Një disfatë që po thellohet nga fushata

10 Qershor 2015, 20:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 Ndërsa fushata elektorale po shkon drejt fundit, ka një psikozë të përgjithshme se e majta mund të bëhet fituesja absolute e 61 bashkive që janë në garë, duke u përballur me një lloj rreziku nga kjo ngelja në dorë e gjithë bashkive.

Shkak i këtij rezultati të pritshëm me frikë, po mitizohet me epërsinë e pushtetit, me dobësinë e opozitës apo me justifikime të ndarjes territoriale. Në fakt po nënvlerësohet, diçka shumë e rëndësishme, e cila u shfaq pikërisht në fushatë elektorale. Kjo është e vetmja opozitë, e cila kishte më shumë pikë nga sondazhet në fillim të fushatës elektrale sesa tani që po shkon drejt fundit. Po harrohet strategjia shkatërruese e fushatës elektorale që ka zgjedhur Lulzim Basha në raport me Edi Ramën.

Fushata elektorale e Edi Ramës nga jugu në veri është këmbëngulëse dhe unitare, që synon të bashkojë pushtetin qendror me atë lokal, ndërsa opozita iu drejtua një fushate politike, e cila nuk synon bashkitë por krijimin e një klime kundër qeverisë për politikat e saj. Kështu, fushata elektorale e Ramës po fokusohet tek projektet urbane në çdo bashki dhe projekte konkrete që premton se do t’i financojë qeveria, ndërsa premtimet e Bashës janë ulja e taksave dhe ulja e çmimit të energjisë elektrike, të cilat nuk janë as kompetencë e bashkive dhe as ndonjë program i qartë i PD-së. Ato janë thjeshtë dy probleme që kanë evidentuar sondazhet nga qeverisja e socialistëve dhe Basha po shkon drejt 21 Qershorit të 2015-ës, me vështrimin drejtuar nga qershori i vitit 2017.

Pra Lulzim Basha ndërtoi një strategji, sipas së cilës zgjedhjet mund të fitoheshin duke u thënë shqiptarëve se kur të vijë ai në pushtet dikur, do ul taksat dhe dritat, me shpresë se shqiptarët do ta afrojnë këtë ditë. Dhe kjo duket se shkatërroi gjithë fushatën e tyre. Asnjë kandidat i PD-së nuk flet për projekte konkrete, po flet për mandatin që i duhet për të luftuar qeverinë qendrore. Asnjë kandidat i PD-së nuk flet për ndonjë projekt urban për qytetin, për ndonjë ide për administrimin e tij, por flet për gjëra që ka ndërmend t’i bëjë Lulzim Basha, po u bë ndonjë ditë kryeministër.

Dje po ndiqja një kronikë nga fushata e Grida Dumës në Durrës dhe ajo shpjegonte me një qetësi për tu pasur zili si mashtruese, sesi do të hapte në Durrës 15 mijë vende pune, kur viti më i mirë i PD-së në pushtet në rang kombëtar është viti 2012, që ka hapur 15 mijë vende pune. Grida premtonte se kaq vende do t’i hapte në Durrës, pasi do ulte taksat dhe çmimin e energjisë.

Të bësh kështu fushate në Durrës, në një qytet shumë të balancuar politikisht, ku më lehtë fiton opozita sikur të mos ketë fare seli të PD-së, është krim.  E kuptoj që në Vlorë, Tiranë, apo Fier e Korçë, diferenca është e madhe, por në Durrës opozita mund t’ia dilte të rrezikonte Dakon me një fushatë për qytetin. Ai është një qytet që voton PD-në, por është dhe një nga qytetet me nivel të ngritur arsimor. Si mund të fyesh inteligjencën e tyre dhe tu thuash që më 22 qershor do të fillojë të hapë 15 mijë vende pune, duke ulur taksat dhe dritat? As në Kënetë që nuk paguajnë taksa dhe drita nuk ta besojnë atë, jo më në një qytet normal si Durrësi.

Kjo fushatë po çon në një diferencë që thellohet çdo ditë mes të majtës në pushtet dhe opozitës në të gjitha bashkitë, duke na çuar vërtetë drejtë një rezultati të frikshëm në favor të së majtës, që nuk pasyron fuqinë e saj reale, por dobësinë shokuese të opozitës së Lulzim Bashës. E majta meriton të ndëshkohet në këto zgjedhje. Ajo meriton një shuplakë për arrogancën e saj ndaj qytetarëve dhe për shumë probleme që i kanë dalë gjatë rrugës dhe që u ka dhënë zgjidhje të shëmtuara. Do të isha i lumtur, që shumë bashki nga Jugu në Veri t’i fitonte opozita, me qëllim që pushteti të balancohej dhe Rama të punonte me kryebashkiakët e djathtë. Por kjo fushatë e Lulzim Bashës është vetëvrasëse. Ai po ecën drejtë humnerës me kryet përpjetë, duke parë majën e pushtetit që i ka vënë syrin, e duke harruar që po shkon drejtë greminës. Kështu si po shkon puna, më 22 qershor demokratët në vend të kërkojnë ulje taksash e dritash, do të duhet t’i kërkojnë llogari këtij njeriu pse i çoi në këtë disfatë me fushatën e tij të patru. Kjo është një vepër personale e tij. Nuk është as e Berishës, as e kryesisë së PD-së dhe as e kandidatëve. Kjo fushatë do mbahet mend që gjysma iku duke dëgjuar vizionin e parealizuar të Lulit për Tiranën dhe gjsyma për vizionin e Lulit kur të bëhet kryeministër.  Rreziku nuk është se e majta do korrë një fitore të pamerituar, por dhe se opozita do marrë një humbje të pamerituar. Siç ka të pamerituar kryetarin e saj!

51 komente në “Një disfatë që po thellohet nga fushata”

  1. METEH says:

    Z.MERO,te gjitha i that mire,por Luli aq tru ka.Ai eshte i thekur per te vjedhur e vrare.Keshtu qe e majta duhet te fitoj bindshem qe te kapet koha e humbur dhe ne 2017 Luli te hipi ne majen e gishtit qe te shofi Stambollin.PD nuk ka asnje objektiv per keto zgjedhje dhe pasi nuk beri analizen e humbjes te 2013,te shkoi ne djall,pasi PD e humbi shansin e dhjetori ’90,pasi aty vetem Salimillosheviçi ka ngelur,te tjeret u vran,u larguan,u sygjinosen..!

    1. edhe te vdekur e keni frike says:

      e dime cfare perfaqson zogizmi,enverizmi,berishizmi,nanoizmi,ilirmetizmi etj por merobazisimi pak veta e konceptojne

      Semundja kryesore e merobazeizmit eshte se kur shikon qe berisha-basha ndodhet ne nivele te mjerueshme ai i ben gati nekrologjine per varrosjen e tij…

      Por cudteirisht vjen ndonje zonje tip Nuland apo kongresmeni tip DR I KALIFORNISE QE JANE SI VIAGRA per bashen dhe berishen qei ju cohet “down jones” ne maksimum.

      Shikoni ne krahun e kundert te gazetes Tema rezultatet e sondazhit ku:

      Veliaj merr 48 perqind

      halimi merr 34 perqind

      bojaxhiu merr 18 perqind

      edhe me budallai e di se pas 21 qershorit per “te miren e kombit” bashkohen 34+ 18 = 52 perqind halimi me “te bojatisurin” dhe saliserbi fitomn bashkine e tiranes ne menyre arvizuajane,,

      Pra pse Mero mashtron lexuesit me disfata ne fushata te PD kur planet jane bere si para 4 vitesh ne 2011 ku fitoi krimineli yll ne ngjitje arvizuziut

      1. Gentian. R says:

        Po pse ore me kete matematike funksionon pushteti lokal more….sja paske haberin fare mor zoteri. Ne momentin qe dalin numrat ska me mbledhje zbritje. Nuk eshte se behet si me konstituimin e qeverise ku mund te krijohen koalicione pas-zgjedhore. Kshu qe gjej ndonje argument tjeter, se ky nuk qendron…

        1. black_lion says:

          Fatkeqesisht konstatimi i Meros eshte i sakte. Keto zgjedhje do fitohen bindshem nga te majtet ne pushtet per dy arsye kryesore:

          1. Mungesa e kandidateve te pavarur: Pervec Tiranes, nuk me kane zene veshet ndonje kandidat te pavarur neper rrethe. Demotivimi i te pavarurve per te kandididuar tregon qe shqiptaret jane vendosur neper llogoret e partive te medha, per te cilat kjo situate eshte perfekte, pasi dikur do i sjelle ne pushtet prej gabimeve te kundershtarit.

          2. Lidershipi i gabuar i PD: Ndoshta askush nuk e ka kuptuar ironine e Arvizu kur tha “yll ne ngjitje”. Nje ngjitje e shpejte pasohet nga nje renie e shpejte. Pas katapultimit ne krye te ministrive, bashkise dhe se fundmi ne krye te partise nepermjet patericave te krijuara nga Berisha, ketij te fundit i mbaroi lenda djegese shpejt, pasi shoferi cau serbatorin rruges. Basha tashme eshte i bindur per humbjen e thelle qe e pret! Grykesia e tij ne cdo institucion qe ka drejtuar jo vetem qe e ka nxjerre “lakuriq” para votuesve (akoma jo para ligjit me sa duket), por po e con edhe PD drejt gremines. Kauzat politike te opozites kane te bejne vetem me prishjen e interesave te “familjes” dhe jo me ato te qytetareve. Edhe komentuesit e thjeshte (jo ata te paguarit) e Temas kane kristalizuar kauza me te forta politike, nga ato qe do i fusnin friken qeverise. Ata pak njerez te zgjuar qe kane ngelur ne PD, por presin 22 qershorin qe te hapet gara per lidershipin. Nese kjo nuk ndodh, do ja mbathin nga syte kembet!

      2. Madame D says:

        Patruizmi juaj qenka mbreselenes. Jam ateiste dhe apartiake, por budallalleku eshte i pamohueshem, injoroje sa te duash te del me kokfortesi para syve e hajde beji derman.

    2. Sokol says:

      o zoti Baze do ta shikosh Vloren sa diference e madhe eshte.Kete shkrim rilexoje edhe njehere ne dt 22 qershor. Shenoje : ne Vlore fiton Deromemaj. Dhe cekoji pak Fierin, Saranden, Selenicen, Beratin, Shkodren..kaq per momentin se lodhesh me shume.

    3. anonim says:

      O Mero gazetar i paguar ngele. here te paguante Berisha tani Rama. Se eshte rrit cmimi i dritave, skandalet qe shikojme, keto MERO I SHIKOJME VETEM NE, JO JU ME KOMENTUESIT Tuaj.

    4. Bureto says:

      Analiza eshte e gjetur, nga do qe ta shikosh. Kritike ndaj pushtetit dhe cinike ndaj opozites se berisha-bashes. Edhe pse nuk i sherben demokracise, nje humbje e rende e ketyre te dyve do t’i bente mire asaj, sepse, do t’i jepej shansi i fundit PD te gjeje rrugen e vertete, konform emrit qe mban dhe jo litarit qe i ka vene ne qafe prej sot e 25 vitesh, nje antidemokrat si S. Berisha , beniamini i tij Basha dhe gjithe klani qe u vjen atyre pas. PD nuk jane ata, por masa e demokrateve te vertete, qe nuk mungojne ne ate Parti, por qe fatkeqesisht u kane hedhur trute e gomarit ata qe i perfaqesojne. Te humbasin sot, te reformohen dhe te fitojne zgjedhjet parlmentare te 2017. Keshtu arrihet dhe balanca e kerkuar nga Mero ne kete shkrim, ajo midis pushtetit vendor dhe qendror. Por me berishet e bashat kjo s’ka per te ndodhur sado gabime te beje Edi Rama, gjithsesi, shume me te pranueshme apo te korrigjueshme ato, se kundreshtareve te tij ne PD.

  2. Tiku says:

    Futja kote per inat te sime vjerres do shkoj me mullixhiu

    1. fshatari says:

      O Mero e ke pare filmin `Shtigje Lufte`
      -Nuk dua ta degjoj fjalen Peze-
      Edhe une nuk dua ta degjoj fjalen `e djathte` sepse e djathta Shqiptare historikisht ka qene bythlepirese e pushtuesve dhe gjithmone ka shitur interesin kombetar per pasuri dhe pushtet…qe nga B..qirat bejlere te kohes se Turqise,vazhduar me Zogun e Burrelit e deri te karabushi i Vicidolit
      …ndersa e majta Shqiptare nuk ka bere asnje komromis te tille…qe nga Noli i madh,te Enver Hoxha yll bote e deri te Politikat e PS sot
      …prandaj i djathti Mero mos te duket qudi qe rezultati te jete 60-1

  3. sit... back..and relaks → says:

    eeeee ja, si puna e premtimit per 300 mije vende pune nga rama. ec mo, bej fushate se duhet bere sikur ben fushate e duhen pastruar ca leke me rastin e shpenzimeve te fushates. askush nuk degjon ca premtohet, askush nuk beson ca premtohet, askush nuk e ka menjen ke llogjet e kandidateve. te githe bubrrojne ku te gjejn naj mik per naj ven pune mas zgjedhjeve a per naj tender dhe varet ku e gjejne ate dhe do votojne. pra e shesin voten per nje premtim per vend pune, me lire ske ku e gjen nje vote. ka dhe nga ata qe i dun paret kesh paradhenie per voten dhe ata jane me inteligjentet pasi me mire nje veze sot se nje pule mot. populli njesoj do jetoje ne fukarallek edhe per 4 vitet e ardheshme si te fitoje halimi si velini si bojatori.

  4. gjeramadhi says:

    z. baze mjafte na bere dokrra me te djathte , PD nuk eshte e djathte . eshte ultra komuniste qe duhet nxjerre jashte ligjit

  5. "BALASHI" says:

    SHUNE BUKUR!

  6. Vlora1912 says:

    “E majta meriton të ndëshkohet në këto zgjedhje. Ajo meriton një shuplakë për arrogancën e saj ndaj qytetarëve dhe për shumë probleme që i kanë dalë gjatë rrugës dhe që u ka dhënë zgjidhje të shëmtuara”

    Mero,
    Zullumet e ketyre qe votuam po trashen shum me shpejt se pritshmerite tona,
    Opozita eshte ajo qe eshte- Pa te drejt morale te perfaqsoje qytetarin dhe interesin kombetar,

    Keta po duan te ndertojne nje shtet ligjor, te drejt e te ndershem- Dhe per ta ber kete perzgjodhen dhe punesuan te gjithe ustallaret e korrupsionit,(Te vjen ndot ti shohesh si gjallojne zyrave, po ata qe ishin, dhe rishtar po aq te ndyre)

    Ti si gazetar, gjithmon opozitar, mezi po zgjohesh nga gjumi, e ne kemi ngelur ne dore te gazetarise se Sokol Palles,

    E ardhmja po behet gjithnje dhe me e zymte

  7. Vil Qyrku says:

    Ehh Mero, u bere bajat fare me keto lajme. Kur e ke degjyar ti qe qofte nje kandidat per kryetar bashkie i PD te kete premtuar ulje te cmimit te energjise elektrike? Asnjeri nga kandidatet. Vetem Lulzim Basha.

  8. Katnari says:

    E ke mbyt fare! Tamom si ajo puna e recetes se trileçes qe po ja msojme italionve ne Ekspo 2015 ne mes te milanos…

  9. edi says:

    …po eshte e vertete por mendoj se do te jete nji fitore si ajo e Piros………

  10. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Grida nuk premton
    Qe do ule taksat
    E do shtoje leket,
    Grida ka premtuar
    Qe do ngreje kembet
    Dhe do heqe breket

    1. Gjorku says:

      Ej mr. gopist nuk e paskam dègjuar kètè premtimin e Gridès. I thuaj Gridès se po e presim nè Milano pèr EXPO dhe pèr – CIAPEL SOTA CHE’L DUNDA !!!

  11. xen holivudsi says:

    NJE DISFATE QE DO THELLOHET NGA NDERGJEGJSIMI I SHQIPTAREVE PER KRIMET E LUL BERISHES

    Zoti Mero po na befason c’do dite e me teper duke i ‘USHQYER” lexuesit e tij te shumte me perralla tip Lu & Arvizu.
    CFARE PROGRAMI MUND TE BEJE;
    tradhetari
    vrasesi
    krimineli…lul basha ??????.
    POPULLI PREFERON TI JAPE VOTEN MASHTRUESEVE RAMA-META SE SA KRIMINELEVE BASHA -BERISHA.
    CFARE NA PERALLIS SE LUL KRIMINELI PO BEN FUSHATE PA TRU??

    JO ZOTI MERO ,JO………….JO
    BASHA DHE BERISHA JANE GJAKATARE & TRADHETARE DHE E VETMJA MUNDESI ESHTE QE POPULLI ME VOTE DENOJE ME ATE QE KA NE DORE

    ZERO…………….OOOO VOTA..DHE BESOJ AUTOMATIKSHT DO NDODHI NJE SHKRIRJE E PEDERAVE DHE DENIMI SHEMBULLOR DO JETE I AFERT
    SEPSE me kete miopi te shoqerise civile ne Shqiperi,
    me keto vuvuzelat e mediave,
    me kete mazhorance impotente dhe tradhetare
    dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te rehabilitojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.
    Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
    PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…
    Te pakten per vitet e fundit ne gazeten e Meros kemi lexuar me fakte se ky k/kriminel ka kryer keto vepra penale dhe aktivitete te dyshimta:
    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si deputet i Elbasanit ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e 2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar
    17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “cunamin Doshi” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..
    18..po planizon terheqjen e votimet lokale te 2015 pasi parashikohet te humbi me rezultatin 61 me 0
    Zoti Mero ju ne daten , 07/10/2008 keni shkruar nje artikull te gjate me titull
    “Lulzim Basha,s Gangster complott and Damir Fazllic”
    Duke e lidhur me zhvillimet e sotme nuk e di ai qendroni akoma atyre akuzave apo keni ndryshuar.
    Ne qofte se keni ndryshuar mendim duhet ti kerkoni falje shqiptareve se i keni mashtruar per 8 vjet me rradhe dhe Prokuroria shqiptare por dhe ajo amerikane duhet t’ju marrin te pandehur se keni akuzuar jo vetem qitetarin Basha por dhe “amerikanin” Me origjine serbo-boshnjake Damir Fazllic
    Ne qofte se NUK keni ndryshuar mendim duhet te demaskoni mazhorancen dhe ambasaden amerikane qe po tolerojne nje super kriminel gangsterr dhe po behen pjese e kriminalizimit te shoqerise dhe politikes shqiptare

    1. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

      Bashkekombasi im xen hollivudsi !
      Te pershendes per kete koment te detajuar per (yllin ne ngritje sipas ambasadorit arvizu) ndaj te njejtin mendim me ju i nderuar komentues
      Duke lexuar komentin tuaj mu kujtua nji humor I bukur Shkodran ku thuhet
      Amerikanet kane ca hile
      miq I kena po jane skile (dhelpra )
      Mos me keqkuptoni jam pro Amerikes por nuk kuptoj pse keto lojra?

  12. Redi says:

    Mero. Nuk kuptohen disa shqetesime qe hedh ti. Kush i detyron qytetaret te votojne Edi Ramen?
    Ne se Koalicioni i majte fiton ashtu sic thua ti, le te fitoje, e di populli ate pune. Ata bejne zgjedhjen e tyre.
    Eshte tjeter qe maxhoranca duhet te kete kujdes, te mos i rritet mendja, te mos flere nen dafina pasi popullit i duhet kthyer ky besim.
    Mendoj se intelektualet e politikanet qe jane mbledhur ne kete Beselidhje te koheve moderne, Edi Rama, Ilir Meta, Bamir Topi, Paskal Milo, Shpetim Idrizi, Petro Koci, Spartak Ngjela, Vangjel Dule, Artur Dojaka, Nard Noka,e te tjere, e te tjere, sic gjeten mencurine per tu bashkuar per te shpetuar Shqiperine nga humnera ku e hodhi ShQUP-i, do te dijne te punojne per nje kohe te gjate se bashku per ti dhene Shqiperise demokracine, lirine dhe begatine.

    Nuk ka pse te ndjehet keq koalicioni nga votat e shumta qe do i japi ky popull.

    Me 2013 qytetaret i dhane ketij koalicioni 1 milion vota dhe e shihni si po funksionon, po behet shtet.

    Eshte per tu pershendetur marrja e masave nga ana e ketij koalicioni qe pas 23 vitesh deformime dhe zgjedhje te pandershme e jo te lira, kesaj radhe ato do jene ne perputhje me standartet me te mira europiane, zgjedhjet do jene te lira e te ndershme dhe nuk do lejohen tashme hajdutet e ShQUP-it te deformojne vullnetin e qytetareve.

  13. ERMAL says:

    REZULTATI I 2015 DO JETE SURPRIZE DHE PER TE MAJTEN

  14. ERMAL says:

    DO HUMBI QE NGA LEZHA DHE GJITHE VERIUN PLUS DURRES TIRANE DHE BERAT GJIROKASTER SARANDE

  15. dajti says:

    Mero, mos shkruaj gjera qe s’i beson as vete. Pse duhet te ndeshkohet e majta dhe si mund te lumturohesh ti nga fitorja e bashkive nga me nder “e djathta”, me komunistin berisha.
    Ti vete e ke pesuar nga kjo bande qe quhet PD. Kur te zhduket raca e ndyre e flamur nokes me shoke, atehere mund te shkruash si i paanshem.

  16. petrit zela says:

    Me kete lloi fushate qe po ben PD-ja,te len pershtypien si ajo ania pa vela qe ndodhet ne mes te oqeanit,dhe timonjeret e saj nuk duan te ja dine, se a do munden ti mbijetojn dallgeve te perbindeshit oqean….

  17. Deux says:

    E mer Mero mor mjeshter te ka marre malli per Sali Berishen e

  18. SuloKapedani says:

    Tè tillè drejtues ka dhe çdo mbjell do korr.Tè gjithe marrin vallen duart dhe kokèn te bythèt e njeri tjetrit,i pari tallet me tè gjithè.

  19. Boss says:

    Mero me keqardhje konstatoj se je bere komplet i palexueshem. Dhe Kur mendoj se deri ne vitin e shkuar mezi prisja oren 21 qe te botoje dhe te lexoja editorialin tend. I dashur Mero Rilindja vdiq… Per te mos thene qe nuk lindi asnjehere. Ishte nje iluzion i cili na sherbeu vetem per te. Hequr nje mut dhe per te sjelle nje tjeter.

    Ne 21 qershor nuk do ta votoj rilindjen, madje po mendoj seriozisht te votoj kunder Rames per shkak se arroganca dhe sjellja e ndyre ndaj qytetareve qe me aq dashuri e sollen ne pushtet duhet te mbaroje nje here e mire. Po po jam i bindur te Votoj kunder tij vetem per te miren e tij sepse nga 21 qershori do te kete vetem 2 vjet kohe per te ndryshuar ne te kundert do marri leckat dhe do iki andej nga e pruri Fatos Nano. Per pordhace fasadaxhinj nuk kemi nevoje, as per diktatore prej letre. Kemi nevoje per njerez qe punojne realisht per te miren tone te cilen prej dy vjetesh nuk po e shohim.

  20. meckojati says:

    Basha nuk e ka mendjen ne shqiperi por hollande, aty mer rrogen e majme.

  21. Tili says:

    Duhet të ndodhi kjo që parashikon Mero do ti bëj mirë vendit

  22. LSI-a kangrena e politikes ne Shqiperi says:

    Hahhahaahhhhahhhhhahhhhhhhhhhhhhhhhaaaaaaa
    O Mero e te rente pika, e ke ulur aq shume kurrizin sa nuk do te jeshe ne gjendje nje dite ta ngreshe me…
    Nuk ju vjen turp nga vetja kur shikoheni ne pasqyre çdo mengjez???

  23. politicus says:

    Grida ka te drejte – do te rrite numrin e peshkatareve dhe gjahtareve…dhe e kuptoni vete.

  24. Shqiperia 21 says:

    O Mero te lutem boje nje te forte per bluzat e Kryeministrit ne fushate se ma hoqi petllen me ato I Love NY dhe NYPD police department…. Me gjej te lutem se si i ka shkrepur ne koke kjo dhe cfare mendon Artisti. Te lutem Mero, mos e kurse se hiqet sikur Love Tironen por vesh Love New York….

  25. Gerti says:

    Te pakten ne Tirane kemi ke te votojme, Gjergji Bojaxhiun, per ti rene me shpulle te dy partive.

  26. poeti says:

    SHQYPNIA KA NEVOJE PER NJE TE DJATHTE REALE E CILA MIRQENIEN E POPULLIT NUK E SHIKON TEK ULJA ER TAKSAVE DHE CMIMEVE SI BOLSHEVIKE TE VERTETE, POR TEK RRITJA E PRODHIMIT VENDAS ME TVSH TE LARTE.

    Te vjen keq kur shikon fushaten e Lulzim Bashes dhe te PD-se pas tij me premtime bolshevike si nje komunist i vertete me ulje cmimesh dhe ulje taksash dhe me nje shtypje butoni HOP! sic thote Grida Duma me hapje 15 mije vende te reja pune vetem ne Durres, qe ngjajne me 300 mije vendet e punes te Edi Rames. Dhe me e keqja eshte se nuk e vrasin mendjen fare qe kane dale nga shinat e llogjikes elementare dhe kane harruar se ke force politike perfaqesojne duke premtuar llogje te kahut tjeter politik te verbuar nga lakmia per te fituar vota me cdo cmim.

    Nuk mund te jem dakord me konstatimin e Mero Bazes qe Edi Rama me Like Floririn e tij, po zhvillojne nje fushate te rregullt dhe intelektuale zgjedhore. Rilindja socialiste e filloi fushaten e saj me legalizime enveriste si ato te vitit 1946 pa pyetur fare se cfare do te behet me pronaret e ligjshem te pronave dhe tokave qe kane hapur cveshtje gjyqesore ne Strasburg. apo do t’i shkruajne si kukumjacka pylli Gjykates per te drejtat e njeriut ne Strasburg njesoj si Sali Berisha:

    MOS I MBRONI PRONARET SE TALEBANET JANE ZGJEDHESIT TANE!

    Kjo eshte fushata e rilindjes socialiste? Me legalizime grabitese si ato te Enver Hoxhes vite me pare? Nga ana tjeter Edi Rama nuk ka si te jete i besueshem ne deklaratat e tij, sepse ai vete nuk mbajti asnje nga premtimet e tij elektorale pasi kypi ne pushtet, perkundrazi beri te kunderten e asaj qe kishte premtuar duke rritur taksat dhe cmimet nen trysnine e FMN-se dhe BB dhe do te ishte me intelektuale qe tani te ishte me i rezervuar ne premtimet e tij per investime famoze, sepse:

    A KUJTONI TAKSEN PROGRESIVE SOCIALISTE?

    qe do te sheronte ekonomine tone komuniste fatkeqe duke i goditur pasaniket barkderra me sepaten e tatimeve, dhe duke ja shperndare te ardhurat varfanjakeve barktharre dhe kokpalare? Sepse tani eshte fare e qarte se taksa progresive famoze e Edi Rames qe e reklamonte si ilacin cudiberes te rilindjes se tij socialiste perfundoi si kokoshi ne nje thele dhe ne fakt jemi para realitetit te hidhur qe:

    KUSH FITON ME SHUME PAGUAN ME PAK OSE ASPAK!

    sic eshte rasti i klienteve fasoniste te Like Floririt, te firmes Bankers apo te shume firmave te tjera qe po e shtrydhin Vatanin si nje limon.

    1. bulevardi "zogu i kurves pare" says:

      o nastradin pordheti

      eshte fat I madh per kombin shqiptar qe ka nje komentues ,numri I komenteve te te cilit I ka kaluar 1 miljardin ne baze te teorise permutacjoneve.

      Duke qene se je nje zogist ekstremist ben mire ti thuash shqiptareve per menyrat dhe shkelqimin e TAKSES ZOGISTE

      per kenaqsine tuaj lexoni pak nga kjo takse ahmutiane

      Unë Çatin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut … Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut të ngushtw të Zogut, Catin Saraçi, për vite të tera ishte pranë tij. E përshkruan si njeri brenda të cilit triumfoi përfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, përfitimet e frikshme në ryshfete të padëgjuara dhe shitja e një vendi, në rrëfimin e rralle të Saraçit:

      Treshja Zogu-Koci-Saraçi kishin rene dakord për punët e tyre të ardhshme t’i ndanin fitimet

      20%-Jaku,

      10%-Catini

      70% Ahmuti.

      Por Zogolli gjithmonë i fshihte përfitimet për të mos u lënë pjese dy aventuriereve të tjerë, çka inicioi edhe një sherr mes Jakut dhe Zogut
      Synimi i kësaj letre është të të paralajmëroje për here të fundit të mos ngatërrohesh më me Shqipërinë, ndryshe do të detyrohem t’u tregoj diçka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankënotat false që më dhe si dhe letrat e tua të fundit, po i ruaj si dokument i pandershmërisë sate…

      Catin Paskal Saraçi, London, 21 A.Stratford Rd.”

  27. ERMAL says:

    MERO NUK E DI REALITETIN NE RRETHE PAKENAQESIN E THEKSUAR NGA MASHTRIMET E 2013 DHE ME 21 DO MARIN TE GJITHE NJE GODITJE NGA ZGJEDHJET QE SDO E BESOJNE PD MER SHUMICEN E BASHKIVE

  28. Shkodrani says:

    N.q.se nuk ka manipulime , blerje , presione vagabondash , rilindja e kuqe do te poseje nje humbje shume te madhe done apo nuk don mashtruesi ordiner gazetaRUCI katundare nga zona operative nr 1.

  29. vizioni i Bashes says:

    Nuk jam dakord me fjalinë e fundit, zoti Mero. Secilit i “vihet qylafi, sipas kokës”… Është “sekret i përbashkët”, që në PD është mbledhur pjesa më e madhe negative e shoqërisë shqiptare…(hajdutë, vrasës, kriminelë, njerëz me nivel të ulët, që “u pëlqen” anarshia, jo ligji, diktati i të fortit etj.etj)

  30. Gori says:

    Cilido qe te fitoj , demokracia dhe populli shqiptar do te thelloj humbjen.

  31. mira says:

    Lexoni komentin e VLORA 1912 dhe poeti.

    Mero je nje variant amebe. Po behesh fare i pabesueshem por ndoshta nuk ke gje ne dore.

  32. Veliaj- vasal i Rames says:

    Hahahahahaahhabbahahahahahhahah. Vazhdo shpresen Mero.

  33. Spartaku says:

    SH SH MIRE E THUA. KJO ESHTE E VERTETE ABSOLUTE QE ME SHUME SE VRET LULIN DHE SALEN, VRET DEMOKRATET DHE GJITHE NJEREZIT QE BESOJNE TEK FUNKSIONIMI I DEMOKRACISE. JO ME KOT RAMA KA THENE QE FATKEQESIA E MOMENTIT ESHTE QE NUK KEMI OPOZITE….
    PD NUK BEN FUSHATE, POR MITING ME KAKOFONI DHE MLLEF SI NE VITET 90″ ME INJORANT QE COJNE 2 GISHTAT PERPJETE DHE KUSH ULERET ME FORT. ME VJEN KEQ PER PARTINE TIME QE NUK DO TE JET ME E TILLE

  34. SORO says:

    PO CFARE SHKRUAN MORE MERO !!!! MENDON SE NJERZIT NUK KANE TRU TE VLERSOJNE SE CFARE FUSHATE BEN RAMA ,APO SKANDALOZI VELIJA ????????
    VELIJA ESHTE VETEM DUKE AKTORUAR PREMTON BOTEN DHE ESHTE NJE IDIOT I PAPARE NDONJEHERE
    VELIJA ESHTE MARIONETA E RAMES ASGJE ME SHUME .
    TEK OPINION E SHKRIU TALENTIN E TIJ PREJ IDIOTI !!!!!

  35. Z/Kallami says:

    Basha bashk me premtimin uljen e taksave dhe (dritave)energjine do ulin pa dashje dhe numrin e votave me 21 qershor 2015.

  36. mali says:

    Z.Mero ,fushata e cdo partie dhe e cdo kandidati per kryetar bashkie ka rendesine e vet te padiskutueshme,sepse nje kandidat me vlera qe di te percjelle mesazhe te qarta ,qe artikulon e bind se c,mund te beje ndryeshe po mori votebesimin e zgjedhesve ,mund te terheqe pas vetes ata zgjedhes te pa vendosur dhe te tjere qe jane te zhgenjyer apo qejmbeturit nga dy forcat kryesore politike. Ka rendesi edhe fjala e liderve kryesore te partive se c,shprese ngjall tek votuesit per te ardhmen dhe zgjidhjen e shume problemeve,halleve,te varferise se tejskajshme qe e jetojne nje pjese e mire e popullsise.Luli mbeti duke folur per energjine elektrike,per naften,per taksat etj,por nuk beri kurre analizen e humbjes se thelle dhe nuk kerkoi kurre ndjese per mangesite e drejtimit te qeverise se tij,per korrupsionin galopant te ministrave e zyrtareve te PD qe boshatisen arkene shtetit dhe e futen vendin ne borxhe te medha qe do t,i duhen kohe per t,i shlyer,se nuk eshte kollaj qe te mbushet ajo grope e zeze qe hapi qeveria e Berishes.Si mund te besohet Lulezim Basha per gjithcka flet ,per premtimet qe ben se do uli cmimet e energjise,te naftes,por qe kur ishte ne pushtet abuzoi,sepse nuk mblodhi leket e energjise ne shume zona te veriut ,por dhe te gjithe Shqiperise ,me kusht qe te votonin PD duke i bere nje dem te madh shtetit,njerezve se i mesuan keq keto 25 sduke nxitur veprime antiligjore ,duke i marre me qafe njerezit e ndershem qe tashme te vene perballe kerkeses per te paguar energjine e papaguar te disa viteve,sepse menduan se nje dite do te faleshin.Nuk numerohen te keqiat qe i beri vendit qeverisja e berishes,e bashes ne keto vite.Po pse lulezoi droga duke u mbjelle ne platancione ne Lazarat dhe ne veri te vendit?Kuptohet se i nxiti PD,sepse siguronte vota dhe para per te blere votat,per t,u pasuruar drejtues te PD,te qeverise se Berishes qe per cdo zgjedhje do te merrnin nga Lazaratasit me qindra milione leke.se u korruptua drejtesia?Dihet qe Berishes i interesonte nje drejresi e korruptuar qe te mos hetohej e ndeshkohej korrupsioni i qeveritareve dhe familjareve te tij,qe te mos ndeshkohej askush qe shkaktoi tragjedine e Gerdecit,te mos ndeshkoheshin urdherdhenesit ,vrasesit e 21 janarit,te mos ndeshkohej Sali Berisha Luli etj .per korrupsionin me rrugen e kombit dhe sa e sa veprime korruptive ku jane perfshire keta qe sot sillen neper Shqiperi ,qe kerkojne mbeshtetje dhe qe me siguri ky popuul nuk do t,ua jape mbeshtetjen se nuk kane besim tek dy BB qe jane edhe shkaktaret kryesiore te plageve,dhembjeve qe heq ky popull,prandaj dhe e meritojne humbjen,por jo ne ate shkalle qe humben me 23 qershor,sepse duhet t,i marrin pergjegjesite qe i takojne opozites,t,i kene disa bashki,te pakten 20-30 bashki edhe pse nuk e meritojne se kane qene e jane drejtues te korruptuar,mashtrues ,bleres te votave,te zgjedhjeve disa here ne keto 25 vite pluralizem.

  37. Stiljan says:

    Mero je gazetari me realist dhe me I arrire ne gjithe median shqiptare! Shkrimi eshte super! Mos te shterofshin idete dhe mendimet!

  38. ??? says:

    Po c’lesh e majta e djathta.Vete Merua nuk e mban mend sa here kaqene i majte e sahere i djathte.Duhet bere adeti-thuaj.

  39. Lushi says:

    Luli e ka né terezi, mbarojn zgjedhjet, luli humb, filon jeten me femijen ne holland

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje