Të papriturat e zgjedhjeve/ Bien bastionet, PD merr Përmetin e Pogradecin dhe synon Beratin, PS fiton në veri

22 Qershor 2015, 09:45Politika TEMA

Numërimi i votave deri më tani, ka sjellë disa të papritura.

E majta është duke humbur disa bastione të saj.

Kështu, në Përmet ka fituar në mënyrë surprizë, kandidati i PD-së, Niko Shupuli.

PD është duke fituar edhe në Pogradec.

Surpriza më e madhe mund të cilësohet Berati, një bastion historik i së majtës.

Kasëm Mahmutaj i PD shpreson se mund të fitojë ndaj kandidatit të së majtës, pasi diferencat janë të ngushta.

Por, ndërsa e majta ka humbur disa bastione të saj në jug, ka fituar disa bastione të djathta në veri.

E majta ka arritur të marrë bashkitë e Pukës dhe Fushë Arrësit.

E majta ndërkohë ka fituar pas shumë vitesh edhe Bashkinë e Delvinës.

Ndërsa bashkitë e mëdha, me përjashtim të Shkodrës, ashtu siç ishte parashikuar, po fitohen nga e majta.

 

 

 

30 komente në “Të papriturat e zgjedhjeve/ Bien bastionet, PD merr Përmetin e Pogradecin dhe synon Beratin, PS fiton në veri”

  1. L says:

    Cfare po ndodh me Shkodren qe humbi Keti , per te zeze te vete kane shkodranet ,Qeveria do ti japi Ademit vota vetem per te mbyllur kanalet . Mendoj qe Keti do te bente ndryshime te medha ne Dhkoder pasi kishte mbeshtetjen e qeverise .
    Gjithesesi le te shohim se si do te shkoj Shkodra pa mbeshtetjen e Rames.

    1. Per Shkodranet: Nji here te vetme nuk ndryshut menje...Ca demokratesh jeni ju? says:

      Shkodranet mbahen si shume te qyteteruar…demokrat ne shpirt…por realiteti eshte i kundert…Shkodranet nuk dine me ndryshu mendje…jane fanatik…vazhdojne votojne si delet partine me nuancat me komuniste qe eshte PD…po po komuniste me ne krye nji tropojan (katnar) qe as Shkodran seshte!!!
      Tani te dali nji Shkodran (i qyteteruar sic pretendoni se jeni) edhe te me kundershtoj!

      1. shkodran i qyteteruar says:

        Pikerisht se shkodranet jane te qyteteruar nuk mund te votojne per perfaqesuesen e Ilir Metes. E pame mire kete qyteterimin hipokrit te rilindjoteve e se si u sollen me Shkodren.

      2. forca Vangjushi says:

        po pse ne Elbasan, Durres, Fier dhe Vlore nuk ka dele qe edhe pse i kane qytetet ku te therret qameti vazhdojne ta japin voten e tyre majtas mor driteshkurter. Te gjithe shqiptaret jane dele. Te vetmit qe nuk blegerijne jane ata qe nuk votuan sepse si alternative zgjedhjeje kishte vetem te kriminalizuar ose te paafte.

  2. Armand Shkërdhaku ABC-News says:

    Prini se nuk keni pare asgje akoma

  3. al paci says:

    Tema na thoj na nje fjal per fjerin se po pim kafen e mengjesit dhe thon qe Pd esht shum para. Un e kam then dhe me perpara qe ne fier do ta ket suprizen me te madhe rilindja.

    1. berti says:

      Ne Fier kane numeruar 40% te votave, PS eshte shume para Alibeajt

  4. razo says:

    Ne Berat sikur qeni qepen ta haje fiton LSI… me diference me te ngushte se heret e tjera por fiton.

    1. Pak rendesi ka kush fiton...Berati Foli... says:

      Fiton mor fiton…por populli po kupton…kesaj radhe skishte alterantiv “njeri m…tjetri k…” i thone kesaj…Por ne zgjedhjet parlamentare te radhes do ti largohet edhe me shume LSI…ktu do jemi! Me kto klane te qelbura qe eshte lidh LSI sidomos ne Berat! Turp…! Shporreni LSI nga qyteti juaj i bukur…!

  5. albi says:

    nuk eshte surprize Permeti jo….mjafton te bisedoje me 3-4 permetare dhe merrej vesh rezultati qe do kishte dje.. Keshtu eshte kur populli konsiderohet “Dele”…dhe i thuhet votoni kete se eshte i majte…Bravo zgjuarsise permetare…ku kjo qeveri ka 2 vjet qe dhe nje rruge(asfaltim jo zgjerim) nuk ua beri….

    1. Sh mire Permeti! says:

      Jam i majte…por bravo Permeti! Goxha qytetari Permeti, Berati, Kelcyra kesaj radhe…per te mos qene dele…po hec e fol me Shkodranet…ata ne nje vrime i bien fyellit! Ndryshimi i mendimin eshte emancipim, zgjuarsi, Demokraci! Bravo!!!

  6. Alby says:

    Mos u nxitoni per Beratin

    1. Pak rendesi ka kush fiton...Berati Foli... says:

      Shoku Berati edhe nqs fiton ky klasin i LSI duhet interpretuar si nje shuplak per kete klan te qelbur te LSI…qe nga ky ministri Naci…deri personat qe jane marr em droge ne Itali e Zvicer…qe sot i shoh deputet te LSI…i shoh neper mitingje elektorale perkrah jo vetem Likes ( se nje lloj jane) por edhe karshi Edi Rames ( per te cilin kam nje fare respekti)…Le te fitoj ky tipi i LSI…e rendesishme eshte qe Beratasit u treguan qytetar edhe jo dele…edhe o burra kete qe niset sot coheni ne fund ne zgjedhjet parlamentare te radhes…futini grushtin perfundimater LSI…ti japim nji mandat me te paster PS…te fillojn reformat ne Drejtesi, President, Ligji i partive etj….Por boll me LSI…eshte shkaterrimi i ketij populli! Shendet!

      1. Alby says:

        meqe permende drogen….e ke haberin kush jane mahmutajt ne berat? dmth kandidati i opozites. mos be moralistin kot se nuk te shkon

        1. edi says:

          mahmutajt ne berat jane te ardhur nga fshati…….. njerez te krimit droges prostitucionit vrasje vjedhej te votoshe per keta eshte ti ngulesh vehtes thiken nuk dua te mare ne mbrojtje kandidatin tjeter se nuk e njohe

        2. Kush po e rrun per Kasemin e sorrollop.... says:

          Une nuk po mbroj kandidatin e PD,…jam anti PD-ist…e kam shkruajt edhe me lart qe beratasit kesaj radhe jane shume te pafat sepse kandidatet jane cope cope…edhe alternativ tjeter skishte!

    2. Erind hykaj says:

      O berat ce pate fat qe u bere demokrate,ik ere loni se te shqeu lepuri,thenie lushnje,fieri,berati,cerriku,elbasoni,librashdi,etj dmth atje ku ka “trimeri”

  7. Bravoo Beratasit! Nivel qytetarie i larte me kete shuplak per LSI!!! says:

    Jam i majt (por jam objektiv dmth jam anti-LSI)…Per Beratin kam shkruajtur edhe me pare…Beratin e donte me ngulm LSI…edhe klani LSI aty sponsorizohet nga njerez qe jane marre me droge ne Itali…kur shihja ne krah te Edi Rames kto palo njerez…habitesha edhe me vinte keq…edhe mendova ca sikleti duhet te kene Beratasit “e shkrete” qe nuk kane nje kandidat te hajrit per te votuar…Por po zhgenjehem per mire kur shoh rezultatin e ketij te LSI qe, panvaresisht fiton apo jo, Berati po tregon qe nuk do te qeveriset nga te tille njerez…Fakti qe Berati po i jep nje shuplak LSI edhe klaneve te saj eshte super…tregon nivel te larte qytetarie, demokracie edhe deshire per te hec perpara…Sh mire Berati…ti shporrim keto “mbeturina” nga politika.

    1. edi says:

      ti qenke me te vertet nga berati paske pare ne krah te rames njerez te droges dhe ketej nga krahu tjeter i mahmutajt nuk i paske pare njerzit e droges

      1. Sjam nga Berati.... says:

        …jam fierak!

      2. Nuk me duhet me Kasemrat edhe sorrollop... says:

        Jam anti PD-ist….un po shoh ne shpine time ( te majte ) …ku eshte bere nje “martese” me mbleseri…edhe “nusja e re” LSI sapo ka hyre ne shpi…ka fillu me shpate te madhe edhe kerkon te bej ligjin duke shfytezuar varferin e njerzve…njerez qe duan te pastrojn parate…etj…Kaq eshgte e thjesht…duhet te largohemi nga LSI sa nuk eshte vone! Shendet!

  8. nji uj selite te lutem says:

    EPO te gzohesh se mer fusharrzin dhe te humbasesh BERATIN dhe PERMETIN ko esht te qeshesh humbet qytete fiton katunde,e kujt i hyn ne xhep fusharrzi dhe puka,ksaj i thon te ndrrosh qytetet me strofkullen e ariut.KENI HUMBUR SE JENI HAPUR BYTHESH ME KANDIDAT TE PA DESHIRUAR.

  9. Breaking News.... says:

    LSI kerkon prej vitesh te marre peng Beratin…por Berati eshte ne gjendje ti shkeputet nga duart…te shohim si do veje ne vitet ne vazhdim!;)

    1. vezhgues says:

      Fjala bastion mendoje se i takon se shkuares,eshte nje fjale ofenduese per votuesit. Nuk besoje se sote ka votues qe votojne me ndergjegje kunder interesave te tyre, ndersa jashte ndergjegjes, nga injoranca, ka plote qe nuk dine cfare bejne e votojne kunder interesave te tyre dhe ne fakt ky eshte problemi edhe ne keto zgjedhje ku me gjithese te gjithe e shikojne qe varferia, papunesia e taksat po rritet e turmat ja japin votes rilindjes, kjo eshte zgjedhja e tyre, u pelqen varferia e diktatura dhe eshte e drejte e tyre ta shijojne varferine e diktaturen.

  10. Dhembi i Derrit says:

    Plase sa e shkaterove Patrine Socialiste ne Berat o Edi Rama…Keshtu eshte kur e dorzon Bashkine per ca palo politikane te urryer te LSI…Mire ta beri populli i Beratit….qe votoi kandidatin e te djathtes …Te pakten e more nje mesim qe te vesh mend ketej e tutje…Tani mos i fal kamatvonesat e energjise elektrike po ta mbajti…pa do ta shofesh ne zgjedhjet politike mbas dy vjetesh….Me 2017 do kesh nje vote urrejtje nga populli i Beratit per politiken tende gjakpirese…..

    1. niku says:

      dhembi i derrit, mos u revolto ,pse cfare ka qe e mori e djathta beratin? a nuk e kupton qe edhe kjo fitore e PS nuk eshte e shendetshme per popullaten? Apo ta kthejme sistem njepartiak? Edhe e djathta i nderuar eshte pjese e jona, e shqiperise dhe me habit fakti se si e trajton ne kete menyre fitimin e bashkise se beratit nga te djathtet, sikur e djathta nuk eshte pjese e demokracise shqiptare, politika e perjashtimit duhet t’i perkase se kaluares, ne duhet te qyteterohemi, ne fund te fundit te gjitha bashkit jane nen drejtimin e te njejtit kryeminister,e te njejtit parlament.

  11. LABI says:

    O Shkodran i qyteteruar, mos u MBANI per te zgjuar. Ne se jeni vertete ata qe PRETENDONI se ini, por realishte eshte e kunderta; duhet ti kishit hedhur nje sy zhvillimeve ne gjithe boten e “te ecnit ne drejtim te rymes se duhur, e me shpejte sine e duhur, ndryshe portat mbyllen e fillon ndeshja…..”
    Juve te nderuar shkodrane i keni bere llogarite te fokusuar ne “objektivin Meta”…..dhe kjo eshte te mos jesh I zgjuar, por IDJOT….. Eshte koha te shohesh “KU PO SHONE PLANETI DHE GJITHE SHOQERIA NJEREZORE”….. e jo C’ben Meta…… I cili me gjithe te ligat qe ka nuk eshte kriminele sa BERISHA per te cilin ju keni 25 vjete qe e VOTONI, edhe pse ishte po ky Berishe qe e pergjaku Shkodren qe ne hapin e tij te pare….apo Jo? A eshte viktima Arben Broci ai qe klani BERISHA vrau ne mes te qytetit diten e 2 prillit…… A ishte qeveria BERISHA ajo qe MBYTI SHKODREN 4 vjet rjeshte????……..etj.
    Fakti I pamohueshem se Shkodra ka qene perhere qytet me vlera, dhe DEMOKRATE , nuk e justifikon aspak, faktin qe ju per nje cerek shekulli votoni nje parti, me nje bande kriminelesh qe mbulohet me petkun e “DEMOKRACISE….e kesaj nuk I thone te jesh I mencem por IDJOT.

    Te fluturoshe ne drejtim te kundert te eres, padyshim do rezohesh………

  12. ivan i madh says:

    Kapri te uroje R.Tollozhin per fitoren ne Pogradec se ai ja di marifetin ketyre puneve si radhen e pare qe konkuronte dhe bente fushate bashke me kundershtarin e tij per kryekomunar.PS dhe Rama moren nje mesim te mire kur bastionin e tyre e lane ne dore te gangstereve e mafiozve te LSI.Kapri suksese dhe dite te manipulosh nje mafioz po mos haro ai do shperblimin per ndimen qe te dha si pronari I tij Like krye maskarai.

  13. BISTURIA says:

    I njejti artikull si te panorama fiks.

  14. valiko says:

    fitorja e Niko Shupulit nuk eshte renia e bastionit te majte te Permetit por renia e Gilberto Jaces nga shkelqimi i tij voten e Permetit e paralajmeroi i pari deputeti socialist i Permetit kur kundershtoi ri kanidimin e tij ishte kanidati i gabuar ne drejtimin e duhur suksese Niko Shupulit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje