Ja bashkitë ku kandidatët janë kokë më kokë, për shkak të rezultatit të ngushtë

22 Qershor 2015, 09:55Politika TEMA

Teksa numërimi i votave vijon me intesitet në të gjithë vendin, disa Bashki në vend flasin për rezultate tepër të ngushta mes 2 kampeve politike.

Në Vorë, ku ishin të përqëndruara edhe sytë e ndërkombëtareve, rezultati vijon te jetë tmerrësisht i ngushtë ku kandidati i djathtë dhe kryetari aktual Fiqiri Ismaili ka 49.7 % të votave kundrejt kandidatit të majtë Luan Sallaku me 50.2 %.

Edhe në Rrogozhinë sytë janë drejtuar në çdo votë që numërohet, pasi rezultati flet për 47.8 % për kandidatin e ASHE Beqir Nuredini kundrejt 49. 6 % të kandidatit të APPD Eqerem Deliu.

Në Bashkinë e Lezhës, kandidati i APPD Fran Frrokaj është në avantazh me 50.1, ndërkohë që ndiqet hap pas hapi nga kandidati i majtë njëherësh kryetari aktual Viktor Tushaj me 49.9 %.

Duke zbritur më poshtë, i ngushtë duket rezultati për bashkinë e Kamzës, ku kandidati i djathtë dhe kryetari aktual Xhelal Mziu deri tani është përpara me 52.6 % kundrejt rivalit të majtë Safet Gjici i cili deri tani ka 47. 4 %.

Në Finiq, gara e vërtetë është mes kandidatit të PBDNJ me 48 % dhe atij të Partisë së minoritetit grek, i cili është në avantazh me 51.9 %.

Në Berat, kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Sinaj është me një avantazh të lehtë prej 51.8 % kundrejt kandidatit të zgjedhur nga Partia Republikane Kasem Mahmutaj me 48.2 %.

Në Peqin, Miranda Rira është në avantazh me 51.2 % kundrejt Bajazit Karriqit me 48.8 %, raporton Ora News.

Duke kaluar në veri të vendit, në Dibër kandidati i djathtë Ilir Krosi është drejt fitores me një rezultat të lehtë prej 49.3 kundrejt rivalit të majtë Shukri Xhelili me 45.9 %.

Ndërsa në Mat rezultati është në favor të kandidates së ASHE Adelina Farrici me 51.6 % kundrejt rivalit të djathtë Nezir Rizvani me 48.3 %.

3 komente në “Ja bashkitë ku kandidatët janë kokë më kokë, për shkak të rezultatit të ngushtë”

  1. Z/Kallami says:

    Data e votimeve kreu ne nji dite 21.6 15.Mbyllja,perfundimi kur do bahet.Shpresoj te mos shkojen jave e muaj,po ne dite e jave.

    1. gimi says:

      po nuk duan tinxjerrin ore miku im Zef, se po te ishim diku tjeter ato numerohen per 4-5 ore maximumi.
      Mjer ne se ku jemi dhe spo behemi kurre.
      Respekte

  2. goni says:

    kujt i plasi kush fitoi popuuli d duhet t hedhi syte nga sindikatat dhe jo nga partite plus te shikoj indivvidin e jo partitkjo po bie ne sy ne jug te shqiperis qe njerzit atje po votojne individin ejo partit dhe me mire akoma vlora qe pati nje pjesmarje pothuajse zero kjo do thote qe qytetaret e saj sju plas shume per partite e politiken jane te lodhur prej saj. pastaj c mereni me rrethe t vogla si fshatra fitoi ky ne kamez apo fitoi ai ne mat e burrel e kujt i intereson\\\\\\\\\\\\\\\\ e rrogozzhine jepni qytet krryesore dhe kaq .eeuropa meret 2 ore nje dite dhe te nesermen harohet cdo gje ktu kkkkkane 2 muaj qe na cane veshet sikur do zzzzzzgjedhim presidentin e amerikes PLERAA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje