perdite.

      Arrestohet shefi i opozites Nano sikur te ishte Bin LADENI per kavanoze receli ne 1993 nga berishajt .

      Pabesueshmerisht ne 2008 vjedh Lulzim Basha plot 300 miljon dollare me 40 hajdutete sALI Babes dhe gradohet me vone minister rendi,kyetar bashkie,kryetar PD dhe kandidat per kryeminister se shpejti.

      Perse USA & BE i trajtojne shqiptaret si banoret e Fermes se Kafsheve te George Orwell-it ku pas 1992 “ratifikohet” amendamenti i shtate se te gjithe kafshet shqipfoles jane te barabarte por kafshet Berish & Lul jane me te barabarte se nje thundraket e tjere.

      Per tu bindur se ne shqiperi pas 22 marsit 1992 eshte ngritur nje Ferme Kafshes tip Orwell-i lexoni ca fakte pikante dhe mos u deshperoni se jeni te tille.

      1
      Në janar 1992 prokuroria nis hetimet pas një denoncimi të një komisionit parlamentar hetimor për zhdukjen e arit nga thesari i shtetit. Në denoncnim përmendeshin disa ministra të financave por prokuroria e pushoi çështjen.

      2
      Në viti 1992 prokuroria nis hetimet për skandalin “Arsidi” dhe arrestohet ish-kryeministri Vilson Ahmeti ai përgjegjës për kambialin 1.6 milionë USD për të shlyer borxhin e jashtëm. Pas 2 vitesh në burg, nga këto 8 muaj arrest shtëpie, Ahmeti merr pafajësinë në 1995.

      3
      Pjesë e skandalit “Arsidi” ishte edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ilir Hoti i cili u arerstua dhe pasi disa vitesh burg u shpall i pafajshëm.

      4
      Fatos Nano arrestohet më 31 korrik 1993 dhe dënohet me 12 vjet burg me akuzën e vjedhjes në favor të të tretëve kur ishte kryeminisëyr. Pasi bënë 1485 ditë burg lirohet më 1 mars 1997 nga amnistia dhe në vititn 1999 merr pafajësinë dhe 7 milionë kekë të reja dëmshëoprblim.

      5
      Në vitin 1994 prokuroria nis hetimet ndaj ministrit të Financave Genc Ruli duke e akuzuar për afera në tregtinë drurit të arrës. Parlamenti nuk i dha leje prokroris ëpër heqjen e imunitetit dhe hetimet u ndëprenë.

      6
      Në vitit 1994 prokuroria nis hetimet për ministrin e Bujqësisë Rexhep Uka i akuzuar për aferën e drurit të arrës. Parlamenti nuk ia dha të leje prokurorisë për heqjen e imuntetitdhe hetimet u ndërprenë.

      7
      Në 1997 kontrolli i Lartë i Shtetit denoncoi në prokurori ish-kryeministrin Aleksandër Meksi për abuzime në privatizimin e minierës së Selenicës. Prokuroria nuk e provoi akzuën dhe çështja u pushua.

      8
      Në 1998 prokuroria nisi hetimet ndaj ish-kryeministrit Aleksandër Meksi për abuzime me paratë e firmave piramidale. Prokuroria nuk gjeti asnjë provë për këtë dhe e pushoi çështjen.

      9
      Në vititn 1999 prokuroria nisi hetimet ndaj Osman Shehu, ish-ministër i Turizimit. Ai u arrestua dhe pas disa muajve burg u la i lirë.

      10
      Në mars 1999 prokuroria nisi hetimet për ministren e Punëve Publike dhe të Transporteve Ingrid Shuli pas denoncimeve për abuzime në ndërtimin e disa rrugëve por më pas Prokuroria e pushoi çështjen.

      11
      Në vitin 1999 pas investigimit të gazetarëve zbulohet abuzime në tenderin për orizin në ushtri. Përfolja shkoi deri tek ministri Luan Hajdaraga por kjo nuk u vërteteua, ndërkohë që au arrestuan dhe dënuan drejtues të lartë të degës së financës deri në 2 vjet burg.

      12
      Në vititn 2000 prokuroria nis hetimet për atë që u quajt skandali i vagonëve, por akuzat e hedhur për zëvendëskryeministrin Ilir Meta nuk u vërtetuan dhe çështja u pushua.

      13
      Në 15 janar 2000 prokuroia nis hetimet ndaj Zef Preçit, ministër i Ekonomisë Publieke dhe Privatizimit mbi abzën e një denoncimi të kryeministrin Ilir Meta i cili sapo e kishte shkarkuar Preçin për abzume me fondet. Prokuroria pushoi çështjen.

      14
      Në 15 janar 2000 prokuroria nis hetimet ndaj Preç Zogajt, ministër shteti pranë kryeministri Meta, i cili e shkarkoi dhe e denoncoi në prokurori për abuzime me fondet. Prokuroria nuk e provoi akuzën dhe e pushoi çështjen.

      15
      Në vitin 2000 prokuroria nisi hetimet për vjedhjen e arit në tunelet e Krrabës. Përveç arrestimeve dhe dënimeve të banorëve të zonës, asnjë zyrtar i akuzuar që nga ministri i financave e deri tek drejtorët nuk u bë përgjegjës dhe fajësua.

      16
      Në 2001 prokuroria nis hetimet pas një denoncimi për ministrin e Drejtësisë Arben Imami për abuzime në fonde për blerjen e disa makinave të blinduara për burgjet. Prokuroria e pushoi çështjen sepse nuke vërtetoi akzuën.

      17
      Në vitin 2001 prokuroria arrestoi zëvendësministrin e Brendshëm Bujar Himçi për abuzime me tenderin e pasaportave. Pas disa viteve burg, Himçi mori pafajësinë.

      18
      Në vitit 2001 prokuroria arrestoi drejtorin e Përgjithshëm në detyrë Veli Myftarin si përgjegjës në abuzimet me tenderin e pasaportave. Myftari bëri disa vjet burg dhe më pas mori pafajësinë.

      19
      Në 2001 prokuroria nisi një hetim për skandalin e tenderave të librit shkollor. Prokuroria e pushoi çështjen edhe pse në media u akuzua ministri i Arsimit Et’hem Ruka.

      20
      Në 2001 prokuroria nisi hetimet ndaj ish-ministrit të Kulturës Edi Rama pas denoncimit të kontrollit të Lartë të Shtetuit për abuzuime në disa projekte, por kjo akuzë nuk u vërtetua.

      21
      Në 2002 prokuroria arrestoi zëvendësguvernatorin e Bankës së Shqipërisë Dhame Pite për abuzime në tenderin e kartmonedhave. Prokuroria nuk vërtetoi se i përfshirë ishte edhe guvernatori Shkëlqim Cani.

      22
      Në 2002 prokuroria nisi hetimet pas denoncimit për abuzime në tenderat e Televizionit Publik Shqiptar, por asnjë drejtues nuk u vu në akuzë.

      23
      Në vitin 2003 prokuroria nisi një hetim ndaj Blendi Gonxhes, nënkryetar i bashkisë së Tiranës për abuzime. Pa hetimeve prokruroria nuk e vërtetoi akuzën dhe çështja u pushua.

      24
      Në 2004 prokuroria kërkoi arrrestmin e Fatos Klosit, kryetar I SHISH për abuzime me naftën e institucionit. Gjykata vendosi pushimin e çështjes dhe e shpalli Klosin të pafajshëm.

      25
      Në 2006 ish-ministri i Brednshëm Sokol Olldashi denoncoi në prokurori parardhësin e tij Igli Toska për abuzime për privatizimion e klubit sportiv “Dinamo”. Çështja u pushua nga prokuroria.

      26
      Në 2006 prokuroria nisi hetimet ndaj ish-ministrit të Ekonomisë Anastas Angjeli për abuzime me privatizimin e klubit “Dinamo”. Çështja u pushua nga prokuroria.

      27
      Në korrik 2006 prokuroria nisi hetim ndaj ish-drejtorit të Turizmit Arben Golemi për abuzime me fondet. Pas disa diëtve burg ai u lirua.

      28
      Në vitin 2006 prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj ish-ambasadorit në Hungari Eduart Sulo. Ministria e Jashtme në materialin e saj akuzonte Sulon për abuzime me fondet por prokuroria nuk e provoi akuzën dhe ai u shpall i pafajshëm.

      29
      Në 14 mars 2006 ministria e drejtësisë denoncon ish-zëvendësministrin Anastas Duro për abuzime me tendera në rikonstruksionin e burgut 325. Çështja më pas pushohet dhe Duro del i pafajshëm.

      30
      Në 2006 prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama pas denoncimit të ministrit të Transporteve Lulzim Basha me akuzën e abuzimeve të fondeve për ndërtimin e mbikalimit të Zogut të Zi. Prokruroia nuk e provoi akuzën dhe çështja u pushua.

      31
      Në 2006 arresohet drejtoresha e Postës Shqiptare dhe ish-deputetja e PS, Luiza Hoxha, e akuzuar për shpërdorim detyre dhe vjedhje. U dënua me 1 vit burg dhe 700 mije lekë gjobë. U la e lirë më 19 dhjetor 2006.

      32
      Në 2006 prokuroria nis hetimet për ambasadorin e Shqipërisë në SHBA Fatos Tarifa pas një denoncimi në media për abuzime me fondet e ambasadës. Prokuroria nuk e vërtetoi akuzën dhe çështja u pushua.

      33
      Në vitin 2006 Prokuroria arrestoi Demir Lika, kryetari i komunës Golem, akuzohet për korrupsion, dënohet me 6 vjet burg e 3 milionë lekë gjobë në më 12 dhjetor 2006

      34
      Në 2007 prokuroria arrestoi Adrian Shehun, kryetarin e bashkisë së Sarandës, akuzohet për shpërdorim detyre, dënohet me 1 vit e gjysëm burg më 19 tetor 2007.

      35
      Në 2007 parlamenti i heq imunitetin deputetit dhe ministeit të Transporteve Luizm Bashës pas një hetimi të nisur nga prokuroria e përgjithshme për abuzime me fondet në ndërtimine rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Gjykata e Lartë rrëzoi akuzat e hedhura nga prokuroria dhe çështja u pushua.

      36
      Prokuroria nisi hetimet edhe ndaj ish-drejtorit të Rrugëve, Andi Toma, me një dëm të shkaktuar prej 230 milionë dollarësh por akuza nuk është vërtetuar.

      37
      Në 2007 prokuroria arrestoi zëvendësministrin e Transporteve Nikolin Jakën me akzuën për shkelje të barazisë së tenderave. Por hetimet vërtetuan se Jaka ishte i pafajshëm dhe ai u la i lirë.

      38
      Në 20 maj gjykata dënoie dhe shtatë zyrtarë të tjetrë të drejtorisë së rrugëve dhe ata morën pafajësinë.

      39
      Në 2008 prokuriria nis hetimet për abuzime për ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu pas ngajrjes së Gërdecit por akuza nuk u vërteteua dhe për Gjykatën e Lartë ai rezultoi i pafajshëm.

      40
      Në 2010 prokuroria nisi hetimet pas publikimit të videos Meta- Prifti. Gjykata e shpalli të pafajshëm por gjykats e Lartë shpalli të pafajshëm ish-zëvendëskryeministrin Ilir Metën dhe çështja vijoi për hetimet ndaj Priftit.

      41
      Në 2011 Prokuroria nisi hetimet ndaj Dritan Priftit ministër i Ekonomisë dhe Privatizimit pas publikimit të një videoje. Prokuroria nuk ka provuar vërtetësinë e saj.

      42
      Në 2010 prokuroria nis hetimet ndaj Leonard Beqiraj pas publimit të videoes për korrupsion.

      43
      Në shkurt 2009 prokuroria nisi hetime ndaj 7 zyrtarve të ministrisë së Shëndetësisë për abuzime në tenderat e blerjes së makinave. Megjithatë asnjë zyrtar i lartë nuk u vu në akuzë.

      44
      Në mars 2011 prokruroia arrestoi 11 persona për skandalin e naftës virgin. Por edhe pse u hodhën akuza ansjë zyrtar nuk u vu përpara përgjegjësisë ligjore.

      45
      Në prill 2012 prokuroria e Tiranës nisi hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të policisë Hysni Burgaj për tenderin e uniformave. Deri më sot nuk ka asnjë akuzë ndaj tij.

      46
      Në korrik 2013 prokuroria nisi hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Sarandës Edmond Gjoka pas padisë së KLSH për abzime nme fondet në bashki dhe lejet e ndërtimti. Prokuroria nuk ka ngritur akuzë.

      47
      Në tetor 2013 prokuroria nisi hetimet ndaj zyraëreve të larët të ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Pas arrestimit të disa drejtuesëve prokuroria po heton edhe për ish-ministrin Spiro Ksea.

      48
      Në nëntor 2013 prokuroria nisi një hetim ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika për abuzime në dhënien e lejeve të ndërtimin. Çështje është ende në gjykim.

      49
      Në dhjetor 2013 prokuroria ka nisur hetimet ndaj ish-zëvendësministrit të Brendshëm Ferdinand Poni për disa abzuime. Çështja është ende në hetim. ( E MBYTEN ME UJE TE SHKRETIN)

      50
      Më dhjetori 2013 ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli denoncon paraardhësin e saj Arben Imami për abuzime me fondet publike në tendera dhe në shpërndarje fondesh.

      51
      Më 13 janar 2014 lirohet nga gjykata e apelit e Alaudin Malajt (i gjyqit gerdecit) Xhelal Mziu dhe pritet si Mandela e Kamzes nga Devili Lul UDBashi
      ….ect..ect..

      1. ardi says:

        ti qeke per tu bo prokuror mer vlla…hallall

      2. Sallakja says:

        Te lexova me vemendje, por nuk e kuptova se kush
        ja shkaterroje shtetin Shqiptarve.
        Statistikat jane perfekte, por une mendoje se jane derivat.
        I dashur “i indinjuar” faji per shkaterimin e shtetit Shqiptar
        eshte …….gjetiu.

        1. Pecua says:

          Po ku, or te keqen? Na e thuaj te shkreten se pasem dhe nuk po e gjejme dot!

    3. ben tirona says:

      Po mediat kush i mbante dhe kush i mban?
      Dikur me firmat piramidale,reklamime absurde edhe per shtetin dhe shume prej ketyre gazetareve”te cquar”,hidhen sa tek nje parti dhe klase politike ,sa tek tjetra.Mesa duket “i kulloje”koha.
      Eshte per te ardhur keq kur sheh servila te dikurshem,te hiqen si me “te ndershmit”
      Fatkeqesi,qe kjo media vazhdon dhe ushqen nje mase te madhe popullore,qe padyshim ka veset e veta dhe fatkieqesisht nuk ka shtylle kurrizore dhe mashtrohet shume kollaj.

  2. Toni says:

    Natyrisht Mero Baze di te shkruaj mire por eshte pre e nivelit te ulet te kultures shqiptare qe akuzon dhe shikon gjithcka me negativitet, ne vend te jape fakte. Mos pagimi i taksave duhet denuar, por enterpronoret nuk mund ti vleresosh nga falimentimi, shitja dhe blerja dhe optimizmi per dicka te re.

  3. oldman says:

    Bravo Mero!

    Analiza eshte e perkryer por paragrafi i fundit eshte ajsbergu qe duhet eksploruar ne thellesine e tij deri ne detaje dhe emra konkrete.
    Faktet dhe emrat perpara drejtesise nderkombetare. Kush mund ta beje kete do te meritoje votbesimin e shqiptareve te ndershem.
    Perndryshe te gjitha shkrimet dhe komentet ketu nuk do te ishin gje tjeter, por nje variant me i sofistikuar dhe sigurisht me profesional se emisioni “Koha per tu zgjuar” i Bashkim Hoxhes.
    Thene ndryshe “te ngopesh me lugen bosh”.

  4. iBaba says:

    Po Klanit, Top Kanalit, Supersportit dhe Digitalbit, kur dhe a, do i vije rradha???

  5. Shok veterran nga Smokthina legjendare says:

    Saliu, ai qen…!

  6. meckojati says:

    sali-sali-sali=sali gje e gjeze.

  7. ERMAL says:

    RAMA PO TENTON TE BEHET SI PUTIN DHE ERDOGAN SE PER AGON CHANEL MUND TE VEPRONTE PARA ZGJEDHJEVE PO JO TANI QE PO E SULMON NE FUSHAT PO ME KEQ DO I SHKOJ DHE 2 JAVE DO E MARI GODITJEN AI BASHKE ME METEN IKU KOHA DIKTATURES ME ENVERIN SDO PYSIM PER DON KISHOTIN DHE SANCO PANCON

    1. Neveri says:

      O Ermal o Idjot. Dua te di sa klase shkolle ke , se sipas komentit qe ben dukesh qe je kungull. Nuk shkruhet vetem me shkronja te medhaja dhe pa pike e pa presje sikur flet Saliu, se vetem ai dhe ti nuk i njihni shenjet e piksimit.

    2. Alban says:

      Zgjohu ore sa nuk eshte vone e mos jeto ne boten e endrrave.

  8. iliri says:

    me vjene keq per Lubonjen qe iken ca te majme ,,,a do kthehet prape te klani apo do perfundoj ne te semes.

  9. Redi says:

    Sonila? Burr i mire ky italiani.

  10. pro.... says:

    ..perse Shqiperia eshte kthyer si streha .. e maskarenjve nderkombetare?
    ..kjo tregon se edhe politikanet tane kane qene te nje rangu..

  11. mondi says:

    O molo te paska ngel qefi keq me ED RAMEN, do apo jo ti do bohet shtet lere putinin dhe erdoganin nuk ke çi ben ti dot ED RAMES se jan treçereku shqiptarve qe me hajdut e alabvak qe vjedhin ku te munden i ka ardh sjpirti ne maj te hundes,rri mrapa salit mrapa salit fitojn te “gjith”nuk ju nigjo njeri ju qe ju preken interesat dhe beni si çakejt,ne burg ta fusi ket legen.

  12. kotmekot says:

    O ERMAL o palle PD-iste.Ate gjoja opozite me Ramen ky mafiozi i Agon Chanallit e bente si shantazh per te marre perfitime.Per te rikthyer koncesionin e plerave (si puna jote)qe Saliu yt ja dha dhe Rama ja hoqi.
    Ky gjoja biznesmen eshte vetem nje bujaxhi dhe reklamaxhi per te pastruar parate e krimit.Shume sakt e thote Mero:Ben pare me tentativen per bisnes dhe jo me investimet.

  13. Ajaxs says:

    Ne SHqiptaret jemi populli me i trashe ne bote. Ne themi futeni ne burge kete, ate etj. O popull burgjet dhe gjykatat jane per te denuar popullin e varfer dhe jo per te denuar mafiozet e pasur. Akoma nuk po mesoni nga jeta o popull.

  14. LORA says:

    Nese beketi dhe beketeria jane deshmia me e qashter e blerjes se njerezve te “rendesishem” (nano-kurverise dhe nahijes brekedhjere ,shqup-se)opinion public shqiptar,ne shumice, eshte ne nivelin me te larte civil dhe civik per te deshmuar se nuk corjentohet dot dhe nuk lejon berjen te rendesishem te zhganit te integruar te hijenave te mafies politiko-mediatike.
    Faleminderit Mero vellai qe je ,qysh nga 15 marsi 2008 ,ne anen dhe respektimin e perditshem te shumices se njerezise,qe rrojne e gezojne vetem mundin e djersen e tyre dhe qe e sfidojne te keqen ne kohen dhe vendin e duhur.
    TUNG.

  15. Gjon Gjini says:

    Prokuroria, me sa nënkutpohet nga statistikat e çështjeve të mbyllura në mënyrë “të pasuksesshme” e ka patur hallin dhe suksesin gjetkë: ajo arreston ndyrësira të krimbur me krime jo për të ndëshkuar, por për të fituar namin sikur dëshiron të bëjë namin kundër krimit, si dhe për të peshkuar në paratë e tyre të krimit, për të marrë edhe ajo pjesën e vetë. Mosndëshkimi i krimit dhe kriminelëve është pjesa e pasuksesshme që sjell suksesin e e përfitimit të parave. Pra prokuroria del të jetë dera ku kriminelët duhet të hyjnë një copë herë për të derdhur kuotën te sivëllezërit e tyre dhe nëpërmjet gjyqit të dalin të larë, si të painkriminuar.

  16. Fadili says:

    Ne funde do te dali pa u lagur fare, ja pra qe krisma nuk kapatur.

  17. ik o xhaxhi says:

    ua po ju z. Mero talleni apo e keni me te vertete qe nuk keni aq informacione si punojne keta e te tjere shushunja (cave u dihen emrat publikisht e ca si gazetar qe jeni Ju edhe koleget tuaj besoj se te pakten ne nivel tymi i dine se kush jane) qe po bejne palle me gjakun e femijeve shqiptare e si denonconi, apo kujtoheni kur plas bumja. e pra qe t’ua theksoj (qofte me rrezikun qe te dukem megaloman a i c’ekuilibruar mendor), 95% e atyre italianeve qe vijne ne shqiperi nuk vijne per biznes por per shfrytrezim ose per mashtrim ose per te dyja bashke. 98% e ketyrekane pasur ose kane probleme ligjore me kreditore me shtetin et. etj., ndaj duhet te vihet ligj qe kush vjen nga vende me probleme veprash penale ekonomike (tributare-fiskale-shoqerish tregtare etj), duhet te paraqese certifikate penale ku verteton qe nuk ka pasur denime per te tilla vepra ose eshte reabilituar sipas ligjeve te vendit nga vjen, ose nga parajsa fiskale nuk duhen pranuar te ngrene biznese ne shqiperi se na moret ne qafe, na e bete vendin shkretetire

  18. emigranti 1 says:

    Nuk e di pse nuk vjen komenti?!

  19. perla says:

    Kjo tregon se ne vendin ton jan perfshir te gjithe ata qe meren me politik,se parat vin vetem nga mafia shqipetare.prokuroria duhet te mbaj pergjegjesi per ato qe thot, ose ne te kundert mos te disiformoj opinionin publik.prokuroria duhet tetregoj nje nivel profesional dhe mos te ndoll neser,qe te akuzuarit e sotem te marin pafajsi.nqse prokuroria nuk tregon profenalizem duhet te japi dorehqjen,ose ne te kundert eshte pashkepuntore me ta.mafia ne shqiperi eshte ulur kemb kryq me politiken e cila ka 25 vjetqe ja u mori shpirtin popullit, q

  20. Ajo qe na serviret ne jane vetem paretet anesore me ngjyra vezulluese qe ndryshojne sipas stineve politike. Kurse keto jane kollonat qe e mbajne ne kembe kapitalizmin. Kurse Quinta Column …. asgt si Piramida e Keopsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje