Shqipëria kalon përfundimisht provimin e zgjedhjeve (asnjë incident i rëndë apo kallëzim për dhunë)

21 Qershor 2015, 21:36Politika TEMA

Zgjedhjet e 21 qershorit mund të konsiderohen si më të mirat të organizuara ndonjëherë në Shqipëri.

Tashmë mund të thuhet pa frikë, se Shqipëria më në fund e kaloi provimin e zgjedhjeve.

Ditën e zgjedhjeve, me disa incidente sporadike, nuk është shënuar asnjë incident i rëndë, që mund të ndikonte zgjedhjet.

Këtë e provokon edhe fakti që policia nuk ka ndërhyrë në asnjë rast, në gjithë vendin, për ndonjë rast të rëndë.

Kjo është hera e parë, kur në zgjedhjet në Shqipëri, nuk ka asnjë kallëzim në polici për dhunë në zgjedhje.

Kjo konfirmohet edhe nga ana e policisë

“Nga KQV-të gjatë kësaj periudhe është kërkuar ndërhyrja e policisë me vendim sipas përcaktimeve të bëra në aktet normative vetëm në 1 rast, ku policia ka ndërhyrë sipas vendimit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe ka kryer detyrën për rivendosjen e gjendjes. Konkretisht:

Në  KZAZ Nr. 6, Qendra e Votimit Nr. 142, në orën 10:30, në Shkollën 9 – Vjeçare Koman, me Vendimin 7, datë 21. 06. 2015, Komisioni i QV, ka vendosur të kërkojë ndihmën e policisë për ndërhyrje në QV, pasi ka pasur një fluks shumë të madh të qytetarëve për të votuar. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për rivendosjen e rregullit dhe pas normalizimit të situatës janë larguar me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.

Gjatë procesit zgjedhor strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë dhe për disa incidente  të vogla për të cilat Policia është thërritur nga Komisionet përkatëse të qendrave të votimit por që kanë gjetur zgjidhje pa ndërhyrjen e forcave të policisë dhe nuk është kërkuar më me  vendim nga komisionet  ndërhyrja e policisë”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Kalimi me sukses i këtyre zgjedhjeve, është një hap i rëndësishëm për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për Shqipërinë.

Për këtë arsye, edhe qeveria ka qenë e angazhuar maksimalisht për të plotësuar standartet.

Në përfundim të zgjedhjeve, si rrallë ndonjëherë, partia në pushtet, PS, nuk ka dalë të flasë për fitore, por ka kërkuar nga komisionerët që të respektojnë ligjin dhe të mos prekin votën.

Edhe kjo është një risi, ndërkohë që PD iu përmbajt traditës së vjetër, kur sapo përfunduar zgjedhjet, doli dhe shpalli fitoren.

Associated Press: Zgjedhjet janë çelësi për hapjen e negociatave

Shqiptarët kanë nisur të votojnë për zgjedhjet vendore, një hap i rëndësishëm në përpjekjet e tyre për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Vitin e shkuar Shqipërisë iu dha statusi i kandidatit të BE dhe tani Tirana pret të marrë miratimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit të plotë.

Përveç rezultateve të prekshme në shtetin e të drejtës, sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Brukseli pret gjithashtu zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipërinë post-komuniste, ku ato gjithmonë kanë pasur probleme me dhunën, manipulimin apo grindjet politike.

“Testi i zgjedhjeve të qershorit, thuajse një vit pas marrjes së statusit të vendit kandidat, duhet të shërbejë si investimi ynë më i madh në nisjen e negociatave me Bashkimin Europian,” tha presidenti Bujar Nishani të premten, duke bërë thirrje për pjesëmarrje.

Këto janë zgjedhjet e shtata lokale dhe 3.4 milionë persona kanë të drejtë të votojnë për të zgjedhur 61 kryebashkiakë dhe 1.595 këshilltarë bashkiakë.

Rreth 600 oficerë policie janë dërguar në 5300 qendra votimi dhe qindra trupa speciale të ushtrisë janë duke ruajtur ndërtesat qeveritare dhe ambasadat.

Fokusi do jetë Bashkia e Tiranës, ku një koalicion me 37 parti, i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ka kandiduar ish- ministrin e Çështjeve Sociale, Erion Veliaj, ndërsa koalicioni opozitar me 15 parti garon me Halim Kosovën.

41 komente në “Shqipëria kalon përfundimisht provimin e zgjedhjeve (asnjë incident i rëndë apo kallëzim për dhunë)”

  1. ad says:

    kete deklarate beri te paren dhe berisha ne 2013.

    keshtu e kane kur humbasin kane fituar standartet. ha ha

    1. Lorenci says:

      kjo tregon standartine alrt te zgjedhjeve te arritura nga kjo qeveri duke marre se bashku dhe rezultatin e madh qe dha dhe reforma twerritoriale

      1. fiori says:

        te vetmet incidente qe u krijuan ishin nga e djathta, koalicioni i majte sot me shume se kurre tregoi qytetari dhe kulture duke respektuar vendimin e qytetareve dhe duke pritur me qetesi rezultatin, edhe kesaj rradhe do korre fitore absolute ne tirane dhe jo vetem

        1. klevis says:

          eshte hera e pare qe shqiperia organizon zgjedhje te lira, nuk eshte kercenuar asnje punonjes i administrates per te shkuar te votoje, nuk eshte marre asnje qytetar me force per te hedhur voten pa deshiren e tij. duhet te jemi krenare sepse per here te pare kemi nje SHTET

        2. klejda says:

          skishte si te ndodhte ndryshe, drejtimi i duhur eshte qytetaria, puna qe do ofrojne kryetaret bashkiake te ASHE-se. vullneti i lire i popullit u shpreh me se qarti me vote dhe se tani presim pune per te cuar cdo bashki ne drejtimin e duhur. fitorja peblishitare na ben krenar per fakin qe populli e do ende vendin e vete dhe do ta coje ne drejtimin e duhur

        3. era says:

          Sot fituan qytetart duke i cuar qytetet e tyre ne drejtimin e duhur. edhe duke i dhene fund politikes te ofruar nga ato persona qe ne oferten e tyre kishin vetme mashtrimin e ktij populli edhe vetem e vetem perfitimin e tyre personal per te rritur interesat e tyre.

        4. Plarent says:

          Po shyqyr qe pame njehere zgjehdje te lira dhe te ndershme se gjithmone sa here qe dilnim per te votuar kishte njerez qe prishnin qetesine apo qe donin te prishnin komplet procesin zgjedhor per te bere manipulime te ndryshme me voten tone.

        5. Astriti says:

          Eshte vertet arritje per qytetarizmin shqiptar dhe per qeverine e shqiperise, qe me ne fund, pas 24 vjet demokraci arritem te benim nje pale zgjedhje pa incidente dhe pa probleme madhore qe shkaterronin edhe opinionin dhe qetesine publike, duke e kthyer procesin e zgjedhjeve ne nje lufte te vertete.

      2. Agamemnoni says:

        Vec rasteve te stimuluara e zmadhuara nuk pati asnje incident per tu shenuar. Te mos harrojme se ne zgjedhjet e vitit 2013 nje komisioner i LSI u vra nga deputeti i Partise Demokratike, Mhill Fufi por ceshtja u mbyll si pasoje e nderhyrjeve te subjekttit politik ku ai ben pjese, nderkohe qe shpetoi e ia hodhi pa u lagur.

      3. Kushtrimi says:

        Prova e zgjedhjeve kaloi me sukses. Tani na ka mbetur numerimi. Shpresojme qe edhe ky proces te kaloje me sukses. Shqiptaret votuan masivisht Aleancen per Shqiperine Europiane. Tanime Tirana por edhe te gjithe qytetet e tjera qe kane ecur kundravajtje prej kater vitesh kane mundesine e arte qe te ecin ne drejtimin e duhur.

      4. ina says:

        Sot fituan qytetaret duke i cuar qytetet e tyre ne drejtimin e duhur. edhe duke i dhene fund politikes te ofruar nga ato persona qe ne oferten e tyre kishin vetme mashtrimin e ktij populli edhe vetem e vetem perfitimin e tyre personal per te rritur interesat e tyre.

      5. Sonili says:

        Per kete arritje duhet pergezuar populli i cili per here te pare nuk e kishte mendjen te shkaktonte probleme por e kisjte mendjen te votonte dhe te shprehte mendimin e tij permes votes. Sigurisht qe nuk dua te harroj punen qe beri policia e shteti gjate dites se sotshme per te ruajtur rendin dhe gjithashtu qeverine qe organizoi zgjedhje te nivelit europian.

    2. ketrin says:

      Pafund krenare per Shqiperine time, qe tregoi qytetari, krenare edhe per zgjedhjen e bere me 23 qershor 2013, qe votebesova kete qeveri qe eshte angazhuar per te sjelle demokracine ne vend, per ta vene policine ne funksion te rendit dhe mbarevajtjes se procesit zgjedhor, jo te fushates se partise. Sot jemi te bindur qe vota per PS i dha drejtimin e duhur Shqiperise.

      1. gridi says:

        Megjithe sabotimin qe u perpoq te bente PD-ja, megjithe fushaten e perbaltjes, nuk arriti te demtoje dot procesin zgjedhor, sepse me ne fund kemi KQZ qe funksionon ashtu sic duhet e pavarur, nuk eshte me qeveria qe te ushtroje presion ne institucionet e pavarura, kemi polici shteti ne krye te detyres, kemi kandidate te majte qytetare, qe garojne ne politike, nuk cirren si cakenj per pushtet. Me ne fund tek ne po instalohet demokracia.

    3. aluin says:

      me kete pjesmarrje em kete standart zgjedhor dhe fitore te padiskutueshme te kandidateve te partise socialiste qe do e cojen cdo bashki en drejtimin e duhur se abshki me qeverine e di rames

    4. toni says:

      u tregua qe mazhoranca beri nje pune te shkelqyer dhe arriti te menaxhoi pa incidente te gjithe fushten dhe diten e zgjedhjeve. tashme ka mbetur vetem numerimi i votave i cili do nxjerri njehere e mire ne pah qe shqipeira beri zgjedhjen e duhur me ashe per te shkuar ne drejtimin e duhur

      1. redi says:

        u arrit standarti me i mire i zgjedhjeve qe eshte i mundur. u arrit qe shteti te mos nderhyj ne fushate dhe as ne procesin e votimit. u perjashtua administrata nga ato mitingje qe deri para 2 vjetesh te kushtonin vendin e punes. kjo qeveri perfundimisht vuri nje gur themeli duke mos politizuar administraten. qytetaret votuan drejtimin e duhur si nje mbeshtetje per te vazhduar kete rruge

        1. marini says:

          mazhoranca ne drejtimin e duhur dhe kjo gje konfirmohet nga proces super i rregullt zgjedhor dhe nga nje vota qytetare qe i mbeshteti fuqishem ne rreng kombetar. puna dinjitoze me reforma dhe me zbatim ligji tregoi qe mazhoranca eshte serioze dhe ne cdo drejtim po merr frytet e punes se saj.

    5. liza says:

      zgjedhjet sot treguan qe shtetasit shqiptare ishin te lire per te bere zgjedhjen qe donin edhe treguan nje integritet larte te qeverise per te pasur zgjedhje te lira edhe te ndershme. sot Shqiptaret i cuan zgjedhjet e shqiptarve ne drejtimin e duhur duke ndruar nje faqe te re ne historine e shqiperise!

      1. mario says:

        Ne kto zgjedhje qeveria shqiptare meriton nje bravo te madhe. e meriton sepse sot si asnjehere me pare nuk pame ushtrine shikun apo policine qe te vihej posacerisht ne ndihme te pushtetit per te vjedh votat edhe per te prish zgjedhjet ne shqiperi. kjo ngjarje e sotcme po tregon qe shqiperia po shkon drejtimin e duhur !

    6. astrit says:

      nje provim i rendesishem qe te gjithe dhame kontributin tone dhe besojme se fitorja eshte e sigurt

    7. ardit says:

      e rendesishme epr te gjtihe shqiptaret eshte arritja e standartit zgjedhor dhe fitorja e kandidatet te drejtimit te duhur qe te cojen bashkite dhe vendin ne drejtimine duhur

    8. Falmerajeri says:

      Lajm i mire! Kjo i sherben shume te dy kraheve politike por edhe vendit. Ne syte e nderkombetareve imazhi i vendit vetem sa permiresohet. Ky ishte nje test i kaluar per qeverine. Shpresojme qe edhe procesi i numerimit te jete sa me i qete. Verdikti i popullit duhet te respektohet nga te dyja palet.

    9. ortjoni says:

      me ne fund nje proces i qete dhe nje proces zgjedhor.me ne fund ne sy te europes dhe ne sy te amerikes.me ne fund dhe shqiperia ja arriti kesaj dite ku njerzit votuan denjesisht si europiane dhe jo si barabre kur votonin ne kohen e sales.dhe administrata nuk ushtroi asnje presjon mbi asnjeri,sic ndodhte rendom ne cdo komisioner dhe ne cdo vezhgues ne kohen e sales.kjo eshte diferenca mes nje politike qe do njerzit dhe nje politike qe do xhepat.

    10. platoni says:

      me ne fund ja arritem dhe ne standartit ku te renditemi krah europes per zgjedhje te lira dhe zgjedhje cilesore.me ne fund nje proces i qete dhe nje proces europian.por besoj se shume shpejt shqupi do te krijoje ndonje incident sepse qetesi dhe bukuria i tmerron ata.krenar per qeverine dhe politiken e saj,nje politike qe respekton qytetaret dhe vullnetin e tij.

    11. homeri says:

      kjo eshte e verteta e bukur qe me ne fund dhe shqiptaret e jetuan.me ne fund ne kete dite fale qeverise dhe forcave policore qe mbajten nje politike korrekte dhe u bene njerez te cilet ruajten mbarevajtjen e zgjedhjeve dhe nuk ushtruan presjon mbi qytetaret apo komisioneret sic behej dikur(ne 2013).ky eshte ndryshimi i nje politike qe do njerzit,dhe respekton qytetaret e tij.respekton vullnetin e lire te votuesve.

    12. todri says:

      dhe shqiptaret ja arriten me ne fund kesaj dite qe te renditen krah vendeve europiane per zgjedhje te qeta dhe nje proces zgjedhor te qete.me ne fund qeveria u be asnjeanese dhe populli vendosi vete.qeveria nuk beri asnje presjon qofte dhe ne administrate,sic behej ne 2013 kur njerzit votonin me radhe te diktuar.ky eshte ndryshimi i atyre qe duan shtetin dhe jo xhepat e qytetarve.

    13. jorisi says:

      kjo ishte dhe suksesi yne per te bere me ne fund zgjedhje te bukura dhe zgjedhje vendore te qeta.me ne fund po rreshtohemi dhe ne krah shteteve europiane.me ne fund dhe shqiptaret u bene europjane dhe u bene njerez te cilet votuan si europiane dhe u bene njerez qe po renditen krahe europes.me ne fund nje proces zgjedhor i arritur dhe me ne fund nje proces i i bukur per standartet qe populli shqiptare meriton.

    14. lideri says:

      kjo tregon nje nga standartet me te arrira te shqiperise dhe te nje procesi me standarte te larta zgjedhre dhe te nje procesi sa me te qete.por besoj se shqupi nuk do rri duarkryq po do beje ndonje tentativ per ta prishur kete menyre dhe per ta prishur kete standart.sepse ne 8 vite e kuptuam qe keta tremben nga e bukura dhe nga e mira sepse keta e kane treguar veten qe jane barbaret e qyteteve.

    15. prova says:

      padyshim qe kete kane zgjedhjet me te mire te organizuara ndonjehere ne rank kombetar dhe lokal. ka pasur minimalisht probleme te cilat jane krijuar teknikisht nga vete partia demokratike e dcila nuk deshiron me asnje kusht te pranoj humbjen e saj!

  2. eww says:

    prit prit se ne numerim jane betejat e xhihadisteve te PD-se qe shajne sondazhet qe nuk i nxjerrin me 90% te votave

    1. sniker says:

      kur kemi nje standart zgjedhor si ky qe arriti ps tregon se jemi me rpane bashkimit europian dhe qe kjo reforme territorjale ka qene shume e shukseshem

  3. miremengjez , Shqiperi !

    e lodhur ,e perbuzur dhe e shkaterruar totalishte,me ne funde kjo enderr e keqe per shqiptarin…ka mbaruar !

    shqiptari ka te drejte te marri fryme lirishte.
    te jetoje lirishte.
    te enderroje lirishte per te ardhmen e femijes se tij.
    kete enderr ja pati ndaluar ,sot e 25 vjete Cibani i kombit,Sali Berisha.
    ai njeri,pati bere te pa munduren,qe shqiptari te renkoj,te zvarritet,te poshterohet dhe te kete emrin me te shemtuar ne rajon.

    por,erdhi ora,kur shqiptari munde te votoj qetesishte per te ardhmen e tij dhe familjes se tij !

    Edi Rama, STRATEGU dhe njeriu qe ia solli buzeqeshjen kombit te tij !

    bravo Edi Rama !ke bere histori te padiskutueshme !

    rruge te mbare ,vendi im !

  4. coli says:

    turpe per te gjitha partite te maresh 35 % e shqipetareve voten te tjeret nuk pjese e kesaj badelltie ta gezoni token parti pa ne nuk jemi skllever Lamtumire Shqiperi;

  5. nora says:

    kjo eshte nje merite e padiskutueshme e masave shume te mira te marra nga qeveria per kalimin me sukses dhe pa incidente te kesaj gare elektorale shume te rendesishme, militante dhe eksponenete te majte qendruan jashte incideneteve dhe situatave te pakendeshme, suksesi i ketyre zgjdhjeve eshte padiskutim merite e qeverise sa per opoziten tregoi perseri se nuk i do te miren ketij vendi por deshiron ta shoh te shkaterruar

  6. xhaxhi vani says:

    shyqyr qe nuk pati vrasje si ne zgjedhjet e kaluara.po ndihet sa her e me shume fryma e rilindjes.po tishe per salen prap dhune qe do degradonte ne vrasje do ishte po nejse.

  7. elidian says:

    keto kane qene zgjedhje fantastike
    asnje incident
    njerezit tunden themelet e frikes se votimit
    frikesh se shprehjes se mendimit
    dhe keshtu do jete nga sot e tutje
    rilindja eshte e padiskutueshme!

  8. entol says:

    keto zgjedhje ishin model
    model qe duhet ndjekur jo vetem ne shqiperi ne vitet ne vijim
    po dhe nga gjithe vendet e tjera
    sepse askush nuk pati frike te votonte sot
    asnje nuk dyshonte per drejtimin e duhur te shqiperise se madhe

  9. edmir says:

    kjo ishte nje fitore shume e madhe per te gjithe ne
    populli qe u shtyp per vite te tera nga nje diktator qe vetem vodhi
    vodhi leket tona, leke qe duhet te ishin investuar
    por populli e goditi fort PD-ne ne 2013
    dhe akoma nuk e kane marre veten

  10. plaku i mocem says:

    Vertete kishte qetesi gjate zgjedhjeve,por aty ketu pati ndonje militant apo grup militantesh qe donin ta njollosnin procesin.Organet pergjegjse duhet te nderhyjne fuqishem per t’i vene para bankes se akuzes keta tipa te cilet lepihen partive e kandidateve dhe shpesh behen me te rrezikshmit per karieren e paster te te zgjedhurit.Me vjen keq qe shume komente ketu jane se u arrit standarti!Te diskutosh standartin e zgjedhje ne Europe sot mendoj se eshte pa sens.Pjesmarrja ne zgjedhje shume e ulet.Perse?,c’do te thote kjo?Te gjithe palet duhet te njerrin konklusione nga keto zgjedhje.

  11. Goni says:

    Ueueueue ca recitimesh!!!!!!!! A te hongert mortja mor budall rob qe s’paske pune e je ul para kompjuterit duke recitu si papagall per “zgjedhjet” model! Edhe vertet te jene keshtu, ja qite bojen ti me keto pallavra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje