Nëse i hedh një sy spotit të fundit elektoral të Lulzim Bashës, lexohet një qasje e re e tij ndaj kundërshtarit politik, Edi Ramës. I gjithë spoti, i ngjan një ankese publike, ku lideri i opozitës ndihet keq që PD-ja është vetëm dhe i ka të gjithë kundër. Në thelb ai duket sikur i thotë Edi Ramës “nuk kam gjë me ty, por me LSI-në, me Shpëtim Idrizin, me Bamir Topin, me demokristianët” etj. PD-ja e tij e re, e cila nuk po ia del dot të formojë identitet, po e bazon të ardhmen e saj, mbi ankesat ndaj partive të tjera që i bëhen aleate herë asaj, e herë Partisë Socialiste.
Edhe përtej këtij spoti, Partia Demokratike është e fokusuar tek beteja me LSI-së, më shumë sesa tek beteja me Partinë Socialiste. Në qytetet të veçanta si Shkodra, Lezha apo Gjirokastra kjo është kthyer në motiv kryesor.
Ky në të vërtetë është një dorëzim pa kushte i liderit të ri të Partisë Demokratike, i cili i gjendur në opozitë dhe i braktisur dhe nga aleatët politik të tij, shikon si rrugëzgjidhje vetëm ankesën tek kundërshtari i vet, që ata të cilët i kanë ikur atij, të mos i pranoj ai. Pra kërkon në distancë një pakt për të shmangur aleatët e vegjël.
Kjo qasje e re e Lulzim Bashës krijon probleme serioze për profilin e tij si lider.
E para, krijon problem me platformën e tij formale për tu bërë kryetar i Partisë Demokratike. Në garën me Sokol Olldashin ai kishte parimin që PD-ja do të rikthehej në pushtet duke punuar me urtësi për të zgjeruar koalicionin, duke pasur parasysh së pari LSI-në. Madje kjo ishte dhe pika më e spikatur e platformës së tij politike. I sapodalë nga një betejë e humbur politike për shkak të LSI-së, ai e kishte thjeshtëzuar shumë idenë e rikthimit, duke e ilustruar sërish me llogari matematikore, pra duke rimarrë LSI-në.
Olldashi përballë tij ishte shumë më i qartë dhe radikal. Ai formuloi tezën se opozitën nuk e bëjnë numrat, por shpirti opozitar dhe kërkoi që PD-ja të kishte distancim të qartë nga LSI-ja dhe premtim që nuk do të rikthehej në pushtet përmes aleancës me të.
Për hir të së vërtetës, Basha u shpall kryetar jo prej kësaj platforme, po prej Berishës, por formalisht kjo i mbetet si tezë kryesore.
Tani dy vjet më pas ai shikon si burim të fatkeqësisë së PD-së, pikërisht tezën e tij për aleatët dhe i kërkon Edi Ramës të tregohet i arsyeshëm dhe t’i zbojë ata se po izolojnë PD-në.
Ky është një dështim personal si në aspektin politik ashtu dhe në aftësinë e tij menaxhuese të opozitës, e cila është sot më e izoluar se kurrë.
Së dyti, Basha po dëshmon një përpjekje për të prodhuar alibi para humbjes, duke e justifikuar këtë me PD-në e re të tij, e cila është e rrethuar me ujqër të vjetër. Dhe këtu ai nuk fut vetëm kundërshtarët politik, por edhe kundërshtarët brenda në PD, të cilët i paralajmëron se do tu lërë faturën e humbjes pas zgjedhjeve.
Së treti, ç’ka është dhe më e rëndë për të, është se ai ka nisur të mos e shikoj Edi Ramën si kundërshtarin e tij, por si hallexhi që duhet të qajnë hallet bashkë sesi t’ua bëjnë këtyre të vegjëlve. Kjo tregon se në mendjen e tij, Basha çështjen e ndryshimit të pushtetit, e shikon më shumë si një pazar sesa si një betejë tek e cila ka besim se mund ta fitojë.
Ai nuk po përpiqet të prodhojë një profil politik të fortë kundër Ramës, por profilin e një qaramani, që kërkon të kihet mëshirë për të pasi e kanë lënë vetëm. Është i ri dhe i rrethuar nga njerëz që nuk e duan.
Partia Demokratike ëahtë realisht keq para zgjedhjeve, por fryma opozitare nuk është aq keq. Shqipëria ka një frymë opozitare dhe kritike ndaj pushtetit, që tejkalon Partinë Demokratike. Në shumë rrethe ka dëshirë të votohet kundër kandidatëve të pushtetit, por nuk ka burrë nëne të gjejë ku është PD-ja që ta udhëheqë këtë frymë.
Me këtë qasje të Lulzim Bashës ndaj Edi Ramës dhe nga mënyra sesi ai pret të vijë në pushtet, ai dëshmon se nuk ka lidhje me frymën opozitare në vend, por vetëm me vulën opozitare. Ndaj nuk është për tu shqetësuar nëse i ngel vula në xhep më 21 Qershor. Opozita do të jetë në rrugë, por nuk do të jetë e tij. Dhe s’ka pse të jetë, kaq idiot sa është!
Mero ti je ballist
Ç’të të them-o Lulash ziu,
s’të kuptoj që s’të kuptoj,
një herë thua-“S’do njoh zgjedhjet!”,
një herë thua: “Do fitoj!”
Me ty është shumë e vështirë,
ku ta lësh e ku ta nisësh,
ke dhe variantin e tretë,
zgjedhjet në mes t’i braktisësh!
Gjer të dielën s’e dimë,
se ç’ke ende për të gjetur,
po kështu i çarmatose,
ata pak që të kanë mbetur!
Nuk e dimë e nuk e dimë,
kartën që ke për të tundur,
po ti dot s’krijove frymë,
ndaj e sheh bastin të humbur!
Nuk e dimë e nuk e dimë,
pse s’je ende delirant,
po s’mund t’i braktisësh zgjedhjet,
meqë humbjen ke garant!
Nuk i dimë e nuk i dimë,
kulisat e nëndheshme,
po ti nuk e ke fuqinë,
t’i bësh zgjedhjet të pavlefshme!
Nuk po shohim asnjë shenjë,
për manipulim e vjedhje,
nga ankthi që sjell një humbje,
nuk i prish dot këto zgjedhje!
Po je i zoti lufto,
si bajlozi me bajloz,
veten mos e prezanto,
cep më cep si karagjoz!
Je i zoti të luftosh,
gjer në fund ta mbyllësh lojën,
po fitove-ta gëzosh,
po humbe ta mbyllësh gojën!
Unë shikoj me gjak të ftohtë,
shokun Rama edhe ty,
hapësirat në çdo vend,
i kini njëlloj të dy!
Ti buçet e ke inat,
në takime ku ke shkuar,
opozita në fushatë,
asgjëkund nuk është penguar!
Çfarë ke pasur për të thënë,
gjithë vendi ta ka dëgjuar,
ndaj braktisja do të qe,
thjesht një akt i dëshpëruar!
Pse të ka ikur deliri,
pse nuk je më aq krenar,
mos u tut-Luli fakiri,
se e ke luftën e parë!
Nuk e dimë e nuk e dimë,
Ç’sebep do na shpikësh tjetër,
po ti hiç s’e ke fuqinë,
që të kthesh kohën e vjetër!
Duhet të ecim përpara,
ndryshe s’bëhet Shqipëria,
veç me hilera në gara,
nuk shtyhet Luli mavria!
MIELLI DHE ISH TE PERNDJEKURIT
Ai kunati i Mehdiut u kap duke dhuruar para e thase me miell te infektuar votuesve te mundeshem te tij vorake. I pari qe u “revoltua” ishte nje ish boksier nga Shkreli i Malesise se Madhe, me hunde te shtypur si patatet e ministrit me simpatik te “shkerdhatokracise” surreliano-skraprlliote, Canit nga Golloborda e “dru me pre”.
Ne mos gaboj quhet Paulin Sterka (mbiemer i fituar ne dekada nga grumbullinìmi i sterkave te gomareve pa TVSH). Dhe me te drejte, siç pretendon edhe Donald Lu, votat nuk duhet te shiten, jo vetem me miell, po as me premtime per ndertim qenefesh fushore apo trumash uji, ku edhe eshte i super specializuar amerikano-kinezi, me eksperience te vyer ne te njejtat vende afrikane ku edhe meditoi para se te kandidonte per kryebashkiak te Tirones, Erjonka nga Qelbesira (Ura Vajgurore).
Dhe Paulini nga Shkreli i kerkoi ndihme per Voltanen e Falli Ademit te fameshem, as me pak e as me shume po vete kryekalifit te Surrelit, Edi Rama. A mund ta linte ne balte Edi, Paulinin e kercenimeve ne Kuvend? As qe behet fjale, menjehere urdheroi Canin e arit te zhdukur te Thesarit te Shtetit te gjente menyren per te subvencionuar Paulinin nga Shkreli i Malesise se Madhe.
Me te thene e me te bere: me nje thes miell do vrisnin dy sorra – demshperblimet e te ish perndjekurve.
I apri qe u shperblye pa bere as edhe nje dite burg me plot trwe keste njeheresh ishte Pal Fran Kapllaj – nga Shkreli – as edhe nje dite burg dhe ndryshe nga sa pelliste Erjonka (Veliaj) “kemi shperblyer te mbeturit gjalle” ky strumci eshte i datelindjes 26.03.1963 (!)
Nga Kapllajt e Shkrelit, burg ka bere vetem i vellai Pllumb Fran Kapllaj nga 19.06.1989 deri ne 06.02.1991, e me sa flitet ne pyllishtet e Shkrelit, eshte denuar per grabitje pulash ne numura te medha…..
Po ç’rendesi ka per Edi Ramen se nje hadut pulash eshte shndruar ne nje ish te perndjekur politik, qellimi justifikon mjetet: dikush me miell, te tjere me parate e taksave tona per fondet e demshperblimeve te vetequajturve “te denuar politike”.
Po Paulini dhe te tjere si ai, nuk ishin te kenaqur me kaq pak, andaj pas shume peripecishe, kokethyerjesh e neteve pa gjume e gjeten zgjidhjen: te paguheshin edhe te vdekurit (ish te perndjekur).
Ja disa emra nga lista e fundit (13.06.2015):
– Rasim Qazim Lala
– Arben Mucaj (emer fiktiv)
– Sali Baro (emer fiktiv)
– Hysen Sulejman Cela
– Mark Ded Jaku (dtl. 02.10.1915 )
– Theofan Nikolla Theodhori (dtl. 01.01.1920)
– Rexhep Shkurt Doda (dtl. 03.08.1920)
– Hasan Bajram Basha e mbi 30% te te paguarve te fundit qe rizultojne me konto bankar (edhe pse te vdekur) efektiv.
Ajo qe te ben pershtypje dhe te revolton me shume eshte paciperia e ketyre sharlataneve te “shkerdhatokracise”, qe per hir te poltronave bythules e pse jo te pasurimit me çdo mjet e menyre te piste, nxijne ekranet e televizoreve me pellitjet e tyre kukluksklaniste te kapuçoneve te bardhe nga jashte e sterr te zi nga brenda.
Bukur e qendisur o sali protopapa, vazhdo fushaten: me ne fitojne te gjithe edhe mushkonjat.
Bravo Mero! Je nje gazetar shume i mire dhe nje analist politike shume i mire.Te gjitha ato qe ke shkruar jane te verteta.Pd-ke ne 21 qershor do te marrin rrukullimen drejte humneres.
more , keto datat ….21 , jane data shuuuuuummme terse …per mender keta qe shfarosen komplet nji popull !
me 22 qershore te gjithe pd istat do ti bjene me dore….
pune tjeter nuk iu ngarkon me asnji votues…
mbaruan pune keta ,nuk po dine se si te zbythen ,nuk kane hapesire fare…..mbaruan pune keta.
Z. Mero e sakte analiza jote, por e bere me mendjen tende te ndritur jo me mendjen e Bashes ! ti mendon qe Basha i ka menduar keto gjera kaq holle ? Jo ore, ai eshte nje bufatorik, i pa mend ne koke, llafazan kokebosh, qe genjen ne cdo fjale qe nxjerr nga goja, mashtrues, hajdut me parate e shqiptareve, dhe qe ata te vetet nuk e besojne me, sepse i genjen.
Ai meriton qe pas ketyre zgjedhjeve te terhiqet, dhe te gjykohet per 21 janarin, dhe rrugen e kombit.
Ti Mero perpiqesh ta mesosh ate me keto artikuj qe shkruan, por ai eshte i trashe, dhe i keq. nuk meson dot.
saktë!
me 22 qershor PD = ORGANIZATA E PATATEVE hahahahaha
Mero ka te drejte, nuk ka Opozite ketu, kjo eshte Katastrof per kete vend te shkaterruar totalisht, PD eshte parti e mbaruar nuk ka asnje Shqiptar me pese gram tru qe do votoj per PD, une per vete jam goxha i zhgenjyer nga Qeverisja e sotme, dhe kam qene ne medyshje ca te bej, por kam vendosur mos te votoj fare, por ndoshta une nuk do votoj me kurre???, kam humbur besimin se mund te behet ky vend, dhe pothuajse me eshte mbushur mendja qe ne nuk bejme dot shtet si Shqiptare, e vetmja rruge eshte te kerkojme ndihme nga jashte!!!!!
Pasi mbaron se lexuari kete k/artikull te krijohet pershtypja sikur Lu Basha eshte ne mjerim te plote dhe ne lexuesit e Temes duhet te marrim shamite per te fshire lotet per kry-opozitarin Lu qe po na le shendene.Por si eshte realiteti ?.
Keto lloj artikuj i kemi pare dhe para 4 vjetesh kur menduan prangat per vrasesin Lul dhe dikush i pruri “tangat” qe beri bashke komunistet e Milloshit,lesheistet e Lilo metoshit,u rihapen dhe u rinumeruna kutite me ristaner nen buzeqeshjen “interesante” te mengperveshurit Arvizu.
Dikur nga mbarimi i L2B anglo-amerikanet mbeshteten fuqishem partizanet e Enver Hoxhes (qe dikush i quan gabimisht komuniste) por ne disa raste inkurajonin dhe disa shqiptare qe bashkpunonin me fashistet…..Vone ne kujtimet e tyre anglo-amerikanet kane pohuar qe ato mbeshteten edhe njerez “te keqinj” per te ruajtur nje fare ekuilibri pas lufte qe te mos merrnin pushtetin plotesisht komunistet …Dhe si duket kjo ide po perseritet dhe me njerz te “keqinj” si Lul Basha qe po mbeshtetet nga “aleatet” per te mos marre gjithe pushtetet “komunisti Rama.
Ndryshe nuk ka si spjegohet qe krimineli Lul me dosjen kriminale te meposhtme akoma trajtohet si pornostar- yll ne ngjitje
1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
7….Si deputet i Elbasanit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
17..ect..
Urojme qe kete here aleatet tane nuk do te shpetojne nga denimi popullor me vote te bandes kriminale 3B qe jane te demshem jo vetem per kombin shqiptar por dhe per vete ameriken…perndryshe duhet te pyesim: Po me Enverin c’patet ?
Partia Demokratike tashme ka fytyren komike te Lulezim Bashes dhe kryetareve te tij ne rrethe. Prandaj ne 21 Qershor shqiptaret do t’a votojne ne menyre komike.
o “fshatar” qysh je, mire? po ca lidhje ka fjala ballist ne kete artikull???? Mero ti je republikan:p ha ha! BRAVO MERO BAZE PER ARTIKUJT QE UA “HEDH NE SURAT”…..!!!!
O elton `Kristali`duhet te te beje truri me shume se 2 perkembime dhe te pakten 1 kombinacion per te kuptuar lidhjen…une nuk te ndihmoj dot
Mua me duket sikur ky Basha eshte ne siklet te madh qe drejton PD-ne, ky e di mire humbjen dhe eshte bere si i cakerdisur kur del neper mitingje,ky deri tani premton vetem ato gjera qe,asnjera nuk varet nga bashkite,por nga qeveria qendrore,ky po flet njellio si ajo kandidatja e Shkodres,qe do nxieri ekipin ne kategorin e pare,kur ky ekip eshte pake mbi kategorin e pare,ky po flet si ish Xhaferi i Durresit qe do permiresonte Diellin dhe do sillte eshtrat e Ismail Qemalit.
MERO SHKRUAN BUKUR DHE GODET NE SHENJE NE TE SHUMTEN E RASTEVE POR NUK ME PELQEN KUR THUA REFORMA ANTIPOPULLORE DHE NUK E DI KE QUAN TE TILLE.TE PAGUASH ENERGJINE,HE ZHDUKESH DROGEN,TE VESH KONTROLL MBI TERITORIN,TE MBYLLESH UNIVERSITETET FALLCO,TE NDALOSH GJUETINE E PALIGJSHME DHE TE VENDOSESH MORATORIUM,E TE TJERA NUK DUHET TE QUHEN TE TILLA SE ME TE TILLA ISHTE KOHA E BERISHES QE E KTHEU VENDIN NE NJE RRUMPALLE.TE GJITHA KETO QE PERMENDA ME LART KANE KOSTON E TYRE SEPSE SHUME TE ARDHURA U NDERPRENE PER DISA INDIVIDE POR AMA KJO FORME ISHTE PARAJSE PER MASJARENJTE DHE JO PER TE NDERSHMIT PRANDAJ VOTA DO JETE ME SHUMICE PER KETE ALEANCE QE PO BEN NJE SHTET MIDERN.
Me ne siklet se te gjithe me duket Mero
A mund te kete nje koalicion PD+ PS ( Sic po ndodh ne Greqi) per te shmangur skenarin ogurzi LSI ?
Mero, e paske nisur me Bashën, se Berisha nuk ua vari shkrimeve shkatërruese brilante të tua. Qënke inatçi, mbyll sytë dhe ia fut kot. Merr flakë si pushka e jevgut dhe merr “drejtimin e duhur!”
O SUME PROTOPRAPA
Artikulli i Meros eshte nga me te dobtit te shkruar te gazeta Tema dhe nuk eshte nevoja ta analizojme.Shkurt muhabeti per opoziten dhe per Bashen ka vetem nje emer VULA E TRADHETISE DHE E KRIMIT.
Kurse ju i nderuar me kete koment ( dhe shume te tjera) po tregoni nje ves te poshter;ate te goditjes pas shpine te kundershtareve tuaj,
Eshte normale qe komentuesit te kritikojne Meron ose kritikojne njeri tjetrin,por ju nqs hapni dosjet tuaja (qe tregon se ke qene spiun ne kohen e enverit dhe te sales) eshte me shume se ndyresi.Shko paditi ne gjykate dhe pastaj bej kete pacavure.
Ai Paulin Sterkaj,apo the Tahiri qe ju e keni merak, nuk them se jane burra te mire kane drite hijet e tyre,kurse ti zoteri qenke komplet i zi ..me i zi se krimineli Sali.
Po si nuk doli dikush ta vertetoje ate ‘skandalin” e fotos se famshme te xhinsave ne Shkoder. Aty ne foto ka te dukshem nje emer fituesi. Ai person eshte i antaresuar me Libreze Partie prej disa vitesh ne LSİ dhe sigurisht qe paguan edhe kuotat mujore si i anetarsuar.
Sİ MUND TA BLEJE NJE PARTİ ANTARİN E SAJ ME NJE PALE XHİNSA?