Avokatja reale e kompanive të Becchettit

15 Qershor 2015, 19:53Editorial TEMA
Avokatja reale e kompanive të Becchettit

Nga Mero Baze

 

Ka një sërë problemesh nëse shikon me imtësi bilancin e kompanisë “Energji shpk”, pjesë e zinxhirit të kompanive të Becchettit në Tiranë, të cilat janë nën akuzë për devijime fiskale dhe pastrim parash. Por, mbi të gjitha të bie në sy një fakt shumë domethënës.

Të ardhurat e kompanisë vijnë nga procese gjyqësore dhe shpërndahen sipas një skeme pak të besueshme si reale, sidomos në faturime shpenzimesh dhe mospagim taksash.

Por, është diçka që nuk mund ta përtypë askush. Duke qenë një kompani që ka bërë para nga procese gjyqësore dhe po ashtu ka devijuar të ardhura që burojnë nga faturime pak të besueshme, kjo kompani, zërin kryesor duhet të kishte zërin që paguante studiot e avokatëve dhe konsulencat juridike.

Nëse i hedh një sy bilancit, shihet se donacioni i vetëm dhe i papërfytyrueshëm i kompanisë është për Liri Berishën, ndërsa 15 herë më pak, pra rreth 2,4 milion lekë janë dhënë për një studio ligjore që është marrë me punët e tij.

Nëse shtyhemi dhe më tej në kohë, sesi kanë nisur lidhjet e këtij investitori me “Deutche Bank” përmes këshilltares së Sali Berishës për ekonominë në vitin 2007 dhe si ka përfunduar Becchetti tek ballot e bamirësisë së Liri Berishës, duke blerë pikturat mediokre shqiptare me mbi 150 mijë euro, sikur të ishin të Pikasos, duket se avokatët realë të Becchetit nuk kanë qenë avokatët e studiove ligjore, por njerëzit politikë që i mbronin krahët tek Sali Berisha.

Dëshmia konkrete është në bilancin e vitit 2013, kur Beccheti ka harxhuar 300 mijë euro donacion për fondacionin e Liri Berishës dhe thuajse një shifër qesharake për studion ligjore që është marrë me problemet e tij.

Ky është prototipi i biznesmenit, që avokatë real në Shqipëri nuk ka juristët profesionistë, por gruan e kryeministrit, e cila njëlloj si me Becchettin, është sjellë me gjithë milionerët shqiptarë deri në vitin 2013.

Dhe për ta vërtetuar më së miri këtë, mjafton të shikojmë se këta milionerë “bamirës”, në vitin 2014 e më pas nuk kanë dhuruar asgjë për fondacionin e Liri Berishës, a thua se nuk ekziston më nevoja e “fëmijëve autikë” për t’u shëruar.

Bilanci ka shumë gropa që mund t’i hetojë drejtësia, por kjo është një kontraditë që bie në sy sapo e shfleton.

Duke qenë i qartë se kompania ka prodhuar të ardhura nga një gjyq i sajuar dhe duke qenë koshient që devijonte të ardhurat që mund të shkonin për tatime në llogari të tjera, pronari i kësaj kompanie duhet të përqëndrohej tek pagesa të larta për avokatët dhe jo për gruan e kryeministrit. Por, duket se Beccheti e ka njohur mirë Shqipërinë dhe ka ditur të dallojë se këtu nuk mbrohesh me ligj, por me politikë. Dhe rrugëzgjidhja ishte e lehtë. Bëni një kërkim në Googel dhe shikoni fotot e mbrëmjeve gala të Liri Berishës dhe biznesmenët që janë atje. Janë pa asnjë mëdyshje gjithë piramidat e Shqipërisë së sotme dhe gjithë njerëzit problematikë të biznesit shqiptar, të cilët njëlloj si Becchetti, Liri Berishën nuk e kishin një fondacion bamirësie, por një avokate politike, që paguhej shtrenjtë për t’i shpëtuar nga problemet e tyre.

Rasti i kompanisë “Energji” është i pistë, pasi Liri Berisha ka marrë donacione nga një kompani që i ka mbetur borxh shtetit shqiptar rreth 7 milion dollarë pa paguar dhe i vetmi insistucion që ka marrë para prej saj pa bërë asnjë punë, është vetëm Liri Berisha.

Një tjetër anë e errët e këtij skandali është se në bilancin e vitit 2013 të fondacionit të Liri Berishës nuk rakordojnë mire shifra të tilla të deklaruara nga Beccheti për të, por kjo do të jetë një tjetër temë investigimi. E qartë është që  si biznesmen në hall, Becchetti mes avokatëve të zotë dhe gruas së kryeministrit, ka zgjedhur të paguajë shtrenjtë gruan e kryeministrit. Se çfarë ka bërë ajo me këto lekë, duhet vënë në lëvizje Prokuroria, pasi siç shihet, paratë “kanë shkuar atje ku duhet”, por jo atje ku duhen.

33 komente në “Avokatja reale e kompanive të Becchettit”

  1. leon says:

    BRAVO MERO…TI JA NXJERR FUNDIN SALIUT…SA HERE SULMON SALIU DIJE QE MBRON VJEDHJET E VETA

    1. Lea says:

      Beketi nuk ka paguar Liri Berishen por ka dhuruar per fondacionin e femijeve shqiptare qe trajton femije ne nevoje. Fondacioni nuk eshte prone e Liri Berishes. Ajo punon aty pa rroge si presidente, fale besimit qe ka marre nga themeluesit e tij qe jane amerikane. Fondet e fondacionit menaxhohen nga bordi i tij qe eshte nje konglomerat profesionistesh me bindje te ndryshme politike.

      Parate qe Beketi ka dhene per fondacionin kane shkuar tek femijet ndersa parate qe Beketi ka dhene per t’ju shmangu taksave kane shkuar ne xhepat e Ajoles qe sic del eshte perfaqesuesja e Beketit dhe Xhanashvilit ne ato raste ku drejtesia po heton per pastrim parash.

      1. claus=qeni janullatassit says:

        Lea ke shume te drejte qe je kunder Meros por ti gabon ne drejtimin qe eshte me kryesor qe dhe Mero e di por nuk ka guxim ta thoje:
        Avokatja e Bechellit eshte dhe Sllobodanka berishovic..por avokate me te poshter jane ato qe mbrojten krimberishen nga masakrat e tij ne gerdec dhe 21 janar 2011.
        Jane pikerisht keto avokate pertejatllantikas qe “zbuluan” pak dite para votimeve kete kapsolle 90 perqind kundert veliajt dhe 10 perqind per sllobodanka berishovic & company

        1. rina says:

          Bishat renkojne kur u prek plaget..keshtu dhe berisha..

          1. Doruntina says:

            E thash edhe tek nje artikull i meparshem per skandalin e ktij faqeziut, 300 mije euro jane pak fare per tja ngrohur krahet familja Berisha, po kushedi ne cep tjeter i ka derdhur parate qe me siguri kane shperbyer per ti blere Zenit pushimet neper bote me t dashuren e tij te re.
            Kta mbulojne m** me sh** , se akuzojne ne ajer pa e pas parasysh qe i vjen cdo gje bumerang kunder horrlliqeve qe ka bere fammilja Berisha…

        2. f.m says:

          Liria ka cliru shqipnin. Me pushtetin e sales rropi robt e varfer. Familje krimineleee

          1. Urani says:

            Ja pse berisha i del ne mbrojtje krimit. Fare e thjeshte. Familja beketi eshte hajdute nderkombetare, daliu, liria, xeni, argita poashtu

    2. LSI-a kangrena e politikes ne Shqiperi says:

      OO Mero asnje fjale per padrinon e Elbasanit Qazimin qe kercenon Gazetaret si ju se po u sollen keq dhe bejne pytje qe nuk i pelqen do i flaki ne rruge te madhe…OO Mero e keqia e Shqiperise nuk eshte BECCHETI,e keqia e Shqiperise jane Iliri,Qazimi,Vangjushi,Ervini,dhe LSI-a me Komandarin Edvin Ramen ne krye.
      Ha hahahahahaaaa komentus unjuranta Bini ere kerrm ….

  2. dr says:

    Prokuroria menjehere mbas lajmit qe dha Merua do te merret me Liri Berishen ,pasi Becchetit nuk i bejne gje .

  3. Emi says:

    Nuk e di pse ne rast se ri me qorin behesh caker i thone andej nga anet tona Dikur thoshin ne ate vend se Liria eshte grua shume e mire dhe se ai ja prish cdo gje per Salen A te jete keshtu apo vjen nje periudhe dhe te dy marin anet e mira dhe te keqia te njejri tjetrit behen njelloj Une them se ata jane njelloj si familje te gjithe te xhvatin sa te mundin nga pasuria e atij vendi E gjithe puna e tyre eshte qe te perfitojne sa me shume dhe te vene pasuri qe ndoshta edhe foraonet do ta kishin zili. Nuk e di pse ne cdo gje kam nje lloj peshtjellimi per ta. Por me sa kemi degjuar edhe prejardhja familjare e saj eshte e zeze.

  4. hello says:

    Ha ha ha na shkriu Mero fare , ka fillu me u bo dhe gastor . Ha ha ha haaaaaaaaaa.

  5. joni says:

    te vertetat e korrupsionit te saliut, te lidhjeve te tij me mafia jan kaq te pastra sa nuk ka shqiptar me qe nuk eshte i qart. ky eshte ish-kryeministri qe deri dje bente sikur donte interesin e shqiptareve dhe nga ana tjeter nuk la me lek te piset pa futur ne shqiperi duke ricikluar. edhe liria qe deri dje nuk u ndjente per asgje, kuptohet pse e bente, se ishte e zen duke numeruar leket

    1. fati says:

      ky saliu edhe gruan e ka futur me pastru leket qe sillte mafia ne shqiperi. i vetmi qe bertet ne pd eshte saliu, asnje tjeter nuk u ndje. keshtu del dhe problemi i madh me kanalin gjoja ne opozite qe askush nuk e shifte. ai tv ishte thjesht per kamuflazh qe te vazhdonte pastrimet e lekeve te pista. prandaj deri dje policia italjane nuk jepte anje info ne shqiperi dhe cdo hetim vinin agjentet italjan vet dhe e benin, sepse saliu ishte kok e kemb i zhytur ne keto pislliqe

  6. endri says:

    Bravo mero. Shume i sakte dhe i qarte. Tsshme ajo tymnaje u qartesua . Dhe duket shume qarte Se kush ka qene beccheti. Mos u merrni me opoziten tashi. kuptohet qe beccheti ka lidhje te tjera.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk mbrohesh me ligj, por me politike.. Me kete fraze, ke permbledhur Berishizmin Mero..

  8. geri says:

    Ku behet fjale per pastrim parash eshte ajola cudi!!!

  9. x says:

    @Lea
    Shume sakte, por eshte e kote te merresh me injorantet te cileve i mban iso Mero, nje nga palacot me te medhej dhe me te pabese qe ka nxjerre tranzicioni shqipetar. Sali Berisha mund te kete shume e shume te keqija, ndoshta me shume se c’dine shqipetaret, por Mero Baze deri ne vitin 2007, ka qene njeriu me i besuar dhe me i respektuar prej tij. Sali Berisha me shume degjonte Mero Bazen ne ate kohe sesa Liri Berishen.

  10. Mergimtari says:

    Lea, me vjen keq, je e re apo e vjeter, po ju them se syte te shohin , po drite ste bejne. Merua si gjithnje edhe ne kete editorjal me shifra dhe fakte, bind kedo qe e lexon dhe e beson se si ka vepruar ky mafjoz, vetem e vetem tu shmanget detyrimeve fiskale, qe sic shkruhet jane shtate milion dollare, pa derdhur ne arken e shtetit te varfer. Ndersa Liri Berisha i sherbente si ombrelle per te mbuluar vjedhjen kete soi bizesmeni, qe dite e nate mendonte se si te vidhte shtetin shqiptar dhe per kete vjedhje ka dhene shuma maramendese gjithe stafit te tije e vecanerisht avokateve dhe personelit te AGON CENELLIT, prandaj keta kane rene ne zi, se kane frike qe po u sekuestrua ky televizjon dotu themi si ajo qe tregojne ; Haro mushke Valarene, se Ali Pashane e prene. Dikur mushka e Ali Pashait, kulloste ne grure e jonxhe, me pas skishte as kashte te hante. Ku eshte Liria mbas 2013, jo vetem qe sben mbremje bamiresie, pore sndihet eshte gjalle apo ka vdekur.

  11. AM says:

    Eshte per tu habitur nje ngjasheri me temen qe trajtohet te drama e Arthur Miller-it te publikuar ne Usa ne 1953 me titull ‘The Crucible’ (shtrigat e Salemit ne variantin shqip).

    Duke ju referuar nje ngjarje me shtriga ne 1692 ne Province of Massachusetts Bay,autori I kesaj drame bente alegori fushaten antikomuniste te McCarthyism qe pothujase u kthye ne lufte klasash ne vitet 50’ ne amerike.
    Pikerisht dhe ne shqiperi “Shtrigat e saliut” ku Lirije Berishaj ka rol kryesor perseritet ajo drame e Arthur Miller-it ku ne emer te luftes kunder komunizmit keto shtriga dhe shtriger moren fuqi te pakufishme duke vrare,vjedhur,tradhetuar dhe poshteruar nje komb te tere..dhe ne vend qe te jene ne burg jane jo vetem te lire por po I bejne ligjin dhe fituesve te pjerdhur te 23 qershorit 2013.

    Dhe keto episode ne linjen Lirije Berishaj-Becchet duke qarte qe nje ceshtje e ndjeshme si autizmi eshte bere si “make up games” per te mbuluar veprimtarine e tyre mafjoze dhe disa partnere te dyshimte nderkombetare.Biles perplasja e grupeve dhe bizneseve nderkombetare qe veprojne ne shqiperi ‘MAFJA ME KOLLARE” ka nxjerre ne shesh “Becchet gate” ku po dalin dhe lidhjet me shtrigat e Salemit.

    Eshte mekat,eshte tradheti,eshte hipokrizi qe SHTRIGAT E SALEMIT po tolerohen ne menyren me te ndyre te mundeshme nga fituesit e 23 qershorit,nga paneli nderkombetar dhe nga shoqeria civile.
    Kjo fushate per votimet locale eshte kthyer si n je “KONCERT NE VITIN 1936” ku ne vend qe mahoranca te akuzoje kupolen berishiste per KRIME & TRADHETI fatkeqesisht ajo eshte e dorzuar duke bere nje politike gandiste ose si rugova me milloshevicin duke u zgerdhire neper media..

    Pra kush jane SHTRIGAT E SALEMIT ? ..nuk eshte secret ,ja lista:

    Sllobodanka Berishovic
    Argita Salicevic
    Shkerdhen Berishaj
    Jamgjarper Malltezi
    Dasara Palletezi
    Lulzime Basha
    Arben Imami
    Ridvan Bode
    Fari Balliu
    Blendi Fejziu
    Aleksander Prangaj…..etj

    Pa shkuar kjo hordhi me djaj dhe shtrigat e Salemit ne dyert e drejtesise ai vend nuk do rregullohet kurre.
    Nje mundesi e mire qe nuk duhet humbur jane zgjedhjet locale ku shqiptaret jo vetem te votojne masivisht por me voten e tyre te jene kunder super miljarderve dhe super kriminelat e dinastise
    ………………GHOST OF VIQIDOL

  12. SADJA says:

    KJO BRETKOSKA KINEZE E SALI BERISHES LIRIJA DO RJEPUR NGA KEMBET PASKAN QEN RAC MUTI SI FAMILJE HAJDUT KRIMINEL

  13. Por ne kemi ne krye Ramen, qe dhe per koiçidence na ka premtuar drejtesi. Pse ca te nenes dhe ca te njerkes? Po dicka, Veliajt si burri dhe gruaja jane masha e rames qe mos te djegi duart. Dhe si u ngritkerka aq shpejt ky veliaj? Dhe si per koiçidence gjithmon pran ketyre mafjoseve qe pastrojn para eshte dikush i njohur pran politikes,ajola,liria,zonja maltezi,ose drejt per se drejti iliri,edi,sala,fatosi,dhe vazhdon gjithmon keshtu Shqiperia .dhe ti i nderuari Mero mos mer krah se je djegur nje here, mos harro se ishe shume pran tij. Dhe ste shkon avokatlleku. Por zoti i bekoft Shqiperin dhe shqiptaret. Ai vonon por nuk harron.

  14. metlaj says:

    NUK mund ta quash uje te paster pasi e ke hedhur ne nje ene te pijte dhe mundodhe te lajne duarte e pista per ta mbushur plotesish koven dhe here pas here sjelli dhe te semur dhe infektuare duarte qe i lajne ne ket kove dhe kjo ciklohet per cdo kater vjete tek parlamenti qe percakton realisht koven dhe personat me duare te papashtra dhe me infeksion qe doti serviret disa pjese te poullates qe formojne nj numer qe dhe ndeshkimi ka nje kosto shume te larte te pa perballueshme

  15. tomsojeri says:

    Mo ti X me te madhe dhe ajo tjetra qe i dilni ne mbrojtje “familjes” me te koruptuar me ne krye kriminelin me te madh te kohrave ne drejtimin e Shqiperis !!Chyn ketu Mero Baze ku te pakten kendej filloi dhe vazhdon xhveshje e ksaj kolere dhe po mereni me cpaska ber dikur ne favor te ktij krimineli qe te ter e hengrem per burr te mir !Mir Merua, po Izet Haxhia ,bodigardi dhe njriu me i afert i koleres ,edhe ai keshtu kot spo le horllik pa i nxjer? E keqja esht se horat e tjer qe e kan ne dor ta plasin ne duart e drejtesis ,ta diskretitijn zyrtarisht me vulen shteterore (se shoqeria tashme e ka mar vesh kush jan)e te paguaj gjynahet pa fund, ti mbyllin gojen e qelbur qe shpif edhe jasht kufijve pa e car bythen e qe sdon te kuptoj sa i urrejtshem esht ber sepse akoma esht gjemb per shqiptaret ! Mir ben o Mero mir ben qe shkruan se kta plehra ne cdo afer e skandal te madh kan doren e tyre ,e leri te pellasin marionetat e infektuara qe kan gelltitur corben e tij……….

  16. In god we Trust! says:

    I kemi qare tashme cfare i perket Berishes, Z. Mero. Nuk kthehen me. Shkroi dhe Izeti, beri detyren per telenovelen turke te rradhes dhe populli e kaloi orgazmen.
    Na intereson e tashmja tani! Na ndihmon dot te shpetojme humbjet e se tashmes?

    Moda e bluzave Varufagis ka infektuar kryeministrin tone. Te na beje fajde thua?!

    A hahet lulishtja tek ura Dajlanit? A hahet kulla e Korces? A hahet stadiumi Elbasanit, apo palmat e autostrades? Per cfare i duhet politika kur fiksimin e ka te behet arkitekt?!
    Spoti fushator i Kryeministrit: tregon se ai nuk po sillet si drejtues shteti por si drejtues firme ndertimi. Elektorati socialist ka marre fund – ndryshe nga pjesa tjeter e elektoratit – nuk ja doli dot te prodhoje nje lider qe ti perfaqesoje.

    Cfare gjeopolitike mund te behet pa rimekembur ekonomine?! Cfare lideri ballkani je kur popullin e ke ne pike te hallit?!

    Merru me Lirine, Z.Mero. Fundja cdo besh, tashme je nje kafaz nga i cili nuk del dot. Zoti na ruajt!

  17. beth says:

    Sa mire qe dikush ka dhene donacione per femijet shqiptare.Donacioni nuk eshte vjedhje se denacioni eshte i deklaruar me dekumente qe po na i lexon Meroja.A ka mundesi zoti Mero te na zbulosh ato qe nuk shkruhen P.Sh ku i gjejne parate qe blejne votat ata qe i blejne?A mund te na thuash ku jane gjetur parate per vilat e politikaneve te majte dhe te djathte?A je i zoti te zburosh parate e fshehura nga politikanet?A je ne gjendje te zbulish parate e te inkriminuarve- debutete?KJO ESHTE DETYRA JOTE.TI MERO PO NA LEXON GJERAT E DEKLARUARA .TE DEKLARUARAT ZAKONISHT NUK PERBEJNE AS KRIM DHE AS KORRUPSION.TI DHE SHUME SI TY NUK JENI TE ZOTET TE ZBULONI TE PA ZBULUARAT E FRIKSHME DHE NA KOMENTONI DHE PERLYENI NJERES PER VEPRIME FISNIKE.UNE DO JEM NE PERKRAHJE TE GJITHE ATYRE QE SUPORTOJNE FEMIJET,PLEQTE,NJERZIT E SEMURE ,TE PA AFTIT PER PUNE.DHE JAM KUNDER ATYRE QE JANE EGERSIRA PER NJERZIT NE NEVOJE.FEMIJET JANE E ARDHMJA E ATIJ VENDI DHE GJITHKUSH QE MUNDET DUHET TE BEJE DICKA.POR CPO SHIKOJME TE NDODH?NE SHQIPERI ANTIVLERAT SHIKOHEN SI VLERA DHE VLERAT SI KORRUPSION.SA SHUME PO E NGATERRONI ATE POPULL.

  18. Bentirona says:

    Po mire nje gje nuk eshte e qarte. Çfare kane gjithe keto gazekaret e Agonit qe ulerijne duke share qeverine ne nje kohe kur ketu behet fjala per mos pagim taksash si gjithe te tjeret!!!!!!

  19. mira says:

    In god we trust! ti ka thene disa nga ato qe do te shkruaja, por Mero nuk ja vlen fare per koment se ti je cun i zgjuar por jo i mençur.

    E vlereson veten pak, paraja nuk eshte gjithcka, keta horrat dhe zarbot e politikes fshijne prapanicen me te gjithe ju gazetaret.Nese plakesh dhe ta uroj, do te te vije turp qe lejon te behsh vegel e mafias ne pushtet.

  20. kujtesa says:

    Ky editorial bën fjalë për një shumë modeste,por nga ana tjeter nxjerr lakuriq imoralitetin e zonjes Liri qe ka abuzuar me nje nga mafjozet me te rrezikshem nderkombetare qe vepronin ne shqiperi ne bashkpunim me dyshen kriminale Nano-Berisha.
    Le te jete 21 qershori nje grusht vendimtar per mafjen nderkombetare qe kane patur si “celes” per te hyre ne kasafortat e shettit shqiptar kete vrime te lirije berishes.Para se te votoni ju lutem mbani mend rrjeshta e meposhteme:

    Ja pse SHBA e konsiderojnë rrëzimin e Berishës më të rëndësishëm se të Ramiz Alisë

    Një deklaratë bombë e ambasadorit amerikan, i cili krahasoi rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti me përmbysjen e Ramiz Alisë në 1992, ka turbulluar ujërat e politikës shqiptare, ndërsa ka fundosur dhe përvëluar kryeministrin në ikje, Sali Berisha, i rrëzuar me votat e 1 milion shqiptarëve.

    Deklarata e Arvizus, i ka dhënë një dimension historik fitores së të majtës, duke e konsideruar regjimin e Berishës më të rrezikshëm se të Ramiz Alisë. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka deklaruar se krahasimi qëndron, ndërsa ka shtuar se përmbysja e regjimit të Sali Berishës ka mbyllur zyrtarisht epokën e diktaturës në Shqipëri. ,??Sipas deklaratës së ambasadorit Arvizu, ne u çliruam nga një gjendje e padurueshme. Zgjedhjet e 1992 përmbysën një epokë, dhe kështu edhe ato të 2013 i dhanë fund epokës së atyre 8 viteve që ishin bërë të padurueshme. Por, zgjedhjet e 23 Qershorit, mund të them se, kanë mbyllur përfundimisht epokën e diktaturës,??, ka theksuar Klosi.

    Po pse rrëzimi i Sali Berishës është më i rëndësishëm se rrëzimi i Ramiz Alisë? Sali Berisha ishte pjellë e regjimit komunist dhe hyri në politikë nga zyrat e Ramiz Alisë, si njeri i besuar për të shmangur hakmarrjen ndaj kupolës komuniste pas përmbysjes së regjimit. Berisha ishte lojë e regjimit, por shumë shpejt u kthye në të keqen më të madhe të shqiptarëve. Sali Berisha instaloi një shtet kleptokrat, një shtet policor, terrori, korrupsioni dhe spiunazhi. Thyerja e embargos së OKB dhe furnizimi me naftë i makinës gjakatare të Millosheviçit, ishte tradhtia më e rëndë kombëtare e Sali Berishës, e cila do t,??i mbetet damkë turpi përjetësisht. Zhdukja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, për të zhdukur dëshmitarët e takimeve të tij me Millosheviçin ishte një tjetër krim i rëndë, që sfidon çdo veprim kriminal të Ramiz Alisë. Ndërkaq, ngritja e SHIK-ut famëkeq, si një strukturë terrori për kundërshtarët politikë, është një tjetër vepër e Sali Berishës.
    Po ashtu, ka rezultuar se Sali Berisha ka qenë agjent i UDB jugosllave për vite me radhë dhe ka raportuat rregullisht. Kjo është vërtetuar me dokumente.

    Një tjetër arsye se pse rrëzimi i Berishës është më i rëndësishëm se ai i Ramiz Alisë, është edhe tentativa e Berishës për të bombarduar Vlorën me avionë luftarakë në ,??97. Ndërkaq, në mandatin e dytë qeverisës, ky njeri theu çdo rekord për vraje, korrupsion, përgjime, shantazhime, grabitje pronash, kapitullim institucionesh dhe shitje të territoreve ujore për përfitim politik. Berisha akuzohet për të paktën 30 vrasje në Gërdec dhe 21 Janar. Ai gjithashtu akuzohet për qindra afera financiare. Për shitjen e 300 km 2 det Greqisë në mënyrë të fshehtë. Për zhdukjen e Kosta Trebickës, dëshmitarit të Gërdecit. Për vërtetimin e pronave, e parqeve, bregdetit, zonave të mbrojtura. Sali Berisha do të mbahet mend për shkatërrimin e pyjeve, lumenjve dhe bregdetit. Ai do të mbahet mend për degradimin e trashëgimisë kulturore, për degradimin e institucioneve, rrënimin e arsimit dhe shëndetësisë, për shkatërrimin e ushtrisë dhe shkencës. Sali Berisha do të mbahet mend për kapitullin e institucioneve, rrënimin e bujqësisë dhe për spastrimet e famshme në administratë.

    Ai do të mbahet mend për linjën anti-perëndim, për sulmet ndaj SHBA dhe për ngritjen e marrëdhënieve me BE. Nga ana tjetër, Ramiz Alia, në vitin 1992, ishte thjeshtë një fantazmë e regjimit, ndaj dhe rrëzimi i tij nuk simbolizonte rrëzimin e regjimit. Ndërsa, Sali Berisha, edhe në orët e fundit të pushtetit, por përvetëson me vendime mafioze godinat shtetërore.

    Ja ndryshimi midis 23 qershorit dhe 22 marsit

    Ramiz Alia e dorëzoi shtetin me dosje të plota, me institucione të paprekura, me arkiva që në kohën e Turqisë dhe me një sistem uzinash, fabrikash, bujqësi moderne, hidrocentrale, spitale, shkolla, ushtri etj. Sali Berisha grabiti dhe po grabit në mënyrë sistematike pronat e shqiptarëve. Ditët e fundit treguan rrënimin që i bëri financave shqiptare nëpërmjet borxheve dhe grabitjeve të parave në mënyrë të drejtpërdrejtë si kjo me BECHELIN por dhe Bankersin Nëse komunistët e Alisë ikën me turp, por lanë miliardat e pasurive të paprekura, Sali Berisha po iku si i pafytyrë, si hajdut, si vrasës dhe mbi të gjitha si tradhëtar i kombit shqiptar në interes të grekëve dhe shërbimeve sekrete serbe.

    vriteni saliqenin me forcen e votes…

  21. tretretre says:

    Dhe thoni pastaj se në komente nuk do të lejoni ofendime, sharje dhe kërcënime! I pari që shan dhe ofendon është Meroja, pas Meros vijnë merot e tjerë, fare injorantë dhe bëjnë rolin e avokatit, të gjykatësit dhe prokurorit. Meroja i bën të gjitha. Mero leri sharjet se dëmton shkrimet e tua dhe qëndrimin tënd anti Berishë. Thuaje të shkretën: Ku të ka shkelur kaq rëndë Sala, që ke më shumë se pesëmbëdhjrtë vjet që e shan dhe e shan dhe Sala as që ta ka fishkëllyer!!!! Qeni leh dhe ujku pirdh!

  22. kujtesa (pjesa e dyte) says:

    Në 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
    Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
    Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
    Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
    Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
    Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
    Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
    Roland Fezaj, 14 vjeç,
    Oltion Fejzaj 13 vjeç,
    Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
    Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
    Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
    Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
    Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
    Gerard Xhavara, 4 vjeç,
    Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
    Qemal Roshi, 38 vjeç,
    Roland Roshi, 2 vjeç,
    Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
    Donika Idrizi, 40 vjeçe,
    Elona Idrizi, 14 vjeçe,
    Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
    Romeo Andrea, 28 vjeç,
    Silvana Andrea, 18 vjeçe,
    Kristina Andrea, 2 vjeçe,
    Bardhyl Lame, 37 vjeç,
    Tushe Lame 38 vjeçe,
    Artuela Lame, 35 vjeçe,
    Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
    Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
    Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
    Anife Begotare, 41 vjeçe,
    Rezart Begotare, 12 vjeç,
    Erald Begotare, 13 vjeç,
    Zeman Avdia, 37 vjeç,
    Nertila Avdia, 11 vjeçe,
    Olsi Avdia, 6 vjeç,
    Irma Greko, 21 vjeçe,
    Kristi Greko, 3 muajsh,
    Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
    Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
    Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
    Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
    Besmir Birçe, 9 vjeç,
    Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
    Robert Bajrami, 19 vjeç,
    Miklovan Troqe, 17 vjeç,
    Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
    Lindita Demiri, 12 vjeçe,
    Lindita Demiri 12 vjece,
    Bektash Tahiri, 47 vjec,
    Andi Aliaj 17 vjec,
    Teferi Saliu 48 vjec,
    Lirim Bulla 17 vjec,
    Zini Muça 27 vjec,
    Ermal Xxhaka18 vjec,
    Fatmir Geraj 28 vjec,
    Kastriot Sharraj, 36 vjec,
    përparim Mamanaj, 13 vjec,
    Zylyma Sulejmani 22 vjece,
    Krenar Sulejmani 27 vjec,
    Alban Sulejmani 4 vjec,
    Mirand Kaçuku, 28 vjec,
    Kizeta Sulo 21 vjece,
    Klodian Sulo 2 vjec,
    Fiqiei Sulaj 30 vjec,
    Ervin Sula 15 vjec,
    Latif Berberi 53 vjec,
    Maze Seferaj 31 vjec,
    Brunilda Seferaj 25 vjece,
    David Seferaj një muajsh,
    Vjollca Kaçupi 22 vjece,
    Albana Botrova 22 vjeçe,
    Merita Ferko 32 vjece,
    Bledar Ferko 10 vjec,
    Fredi Ferko 8 vjec,
    Viktori Kaçupaj 25 vjece,
    Robert Llanaj 30 vjeç,
    Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
    , Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
    Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
    Ilir Kicja 34 vjec,
    Maringlen Bardha 16 vjec,
    Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.

    as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos dhe Bashkimit Europjan.
    Ishte koha qe perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder populates civile.pa permedur gerdecin,3000 te vraret ne 1997 ,genocidin ndaj haklajve etj etj…eleminimi i kundershtareve …

    Mos harroni te nderuar lexues dhe votues ?!

    Kur keta te mjere mbyteshin dhe I hengren peshkaqenet,kjo autistja jone kalonte adriatikun me aeroplan special,ku dasara malltezi kishte pashaporte dipllomatike vetem 6 muajshe..kurse ai sy peshkaqeni shkerdhen berisha ne ate kohe shuante epshet seksuale me kusheriren Sadije ne Suedi

    votoni dhe mos harroni keto sypeshkaqene..

  23. METEH says:

    Z.Mero,si gjithnje i sakt.Kush nuk i pranon keto eshte SALIST 100 karatesh dhe turp per ta qe hidhen dege me dege duke shpifur per te tjere.Saliu dhe shpura e tije 25 vjeçare do vije nje dite qe do te pergjigjen pasi e shkaterruan kete vend..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje